Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan

12 August 2025 at 18:30

Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie.

Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa ekipet po punojnë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është neutralizuar. Mirëpo, situata gjatë së martës është shqetësuese, pasi flakët kaluan në fshatin Pecë.

Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, po punojnë ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.

Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuuar banorët e fshatit Pecë. Ministria e Mbrojtjes raporton se për shkak të vatrave aktive, situata në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë problematike, ndërsa në terren po operohet me kapacitete të shtuara, 8 mjete zjarrfikëse, dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur nga helikopteri i Forcës Ajrore shqiptare, 2 avionë grek, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në Tepelenë dhe Memaloaj. Flakët që u ndezën fillimisht në Lekël, kanë përfshirë edhe fshatrat Labovë dhe Hormovë. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Zjarret kanë shkaktuar dëme në kullota por situata ngelet shqetësuese si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve drejt zonave të banuara.

Dhjetarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit.

Në zall herr rrezikohen banesa, forcave në terren i është bashkuar me ndihmë nga ajri helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.

Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Zjarri ka marrë përmasa, ndërsa po punojnë për të neutralizuar flakët 80 forca operacionale vendore dhe 65 ushtarake.

Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë.

/abcnews.al/

Open Cinema në Devoll, kolazh me kolonat zanore të filmave shqiptarë

11 August 2025 at 12:41

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Aktiviteti Open Cinema – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri, këtë vit shënon edicionin e tij të 9-të. Ekrani gjigant i kinemasë është ngritur në disa qytete të vendit, ku përveç filmave, publiku ka mundur të ndjekë edhe disa nga emrat më të njohur të këngës shqipe.

Këtë fundjavë “Open Cinema” ishte i pranishëm në Devoll, në zemër të Bilishtit, ku një numër i madh banorësh u mblodhën për të ndjekur spektaklin kinematografik.

Surpriza, artistë e këngëtarë të njohur ishin më herët edhe në qytetin e Kavajës, në sheshin qendror. Aktiviteti, i cili u zhvillua në datat 6, 7 dhe 8 gusht, mes të tjerash solli edhe një kolazh të kolonave zanore të filmave shqiptarë si dhe një homazh kushtuar “Nderit të Kombit”, Margarita Xhepa. Pas Devollit, ky aktivitet do të shkojë në Kamzë.

Kinemaja shëtitëse është nje nga ngjarjet më të dashura të sezonit turistik veror, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ambasada e Spanjës në Shqipëri dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Synimi i këtij aktiviteti është të çojë artin filmin edhe në ato qendra ku nuk ka kinema.

/a.f/

The post Open Cinema në Devoll, kolazh me kolonat zanore të filmave shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Kavajë, I vuri zjarrin një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, vihet në pranga autori

By: Fax Web
8 August 2025 at 09:14

Digjet një sipërfaqe e madhe me bimësi e pemë frutore në Kavajë, duke rrezikuar edhe trasetë e shinave të trenit.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Kryeluzaj. Falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari Gentian Blloshmi, 47 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit, bënë me dije se sapo morën njoftimin mbrëmjen e djeshme, se në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendngjarje.

“Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, bëri me dije policia vendore.

Policia e Shtetit apeloi për të gjithë banorët të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.

I vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu sipërfaqe toke e pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

8 August 2025 at 08:54

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.

/abcnews.al/

Dogji sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Policia e Kavajës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili dyshohet si autor i zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.

Policia njoftoi sot se arrestoi shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

/m.q/r.e/

The post Dogji sipërfaqe të mëdha toke me pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt fundit rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, ministrja Koçiu: Standarde shërbimi për mbi 100 mijë banorë

By: redi
6 August 2025 at 17:07

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala inspektoi nga afër detajet e fundit të punimeve për rikonstruksionin e spitalit në Kavajë, një investim që ka mundësuar rehabilitimin tërësor të ambienteve duke sjell standarde të reja shërbimi për mbi 100 mijë banorë të Kavajës…

Source

Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT

By: Oldi
28 July 2025 at 09:43

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit Nazmi Liçi dhe Gentian Gjyzeli të cilët akuzohen se vodhën shuma parash në një banesë dhe në një automjet në një fshat të Kavajës. Operacioni është koduar ‘Precedenti’, teksa një prej të arrestuarve, (Nazim Liçi) […]

The post Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

27 July 2025 at 17:31

Një turiste e huaj ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:00 në plazhin e Qerretit në Kavajë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Duke u larë në det, dyshohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për […]

The post Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

By: V K
27 July 2025 at 11:56

Ditën e sotme rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69-vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur jetën.

Dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

The post Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det appeared first on Albeu.com.

U arratis nga dhomat e paraburgimit/ Arrestohet pas disa muajsh Nazmi Liçi, i dyshuar për disa vjedhje

26 July 2025 at 21:55

KAVAJË- Arrestohet në Kavajë Nazmi Eduart Liçi pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan.

Ai u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024.

Sipas Policisë, Nazmi Liçi, akuzohet për pesë vjedhje në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi do të përballet me akuzat që janë ngritur në adresë të tij/ abcnews.al

Kultivim kanabisi, dy të arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Dy shtetas të shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle për kultivim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike janë arrestuar nga policia shqiptare.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem”.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, njoftoi policia.

Gjithashtu policia arrestoi edhe shtetasin E.B, 39-vjeç i akuzuar se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur.

“Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim”, njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje.

/m.q/j.p/

The post Kultivim kanabisi, dy të arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë

25 July 2025 at 09:29

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në Kavajë 54-vjeçaren, V.B me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike’, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje. /Telegrafi/

The post Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë appeared first on Telegrafi.

Kavajë, lirohen disa hapësira në rrugë të përshtatura për qëllime fitimi

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Kavajës.

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente.

Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Kavajë, lirohen disa hapësira në rrugë të përshtatura për qëllime fitimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës

21 July 2025 at 15:55

Një banore e kompleksit “Mond i Rikes” në Golem të Kavajës ka ngritur shqetësimin për ndotjen e rëndë që shkakton një kanal që kalon përpara vilës së saj dhe që vazhdon të derdhë ujëra të zeza. Sipas denoncimit të dërguar për JOQ, pavarësisht se zona është pajisur me sistem kanalizimi, kanali i jashtëm vazhdon të […]

The post FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet edhe përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur sot se një nga zonat ku po zhvillohet ky aksion është edhe Shkëmbi i Kavajës, një ndër destinacionet më të frekuentuara në bregdetin e Adriatikut.

“Lirimi i hapësirave publike garanton akses të barabartë për të gjithë pushuesit dhe përmirëson cilësinë e shërbimit”, u shpreh Kumbaro.

Ky proces është pjesë e një politike kombëtare për të siguruar plazhe të pastra, të organizuara dhe të hapura për të gjithë, duke shmangur zënien e padrejtë të hapësirës publike nga subjektet private.

Kontrollet dhe ndërhyrjet në terren po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IKMT dhe strukturat vendore.

/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Shkëmbin e Kavajës, Kumbaro: Garanton akses për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

By: Elva
18 July 2025 at 13:54

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi bujqësore. Sipas policisë, 60-vjeçari Y. T., banues në fshatin Helmës, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e degëve të pemëve të prera në pronën e tij, por flakët janë […]

The post Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

By: Ardit
15 July 2025 at 18:09

Në një procedurë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin e konkurrencës, kompania “Alko Impex Construction”, e lidhur direkt me ish-deputetin dhe sipërmarrësin kontrovers Arbët Abazi, është shpallur fituese e një tenderi publik me vlerë 329 milionë lekë pa TVSH për pastrimin e rrugëve në Bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për një […]

The post Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka për synim garantimin e furnizimit me ujë për vaditje në tokat bujqësore të zonës, duke siguruar mbarëvajtjen e sezonit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve në kohë”, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

/a.f/

The post Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

13 July 2025 at 13:32

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi.

Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë./tch/

The post E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para appeared first on Telegrafi.

E inskenoi rrëmbimin për para, djali mashtron babanë në Kavajë

By: gaze tare
13 July 2025 at 12:22

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi. Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë.

The post E inskenoi rrëmbimin për para, djali mashtron babanë në Kavajë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌