Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Italia kufizon punën në natyrë, vala e të nxehtit thyen rekorde

By: user7
2 July 2025 at 08:23

Puna në natyrë është ndaluar gjatë pjesëve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të Italisë, ndërsa një valë ekstreme e të nxehtit që ka thyer rekordet e temperaturave të qershorit në Spanjë dhe Portugali. Temperaturat e larta besohet se kanë marrë të paktën tre jetë, përfshirë atë të një djali të vogël i cili mendohet se ka vdekur nga goditja nga nxehtësia ndërsa ndodhej në një makinë në provincën Tarragona të Katalonjës të martën pasdite.

Në Palermo të Siçilisë, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën pasi i ra të fikët ndërsa po ecte në një rrugë. Thuhet se ajo vuante nga një problem me zemrën. Një burrë 70-vjeçar u raportua se është mbytur në një vendpushim turistik pranë Torinos, ndërsa nxehtësia e madhe ia la vendin stuhive dhe përmbytjeve të menjëhershme.

Pranimet në njësitë e urgjencës spitalore në disa pjesë të Italisë janë rritur me 15-20% ditët e fundit. Shumica e pacientëve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi. Vala e të nxehtit, e cila ka detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në Turqi për shkak të zjarreve, ka detyruar gjithashtu mbylljen e shkollave në disa pjesë të Francës – pasi sindikatat e arsimit paralajmëruan se klasat ishin të nxehta në mënyrë të rrezikshme për fëmijët dhe mësuesit.

Ndërkohë, turistët u përballën me mbylljen e disa prej atraksioneve më të njohura të Evropës. Maja e Kullës Eiffel u mbyll ndërsa temperaturat në Paris ishin gati të arrinin 38 gradë Celsius. Në Bruksel, monumenti Atomium, i famshëm për topat e tij gjigantë prej çeliku inox, u mbyll herët ndërsa temperaturat ranë drejt 37 gradëve Celsius.

Në Itali, Lombardia dhe Emilia-Romagna, dy qendra industriale, njoftuan se po ndalonin punën në ajër të hapur midis orës 12:30 dhe 16:00, duke u bashkuar me 11 rajone të tjera – që shtrihen nga Liguria në veriperëndim deri në Kalabri dhe Siçili në jug – që kanë vendosur ndalime të ngjashme ditët e fundit.

Autoritetet lokale po ndiqnin këshillat e sindikatave pas vdekjes së Brahim Ait El Hajjam, një punëtor ndërtimi 47-vjeçar, i cili u rrëzua dhe vdiq ndërsa punonte në një kantier ndërtimi pranë Bolonjës, kryeqytetit të Emilia-Romagna, të hënën. Operatori kombëtar hekurudhor francez SNCF tha se udhëtimi me tren midis Francës dhe Italisë ishte pezulluar për të paktën disa ditë pas stuhive të dhunshme të hënën.

Cogne, një qytet në Luginën e Aostës në Itali që pësoi përmbytje të mëdha në qershor të vitit të kaluar, është izoluar nga një rrëshqitje dheu. Agjencia shtetërore meteorologjike spanjolle, Aemet, tha në një përditësim në rrjetet sociale se qershori 2025 theu rekorde kur bëhet fjalë për temperaturën e lartë, me një temperaturë mesatare prej 23.6 gradë Celsius, 0.8 gradë Celsius mbi qershorin e mëparshëm më të nxehtë të vitit 2017.

Mesatarja mujore ishte gjithashtu 3.5 gradë Celsius më e lartë se mesatarja gjatë periudhës nga viti 1991 deri në vitin 2020. Komentet e agjencisë vijnë vetëm disa ditë pasi temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në Spanjë për muajin qershor prej 46 gradë Celsius u regjistrua në provincën Huelva të Andaluzisë.

The post Italia kufizon punën në natyrë, vala e të nxehtit thyen rekorde appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Mobilizim i opozitës për të rikthyer votën e lirë

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediet u ndal sot tek procesi elektoral në diasporë ku theksoi se “zgjedhjet u manipuluan”.

Berisha tha se “dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë”.

“Shtetëzimi dhe manipulimi i votës së shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që kësaj here me një përfaqësi prej 340 mijë vetësh zgjodhën të votojnë, është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë së shqiptarëve, e përpjekjeve të tyre madhore për të qenë së bashku, pavarësisht se ku jetojnë, për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës”, u shpreh Berisha.

Berisha tha ndër të tjera në fjalën e tij se ka besim se diaspora do të angazhohet kundër qeverisë dhe do të kontribuojë në rivendosjen e të drejtës së votës së qytetarëve shqiptarë.

“PD në betejën e saj, në luftën e saj për votën e lirë të shqiptare, ka besimin më të madh se diaspora shqiptare do të mobilizohet dhe angazhohet me të gjithë forcën, potencialin e saj, kundër narkodiktaturës në Shqipëri dhe do japë kontributin e madh në rivendosjen e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë.

“Ftoj qytetarët shqiptarë që kanë votuar që të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit dhe për rikthimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha publikoi disa video për të cilat tha se janë “dëshmi e manipulimit të votave të diasporës”.

Kreu i PD-së tha se “jemi në fazën e dokumentimit të farsës, më pas do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Berisha tha se “vendi nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë”.

“Ka vetëm një objekt tani, shqiptarët duhet të votojnë të lirë. Opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, vendi nuk mund të ketë. Nuk mund të jetë opozitë e vërtetë ajo e cila pajtohet me këtë situatë. Ndaj dhe opozita do mobilizojë të gjithë potencialet e saj t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë”, u shpreh Berisha.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Mobilizim i opozitës për të rikthyer votën e lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri

By: user7
16 June 2025 at 07:28

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi. Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 251 milionë eurove, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 406 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 3-mujorin 2025, ato arritën në 199 milionë euro, 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe perspektivat e saj duken të zymta./ Monitor

The post Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Partia Demokratike tha sot se gjatë procesit të votimit në diasporë kompania postare DHL e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shpërndarjen e zarfeve, nuk ka zbatuar kushtet e kontratës.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar prononcimit të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, se “procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model”, tha se ky i fundit duhet të japë shpjegim se pse zarfet me vota u tërhoqën nëpër “tabachino”.

Vangjeli publikoi disa foto për të cilat tha se “kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetë”.

“Ky ishte procesi model sipas Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambient. Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kemi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli shtoi se “Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike”, tha Vangjeli.

“E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale”, u shpreh Vangjeli. /j.p/

The post Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model, ndërsa nga kontrata me shërbimin postar DHL ka kursyer 1.5 deri 2 milionë euro.

“Procesi i votimit nga jashtë, pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standardin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 milionë euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenda vendit”, tha Celibashi.

Kryekomisionieri tha se puna në KQZ do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa janë anuluar edhe lejet e verës për punonjësit e KQZ-së, pasi do të ketë angazhim të administratës së këtij institucioni në rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit.

“Do vazhdojmë pa ndërprerje, gjithë administrata do jetë në punë, kemi anuluar dhe lejet vjetore për gjithë stafin, për të qenë në punë edhe gjatë korrikun edhe gushtit. Me siguri që sikurse e thashë vetëm për këto dy qarqe do duhen 18-20 ditë, për të përfunduar procesin e rinumërimit, shto edhe ditët që do mund të duhen për ankimet në Kolegj. Edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Të dyja qarqet për 18 deri në 20 ditë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Celibashi nënvizoi faktin se KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për procesin e rinumërimit të votave për qarkun Fier dhe Tiranë. “KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi.

/a.f/

The post Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

By: Ardit
7 June 2025 at 20:27

Një adoleshent 14-vjeçar ka rënë sot nga kati i gjashtë i pallatit. U raportua se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nuk ka ende informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit dhe rrethanat e ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit appeared first on BoldNews.al.

Votimi nga jashtë, Celibashi: Proces model nga administrimi i KQZ-së, u monitorua nga partitë politike dhe kamerat 24/7

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin e votimit nga jashtë si një model suksesi për sa i përket punës së administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

I pyetur në lidhje me pretendimet e opozitës për parregullsi dhe manipulime, Celibashi tha se sa i takon përgjegjësisë së KQZ-së “jemi në gjendje t’u japim subjekteve politike përgjigje për çdo lloj pretendimi”.

“Administrimi këtij procesi nga KQZ është model nga çdo pikëpamje. Duke thënë këtë nuk dekurajoj askënd dhe njoh të drejtën e gjithkujt për ta kontestuar dhe për të prezantuar atë se çfarë është mbështetëse e pretendimeve të çdo subjekti, për çfarë mendon se subjekti nuk është zhvilluar siç duhet”, tha Celibashi.

“Kemi të gjithë dokumentacionin apo elementët të tjera që konfirmojnë atë që unë thash, që ky proces është zhvilluar model dhe çfarë është zhvilluar nën përgjegjësinë e KQZ-së jap garanci të plotë që standardi, integriteti i asaj që është administruar nga KQZ, është i plotë. Jemi në gjendje tu japim përgjigje çdo lloj pretendimi për atë që KQZ ka pasur nën përgjegjësinë e vet”, tha Celibashi.

Sa i përket punës së kryer nga shërbimi postar DHL, Celibashi u shpreh se “i kemi kërkuar që të na vërë në dispozicio të gjithë dokumentacionin i cili besohet, mendohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit, të dokumentacionit zgjedhor kudo në botë përfshirë edhe Greqinë. Do t’ja vëmë në dispozicion subjekteve politike”.

“Është me rëndësi ta theksoj se të gjitha partitë politike e dinë këtë, që procesi i përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik, dorëzimi i dokumentacionit tek operatori i shërbimit postar, është një proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë”, tha Celibashi.

Sipas Celibashit dokumentacioni zgjedhor në Parkun Olimpik është monitoruar nga përfaqësues të subjekteve politike dhe nga kamerat.

“Kjo vlen edhe për rastin e kthimit të dokumentacionit zgjedhor nga DHL tek KQZ. Gjithë ky segment është zhvilluar nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike, të organizatave të shoqërisë civile. Ka qenë 24/7 i monitoruar nga kamerat. Çdo gjë ka shkuar siç duhet të shkonte, nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Ngelet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së shqiptarëve në procesin e marrjes së fletëve të votimit dhe të kthimit të tyre nëpërmjet shërbimit postar”, u shpreh Celibashi.

/a.f/

The post Votimi nga jashtë, Celibashi: Proces model nga administrimi i KQZ-së, u monitorua nga partitë politike dhe kamerat 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije sot se ka përfunduar, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas Celibashit, numërimi për kandidatët preferencial në votimin nga jashtë ka përfunduar në Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar po ashtu edhe për subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, më shumë se 200 mijë votues kthyen zarfet me fletët e votimit për subjektet politike dhe kandidatët e votimit preferencial.

/a.f/

The post Celibashi: Përfundon numërimi i votave nga jashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, KQZ: Përfundon numërimi për kandidatët në 11 qarqe, vijon në Elbasan

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 11 qarqe.

Konkretisht ka përfunduar numërimi në qarqet Kukës; Shkodër; Dibër; Durrës; Fier; Tiranë; Berat; Lezhë; Vlorë; Gjirokastër; Korçë.

Sipas KQZ-së “vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan”.

Në bazë të rezultatit të publikuar nga KQZ të votimit nga jashtë, Partia Socialiste ka marrë 122 236 vota, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 47 056 vota. Partia e tretë është renditur Nisma Shqipëria Bëhet e cila ka marrë 14 800 vota.

/a.f/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: Përfundon numërimi për kandidatët në 11 qarqe, vijon në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për kandidatët në 5 qarqe

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se në 5 qarqe ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përkatësisht numërimi ka përfunduar në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu, KQZ bën të ditur se vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes në 7 qarqe në Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë. /j.p/

 

1 nga 2

The post KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për kandidatët në 5 qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Janë 201 795 votues nga jashtë, 1 971 fletëvotimi të pavlefshme

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhje Ilirjan Celibashi bëri me dije se janë edhe 50 mijë fletëvotimi nga jashtë për t’u numëruar sa i përket votave për kandidatët.

Në një konferencë për mediet sot Celibashi evidentoi gjithashtu se “201 795 është numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletëvotimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë, janë 201 795 votues nga jashtë”.

“Numri i votave për kandidatët nga një vlerësim paraprak janë rreth 50 mijë të tilla. Janë rreth 50 mijë vota për kandidatë që janë akoma për t’u vlerësuar për 9 qarqe”, tha Celibashi, ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Dibër numërimi ka përfunduar.

Celibashi shtoi se “në momentin që flasim po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët, janë duke u rivlerësuar. Po vlerësohen vetëm ato fletëvotimi në të cilat ka pasur votë për kandidatët”.

Celibashi theksoi gjithashtu se “janë 201 956 dërgesa apo dokumentacion zgjedhor unik të dorëzuar nga DHL në KQZ. Janë zarfe të DHL-së të dorëzuar në KQZ, zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht fletën e votimit nëpërmjet shërbimit të DHL, dhe janë 353 dërgesa të tjera postare unike, pra zgjedhës të tjerë të cilët e kanë kthyer në KQZ jo nëpërmjet DHL. Nga 353 të tilla 107 i janë nënshtruar procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit nga KQZ”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se këto zarfe nuk kanë ardhur nëpërmjet rrugës normale, por shërbimit postar të operatorit tjetër postar, përfshirë dhe Postën Shqiptare.

“6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht. 347 të tjerë kanë ardhur me postë tjetër. I kemi garantuar që dërgimi i zarfeve të bëhet nëpërmjet një operatori të zgjedhur për të cilin zgjedhësi nuk paguante kosto shtesë. Asnjë prej zgjedhësve nuk pengohej që këtë zarfin ta dërgonte nëpërmjet një shërbimi tjetër postar”, u shpreh Celibashi.

/r.e/a.f/

The post Celibashi: Janë 201 795 votues nga jashtë, 1 971 fletëvotimi të pavlefshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për partitë, vijon numërimi për kandidatët

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Numërimi i votave të diasporës për subjektet politike ka përfunduar në të gjithë vendin.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Dibër; Lezhë; Fier; Vlorë; Elbasan; Berat; Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.

“Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore”, njoftoi KQZ.

KQZ bëri me dije se “ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Fier; Lezhë; Dibër; Elbasan; Vlorë; Berat; Gjirokastër”.

Sipas KQZ-së për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë edhe për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

/a.f/

The post KQZ: Përfundon numërimi i votave nga jashtë për partitë, vijon numërimi për kandidatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga Greqia, Celibashi: Ka përfunduar numërimi për 8 qarqe

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit të votimit jashtë vendit, konkretisht nga Greqia.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri me dije se “ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Dibër; Lezhë; Fier; Vlorë; Elbasan”.

Celibashi theksoi se vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Korçë; Gjirokastër; Berat.

Po ashtu sipas kryekomisionerit “ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës; Tiranë; Shkodër; Fier; Lezhë; Dibër; Elbasan; Vlorë”.

“Për qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”)”, theksoi Celibashi.

/a.f/

The post Votimi nga Greqia, Celibashi: Ka përfunduar numërimi për 8 qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD i kërkon KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin lidhur me procesin e votimit nga Diaspora.

Kërkesa, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, konstaton disa pika.

Pika e parë lidhet me dokumentacionin juridiko-ligjor që vërteton se çdo emigrant i regjistruar në platformën PER ka marrë dhe dorëzuar zarfin personalisht, ka firmosur vetë dhe ka paraqitur mjet identifikimi.

Së dyti PD kërkon “numrin e fletëve të votimit (zarfeve) të diasporës të papërdorura, vendndodhjen aktuale të tyre dhe kushtet e sigurisë. Kërkojmë rakordimin e inventarit të këtyre zarfeve në çdo fazë të procesit: zarfin, dorëzim tek DHL dhe gjendja faktike e tyre sot – të mbështetur me dokumentacion provues të plotë”.

Në pikën e tretë PD kërkon “numrin e fletëve të votimit të diasporës të vulosura nga KQZ, por ende të papërdorura (pra, të pashpërndara – përfshirë këtu edhe ato të fondit rezervë)”.

Së katërti, PD-ja kërkon numrin e sasisë së zarfeve të papërdorura A dhe B, si dhe vendndodhjen e tyre aktuale.

Së pesti, kërkohet sa zarfe janë dorëzuar tek DHL-ja, sa janë kthyer pas si të parregullta për t’u marrë në administrim shpërndarje nga kompania postare, si dhe ato që janë kthyer nga DHL-ja pas dorëzimit dhe marrjes së zarfeve nga votuesi emigrant.

Partia Demokratike kërkon gjithashtu procesverbalet mbi gjendjen numerike dhe fizike të dërgesave postare që DHL-ja ka raportuar në zonën doganore dhe ka administruar në ambientet e dedikuara postare. Kjo pikë parashikon dhe informacionin nëse ka pasur ndërhyrje në ndonjë rast nga ana e autoriteteve doganore apo policore mbi zarfet.

Që në nisje të procesit të numërimit të votave të diasporës, Partia Demokratike kërkoi ndarjen e zarfeve që vinin nga Greqia, pasi pretendon për parregullësi. /j.p/

The post PD i kërkon KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen 113 509 vota nga jashtë, PS merr 54.11%, PD 28.22%

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit vijon.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 22:00′ janë numëruar 113 509 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste ka marrë 60 845 vota ose 54.11% në total, ndërsa Partia Demokratike e cila renditet e dyta ka marrë 31 739 vota ose 28.22% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 9 391 vota ose 8.35% në total.

Nr Subjekti Sigla Vota %
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 31739
28.22 %
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 3019
2.68 %
3. Lëvizja Atdheu LA 176
0.16 %
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 808
0.72 %
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 60845
54.11 %
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 9391
8.35 %
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 625
0.56 %
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 65
0.06 %
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 327
0.29 %
10. Partia Mundësia MUNDESIA 4132
3.67 %
11. Partia Socialdemokrate PSD 1323
1.18 %

/a.f/

The post Numërohen 113 509 vota nga jashtë, PS merr 54.11%, PD 28.22% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS 54.2%, PD 28.29%

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave të zgjedhësve jashtë vendit vijon.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 17:30 janë numëruara 100 835 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, Partia Socialiste ka marrë 54 164 ose 54.20% në total, ndërsa Partia Demokratike e cila renditet e dyta ka marrë 28 273 vota ose 28.29% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8 402 vota ose 8.41% në total.

Partia Mundësia ka marrë 3 589 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 2 615 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 1 155 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 700 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 272 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 561 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 150 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 56 vota

/a.f/

The post Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS 54.2%, PD 28.29% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KAS pranon ankimimin e PS-së: Shpallet i pavlefshëm vendimi i Celibashit për votat nga Greqia

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Partia Socialiste për shfuqizimin e aktit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë konkretisht nga Greqia, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në KQZ, Elena Xhina tha se “vendimi duhet të shfuqizohet”.

“Akti nuk është nxjerrë në përputhje të dispozitave ligjore. Kërkojmë të shpallet si një akt absolutisht i pavlefshëm”, tha Xhina.

Në përfundim të mbledhjes, KAS vendosi pranimin e ankimimit të PS-së dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KSHZ-së.

“Vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PS-së konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga GNVJ dhe KANVVJ”, tha Ledio Braho anëtar i KAS.

/r.e/j.p/

The post KAS pranon ankimimin e PS-së: Shpallet i pavlefshëm vendimi i Celibashit për votat nga Greqia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen 38 806 zarfe nga diaspora, PS 21 305 vota, PD 10 951 vota

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit për votuesit nga jashtë. Në total janë numëruar 38 806 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 në total.

Sipas rezultati të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 09:10, 21 305 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 10 951 vota janë për Partinë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 1161 vota

Partia Mundësia ka marrë 1196 vota

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 934 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 361 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 248 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 100 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 227 vota

Lëvizja Atdheu ka marrë 49 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 16 vota

/j.p/r.e/

The post Numërohen 38 806 zarfe nga diaspora, PS 21 305 vota, PD 10 951 vota appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diasporës, numërohen 1660 zarfe, PD 43.95%, PS 42.68%

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë edhe për votuesit nga jashtë. Në total janë numëruar 1660 zarfe të ardhura nga diaspora nga 194 889 në total.

Sipas rezultati të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 07:40, 726 vota janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 705 vota janë për Partinë Socialiste.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 117 vota

Partia “Mundësia” ka marrë 35 vota

Partia Social-Demokrate ka marrë 34 vota

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 21 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 4 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 10 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 0 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota

The post Vota e diasporës, numërohen 1660 zarfe, PD 43.95%, PS 42.68% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diasporës, 181 609 zarfe të mbërritura në KQZ

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Sot, më 11 maj 2025, shtetasit shqiptarë votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, në një proces që pritet të përcaktojë drejtimin politik të vendit për katër vitet e ardhshme.

Për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Procesi i votimit jashtë vendit ka nisur rreth një muaj më parë, ndërsa ende vijnë zarfe me fletë votimi nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 07:38, kanë mbërritur 181,609 zarfe me fletë votimi.

Në total janë 245 935 zarfe të dërguara, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 609 zarfe me fletë votimi. 18 326 zarfe me fletë votimi nuk janë tërhequr nga zgjedhësit të cilët ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Sipas KQZ, 2502 zarfe janë te kutia e posaçme.

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 71 273, ndjekur më pas nga Greqia 45 560, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 40 250 zarfe, Fieri 24 328, Durrës 19 033.

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri sot pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë.

The post Vota e diasporës, 181 609 zarfe të mbërritura në KQZ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌