Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

By: Ardit
15 July 2025 at 18:09

Në një procedurë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin e konkurrencës, kompania “Alko Impex Construction”, e lidhur direkt me ish-deputetin dhe sipërmarrësin kontrovers Arbët Abazi, është shpallur fituese e një tenderi publik me vlerë 329 milionë lekë pa TVSH për pastrimin e rrugëve në Bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për një […]

The post Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën

By: user 5
11 July 2025 at 19:11

Edi Rama kërkoi sot shkarkimin e drejtuesve të Njësive Administrative në çdo bashki të vendit për shkak të performancës së tyre të ulët.

Gjithashtu në mbledhjen me kryebashkiakët që u mbajt sot në Durrës, Rama kërkoi rifreskim të madh të nënkryetarëve, pasi sipas tij ata janë shumë të lodhur dhe të rraskapitur.

Lidhur me këtë ultimatum ka folur për mediat kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e kryeministrit Rama për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative të bashkive, Qosja tha se nuk do t’i shkarkojë ata sepse e kërkoi kryeministri, por nëse duhet do ta bëjë vetëm për shkak të performancës.

Gjithashtu ai tha se nënkryetarët e Kavajës nuk janë të lodhur, siç i karakterizoi Rama.

Qosja: Nuk do shkarkoj për shkak të kryeministrit, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës

A janë të lodhur nënkryetarët e bashkisë tuaj?

Nuk bini dakord me këtë kërkesë të kryeministrit?

Qosja: Jo absolutisht jo. Ju më bëni pyetjet politike. Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë.

The post Kryebashkiaku i Kavajës: Nuk bëj shkarkime se e kërkoi Rama, vetëm mbi performancën appeared first on Lapsi.al.

‘Shkarkoni nënkryetarët’, kryebashkiaku i Kavajës sfidon Ramën: Nuk zbatoj urdhra politikë

11 July 2025 at 17:37

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës të gjithë kryetarët e bashkive, duke u dhënë një ultimatum që deri të hënën të shkarkojnë të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

Ky vendim ka hasur në kundërshtimin e hapur të disa kryebashkiakëve. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, është shprehur se nuk do të zbatojë urdhrin, duke theksuar se nuk shkarkon njerëz vetëm sepse e kërkon kryeministri. “Nuk dëgjoj urdhrat politikë,” tha ai, duke e cilësuar qëndrimin e tij si një parim kundër ndërhyrjeve politike.

Më i moderuar në ton ishte kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili u shpreh se nënkryetarët e bashkisë që ai drejton janë të rinj në detyrë dhe se do t’i testojë përpara se të marrë një vendim për shkarkimin e tyre.

Ultimatumi i Ramës vjen si pjesë e një aksioni për riorganizimin dhe, sipas tij, përmirësimin e administratës vendore.

The post ‘Shkarkoni nënkryetarët’, kryebashkiaku i Kavajës sfidon Ramën: Nuk zbatoj urdhra politikë appeared first on Sot News | Lajme.

Rama batuta me kryetarin e Bashkisë Kavajë: Je demokrat komplet

By: V K
11 July 2025 at 14:18

Kryeministri Edi Rama, shkëmbeu batuta me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, teksa po kritikonte drejtuesit lokalë për procesin e legalizimeve.

Teksa drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se shumë prej bashkive nuk marrin fare pjesë në procesin e legalizimit, Rama e pyeti: “Çfarë përgjigje kanë bashkitë që nuk kanë bërë asnjë matje dhe nuk kanë bërë asnjë legalizim”.

Më pas, kryeministri tha se asnjë subjekt privat nuk duhet të disponojë letër që të thotë “je në proces”.

“Madje besoj se ka ardhur koha që të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave të lokaleve, t’u vihet një vizë e madhe Shtëpitë e banimit janë një gjë tjetër, kurse ndërtuesit dhe tregtarët, nuk mund të flitet për proces”, tha Rama.

Pas fjalës së Ramës ndërhyri Qosja, i cili tha: “Kemi 6 vjet matje dhe janë 20 vendime legalizimesh, kështu që nuk jemi 0. S’jemi aty ku duhet, por jo 0”.

“0 je, 0! Je demokrat komplet!”, iu përgjigj Rama.

The post Rama batuta me kryetarin e Bashkisë Kavajë: Je demokrat komplet appeared first on Albeu.com.

Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Idriz Ajeti në një fotografi të vetme

By: Kult Plus
26 June 2025 at 15:53

Në këtë fotografi, të publikuar kohë më parë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, shohim tok në një tribunë shkencore Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën dhe Idriz Ajetin.

“Vitet kur këta tre mendimtarë ishin pjesë të stafit shkencor të IAP-it, padyshim se mund të cilësohen si vite të arta të këtij institucioni akedemik, kur pa as më të voglën mëdyshje IAP-i ishte kryeqendra e studimeve albanologjike”, pati shkruar në profilin e tij studiuesi i letërsisë Adil Olluri.

“Punonjësit e tij shkencorë ishin të pranishëm në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ky vit i dha shenjat e një rikthimi të IAP-it në vendin që i takon. Pra, të rikthimit të sigurtë në një qendër kryesore të studimeve dhe mendimit shqiptar. Viti 2018 qoftë i begatshëm për të gjithë dashamirësit e librit dhe albanologjisë”, kishte shkruar tutje Olluri. / KultPlus.com

Fragment nga ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’

By: Kult Plus
25 June 2025 at 21:39

Fragment nga Rexhep Qosja

Natën, shpesh më zë ankthi, më kaplojnë djersë të ftohta, më del gjumi kohë e pa kohë, shoh ëndrra të këqija: bolla që dalin prej syve të tu dhe m’i vërsulen kërthizës, tigra, që duke kërcëllitur dhëmbët, më sulmojnë kokën; sorra dhe korba që janë kurdisur në kornizën e fotografisë sime dhe krrokasin, krrokasin, krrokasin, ndjellin zi dhe më shtien tmerrin. Sa shpesh më del përpara syri i Danjollit të Sherkës, i zmadhuar sa një disk, i shpuar në mjedis dhe do të m’i lexojë mendimet. Çohem atëherë, e shikoj derën a është e mbyllur mirë dhe e rrotulloj çelsin edhe një herë; që të mos hyjë Danjolli me syrin e tij. /KultPlus.com

Ben Blushi: Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal

By: redi
25 June 2025 at 19:31

Nga Ben Blushi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira. Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më coi deri te shtëpia. Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën…

Source

Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 89-të

By: Kult Plus
25 June 2025 at 09:00

Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të. Ai ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, shkruan KultPlus.

Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja . Ai është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës./ KultPlus.com

Fisnik Qosja i Kavajës me zgjidhje mizore! Nuk pastron plehrat, por helmon qentë endacakë

20 June 2025 at 21:42

Në zonën e Malit të Robit e deri te rrethrrotullimi në Golem, disa banorë raportojnë raste të shumta helmimesh të qenve, një situatë alarmante që ka tronditur komunitetin. Sipas një qytetari, në disa pjesë të pyllit janë gjetur kafshë të ngordhura, ndërsa helmi është hedhur qëllimisht për të eliminuar qentë. Në mesazhin e tij për […]

The post Fisnik Qosja i Kavajës me zgjidhje mizore! Nuk pastron plehrat, por helmon qentë endacakë appeared first on BoldNews.al.

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

28 April 2025 at 09:18

Nga Boldnews.al Kompania e familjes Lluca ka fituar një tender me fond limit rreth 1.5 milionë euro, saktësisht siç kishte raportuar “Boldnews.al” rreth dy muaj më parë, kur procedura tenderuese për rikonstruksionin e rrugës “Skuraj” ishte vendosur në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), por ende nuk ishte shpallur zyrtarisht. Një burim […]

The post Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Lamtumirë Papa Françesku/ Teologu Qosja për ABC News: Dëshmoi virtyte të jashtëzakonshme të qenies njerëzore

By: xhir jeta
26 April 2025 at 12:49

Në një lidhje të drejpërdrejtë me ABC News teologu Dhimitër Qosja, tha se Papa Francesku tregoi një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare.

“Dëshmoi virtyte të jashtëzakonshme të qenies njerëzore pët të cilat kemi nevojë. Moment pikëllues për botën mbarë. Ishte një lider, një zë për njerëzit në nevojë, një personalitet që dëshmoi për një hapje të kishës katolike, dinjiteti njerëzor ka vlerë në botën ku jetojmë.

Papa ka treguar vërtetë, një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare.

Duket përqafoi fort brenda vetes dhëmbshurinë e shën mërisë, e ruajti lidhjen shpirtërore dhe e shprehu me kishën Santa Maria Maggiore.

Një Papë që forcoi më shumë zërin e dialogut, në një botë shumë polarizuese ai kërkoi gjithmonë dialog, për të përballur konfliktet.

Traditja e varrosjes së liderëve tregon një dinjitet ndaj njeriut, por Papa Francesku, një papë i përulesisë, kërkoi të rrinte në këto përmasa, të një njeriu të thjeshtë sit ë gjithë të krishterët ndaj thjeshtoi gjithë ceremoninë për lamtumirë e tij. Është rrjedhojë e perceptimit të tij përballë periudhës së kohës tonë.” -u shpreh ai./abcnews.al

Ambasadori Malaj i dorëzon çmimin “Lumo Skëndo” akademikut Rexhep Qosja

By: Kult Plus
25 April 2025 at 11:04

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.

Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.

Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj./atsh/KultPlus.com

Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

By: Kult Plus
10 April 2025 at 13:55

Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Libri i tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Juria e kryesuar nga Belina Budini, me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga dhe Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Nëpërmjet një videomesazhi, Rexhep Qosja falënderoi përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, si edhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për çmimin “Lumo Skëndo”.

“Çmimi “Lumo Skëndo”, me të cilin vlerësohet vepra ime, është nderim i veçantë që më dhurohet në moshën në të cilën jam”, u shpreh akademik Qosja, i cili më pas ngriti lart figurën e Mit’hat Frashërit, i cili mbante Lumo Skëndon si emrin e penës.

Ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj. /KultPlus.com

Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

10 April 2025 at 11:46

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Libri i tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Juria e kryesuar nga Belina Budini, me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga dhe Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Nëpërmjet një videomesazhi, Rexhep Qosja falënderoi përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, si edhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për çmimin “Lumo Skëndo”.

“Çmimi “Lumo Skëndo”, me të cilin vlerësohet vepra ime, është nderim i veçantë që më dhurohet në moshën në të cilën jam”, u shpreh akademik Qosja, i cili më pas ngriti lart figurën e Mit’hat Frashërit, i cili mbante Lumo Skëndon si emrin e penës.

Ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj. /j.p/

The post Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kavaja bashkon ”të pabashkueshmit”, Elisa Spiropalin dhe kryebashkiakun demokrat Qosja

By: redi
31 March 2025 at 19:15

Sot në Kavajë në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara u pa përveç të tjerash edhe një spektakël politik. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime të pazakonta nga kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja. I pranishëm ishte edhe Presidenti…

Source

Fisnik Qosja: S’kam ndryshuar qëndrim, pozicionin tim e dinë të gjithë

By: Oldi
24 March 2025 at 14:48

Fisnik Qosja deklaron se nuk ka ndryshuar asgjë për të, pavarësisht aludimeve të ngritura pas pjesëmarrjes së tij në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e bregdetit dhe turoperatorët në Vlorë. Pjesëmarrja e kryebashkiakut të Kavajës dhe njëkohësisht drejtuesit politik të PD-së, Fisnik Qosja, në takimin e Vlorës ka shkaktuar reagime dhe aludime politike. […]

The post Fisnik Qosja: S’kam ndryshuar qëndrim, pozicionin tim e dinë të gjithë appeared first on BoldNews.al.

Një demokrat në takim me Ramën/ Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, sinjal largimi nga PD?

By: Re Nato
23 March 2025 at 12:15

Sali Berisha ka marrë goditjen e parë të saltros me primaret në Kavajë. Pasi la jashtë listave më të votuarin e qarkut, dhe futi në vend të tij djalin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Rroshi, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës  së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me turoperatorët në Vlorë.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar.  Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.

Ndërsa në takimin me turoperatorët, kryeministri pati një bashkëbisedim dhe kritika për informalitetin e hotelierëve. Ai i paralajmëroi se do u ccojë inspektorët te dera, ndërsa në 2026 do i japë fund me platformë dixhitale.

“Bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetëve. Po ju japim mundësinë e paradeklarimit, nëse nuk doni kontrolle deri në maj, do të paguani detyrimin tek bashkia. Përgatituni, në 2026 s’keni nga lëvizni se do fusim platformën e-visitors”

Kryeministri tha se së shpejti edhe policia do të minimizohet gjatë sezonit turistik, për tu zëvendësuar me kamera inteligjente. Por masat do të jenë më të rrepta.

“Jam dakord me këtë të Policisë. Nuk po them fare, por do të ketë më pak policë. Kemi projektin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Policia s’do të jetë e nevojshme. Por kamera inteligjente do të kapë ccdo gjë, të regjistruar, edhe një kanocce bosh të hedhur kot, do kapet”./abcnews.al

Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsinë Shqipe

18 March 2025 at 17:06

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, Ministria e Kulturës së Kosovës ka nderuar Akademik Rexhep Qosjen me një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u nderua me Çmimin për Letërsi.

Në motivacionin e dhënë në rrjetet sociale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thuhet: Me veprën e tij letrare dhe studimet shkencore, Qosja ka luajtur një rol kyç në jetën kulturore shqiptare, duke krijuar një bibliotekë të pasur albanologjike, historiko-letrare dhe kritiko-letrare. Ai ka qenë një zë i fuqishëm intelektual dhe protagonist aktiv në proceset e mëdha shoqërore në botën shqiptare.

Po ashtu, sipas vlerësimeve të jurisë profesionale Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është dhënë shkrimtarit Bajram Kosumi, për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe me studimet dhe krijimtarinë e tij të veçantë.

Shkrimtari Ballsor Hoxha ka fituar çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për përmbledhjen e tregimeve “Krateret njerëzish”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Donika Dabishevcit për librin me poezi “E gjithëkohshmja andër”, i cili pasqyron mikroperspektiva të historisë së luftës 1998-99 dhe qëndresën e viktimave civile.

Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” i është dhënë Dije Demirit për librin “Ana dorën”, i cili ndërthur traditën me elemente bashkëkohore duke krijuar një komunikim të ndjeshëm ndërmjet brezave.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u nda mes dy studiueseve: Eronita Kqiku për librin “Arti i brikolazhit”, dhe Meliza Krasniqi për librin “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është dhënë Lorenc Hajdarit për përkthimin e librit me poezi “E thëna figurativiste”, të autores gjermane Ulla Hahn.

Juria që vendosi për këto çmime përbëhej nga Majlinda Bregasi, kryetare si dhe anëtarët: Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani.

Këto çmime vlerësojnë kontributin e shquar të shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve në pasurimin e letërsisë shqipe dhe kulturës kombëtare si dhe nxisin krijimtarinë letrare. /j.p/

The post Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsinë Shqipe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rexhep Qosja nderohet me Çmimin për Letërsi në ceremoninë vjetore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës

By: Kult Plus
18 March 2025 at 15:01

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, ka nderuar akademikun Rexhep Qosja me Çmimin për Letërsi.

“Në ceremoninë vjetore për çmimet në fushën e letërsisë, sivjet Ministria e Kulturës, ka nderuar Akademik Rexhep Qosjen me një çmim të veçantë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ai u nderua me Çmimin për Letërsi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me veprën e tij letrare dhe studimet shkencore, Qosja ka luajtur një rol kyç në jetën kulturore shqiptare, duke krijuar një bibliotekë të pasur albanologjike, historiko-letrare dhe kritiko-letrare. Ai ka qenë një zë i fuqishëm intelektual dhe protagonist aktiv në proceset e mëdha shoqërore në botën shqiptare.

Po ashtu, sipas vlerësimeve të jurisë profesionale Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është dhënë shkrimtarit Bajram Kosumi, për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe me studimet dhe krijimtarinë e tij të veçantë.

Shkrimtari Ballsor Hoxha ka fituar çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për përmbledhjen e tregimeve “Krateret njerëzish”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Donika Dabishevcit për librin me poezi “E gjithëkohshmja andër”, i cili pasqyron mikroperspektiva të historisë së luftës 1998-99 dhe qëndresën e viktimave civile.

Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” i është dhënë Dije Demirit për librin “Ana dorën”, i cili ndërthur traditën me elemente bashkëkohore duke krijuar një komunikim të ndjeshëm ndërmjet brezave.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u nda mes dy studiueseve: Eronita Kqiku për librin “Arti i brikolazhit”, dhe Meliza Krasniqi për librin “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është dhënë Lorenc Hajdarit për përkthimin e librit me poezi “E thëna Figurativiste”, të autores gjermane Ulla Hahn.

Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.

Këto çmime vlerësojnë kontributin e shquar të shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve në pasurimin e letërsisë shqipe dhe kulturës kombëtare si dhe nxisin krijimtarinë letrare./KultPlus.com

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo dhe shpresë të palëkundur…

By: A M
9 February 2025 at 13:53

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë dhe fuqinë e shpresës. Çdo gjeneratë mban pishtarin e përparimit. Së bashku me stërmbesat e mija sot dhash votën time për t’u treguar se demokracia ndërtohet me kurajo dhe shpresë të palëkundur”, ka shkruar Qosja.

❌
❌