Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

By: Ela
7 July 2025 at 15:05

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Spitalin e Pukës, ku një 37-vjeçar nga Kamza ka shkaktuar dëme, duke goditur me forcë dyert dhe muret e institucionit. Më pas, gjatë shoqërimit, 37-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas verifikimeve, rezultoi se shtetasi Lulzim Xheladini ishte në kërkim për dhunë në familje. “Specialistët për […]

The post Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Rama poston një video magjike nga Zvina në Pukë, një mrekulli e fshehur me aventurë dhe kulinari

By: redi
4 July 2025 at 19:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video nga fshati Zvinë në Pukë. Kjo zonë është shndërruar në një atraksion mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj. Së fundmi në këtë fshat janë ndërtuar edhe biznese të vogla familjare, të cilat presin turistët. Zvina është e vendosur pranë Liqenit të Komanit dhe është e arritshme me anije nga të dyja anët e porteve të trageteve Fierzë…

Source

Nga aventura tek kulinaria, Rama ndan pamje të mahnitshme nga Zvina në Pukë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshati Zvinë në Pukë.

Kjo zonë është shndërruar në një atraksion mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Së fundmi në këtë fshat janë ndërtuar edhe biznese të vogla familjare, të cilat presin turistët.

Zvina është e vendosur pranë Liqenit të Komanit dhe është e arritshme me anije nga të dyja anët e porteve të trageteve Fierzë dhe Koman. Nga portet e trageteve të Komanit nisen anije të rregullta dhe rruga është rreth 40 minuta me anije.

Në këtë zonë ushqimet mund të sigurohen në shtëpitë e pritjes së turistëve që ndodhen në këtë zonë

Vizitorët mund të zhvillojnë shumë aktivitete në këtë zonë si notimi, peshkimi, teksa zona ofron një pamje të mahnitshme duke qenë në kontakt me natyrën e egër.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Nga aventura tek kulinaria, Rama ndan pamje të mahnitshme nga Zvina në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidentoi për vdekje turistin sovllak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari

By: Elva
3 July 2025 at 12:39

Policia ka arrestuar shoferin 24-vjeçar pasi ditën e djeshme shkaktoi një aksident ku humbi jetën një turist sovllak. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak në fshatin Kryezi të Pukës Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë […]

The post Aksidentoi për vdekje turistin sovllak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku i Pukës, Ndue Cara

By: D Marku
20 June 2025 at 09:10

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiaku i Pukës dhe një nga figurat më të njohura të shëndetësisë në veri të vendit.

Pas një përballjeje të gjatë me një sëmundje të rëndë, Cara ndërroi jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si mjek dhe drejtues institucioneve publike.

Ndue Cara ka qenë një ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Ai vijoi të kontribuonte në shërbimin shëndetësor duke vizituar pacientë edhe nga zyra e tij si kryetar bashkie.

Me një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore, Cara ishte i njohur për përkushtimin e tij ndaj komunitetit. Edhe në moshë pensioni, ai nuk u shkëput nga mjekësia, por zgjodhi të shërbente në zonat më të thella të vendit.

Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara jetonte në një kontejner në zonën e thellë të Fierzës, ku ofronte ndihmë mjekësore për banorët e fshatrave të izoluara, duke u bërë simbol i përkushtimit dhe humanizmit.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh në komunitetin pukjan dhe më gjerë.

The post Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku i Pukës, Ndue Cara appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës

By: Elva
20 June 2025 at 08:36

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Ndue Cara. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë publike. Ndue Cara shërbeu si kryetar i Bashkisë Pukë në 2000-2003, ndërkohë që ishte ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara […]

The post Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës appeared first on BoldNews.al.

Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës, Rama ndan pamje nga Ujëvara e Kryeziut


Tiranë, 18 qershor /ATSH/ Në zemër të veriut të Shqipërisë, mes maleve dhe gjelbërimit të dendur të Fushë-Arrëzit, fshihet një mrekulli natyrore që po bëhet gjithnjë e më e njohur për vizitorët, Ujëvara e Kryeziut.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga kjo ujëvarë, duke e cilësuar si një prej thesareve natyrore të vendit.

“Në freskinë e ujit dhe bukurinë e natyrës së Ujëvarës së Kryeziut në Fushë-Arrëz”, u shpreh Rama.

Ujëvara e Kryeziut ndodhet në një zonë të thellë të Pukës dhe është kthyer në një pikë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë qetësi, freski dhe kontakt me natyrën e virgjër të veriut të Shqipërisë. /j.p/

The post Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës, Rama ndan pamje nga Ujëvara e Kryeziut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Puka: Shqipëria e bukur

By: redi
13 June 2025 at 19:08

Puka mbetet një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për shumë veprimtari të tjera çlodhëse dhe argëtuese. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, një video nga Puka e transformuar, pjesë e rubrikës “Shqipëria e bukur”. Në këtë video shfaqen imazhet e liqenit në qendër të qytetit, krahas shëtitores me vende pushimi…

Source

Dyshime për korrupsion në zgjedhje/ SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë

By: V K
26 May 2025 at 10:28

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma.

Mësohet se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi, në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale.

The post Dyshime për korrupsion në zgjedhje/ SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton Partia Demokratike

By: V K
12 May 2025 at 11:49

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pukës ka përfunduar, ku Partia Demokratike, ka dalë fituese.

Raportohet se Partia Demokratike, ka siguruar 2034 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1572 vota dhe Partinë Socialdemokrate me 930 vota.

Këto rezultate konfirmojnë Partinë Demokratike si forcën e parë politike në këtë bashki, ndërsa pritet të mbyllet procesi i numërimit edhe në njësitë e tjera zgjedhore për të dhënë një pasqyrë më të plotë të votës në nivel qarku.

Në Pukë ka përfunduar votimi. Kryeson Partia Demokratike me 2034 vota. PS ka marrë 1572 vota. PSD ka marrë 930 vota.

The post Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton Partia Demokratike appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Pukë

10 May 2025 at 18:55

Të dielën e 11 majit, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e votës.

Ashtu si në shumë qarqe të vendit edhe në Pukë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Nisja e procesit të votimit bëhet nesër në orën 07:00 dhe qendrat mbyllen në orën 19:00.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Pukë appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në Pukë/ Flakët shkrumbojnë kasollen dhe disa kafshë

By: M C
5 May 2025 at 17:36

Një zjarr ka përfshirë një barakë në fshatin Mesul të Pukës, njësia administrative Gjegjan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur flakët kanë përfshirë plotësisht objektin që shërbente si guzhinë verore dhe strehë për disa kafshë.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda godinës, ndërsa pjesa që përdorej për gatim është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve dhe zjarrfikësve, është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në dy banesat pranë barakës, duke shmangur një tragjedi më të madhe.

Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

The post Zjarr në Pukë/ Flakët shkrumbojnë kasollen dhe disa kafshë appeared first on Albeu.com.

Punësimi i të huajve, zgjidhje për biznesin në Shkodër

5 May 2025 at 16:59

Shtetasit e huaj që po vijnë në Shqipëri për t’u punësuar po shihen gjithnjë e më shumë si një alternativë konkrete për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Në qarkun e Shkodrës, disa biznese kanë rekrutuar dhjetëra punëtorë të huaj, që janë angazhuar kryesisht në fasoneri dhe shërbimet turistike, duke u integruar gradualisht në tregun vendas të punës.

Përparim Laçi, operator turistik në bashkinë e Pukës, thotë se punësimi i shtetasve të huaj po kthehet në një domosdoshmëri.

“Janë larguar rinia dhe një i vetëm duhet të bëjë më shumë se një punë. Por nëse e bën vetëm një njeri, nuk e bën mirë punë pasi duhet çdo profesion në turizëm të ketë punën e tij. Nuk mundet një kamarier të punojë edhe kamarier dhe pastaj ta marrësh për guidë turistike. Fatmirësisht po na ndihmojnë agjensitë e huaja që po sjellin të huaj, që po punojnë shumë mirë“, u shpreh Laçi.

Rritja e kërkesës për punëtorë të huaj, sipas bizneseve lokale, nuk lidhet vetëm me mungesën e personelit, por edhe me nevojën për standardizimin dhe profesionalizimin e shërbimeve, sidomos në sektorin e turizmit.

Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të punësimit të shtetasve të huaj, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore vendase dhe emigracionit të lartë.

The post Punësimi i të huajve, zgjidhje për biznesin në Shkodër appeared first on Telegrafi.

Berisha në Pukë: Do të bëjmë gjithçka që pasuritë e këtyre zonave, të kthehen në vlera

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit “Lajthiza” në Pukë.

Gjatë takimit Berisha prezantoi edhe programin për biznesin të PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Nga Puka, Berisha nënvizoi se “do të bëjmë gjithçka që pasuritë e këtyre zonave të kthehen në vlera të cilat përfitojnë banorët, qytetarët e Shqipëria”.

“Puka ka potenciale të tjera shumë të mëdha, mbitokësore dhe nëntokësore dhe i garantoj banorët e këtij rrethi se do të bëjmë gjithçka për punësimin, rroga më të mira, prodhim dhe vetëm prodhim, e turizëm. Ka potenciale shumë të mëdha”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së nënvizoi se do të ngrejmë bordin për kompensimin e bizneseve që dëmtohen nga kursi i euros.

“Nga 2023-2024, sipas statistikës zyrtare, u ul me 32%. I shkatërroi euroja. Ne kemi projekt, do të ngremë bordin e kompensimit të të gjithë eksportuesve, kompensimit për shkak të variacionit të kursit të euros. Ne do të kompensojmë çdo cent të euros që bie për shkaqe që këta thonë, turizmi, por që nuk ka lidhje me turizmin, por avash-avash sa të presim kanalet e tyre dhe të bëhemi normalë siç ishim.

“Një bord për të kompensuar luhatjet e euros do ngrihet, se eksporti është i një rëndësie shumë jetike. Ne na ka mbajtur remitancat që vijnë nga jashtë që kompensojnë, se po të mos jenë ato, Shqipëria falimenton”, tha Berisha.

Berisha shtoi po ashtu se “ne do të bëjmë gjithçka që të nxisim fëmijën e tretë”.

“Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri. Ka ardhur koha që për të shpëtuar vendin, ne duhet të bëjmë disa ndërhyrje shumë të fuqishme që të kthejmë pllakën. Nuk ka vend më të pasur se ky vend”, u shpreh Berisha.

/r.e//a.f/

The post Berisha në Pukë: Do të bëjmë gjithçka që pasuritë e këtyre zonave, të kthehen në vlera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Pukë: Nuk shkohet në Europë me hajdute si Lubi Balluku!

By: user 4
21 April 2025 at 13:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për vjedhje në lidhje me projektin e Unazës së Tiranës. Ai tha se Balluku ka ndarë 13 km të kësaj rruge në 14 kontrata, duke përdorur këtë si një mënyrë për të pasur mundësinë të vjedhë më shumë.

Berisha theksoi se Shqipëria nuk mund të bëjë hapa përpara drejt Bashkimit Evropian, nëse ka persona të tillë në pozita udhëheqëse, duke e lidhur këtë me korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë.

Ai po ashtu përmendi rastin e tunelit të Llogarasë, ku, sipas tij, u vodhën 60 milionë euro, dhe përmendi se shpenzimet për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri janë shumë më të larta se në vendet e tjera të Evropës.

“Më 11 maj ndahen dy epoka, dy kohëra. Ka qeverisur 12 vjet dhe nuk mbron dot një arritje, sepse çdo arritje e ka një vjedhje. U vodhën 60 mln euro në tunelin e Llogarasë. Sepse rruga që në Kroaci ndërtohet me 1.6 mln euro 27 metra e gjë, në Shqipëri, rruga e Arbrit 10 metra ndërtohet me 11 mln euro. Se unaza e Tiranës 13 km ndahet në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtohet me 17 mln euro kilometrin. Pra për të mbuluar të gjitha këto kalon dhe kërkon ta bëjë parodi fushatën elektorale.

Mendon se duke hedhur shashka të tilla të turpshme mendon se shqiptarët do ti mashtrojë. Nuk shkohet në Evropë me kriminele si Edi Rama, nuk shkohet në Evropë me kriminele si Taulant Balla, nuk shkohet në Evropë me hajdute si lubi Balluku. Në Evropë shkohet me vendosjen e shtetit ligjor, me vendosjen e bandave para ligjit. Nuk shkohet në Evropë me Safet Bajrin, nuk shkohet në Evropë me Vis Pojën apo me bandat e Elbasanit. Shkohet kur ti vendosësh para ligjit. Ja them këtu, javën e parë ata shpallen grupe terroriste”, tha Berisha.

The post Berisha në Pukë: Nuk shkohet në Europë me hajdute si Lubi Balluku! appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne

By: user7
21 April 2025 at 13:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një takim ditën e sotme në qyetin e Pukës. Gjatë fjalimit të tij, Berisha premtoi se do të ketë përparësi të tunelit Rreps-Gjegjan duke shtuar se do të rindertojnë një Pukë me infrastrukturën më moderne. Berisha tha se do të pesëfishojnë subvencionet për fermerët e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë.

Ndër të tjera Berisha shtoi po synojnë të dyfishojmë prodhimin bujqësor në 4 vitet e ardhshme.

PJESË NGA DEKLARATA:

“Pra, a vazhdohet kështu? Ky është njeri që nuk ka asnjë normë. Miq, u premton pasaportën evropiane.
Pasaporta evropiane e tij është pasaporta më kallpe në Europë. Me Edi Ramën nuk shkohet kurrë në Europë.
Me Edi Ramën, mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë ikën nga Shqipëri dhe morën në Europë, pasaportën evropiane. Pasaporta evropiane e Ramës është si djegësi i Tiranës. Është si premtimi për shëndetësinë falas.
A e dini ju që vetë INSTAT-i i tij deklaroi javën e kaluar se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor 820 milionë euro. Shpenzojnë për frymë 410 euro për frymë në vit. A e imagjinoni? Shpenzojnë për ilaçe dy herë më shumë se për bukën e gojës.

Çfarë bëjnë? Nuk i blejnë, rrinë pa mjekim ose në mëshirë të familjarëve të tyre që t’ua dërgojnë. Edhe ato të tjerat që ua dërgojnë janë marka Doshi-Nushi. Në vend, të gjitha me niseshte pa efekte. Ilaçe mashtrimi. Ua jap fjalën ju se javën e parë dyllin Doshi dhe Nushit dhe në Shqipëri nuk do mund të futen kurrë ilaçe të tjera përveç atyre që tregtohen në së paku dy vende të BE. Dhe jemi këtu, u premtoj ju, por u premtoj edhe pukjanëve dhe shqiptarëve të mrekullueshëm në diasporë se pas 11 Majit, nuk do porosisë kush ilaçe jashtë shteti sepse do vëmë këtu në Shqipëri listën italiane të rimbursimit. Ato ilaçe që shteti italian, vend i pasur, u rimburson qytetarëve të tyre, ato do u rimbursojë qeveria e koalicionit tonë shqiptarëve.

Ndaj dhe miqtë e mi, kjo që u ndala gjer tani është të themi paketa e dhembshurisë. Është pra paketa e shpirtit dhe zemrës dhe solidaritetit që kemi për njëri-tjetrin. Po kjo është vetëm shtylla e parë. Made in Albania. Puka, prodhim, prodhim, prodhim. Sot pasuritë këta qeveritarë dhe fondet i plaçkisin, i ndajnë njëri me tjetrin. U garantoj se fondet dhe pasuritë do shndërrohen në mirësi për qytetarët shqiptarë. Dhe jo vetëm në rroga dhe pensione. Por ata do jenë përfituesit kryesorë të pasurive të pamasa që kemi ne.
Ndaj dhe ne do krijojmë në Pukë dhe Shqipëri klimën më miqësore ndaj biznesit. Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne. Do shohim me përparësi tunelin Rreps-Gjegjan.

Ata që mund të rrudhin buzët kur e dëgjojnë këtë premtim, ata nuk njohin Pukën, potencialet e saj përrallore, nuk njohin pasuritë e saj të mëdha. Nuk njohin shpirtin punëtor të pukjanëve të mençur. Çdo fermer do të subvencionohet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Dy javë më parë, një fermer nga Fushë Arrëzi më dërgon një mesazh, më thotë se duhet të importosh shumë të imëta dhe lopë sepse po shfarosen dhe do e kemi shumë të vështirë t’i kthejmë përsëri. Unë i premtoj atij se do bëjmë gjithçka që t’i dyfishojmë dhe trefishojmë të gjitha krerët e bagëtive. Qeveria do pesëfishojë subvencionet për fermerët e Pukës dhe të Shqipërisë. Në qoftë se sot merrni 100 euro, do merrni 500 euro.
Bimët mjekësore, arrorët, drurët frutorë do jenë përparësi në nxitjen, mbjelljen, kultivimin e tyre. Pra, ne synojmë të dyfishojmë prodhimin bujqësor në 4 vite. Po Puka është Puka e rezervave të mëdha minerale,” tha Berisha.

The post Berisha: Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne appeared first on Lapsi.al.

Berisha në Pukë: Kjo tokë klith se po mbetet shkretëtirë nga largimi i shqiptarëve

By: user7
21 April 2025 at 12:19

Sali Berisha ndodhet sot në Puka ku po prezanton kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se një nga problemet më të mëdha është shpopullimi i vendit dhe se pas 11 majit PD do të marrë masa që situata në vend të përmirësohet dhe të larguarit të rikthehen.

“Nëse kjo tokë ka një klithmë, thotë më shpëtoni se po mbetem shkretëtirë. Imagjinoni çdo të ndodhe me shqiptarët në 4 vite katastrofë të re. 11 maji ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët, që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri.

Ditë për mbarë kombin që mln shqiptarë të larguar në 10 vite të rikthehen të vijnë për të ndërtuar këtu ëndrrën e tyre e për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë.
11 maji fitore jo vetëm e opozitë dhe koalicionit ASHM”, tha ai.

Berisha u ndal më tej tek pensionet dhe mungesën e vullnetit të qeverisë për t’i rritur ato.

“Ftoj çdo socialist dhe të paparti të na dëgjojë. Çfarë ndodhi në janar kur në Kuvend edhe buxheti 8 mld euro? Rama i zhytur me ministrat e tij në vjedhje e korrupsion pati zemër e shpirtkeqësi të ndajë nga 8 mln euro, për 760 mijë gra e burra të thinjur, gjithsej 16 milionë.
Kur ne kërkuam të votohet ligji i minimumin jetik tha kjo na çon në humnerë. Pse nuk ra në humnerë Kosova e Maqedonia?
Kjo është një betejë kundër humnerës që e thelluan me vjedhje. Sot jemi i vetmi vend në botë ku një zyrtar merr 30-40 pensione rrogë”, tha ai.

The post Berisha në Pukë: Kjo tokë klith se po mbetet shkretëtirë nga largimi i shqiptarëve appeared first on Lapsi.al.

Berisha në Pukë: 11 maji, kthesë vendimtare që të rinjtë t’i ndërtojnë ëndrrat në Shqipëri

21 April 2025 at 13:47

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Pukë ku prezantoi kandidatët e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Sipas tij “me fitoren e 11 majit, qytetarët shqiptarë ndahen nga një e keqe e madhe, që i kaploi ata në këto 12 vite, duke bërë që Shqipëria të jetë i vetmi vend në Evropë, ku të rikthehet një diktaturë e re, tashmë jo një diktaturë e bazuar në ideologjinë marksiste, por një diktaturë e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë”.

Berisha shtoi se, “sot Puka, një vend me pasuri përrallore, mbitokësore dhe nëntokësore, një vend plot ujëra, minerale, pyje, bimë mjekësore dhe çdo gjë, braktiset çdo ditë dhe u braktis këto 12 vite sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Sa asnjë pushtim, sa asnjë diktaturë tjetër. Si Puka, e gjithë Shqipëria”.

Ai nënvizoi se, 11 maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri.

“Është një ditë për një kthesë vendimtare që këta të rinj, ëndrrën e tyre shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri. Është një ditë për mbarë kombin që miliona shqiptarë që u larguan nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve, të rikthehen, të vijnë për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre dhe për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë së saj”, tha Berisha.

Kreu i PD theksoi se, “11 maji është një fitore, jo vetëm e opozitës, e koalicionit për Shqipërinë Madhështore, por është një fitore për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit, dinjitet. Është fitore për çdo shqiptar që nuk do të qajë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi nga skamja e madhe ku e ka zhytur vjedhja e qeveritarëve. Është një fitore për çdo demokrat, socialist, të paparti që beson se në këtë vend mund të jetohet me dinjitet. Se pasuritë e këtij vendi mund të begatojnë qytetarët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë”.

Sipas tij, “këto 12 vite ishin vitet e një rrokullisje shumë të rëndë, shumë të pamerituar. Në vitin 2013, pukjanët, shqiptarët nuk kishin rroga të larta, por ama i kishin më të larta se 6 kombet e tjera të rajonit. I kishin më të larta edhe se rumunët dhe bullgarët. Në këto 10 vite, ata na tejkaluan ne 3 herë me pensione dhe na tejkaluan rreth dy herë me rroga”.

Berisha shtoi se kjo situatë u rëndua nga rritja e çmimeve. /j.p/

The post Berisha në Pukë: 11 maji, kthesë vendimtare që të rinjtë t’i ndërtojnë ëndrrat në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetja e agroturizmeve, prioritet për zhvillimin e ekonomisë lokale

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Bujtina “Makry” në Pukë është një shembull i ndërlidhjes me fermerët e zonës për të ofruar shijen autentike shqiptare tek turistët vendas dhe të huaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga kjo bujtinë, ku çdo pjatë përgatitet me prodhime “Made in Albania” që pasqyron traditën dhe  kulturën e zonës.

“Falë mikpritjes së jashtëzakonshme dhe bukurive natyrore të zonës, “Makry” është kthyer në një destinacion të dashur për turistët vendas e të huaj”, tha Denaj.

Denaj theksoi se, “me linjën e financimit të Kredisë së Butë, të mbështetur nga Garancia Sovrane dhe Paketa e Maleve, nxisim investimet në agroturizëm për zgjerimin, modernizimin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”.

“Kjo bujtinë është krijuar në vitin 2018 dhe në këto vite ne kemi mikpritur shumë turistë vendas të huaj, që kryesisht kanë qenë çekë, italianë por edhe nga vende të tjera të Europës”, tregon djali i familjes që drejton këtë biznes.

Ai thotë se, fshati Kryezi ka shumë vende të bukura me peizazhe piktoreske, që i shtojnë vlerë turizmit në këtë zonë.

Bujtina ofron tetë dhoma akomodimi dhe mbi të gjitha aty serviret ushqim dhe gatime tradicionale me shijen tipike pukjane.

/r.e/

The post Denaj: Mbështetja e agroturizmeve, prioritet për zhvillimin e ekonomisë lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Shkodër dhe Pukë

By: user7
6 April 2025 at 13:36

Rënia e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore në Shkodër dhe Pukë. Mësohet se reshjet kanë përfshirë akset Boge-Theth, Tamare-Vermosh duke vështirësuar lëvizjen në këto zona.

Ndërkohë, borëpastrueset në Shkodër e Pukë mësohet se janë në terren për të pastruar rrugët dhe siguruar kalueshmërinë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore.

The post Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore në Shkodër dhe Pukë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌