Pronari dhe punonjësi i një lokali në Divjakë janë vënë në pranga pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Chat”. Dy të arrestuarit, Altin Çoku dhe Edmir Çela akuzohen se organizonin lojëra fati në lokalin në fshatin Karavasta e Re, me kompjuterë dhe me celularë
Ndërkohë nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente u sekuestruan 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.
NJOFTIMI I POLICISË:
Divjakë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.
Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.
Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.
Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme
The post Lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Divjakë appeared first on Lapsi.al.