Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

By: Ardit
15 July 2025 at 18:09

Në një procedurë të dyshimtë dhe me shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin e konkurrencës, kompania “Alko Impex Construction”, e lidhur direkt me ish-deputetin dhe sipërmarrësin kontrovers Arbët Abazi, është shpallur fituese e një tenderi publik me vlerë 329 milionë lekë pa TVSH për pastrimin e rrugëve në Bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për një […]

The post Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Ky është qyteti numër 1 për jetën e natës në Evropë

By: gaze tare
23 June 2025 at 21:56

Vera ka ardhur dhe nëse ka një gjë që shumica e njerëzve po kërkojnë në këtë kohë të vitit, është një destinacion i afërt evropian për pushime me mot të mirë, pije të lira dhe jetë nate të gjallë. Lista e re e publikuar nga OLBG.com, me Indeksin Evropian të Jetës së Natës , i cili i vlerëson qytetet evropiane bazuar në:

-çmimet e pijeve (kryesisht birrës),

-kostoja e akomodimit përmes Airbnb,

-numri i bareve dhe klubeve për 100,000 banorë,

-siguria dhe sigurisht rezultati i përgjithshëm i jetës së natës .

Qyteti surprizë që “përfshiu” të gjithë Evropën

Në vendin e parë me një rezultat të përgjithshëm prej 8.42/10 është Bratislava e Sllovakisë, duke lënë pas gjigantë si Praga, Varshava dhe Madridi!

Pijet e lira, akomodimi i përballueshëm dhe siguria e lartë e bëjnë atë zgjedhjen përfundimtare me vlerë për paratë për një përvojë tre-ditore… ndryshe.

Ku e gjeni pijen më të lirë?

Nëse doni të pini, Praga ka zgjidhjen. Një birrë e ftohtë kushton vetëm 2.01 paund , ndërsa Bratislava dhe Budapesti kanë çmim të ngjashëm.

10 qytetet më të mira për jetën e natës në Evropë (sipas anketës):

Bratislavë, Sllovaki – 8.42

Pragë, Republika Çeke – 8.26

Krakovë, Poloni – 7.41

Budapest, Hungari – 7.20

Varshavë, Poloni – 7.17

Lisbonë, Portugali – 7.14

Valencia, Spanjë – 7.01

Stamboll, Turqi – 6.76

Madrid, Spanjë – 6.58

Athinë, Greqi – 6.05

The post Ky është qyteti numër 1 për jetën e natës në Evropë appeared first on iconstyle.al.

Gjendet një person i pajetë në kryeqytet

By: user 11
7 June 2025 at 15:11

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në qarkun e Korçës, këtë herë në Pogradec. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në fshatin Rrëmenj të Pogradecit. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, e cila e konfirmon lajmin. Ky është rasti i dytë brenda pak orësh, teksa më parë në fshatin Sovjan të Maliqit një 37-vjeçar i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

The post Gjendet një person i pajetë në kryeqytet appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Kryen 4 vjedhje në muajt maj-qershor në Tiranë, 2 të arrestuar 1 në kërkim

By: Besnik
5 June 2025 at 08:19

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë katër vjedhje të kryera gjatë muajve maj-qershor në kryeqytet.

Bazuar dhe në pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve në banesa dhe lokale.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se janë arrestuar dy prej tyre, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

“Në pranga është vënë shtetasi E. D., 20 vjeç, ndërsa shtetasi E. G., 21 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor kanë kryer vjedhje parash dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale”, njofton policia.

Policia po punon për kapjen e shtetasit 21-vjeçar, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Po ashtu në njoftim thuhet se është arrestuar dhe shtetasi A. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se dje ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Kryen 4 vjedhje në muajt maj-qershor në Tiranë, 2 të arrestuar 1 në kërkim pic.twitter.com/EQGhd9vGqE

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 5, 2025

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:

-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale;

-u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Kryen 4 vjedhje në muajt maj-qershor në Tiranë, 2 të arrestuar 1 në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Si pemët e larta mund ta transformojnë jetën në qytet?

By: gaze tare
4 June 2025 at 22:28

Në kaosin e përditshëm urban, pemët e larta nuk janë thjesht dekor i gjelbër, por burim i heshtur mirëqenieje dhe transformimi. Ato ndikojnë thellësisht në cilësinë e jetës, duke ofruar përfitime të prekshme dhe emocionale për banorët e qyteteve moderne.

1. Freski dhe ajër më i pastër
Pemët e larta krijojnë një mikroklimë të shëndetshme duke ulur temperaturat përmes hijes së dendur dhe procesit të transpirimit. Ato gjithashtu thithin gazra ndotës dhe prodhojnë oksigjen, duke përmirësuar cilësinë e ajrit.

2. Mbrojtje nga ndotja akustike dhe vizuale
Kur ndodhen pranë rrugëve të trafikuara apo zonave industriale, pemët e larta veprojnë si barriera natyrore ndaj zhurmës dhe pluhurit, duke ofruar një ndjesi qetësie dhe izolimi vizual.

3. Stimulim i shëndetit mendor
Të jetosh apo të punosh pranë gjelbërimit ul nivelet e stresit, përmirëson humorin dhe rrit produktivitetin. Një pamje nga dritarja me pemë të larta mund të ketë efekte të ngjashme me meditimin.

4. Strehë për biodiversitetin urban
Pemët e larta shndërrohen në shtëpi për zogj, insekte dhe kafshë të vogla, duke krijuar një ekosistem të pasur në zemër të betonit. Kjo pasuron përvojën e qytetit dhe krijon ndjesi lidhjeje me natyrën.

5. Shtim i vlerës së pronave
Lagjet me pemë të larta dhe rrugë të gjelbëruara kanë tendencë të kenë vlera më të larta të pasurive të paluajtshme dhe tërheqin më shumë banorë e investitorë.

The post Si pemët e larta mund ta transformojnë jetën në qytet? appeared first on iconstyle.al.

Sherr mes 6 të miturave në kryeqyetet, policia nis hetimet

3 June 2025 at 12:38

Gjashtë të mitura janë konfliktuar fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia bën me dije se të miturat janë përplasur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-për 6 shtetase të mitura, pasi në sheshin “Nënë Tereza” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të mitura.

The post Sherr mes 6 të miturave në kryeqyetet, policia nis hetimet appeared first on Sot News | Lajme.

Së shpejti premiera e shfaqjes “Ferizaj – 150 vjet Qytet”, një udhëtim i shpejtë nëpër ngjarjet dhe kthesat kyçe të historisë

By: Kult Plus
29 May 2025 at 13:15

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt, do të shfaqet shfaqja ‘Ferizaj – 150 vjet Qytet’.

Shfaqja “Ferizaj – 150 vjet Qytet” me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji të Besim Ugzmajlit është një udhëtim i shpejtë nëpër ngjarjet dhe kthesat kyçe të historisë së këtij qyteti. Kompozitor muzikor i shfaqjes është Memli Kelmendi.

“Ferizaj – 150 vjet Qytet” – një vepër që flet për identitetin, historinë dhe rrugëtimin e këtij qyteti përmes artit skenik dhe muzikës bashkëkohore që do të interpretohet nga Kori Siparantum.

Shfaqja vjen më 3 qershor në Teatrin Adriana në Ferizaj, duke filluar nga ora 20:00.

Hyrja është e lirë./ KultPlus.com

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

15 March 2025 at 11:17

Nga Artan Fuga Gjatë periudhës së Covidit, aty nga fundi, sa kohë studentët bënin mësim në distancë duke ndejtur pranë shtëpive të tyre, thashë ta gjallëroja pak komunikimin. U shtroja një pyetje: çfarë statusi socio-profesional kanë përgjithësisht burrat, si “shefa” familjesh në qytetin tuaj. Ishin pak a shumë pyetje për qytete të vegjël ose mesatarë. […]

The post Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj? appeared first on BoldNews.al.

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

14 March 2025 at 21:54

Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka hedhur firmën në ristrukturim e kupolës drejtuese në drejtorinë e një qarku të rëndësishëm. Burime nga inteligjenca shqiptare thanë për Top Channel se këto ndryshime janë ndërmarrë në drejtorinë e një qyteti problematik e ngjarje të rënda kriminale në të shkuarën. Të njëjtat burime tregojnë për një nivel bashkëpunimi […]

The post Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

105 vite kryeqytet! / Ja kush ishte i pranishëm në festë (FOTOT)

By: A M
11 February 2025 at 22:27

Edi Rama, Blendi Gonxhe, Arta Dade. Këto ishin vetëm disa prej emrave që morën pjesë në kremtimin e Tiranës kryeqytet për plot 105 vite.

Në vend të Erion Veliaj në festë foli kryeministri Rama duke e marrë atë në mbrojtje për akuzat e padrejta ndaj tij.

I pranishëm në festë dhe mjaft aktiv ishte drejtuesi i MEKIT, Gonxhja.

Tirana feston 105 vite si kryeqytet, presidenti Begaj: Vendi i çdo shqiptari vendosi për ta bërë kryeqendrën e shqiptarisë

By: E.K
11 February 2025 at 10:15

Sot është 105- vjetori i shpalljes së Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë. Në këtë ditë historike për Tiranën, Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një mesazhi në rrjetet sociale. “Tirana 105 vite kryeqyteti i çdo shqiptari që vendosi të gjitha ndjesitë dhe dijet për ta bërë atë kryeqendrën e shqiptarisë, pa kohësi dhe gjithëpërfshirës. Gëzuar […]

The post Tirana feston 105 vite si kryeqytet, presidenti Begaj: Vendi i çdo shqiptari vendosi për ta bërë kryeqendrën e shqiptarisë appeared first on FaxWeb.

Tre parkime me pagesë në Durrës, shpallet fituesi për kontratën me bashkinë

6 February 2025 at 13:48

Tre parkime në Durrës do t’u nënshtrohen ndryshimeve në rehabilitim dhe vendosje pajisjesh pagese automatike si pjesë e nismës së Bashkisë. Për procedurën në fjalë tashmë autoriteti kontraktor ka shpallur edhe kompaninë fituese “Adi Professional” që do të zbatojë këtë kontratë me objekt “Furnizim, vendosje pajisjesh për parkimet publike në qytetin e Durrësit”. Në dokumentet […]

The post Tre parkime me pagesë në Durrës, shpallet fituesi për kontratën me bashkinë appeared first on BoldNews.al.

Moti i acartë në Shqipëri, meteorologia tregon nëse do të ketë reshje dëbore në kryeqytet

13 January 2025 at 16:21
Meteorologia Lajda Porja foli sot në News 24 lidhur me motin e përkeqësuar në vendin tonë. E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja tha se në Tiranë nuk do të ketë dëborë. Më pas ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të

EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike në qytet! Arrestohet 24-vjeçari, policia i sekuestron dhjetëra doza me drogë

By: gsh
11 January 2025 at 10:58

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Neighbourhood” u arrestua shtetasi Erald Koliqi.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, operacioni policor i koduar “Neighborhood”.

Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar, që shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit “Neighbourhood” u arrestua shtetasi Erald Koliqi. Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike gati për shitje.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike në qytet! Arrestohet 24-vjeçari, policia i sekuestron dhjetëra doza me drogë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vepra madhështore e Tiranës/ Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

By: lia rda
3 January 2025 at 15:35

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj. Kjo është vepra infrastrukturore më e rëndësishme e kryeqytetit, për lëvizshmërtinë e trafikut. Ne ndodhemi aktualisht tek mbikalimi i Tufines dhe nga kjo pikë do të nisemi për të përshkuar të gjithë segmentin prej 29 km.

Unaza përshkon të gjitha skajet e kryeqytetit. Nga mbikalimi i tufinës, rruga vijon drejt zonës së Paskuqanit.

Ndërtimi i Unazës në këtë zonë, në pjesën veriore të saj, që u hap për qarkullim në 30 dhjetor ka qenë edhe pjesa më e vështirë e saj, për shkak të ndërtimeve të shumta në zone, per te cilat u desh te behej shpronesimi.

Segmenti liron qendrën e Tiranës, nga lëvizja e panevojshme e automjeteveve që ishin te detyruar te qarkullonin aty për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç impaktit kryesor në lehtësimin e lëvizjes, duke shpërndarë qarkullimin e automjeteve, Unaza pritet t’i japë gjithashtu një zhvillim të rëndësishmë ekonomik periferisë së kryeqytetit.

Siç shihet në këto pamje, ndërtimet në zonën e Paskuqanit, pranë unazës janë intensive, ndërsa vlera e pronës është rritur. Në këtë pjesë unaza bashkon Tiranën me Paskuqanin përmes Bulevardit të Ri.

Unaza mundëson lidhjen e Tiranës me akset kombëtare. Nyja kryesore e saj është ish sheshi Shqiponja. Pjesë e projektit në këtë zonë janë 5 tunele, ku ndy prej tyre shpërbejnë për të tu lidhur me autostradën Tiranë Durrës për hyrje dhe dalje.

Duke shkurtuar pritjet e gjata në trafik, përmes unazës, kryeqyteti lidhet tashmë më lehtë, me Durrësin dhe pjesën qendrore e jugore të vendit, përmes rrugës Arbrit drejt Dibrës, Elbasanin dhe qytetet e tjera të Juglindjes. Plane tabelat qe tregojne keto akse

Unaza e Madhe, një nevojë e domosdoshme e Tiranës është tashmë e finalizuar, ndërsa pritet që brenda janarit te mbyllen disa punime anesore në mbikalimet që shërbejnë për hyrje dhe dalje.

Pasi përshkuam të gjithe Unazën e Madhe kemi mbërritur në piken ku u nisëm tek mbikalimi i Tufinës. Per të përshkuar të gjithë aksin na u desh rreth 20 minuta, duke respektuar shpejtësinë e lejuar./abcnews.al

Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur

By: user7
3 January 2025 at 11:51

Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte interesante për dy kryeqytetet e kulturës europiane 2025. Një nga bustet më të mëdha të botës dhe simboli më i njohur i qytetit gjerman Kemnic është monumenti i Karl Makrsit. Një portret gjigand i filozofit dhe teoriceienit të sociologjisë dekoron qendrën e qytetit që nga viti 1971. Asokohe fillimisht ishte propozuar një skulpturë njëmbëdhjetë metra e lartë, por ideja menjëherë u hodh poshtë. “Karl Marksit nuk i duhen këmbë e duar, por vetëm koka e tij tregon gjithçka”, është shorehur skulptori sovjetik Lev Kerbelz, i cili derdhi në 40 tonë bronz kokën e filozofit. Kësisoj banorët e Kemnicit e quajtën vendin e monumentit me portretin gjigand të Marksit “vendi i kafkës”.

Ç’lidhje ka Karl Marksi me Keminicin?

Në fakt personalisht ai nuk ka të bëjë shumë me këtë qytet. Marksi u lind në Trier dhe ndërroi jetë në Londër. Pra ai ka qenë mjaft në perëndim të Kemnicit, Për regjimin e partisë komuniste SED lidhja gjeografike e mendimtarit me qytetin nuk kishte rëndësi, kur ata vendosën që Kemnicin ta quajnë qyteti Karl-Marks. Këtë vendim asokohe Otto Grotewohl, kryeministër i RDGJ-së(Republika Demokratike e Gjermanisë) e argumentoi me traditën e fuqishme të lëvizjes punëtore. Qyteti ishte në sytë e regjimit të atëhershëm një model shembullor i socializmit.

Në fakt Kemnici ndodhet në lindje të Gjermanisë në kufi me Çekinë, një qytet kryesues në fushën e industrisë dhe qytet punëtorësh, që përpara krijimit të RDGJ-së. Degë të industrisë së tekstileve, prodhimit të makinerive, hekurudhave dhe industrisë së automobilëve ishin vendosur këtu që në shekujt e 18 dhe 19. Minierat në zonat e pasura xeherore e shndërruan këtë zonë në një epiqendër të ekonomisë. Madje në gjuhën popullore Kemnici quhej edhe si „Mançesteri sakson”, sipas metropolit anglez të industrisë.

Ndryshimi i emrit

Me rënien e regjimeve komuniste në Lindje të Europës qyteti Karl Marks përjetoi jo vetëm një kthesë strukturore, por edhe ndryshimin e emrit. 76 për qind e banorëve pas kthesës votuan për vendosjen e emrit fillestar qytetit. Fjala Kemnic vjen nga gjuha e minoriteti të sorbëve që do të thotë „gurë” e kjo ka të bëjë me rajonin e guroreve përreth Kemnicit.

Ndryshe nga Lajpcig, Drezden dheBerlini Lindor, Kemnici pas kthesës ka mbetur disi në hije. Më 2018 megjithatë qyteti u bë kryefjalë në kryeartikujt e mediave, pas vrasjes së dhunshme të një gjermano-kubanezi, rast që shkaktoi valë protestash kundër racizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe marshimeve ksenofobe të lëvizjes Pegida dhe nismave të tjera qytetare të ekstremit të djathtë.

Historia e qytetit karakterizohet nga shumë ulje ngjitje shoqërore dhe politike – e pikërish kjo e bën këtë qytet tërheqës, që ia vlen ta vizitosh e përjetosh. Në vitin 2025 Kemnici në landin e Saksonisë dhe komunat rreth tij, zonat xeherore dhe Cvikau (Zwickau), është përzgjedhur si kryeqytet i kulturës europiane 2025. Programi përmban disa pika kulmore, ndër to me tema të tilla si “mentaliteti eruopiano-lindor”, “fqinjësi, respekt, tolerancë” dhe “demokraci, pjesëmarrje, solidaritet shoqëror”.

Një tjetër projekt interesant është ai i 3.000 garazheve. Në kohën e RDGJ-së kudo në qytet u ndërtuan garazhe, Ato shërbenin si vende për parkimin e makinave, por edhe si mjedise për kontakte sociale ose tërheqje në sferën private. Historitë e pronarëve të veçantë të garazheve, që ndër të tjera mund të shihen në ekspozitën me protrete „#3000Garagen”, rrëfejnë për jetën në qytetin dikur Karl Marks dhe ndryshimet pas 1989.

Nova Gorica, Gorizia, Görz – tre emra për një vend

Është një risi në traditën e gjatë të kryeqyteteve të kulturës europiane: Dy qytete paraqiten bashkarisht si kryeqytete të kulturës europiane, por megjithatë secili qytet organizon programin e vet. Pas kësaj qendron historia e qytetit të fundit të ndarë në Europë, nga njëra anë Nova Gorica në Sllovenidhe Gorizia në Itali.

Por le ta nisim nga fillimi: Kjo zonë e themeluar 1.000 vjet më parë ka qenë atdheu i kontit von Görz, një dinasti, që ishte një ndër portat fisnike më të rëndësishme në hapësirën jugore të alpeve. Më vonë qyteti u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, që e quante atë ende Görz. Ishte një qytet ku pulsonte jeta dhe mjaft kozmopolit – në rrugët e tij flitej sllovenisht, italiasht dhe gjermanisht. Pas Luftës së Parë Botërore dhe me rëninen e monarkisë së Habsburgëve Görz u bë italian dhe mori emrin e ri Gorizia. Popullsia sllovene u asimilua, larmia kulturore i përkiste së kaluarës.

Pas Luftës së Dytë Botërore kartat u përzienë nga e para. Fuqitë fituese vendosën kufij të rinj mespërmes qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti italiane, por Josip Broz Tito, kreu i Jugosllavisë ku bënte pjesë edhe Sllovenia asokohe, e pretendoi një pjesë të territorit të qytetit dhe krijoi në hapësirën e gjelbër aty pranë qytetin e ri Nova Goricia. Ishte një qytet i planifikuar nga fillimi modern dhe funksional.

Kështu u vulos kufiri mes Nova Goricës sllovene dhe Gorizias, gjë që bëri të ndahen familjet, të ndahet toka dhe nga të dyja anët të krijohej mosbesimi. Lufta e Ftohtë Lindje-Perëndim në këtë qytet të vogël -mes atyre që konsideroheshin fashistë dhe atyre që pretenonin se ishin komunistë.

Pas pavarësisë së Sllovenisë nga Jugosllavia kufiri për 16 vjet ekzistonte. Më 2004 kur Sllovenia u antarësua në BE dhe më 2007 edhe në hapësirën Shengen, të dy qytetet mund të bashkëpunonin për të zbardhur historinë e përbashkët. E sivjet qyteti i fundit i ndarë i Europës krenohet me titullin e kryeqytetit të kulturës europiane duke ofruar një program të pasur eventesh./DW

The post Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ U gjet i masakruar në banesë, identifikohet viktima në Durrës

30 December 2024 at 22:24

DURRËS- Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Durrës. Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Paulin Gina, i cili sipas të dhënave paraprake ka disa plagë thike në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. Ai jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i i kishte në Itali. Pikërisht kanë qenë familjarët e tij, të cilët e kanë telefonuar, por 82-vjeçari nuk është përgjigjur.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raporton se familjarët më pas kanë telefonuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur të moshuarin pa shenja jete.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit./abcnews.al

 

Për të dytin vit radhazi bizneset e banorët e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e arsimit

By: Oldi
18 December 2024 at 10:06

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiranës parashikon të arkëtojë të ardhura nga kjo taksë për 2025 në vlerën e 805 mln lekëve apo rreth 8,6 mln euro. Arkëtimet për vitin e ardhshëm llogariten të jenë rreth 11% më shumë se mesatarja e të […]

The post Për të dytin vit radhazi bizneset e banorët e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e arsimit appeared first on BoldNews.al.

“Travel off Path”: Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse dhe vendpushime të qeta

4 December 2024 at 16:26

Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu dhe vendpushime të qeta – që përqafojnë stilin e jetës si nomad, por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë – që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 – ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, mes qyteteve të tjera bregdetare.

Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri.

Ku ndodhet Vlora?

Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, i vendosur përgjatë brigjeve të pacenuara me pamje nga Gjiri i Vlorës – dhe i shtrirë në një vijë të drejtë me qytetin turistik, Leçe – aktualisht “arratisja” më në trend e Italisë.

Qyteti bregdetar – së shpejti pritet të kthehet në pikën turistike më të vizituar të Shqipërisë nga turistët e huaj – pasi vendi vazhdon të tërheqë vëmendjen, kryesisht falë zbulimit të më shumë xhevahireve të fshehura, si Vlora.

Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, dhe apartamente të cilat mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj.

I rrethuar nga nga më shumë ujëra bruz se sa Santa Fe – kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Meksiko – ky qytet i mrekullueshëm ofron peizazhe si në kartolina – ndërsa jeni duke pushuar në një nga shumë plazhet e tij idilike.

Sipas ekspertëve të udhëtimeve tre plazhet më të mira të Vlorës për të vizituar janë:

Plazhi i Gjipesë
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi Pulëbardha

Aeroporti i ri i Vlorës hapet në mars 2025

Mbërritja në Vlorë do të jetë shumë më e lehtë në mars 2025, pasi aeroporti i ri të jetë funksional.

Transportuesi kryesor i Shqipërisë, “Air Albania” është në krye të linjave ajrore.

Duke qenë se kompania ajrore “Ryanair” po nis fluturimet për në Dakhla, Sahara Perëndimore nga të gjitha vendet, a nuk mendoni se edhe Vlora do të jetë në radarin e saj?

Për momentin, mënyra më e lehtë për të mbërritur në Vlorë është me autobus nga Tirana.

Për një mundësi më aventureske, mund të fluturoni gjithashtu në Korfuz ose në porte të ndryshme italiane si në Bari, Brindisi dhe Leçe, dhe të merrni një traget

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

By: user 5
22 November 2024 at 20:16

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë të mbushura me ujë. Siç shihet edhe në pamje rrugët janë të mbushura me ujë.

Po ashtu shumë automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa vende si kryqëzimi i spitalit, bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera. Gjithashtu mbrëmja e sotme është shoqëruar edhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes.

The post Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita appeared first on Lapsi.al.

❌
❌