Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun

By: user 8
11 July 2025 at 16:34

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj tyre dhe në shënjestër vuri edhe Pjerin Ndreun.

Me ton kritik, por pa harruar batutat, Rama i tha se kreut të Bashkisë së Lezhës se nënkryetarët e ti duken shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.

Për këtë arsye, kryeministri i kërkoi rifreskim të nënkryetarëve, duke i thënë se është në “nderin” e tij ta bëjë këtë gjë.

“Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah”, i tha Rama Pjerin Ndreut.

Edi Rama: Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.

The post Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu reagoi në një postim në rrjetet sociale, lidhur me një situatë abuzimi që po ndodh në plazhin e Shëngjinit.

Sipas Ndreut, persona të papërgjegjshëm, të cilëve u është dhënë mundësia të vendosin çadra me pagesë të ulët te Rana e Hedhun u kanë marrë klientëve dy herë lekë.

“500 lekë për parking, pa faturë, pa NIPT dhe pa asnjë të drejtë dhe 500 lekë për çadrat sa janë çmimi i bashkisë”, shkruan Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi bashkia nuk mund të jetë në kontratë me subjekte të tilla që abuzojnë.

Ndreu tha se do merren masa të menjëhershme për ndërprerjen e kontratës për këto subjekte.

“Ju kërkoj subjekteve të ndalojnë këtë maskaradë të turpshme”, pohoi Ndreu.

Kryetari i bashkisë Lezhë ka ndarë edhe numrat e kontakteve të institucioneve zyrtare për të gjithë qytetarët dhe pushuesit, ku ata mund të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje.

Pjerin Ndreu +355 69 404 5011 – Kryetari i bashkisë
Fatjon Zefi +355 69 559 1150 – Zv.kryetari i bashkisë
Brahim Demi +355 69 333 4446 – Administratori Shëngjin
Leonard Palaj +355 68 313 1061 – Kryeinspektori i Policisë Bashkiake
Besmir Frroku +355 69 393 0434 – Administratori “Lezha Invest”
Renaldo Xhanej +355 69 626 7623 – Drejtori i Turizmit

/e.i//r.e//a.f/

The post Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do ndryshojë emri i Shëngjinit? Ndreu: Dallkaukët e komenteve të qetësohen, asgjë e vërtetë

By: redi
21 June 2025 at 19:17

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka hedhur poshtë lajmet që përflitet për një ndryshim të emrit të Shëngjinit. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se asgjë nuk është e vërtetë. “Portale mediatike dhe private që flasin pa përgjegjësi për vendime e propozime, duke iu referuar emrit tim! Njerëz që shfryjnë idiotësinë e tyre në komente, gjoja të prekur se po iu bëhet një padrejtësi e…

Source

Nga Shëngjin ta quajmë Willson, ideja e Pjerin Ndreut për qytezën bregdetare

By: user 4
20 June 2025 at 20:39

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar ndryshimin e emrit të qytezës turistike të Shëngjinit. Ai thotë se emërtimi i ri mund të jetë “Willson” në nder të Presidentin të 28-të të SHBA, Woodrow Willson.

Ndreu ndan vendimin e marrë nga Fan Noli në bujën që ai ka pasur në Amerikë, kur media e madhe “Associated Press” raportoi se për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.

“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emerin “Willson”, ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Willson!

Shoqata “Vatra” ja komunikoi vendimin agjensise “Associated press” e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

 

Në nder të Woodrow Willson është një shesh në Tiranë, ku është vendosur edhe busti i tij. Më herët, kryebashkiakë të tjerë kanë guxuar me përdorimin e emrave të presidentëve amerikanë, kryesisht të rrugëve. Si shembull është Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës që ka emëruar një rrugë me emrin e Donald Trump, ndërkohë që edhe një rrugë tjetër në Tiranë është emërtuar Xhorxh W Bush, ndërsa në Sarandë disa vite më parë u vendos një bust i Hillary Clinton, që më pas u zhvendos pasi ajo humbi zgjedhjet në SHBA.

Nuk është çudi që socialistët shumë shpejt të kalojnë tek miqtë e Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe herët a vonë mund të kemi rrugën Xhorxh Soros, shkollën Charles McGonigal apo sheshin Huma Abedin.

The post Nga Shëngjin ta quajmë Willson, ideja e Pjerin Ndreut për qytezën bregdetare appeared first on Lapsi.al.

Ndreu inspektim në bregdet: Subjektet të zbatojnë ligjin për hapësirat publike

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi mëngjesin e sotëm inspektime në bregdet.

Ai theksoi se, “në pergjithësi, gjendja e hapësirave publike eshte normale, por nuk perjashtohen disa shkelje që vazhdojnë të mos kuptojnë se ligji dhe rregulli janë të padiskutueshëm”.

“Shumica dërrmuese e subjekteve nën kontratë kanë zbatuar rregullat, por ka disa që kanë shtrirë hapësirën tej limitit të përcaktuar”, theksoi Ndreu.

Kryebashkiaku nënvizoi se, javën tjetër do të vazhdohet me sekuestrime ndaj të gjithë subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.

“Kushdo që mendon se mund të bëjë si të dojë me hapësirën publike, iu bë qartësisht me dije se vullnetarisht duhet të veprojë, përndryshe nuk ka asnjë shpresë në shmangien e sanksioneve”, u shpreh Ndreu. /j.p/

The post Ndreu inspektim në bregdet: Subjektet të zbatojnë ligjin për hapësirat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezha çel sezonin turistik/ Shtohen turistët, rritet cilësia e shërbimeve

By: Rovena
25 May 2025 at 15:30

Lezha ka çelur këtë fundjavë zyrtarisht sezonin turistik veror. Në një atmosferë festive, ceremonia u zhvillua në bregdetin e Shëngjinit.

Oferta turistike u prezantua përmes muzikës, gatimeve tradicionale dhe aktivitete të tjera promovuese.  Operatorët turistikë shprehen optimistë për një sezon veror të suksesshem në bregdetin e Lezhës.

Kryetari i bashkisë, Pjeërin Ndreu u zotua për zhvillim të mëtejshëm të Lezhës, përmes projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.

Çelja e sezonit turistik në Lezhë vjen me pritshmëri të larta për rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit dhe destinacioneve të tjera turistike të këtij rajoni. Bregdeti i Lezhës është një ndër më të preferuarit në vend për pushimet familjare, ndërsa zona dallohet edhe për kulinarinë./abcnews.al

Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po..

14 May 2025 at 11:46

Lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni, ka reaguat Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.

Reagimi i Kryebashkiakut, Ndreu:

“Po shoh se keta “te paditurit “elektorale” ne Lezhe qe erdhen si “trima” e dalin si lepuj, se ju paskemi blere voten deri ne 500 euro!
Po ne Laç e ne Mirdite pse nuk e bleme, apo pertuam?! Po ne diaspore si shpjegohet qe ecen ne te njejtin trend fitorja? Pastaj ju sikur do i mbronit me ato skuadrat e famshme?! Ju ishit shpresa e madhe! Si ju vodhen e ju blene ne sy tuaj qe ishit aq te organizuar?! Ku ju shkoj trimeria aman? Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë.

Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene, na i vodhen! Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt!
Taktika juaj e qurravitjes dhe e akuzave pa baza nuk eshte argument! Lezha ka nevoje per zhvillim, projekte e jo per demonstrime force e sejmene qe vec mbajne ca militante me shprese! Per sa kohe te silleni keshtu poshte e me poshte do shkoni! Me pelqen menyra juaj sepse na sherben! Shihemi pas 2 vitesh ne nje tjeter gare ku do mekeni me rende se sot”. 

The post Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po.. appeared first on Sot News | Lajme.

Prenga debat me kryebashkiakun e Lezhës: Kam ende 2 shtëpi dhe kantinën e pa legalizuar, vend intrigash

By: redi
28 April 2025 at 21:55

Pronari i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu janë përfshirë në një debat në rrjetin social Facebook. Prenga shpërndau sot një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Tiranë, ku gjatë prezantimit të projektit për përdorimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake, një qytetar u ankua për korrupsionin në…

Source

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

25 April 2025 at 21:43

Pranë rrugës së re që të çon nga Shëngjini në Velipojë do të zërë vend së shpejti resorti luksoz nga “Dukagjini Group”. Puna për jetësimin e këtij projekti ka nisur tash e disa muaj, kurse atij, sot i ka kushtuar vëmendje të veçantë kryetari i Bashkisë së Lezhës, gjatë përurimit të rrugës së re.

“Dukagjini Resort” është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë.

Resorti, puna për ndërtimin e të cilit veçse ka nisur, e që pritet të kushtojë rreth 80 milionë euro, do të ketë disa pjesë.

Derisa në pjesën e poshtme, te plazhi, do të jetë hoteli me rreth 140 dhoma, pesë restorante, sallë dasmash e kazino, në pjesën e sipërme – e qasshme nëpërmjet rrugëve gjarpërore – do të jenë 20 ndërtesa me 11 hyrje, si dhe gjithsej 386 njësi banesore apo apartmente.

Në përurimin e rrugës së re, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i kushtoi vëmendje të veçantë projektit të “Dukagjini Group”.

“Kjo zonë ka filluar të dizajnohet me studiot më të mira të arkitekturës në botë, në Evropë. Një nga resortet për shembull është Dukagjini, që është një ndër strukturat elitë. Dhe, infrastruktura i vjen paralel zhvillimit që jemi duke implementuar tani e mbrapa në këtë zonë që quhet zona e Ranës së Hedhur, Rrjollit, Velipojës, bashkë me Shëngjinin”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Ai e përmendi “Dukagjini Resort”, si një nga investimet nismëtare dhe kryesore, të asaj që synohet të kthehet një zonë elitare turizmi në pak vite.

“Unë mendoj se, bashkë me infrastrukturën, kjo do të jetë zona më elitare e Shqipërisë. Këtu jemi, do ta shikojmë dhe bindemi për këtë. Është në vëmendjen e Qeverisë, në vëmendjen e pushtetit lokal. Kemi projekte, po diskutojmë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për ta futur turizmin në hovin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, ka thënë Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Për investimet në këtë zonë pitoreske të detit Adriatik, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili i njohu meritat e investitorëve privatë në zhvillimin e saj.

“Unë jam shumë optimist, shumë optimist, duke pasur parasysh atë që preku Pjerini lidhur me stokun e projekteve të reja, të projekteve tuajat, të sipërmarrjes, në Lezhë e në Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër që s’është këtu me ju sot. Sepse janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet. Kemi mbledhur dhe krijuar një rrjet absolutisht unikal arkitektësh”, ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Projekti “Dukagjini Resort” që ka marrë formën fillestare, mes tjerash parasheh edhe hapësira ankorimi për disa lloje anijesh.

Ky investim, puna për ndërtimin e të cilit nisi muaj më parë, synohet të jetësohet për tre deri në pesë vjet.

The post “Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë appeared first on Telegrafi.

Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

By: Ardit
16 April 2025 at 11:46

Dy kompani të lidhura ngushtë me qeverinë e Edi Ramës, “Salillari” dhe “2T” e vëllait të ish-komandantit jetëgjatë të Gardës gjatë mandave të Rilindjes, Gramoz Sako, janë pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë rreth 2.5 milionë euro për asfalt elektoral, të zhvilluar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Mbi këtë tender, por edhe […]

The post Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’ appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

By: user7
11 April 2025 at 07:40

Një incident i rëndë raportohet se është regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Raportohet se këtë incident është përfshirë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati. Ngjarja më tej bëhet me dije se ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik. Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike.

The post Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit appeared first on Lapsi.al.

Tensione në ndeshjen te “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

By: V K
11 April 2025 at 08:54

Një incident i rëndë raportohet se është regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Raportohet se këtë incident është përfshirë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati.

 

Ngjarja më tej bëhet me dije se ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik.

Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike.

The post Tensione në ndeshjen te “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit appeared first on Albeu.com.

Pjerin Ndreun e denigrojnë në TikTok, ai i kallëzon/ Si e aksesoi platformën e ndaluar nga ‘lideri’ i tij

By: Ela
2 April 2025 at 18:22

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë, Admir Kadeli kallëzuan në polici një llogari anonime në TikTok, që shpërndan foto dhe video të montuara me përshkrime fyese dhe denigruese ndaj tyre. Rasti u denoncua nga Pjerin Ndreu edhe përmes një postimi në Facebook. “Unë e marr […]

The post Pjerin Ndreun e denigrojnë në TikTok, ai i kallëzon/ Si e aksesoi platformën e ndaluar nga ‘lideri’ i tij appeared first on BoldNews.al.

Sulmet online, kryebashkiaku i Lezhës kallëzon një llogari anonime në TikTok

2 April 2025 at 16:57

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë, Admir Kadeli kallëzuan në polici një llogari anonime në TikTok, që shpërndan foto dhe video të montuara me përshkrime fyese dhe denigruese ndaj tyre.Në disa postime, llogaria false publikon edhe video të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale. Rasti u denoncua […]

The post Sulmet online, kryebashkiaku i Lezhës kallëzon një llogari anonime në TikTok appeared first on Reporter.al.

Ndreu: Bashkia e Lezhës, risi në menaxhimin e plazheve publike

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama po mbajnë sot një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.

Në fjalën e tij në këtë takim kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu solli ekperiencën e re të menaxhimit të plazheve nga bashkia e Lezhës. Përveç fokusimit tek hoteleritë duke u dhënë përparësi atyre që kanë struktura hoteliere, problem ngelen strukturat që mbeten bosh, që nga pastërtia, rojat e plazhit, banjot publike, tabelat informuese për plazhet publike etj.

Ai tha se bashkia e Lezhës ka ngritur një ndërmarrje publike, “Lezha Invest”, ku janë adresuar këto problematika, për të siguruar një cilësi shërbimi më të lartë se privati. Sipas Ndreut do të jenë 3 qendra me 30 punonjës sezonalë. Janë përcaktuar nevojat e stacioneve të plazhit te zona e Ranës së Hedhun, Qendër Shëngjin e Kune-Tale. Fleksibël do të jetë përdorimi i shezlongëve, për t’i marrë me qira ose për t’i blerë nga bashkia. Ato do të ofrohen me pagesë modeste, kundrejt zgjedhjes së lirë të qytetarëve që do të pushojnë në bregdetin e Lezhës. Do të jetë në zgjedhjen e qytetarit nëse do të marrë me qira çadër e shezlong, apo do të hyjë pa to. Shezlongët me çadrën do jetë nga 500 deri në 300 lekë. Ky organizim, mendohet se do të sjellë edhe fitime për bashkinë. Për dy-tre vjet mendohet të krijohen edhe mundësitë e blerjes së mjeteve të pastrimit të reja për bashkinë.

Ndreu kërkoi bashkëpunimin e strukturave shtetërore për mbarëvajtjen e mirëmenaxhimit të plazheve publike. Ky vit është një test për të cilin ai shprehu besimin se do të kalohet me sukses.

The post Ndreu: Bashkia e Lezhës, risi në menaxhimin e plazheve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjerin Ndreu u shpall “luftë” banorëve, u prish shtëpitë për të ndërtuar qendër të moshuarish

14 March 2025 at 22:09

Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre. Kjo, për shkak se Bashkia ka vendosur të prishë godinat ku ata banojnë për të ndërtuar një qendër për të moshuarit, “Jemi 15 familjarë këtu, jemi që nga viti 91’. Kur kemi ardhur në fillim, ky objekt ka qenë i ndërtuar […]

The post Pjerin Ndreu u shpall “luftë” banorëve, u prish shtëpitë për të ndërtuar qendër të moshuarish appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

By: V K
7 March 2025 at 10:07

Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Kryebashkiaku Ndreu, u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë, në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Në denoncimin e bërë nga PD, thuhet se aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime.

Partia Demokratike, e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu, u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.

The post Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

By: Ela
7 March 2025 at 10:00

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda. Kryebashkiaku Ndreu u kallëzua në Strukturën […]

The post Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu appeared first on BoldNews.al.

U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për kryetarin e Bashkisë Lezhë

7 March 2025 at 09:57

TIRANË- Gjykata e posaçme  pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi çështjen ndaj kryetarit te bashkisë se Lezhës Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim detyrë”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me ndërtimin e një trotuari në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Partia Demokratike e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe ishin marre me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës./abcnews.al

Turizmi në Lezhë, Ndreu: 80% e territorit të plazheve publik, 20 arkitektë të huaj po dizenjojnë resorte

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh sot gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në RTSH, se prej disa vitesh, Lezha ka përparuar në krahasim me qytetet e tjera në mënyrën e organizimit gjatë sezonit turistik.

“Jemi i pari territor bregdeti që kemi ndërtuar një sistem pastrimi, ku për tre vjet rresht jemi shpallur më të mirët. Menaxhimi i turizmit ka dhënë efekte të jashtëzakonshme, duke vendosur disa gjëra në vendin e vet, duke i pastruar, rregulluar dhe duke krijuar një klimë tjetër. Në një vend këndi i lojërave, në një vend tregu, një vend plazhi, ia kemi arritur të ndërtojmë një histori ndryshe”, tha Ndreu, i cili shtoi se sigurisht që ka akoma probleme, por angazhimi i bashkisë është që të punohet maksimalisht në çdo sektor.

“Sivjet çojmë ujin e pijshëm në Shëngjin, shumë shpejt do të ndërtohet bajpasi i Shëngjinit, është hapur thirrja për rrugën Milot-Balldren, që e çliron Lezhën nga trafiku mbytës dhe po ndërtojmë edhe rrugën Hidrovor-Tale, ku i jepet një tjetër frymë plazhit të Tales. Historia pas tre viteve do jetë krejt tjetër, ne kemi plazhin, por dhe lagunën Kune Vain, që është një perlë, kemi ndryshuar një histori atje. Pastaj vijnë objektet historike të Lezhës: kalanë, vendvarrimin e Skënderbeut, muret e lashta, ka dhe bustin. Tashmë është edhe Shtëpia e Fishtës, që po ndërtohet nga Ministria e Kulturës, kemi një grup kishash të vjetra të shek. 11, 12, 13 ku po punohet, është afresku i “Darkës së fundit” të Jezu Krishtit që mendohet që është 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi dhe gjendet në Shqipëri dhe kjo është risi, kemi një zonë me artizanë të jashtëzakonshëm. Qershia mbi tortë është kulinaria, jemi në top listë, sepse kemi të alternuar peshkun me mishin, disa restorante kanë marrë përmasa ndërkombëtare”, pohoi Ndreu.

Sa i takon turizmit në Lezhë, Ndreu theksoi se “përveç hoteleve nuk ka operatorë të tjerë, përjashto një pjesë që kanë kontrata pesëvjeçare, pra 80% e territorit të plazhit do të jetë publik”.

“Në Shëngjin kemi 20 arkitektë të huaj që po dizenjojnë resorte të niveleve bashkëkohore dhe janë projekte që po vendosen mbi një lloj standardi”, shtoi ai.

/r.e/a.f/

The post Turizmi në Lezhë, Ndreu: 80% e territorit të plazheve publik, 20 arkitektë të huaj po dizenjojnë resorte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌