Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, certifikon rezultatet zgjedhore për Beratin! Pritet vendimi për Dibrën dhe Shkodrën

By: M C
24 June 2025 at 16:31

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Beratit.

Në mbledhjen e ditës së sotme Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin zgjedhor për këtë qark, ndërsa kujtojmë që rezultatet janë certifikuar dhe për qarqet: Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen të pavlefshme dhe të rezultatit zgjedhor për Vlorën, vendim që pritet të merret më 26 qershor.

Kolegji Zgjedhor është duke shqyrtuar dhe kërkesat e opozitës për qarqet Dibër e Shkodër.

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, certifikon rezultatet zgjedhore për Beratin! Pritet vendimi për Dibrën dhe Shkodrën appeared first on Albeu.com.

Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv

By: V K
18 June 2025 at 15:38

Këtë të mërkurë, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, foli në studion e News 24 për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një analizë të përgjithshme të sistemit zgjedhor në vendin tonë ndër vite, Gjinushi tha se zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në vendin tonë, i cili sipas tij e ka gjenezën në vitin 1996.

“Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave.

Më tej, ai tha se kodi zgjedhor në vendin tonë është pozitiv, sipas standardeve europiane, por mënyra se si ai zbatohet lë për të dëshiruar.

“Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur”, u shpreh ai.

Sipas Gjinushit, sistemi zgjedhor ka shprehu vullnetin e popullit, që do të thotë se pala fituese në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen e shumicës së votuesve.

“Vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve“, tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike.

Prej andej vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve.

Por ma probleme të tilla , jo votim i shumëfishte, probleme teknike deri manipulime të vogla në aspektin jo deri në deformim total të vullnetit ka pasur, ka pas vazhdimësi. OSBE në vazhdimësi i ka vënë në pah dhe në vazhdimësi janë përpjekur ti korrigjojnë.

Këtu ka pas dy probleme, defakto që pasi bëjmë një kod të ri zgjedhor ose e përmirësojmë kodin pasi përshëndetet reforma , palët hyjnë në zgjedhje dhe palët që organizojnë zgjedhjet dhe që rrjedhimisht bëhen she shkak për shmangien nga ligji, ulen pastaj për të korrigjuar kodin dhe jo të korrigjojnë faktorët që çojnë në shkeljen e kodit. Pra kodi që ka qenë dhe është gjithmonë i standardit europian bëhet objekt reforme në thonjëza dhe nuk reformohet mënyra e menaxhimit të zgjedhjeve.

Ajo që është debatuar vazhdimisht që të kalohet në komisione sa më neutral, që mos jetë politika pjesë aktive përcaktuese e procesit. Kodi gjithmonë ka qenë pozitiv.

Tani e dyta ka qenë dhe deformimi i sistemit zgjedhor. Pra qoftë sistemit që për interesa partiake është deformuar.

Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.

Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur.

Në Shqipëri sistemi proporcional që quhet rajonal, kur ka pak rajone dhe disproporcionuar, pra diferenca shumë e madhe…disproporcioni bën që ky sistem të deformojë rezultatin.

Duke u besuar numërimi vetëm në një rreth të ngushtë de fakto mes dy partive patjetër që kjo shkon shumë për ndesh dhe le shumë vend për të abuzuar dhe deformuar votat e partive të vogla.

The post Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv appeared first on Albeu.com.

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

By: Besnik
17 May 2025 at 08:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda territorit të Shqipërisë, ashtu edhe nga diaspora.

Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.

“Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin në Shqipëri:

3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;

1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;

1.406.514 – Vota të vlefshme;

55.514 – Vota të pavlefshme;

Ndërkohë, 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sa i përket votimit nga jashtë vendit, KQZ bën me dije se 245.953 zgjedhës të diasporës janë miratuar për të votuar përmes shërbimit postar.

Vota e diasporës:

245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ

194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar

147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar

145.316 – Vota të vlefshme

1532 – Vota të pavlefshme

KQZ sqaron se këto të dhëna nuk përfshijnë votat e mbërritura nga Greqia, të cilat do të trajtohen në përputhje me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të datës 16 maj 2025.

Ky bilanc paraqet të dhëna paraprake dhe mbetet të konfirmohet pas përfundimit të plotë të numërimit dhe verifikimit zyrtar të rezultateve.

Të dhënat pë votimet në Shqipëri
Të dhënat pë votimet nga diaspora

LEXONI GJITHASHTU:

The post KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit appeared first on Euronews Albania.

Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po..

14 May 2025 at 11:46

Lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni, ka reaguat Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.

Reagimi i Kryebashkiakut, Ndreu:

“Po shoh se keta “te paditurit “elektorale” ne Lezhe qe erdhen si “trima” e dalin si lepuj, se ju paskemi blere voten deri ne 500 euro!
Po ne Laç e ne Mirdite pse nuk e bleme, apo pertuam?! Po ne diaspore si shpjegohet qe ecen ne te njejtin trend fitorja? Pastaj ju sikur do i mbronit me ato skuadrat e famshme?! Ju ishit shpresa e madhe! Si ju vodhen e ju blene ne sy tuaj qe ishit aq te organizuar?! Ku ju shkoj trimeria aman? Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë.

Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene, na i vodhen! Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt!
Taktika juaj e qurravitjes dhe e akuzave pa baza nuk eshte argument! Lezha ka nevoje per zhvillim, projekte e jo per demonstrime force e sejmene qe vec mbajne ca militante me shprese! Per sa kohe te silleni keshtu poshte e me poshte do shkoni! Me pelqen menyra juaj sepse na sherben! Shihemi pas 2 vitesh ne nje tjeter gare ku do mekeni me rende se sot”. 

The post Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po.. appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson…

12 May 2025 at 22:54

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, ka kryesuar me vota PD-ASHM me 5246 vota ose 50,29 %. E dyta renditet PS ku ka siguruar 3831 vota ose 36,72 %.

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Mirditës. Në Mirditë në total kanë qenë 46 qendra votimi, ndërkohë që ka qenë pikërisht qarku i Lezhës që i shtoi një mandat Partisë Demokratike duke e shpur në totalin 52 mandate.

The post Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit, PS 59,24% të votave në bashkinë Mat

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë Mat, të qarkut Dibër, ka përfunduar sot numërimi i votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në Mat ka përfunduar numërimi në të 47 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 7496 vota ose 59,24%, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4654 ose 36,78% të votave.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 146 vota ose 1,15%; koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 118 vota ose 0,93% të votave; Partia Mundësia ka marrë 93 vota ose 0,74%; Partia Socialdemokrate ka marrë 67 vota ose 0,53% të votave.

Ndërkohë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit për qarkun Dibër, po vijojnë në bashkitë Bulqizë, Dibër dhe Kos.

/r.e/j.p/

The post Zgjedhjet e 11 majit, PS 59,24% të votave në bashkinë Mat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi në bashkinë Belsh, PS merr 56,99% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë Belsh të qarkut të Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë Belsh ka përfunduar numërimi në të 39 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 4662 vota, ose 56,99% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2722 vota, ose 33,28% të votave, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 254 vota ose 3,11% e votave.

Në 39 qendrat e votimit të bashkisë Belsh, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 254 vota ose 3,11%, Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 215 vota ose 2,63%, Partia Mundësia ka marrë 98 vota ose 1,20%; Lëvizja Bashkë ka marrë 60 vota ose 0,73% dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 123 vota ose 1,5%.

/r.e/j.p/

The post Përfundon numërimi në bashkinë Belsh, PS merr 56,99% të votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin/ PS thellon epërsinë ndaj PD me mbi 151 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë

By: M C
12 May 2025 at 18:53

Janë numëruar 3053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 423,880 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 272,425 vota për momentin, ose 33.9%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 29,736 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 28,651 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 22,550 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 10,704 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 423,880 vota – 52.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 272,425 vota – 33.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 29,736 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 22,550 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 9,425 vota – 1.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,567 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 578 vota – 0.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 28,651 vota – 3.6%

Lëvizja Bashkë – 10,704 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,920 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,181 vota – 0.1%

The post Numërohen 3053 kuti votimi në gjithë vendin/ PS thellon epërsinë ndaj PD me mbi 151 mijë vota. Garë e fortë për vendin e tretë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit, PS fiton me 59,53% të votave në bashkinë e Cërrikut

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Përfundon numërimi i votave për bashkinë e Cërrikut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë sot rezultatin përfundimtar të votimit për bashkinë e Cërrikut, sipas të cilit Partia Socialiste ka fituar me 59,53% të votave, kundrejt 29,36% të votave që ka marrë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 57 qendrat e votimit të bashkisë së Cërrikut ka përfunduar tashmë procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në përfundim të procesit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka marrë 7021 vota, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3463 vota.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 6,2% të votave, e ndjekur nga Partia Mundësia me 1,22% të votave.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 0,80% të votave dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0,16% të votave.

/r.e/j.p/

The post Zgjedhjet e 11 majit, PS fiton me 59,53% të votave në bashkinë e Cërrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi 1000 kuti, PS kryeson në rang kombëtar

By: user7
12 May 2025 at 06:59

Në Tiranë janë numëruar deri më tani mbi 1000 kuti votimi. Sipas rezultateve të deritanishme PS kryeson në rang kombëtar, e ndjekur nga PD-ASHM dhe PSD.

Rezultatet e deritanishme janë:

PS: 53% 83 MANDATE

PD-ASHM: 34% 51 MANDATE

PSD: 4% 3 MANDATE

NISMA-SHB: 4% 1 MANDATE

MUNDESIA: 3% 1 MANDATE

BASHKE: 1% 1 MANDATE

KEA: 1% 0 MANDATE

DZH: 0% 0 MANDATE

The post Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi 1000 kuti, PS kryeson në rang kombëtar appeared first on Lapsi.al.

Në Astir qytetarët presin në radhë, qendrat e votimit nuk janë gati

By: user7
11 May 2025 at 07:42

Në orën 07:00 nisi votimi edhe në qarkun e Tiranës për zgjedhjet që po mbahen sot.

Në Astir, në kontejnerët e kthyer në qendra votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit.

Votuesit presin në radhë se 22 qendrat nuk janë bërë gati.

The post Në Astir qytetarët presin në radhë, qendrat e votimit nuk janë gati appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Pukë

10 May 2025 at 18:55

Të dielën e 11 majit, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e votës.

Ashtu si në shumë qarqe të vendit edhe në Pukë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Nisja e procesit të votimit bëhet nesër në orën 07:00 dhe qendrat mbyllen në orën 19:00.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Pukë appeared first on Sot News | Lajme.

Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec

By: user7
10 May 2025 at 12:17

Në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Mandi Mekolli, kryetari i KZAZ-së, ka deklaruar se ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec. Vlen të theksohet se për herë të parë, është futur si risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirja në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë. Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.

The post Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Votimi nga diaspora/ KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi kanë mbërritur në Tiranë

By: user7
5 May 2025 at 12:37

Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon pas disa problemeve që janë hasur deri më tani. Deri sot në orën 09:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur në Shqipëri 144 783 zarfe me fletëvotimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 221 653 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 24 282 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit. Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 63 220 zarfe, ndjekur më pas nga Greqia më pas Gjermania.

Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 34 155 zarfe, Fier 18 403, Durrës 16 955. Sipas KQZ-së posta DHL ka detyrimin që të mbajë në zyra zarfet që nuk ka mundur t’ua dorëzojë votuesve dhe që votuesit nuk kanë mundur që t’i tërheqin deri më datën 8 maj.

The post Votimi nga diaspora/ KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi kanë mbërritur në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Hapen vendvotimet e para në Kanada për zgjedhjet e parakohshme

28 April 2025 at 14:48

Vendvotimet e para janë hapur në Kanada, ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme për të përcaktuar se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Zgjedhjet vijnë vetëm gjashtë javë pas betimit të Mark Carney si kryeministër, i cili zëvendësoi ish-kryeministrin Justin Trudeau nga e njëjta parti.

Dy kandidatët kryesorë janë: Partia Liberale, e udhëhequr nga Carney, e cila ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë, dhe Partia Konservatore, e udhëhequr nga Pierre Poilievre.

Zgjedhjet e tanishme konsiderohen një referendum për gati 10 vjet qeverisjeje liberale dhe janë të përqendruara në temën e rezistencës ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe politikave të tarifave që kanë ndikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë ato të Kanadasë.

Sipas raportimeve nga emdiat e huaja, zgjedhjet janë bërë tërësisht të lidhura me përpjekjet për të gjetur liderin që mund të përballet më mirë me sfidat që sjellin politikat e Trumpit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapen vendvotimet e para në Kanada për zgjedhjet e parakohshme appeared first on Euronews Albania.

KQZ vijon me intensitet për përgatitjen e fletëve të votimit për diasporën

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon me intensitet përgatitjen e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë.

Ky proces ka nisur dy ditë më parë në Parkun Olimpik “Feti Borova” ku KQZ po përgatit dhe vulos fletët e votimit për zgjedhësit shqiptarë jashtë vendit dhe që do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj 2025.

I gjithë procesi zhvillohet në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas, përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore dhe medias si dhe transmetohet drejtpërdrejt në Youtube – KQZ Shqipëri.

Gjatë fazës së parë kryhet vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve zgjedhore dhe vendosja e tyre në zarfin “A”, që përmban vetëm fletën e votimit. Më tej, këto zarfe 4 vendosen në zarfat e jashtëm të KQZ dhe në zarfin përfundimtar të operatorit të shërbimit postar që do t’i shpërndajë ato jashtë Shqipërisë.

Fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.

Pasi zgjedhësi nga jashtë do të marrë zarfin me fletën e votimit do ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

The post KQZ vijon me intensitet për përgatitjen e fletëve të votimit për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë

2 March 2025 at 17:38

Partia Demokratike ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me vonesën e publikimi të rezultatit të Primareve, proces nga i cili do të përzgjidhen kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 Majit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) bën me dije se kanë ardhur në selinë blu pjesa […]

The post Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Dokumentet e identifikimit/ Jorida Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi

By: V K
27 February 2025 at 15:13

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përsëriti kërkesën e Partisë Demokratike, për të lejuar të votojnë më 11 maj, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë jashtë vendit dhe disponojnë një mjet identifikimi, qoftë ai i vendit ku jetojnë.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Tabaku tha se, “vota e diasporës është e rëndësishme, por qeveria i trajton qytetarët shqiptarë të dorës së parë dhe të dytë që disa votojnë dhe disa të tjerë jo, duke i lënë jashtë votimit”.

“Sot një pjesë e madhe e emigrantëve kanë dëshirën të marrin pjesë në votime por kanë problemin e madh që janë pa dokumente. Janë shqiptarë që jetojnë atje dhe u takon të votojnë”, u shpreh Tabaku.

Gjithashtu, ajo vuri në dukje, sipas saj, dy standardet që ka qeveria me 150 mijë shqiptarët të cilët po i përjashton nga procesi i votimit.

“Janë 237 mijë regjistrime nga të cilat 191 mijë miratime dhe janë refuzuar 97 mijë persona nga të cilët 40 mijë janë unikë.

Ky është dy standardi i qeverisë dhe kjo tregon se ju keni frikë nga vota e diasporës”, u shpreh ajo.

“Askush nuk ka ikur jashtë nga dëshira. Ata që kanë ikur me varka nuk kanë pasur mundësi të kenë dokumente shqiptare dhe mund të kenë hequr dorë nga dokumenti shqiptar se duhet të kalojnë një proces emigracioni atje.

Qeveria gjermane kishte një procedurë që nuk lejohej dyshtetësia vite më parë dhe emigrantët kanë hequr dorë për të marrë pasaportën gjermane në Gjermani, teksa janë 500 mijë shqiptarë që janë larguar në Gjermani në vitet e fundit.

Ky është realiteti i shqiptarëve”, u shpreh Tabaku.

Ajo evidentoi se diaspora shqiptare, është investitori më i madh i huaj në Shqipëri dhe roli i saj, është kontribut për vendin dhe apeloi që vota e tyre është e rëndësishme.

The post Dokumentet e identifikimit/ Jorida Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 9 shkurtit – Çfarë kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?

30 January 2025 at 09:00

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisionet Zgjedhore Komunale (KKZ) nëpër qytete kanë nisur përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt dhe pa pengesa.

Në një prononcim për Telegrafin, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami, ka bërë të ditur se deri më tani janë ndërmarrë disa hapa kyç për organizimin e votimit të rregullt dhe me kusht, si dhe për formimin e ekipeve të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i procesit është regjistrimi i personave me nevoja të veçanta, të cilët aplikojnë drejtpërdrejt në zyrat e KKZ-së. Sipas Bajramit, deri më tani janë regjistruar 47 persona.

Për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje, Bajrami njofton janë mbajtur takime informuese me subjekte politike, organizata joqeveritare dhe maturantë, me fokus të veçantë tek votuesit e rinj.

Një tjetër përgatitje e rëndësishme është edhe sigurimi i stafit të mjaftueshëm për qendrat e votimit.

Bajrami ka theksuar se KKZ-ja në Gjilan ka numër të mjaftueshëm anëtarësh për të gjitha qendrat e votimit dhe ka gjithashtu rezerva nga secili subjekt politik.

“Megjithatë, për trajnerët e këshillave të vendvotimeve, nga shtatë të planifikuar, aktualisht janë në dispozicion katër”, ka thënë ai.

Bajrami thekson se kanë pasur vizita edhe nga vëzhgues të Bashkimit Evropian, OSBE-së, KFOR-it turk dhe KDI-së, të cilët tashmë kanë zhvilluar takime informuese me KKZ-në.

Ndryshe, në këtë komunë, sipas Bajramit, do të jenë të hapura 37 qendra votimi me 129 vendvotime të rregullta dhe një qendër votimi me kusht. Në total, të drejtë vote do të kenë 103,616 qytetarë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, dhe KKZ-ja në Gjilan po vijon me përgatitjet për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt për të gjithë votuesit. /Telegrafi/

The post Zgjedhjet e 9 shkurtit – Çfarë kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan? appeared first on Telegrafi.

Berisha zbërthen skemën e Ramës: Po përjashton nga votimet 1 mln shqiptarë, në çdo seli diplomatike të nisin protestat

By: V K
24 January 2025 at 12:51

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zbërtheu një skemë siç e quajti ai, kriminale që dëshmon se 2/3-at e emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtë vote, po përjashtohen nga procesi i 11 majit.

Gjithashtu, Berisha theksoi se bëhet fjalë për 1 milion shqiptarë që po përjashtohen nga e drejta e tyre nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje të gjithë shqipotarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit të ngrihen në protesta të fuqishme, para çdo selie diplomatike të Shqipërisë në botë

FJALA E BERISHËS

Para se të filloj, do t’i jap një përgjigje Florianës për një pyetje që më shtroi duke ardhur. Më tha se: më thonë se ke ardhur në këmbë në seli, dhe si nuk i the të të filmonim pak.

Po i them tani se: ecja në këmbë e njeriut që ecën më shumë nuk përbën asnjë lajm, prandaj dhe nuk njoftova.

Unë e kam atë, eci, eci.

Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor.

Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese.

Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën dixhitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm.

Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës.

Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale.

Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime.

Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa.

Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt.

Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin.

Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces.

KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës.

Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale.

Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë.

E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta.

Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë.

Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi.

Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskrimin që nuk ka asnjë lloj baze.

Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare.

Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj.

Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

The post Berisha zbërthen skemën e Ramës: Po përjashton nga votimet 1 mln shqiptarë, në çdo seli diplomatike të nisin protestat appeared first on Albeu.com.

❌
❌