Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI)

16 July 2025 at 16:06

SPAK i është drejtuar me shkresë dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit për t’i vendosur në dispozicion informacionin në se ka patur apo denoncim nga disa qytetarë për një vjedhje në banesë të ndodhur në vitin në 2020 dhe për një pengmarrje, e cila ështzë zbuluar gjatë bisedave midis disa personave nën hetim. […]

The post E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Merret peng avioni në Kanada/ Nuk dihen shkaqet, asnjë incident

By: xhir jeta
16 July 2025 at 13:23

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit një prej aeroporteve më të ngarkuara në vend.

Avioni i tipit Cessna 172, që përdoret zakonisht për trajnim të pilotëve, u ngrit në mënyrë të paautorizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Viktorias, përpara se të fluturonte në drejtim të Vankuverit dhe të fillonte të qarkullonte në mënyrë të parregullt në afërsi të aeroportit.

Sipas komunikimeve të publikuara nga platforma LiveATC.net, një kontrollor ajror njoftoi avionët e tjerë në zonë për situatën emergjente: “Kemi një avion të marrë peng që ndodhet në afërsi të aeroportit. Nëse ndodh ndonjë lëvizje e rrezikshme, ju keni të drejtë të veproni sipas gjykimit tuaj.”

Dëshmitarët në tokë panë avionin duke bërë manovra teksa fluturonte ne nje lartesi te ulet, ndërsa kontrollorët e trafikut ajror manovruan avionët e tjerë për të shmangur rrezikun. Një Boeing 737 i kompanisë WestJet, që po përgatitej për ulje, u urdhërua të ndërpriste procedurën për shkak se avioni “i rrëmbyer” i kaloi përpara në distancë të rrezikshme.

Pas disa minutash tensioni, avioni u ul i sigurt në aeroportin e Vankuverit, ku u rrethua menjëherë nga policia. Personi përgjegjës për rrëmbimin, i cili ishte vetëm në bord, u arrestua në vendngjarje.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet e aeroportit konfirmuan incidentin:

“Një incident sigurie me një avion të vogël privat në hapësirën ajrore pranë YVR shkaktoi një ndalim të përkohshëm të uljeve. Fluturimet hyrëse u pezulluan për 39 minuta dhe nëntë avionë u devijuan drejt aeroporteve të tjera.”

Policia dhe autoritetet kanadeze nuk kanë dhënë ende asnjë informacion mbi identitetin e të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti ndersa hetimet per ngjarjen vijojnë./abcnews.al

 

Before yesterdayMain stream

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

By: V K
2 July 2025 at 11:03

Katër të rinj në Durrës, morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar. Policia e Durrësit, ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje.

Uniformat blu, bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48-vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27- vjeç, K. K., 31-vjeç, J. K., 35-vjeç dhe S. P., 27-vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on Albeu.com.

Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët

By: Oldi
2 July 2025 at 10:12

Katër të rinj fillimisht morën peng dhe më pas e dhunuan në makinë një 48-vjeçar në Durrës. Policia e Durrësit ka identifikuar 4 agresorët të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa është sekuestruar automjeti i përdorur në këtë pengmarrje. Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari me iniciale D.S, ndodhet në spital nën kujdesin […]

The post Durrës/ Morën peng 48-vjeçarin dhe e dhunuan në makinë, shpallen në kërkim 4 agresorët appeared first on BoldNews.al.

Mori peng të renë në Astir dhe e kërcënoi, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

14 May 2025 at 13:01

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili ka marrë peng për disa orë një 29-vjeçare dhe e ka kërcënuar atë për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mori peng të renë në Astir dhe e kërcënoi, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

By: Ardit
13 May 2025 at 14:31

Një 31-cjeçar është marrë peng  dhe është dhunuar në Tiranë. Policia bën me dije se një 44-vjeçar, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte. Po ashtu […]

The post VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori appeared first on BoldNews.al.

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

By: Ardit
12 May 2025 at 22:12

Grupi militant Hamas ka liruar pengun Edan Alexander me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës. Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë. Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e […]

The post Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite appeared first on BoldNews.al.

“Efekti i krimeve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve”,Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik, ka video

9 May 2025 at 15:15

Gazetari Artan Hoxha është shprehur ditën e sotme se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vijuar edhe gjatë këtij procesi që po zhvillohet, por ndodh në mënyrë të kamufluar dhe efekti ndihet pas zgjedhjeve.

Hoxha u shpreh në se SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore. Gjithashtu i cilësoi takimet e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër dhe Lezhë si të zhvilluara vetëm për shfaqje mediatike. Hoxha tregoi rastin e marrjes peng të një përfaqësuesi të një force politike nga anëtarë të një tjetër force në mes të ditës, gjë që shtoi se nuk është bërë mediatike.

“Një mbështetës i opozitës është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, është marrë peng në qytetin X, është e filmuar, dhe e kanë lëshuar në Rrugën e Kombit. E kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar atje se sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i pengut mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje oficerë të lartë të policisë dhe personat përgjegjës nuk janë arrestuar. Kjo ngjarje është ngjarje e freskët”, tha Hoxha.

The post “Efekti i krimeve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve”,Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik, ka video appeared first on Sot News | Lajme.

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik. Ka video!

9 May 2025 at 14:41

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vijuar edhe gjatë procesit të fundit, por ndodh në mënyrë të kamufluar dhe efekti ndihet pas zgjedhjeve.

Sipas tij, SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore dhe aksionet si ai i djeshmi në Shkodër janë vetëm për shfaqje mediatike.

Hoxha tregoi rastin e marrjes peng të një përfaqësuesi të një force politike nga anëtarë të një tjetër force në mes të ditës, gjë që siç tha nuk është bërë mediatike.

“Një mbështetës i opozitës është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, është marrë peng në qytetin X, është e filmuar, dhe e kanë lëshuar në Rrugën e Kombit. E kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar atje se sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i pengut mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje oficerë të lartë të policisë dhe personat përgjegjës nuk janë arrestuar. Kjo ngjarje është ngjarje e freskët”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik. Ka video! appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Mbante peng dhe dhu*onte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier

By: D Marku
4 May 2025 at 13:30

Një 27-vjeçar,  është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.

Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi Albion Islami, i cili ka rezultuar me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje.

27-vjeçari është arrestuar në tentativë për t’u larguar, me një automjet të marrë me qira.

Ndërkohë, shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.

The post EMRI/ Mbante peng dhe dhu*onte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët…

2 May 2025 at 14:58

Sulejman dhe Klinton Sina vëllezër, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja Oleda Lice. Njëri prej të arrestuarve Sulejman Sina përpara gjykatës këtë të premte, ka marrë përsipër fajësinë sa i përket kësaj ngjarje. Gjykata e Tiranës la në burg gjashtë personat e arrestuar nga policia pak ditë me parë, si të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një burri.

Pesë prej të arrestuarve akuzohen se morën me forcë dhe mbajten peng në një zonë periferike një 68-vjeçar si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 milionë lekë. Nga hetimet paraprake dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se dy vëllezërit në bashkëpunim me Idajet Mashollarin në rrugën “George W Bush” morën me forcë në automjet 68-vjeçarin, të cilin me pas e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

Këta shtetas kanë telefonuar bashkëshorten e 68-vjeçarit dhe i kanë kërkuar me kërcënim 2 milionë lekë, shumë të cilën ajo ia ka dhënë Bajram Ibraliut në Sauk të kryeqytetit. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia sekuestroi 1 milionë e 746 mijë lekë brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte shtetasja Nikoleta Begolli.

 

The post Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët… appeared first on Sot News | Lajme.

Tiranë/ “Një person është dhunuar dhe është marrë me forcë”, telefonata në polici ngre alarmin

24 April 2025 at 21:41

Një telefonatë ka ngritur alarmin në Polici. Sipas telefonatës së mbërritur në sallën operative, është ngritur shqetësimi se një person është dhunuar dhe është marrë me forcë nga disa të tjerë në zonën e ish-doganës në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje është mësuar se kanë qenë disa të rinj të cilët kanë qenë të dehur, dhe pasi kanë dalë nga një lokal, njëri prej tyre, nuk ka pranuar të largohet.

Në këtë mënyrë kanë tentuar të fusin në automjet për t’u larguar. Më pas e kanë dërguar në shtëpi pasi ishte në gjendje të dehur.

/abcnews.al/

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentares në Kosovë

PRISHTINË, 23 prill/ATSH/ Pas dështimit të pestë për konstituimin e Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se “kjo situatë është për keqardhje dhe një gjendje që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës”.

 

 

Megjithatë nuk tregoi nëse do e kishin votuar Shqipe Selimin apo Saranda Bogujevcin, po të kishin qenë kandidate për kryetare të Kuvendit.

“Le ta sjellin një kandidat që mund të jetë më i pranueshëm”, u shpreh ai.

Ai ka shtuar se: “Vërtetë tashmë kjo situatë është për keqardhje dhe një situatë që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës. LVV qe i takon ta propozojë kryetarin e kuvendit ka vendosur ta mbajë peng shtetin për një emër të përveçëm. Lëvizjes Vetëvendosje i takon ta propozojë kryetarin, por nuk munden të ja imponojnë deputetëve të opozitës emrin”, deklaroi ai.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00. /KosovaPress/

The post Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentares në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fëmijët duhet të kurohen jashtë, babai i mban peng të një firme

11 April 2025 at 22:01

Flori, 16 vjeçarja  nga Durrësi i është drejtuar emisionit Piranjat për shkak të konflikteve mes prindërve të saj. Që në fëmijëri, ajo kujton se babai i saj ka qenë i alkoolizuar dhe i dhunshëm duke ja vështirësuar jetën asaj, motrave dhenënës së tyre. “Vetëm shtrengoja motrën edhe qaja. Rrija gjithë natën zgjuar. E kisha të […]

The post Fëmijët duhet të kurohen jashtë, babai i mban peng të një firme appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e frikshme: Burri bllokon të moshuarën në makinë&e detyron të tërheqë para

By: gaze tare
8 April 2025 at 10:36

Në një rast shqetësues që ka tronditur LA, autoritetet raportojnë se një burrë ka mbajtur një grua të moshuar të bllokuar në makinën e saj për disa ditë në një lagje banimi periurbane, duke e detyruar atë të kryejë tërheqje nga llogaria bankare.

Sipas deklaratave paraprake nga policia lokale të qytetit, viktima, e cila është në moshën e saj të avancuar, u përball me një situatë jashtëzakonisht stresuese dhe frikësuese. Akuzuesi, për momentin në masë të pazbuluar, i kërkoi viktimës që të kryente tërheqje bankare në këmbim të kërcënimeve të përcaktuara, duke e parandalur atë nga kërkimi i ndihmës nga autoritetet.

Policia ka filluar hetime të hollësishme për të sqaruar rrethave të ngjarjes, duke mbledhur prova dhe duke intervistuar dëshmitarë në vendin e ngjarjes që ndodhi në një nga lagjet e qetë të periurbanit të qytetit. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë plotësisht motivimin dhe metodologjinë e përdorur nga akuzuesi, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje për çdo person që mund të ketë informacion shtesë rreth incidentit të kontaktojë zyren lokale të policisë.

Ky incident thekson edhe një herë rëndësinë e mbrojtjes së të moshuarve dhe të individëve në situata vulnerabël. Autoritetet janë duke punuar ngushtë me komunitetin për të siguruar që rastet e të domosdoshme të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe që viktima të marrin mbështetjen për të cilën kanë nevojë.

Prindërit dhe familjet gjithashtu përmblidhen mbi nevojën për të rritur ndërgjegjësimin rreth sigurisë personale, veçanërisht në rrethana ku mund të shfaqen shenja të abuzimit apo keqpërdorimit. Në këtë kontekst, ekspertët theksojnë rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të besueshme dhe raportimit të menjëhershëm te autoritetet për çdo situatë të dyshimtë.

The post Ngjarje e frikshme: Burri bllokon të moshuarën në makinë&e detyron të tërheqë para appeared first on iconstyle.al.

Merret peng një person në Lezhë, policia në ndjekje të autorëve

By: user 5
3 April 2025 at 16:01

Një person është marr peng pak minuta më parë në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Shënkollit.

Ai është marr në një automjet dhe autorët janë larguar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë identifikuar autorët, të cilët janë vënë në ndekje nga policia.

The post Merret peng një person në Lezhë, policia në ndjekje të autorëve appeared first on Lapsi.al.

Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata

18 March 2025 at 08:04

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”. Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta […]

The post Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata appeared first on BoldNews.al.

Mafia sllave në Vlorë/ SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

4 March 2025 at 15:27

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin. Një organizatë ndërkombëtare sllave është nën hetim nga Prokurori e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas, mjeshtra të IT që punonin në kompjuter. Përmes aplikacioneve ende të pazbardhyera […]

The post Mafia sllave në Vlorë/ SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas appeared first on BoldNews.al.

Braimllari kërkon t’i bashkohet Ramës/ Reagon ashpër zëdhënësja e Metës: Sufllaqexhi i marrë peng

13 January 2025 at 16:35

Pas divorcit nga Partia Lirisë, Endrit Braimllari prej kohësh po kërkon që t’i bashkohet partisë së Edi Ramës dhe këtë kërkesë e ka përsëritur ditën e sotme edhe në një prononcim për një media pranë Qeverisë, ku deklaroi se dëshiron të japë kontribut për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit. Lidhur me këtë deklaratë […]

The post Braimllari kërkon t’i bashkohet Ramës/ Reagon ashpër zëdhënësja e Metës: Sufllaqexhi i marrë peng appeared first on BoldNews.al.

Armët dhe pjata e kokainës mbi tavolinë, del VIDEO nga banesa ku u mbajt e mbyllur vajza në Astir

By: Ela
10 January 2025 at 14:40

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga një prej apartamenteve në zonën e Astirit, ku dyshohet se është mbajtur e mbyllur vajza 21-vjeçare Sajma Q. nga 5 persona, e cila ditën e djeshme alarmoi autoritetet. Siç shihet edhe në video, sipër tavolinës shihen dy armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se iu përkasin 5 personave […]

The post Armët dhe pjata e kokainës mbi tavolinë, del VIDEO nga banesa ku u mbajt e mbyllur vajza në Astir appeared first on BoldNews.al.

❌
❌