Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vijojnë dorëheqjet/ Në Bashkinë Belsh japin dorëheqjen një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë

By: Rovena
15 July 2025 at 10:29

Vijojnë edhe gjatë kësaj të marte largimi nga detyra i drejtorëve nëpër bashki. Në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. E njëjta situatë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Elbasan./abcnews.al

Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Liqeni i Seferanit në Belsh është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë së mesme.

I pozicionuar në fshatin me të njëjtin emër, ky monument natyre përfaqëson një liqen karstik me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh dhe një ekosistem të pasur, që tërheq vëmendjen e vizitorëve të apasionuar pas natyrës, qetësisë dhe biodiversitetit.

Liqeni ofron mundësi për ecje përgjatë brigjeve, vëzhgim të florës dhe faunës vendase, si dhe aktivitete të lehta rekreative, duke e kthyer këtë zonë në një pikë referimi për turizmin rural dhe natyror në qarkun e Elbasanit.

Falë infrastrukturës së përmirësuar dhe promovimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, Belshi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shprehen të entuziazmuar nga peizazhi dhe mikpritja lokale.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën.

Liqeni i Seferanit
1 nga 2

The post Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

By: M C
12 July 2025 at 17:24

Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.

Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive, teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;

Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.

Ngjarja e tretë ka ndodhur në aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.

Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike appeared first on Albeu.com.

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

By: Elva
12 July 2025 at 12:37

Një 32-vjeçar është arrestuar në Belsh pasi kishte kthyer një lokal me qira në ambient për lojëra fati të paligjshme. Ai u kap në flagrancë duke organizuar lojën e njohur “Poker”, së bashku me 13 persona të tjerë që po luanin në lokal. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit në lokalin në fshatin […]

The post Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Makina digjet në mes të pyllit në Belsh, zjarrfikësja shuan flakët

By: Besnik
29 June 2025 at 15:44

Një automjet mori flakë në mes të pyllit të Deshiranit në Belsh këtë të diel.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por u regjistruan dëme materiale, pasi automjeti u dogj totalisht.

Përveç automjetit, u dogjën edhe disa shkurre dhe pemë në zonë ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrëfikëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Makina digjet në mes të pyllit në Belsh, zjarrfikësja shuan flakët appeared first on Euronews Albania.

Në rrezik jeta e banorëve në Belsh/ Gropa karstike me thellësi deri në…

25 June 2025 at 19:44

Prej disa javësh, në fshatin Dëshiran të Belshit është krijuar një gropë karstike me përmasa të mëdha ç’ka përbën shqetësim për banorët e zonës.

Gropa është rreth 10 metra e thellë dhe 2 metra e gjerë. Problemi është se sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë zgjerohet, duke u kthyer në rrezik edhe për shtëpitë aty pranë.

Banorët janë të alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

“Kjo është e rrezikshme, s’kemi ku ia mbajmë më ne, prandaj kërkojmë ndihmë nga shteti. Të vijnë të na ndihmojnë”, tha një zotëri.

“Edhe gjumin po e bëjmë me frikë, ne kërkojmë ndihmë që kjo gropë të vijë dikush ndonjë specialist të shikojnë ça do bëhet. Po rrezikohen edhe familjet, edhe fëmijët”, shtoi një zonjë, banuese e zonës.

Një tjetër zotëri shprehet se: “Rrezikohen shtëpitë. Po flemë me frikë, ne kemi në rrezik shtëpiat. Nuk kemi ca të bëjmë. Në faj të kërkojmë ndihmë nga shteti, çfarë të bëjmë. S’kam ku ia mbaj edhe unë më tani.”

Specialistët e emergjencave civile kanë mbërritur në zonë dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Ky nuk është rasti i parë i një fenomeni të tillë në këtë zonë. Në maj të vitit 2022, një gropë e ngjashme u hap në fshatin Çestije të Belshit, pranë disa banesave. Në atë rast u morën masa për mbushjen e saj dhe problematika të tjera nuk janë shfaqur më që prej asaj kohe.

Fenomeni karstik është i zakonshëm për zonën e Dumresë, e cila mbart një karakteristikë të veçantë gjeologjike. Kjo zonë numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e erozionit dhe shpërbërjes së shkëmbinjve gëlqerorë nëntokësorë, duke krijuar kështu boshllëqe që më pas shemben. Banorët kërkojnë që institucionet të mos mjaftohen vetëm me monitorimin, por të marrin masa konkrete për të parandaluar rrezikun që u kanoset jetës dhe banesave të tyre.

The post Në rrezik jeta e banorëve në Belsh/ Gropa karstike me thellësi deri në… appeared first on Sot News | Lajme.

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një dukuri e rrezikshme në Belsh

23 June 2025 at 23:28

Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një dukuri e rrezikshme natyrore.

Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke bërë të pasigurtë jetën e banorëve.

Këta të fundit tregojnë se çdo natë dëgjojnë zhurma poshtë tokës dhe shohin ditë pas dite dheun të fundoset.

Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga organet kompetente.

Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar Dumrenë, ku ndodhet edhe fshati në fjalë, si një nga zonat më delikate në vend, për shkak të terrenit të saj të ndjeshëm, me mbi 84 liqene natyrore të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit./Tv Klan

The post Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një dukuri e rrezikshme në Belsh appeared first on Telegrafi.

Alarm në Belsh/ Fundosje masive të tokës pranë disa banesave, krijohen gropa karstike me thellësi të frikshme

23 June 2025 at 14:55

Një fenomen i rrezikshëm natyror ka rikthyer shqetësimin në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit ku disa gropa karstike me thellësi të konsiderueshme janë shfaqur pranë disa banesave duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e familjeve të zonës.

Sipas banorëve dhe burimeve nga pushteti vendor, bëhet fjalë për gropa të thella 10-20-25 metra dhe të gjera 1 deri në 3 metër, të cilat janë krijuar në mënyrë graduale gjatë dy-tre muajve të fundit duke përpirë oborre, rrugë dytësore dhe pjesë të tokës bujqësore.

Paniku dhe pasiguria janë rritur ndjeshëm, pasi një bllok i tërë banimi ndodhet në afërsi të zonës së fundosjes.Zona e Dumresë e njohur për karakterin e saj karstik, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 360 km² dhe është një ndër zonat më të veçanta gjeologjikisht në Shqipëri. Ajo numëron mbi 84 liqene natyrore të krijuara kryesisht nga shkrirja e shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, procese që vazhdojnë edhe sot duke sjellë pasoja të papritura.

Ekspertët paralajmërojnë se fenomenet e këtij lloji mund të përkeqësohen për shkak të aktivitetit të nëndheshëm, ndërsa kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe studime të thelluara për të kuptuar ndikimin real në tokat e banuara dhe në strukturat ndërtimore

Të shqetësuar dhe në pasiguri të plotë për jetën e tyre, disa prej banorëve të prekur nga fenomeni tregojnë se situata është jashtëzakonisht shqetësuese .Tajar Broshka, Halit Broshka dhe Lina Çarçiu këtë të Hënë kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme. Ata deklarojnë se fundosja tektonike po i afrohet frikshëm banesave të tyre dhe se nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi, për shkak të rrezikut real të shembjes së tokës.

“Çdo natë e kalojmë me ankth, dëgjojmë zhurma poshtë tokës, dhe shohim si toka shembet centimetër pas centimetri. Nuk presim më, do largohemi vetë.” u shpreh njëri prej banorëve. Sipas informacioneve nga terreni, drejtues të pushtetit vendor të Belshit kanë mbërritur në zonë gjatë kësaj fillim jave duke monitoruar nga afër situatën dhe duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm të familjeve që jetojnë më pranë zonës së rrezikut.

Megjithatë, vetë banorët theksojnë se nuk ka ende zgjidhje konkrete afatgjatë dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat shtetërore, Instituti i Gjeoshkencave dhe Emergjencat Civile, për të garantuar jo vetëm sigurinë, por edhe trajtim dinjitoz në rast zhvendosjeje.Ndërsa fenomenet karstike janë pjesë e veçantë e natyrës së Dumresë, shfaqja e tyre në zonat e banuara është gjithnjë një sinjal alarmi për strukturat e emergjencës dhe mbrojtjes civile. Ndërhyrja në kohë, monitorimi i vazhdueshëm dhe transparenca me publikun janë thelbësore për të shmangur pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

The post Alarm në Belsh/ Fundosje masive të tokës pranë disa banesave, krijohen gropa karstike me thellësi të frikshme appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Stuhia godet Belshin dhe zonën e Dumresë, uji vërshon në rrugë, bllokohet qarkullimi

20 June 2025 at 16:25

Moti i keq ka përfshirë zonën e Belshit dhe të Dumresë. Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë, ka përfshirë zonën.

Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.

Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike.

/abcnews.al/

VIDEO/ Përmbytje në pikun e të nxehtit, stuhi e fortë dhe breshër në Belsh

By: redi
20 June 2025 at 16:18

Një çudi po ndodh në vend. Nëse zonat e plazhit janë plot me pushues dhe diell, në Belsh ka breshër, dhe një stuhi të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit. Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Source

💾

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

By: M C
20 June 2025 at 16:14

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë prekur zonën e Belshit dhe të Dumres që prej orës 14:00 të mesditës.

Nga stuhia u paralizua qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve teksa prurjet e mëdha të shiut nuk u përballuan nga koletorët. Gjithashtu dëmtime serioze janë shkaktuar dhe në sektorin agro-bujqësor.

Ndërhyrja e punonjësve të emergjencës për zhbllokimin e rrugëve ishte akoma dhe më e vështirë për shkak të erërave të forta që solli stuhia. Autoritetet lokale i janë drejtuar me një apel qytetarëve për të shmangur lëvizjet dhe për të qëndruar në shtëpi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

The post Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend appeared first on Albeu.com.

Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të bllokohen

19 June 2025 at 17:59

Ditën e nesërme, në qytetin e Belshit do të zhvillohet “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”, një aktivitet çiklistik me rëndësi kombëtare.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të përkohshme kufizuese të qarkullimit të automjeteve. Sipas Policisë së Elbasanit, bllokimi i përkohshëm do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në disa akse kryesore të zonës.

Kufizimet do të aplikohen në këto itinerare:

Kategoria Junior (97.6 km): Belsh – Grekan – Dragot Dumre – Kodra e Lulit

Kategoria U23/Elite (146.4 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit

Kategoria Kadet (73.2 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit në këto akse gjatë zhvillimit të aktivitetit.

The post Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

Aktiviteti çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025” në Belsh/ Ja rrugët që do të bllokohen

By: Rovena
19 June 2025 at 15:58

Këtë të premte, më 20 qershor 2025, në Belsh do të zhvillohet aktiviteti çiklistik, “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.

Më poshtë tregohen rrugët të cilat do të bllokohen nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Kategoria Junior 97.6 km, Itinerari Belsh-Grekan-Dragot Dumre-Kodra e Lulit.

Kategoria U23/Elite, 146.4 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran- Dumre-Kodra e Lulit

Kategoria Kadet, 73.2 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit./abcnews.al

“Festa e Afërditës” në Belsh, promovim i traditave lokale në funksion të turizmit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në një atmosferë plot gjallëri, ngjyra, muzikë dhe simbole tradicionale, Festa e Afërditës mblodhi në Belsh pjesëmarrës nga i gjithë Qarku i Elbasanit.

Aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe muzikore e shndërruan këtë festë në një ngjarje gjithëpërfshirëse, ku u sollën rite të lashta, punime artizanale dhe trashëgimia shpirtërore e brezave.

Kryetar i Bashkisë Belsh, Arif Tafani u shpreh se kjo festë plotëson paketën turistike që ofron Belshi.

“Kur e kemi nisur këtë projekt për herë të parë gati dhjetë vite më parë këtë qëllim kemi pasur për të krijuar një aktivitet të ri në paketën e turizmit që ne ofrojmë. Besoj se të gjithë jemi dakord që ja kemi arritur qëllimit”, tha Tafani.

Nga parakalimi i të rinjve me kostume popullore, te performancat folklorike e deri te ekspozitat artizanale e konkurset e bukurisë, Festa e Afërditës tregoi se si një traditë lokale mund të kthehet në një motor të fuqishëm për identitetin kulturor dhe zhvillimin turistik të zonës.

Në shenjë mirënjohjeje, Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani, ndau certifikata për qytetarë që kanë kontribuar ndër vite në jetën kulturore dhe qytetare të Belshit, gjest që u prit me emocione të forta nga komuniteti.

Festa e Afërditës vijon të jetë një thirrje për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të vërteta shqiptare, duke e shndërruar Belshin jo vetëm në një pikë turistike, por edhe në një qendër shpirtërore të kulturës sonë.

/m.m/ /a.g/

The post “Festa e Afërditës” në Belsh, promovim i traditave lokale në funksion të turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

By: Ela
2 June 2025 at 13:54

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Belshit, socialisti Arif Tafani, thotë se nuk e ka fare idenë se përse kompania “Vëllezërit Hysa” po hidhte asfalt elektoral në fshatin Trojas, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Sipas tij, Bashkia nuk ka miratuar rikonstruksion të asaj rruge rurale dhe as nuk ka bërë […]

The post Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre! appeared first on BoldNews.al.

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

By: Ardit
15 May 2025 at 10:16

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia në Blesh, pasi u përfshi në aksident me automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur. Ai u përplas me një motomjet dhe për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri që e shoqëronte. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Ç., […]

The post ‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi në bashkinë Belsh, PS merr 56,99% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë Belsh të qarkut të Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë Belsh ka përfunduar numërimi në të 39 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 4662 vota, ose 56,99% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2722 vota, ose 33,28% të votave, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 254 vota ose 3,11% e votave.

Në 39 qendrat e votimit të bashkisë Belsh, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 254 vota ose 3,11%, Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 215 vota ose 2,63%, Partia Mundësia ka marrë 98 vota ose 1,20%; Lëvizja Bashkë ka marrë 60 vota ose 0,73% dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 123 vota ose 1,5%.

/r.e/j.p/

The post Përfundon numërimi në bashkinë Belsh, PS merr 56,99% të votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon procesi i numërimit në Belsh

By: user 5
12 May 2025 at 19:06

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tri subjektet zgjedhore më të votuara janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë me 4662 vota ose 56.99 %
Koalicioni Partia Demokratike- ASHM me 2722 vota ose 33.28 %
Koalicioni Nisma SHB me 254 vota ose 3.11%

Në vijim tabela me rezultatet, ku përfshihen edhe subjektet e tjera zgjedhore.

The post Përfundon procesi i numërimit në Belsh appeared first on Lapsi.al.

Belsh/ Kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së futet në çdo qendër votimi, ligji e ndalon

11 May 2025 at 14:44

Kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, është akuzuar nga Partia Socialiste për shkelje të ligjit, duke u afruar në mënyrë të kundërligjshme në qendrat e votimit. Sipas PS, Cani është vërejtur në disa raste duke hyrë në qendrat e votimit në orën 13:20 dhe 13:55, në qendrat 2583 dhe 2582, në njësinë administrative Kajan, bashkia Belsh.

Ligji shqiptar ndalon kandidatët të afrohen më afër se 150 metra nga qendrat e votimit gjatë procesit zgjedhor. Akuzat ndaj Canit lidhen me këtë dispozitë ligjore, pasi ai është parë në afërsi të qendrave të votimit, çka mund të ndikojë në procesin e votimit dhe të krijojë mundësi presioni mbi zgjedhësit.

The post Belsh/ Kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së futet në çdo qendër votimi, ligji e ndalon appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌