Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PAMJET/ Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën

By: user 6
10 July 2025 at 22:17

Forca Detare finalizoi me sukses një operacion të vështirë shpëtimi. Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës në Sarandë.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses.

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi

By: Ardit
3 July 2025 at 22:02

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. U raportua se një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor, mbi të cilin ndodhej vetëm drejtuesi. I dëmtuari, drejtuesi i motorit ka marrë vetëm dëmtime të lehta në këmbë, ndërkohë që grupi hetimor […]

The post Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi appeared first on BoldNews.al.

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

By: Ardit
26 June 2025 at 09:14

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit. Aeroplani, i cili ishte nisur nga aeroporti Harry Reid në Las Vegas dhe kishte si destinacion Charlotte, Karolina e Veriut, sapo ishte ngritur në fluturim të mërkurën në mëngjes, kur nga një […]

The post Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

By: Ardit
24 June 2025 at 13:03

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Kamenicës të Divjakës. U raportua se një automjet është përplasur me një motorçikletë, duke sjellë si pasojë vdekjen e drejtuesit të motorçikletës. Ndërsa u bë me dije se drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në vend, për shkak të plagëve të marra nga përplasja e […]

The post Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor appeared first on BoldNews.al.

Përplasja fatale me motor, buqeta me lule në vendin ku humbën jetën 2 të rinjtë

2 June 2025 at 16:37

Një ditë pas aksidentit të rëndë me motor që i mori jetën dy të rinjve në Vlorë, vendngjarja është e mbuluar nga buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi, si simbol nga shokët e viktimave.

Të dy punonin në një servis automjetesh, ku edhe të dielën kishin dalë në punë. Pas përfundimit të saj, të dy u nisën me motor drejt shtëpive, por aksidenti, për të cilin ende nuk ka shkaqe zyrtare nga policia rrugore, u mori jetën Luan Llanajt 19 vjeç dhe minorenit 16 vjeç me iniciale T.M.

Në zonën ku banonin, e njohur si Pusi i Mezinit, të dy njiheshin si djem pa probleme, të edukuar dhe punëtorë. Këtë e pohon edhe një qytetar që jetonte pranë shtëpive të viktimave.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në rrugën e vjetër Fier-Vlorë në zonë e quajtur Çole, ku dy të rinjtë udhëtonin me motor.

Sipas dyshimeve të para, ekspertët rrugorë dyshojnë se motori ka qenë mbi normën e lejuar të shpejtësisë dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me shtyllat në anë të rrugës. Fillimisht humbi jetën 19-vjeçari, ndërsa më pas nuk u mbijetoi plagëve as 16-vjeçari. Të dy të rinjtë ndiqnin studimet në shkollën profesionale industriale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja fatale me motor, buqeta me lule në vendin ku humbën jetën 2 të rinjtë appeared first on Euronews Albania.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë

2 June 2025 at 09:26

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë. Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara. Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë. 19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë

By: Besnik
2 June 2025 at 09:18

Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më 1 qershor, pas një aksidenti me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë.

Luan Llanaj dhe Tomorr Mbrati po ktheheshin të dielën nga puna në servis kur motori me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Këtë të hënë kanë qenë familjarë, miq dhe shokë të tyre të kanë vendosur buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi pikërisht në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara.

Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.

Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.

19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.

Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë/ Humb jetën edhe pasagjeri 16-vjeçar

By: user 6
1 June 2025 at 20:12

Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë rreth orës 13.35 të kësaj të diele. Pas 19-vjeçarit, që ishte drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjetin e tij.

Fillimisht adoleshenti ishte në gjendje të rëndë për jetën, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk iu mbijetoi dot plagëve. “Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë që udhetonin me një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja të rënda për personat që udhëtonin me të.  /LAPSI.al

The post Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë/ Humb jetën edhe pasagjeri 16-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

By: Besnik
1 June 2025 at 19:57

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën.

Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi i motorit, 19-vjeçar, humbi kontrollin ata janë aksidentuar këtë të diel në mesditë, në aksin nacional Vlorë–Fier, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.

19-vjeçari Luan Llano që drejtonte motorin ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa fatkeqësisht, në një informacion të fundit që vjen në orët e mbrëmjes, policia njofton se edhe i riu që ndodhej pasagjer, 16-vjeçari Tomorr Mbrati, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagon Shkolla

Ndërkohë, në lidhje me humbjen e jetës së dy të rinjve, ka reaguar në një status në rrjetet sociale edhe Shkolla Industriale “Pavarësia” Vlorë:

“Sot, dy djem 16 dhe 19 vjeç, dy nxënës të shkollës tonë, Luan Llano (19) dhe Tomorr Mbrati (16), nuk do të kthehen më në shtëpi.
Atje ku do t’i prisnin prindërit, motrat, vëllezërit… Dy engjëj iu shtuan qiellit, por është e padrejtë që jeta t’u ndërpritet kaq herët.
Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjet e tyre. Nuk ka fjalë që shëron një dhimbje të tillë.
Vetëm lutje dhe përqafime për familjet e tyre.”
R.I.P Luan dhe Tomorr 🕊🕊

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

By: Ardit
1 June 2025 at 14:34

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në vendin tonë, ku një person ka vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë në hyrje të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti, kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë […]

The post Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Vlorë: Humb jetën 19-vjeçari, një tjetër në gjendje kritike

By: user 8
1 June 2025 at 14:56

Aksident tragjik në rrugën nacionale Vlorë-Fier. Dy të rinj u aksidentuan pasditen e së dielës, pas daljes nga rruga të motorit me të cilin udhëtonin.

Viktima është L.Ll, 19 vjeç, ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motor tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën në vend 19-vjeçari, ndërsa i plagosuri tjetër është transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje kritike për jetën.

The post Aksident tragjik në Vlorë: Humb jetën 19-vjeçari, një tjetër në gjendje kritike appeared first on Lapsi.al.

E rëndë/ Turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit, tjetri në gjendje të rëndë

By: Ardit
1 June 2025 at 13:20

Një turist i huaj ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e sotme. Policisë bën me dije se ka transportuar dy shtetas të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën, i seksit mashkull dhe personi tjetër u […]

The post E rëndë/ Turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit, tjetri në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Procedohet 36- vjeçari në Korçë/ Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital…

21 May 2025 at 13:21

Në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital.

Specialistët Sektorit të Qarkullimit Rrugor informuan se drejtuesi i automjetit është proceduar penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

The post Procedohet 36- vjeçari në Korçë/ Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital… appeared first on Sot News | Lajme.

Automjeti përplaset me motorin/ Aksident në Korçë, një person përfundon në spital

20 May 2025 at 11:21

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Automjeti përplaset me motorin/ Aksident në Korçë, një person përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërron jetë 26-vjeçari në Unazën e Madhe në Tiranë/ Po udhëtonte me motor dhe përplaset me bordurën anësore…

15 May 2025 at 13:44

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tirane, ku 26-vjeçari përplaset me motor në bordurën anësore të rrugës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Ndërron jetë 26-vjeçari në Unazën e Madhe në Tiranë/ Po udhëtonte me motor dhe përplaset me bordurën anësore… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

By: Ardit
15 May 2025 at 13:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00, në Unzën Lindore, në rrugën që të çon në drejtim të Paskuqanit. Policia bën me dije se një 26-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak […]

The post Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend appeared first on BoldNews.al.

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

14 May 2025 at 15:19

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, të cilët akuzohen për vjedhje.  Në pranga janë vënë shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, me precedentë të theksuar për vjedhje. Sipas bluve të kryeqytetit, ata akuzohen se kanë vjedhur një motor dhe disa matësa uji të një pallati […]

The post Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, vdesin dy të rinjtë

14 May 2025 at 10:44

Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti sot në “Shkallën e Tujanit”, Tiranë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

The post Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, vdesin dy të rinjtë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

14 May 2025 at 10:40

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt” Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç është përplasur me motorin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 […]

The post Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

12 May 2025 at 13:39

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Himarë-Qeparo. Nga informacionet paraprake mësohet se një motor, me të cilin udhëtonin dy turistë të huaj (një burrë dhe një grua), është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy turistët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të […]

The post Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌