Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhurata marramendëse që Jeff Bezos i bëri partneres për dasmë, vlen plot 5 milionë dollarë

By: D Marku
27 June 2025 at 17:51

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për fundjavën e dasmës së tyre në Itali, ka bërë të ditur një burim për Page Six.

Burimi i brendshëm tregoi për bizhuterinë shumë milionëshe: “Është një gjerdan me diamantë që rrethon qafën e saj, me një gur të madh në mes dhe vathë të përshtatshëm me të.”

Sipas tij, po përflitet se Sanchez do t’i veshë “gurët vezullues të rinj” gjatë ceremonive të fundjavës në Venecia.

Bezos i propozoi Sanchez-it në vitin 2023 me një unazë fejese që ekspertët e vlerësuan me rreth 20 karatë dhe çmim afërsisht 2.5 milionë dollarë.

Burimi ynë shtoi me humor: “Nuk do të mund ta humbisni këtë gjerdan elegant me diamantë, sepse është pothuajse aq i madh sa superjahti i Jeff-it. Lauren është e lumtur për gjerdanin dhe vathët e rinj verbues, të cilët e çojnë koleksionin e saj tashmë mbresëlënës në një nivel tjetër.”

Bezos dhe Sanchez pritet të martohen sot në Venecia në atë që po konsiderohet “dasme e shekullit”.

The post Dhurata marramendëse që Jeff Bezos i bëri partneres për dasmë, vlen plot 5 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

6 June 2025 at 08:33

Qindra besimtarë Mysliman në Elbasan falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin. E cilësuar si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit islam, bashkë me Fiter Bajramin edhe këtë herë falja e Kurban Bajramit është kryer në sheshin “Gensher”.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka përcolli ceremoninë e faljes duke uruar besimtarët por edhe duke bërë thirrje për më shumë mirësi dhe ndihmesë ndaj njëri tjetrit.

“Sot, Elbasani është i gjallë me dritën e besimit. Familjet tona janë zgjuar me dëshirën për ta nderuar këtë ditë, për të vizituar të afërmit, për të ndihmuar të varfrit dhe për të falënderuar Zotin për paqen dhe sigurinë. Është një ditë që i fton njerëzit të falin, të përqafojnë dhe të afrohen, që të mos harrojnë as veten, as të tjerët, dhe mbi të gjitha – të mos harrojnë Zotin e tyre.

Mirëpo, ndërsa gëzimi është në mesin tonë, ndërgjegjia jonë nuk është e shurdhër ndaj realitetit të vështirë që përjetojnë vëllezër tanë në pjesë të tjera të botës, e veçanërisht në Rripin e Gazës. Aty, njerëzit janë të privuar nga gëzimi i Bajramit, nga siguria, nga ushqimi dhe nga shpresa. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, z. Volker Türk, në një deklaratë të fortë, tha: “Palestinezët në Gaza përballen me një zgjidhje të pamundshme: ose të vdesin nga uria, ose të rrezikojnë të vriten duke u përpjekur për të gjetur ushqim në qendrat ku ai shpërndahet. Ndërgjegjia humane e botës është e shkatërruar, e fyer, e poshtëruar. Një pikë kaq të ulët nuk dihet kur e ka pasur bota.” Ne si qytetarë shqiptarë, si një popull që ka kaluar nëpër sprova historike, që ka përjetuar luftëra, varfëri dhe padrejtësi, nuk mund të jemi të ftohtë përballë këtij realiteti.

Ne nuk gjykojmë, nuk përçajmë dhe nuk bëjmë politikë. Ne lutemi. Ne ngremë duart e zemrat tona, që Zoti i gjithëmëshirshëm të sjellë drejtësi, siguri dhe dinjitet për çdo njeri të pambrojtur. Feja jonë na mëson se mëshira është bazë e fesë dhe themel i çdo bashkësie të qëndrueshme. Profeti a.s. ka thënë: “Mëshironi ata që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”

Prandaj në këtë Bajram, le të jemi më të qetë, më të urtë dhe më falës. Le ta ruajmë bashkimin tonë familjar, fqinjësor dhe qytetar. Le të jemi të vetëdijshëm se çdo ditë paqeje është një dhuratë, dhe çdo mundësi për të ndihmuar është një amanet. Le të ruajmë besimin tonë si dritë, jo si barrë, si udhëzim, jo si ndarje”, u shpreh Myftiu i Elbasanit, Agim Duka.

Besimtarët në shesh përcollën urime për këtë ditë të shenjtë ndërsa folën dhe për simbolikën e saj atë të bërjes kurban. Festa e Kurban Bajramit simbolizon për besimtarët e fesë islame sakrificën e bërë nga njeriu për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e zotit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes appeared first on Euronews Albania.

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

18 May 2025 at 17:10

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit. Avioni, i cili vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, është një “pallat fluturues” me ambiente të stilit mbretëror, dizajnuar nga firma e njohur franceze “Alberto […]

The post Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it appeared first on BoldNews.al.

“Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin…

18 April 2025 at 13:18

Teksa shoqërohej edhe nga ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për lidhje me krimin, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare. Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.

“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu…!”, i tha qytetarja.

Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:

“Aaaaaa… Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee…!”.

The post “Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

8 April 2025 at 09:34

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia po mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.

Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939. E dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.

Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur. “Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.

Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.

The post ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për… appeared first on Sot News | Lajme.

SOFT NEWS – Putini i bën Trumpit një dhuratë personale

MOSKË, 24 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë homologut të tij amerikan, Donald Trump një dhuratë absolutisht personale duke ia paraqitur atë të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff javën e kaluar, tha sot Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e zbuloi natyrën e dhuratës, por mediet amerikane raportuan se Witkoff tha se ishte një portret i Trump i pikturuar nga një artist i shquar rus.

Peskov tha se nuk do të kishte informacione të mëtejshme zyrtare për dhuratën, pasi ishte e natyrës personale, përveç nëse Putini e siguronte vetë.

Putin në të kaluarën ka shprehur admirim për Trumpin, veçanërisht pas një atentati korrikun e kaluar, kur një plumb goditi veshin e Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se ekziston një dëshirë dhe gatishmëri si në Rusi ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara për të bërë përparim në rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

”Kjo kishte të bënte me një seri të tërë aspektesh, mbi të cilat po vazhdonin bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe amerikanë në Riad”, tha ai.

Në veçanti, Peskov tha se bisedimet po përqendroheshin në sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, veçanërisht për transportin e grurit ukrainas.

Rusia anuloi një marrëveshje të mëparshme të Detit të Zi me arsyetimin se po shkeleshin interesat e veta./  a.jor.

The post SOFT NEWS – Putini i bën Trumpit një dhuratë personale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Napoli, merr dhuratën e veçantë

23 March 2025 at 15:18

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u prit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, nënkryetari Pasquale Salzillo, këshilltari Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja.

Gjatë këtij takimi, Berisha foli për situatën e emigracionit në Shqipëri, duke theksuar se “në periudhën 2014-2022, janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë, ose 45% e popullsisë”, një shifër që sipas tij, ilustron largimin masiv nga vendi gjatë dekadës së fundit.

Lideri demokrat tha se Shqipëria ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Berisha theksoi se “Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore dhe mundësi të mëdha zhvillimi, por për shkak të qeverisjes aktuale, shumë shqiptarë janë detyruar të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”.

Kryetari i PD u shpreh se, “Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik të Shqipërisë dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Në shenjë simbolike të këtij takimi, Kujtim Potja, afaristi shqiptar, i dhuroi kryetarit të PD, Sali Berisha dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për t’i dhënë “grushtin e fitores” regjimit më 11 maj.

Po ashtu, Potja i dhuroi Berishës edhe një shampanjë me premtimin se do ta hapë në fitoren e 11 majit, një datë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Berisha u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Napoli, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, dhe se PD-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

/r.e/

The post Berisha në Napoli, merr dhuratën e veçantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama merr dhuratën e veçantë nga vlonjatët

23 March 2025 at 14:51

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Gjatë vizitës sot në qytetin e Vlorës, Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama mori edhe një dhuratë të veçantë nga vlonjatët.

Rama ndau në rrjetet sociale një foto me një buf me sytë blu.

“Kujt s’ia gjetën vlonjatët. Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama.

Rama ka ironizuar disa herë duke e quajtur “bufi i kënetës”, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

/r.e/

The post Rama merr dhuratën e veçantë nga vlonjatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos i dhuron Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat, të ftoj të ngjisim Korabin

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos i dhuroi sot kryeministrit Edi Rama një fanellë kryeministrit me numrin 11, ku ishte i stampuar edhe flamuri i BE-së.

“Unë jam shumë sportive, vij nga një familje që është marrë me sport kemi parë edhe Kampionatin Evropian të Futbollit dhe kemi parë sa të shpejtë jeni ju. Nedim Bajrami bëri edhe golin në sekondën e 23 dhe tani e kuptova sa të shpejtë jeni ju për t’u anëtarësuar edhe në BE nga goli që e bëtë kundër Italisë”, tha Kos gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

Komisionerja Kos u shpreh “përgëzime se futbolli luan një rol të rëndësishëm në jetën shqiptare”.

“Basketbolli ka luajtur një rol të posaçëm në jetën tuaj kështu që dhurata ime për ju sot është kjo fanellë, kjo është simbolike për të gjithë Shqipërinë. Aty thuhet skuadra Evropë, duam që e Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës. Ky është numri im me fat, prandaj ju dhamë edhe numrin 11 në ekipin tonë”, tha Kos.

Komisionerja Kos theksoi se “angazhimi im është, që nuk luaj dot basketboll, me ju nga njëra anë, por kur të përfundojmë procesin e negociatave unë do të ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabin që është 2764 m që është 100 m më pak se mali më i lartë në Slloveni. Por do të doja shumë të vinit me mua”.

Kryeministri Edi Rama tha se “nëse kur të hyjmë në BE do t’ju jap një kryeministër të ri e të freskët që të ngjitet me ju deri në majën më të lartë”.

“Jam mjaft i prekur, 11 është numër i shkëlqyer. Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip që është mjaft i përkushtuar”, u shpreh Rama. /k.s/j.p/

The post Kos i dhuron Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat, të ftoj të ngjisim Korabin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Burri i ëndrrave! Ermal Fejzullahu i dhuron makinë Arianës për “Shën Valentin”

By: gaze tare
14 February 2025 at 17:16

Ermal Fejzullahu e meriton të marrë titullin ‘burri i vitit’. Për ditën e të dashuruave këngëtari, i ka dhuruar bashkëshortes së atij, një makinë luksoze.

“Falemnderit dashuria ime“, ka shkruar Ariana krahas fotografisë, ku shihet mjeti i bardhë.

Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve.

The post Burri i ëndrrave! Ermal Fejzullahu i dhuron makinë Arianës për “Shën Valentin” appeared first on iconstyle.al.

Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri?

8 February 2025 at 15:16

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me publikin e skandalit të djeshëm nga emisioni “Piranjat”, ku kompanisë “Becker Albania” i është dhënë për 25 vjet menaxhimi i landfillit të Bushatit që mbledh, sistemon dhe riciklon mbetjet urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Pronarë të kompanisë “Becker Albania” janë Renaldo Joanidhi dhe Aldi […]

The post Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri? appeared first on BoldNews.al.

Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’

18 January 2025 at 14:49

Moderatorja e dashur Kiara Tito sot mbush plot 29 vite, duke festuar këtë moment të veçantë në një etapë të re dhe emocionuese të jetës së saj. E njohur për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj, Kiara është kthyer në një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar.

Këtë vit, ditëlindja e saj ka një domethënie të veçantë, pasi e gjeti Kiarën në rolin e mamasë, një përvojë që ajo dhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, po e shijojnë maksimalisht. Vajza e tyre, Luna, ka qenë padyshim dhurata më e çmuar për moderatoren.

Megjithatë, këtë herë dhurata nga Luizi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Çifti prej tre ditësh po kalon disa momente relaksi në Maldive, një destinacion romantik që duket se është zgjedhur posaçërisht për të festuar ditëlindjen e Kiarës. Ende nuk dihet nëse Kiara dhe Luizi do të rikthehen sot në Shqipëri për të festuar bashkë me të voglën e tyre, apo nëse çifti do të vijojë të shijojë pushimet në parajsën tropikale.

Çfarëdo që të zgjedhin, fansat dhe ndjekësit e çiftit janë të sigurt se kjo ditëlindje do të jetë një nga më të paharrueshmet për Kiarën. Urime të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku fansat e tyre u urojnë çdo të mirë për këtë vit të ri të jetës.

The post Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Dhuratë për oligarkët”/ Rama zgjeron amnistinë tatimore për investitorët specialë në turizëm

17 January 2025 at 16:46

Një propozim i ri ligjor i deputetit socialist, Blendi Klosi synon të përjashtojë nga tatimi mbi fitimin edhe ato biznese që do ta përfitojnë statusin e investitorit special në turizëm gjatë dy viteve të ardhshme në një nismë që kritikohet si “dhuratë për oligarkët” nga opozita. Me një nismë ligjore të deputetit Blendi Klosi, mazhoranca socialiste […]

The post “Dhuratë për oligarkët”/ Rama zgjeron amnistinë tatimore për investitorët specialë në turizëm appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kryeministri Rama surprizon Giorgia Melonin për ditëlindje, ja çfarë i dhuroi homologes së tij gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

15 January 2025 at 10:26
Kryeministri Edi Rama, ka surprizuar homologen e tij të Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”. Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot, 15 janar, 48-vjetorin. Siç shihet edhe

Një amerikan gjen dhuratën që i kanë blerë prindërit për Krishtlindje 46 vite më parë

By: lia rda
5 January 2025 at 23:53

Amerikani Tim King nga shteti i Illinois ka gjetur së fundmi, teksa po rikontrukturonte shtëpinë e tij, një dhuratë që i ishte menduar për Krishtlindje 46 vite më parë.

Dhurata ishte pas murit ndarës në tualet, dhe ishte e mbështjellë në letër me personazhet e Disney-t, shkruan New York Post.

King postoi një video të zbulimit të dhuratës së pazakontë që ai bëri disa ditë para Krishtlindjeve, ndërsa ndihmonte prindërit e tij të rikontrukturonin shtëpinë e tyre.

Kjo video e postuar në Instagram më 27 dhjetor ka mbledhur 37,000 pëlqime, duke treguar King, tani 53 vjeç, teksa hap dhuratën, një komplet lodrash me aeroplan të viteve 1970.

King tha se beson se dhurata ishte blerë në vitin 1978 kur ai ishte gjashtë vjeç dhe se prindërit e tij e fshehën atë në papafingo, pas ndarjes së tualetit.

/abcnews.al

SOFT NEWS – Jill Biden merr dhuratë një diamant 20 000 dollarësh nga Modi

3 January 2025 at 15:00

UASHINGTON, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Joe Biden dhe familja e tij kanë marrë dhjetëra mijëra dollarë dhurata nga udhëheqës të huaj në vitin 2023, përfshirë një diamant 20 000 dollarësh për zonjën e parë Jill Biden nga kryeministri indian Narendra Modi, del nga raporti vjetor i publikuar nga Departamenti i Shtetit, raporton ”Guardian”.

Modi u prit në Shtëpinë e Bankës nga Biden dhe zonja e parë gjatë vizitës së tij shtetërore më 22 qershor 2023.

Diamanti 7,5 karatësh ishte dhurata më e shtrenjtë që iu dha çdo anëtari të familjes Biden në vitin 2023, megjithëse Jill Biden mori gjithashtu një karficë me vlerë 14 063 dollarë nga ambasadori ukrainas në Shtetet e Bashkuara dhe një byzylyk, karficë zbukurimi dhe një album fotografik me vlerë 4 510 dollarë nga presidenti egjiptian dhe zonja e parë.

Vetë presidenti amerikan ka marrë një sërë dhuratash të vlefshme, duke përfshirë një album fotografik përkujtimor me vlerë 7 100 dollarë nga presidenti i rrëzuar së fundmi i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol, një statujë e luftëtarëve mongolë me vlerë 3 495 dollarë nga kryeministri i Mongolisë, një tas argjendi me vlerë 3 300 dollarë nga sulltani i Bruneit dhe një tabaka argjendi me vlerë 3 160 dollarë nga presidenti i Izraelit.

Ligji federal kërkon që zyrtarët e degës ekzekutive të deklarojnë dhuratat e marra nga udhëheqës dhe homologë të huaj që kanë një vlerë të vlerësuar më të madhe se 480 dollarë.

Shumë nga dhuratat janë relativisht modeste, dhe ato më të shtrenjta zakonisht – por jo gjithmonë – transferohen në Arkivin Kombëtar ose shfaqen në ekspozita zyrtare.

Sipas një dokumenti të Departamentit të Shtetit, diamanti prej 20 000 dollarësh u ruajt për përdorim zyrtar në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa dhurata të tjera për presidentin dhe zonjën e parë u dërguan në Arkivin e Shtetit./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Jill Biden merr dhuratë një diamant 20 000 dollarësh nga Modi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edhe Princi gabon/ William i bëri Kate Middleton një dhuratë kaq “të tmerrshme”

By: D Marku
30 December 2024 at 13:17

Princi William pa dyshim i ka dhënë Kate Middleton shumë dhurata që ajo i ka për zemër gjatë më shumë se dy dekadave të tyre së bashku, por një dhuratë me sa duket ishte aq “e tmerrshme” sa ajo nuk do e harrojë kurrë.

Princi William, tani 42 vjeç, i dha Kate, gjithashtu 42-vjeçare, dhuratën në fillim të lidhjes së tyre, kur të dy ishin studentë në Universitetin e St. Andrews – ku u takuan në vitin 2001 dhe ranë në dashuri më pas.
Në fillim të viteve 2000, William “ishte shumë pak i sigurt në aftësitë e tij për të dhënë dhurata” dhe një dhuratë e la të dashurën e tij të atëhershme të hutuar.

Mbreti i ardhshëm foli për dhuratën gjatë një interviste në BBC Radio Five Live.

Kur tema u kthye te dhuratat, William tha: “Unë i dhashë gruas sime një palë dylbi një herë. Ajo kurrë nuk më la ta harroj këtë.”

“Kjo ishte në fillim të lidhjes, mendoj se kjo vulosi marrëveshjen,” tha ai me shaka.

“Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i kam blerë një palë dylbi. Në atë kohë dukej një ide e mirë.”

The post Edhe Princi gabon/ William i bëri Kate Middleton një dhuratë kaq “të tmerrshme” appeared first on Albeu.com.

Dëshironi t’i jepni dikujt tjetër dhuratën që ju kanë dhënë? Ja 3 rregullat që duhet të ndiqni

24 December 2024 at 19:28
Nuk janë të pakta rastet kur na dhurohen gjëra që realisht nuk janë në shijen tonë, aq saqë kemi menduar t’i japim sërish si dhuratë dikujt tjetër. Por për ta bërë këtë gjë duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme. 1.Dhurojeni vetëm nëse nuk e keni dëmtuar Mos dhuroni dhuratën që ju kanë bërë ju dikujt

Rexhep Selimi i dërgoi dhuratë nga Haga, Spiropali: E drejta do të fitojë

21 December 2024 at 16:04

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali reagoi sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga Haga dhe të cilën ia dorëzoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Do e ruaj gjithmonë këtë dhuratë të bukur, punuar prej luftëtarit me shpirt artisti, Rexhep Selimit, dërguar nga Haga”, u shpreh Spiropali.

“Faleminderit mik! Me besimin se e drejta do të fitojë dhe me shpresën se së shpejti të katërt do të ktheheni të lirë e faqebardhë në Kosovën që ju do dhe e doni aq shumë”, shkruan Spiropali.

/r.e/

The post Rexhep Selimi i dërgoi dhuratë nga Haga, Spiropali: E drejta do të fitojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jam i prekur…”/ Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë në mënyrë të…

20 December 2024 at 13:49

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet tepër i prekur nga kjo dhuratë, ndërsa shprehet se mezi pret se mesi pret të shohë të marrë fund kalvari, “gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

The post “Jam i prekur…”/ Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë në mënyrë të… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌