Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

27 June 2025 at 09:36

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49” është vënë në pranga shtetasi Ergys Arrnjeti, 23 vjeç, i cili është kapur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ai akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate […]

The post EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për drogë në Itali/ Arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

27 June 2025 at 09:34

VAU I DEJËS- Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vaun e Dejës.

Ai akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali/abcnews.al

Zbulohet parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari/ Emri

By: Elva
16 June 2025 at 11:33

Policia e Shkodrës ka zënë dhe asgjësuar 1408 bimë narkotike të identifikuara si cannabis sativa në kuadër të operacionit “Koordinata”. Një uniformat blu bëjnë me dije se në fshatin Gomsiqe u arrestua në flagrancë Denis Gjini 34 vjeç, për kultivimin e 130 bimëve. Ndërkohë, shërbimet e gjetjeve të Vaut të Dejës asgjësuan 1278 bimë të […]

The post Zbulohet parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari/ Emri appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Koordinata”, asgjësohen 19 739 fidanë kanabis në Shkodër

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Në qarkun e Shkodrës janë gjendur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1094 fidanë dhe 18 645 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”.

Konkretisht sipas policisë “shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

“Në vijim të veprimeve për këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”, njoftoi policia.

Po ashtu “shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qerret dhe asgjësuan 1050 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa; shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iball dhe asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa; shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”.

Policia bëri me die se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

/m.q//a.f/

The post Operacioni “Koordinata”, asgjësohen 19 739 fidanë kanabis në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vau i Dejës/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 40-vjeçari

5 June 2025 at 14:52

Një 40-vjeçar i cili shiste kanabis dhe kokainë në doza në Vaun e Dejës ka rënë në prangat e policisë. 40-vjeçari u kap në fshatin Laç teksa po lëvizte me makinë. Lënda narkotike dhe makina u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin Laç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat ai i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

The post Vau i Dejës/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 40-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

23 May 2025 at 16:13

Nga Sebi Alla “Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta” paralajmëroi kryeministri Edi Rama më 4 maj, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Porta i ngjau “kutisë së votimit” dhe “golat” u përkthyen në shumë vota në favor të Partisë Socialdemokrate. Në Bashkinë Vau i Dejës, […]

The post Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave appeared first on BoldNews.al.

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

By: Ardit
15 May 2025 at 11:11

Disa dityë pasi Rama e kërcënoi pas një takimi elektoral në Shkodër, ‘që të mos luante me dy porta’, SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Nuk dihet ende arsyeja përse Prokuroria e Posaçme sekuestroi ceularin e kryebashkiakut të PS-së. Kujtojmë që ditën e djeshme agjentët e BKH-së, forcat operacionale […]

The post “Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi në Vaun e Dejës, fitore e thellë për PSD-në

By: redi
12 May 2025 at 17:46

Numërimi edhe në Vaun e Dejës ka përfunduar, ku janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur. Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698. Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota. Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia…

Source

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

10 May 2025 at 19:40

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka denoncuar me emra personat, ku demokratët pretendojnë se po blejnë vota dhe po ushtrojnë presion ndaj elektoratit për vota për PS-në dhe PSD-në. Më konkretisht, pretendohet se Broz Pjetra, administratori i njësisë Dajç, po vepron në fshatin e Dajçit, Samrishtit dhe Rrushkullit. Melazim Mustafa, i punësuar si veteriner […]

The post Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen nga droni serra me kanabis në Vaun e Dejës, asgjësohen përmes djegies

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Në zonën e Vaut të Dejës, konkretisht në fshatin Vig, janë zbuluar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Policia njoftoi se në kuadër të një operacioni masiv që do të shtrihet në të gjithë vendin “shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me përdorimin e dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa të kultivuar në kubikë”.

Sipas Policisë “një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie”.

“Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/r.e/a.f/

The post Zbulohen nga droni serra me kanabis në Vaun e Dejës, asgjësohen përmes djegies appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Zbulohen me dron rreth 3 mijë bimë kanabisi në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

28 April 2025 at 11:57

Policia e Vaut të Dejës ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Autoritetet policore raportojnë se në dy zona të fshatit Vig janë gjetur 2200 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë narkotikë kanabis sativa të kultivuar në kubikë. Policia thotë se parcelat me kanabis janë zbuluar […]

The post VIDEO/ Zbulohen me dron rreth 3 mijë bimë kanabisi në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Finalizohet operacioni policor “Koordinata”/ Sekuestrohen mbi 2700 bimë narkotike, policia zbulon 2 raste kultivimi…

28 April 2025 at 11:57

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë operacion janë angazhuar Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Policia Kufitare.

Në kuadër të këtij plani, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Vig. Përdorimi i dronëve dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore bënë të mundur zbulimin e 2200 bimëve të dyshuara si cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanëve të tjerë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe fidanëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në vendngjarje. Policia vijon punën për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme. Sakaq, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Koordinata”/ Sekuestrohen mbi 2700 bimë narkotike, policia zbulon 2 raste kultivimi… appeared first on Sot News | Lajme.

Kreu i PD Vau i Dejës Benard Ndreca: Më 11 maj votoni Partinë Demokratike, t`i japim fund përbuzjes që Edi Rama u bën qytetarëve (VIDEO)

By: V K
6 April 2025 at 12:01

Ditën e djeshme, kreu i PD i Vaut të Dejës Benard Ndreca, në takimin që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi me banorët e zonës, u shpreh se Partia Demokratike, është alternativa e duhur, që qytetarët duhet të votojnë më 11 maj.

Gjithashtu, në fjalën e tij Ndreca theksoi se; “Sali Berisha, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u është gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj”.

Fjala e plotë e Ndrecës:

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, i nderuar lideri historik i Partisë Demokratike Prof. Dr Sali Berisha, i nderuar Nënkryetar i Partisë Demokratike Z. Luçiano Boçi, i nderuar kandidat për deputet z. Gentian Ndoj, të dashur themelues, anëtarë, simpatizantë, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike.

Dua të falenderoj secilin prej jush, për gjithë mbështetjen dhe kontributin në Partinë Demokratike ndër vite.

Gjej rastin t`ju falenderoj dhe një herë që në këto 12 vite opozitë, kurrë nuk u dorëzuat, por i bëtë ballë të keqës që ka kapluar vendin, duke qëndruar stoikë dhe me dinjitet, duke bërë një opozitë reale dhe gjithmonë të gatshëm, aktivë dhe besnikë, ashtu siç e ka traditë zona jonë.

Një falenderim të veçantë kam për ju Doktor në emër të të gjithë demokratëve, banorëve të Bashkisë së Vaut të Dejes, që gjithmonë u je gjendur pranë, dhe sot i ke bashkuar demokratët për t`i çuar drejt fitores historike më 11 maj.

Nuk mund të lë pa përmendur faktin që ju keni sjellë një program të besushëm, ku çdo pikë e tij është i realizueshëm, pasi kjo ka ndodhur në qeverinë e mëparshme të Partisë Demokratike të udhëhequr nga vetë ju.

Ritheksoj edhe një herë që pika për bujqësinë, ku zonën e Vaut të Dejes e prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ku subvencionet do të jenë pa burokraci, do të ketë mbështetje njesi prodhimi, për krerë, sipërfaqe dhe pagesa direkte për fermerët.

Gjithashtu, ju keni premtuar mbështetje për çdo pemë të ullinjve të mbjellë dhe 3-fishin e sipërfaqeve me shegë lajthi dhe arra.

Fermerët e Bashkisë së Vaut të Dejes, janë të një rrealiteti të realizuar nga qeveria e Partisë Demokratike, nga viti 2005-2013 të cilët kanë përfituar subvencione në ullishte dhe pemtore të tjera, sot në qarkun e Shkodrës kemi sipërfaqët më të mëdha të ullishteve dhe jemi ndër prodhuesit kryesor.

Për t`u dhënë fund vështirësive të tregtimit të produkteve të prodhuar me aq mund e sakrificë, të cilët për mungesë të tregut kthehet në humnerë për ekonominë familjare.

Dua të përmend edhe projektin për prodhimet “Made in Albania”, që i keni dhënë përparësi absolute, do të rrisë ekonominë e familjeve të Vaut të Dejes.

Doktor, Vau i Dejes të beson ty, Shqipëria të beson që do të realizohen dhe me datën 11 maj, qytetarët do të votojnë numrin 1 Partinë Demokratike dhe Kryministrin e ardhshëm të Shqipërisë Sali Berisha.

Të dashur pensionistë të Bashkisë së Vaut të Dejes, ju jeni dëshmitarë që deri në vitet 2005 kemi pasur pensionet më të ulëta, dhe ka qenë Partia demokratike në vitet e qeverisjes 2005-2013 që i ka rritur.

Prandaj jam i bindur që me zgjuarsinë tuaj, ju do t`i jepni fund talljes që bën Edi Rama me ju në dhënie të bonuesit elektoral dhe jo rritjen e pensioneve.

Edi Rama, nuk për qëllim hallet e popullit apo mirëqënien tuaj, por synimi i tij është vetëm të vjedhë edhe më shumë ashtu siç ka bërë këto 12 vite. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se duke votuar Partinë Demokratike, tallja dhe përbuzja do marrë fund, pasi pensioni minimal do të jetë mbi 200 euro.

Miqtë e mi, unë në emrin tuaj dua të falenderoj nje mik të veçantë, i cili është mik i të gjithë juve dhe familjeve të Vaut të Dejes Z. Zef Hila. Zef Hila në postin e Kryebashkiakut që nga Njesia Administrative Shllak, Temal, Vig Mnele, Hajmel, Bushat dhe në Qytetin e Vaut të Dejes, i bëri menaxhimin më të mirë duke mundësuar nivestime në Shkolla, qendra Shëndetësore, rrugë ujësjellëse bujqësi etj. Zef Hila edhe si deputet, ishte zëri më i mirë i gjithë zonës, ku hallet dhe problemet tona i ngriti me forcë të madhe për t`u dhënë zgjidhje.

Une jam i bindur që dhe kandidati i Zonës së Vaut të Dejes Z. Gentian Ndoj, me mbështetjen tuaj më 11 maj, do të sjellë një vizion të ri për të adhmen e Vaut të Dejes dhe do të jetë një zë i fuqishëm në Parlamentin Shqiptar.

Së fundi, dua t`u drejtohem ju prindër që me sakrifica të mëdha po i arsimoni dhe edukoni fëmijët tuaj, por vendi nuk po u jep mundësi që ata meritojnë dhe po largohen çdo ditë e më shumë, për fëmijët tanë, për të ardhmen e vendit tonë, duhet të votoni Partinë demokratike numrin 1 me Kryeminstrin e Ardhshëm Sali Berisha,.

Faleminderit!“, u shpreh Benard Ndreca.

 

The post Kreu i PD Vau i Dejës Benard Ndreca: Më 11 maj votoni Partinë Demokratike, t`i japim fund përbuzjes që Edi Rama u bën qytetarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Qëllimi im i vetëm është Shqipëria Madhështore”/ Berisha fton Ramën në debat: Nuk jam në politikë për interesa pasurie

5 April 2025 at 21:16

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një debat publik. Gjatë fjalës së tij në Vau i Dejës, Berisha e akuzoi Ramën për pasurim të paligjshëm dhe korrupsion, duke theksuar se ai ka pasur më shumë se 28 vjet në pushtet dhe ka ndërtuar saraje luksoze, ndërsa shqiptarët po vuajnë për shkak të keqqeverisjes.

Berisha u shpreh gjithashtu se ai është kthyer në politikë jo për interesa personale, por për një Shqipëri të begatshme dhe me një zhvillim më të madh për qytetarët e saj. Ai bëri thirrje për një debat të hapur për të diskutuar për programet dhe planet e Partisë Demokratike, duke e sfiduar Ramën të përballet në një debat.

Më tej, ai e përfundoi fjalën e tij me një mesazh optimist dhe ftoi qytetarët të votojnë për “njëshin”, simbolin e fitores, në zgjedhjet e 11 Majit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Vaun e Dejës:

Së fundmi miq, Edi Rama kontrollon të gjitha mjetet e propagandës.

Katër mediat i ka korruptuar me leje ndërtimi, i ka korruptuar në mënyra të ndryshme.

E thashë edhe më sipër, e them edhe këtu, Edi Rama, ke 28 vite në pushtet.

Pas 28 viteve në pushtet, je me saraje me themele më të gjata se Enver Hoxha.

Ai ka 720 metra themelet në sarajet e Surrelit, Hoxha i kishte 410 metra.

Enver Hoxha kishte një kopsht 2 mijë metër katrorë, Edi Rama ka një kopsht 8300 metra katrorë.

Unë u garantoj ju, unë kam një apartament 40 metra më të madh se atë që kisha në diktaturë.

Por, unë nuk mund të kisha më shumë pa marrë kredi.

Dhe kredi nuk doja të merrja. Nuk është se kjo rroga mjafton të ndërtosh saraje, për të mos thënë pallatin në pajë. Mori zonjë me pallat pesëkatësh pa asnjë faturë.

Edi Rama, ke qeverisur 12 vite, kam qenë kryeministër 8 vite. në ato 8 vite, shqiptarët lëvizën në gjithë Europën pa viza dhe kjo ishte arritja e jetës sepse tregu i vizave ishte tregu më i kushtueshëm.

Në ato 8 vite shqiptarët dyfishuan rroga dhe pensione. Ku janë sot pas 12 vitesh?

Në ato 8 vite Shqipëria u anëtarësua në NATO.

Në ato 8 vite u ndërtua TAP-i. TAP është një fat i bardhë për çdo shqiptar sepse kontrata parashikon gazifikimin e plotë të Shqipërisë.

Nuk kanë investuar një qindarkë. Ne do gazifikojmë Shqipërinë dhe vetëm me gazin do përmirësojmë kushtet e jetës së shqiptarëve.

Çfarë ka bërë ai 12 vite? Ka rrënuar shkollat, ka rrënuar spitalet, të sëmurët vdesin jo nga sëmundja, por nga mungesa e mjekimit. Ka zhdukur miliarda me pasuritë e tij.

Atëherë kthehemi prapë. Sali Berisha u kthye se ti dojë një Shqipëri pa opozitës.

Doje një Shqipëri në të cilën opozitën ta tërhiqje për hunde. Ta kontrolloje. Të ndihmuan edhe të tjerët. Po ja ku është populli opozitar, është populli i idealeve. Shqiptarët janë njerëz me ideale.

Dhe unë ua them ju këtu, nuk jam në politikë absolutisht kësaj radhe për asnjë interes personal.

Jo, jo. Nuk jam në politikë për interesa pasurie. Nuk jam në politikë për asnjë qëllim tjetër, përveçse misionit të Shqipërisë Madhështore.

Përveç bindjes time të thellë se shqiptarët në vendin e tyre duhet të begatohen më shumë, të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë.

Këto janë qëllimet e misionit.

Por ta përfundojmë me një ftesë: hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë.

Nuk vjen dot, nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime.

Prandaj dhe ne më 11 maj votojmë njishin, numrin hyjnor.

Votojmë njishin, numrin e diellit.

Votojmë njishin, numrin e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Vau i Dejës. Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

The post “Qëllimi im i vetëm është Shqipëria Madhështore”/ Berisha fton Ramën në debat: Nuk jam në politikë për interesa pasurie appeared first on Sot News | Lajme.

“Kam 3 vjet që nuk i shoh, që ditën e arrestimit“/ Me lot në sy, 40-vjeçari kërkon të gjejë vajzat

28 March 2025 at 22:38

Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, 5 dhe 3 vjeçe. Këtë të fundit ai e la disa muajshe kur Policia e arrestoi për “dhunë në familje”. Në vitin 2022 Pjetri u dënua pas kallëzimit të ish-bashkëshortes dhe prej asaj kohe nuk ka patur […]

The post “Kam 3 vjet që nuk i shoh, që ditën e arrestimit“/ Me lot në sy, 40-vjeçari kërkon të gjejë vajzat appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Tentoi të vrasë gruan me çifte, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës

By: E.K
24 March 2025 at 09:51

Policia në Vaun e Dejës ka arrestuar 68-vjeçarin Xhabir Hoxhaj, 68 vjeç, pasi ka tentuar të vrasë me çifte bashkëshorten e tij. I moshuari është nën akuzë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar […]

The post EMRI/ Tentoi të vrasë gruan me çifte, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on FaxWeb.

Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri?

8 February 2025 at 15:16

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me publikin e skandalit të djeshëm nga emisioni “Piranjat”, ku kompanisë “Becker Albania” i është dhënë për 25 vjet menaxhimi i landfillit të Bushatit që mbledh, sistemon dhe riciklon mbetjet urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Pronarë të kompanisë “Becker Albania” janë Renaldo Joanidhi dhe Aldi […]

The post Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri? appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet ngjarja në Vaun e Dejës/ Pësoi ngrirje të gjymtyrëve, burri me probleme të shëndetit mendor kërkon ndihmë nga policia

3 February 2025 at 15:55

Pas dyshimeve se për plagosje në një stan në Vaun e Dejës, policia ka zbardhur ngjarjen. Mësohet se personi nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se  ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion

27 January 2025 at 08:06

Pas përmbysjes elektorale të vitit2023, kur socialistët me Benet Becin si kandidat fituan për herë të parë Bashkinë e Shkodrës, qarku duket se është kthyer në një nga fushëbetejat elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për të siguruar shumicën e 11 deputetëve që dalin nga kjo zonë – dikur e dominuar nga Partia Demokratike […]

The post Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion appeared first on Reporter.al.

Aksidenti me dy viktima në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21 vjeçar

4 January 2025 at 14:17

Arrestohet 21 vjeçari që aksidentoi për vdekje dy shtetasit Ndue dhe Ndrekë Prenga mbrëmjen e së premtes në Vaun e Dejës. Ndaj tij rëndon akuza veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Mjedë, ku i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy këmbësorët.

The post Aksidenti me dy viktima në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21 vjeçar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌