Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

CEFTA publikon rezultatet e takimit të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në Tiranë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Nënkomiteti i CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i cili u mblodh në Tiranë, vlerësoi progresin e arritur në kuadër të prioriteteve të Presidencës 2025 që këtë vit mbahet nga Shqipëria.

Në një njoftim të Doganës Shqiptare, thuhet se CEFTA publikoi sot rezultatet kryesore të arritura në takimin e 29-të të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, në të cilin thuhet se u finalizua Strategjia për Menaxhimin e Riskut Doganor 2025–2028, u miratuan strukturat e reja për bashkëpunim doganor si Trupa Këshillimore për Klasifikimin Tarifor & Rregullat e Origjinës dhe Grupi i Punës për AEO (Operatorët Ekonomikë të Autorizuar).

Gjatë takimit të nënkomitetit të CEFTA-s, u diskutua Strategjia e Menaxhimit të Riskut të CEFTA-s për periudhën 2025-2028, si dhe zbatimi i një projekti pilot për krijimin e një sistemi elektronik në kuadër të platformës SEED+, që synon të lehtësojë menaxhimin e riskut për tregtinë e mallrave në rajon, zgjerimi i “Korridoreve të Gjelbra” me vendet e BE dhe rritja e bashkëpunimit me BE-në përmes Konventës së Rishikuar PEM.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi doganor mbi klasifikimin tarifor dhe rregullat e origjinës, për të forcuar standardet dhe transparencën në tregtinë ndërkufitare mes vendeve anëtare të CEFTA-s.

Takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën doganore, si një hap kyç drejt rritjes së efikasitetit të tregtisë dhe integrimit më të mirë ekonomik ndërmjet vendeve të CEFTA-s.

Nga takimi i nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post CEFTA publikon rezultatet e takimit të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asnjë ndryshim rezultati/ Rinumërimi në Tiranë, drejt fundit mbeten ende edhe 248 kuti

26 June 2025 at 11:57

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po shkon drejt fundit. Raportohet se deri tani janë numëruar 961 qendra votimi, por asgjë nuk ka ndryshuar sa i takon shpërndarjes së mandateve si te subjektet politike, por edhe te vetë kandidatët, që garuan në listat parapëlqyese apo siç njihen ndryshe si lista të hapura.

Nga rinumërimi ishte Partia Demokratike, e cila kërkoi rikuperim votash, por është pikërisht kjo e fundit që po humbet më shumë vota nga ky proces.

Deri tani Partia Demokratike ka humbur 524 vota, kundrejt Partisë Socialiste, e cila ka humbur 339 vota. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka humbur vota nga rinumërimi, por deri tani nuk rrezikon të humbasë mandatin e dytë për Tiranën.

Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit për Bashkinë e Tiranës dhe më pas do rinumërohen votat për Kavajën dhe Rrogozhinën, bashki këto, që janë pjesë e qarkut Tiranë.

The post Asnjë ndryshim rezultati/ Rinumërimi në Tiranë, drejt fundit mbeten ende edhe 248 kuti appeared first on Sot News | Lajme.

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

By: M C
20 June 2025 at 20:58

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

https://www.cdnimpuls.com/dosja.al/media3/1750444001xpublikimi-i-rezultateve-1-579.pdf

Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.

The post Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve appeared first on Albeu.com.

Matura shtetërore, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj (Lista)

By: user 5
12 June 2025 at 18:05

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025. Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA.

Provimi i Gjuhës së Huaj është një nga komponentët kryesorë të Maturës Shtetërore dhe përfshin gjuhët e përzgjedhura nga nxënësit, kryesisht anglishten, frëngjishten, gjermanishten, apo italishten.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të ndjekë udhëzimet për ankesat, nëse ka nevojë.

LISTA

The post Matura shtetërore, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj (Lista) appeared first on Lapsi.al.

“Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime”/ Reagon analisti: SHBA, e baraslarguar nga qeveria dhe opozita për zgjedhjet

29 May 2025 at 20:35

Analisti Martin Leka thotë se politika amerikane ka ndryshuar, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë botës. I ftuar në një studio televizive Leka u shpreh se mesazhi i SHBA për zgjedhjet e 11 majit, ishte i baraslarguar nga qeveria dhe opozita.

Martin Leka: Unë mendoj që ka ikur ajo kohë, ka ikur edhe Yuri Kim, nuk është më. Ka ikur edhe Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai burri pas teje, është tjetër gjë në politikën amerikane, jo thjesht ndaj Shqipërisë, por ndaj Europës, dhe ndaj botës. Duhet të kemi parasysh që jemi në një realitet krejt tjetër. Unë mendoj që deklarata e ambasada e SHBA, është në një distancë të baraslarguar nga qeveria, por edhe nga opozita, kur i drejtohet vetëm popullit shqiptar për zgjedhjet. Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime. Ajo nuk thotë për organizimin e zgjedhjeve, përshëndesin popullin shqiptar për zgjedhjet.

The post “Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime”/ Reagon analisti: SHBA, e baraslarguar nga qeveria dhe opozita për zgjedhjet appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

By: V K
24 May 2025 at 14:11

Ditën e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet pë rKuvend të datës 11 maj 2025.

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 13.381 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 836 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 8.992 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 230.157 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 16.520 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1.318 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 570 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 2.066 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 23.650 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 14.781 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Durrës:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 58.978 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.995 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 342 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.369 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 84.028 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.652 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 371 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 59 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.004 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 4.100 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 414 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Elbasan:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.519 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.543 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 173 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 2.436 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 93.765 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.302 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 359 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 60 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 417 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 3.267 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.858 vota

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Vetëm PD po reklamon rezultatet”/ Profesori Muhaj: Ka një fushatë pas zgjedhore, partitë e tjera vetëm sa shajnë…

23 May 2025 at 22:18

Profesor Ardian Muhaj, një nga njohësit e mirë të zhvillimeve të politikës, kryesisht në PD, i ftuar në një intervistë televizive argumentoi situatën politike në ven duke iu referuar zgjedhjet e 11 majit, sipas rezultatit tashmë konkret.

Muhaj u shpreh se tashmë kemi një proces pasgjedhor po aq të rëndësishëm, teksa duhet të bëhet transparenca e votës, pasi është e qartë se vullneti i popullit nuk është shprehur siç duhet. PD është aktive dhe konkrete në këtë fushatë paszgjedhore, ndryshe nga partitë e tjera, që edhe pse shajnë sistemin, nuk reklamojnë rezultatin.

“Kemi një dëshmitar konkret në studio (Aulon Kalaja) se si u tjetërsua vota. Është turp që në kohën e Inteligjencës Artificiale të numërohen votat për më shumë se një javë dhe ende nuk kemi certifikim. Tani duket se kemi një fushatë pas zgjedhore, një betejë e re dhe thelbësore. Sistemi praktikisht nuk funksionon, pasi ka shumë kontestime. Reklamime konkrete që nuk ekzistojnë në vende të tjera.

PD është aktive me reklamimet dhe kontestime, ndërsa partitë e vogla i shoh të tërhequra. Thonë që është vetëm faji i sistemit, por duken të kënaqur. Ku janë të tjerët që kanë humbur? Vota e demokratëve nuk mund të lexohet pa përfunduar procesi i transparencës së votës, pasi janë tjetërsuar shumë vota. Listat e hapura treguan se disa kandidatë të PD kishin mbështetje të madhe në zona të caktuara.

Numërimi ka një reklamim tjetër, që mund të ketë rezultate të tjera. Pra, nëse nuk jemi në BE, zgjedhjet janë një nga ato ku çalojmë. Zgjedhjet nuk shprehin totalisht vullnetin e popullit” – u shpreh Ardian Muhaj.

The post “Vetëm PD po reklamon rezultatet”/ Profesori Muhaj: Ka një fushatë pas zgjedhore, partitë e tjera vetëm sa shajnë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk mund ta bëjë këtë Sali Berisha”/ Analisti Baçi: Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet urgjentisht, kemi nevojë për…

23 May 2025 at 17:51

“Shqipëria ka nevojë urgjente për një kod të ri zgjedhor, pasi me aktualin nuk shprehet realisht vullneti i qytetarëve në votime”, kështu është shprehur analisti i njohur Agim Baçi i ftuar në një intervistë televizive, ku foli për çështjet politike.

Sipas Baçit, ka ardhur koha për një ridimensionin të politikës, me gjithë forcat opozitare, të vogla e të mëdha, që duhet bashkohen, qoftë edhe me një kompromis që politika i njeh, por këtë nuk mund ta bëjë Sali Berisha me “sektin” e vet në PD.

“Sali Berisha e dinte që pa hyrë në zgjedhje presion e administratës apo ndikime të tjera, por shkoi në zgjedhje. Berisha e ka deklaruar me pathosin e madh: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet. Madje e quajti neni Basha. Berishizmi është një lloj sekti që nuk largohet, kujtojnë ’92, 2005 dhe plot gjëra të tjera. Edhe në 85’ kur vdiq Enver Hoxha thonin ‘u bubu’ kush do na drejtojë tani. Por e pamë që nuk ndodhi asnjë gjë, ashtu është edhe për Berishën. Kreu i PD-së fshihet pas një termi të ri, me fjalën misionar.

Nuk e kuptoj sa pika të përbashkëta duhej të kishin partitë e vogla që të bëheshin bashkë. Në politikë ka gjithnjë kompromis, partitë e vogla u vetëndëshkuan. Berisha nuk ka pse akuzon tani partitë e vogla kur ai nuk arriti t’i bëjë bashkë para 11 majit. Me listat e mbyllura u gabua, e tregojnë më së miri votat e Tabakut dhe Alimehmetit, të cilët tani brenda forumeve kanë një kredibilitet tjetër. Ata që u zgjodhën nga listat e mbyllura tani nuk ndihen mirë karshi këtyre dy figurave.

Gjithë forcat politike që humbasin i nënshtrohen një lloj analize, edhe pse mund të mos jetë faji plotësisht i tyre si pasojë e represionit të pushtetit. Kemi nevojë për një ridimensionim të politikës. Personalisht nuk besoj se këtë mund ta bëjë Berisha. Partitë e reja duhet të gjejnë kurajon dhe të bëjnë hapa konkretë për të qenë bashkë, pavarësisht se sot janë të paktë në numër. Kodi zgjedhor nuk shpreh realisht vullnetin e popullit.

Nëse njerëzit llogarisin se kush është më pak i keqi, natyrisht që do të kemi këtë rezultat. Pastaj ka njerëz që janë të lodhur mes zënkave të vetë PD-së. Për hir të vërtetës kemi një hendek edhe mes votave të Diasporës. Kemi një lloj urgjence për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. PS duhet të ndërgjegjësohet dhe të ketë një ndershmëri në këtë që të pasqyrohet vullneti i qytetarëve.

Në Shqipëri, pavarësisht pretendimeve të palëve kur humbin, vetëm zgjedhjet e ’96 nuk janë pranuar nga ndërkombëtarët. Prisja nga Diaspora një emancipim me fshehtësinë e votës, por pamë se ndodhi edhe më keq me votimin kolektiv duke filmuar veten. Nuk e di se si, ata me pasaporta europiane, votuan Ramën, që kishte si pikën kryesore të fushatës këtë lajtmotiv, shumë habitshme. Ata kanë pasaportë europiane, nuk janë si qytetarët në Shqipëri” – u shpreh ndër të tjera analisti Agim Baçi.

The post “Nuk mund ta bëjë këtë Sali Berisha”/ Analisti Baçi: Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet urgjentisht, kemi nevojë për… appeared first on Sot News | Lajme.

“Zgjedhjet s’i pranojmë”/ A do t’i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet do merren në vazhdim por…

21 May 2025 at 13:28

Në konferencën për mediat përballë gazetarëve, Kreu i PD, Berisha u përgjigjet pyetjeve në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati u pyet edhe nëse do t’i pranojë PD pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa iu shmang pyetjes, Berisha tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim, por shtoi se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

Sali Berisha:

“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë. Rama po bën çdo pe pjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë.”

The post “Zgjedhjet s’i pranojmë”/ A do t’i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet do merren në vazhdim por… appeared first on Sot News | Lajme.

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

20 May 2025 at 19:13

Ilir Meta arriti të merrte vetëm 7 981 vota preferenciale në zgjedhjet e 11 Majit, duke përfshirë edhe ato të diasporës, një rezultat zhgënjyes që e la pa mandat, por edhe për faktin se PD i dha forcës së tij politike dy deputetë në listën e sigurt të Tiranës. Nisur nga kjo situatë, Ilir Meta […]

The post Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë! appeared first on BoldNews.al.

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

18 May 2025 at 08:05

Vite më parë, forca të ndryshme opozitare kërkuan me ngulm krijimin e sistemit të votimit me postë, gjë që do të sillte në skenën politike shqiptare votat e emigrantëve, të cilët, supozohej, do të votonin të çliruar nga skemat abuzive të partisë së radhës në pushtet. Ndërsa votat e emigrantëve vijojnë të numërohen, fakti është […]

The post A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve? appeared first on Reporter.al.

“Na vini në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora”/ PD kërkesë KQZ, shkak…

15 May 2025 at 13:53

Për të vënë në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora, Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Votat e ardhura nga Greqia janë lënë për t’u numëruar të fundit. Që në nisje të procesit të numërimit të votave të diasporës, PD kërkoi ndarjen e zarfeve që vinin nga Greqi, pasi pretendojnë për manipulim.

Kërkesa e PD:

1. Dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo zgjedhës me banim jashtë vendit, i regjistruar në platformën PER:
• është identifikuar me dy dokumente personalisht zarfin,

• është pajisur me kod të sigurisë përmes marrjes dorazi të tij,

• ka firmosur për marrjen e zarfit,

• dhe zarfat janë koduar nga njëjtat identifikimi, dhe

(iv) në rast të mungesës së plotësimit të tre kritereve të mësipërme, zarfi i votuesit joaktiv është kthyer pas në KQZ;

2. Numrin e fletëve të votimit (zarfave) të diasporës të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë. Kërkojmë rakordimin e inventarit të këtyre zarfeve në çdo fazë të procesit: zarfim, dorëzim tek DHL dhe gjendja faktike e tyre sot – të mbështetur me dokumentacion provues të plotë;

3. Numrin e fletëve të votimit të diasporës të vulaosura nga KQZ, por ende të papërdorura (pra, të pashpërndara – përfshirë këtu edhe ato të fondit rezervë);

4. Sasinë e zarface A dhe B të papërdorura dhe vendndodhjen fizike aktuale të tyre;

5. Procesverbalet dhe akt-konstatimet e mbajtura nga administrata e KQZ, që tregojnë saktësisht:

• sa zarfa janë dorëzuar nga KQZ tek DHL,

• sa janë kthyer mbrapsht si zarfa të parregullta për t’u marrë në administrim/shpërndarje nga DHL,

• si dhe ato që janë kthyer nga DHL

The post “Na vini në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora”/ PD kërkesë KQZ, shkak… appeared first on Sot News | Lajme.

“Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin”/ Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të…

15 May 2025 at 12:00

Duke kërkuar përshpejtimin e procesit të numërimit në zonat ku ende nuk ka përfunduar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë partive politike që kanë anëtarë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe në Grupet e Numërimit të Votave (GNV).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.“-thuhet në deklaratën e KQZ.

KQZ thotë se ‘nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati’, duke apeluar për përmbushjen e detyrimeve ligjore nga të gjitha palët e përfshira. Nga ana tjetër KQZ kërkon nga kandidatët për deputetë që të respektojnë të drejtën për të vëzhguar procesin pa ushtruar presion ndaj komisionerëve.

“Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve. Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.”-thuhet në deklaratën e KQZ.

Në fund të deklaratës thuhet se paralajmërohen masa ndaj atyre që nuk zbatojnë afatin e caktuar. “Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.”-përfundon deklaratën KQZ.

The post “Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin”/ Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të… appeared first on Sot News | Lajme.

Gara e ngushtë për mandatin e 14-të, Partia Mundësia ia kalon PD-së

13 May 2025 at 21:40

Në Tiranë, po vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit, ku deri tani janë numëruar 1250 kuti nga gjithsej 1282 që ka qarku.

Nga përllogaritjet e votave deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 13 mandate, duke humbur një mandat që kishte më parë.

Po ashtu, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë dy mandate të siguruara.

Mandatet për Tiranën shpërndahen si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS): 19 mandate

  • Partia Demokratike (PD): 13 mandate

  • Partia Mundësia: 2 mandate

  • Lëvizja BashkëShqipëria Bëhet, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) secila nga një mandat.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 147,580 vota, ose 35.01%. Ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 201,960 vota, që përbëjnë 47.91% të votave të numëruara. Partia Mundësia ka marrë 21,132 vota, ose 5.01%.

Deri më tani, përqindjet dhe numri i mandateve janë si më poshtë: 1250 kuti të numëruara nga 1282 në total

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 147,580 (35.01%)

  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 11,393 (2.70%)

  • Lëvizja Atdheu (LA): 736 (0.17%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 8,187 (1.94%)

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 201,960 (47.91%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 13,006 (3.09%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,028 (0.24%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 515 (0.12%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1,844 (0.44%)

  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 21,132 (5.01%)

  • Partia Socialdemokrate (PSD): 14,132 (3.35%

The post Gara e ngushtë për mandatin e 14-të, Partia Mundësia ia kalon PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Numërimi i votave nga 11 maji/ Rezultati paraprak për gjithë Shqipërinë deri në orën 20:30

13 May 2025 at 21:04

Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sa i përket situatës në rang kombëtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhënat nga rezultati i deritanishëm i këtij procesi.

Siç vihet re edhe nga të dhënat e gjeneruara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 5173 Qendra Votimi nga 5225 në total.

Koalicioni Partia Demokratike- ASHM ka marrë 477348 vota ose 34.30%

Lëvizja Bashkë ka marrë 19896 vota ose 1.43%

Lëvizja Atdheu ka marrë 2040 vota ose 0.15%

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18982 vota ose 1.36%

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 725817 vota ose 52.15%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 48954 vota ose 3.52%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 2708 vota ose 0.17%

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 1037 vota ose 0.07%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 5491 vota ose 0.39%

Partia Mundësia ka marrë 42416 vota ose 3.05%

Partia Socialdemokrate ka marrë 47123 vota ose 3.39%.

The post Numërimi i votave nga 11 maji/ Rezultati paraprak për gjithë Shqipërinë deri në orën 20:30 appeared first on Sot News | Lajme.

“Lista e PD ishte pa shpresë”, Arion Sulo: Berisha i humbi pikët me zgjedhjet që bëri

13 May 2025 at 17:14

Kreu i PD Sali Berisha dekalroi se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pas humbjes së thellë në këto zgjedhje.

Lidhur me këtë deklaratë analisti Arion Sulo, i ftuar ditën e sotme në  një studio televizive tha kjo është e njëjta retorikë që përdor Berisha pasi humbet zgjedhjet.

‘Ishte e qartë kjo gjë. Berisha erdhi në 2021 me idenë e mosbojkotimit duke ja lënë barrën Bashës. Ai tha s’ka zgjedhje me Ramën dhe pastaj hyn në zgjedhje dhe ky është komunikimi i gabuar. Berisha vjen nga 2013 që iku dhe u rikthye për non gratën. Që nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra, ka rënie besimi tek PD. Pse e dinim ne që këto zgjedhje do ti fitonte PD’, tha ai.

Për analistin edhe pse Berisha humbi në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

‘Berisha se nuk do të iki, duke kërkuar përgatitjen e një dosje dhe kjo do ta zvarris çështjen. Opozita është futur tani në rrethin vicioz dhe nuk do të ndodh ndonjë gjë, ajo që duhet që të ndodhte është e tejkaluar. Unë pres për herë të parë se ndërkombëtarët dhe SHBA do të mund të zgjedhin diçka, sepse raporti i OSBE- Odhir ishte me nota kritike’, tha ai.

Lidhur me epërsinë e PS ndaj partive të tjera, e cila deri më tani ka marr 82 mandate, ai tha se kjo pritej.

‘Rama ka thënë që PD do të marr rezultatin më të dobët se në ’97. Ai nuk flet asnjëherë kot kur për zgjedhjet janë bërë edhe llogari. Ai ka në dorë edhe ndryshimin e ligjit për reformën në drejtësi me këto vota’, tha ai.

Një koment e pati edhe për listën e PD për të cilën tha se ajo listë i humbi shumë pikë partisë.

‘Partitë e vogla nga PD dolën, PS është para me 52 për qind edhe sikur ata të ishin në një list, edhe sikur të ishin të gjithë bashkë me Berishën, ai i ka mundur të gjithë bashkë. Lista e PD nuk ishte një listë e mirë, një list besimi dhe një list shpresë dhe i ka humbur shumë pikë PD’, tha ai.

The post “Lista e PD ishte pa shpresë”, Arion Sulo: Berisha i humbi pikët me zgjedhjet që bëri appeared first on Sot News | Lajme.

Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi, ja rezultatet

13 May 2025 at 16:00

Janë numëruar 5053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.

shperia

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 731,648 vota ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 480,309 vota ose 34.2%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 51,818 vota ose 3.7%

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,886 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 42,185 vota ose 3.0% ndërsa Lëvizja Bashkë 20,290 vota ose 1.4%

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 731,648 vota – 52.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 480,309 vota – 34.2%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 51,818 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 42,185 vota – 3.0%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,558 vota – 1.3%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,908 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,016 vota – 0.1%

Koalicioni Lëvizja Bashkë – 20,290 vota – 1.4%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,430 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,054 vota – 0.1%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,886 vota – 3.3%

The post Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi, ja rezultatet appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit/ Ja cila parti kryeson dhe sa mandate ka siguruar…

13 May 2025 at 10:45

Ka përfunduar zyrtarisht, procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Mësohet se Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë duke siguruar 60.5% të votave, që përkthehet në 10 mandate. Partia Demokratike ka marrë 29.3% të votave, duke siguruar 4 mandate.

Pavarësisht se në fillim u raportua se tre kuti votimi kishin mbetur pa u numëruar, burime zyrtare konfirmojnë se ato nuk do të hapen për shkak të parregullsive në dokumentacion dhe mungesës së vulave. Ndërkohë, Nisma “Shqipëria Bëhet” është renditur e treta në rezultat, por pa arritur të fitojë ndonjë mandat.

The post Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit/ Ja cila parti kryeson dhe sa mandate ka siguruar… appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllja e procesit të numërimit/ Bashkia Elbasan sjell fitore të thellë të socialistëve sigurojnë 10 mandate, PD merr 4

13 May 2025 at 09:06

Ndërkohë që dhe në vazhdim pritet të dalin dhe rezultatet e para. Procesi i numërimit të qendrave të votimit po ecën me ritme shumë të shpejta, ku në disa zona kanë dalë edhe rezultatet paraprake.

Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi i votave në të 10 KZAZ, ku kryeson Partia Socialiste me 10 mandate, 2 mandate më shumë nga sa parashikohej. Kurse PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4 mandate. Partia Socialiste ka siguruar 79 799 vota, teksa koalicioni i Partisë Demokratike ka 38 905.

 

 

The post Mbyllja e procesit të numërimit/ Bashkia Elbasan sjell fitore të thellë të socialistëve sigurojnë 10 mandate, PD merr 4 appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson…

12 May 2025 at 22:54

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, ka kryesuar me vota PD-ASHM me 5246 vota ose 50,29 %. E dyta renditet PS ku ka siguruar 3831 vota ose 36,72 %.

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Mirditës. Në Mirditë në total kanë qenë 46 qendra votimi, ndërkohë që ka qenë pikërisht qarku i Lezhës që i shtoi një mandat Partisë Demokratike duke e shpur në totalin 52 mandate.

The post Përfundimi i votave në bashkinë e Mirditës/ Ja rezultatet e forcës së parë që kryeson… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌