Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

By: Ardit
17 August 2025 at 10:56

Ndërtimet në Shqipëri vijojnë të bëhen me ritme të shpejta, teksa lejet janë dhënë kudo; në det, mal, lumë, rrugë apo edhe lulishte. Mania për të kapur çdo pëllëmbë pronë është e madhe, edhe në ato zona që janë të mbrojtura, afër akseve kombëtare apo kudo tjetër. Prej disa javësh ka nisur një aksion i […]

The post Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare? appeared first on BoldNews.al.

45-vjeçari vë një tra para pallatit, nuk po lejon banorët që të parkojnë mjetet

By: redi
8 August 2025 at 15:29

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit…

Source

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

By: Oldi
17 July 2025 at 13:55

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do […]

The post Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri! appeared first on BoldNews.al.

Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve

By: user7
3 July 2025 at 08:20

Gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit u bën të anketuarve pyetjen:

Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

1. Do të rriten

2. S’do të ndryshojnë

3. Do të bien

Për muajin qershor, balanca e përgjigjeve vijon të mbetet pozitive, d.m.th. më shumë ndërtues presin që çmimet të rriten sesa të ulen, por kjo balancë është ulur ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve ishte 7.2 pikë përqindje në qershor, nga 14.3 pikë përqindje në maj. Rënia në balancë në tremujorin e fundit (nga 14.3 në 7.2) sugjeron se pritshmëritë për rritje çmimesh po zbehen. Pas muajit nëntor 2024, kjo është pritshmëria e dytë më e ulët që nga nëntori i vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie”.

Deri në fund të 2019-s, balanca e përgjigjeve për çmimet në ndërtim ishte negative, ose afër zeros, që tregonte se ndërtuesit nuk prisnin rritje të çmimeve. Nga viti 2021, ndërtuesit që prisnin rritje çmimesh u rritën ndjeshëm, duke kulmuar në mars-dhjetor 2022, me 30-48 pikë përqindje. Pritshmëria për rritje vijoi dhe përgjatë 2024-s, ndonëse me një balancë më të ulët, 11-17 pikë përqiddje.

Planet e ndërtuesve për çmimet rezultojnë se janë materializuar. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror.

Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut./MONITOR

The post Rritet numri i ndërtuesve që presin ulje të çmimeve të apartamenteve appeared first on Lapsi.al.

Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim

By: Ela
2 July 2025 at 09:42

Familja e ish-futbollistit Igli Allmuça ka denoncuar ndërtimin e një pallati ngjitur me dritaret e banesës së tyre në zonën e “Ali Demit”. Bëhet fjalë për pallate 6 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë, që po ndërtohen nga kompania “Keam International” shpk, me pronar dy vëllezërit Astrit dhe Sali Xhebrahimi, të cilët zotërojnë secili nga 50% […]

The post Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim appeared first on BoldNews.al.

Berat/ U rrëzua nga kati i tretë i pallatit, humb jetën punonjësi 66-vjeçar

By: user 8
30 June 2025 at 17:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Beratit, ku një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Viktima është shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili ishte punonjës i firmës që po kryente ndërtimin. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë pak më vonë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.

The post Berat/ U rrëzua nga kati i tretë i pallatit, humb jetën punonjësi 66-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Moisi Lazaj

By: Ela
30 June 2025 at 13:44

Ajo ç’ka u paralajmërua pak ditë më parë se një tokë publike po përgatitej ti jepej ndërtuesit Moisi Lazaj, u konkretizua por këtë herë si për çudi, disa këshilltarë të djathtë që ngritën zërin herën e parë, këtë herë jo vetëm heshtën por dhanë edhe votën pro që të plotësoheshin votat pasi shumë këshilltarë të […]

The post Këshilli i Bashkisë Vlorë nis procedurën e “legalizimit” të faljes së pronës publike te ndërtuesi Moisi Lazaj appeared first on BoldNews.al.

Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë

28 June 2025 at 09:03

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në një ndërtesë banimi 21-katëshe në qytetin bregdetar të Odesës, në jug të Ukrainës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu katet e 7-të, 8-të dhe 9-të të godinës. “Njerëzit mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre. Pesë persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, përfshirë një fëmijë të vogël,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetari i bashkisë së Odesës konfirmoi se viktimat ishin një çift i martuar që ndodhej në apartamentin e tyre në momentin e sulmit. Ndërkohë, autoritetet vendase njoftuan se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 3 dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre nuk është bërë ende publike.

The post Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

By: Oldi
27 June 2025 at 21:45

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë në “Rrugën Transballkanike”, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi një apartament te firma “Binaj 2003”, duke e likuiduar plotësisht. Sot, pas kaq vitesh pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra, nëse zonja kërkon ta mbajë. Në të kundërt, Gentjan Binaj, i thotë […]

The post “Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

26 June 2025 at 11:38

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës, ku ka shëmbur një strukturë betoni, e cila u ndërtua një javë më parë në një tokë publike nga ndërtuesi Moisi Lazaj, i kompanisë “Lazaj 2002”. Pasi hodhi betonin për të ndërtuar […]

The post Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Durrës

By: Re Nato
11 June 2025 at 22:17

Kati i parë i një pallati në Durrës është përfshirë nga një zjarr. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, me tre mjete të specializuara, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata është alarmante pasi në atë hapësirë ku janë shfaqur flakët ndodhen edhe depozita me hidrokarbure që shërbejnë për kaldajat e pallatit.

Grupi hetimor i policisë ndodhet ne terren dhe ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Policia ka evakuar banorët në një perimeter të largët sigurie./abcnews.al

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

By: Ardit
7 June 2025 at 21:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Yzberisht. Pasi një 14- vjeçar ka rënë nga kati i 6-të i një pallati në këtë zonë, i mituri ka humbur jetën. U bë me dije se i mituri ka rënë aksidentalisht. Ndërkohë policia ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë.

The post Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

By: Ardit
7 June 2025 at 20:27

Një adoleshent 14-vjeçar ka rënë sot nga kati i gjashtë i pallatit. U raportua se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nuk ka ende informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit dhe rrethanat e ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit appeared first on BoldNews.al.

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

14 May 2025 at 15:19

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen për vjedhje.  Në pranga janë vënë shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, me precedentë të theksuar për vjedhje. Sipas bluve të kryeqytetit, ata akuzohen se kanë vjedhur një motor dhe disa matësa uji të një pallati […]

The post Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë në Lushnjë, një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit

10 May 2025 at 12:05

Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi gjatë natës, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë. Dyshohet nga hetimet paraprake se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasja A. P., 68 vjeçe, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia thotë se ajo cila vuante nga sëmundja e parkinsonit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Ngjarje e rëndë në Lushnjë, një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit appeared first on Sot News | Lajme.

Raportohen dëme materiale/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët…

4 May 2025 at 14:56

Ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes

The post Raportohen dëme materiale/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët… appeared first on Sot News | Lajme.

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

By: user 4
4 May 2025 at 14:36

Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë.

Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmi në përditësim… 

The post Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët appeared first on Lapsi.al.

Tiranë, zjarr i madh në një pallat

By: redi
2 May 2025 at 16:30

Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, dhe mësohet se zjarri ka rënë në katin e shtatë të një pallati, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Source

Tiranë/ 23-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati

By: Ardit
2 May 2025 at 14:33

Një 23-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës në Tiranë. Policia bën me dije se e reja është aktualisht në kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e […]

The post Tiranë/ 23-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Vlorë/ I kërkuan pronën për ndërtim dhe e kërcënuan, por s’pranoi. Ja pista e hetimit

28 April 2025 at 11:38

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Vlorës, në shkallët e hyrjes së banesës së tij. Mësohet se viktima kishte shtëpinë në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja dhe […]

The post Vrasja në Vlorë/ I kërkuan pronën për ndërtim dhe e kërcënuan, por s’pranoi. Ja pista e hetimit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌