Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

By: V K
12 July 2025 at 12:33

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare.

Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i cili nuk është pronë e shtetit shqiptar dhe dyshohet të jetë marrë me qira me kosto të larta, mes 6,500 dhe 7,500 dollarë për orë fluturimi.

Sipas marrëveshjes së vitit 2020 mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania, fluturimet e kryeministrit duhet të kryhen me avionin Airbus A319 të regjistruar në emër të shtetit, por për fluturimin në Hagë është përdorur një avion tjetër, çka ngre pyetje mbi zbatimin e marrëveshjes dhe transparencën në shpenzimet.

PD kërkon nga qeveria të publikojë faturën tatimore të këtij udhëtimi, vlerën totale të shpenzuar për charterat e kryeministrit dhe mënyrën e pagesave ndaj ofruesit të shërbimit Air Albania, pasi në databazën e thesarit rezulton vetëm një pagesë simbolike prej 200 mijë lekësh që nga viti 2019.

Deklarata:

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).

Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.

Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin

Avion Air craft Airbus A319

Kapacitet mbartës 32 persona

Kodi i rregjistrimit TC -ANA

Vitet e përdorimit 20

Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.

Sipas mediave, e pyetur nga BIRN, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.

Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:

A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po, kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania

Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?

Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?

Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.

The post Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on Albeu.com.

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

By: Elva
12 July 2025 at 11:28

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare. Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i […]

The post PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on BoldNews.al.

PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Partia Demokratike tha se ndalimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha për 333 ditë me masën “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, është bërë pa asnjë provë ligjore.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, u shpreh se “dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës”.

“SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

“Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli theksoi se “ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik”.

Vangjeli gjithashtu e cilësoi drejtësinë me regji, ndërsa rreshtoi edhe rastet kur sipas PD-së drejtësia nuk ka vepruar.

“Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin. Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

“Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Vangjeli.

/m.q//a.f/

The post PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Partia Demokratike denoncon shpërdorimin e fondeve publike nga bashkia e Tiranës përmes tenderave të dyshimtë dhe me mungesë konkurrence, që rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe nuk reflektojnë prioritetet e vërteta të komunitetit.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Genta Vangjeli, në total, 17 milion euro me TVSH janë shpenzuar nga bashkia e Tiranës për pajisje dhe orendi mobilimi, përmes 63 tenderave, ku janë shpallur fitues vetëm 16 operatorë ekonomikë, mesatarisht 4 tendera për çdo operator.

“Ky përqendrim alarmues nuk është aspak rastësor, por pasojë e kritereve kualifikuese të hartuara me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara, në shkelje të konkurrencës së ndershme. Ky model është tashmë i dukshëm edhe në drejtimin e kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristani”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit, kjo situatë ndodh në një kohë kur qytetarët e Tiranës presin ende përfundimin e procesit të rindërtimit, pagesën e bonuseve të qirasë dhe mbështetje për familjet në nevojë,

“Partia Demokratike i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe Ristanit të rishikojnë menjëherë këto praktika të dëmshme dhe të fokusohen në nevojat reale të qytetarëve. Çdo shkelje apo abuzim me fondet publike do të monitorohet dhe denoncohet me vendosmëri nga opozita”, tha Vangjeli.

/e.i/a.f/

The post Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

By: V K
14 June 2025 at 12:50

Partia Demokratike, vazhdon të denoncojë skandalet e farsës elektorale. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se zarfet për votën e diasporës u shpërndanë në dyqane duhani në Greqi.

PD solli edhe pamjet për të provuar këtë skandal:

“Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale”,– thekson Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Në konferencën për shtyp të datës 10 Qershor Kreu i KQZ z. Ilirjan Celibashi u prononcua pa asnjë lloj droje se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model … dhe shpërndarja e zarfeve në shtetin grek nuk cenoi procesin për mënyrën si u organizua si dhe për integritetin e tij…

Zbatimi i kontratës nr.1358/20 datë 4 prill 2025 së lidhur ndërmjet KQZ dhe kontraktorit DHL kërkon zbatimin e kushteve tërësisht të ndryshme nga sa paraqitet në pamjet në vijim…

Fotot e sapondjekura kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetëm….

Ky ishte procesi model sipas z. Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambiente.

Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kremi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar…

Sipas z. Celibashi përgjegjësia e KQZ përfundon te përzgjedhja e operatorit me reputacion sa më të mirë me sa më pak para, si dhe ndërtimi i një kontrate të mirë e cila është ende në zbatim.

Zoti Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale …

The post Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino”

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Partia Demokratike tha sot se gjatë procesit të votimit në diasporë kompania postare DHL e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shpërndarjen e zarfeve, nuk ka zbatuar kushtet e kontratës.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar prononcimit të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, se “procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model”, tha se ky i fundit duhet të japë shpjegim se pse zarfet me vota u tërhoqën nëpër “tabachino”.

Vangjeli publikoi disa foto për të cilat tha se “kanë mbërritur në adresën tonë nga qytetarë që jetojnë në Greqi dhe votuan në këtë vend, të cilët deklarojnë se tërhoqën dhe dorëzuan zarfet me fletët e votimit në magazina ku shiten cigare e jo vetë”.

“Ky ishte procesi model sipas Celibashi, ku adresat e qytetarëve janë nëpër “tabachino”, dhe zarfet tërhiqen e dorëzohen në këto ambient. Këto sa i takon votimit në Greqi, ndërkohë akoma nuk kemi një përgjigje përse DHL nuk paraqet provat e dorëzimit të zarfit tek çdo votues në diasporë, në Itali, Shtetet e Bashkuara apo Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli shtoi se “Celibashi duhet të jetë me dije se përgjegjësia e KQZ-së fillon me procedurën e prokurimit, zbatimin e saj, lidhjen dhe implementimin e plotë e të suksesshëm të kontratës përfshirë mirëmenaxhimin e fondeve publike”, tha Vangjeli.

“E meqenëse kontrata është ende në fazë zbatimi të marri masat e parashikuara në aktet ligjore dhe në kontratën respektive kundrejt përgjegjësve të dështimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale”, u shpreh Vangjeli. /j.p/

The post Vota e diasporës, PD: Procesi “model” i Celibashit me zarfe në “tabachino” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Penalizim përgjegjësve për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Partia Demokratike iu ka bërë thirrje organeve ligjzabtuese që të identifikojnë dhe penalizojnë përgjegjësit konkretë të helmimit të disa fëmijëve në një kopsht në Gramsh.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha sot në një deklaratë për mediet se bashkia duhet të mbajë përgjegjësi pasi “kryetari i bashkisë e di mirë se kush është kontraktori sepse ekziston një kontratë e nënshkruar për këtë qëllim”, duke iu referuar rastit të helmimit me salmonelë të disa fëmijëve në Gramsh.

Sipas Vangjelit, kompania e kontraktuar ka qenë në vitin 2018 subjekt i dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

“Sipas opencorporates.al, ky operator ka regjistruar 8.5 mil euro kontrata publike përfshirë edhe periudhën pas dënimit gjyqësor të formës së prerë”, u shpreh Vangjeli. /j.p/

The post PD: Penalizim përgjegjësve për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Këta janë patronazhistët e PS-së që janë emëruar si vëzhgues të pavarur”/ PD denoncon me emra për zgjedhjet e 11 majit

3 May 2025 at 15:29

Partia Demokratike ka bërë një denoncim publik të bujshëm, duke publikuar emrat e disa personave që, sipas saj, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të pavarur për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD, janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas PD, disa nga personat e përfshirë janë të njohur publikisht për angazhimin e tyre politik me PS-në dhe madje kanë qenë aktivë në propagandën zgjedhore për partinë në pushtet, përfshirë në rrjetet sociale. Kjo, sipas PD-së, përbën një shkelje flagrante të paanësisë që kërkohet nga roli i vëzhguesit zgjedhor.Partia Demokratike ka publikuar një listë prej 13 emrash që, sipas saj, janë të lidhur me rrjetin e patronazhistëve dhe njofton se verifikimi

po vijon për emra të tjerë. Çështja do t’i referohet organeve të hetimit për veprime të mëtejshme ligjore.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

The post “Këta janë patronazhistët e PS-së që janë emëruar si vëzhgues të pavarur”/ PD denoncon me emra për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur

3 May 2025 at 15:05

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi në listat e akredituar për vëzhgues të procesit zgjedhor të 11 Majit ka futur një numër të madh patronazhistësh të PS-së. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD Genta Vangjeli tha se deri tani […]

The post Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur appeared first on BoldNews.al.

PD denoncon kreun e PS në Lushnjë: Sipërmarrësi Ergest Krakulli i mori pronën familjes Sylari

22 April 2025 at 15:21

Zëdhënësja e AntiKorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka denoncuar kreun e Partisë Socialiste në Lushnjë, Ergest Krakulli.

Vangjeli deklaron se familja Sylari kishte lidhur aktmarrëveshje me sipërmarrësin Erest Krakulli për ndërtimin e një objekti, në të cilin pronarët e truallit do të përfitonin ambjente banimi në total 810 m2.

Ajo thotë se gjykata i ka mohuar sipërfaqen 67.1 m2 që i takon pronarëve të truallit sipas akt marrëveshjes. Vangjeli deklaroi se gjykata i ka dhënë të drejtë pronarëve të tokës, por biznesmeni nuk u dorëzon sipërfaqet e pronës.

Deklarata e plotë:

Në vitin 2007 familja Sylari në cilësinë e pronarit të truallit ka lidhur akt marrëveshjen me sipërmarrësin Ergest Krakulli etj, për ndërtimin e një objekti në të cilin pronarët e truallit do të përfitonin ambjente banimi në total 810 m2 në pasurinë nr.18/199, zona kadastrale 8571, lagjia Kongresi, qyteti Lushnjë.

Në shkelje të kësaj akt marrëveshjeje, pronarëve të truallit ju mohua e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 67.1 m2.

Për këtë ata paditën në gjykatë sipërmarrësin dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me anë të vendimit nr.362 datë 5 Qershor 2017 vendosi pranimin plotësisht të kërkesë padisë dhe detyrimin e sipërmarrësit Ergest Krakulli etj të dorëzojnë sip 67.1 m2 te paditësit.

Gjykata e Apelit Vlorë i ka dhënë formë të prerë këtij gjykimi duke lënë në fuqi këtë të drejtë të paditësve më anë të vendimit të saj nr.251 datë 26 Tetor 2022.

Megjithatë se gjykata ka gjetur si të paligjshme veprimet e sipërmarrësit duke mohuar sipërfaqen 67.1 m2 që i takon pronarëve të truallit sipas akt marrëveshjes, këta të fundit dëshmuan se nuk kanë mundur të ekzekutojnë vendimin për të njohur pronësinë edhe për këta metra katrorë të mohuara.

Për këtë padrejtësi janë me dije organet shtetërore konkretisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës, zyra Qendrore e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Po çfarë e detyron shtetin shqiptar t’u mohojë pronësinë që u takon qytetarëve kur për këtë disponojnë edhe vendim gjyqësor të formës së prerë?

Pse shteti vetë shkel ligjin me të dyja këmbët?

A ndodh kjo në rastin konkret duke qenë se sipërmarrësi Ergest Krakulli është mbështetur nga Taulant Balla dhe ka mbajtur statusin e kreut të PS në Lushnjë?

Partia Demokratike dënon me forcë këtë padrejtësi dhe apelon organet respektive të njohin pronësinë e mohuar për pronarët legjitimë të cilët rropaten gjykatave me vite të tëra për të vërtetuar të drejtën e tyre e si përfundim vetë shteti ja mohon këtë të drejtë.

Sigurojmë shqiptarët se këto marrin fund në 12 Maj. Bashkë t’u rikthejmë Shqipërinë shqiptarëve …

Votoni nr.1

The post PD denoncon kreun e PS në Lushnjë: Sipërmarrësi Ergest Krakulli i mori pronën familjes Sylari appeared first on Sot News | Lajme.

Genta Vangjeli: Polici në Elbasan bllokon hapësirën publike, asnjë institucion nuk u shkon në ndihmë banorëve

By: V K
20 April 2025 at 15:16

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se Polici në Elbasan bllokon hapësirën publike dhe se asnjë institucion nuk u shkon në ndihmë banorëve.

Duke falenderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.

Për shqetësimin e tyre janë me dije:

Kryeplaku i fshatit Bradashesh;

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brendshme;

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike, duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.

Bllokuesit e rrugës kallëzuar për veprën penale të “vetëgjygjësisë” nga banorët të cilëve i pengohet kalimi në hapësirën publike, paditën vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kërkuar pavlefshmërinë e tij dhe deri në përfundim të gjykimit të çështjes gjykata ka nxjerrë vendimin e ndërmjetëm për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Vetë z. Muhamet Rrumbullaku, vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.

Partia Demokratike, kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.

Qeverisja e Edi Ramës, nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite, derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..

Bashkë të çlirojmë Shqipërinë nga padrejtësitë ….

Partia Demokratike do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve …

The post Genta Vangjeli: Polici në Elbasan bllokon hapësirën publike, asnjë institucion nuk u shkon në ndihmë banorëve appeared first on Albeu.com.

“Shteti i kapur”, denoncon PD: Në Elbasan, polici kthen pronën publike në privat, institucionet mbyllin sytë

20 April 2025 at 15:44

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht një rast abuzimi me detyrën nga një punonjës i strukturave të Policisë së Shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Sipas deklaratës së Vangjelit, qytetarë të këtij fshati kanë paraqitur një ankesë ndaj shtetasit me inicialet D. B., i cili akuzohet për bllokimin e hapësirës publike dhe pengimin e tre familjeve që të kalojnë në rrugën që të çon në banesat e tyre. Denoncimi vjen pas një kalvari të gjatë institucionesh dhe vendimesh që, sipas PD, janë shpërfillur nga i njëjti person.

“Tre herë është ndërhyrë për lirimin e rrugës, por përsëri hapësira është ribllokuar. Vendimi i IMT-së së Bashkisë Elbasan i datës 19.09.2020 ka urdhëruar qartësisht prishjen e ndërtimit të paligjshëm, por ai vazhdon të injorohet,” – u shpreh Vangjeli.

Partia Demokratike bën me dije se në dijeni të kësaj çështjeje janë vendosur të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Ministrinë e Brendshme. Madje, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, ka cilësuar shqetësuese veprimet e punonjësit D. B., që sipas tij, dëmtojnë imazhin e institucionit në sytë e qytetarëve.

 

 

Në deklaratën për mediat, Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë të marrin masa urgjente për lirimin e hapësirës publike dhe për ndëshkimin e personit përgjegjës. Pamje të publikuara nga banorët tregojnë të moshuar dhe fëmijë të detyruar të kalojnë nëpër përrua për të arritur në shtëpitë e tyre, për shkak të bllokimit të rrugës.

“Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as të drejtën më themelore: kalimin në rrugën publike. Qytetarët presin me vite që gjykatat t’u njohin një të drejtë elementare,” përfundoi Vangjeli, duke bërë thirrje për “çlirimin e Shqipërisë nga padrejtësitë”.

“Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Votoni nr. 1.” – përfundon deklarata.

Deklarata e plotë:

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Duke falënderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.

Për shqetësimin e tyre janë me dije:

-Kryeplaku i fshatit Bradashesh;

-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;

-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brendshme;

-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.

Bllokuesit e rrugës kallëzuar për veprën penale të “vetëgjygjësisë” nga banorët të cilëve i pengohet kalimi në hapësirën publike, paditën vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kërkuar pavlefshmërinë e tij dhe deri në përfundim të gjykimit të çështjes gjykata ka nxjerrë vendimin e ndërmjetëm për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Vetë z. Muhamet Rrumbullaku vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.

Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.

Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..

Bashkë të çlirojmë Shqipërinë nga padrejtësitë ….

Partia Demokratike do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve …

Votoni nr. 1

The post “Shteti i kapur”, denoncon PD: Në Elbasan, polici kthen pronën publike në privat, institucionet mbyllin sytë appeared first on Sot News | Lajme.

Genta Vangjeli për KQZ-në: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje

By: V K
12 April 2025 at 13:15

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, u shpreh se në përgjigje të kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike për dhënie informacioni mbi përmbushjen e detyrimeve ligjore nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka paraqitur listën e emrave që kanë deklaruar pezullimin, apo dorëheqjen nga funksionet shtetërore përmes dokumentacionit përkatës të kandidimit.

Në këtë kuadër, vetëm 35 kandidatë janë raportuar si të pezulluar apo dorëhequr, duke ngritur shqetësime të mëdha nga ana e PD-së për ligjshmërinë e kandidimit të pjesës tjetër të listës.

Në vijim, Partia Demokratike argumenton në detaje bazën kushtetuese dhe ligjore që sipas saj nuk lejon interpretim të dyfishtë ndërmjet dorëheqjes dhe pezullimit, dhe kërkon që KQZ të përjashtojë nga kandidimi ata individë që nuk kanë respektuar në mënyrë të plotë këtë standard ligjor.

Deklarata:

Në përgjigje të kërkesës zyrtare së Partisë Demokratike me objekt: “Dhënie informacioni”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të cilët kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksioni përkatës nëpërmjet deklaratës së pranimit të kandidimit sipas modelit përkatës miratuar me Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 2, datë 22.01.2025.

Konkretisht sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjithë kandidatët e jo vetëm këta 35, e në këto kushte :

Ju ridrejtua KQZ për të verifikuar ligjshmërinë e kandidimit për të tjerë zyrtarë të lartë të cilët nuk janë pjesë e listës me 35 emrat të administruar nga KQZ, duke mos konsideruar standartin ligjor.

Në përmbushje të nenit 69 të Kushtetutës së RSH dhe sa i takon Kodit Zgjedhor si ligje supreme mbi të gjitha ligjet e tjera, dhe përmbushjes së nenit 63 pika 4/g të tij, ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë taksative “heqjen dorë” si detyrim ligjor që duhet të përmbushet nga secili kandidat, që do të thotë largimin nga detyra shtetërore dhe nuk ka lënë asnjë hapsirë opsionale si “pezullimi” që nënkupton ndalimin përkohësisht të funksionit ose ndërprerjen e tij për një farë kohe për tu rikthyer në detyrë në pamundësi të fitores së mandatit të deputetit.

Prandaj, për secilin kandidat i cili ka zgjedhur pezullimin mbështetur në dispozita të tjera ligjore që nuk prevalojnë mbi kodin zgjedhor e as Kushtetutën e RSH, ku citohet shkurt dhe qartë “heqja dorë” , Partia Demokrative kërkon nga KQZ të mos trajtojë si të barazvlefshme “heqjen dorë” me “pezullimin” dhe të përjashtojë kandidatët për këto arsye :

 

 

 

 

 

 

 

 

 

a.moszbatim të Kushtetutës së RSH neni 69;

b.moszbatim të Kodit Zgjedhor të RSH, nenin 63 pika 4/g;

c. moszbatim të Udhëzimit të KSHZ nr.2 datë 22 Janar 2025, “Për Përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit…….”,

d. moszbatim të Deklaratës për pranimin e kandidimit;

dh.sqarimit mbi mënyrën e plotësimit të dokumentit Deklaratë e Kandidadit për hapje llogarie bankare të posaçme,

e. Parandalimin e përdorimit të aseteve dhe burimeve njerëzore të institucionit për qëllime zgjedhore sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor cilësuar njëkohësisht si vepër penale parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal të RSH , nga kandidatët e njëkohësisht titullarë të padorëhequr por të pezulluar momentalisht me potencial rikthimi pas rezultatit zgjedhor.

Kategoritë e funksionarëve shtetërorë të përcaktuar në nenin 69 të Kushtetutës nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra.

Mandati i fituar në kundërshtim me sa më lart është i pavlefshëm dhe PD po ndjek e do vijojë me secilin rast.

The post Genta Vangjeli për KQZ-në: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

PD denoncon abuzimet e ‘Eco Riciklim’: Pse SPAK nuk ka nisur hetimet?

By: Ardit
6 April 2025 at 14:39

Partia Demokratike ka denoncuar sërish kompaninë Eco Riciklim për abuzime në tenderët publikë për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Gjatë një konfernce për Mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha kjo kompani ka monopolizuar procedurat tenderuese, duke fituar kontrata të mëdha, ndërsa denoncohet një përfshirje e dyshimtë të personave të lidhur me institucionet shtetërore. […]

The post PD denoncon abuzimet e ‘Eco Riciklim’: Pse SPAK nuk ka nisur hetimet? appeared first on BoldNews.al.

PD i kërkon KQZ-së të përjashtojë Ardit Bidon nga lista e kandidatëve të PS

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli i bëri thirrje sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të përjashtojë nga lista kandidatin socialist në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido.

Përmes një deklarate nga selia blu, Vangjeli shprehet se Bido bën fushatë për deputet duke qenë ende në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

Duke cituar Kodin Zgjedhor, Vangjeli thotë se “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj”.

Sipas saj, urdhri i Bidos për të ngarkuar përkohësisht në detyrë zv/drejtorin, për shkak të mungesës me arsye të tij, nga data 12 mars deri në kthimin në detyrë të titullarit, bie ndesh me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Deklarata e plotë:

Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit.

Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025.

Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon:

  1. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
  2. g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar.

Ky status buron nga:

  1. Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT” i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;
  2. Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil” i ndryshuar, neni 19 pika 4;

3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3. ndodhet gjithashtu në kushtet e mundësisë së shkeljes së nenit 91 të Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar nga përdorimi i aseteve, çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë presion ndaj tyre për këtë qëllim.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS, por i pa dorëhequr me vetëdije.

/r.e/

The post PD i kërkon KQZ-së të përjashtojë Ardit Bidon nga lista e kandidatëve të PS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Skandali i rindërtimit të godinës 19 në QS’, Genta Vangjeli: Godina nuk u ndërtua kurrë, edhe pse u paguan 43 mln lekë në favor të subjektit ndërtues

By: E.K
22 March 2025 at 10:39

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një tjetër aferë korruptive, lidhur me procesin e rindërtimit të godinës nr. 19 në Qytetin Studenti, duke ngritur akuza të forta ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-drejtoreshës së RSU nr.1, Anila Shehu. Sipas saj, edhe pse janë paguar rreth 43 milionë lekë […]

The post ‘Skandali i rindërtimit të godinës 19 në QS’, Genta Vangjeli: Godina nuk u ndërtua kurrë, edhe pse u paguan 43 mln lekë në favor të subjektit ndërtues appeared first on FaxWeb.

Genta Vangjeli: Godina Nr.19 në “Qytetin Studenti” nuk u ndërtua kurrë, edhe pse u paguan 43 mln lekë nga Bashkia Tiranë

By: V K
22 March 2025 at 10:47

Këtë të shtunë, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një tjetër aferë korruptive, lidhur me procesin e rindërtimit të godinës nr. 19 në Qytetin Studenti, duke ngritur akuza të forta ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-drejtoreshës së RSU nr.1, Anila Shehu.

Sipas saj, edhe pse janë paguar rreth 43 milionë lekë për ndërtimin e kësaj godine, ajo nuk është ndërtuar kurrë, një fakt që është vërtetuar nga fotot e marra në terren.

Gjithashtu, Vangjeli theksoi se ky është një rast tjetër abuzimi me fondet publike dhe se ka dyshime për shkelje të ligjit dhe abuzim me detyrën shtetërore.

Ajo i bëri thirrje SPAK-ut të ndërmarrë hetime të thelluara për këtë çështje dhe të dërgojë për gjykim ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.

 

 

 

 

 

Deklarata:

Në datën 5 Mars 2025 aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kallëzuan në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshën e RSU nr.1 Anila Shehu për një tjetër aferë korruptive lidhur me procesin e rindërtimit e konkretisht ndërtimin e godinës tip në RSU NR.1 (Nr.19) në Qytetin Studenti.

Studentët treguan se përveç mohimit të së drejtës për informim lidhur me këtë rast:

Së pari, ekzistojnë dyshime për abuzim me detyrën shtetërore ku dëmi është i dyfishtë qoftë me fondet publike por edhe me gjurmën dhe territorin e pretenduar për t’u ndërtuar godina nr. 19,

Së dyti, godina nuk u ndërtua kurrë vërtetuar nga fotot e marra në terren,

Së treti, për këtë godinë u paguan rreth 43 milionë lekë të vjetra në favor të kontraktorit i cili do kryente ndërtimin.

Partia Demokratike kreu verifikimet e saj për procedurat e kryera nga bashkia Tiranë për ndërtimin e godinës 19 dhe rezultuan këto fakte shtesë:

Në datën 6 Dhjetor 2019 Erjon Veliaj në cilësinë e kryetarit të AK bashkia Tiranë, zhvillon procedurën me negocim me objekt shembja e ndërtesave godina 15,18,19 në qytetin studenti dhe kontraktori ishte kompania ARB & Trans 2010 shpk e cila ka qenë deri në vitin 2018 në pronësi të drejtpërdrejtë të Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr të bashkisë Tiranë, të përfshirë në aferën e 5 D, Arben Maloku dhe aktualisht në pronësi të babait të tij.

Sipas Spending Data për këtë procedurë ky subjekt u pagua 25.2 milion lekë ekzekutuar në datën 4 Mars 2020 dhe 20 Shtator 2020.

Përveç pagesës për punë të pakryer në vlerën 4.3 mil lekë në favor të ndërtuesit ekzekutuar në dt. 8 Shtator 2023, Erjon Veliaj në datën 12 Nëntor 2021 ka lidhur kontratën me objekt mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i godinës TIP në RSU nr.1 (nr.19) me operatorin Instituti ‘Dekliada’ shpk në pronësi drejtorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Mehmet Hasalami, subjekt ky i kontraktuar nga bashkia Tiranë ndër të tjera edhe për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26.11.19, rindërtim banesash apo godinës RSU 3 nr.4.

Edhe pse sipas Spending Data nuk rezulton pagesë e përfituar nga ky subjekt për godinën 19 në RSU 1, prezent dhe fakt është se në zbatim të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, i ndryshuar, neni 7, si dhe VKM nr.610, datë 22.09.2022 Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve, neni 7 e vijues, mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.

Gjithashtu, situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve kontrollohen dhe miratohen nga mbikëqyrësi i punimeve. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi.

Çfarë situacionesh ka miratuar mbikëqyrësi kur në këtë objekt nuk ka ndërtim…

Partia Demokratike ka denoncuar disa herë përdorimin e fatkeqësive natyrore duke abuzuar me dashje me keqmenaxhimin e ndarjen e parave publike dhe rasti i mësipërm është një tjetër shembull.

Në këto kushte apelojmë SPAK të konkludojë me hetimet respektive për këtë aferë të kallëzuar nga studentët dhe dërgojë për gjykim shkelësit e ligjit dhe vjedhësit e parave të shqiptarëve.

The post Genta Vangjeli: Godina Nr.19 në “Qytetin Studenti” nuk u ndërtua kurrë, edhe pse u paguan 43 mln lekë nga Bashkia Tiranë appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri tani, por KQZ nuk ka dhënë asnjë masë ndaj tyre

By: V K
15 March 2025 at 11:32

Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar 27 raste të shkeljeve të Kodit Zgjedhor nga zyrtarë të kabinetit qeveritar, duke përmendur ministra si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe.

Sipas PD, këto shkelje janë raportuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por deri tani nuk janë marrë masa ndaj përgjegjësve.

Gjithashtu, Vangjeli tha se për 16 raste është filluar hetimi administrativ, ndërkohë që për 6 raste nuk është nisur asnjë hetim dhe për 2 raste është vendosur pushimi i hetimit.

Ajo theksoi se, për të gjitha rastet që janë duke u hetuar, nuk janë marrë masa penalizuese nga KQZ, duke kërkuar nga ky organ të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar veprimet e paligjshme dhe të sigurojë zhvillimin e një gare zgjedhore të ndershme dhe të barabartë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Partia Demokratike, ka kërkuar veprime të menjëhershme për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të parandaluar ndikimet e mundshme të ministrave dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Deklarata:

“Mbështetur në të dhënat e administruara nga PD lidhur me evidencat tona që kanë të bëjnë me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, bëjmë me dije se:

Deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe vendore.

Për këto 27 raste ankimimi KQZ ka vendosur:

Pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste;

Mosfillim hetimi për 6 raste;

Pushim të hetimit për 2 raste.

Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor të RSH, Vendimit nr.9/2020 të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit”, shprehet Genta Vangjeli.

The post Partia Demokratike: Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri tani, por KQZ nuk ka dhënë asnjë masë ndaj tyre appeared first on Albeu.com.

Tenderi 1.7 mln € i kutive të kartonit të Arkivës, PD denoncon shkeljet e DPA

By: Ela
2 March 2025 at 13:05

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar disa shkelje të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, konkretisht procedura me objekt: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1,  me Fond limit: 2.2 milion euro. PD sqaron se “për këtë procedurë […]

The post Tenderi 1.7 mln € i kutive të kartonit të Arkivës, PD denoncon shkeljet e DPA appeared first on BoldNews.al.

Akuzat e PD: Bashkia Lezhë i rrëmben pronën qytetares për ta bërë çerdhe, por në truallin e çerdhes do të ndërtohen pallate

By: V K
8 February 2025 at 12:41

ditën e sotme, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku shprehet se qytetarja Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh, paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj në Lagjen Gurra në Lezhë.

Ajo thekson se kjo pronë e ligjshme e saj, u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019.

Vangjeli shton gjithashtu, se lokali nuk ishte dëmtuar sa për tu shembur dhe kjo theksohet edhe sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse.

Ajo tha së në këtë truall, u rindërtua i njëjti pallat dhe në katin e parë njësia tregtare qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit.

Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishtese do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.

Vangjeli thekson se Simonele Floriri, drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë, i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë.

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Procesi i rindërtimit si për shumë shtetas të tjerë dëmtoi edhe një qytetare të Lezhës. Znj. Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj me sipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë.

Kjo pronë e ligjshme e saj u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga znj.Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019, i cili e dëmtoi sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse, ndonëse lokali sipas denoncueses nuk ishte dëmtuar aq sa për tu prishur.

Kështu u rindërtua i njëjti pallat që ka patur nr. 98, në katin e parë të së cilit e njëjta njësi tregtare gjithashtu, e cila qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit. Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, znj. Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishte: Do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.

E njëjta kërkesë i është drejtuar Kryeministrit Rama dhe premtimi ishte se do merrnin përgjigje së shpejti… Topi ping pong me pronën dhe bukën e qytetares së thjeshtë vazhdoi…. Znj. Simonele Floriri prezantuar si Drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë, e për informacion të mëtejshëm znj. Dhana duhej të drejtohej me shkrim.

Sipas kësaj porosie, denoncuesja dërgoi kërkesë për informacion e cila përfundoi në dorën e drejtorit të zyrë së Urbanistikës pranë Bashkisë Lezhë, por pa sukses, përgjigja ishte e njëjtë: duhet të dilte vendimi i qeverisë.

Atëherë zonja i ridrejtohet KM Rama por edhe pas përgjigjes, asnjë zgjidhje për rimarrjen e pronës njësi tregtare të znj. Dhana. Ajo theksoi se ka mësuar nga burime jozyrtare se prona e saj do të bëhet çerdhe për fëmijë dhe në vendin ku ka qenë çerdhja do ndërtohet një pallat.

Së fundi znj. Dhana i është drejtur organeve të hetimit për shkeljet e evidentuara. Që shteti shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës nuk mbron pronën e qytetarëve përkundrazi ky është fakt. Edi Rama me programin e tij të “suksesshëm” të rindërtimit të japi përgjigje pyetjes: Çfarë duhet të bëjë znj. Bedulla Veli Dhana për t’ju rikthyer prona e saj legjitime me të cilën ushqehet? Edi Rama për veten e tij jeton në saraje por njerëzve të thjeshtë nuk i jep çfarë i takon …

The post Akuzat e PD: Bashkia Lezhë i rrëmben pronën qytetares për ta bërë çerdhe, por në truallin e çerdhes do të ndërtohen pallate appeared first on Albeu.com.

❌
❌