Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur

By: fra nc
19 June 2025 at 10:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur kërkesën  për gjykim në GJKKO, në lidhje me procedurën e prokurimit për segmentin rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Sipas SPAK, procedura e prokurimit me fond limit mbi 2.25 miliardë lekë (pa TVSH) është zhvilluar në shkelje të rregullave ligjore, përmes një sërë veprimesh të koordinuara mes zyrtarëve përgjegjës. Prokuroria ka administruar dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, ofertat e dorëzuara, procedurat e ankimimit dhe vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe ka pyetur përfaqësues të subjekteve konkurruese dhe ankimuese në lidhje me procedurën.

SPAK bën të ditur se analiza e provave dhe dokumentacionit ka provuar se, gjatë zhvillimit të procedurës për tenderin e Unazës së Madhe, Loti 1, janë kryer shkelje që kanë dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur akuzë për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (në versionin para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021), ndaj këtyre të pandehurve:

  • Arbër Troka
  • Miranda Shkurti
  • Nikollaq Mihali
  • Almir Hoxhaj
  • Erjon Zemanaj
  • Admir Pahumi

Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme për vlerësim dhe gjykim në themel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllen hetimet për tenderin e Unazës së Madhe, SPAK çon në gjykatë 6 të pandehur appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe

By: Besnik
4 June 2025 at 20:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Një automjet është përmbysur në Unazën e Madhe pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me bordurat anësore.

Sipas burimeve paraprake, fatmirësisht personat që udhëtonin në makinë nuk kanë pësuar lëndime serioze, por ky informacion mbetet për t’u konfirmuar nga Policia e Tiranës.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania, shihet makina e përmbysur në mes të rrugës ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Aksident te ‘Kopshti Zoologjik’ në Tiranë, makina përmbyset në mes të rrugës
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kopshtit Zoologjik.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihet një makinë e përmbysur në rrugë. pic.twitter.com/psaiRNObie

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Aksident në Tiranë, makina përmbyset te Unaza e Madhe appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë tek Unaza në Tiranë (PAMJET)

By: user 8
4 June 2025 at 18:41

Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, duke shkaktuar trafik në unazë.

Nga pamje dallohet një makinë e cila është batuar në rrugë.

Deri tani nuk ka informacione për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

The post Aksident i rëndë tek Unaza në Tiranë (PAMJET) appeared first on Lapsi.al.

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe

By: user 11
17 May 2025 at 15:29

Një trafik i rënduar është shënuar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës. Një radhë e gjatë e makinave është regjistruar në Unazën e Madhe.

Në këtë kaos qytetarët janë të detyruar të presin gjatë për të shkuar në destinacionin e tyre.

The post Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe appeared first on Lapsi.al.

Aksident me vdekje në Unazën e Madhe në Tiranë

By: user 8
15 May 2025 at 14:42

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën Lindore të Tiranës. Rreth orës 12:00, në segmentin rrugor që të çon në drejtim të Paskuqanit, një motomjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i motorit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Unazën e Madhe në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Ndërron jetë 26-vjeçari në Unazën e Madhe në Tiranë/ Po udhëtonte me motor dhe përplaset me bordurën anësore…

15 May 2025 at 13:44

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tirane, ku 26-vjeçari përplaset me motor në bordurën anësore të rrugës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Ndërron jetë 26-vjeçari në Unazën e Madhe në Tiranë/ Po udhëtonte me motor dhe përplaset me bordurën anësore… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Unazën e Madhe, makina përplaset me lopën

By: armand
8 February 2025 at 17:01

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, teksa raportohet se një automjet ka përplasur një lopë. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrretullimit të Tegut. Pas goditjes, lopa ka mbetur e dëmtuar, ndërsa shoferi nuk është larguar, por ka pritur ardhjen e pronarëve të kafshës. Ky aksident ka […]

The post Aksident në Unazën e Madhe, makina përplaset me lopën appeared first on BoldNews.al.

78 vjeçari u “izolua” për dy vite në banesë, firma që ndërtoi Unazën e Madhe i bllokoi hyrje-daljet

By: Oldi
7 February 2025 at 21:16

Një 78 vjeçar u “izolua” për dy vite në banesë, pasi firma që ndërtoi Unazën e Madhe të Tiranës i bllokoi të gjitha hyrje-daljet. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua i moshuari Shyqyri Haxhillari, i cili tha se pas ndërtimit të Unazës, ai s’kishte asnjë rrugë për të shkuar te banesa, të […]

The post 78 vjeçari u “izolua” për dy vite në banesë, firma që ndërtoi Unazën e Madhe i bllokoi hyrje-daljet appeared first on BoldNews.al.

Foto/ Makina shkrumbohet nga flakët në Unazën e Re

By: Ardit
31 January 2025 at 16:40

Një automjet është shkrumbuar flakët pasditen e kësaj në premte në Unazën e Madhe, në dalje të Paskuqanit. U bë me dije se nga flakët nuk ka pasoja në njerëz, teksa raportohet vetëm dëme material. Ende nuk dihet shkaku i përfshirjes dhe shkrumbimit nga flakët të automjetit, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe […]

The post Foto/ Makina shkrumbohet nga flakët në Unazën e Re appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Madhe nuk e zgjidh trafikun dhe ndotjen, makinat ngecin në rrugët e ngushta të lagjeve

By: admin
26 January 2025 at 17:45

Qeveria parashikon të përdorë kufizimin e qarkullimit të automjeteve si një masë për të ulur trafikun dhe ndotjen e ajrit në kryeqytet. Por ekspertët vlerësojnë se në përgjithësi, mjetet më efikase dhe të preferueshme janë ato që u japin qytetarëve incentiva për të ulur vullnetarisht përdorimin e makinave personale.

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda gjysmës së parë të këtij viti, shpresohet t’i japë pjesërisht frymëmarrje qarkullimit të automjeteve në kryeqytet dhe të pakësojë bllokimin e trafikut.

Megjithatë, eksperienca që po përjetojnë drejtuesit e mjeteve në pikat e hyrjes dhe sidomos të daljes nga Unaza për në zonat rezidenciale të Tiranës nuk ka ndryshuar shumë, me radhë të gjata trafiku sidomos në oraret e pikut.

Hyrja e mjeteve drejt brendësisë së lagjeve të banimit duket se vazhdon të shoqërohet me një efekt ‘hinkë’, për shkak të ngushtimit të rrugëve.

Infrastruktura e zonave të banimit është pamjaftueshme dhe nuk është zhvilluar në proporcion me volumin e ndërtimeve dhe me rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Kjo situatë dëshmon se as një vepër e rëndësishme, si Unaza e Madhe, nuk i zgjidh plotësisht problemet e lëvizshmërisë së automjeteve në Tiranë, për shkak të mangësive në modelin e zhvillimit urban të qytetit.

Në Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të hedhur për konsultim publik, qeveria shqiptare synon të adoptojë disa masa, që kanë si qëllim bazë uljen e përdorimit të karburantit dhe të ndotjes së mjedisit.

Një nga masat e propozuara në plan është edhe caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës, sipas targës së makinës.

Pika të tjera të strategjisë së propozuar janë studimet për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre, përdorimi i teknologjive të reja si ‘Sistemet e Transportit Inteligjent’ dhe ‘Logjistika Inteligjente’ për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve, fushatat e ndërgjegjësimit publik; përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave.

Plani i veprimit parashikon edhe objektiva me natyrë të përgjithshme dhe të padetajuar në një nivel shumë konkret, si përdorimi i automjeteve me eficiencë energjie, përmirësimi i cilësisë së rrugëve, apo reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar. Masat e mësipërme planifikohen për t’u zbatuar në horizontin kohor 2025-2026.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve me rotacion ditor, sipas numrit të targës, nuk është një risi dhe aplikohet në vende të ndryshme, për të ulur ngarkesën e trafikut dhe ndotjen e ajrit në metropolet e tyre.

Megjithatë, përdoruesit e mjeteve tentojnë të gjejnë zgjidhje për t’i anashkaluar këto kufizime. Një shembull është zotërimi i dy automjeteve familjare me targa tek/çift, për të mund të qarkulluar pa kufizime.

Në një skenar të tillë, gjasat janë që të kemi një shtim të numrit të makinave më të vjetra dhe më ndotëse, sidomos në vende si Shqipëria, ku pjesa dërrmuese e familjeve e kanë të vështirë të përballojnë blerjen e makinave më të reja.

Numri i mjeteve, Shqipëria ende poshtë niveleve të BE-së

Mbështetur në të dhënat më të fundit të regjistrit të mjeteve, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deri më datë 30 qershor 2024, në Shqipëri rezultonin të regjistruara afërsisht 915 mijë mjete aktive.

Afërsisht 81% e tyre janë autovetura. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 381 automjetesh për një mijë banorë.

Po të krahasojmë këtë shifër me të dhënat më të fundit të Eurostat për vendet e rajonit (viti 2023), Shqipëria ka kaluar shumicën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar vetëm Malin e Zi që e ka këtë tregues pak më të lartë.

Shifrat duhen marrë me disa rezerva, sepse në rastin e vendeve të rajonit, ato bazohen në vlerësime të Eurostat dhe jo domosdoshëmrisht numri i përgjithshëm i popullsisë për vendet përkatëse është i përditësuar me një Cens të vonë, si në rastin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, Kosova kishte 205 automjete për 1000 banorë; Maqedonia e Veriut, 303 automjete për 1000 banorë; Bosnjë-Hercegovina 306 automjete për 1000 banorë; Serbia 362 automjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi, 393 automjete për 1000 banorë.

Shqipëria dhe rajoni ynë janë ende larg niveleve mesatare të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, për vitin 2023, BE-ja kishte mesatarisht 570 mjete të regjistruara për 1000 banorë.

Niveli më i ulët në vendet e BE-së është ai i Letonisë, me 418 mjete për 1000 banorë dhe i Rumanisë, me 425 mjete për 1000 banorë, ndërsa më i larti në Itali, me 694 automjete për 1000 banorë dhe në Luksemburg, me 675 automjete për 1000 banorë.

Pra, të dhënat krahasuese tregojnë se shkallën e zotërimit të automjeteve, Shqipëria ngelet ende mbrapa, qoftë edhe vendeve me nivelin më të ulët në BE.

Nga ana tjetër, megjithatë, numri i automjeteve të reja të regjistruara është në rritje. Sipas DPSHTRR, për të gjithë vitin 2024 në Shqipëri u regjistruan për herë të parë më shumë se 99 mijë automjete.

Krahasuar me një vit më parë, numri i automjeteve të regjistruara është rritur me 27%, çka tregon se numri i përgjithshëm i mjeteve ka një tendencë në rritje.

Nëse i referohemi shkallës së zotërimit të automjeteve për kryeqytetin, raporti në rastin e Shqipërisë është më i lartë krahasuar me mesataren kombëtare. Më shumë se një e treta e mjeteve aktive janë regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.

Sipas të dhënave të DPSHTRR, deri në mesin e vitit 2024, në kryeqytet qarkullonin afërsisht 320 mijë automjete aktive, për një popullsi prej rreth 758 mijë banorësh (sipas Censit 2023).

Kjo përkthehet në një shkallë të zotërimit të automjeteve prej 422 për 1000 banorë.

Megjithëse më e lartë në raport me mesataren kombëtare, sidoqoftë kjo shifër ngelet larg niveleve më të larta të zotërimit të automjeteve në vendet e BE-së, ndërsa diferenca vlerësohet të jetë edhe më e madhe krahasuar me kryeqytetet apo metropolet e tjera të vendeve përkatëse.

72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Kur flitet për efektin e automjeteve në ndotjen e mjedisit, një faktor kyç është teknologjia dhe vjetërsia e tyre.

Nga ky këndvështrim, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një moshë mesatare të lartë të automjeteve në qarkullim dhe ky është një parakusht i rëndësishëm në nivelin e ndotjes së ajrit prej tyre.

Sipas DPSHTRR, mosha mesatare e mjeteve që përdoren në Shqipëri është mjaft e lartë.

Në mesin e vitit të kaluar, 71.5% e mjeteve aktive rezultonin më të vjetra se 15 vjet, sipas vitit të prodhimit. 20% e mjeteve kanë një vjetërsi në intervalin 9-15 vjet, 4.5% kanë një vjetërsi në intervalin 5-8 vjet dhe vetëm 4% janë më të reja se 4 vjet.

Ndërkohë, po t’u referohemi të dhënave krahasuese të Eurostat (të disponueshme deri në fund të vitit 2023), Shqipëria është vendi me peshën më të madhe të automjeteve të vjetra më shumë se 20 vjet ndaj totalit të tyre.

Ky nivel për Shqipërinë ishte 42%, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 41% i një viti më parë. Pesha e makinave të vjetra në Shqipëri është më e lartë krahasuar me të gjitha vendet fqinje të Rajonit.

Vendi më afër Shqipërisë është Bosnjë-Hercegovina, me 37.8%, i ndjekur nga Serbia, me 35.3%. Përqindja më e ulët e automjeteve të vjetra raportohet në Kosovë, me 27.3%.

Në Bashkimin Europian, niveli më i ulët regjistrohet në Danimarkë, ku vetëm 5.6% e mjeteve janë më të vjetra se 20 vjet.

Përveç faktit që mosha e makinave në Shqipëri është e lartë, pjesa dërrmuese e tyre përdorin si lëndë djegëse naftën (gazoilin), karburant që ka ndikim më të madh në ndotjen e ajrit krahasuar me benzinën apo GLN-në.

Sipas shifrave të DPSHTRR, 73% e autoveturave të regjistruara deri në mesin e vitit 2024 përdornin si lëndë djegëse naftën.

Shqipëria aplikon një sistem të taksimit të mjeteve të përdorura të diferencuar në bazë të lëndës djegëse dhe që rritet në mënyrë progresive me vjetërsinë e mjetit.

Megjithatë, duke parë përqindjen e lartë të makinave të vjetra, ky mekanizëm deri tani duket se nuk ka qenë një stimul i mjaftueshëm për të nxitur më shumë shqiptarët drejt automjeteve të reja. Taksat më të larta për makinat e vjetra duket se nuk i balancojnë dot përfitimet nga çmimi më i lirë i tyre.

Studimet kanë treguar se në përgjithësi individët janë më të ndjeshëm ndaj kostove fillestare, sesa ndaj atyre periodike; ata priren të blejnë një makinë më të vjetër dhe që kushton më lirë, kundrejt një makine që mund të kushtojë më shtrenjtë, por që do të mundësonte shpenzime më të ulëta përdorimi të shtrira në kohë.

Veç diferencimit në taksa dhe përjashtimit prej tyre për makinat e reja deri në tre vjet, Shqipëria nuk ofron subvencione direkte për t’i nxitur qytetarët të investojnë në automjete të reja dhe sidomos drejt atyre me ndikim më të ulët në mjedis, siç mund të jenë mjetet hibride apo elektrike.

Vetëm 3.1% e automjeteve të regjistruara në 2024 ishin elektrike

Në veçanti, numri i mjeteve elektrike në përdorim në Shqipëri ngelet në përmasa modeste. Sipas të dhënave të DPSHTRR, vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan 3127 automjete elektrike, në rritje me 72% krahasuar me një vit më parë.

Automjetet elektrike përbënin 3.1% të numrit të automjeteve të reja të regjistruara, nga 2.3% në vitin 2023.

Lidhur me stokun e mjeteve elektrike, statistikat japin një informacion vetëm për autoveturat. Në mesin e vitit 2024, DPSHTRR raportonte pak më shumë se 4 mijë automjete elektrike të regjistruara, shifër kjo sa 0.5% e numrit total të autoveturave aktive.

Nëse në llogari përfshijmë edhe makinat hibride, ku energjia elektrike është një nga format e energjisë së shfrytëzuar, numri total i autoveturave elektrike dhe hibride arrin në 8867 ose sa 1.2% e totalit të tyre.

Shifrat tregojnë qartë se përdorimi i automjeteve elektrike në Shqipëri ngelet modest, po të kemi parasysh se tashmë në BE afërsisht gjysma e mjeteve të reja që regjistrohen çdo vit janë elektrike ose hibride.

Në Shqipëri, investimet në automjete elektrike në pjesën më të madhe po kryhen nga bizneset, për automjete shërbimi (kryesisht në shërbimin taksi) ose për mjete pune.

Së pari, bizneset kanë mundësi më të mëdha investuese dhe një shkallë më intensive të shfrytëzimit të automjeteve.

Kjo i bën më të mëdha përfitimet nga kursimi i lëndës djegëse, ndërsa në sektorë të veçantë, sidomos në shërbimin taksi, ky kursim është përcaktues në konkurrueshmërinë e biznesit.

Një faktor tjetër mund të jetë fakti se bizneset kanë kapacitete më të mëdha për të ngritur edhe infrastrukturën e domosdoshme të stacioneve të karikimit të mjeteve elektrike. Aktualisht, stacionet publike të karikimit janë shumë të pakta dhe kryesisht në shërbim të taksive.

Për përdoruesit individualë, investimi për të blerë një automjet elektrik dhe për një stacion të posaçëm karikimi do të ishte mjaft i lartë.

Mungesa e infrastrukturës së domosdoshme mbështetëse mund të jetë gjithashtu një faktor që e frenon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike.

Shqipëria është një vend ku prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike mbështetet pothuajse tërësisht në burime të energjisë së rinovueshme.

Një rritje e përdorimit të mjeteve elektrike do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e asaj pjese të ndotjes së ajrit që vjen nga automjetet. /Monitor

The post Unaza e Madhe nuk e zgjidh trafikun dhe ndotjen, makinat ngecin në rrugët e ngushta të lagjeve appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? Bllokohet Unaza e Madhe, varg kilometrik automjetesh nga aeroporti drejt Tiranës

6 January 2025 at 18:07

Hapja e Unazës së Madhe në Tiranë nuk e ka zhbllokuar aspak trafikun siç pritej, madje e ka rënduar më shumë.

Ka një radhë kilometrike të automjeteve nga aeroporti drejt kryeqytetit, madje duhet të presësh 30 minuta në radhë nga Rinasi deri te mbikalimi i Kasharit.

The post Çfarë ndodhi? Bllokohet Unaza e Madhe, varg kilometrik automjetesh nga aeroporti drejt Tiranës appeared first on Sot News | Lajme.

Unaza e Madhe, radhë kilometrike nga aeroporti drejt Tiranës

By: redi
6 January 2025 at 18:29

Unaza e Madhe në Tiranë nuk e ka zhbllokuar aspak trafikun. Ka një radhë kilometrike të automjeteve nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit, madje duhet të presësh minimumi 30 minuta në radhë nga Rinasi deri te mbikalimi i Kasharit. Në rrugë nuk ndodhet asnjë polic për të menaxhuar situatën. Unaza e Madhe e Tiranës e cila u hap më 30 dhjetor të 2024 ka një gjatësi totale 28.7 kilometra.

Source

“Lubi Balluku, e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”/ Berisha nga SPAK: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në…

6 January 2025 at 10:48

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministes së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kryedemokrati u shpreh se “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”. Sali Berisha deklaroi se ministrja Belinda Balluku ka ndarë 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata.

“Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata”, u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht.

The post “Lubi Balluku, e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”/ Berisha nga SPAK: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në… appeared first on Sot News | Lajme.

“Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”- Berisha nga SPAK: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata

6 January 2025 at 10:26
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministes së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kryedemokrati u shpreh se “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”. Sali Berisha deklaroi se ministrja Belinda Balluku ka ndarë 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata. “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe

Kryeministri Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe

By: V K
4 January 2025 at 09:01

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga Unaza e Madhe, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.

Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës, është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve.

Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ajo lehtëson trafikun si dhe shkurton distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut.

Gjithashtu, ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që u hap i fundit, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, dhe 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar.

The post Kryeministri Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe, rrit ekonominë dhe ul trafikun

4 January 2025 at 09:03

TIRANË, 4 janar/ATSH/Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Unaza e Madhe, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme të realizuara në kryeqytet, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.

Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.

Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve. Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ajo lehtëson trafikun si dhe shkurton distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut. Gjithashtu, ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që u hap i fundit, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, dhe 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe brezat e gjelbëruar.

/a.f/

The post Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe, rrit ekonominë dhe ul trafikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vepra madhështore e Tiranës/ Unaza e Madhe çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

By: lia rda
3 January 2025 at 15:35

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve në pjesën veriore të saj. Kjo është vepra infrastrukturore më e rëndësishme e kryeqytetit, për lëvizshmërtinë e trafikut. Ne ndodhemi aktualisht tek mbikalimi i Tufines dhe nga kjo pikë do të nisemi për të përshkuar të gjithë segmentin prej 29 km.

Unaza përshkon të gjitha skajet e kryeqytetit. Nga mbikalimi i tufinës, rruga vijon drejt zonës së Paskuqanit.

Ndërtimi i Unazës në këtë zonë, në pjesën veriore të saj, që u hap për qarkullim në 30 dhjetor ka qenë edhe pjesa më e vështirë e saj, për shkak të ndërtimeve të shumta në zone, per te cilat u desh te behej shpronesimi.

Segmenti liron qendrën e Tiranës, nga lëvizja e panevojshme e automjeteveve që ishin te detyruar te qarkullonin aty për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç impaktit kryesor në lehtësimin e lëvizjes, duke shpërndarë qarkullimin e automjeteve, Unaza pritet t’i japë gjithashtu një zhvillim të rëndësishmë ekonomik periferisë së kryeqytetit.

Siç shihet në këto pamje, ndërtimet në zonën e Paskuqanit, pranë unazës janë intensive, ndërsa vlera e pronës është rritur. Në këtë pjesë unaza bashkon Tiranën me Paskuqanin përmes Bulevardit të Ri.

Unaza mundëson lidhjen e Tiranës me akset kombëtare. Nyja kryesore e saj është ish sheshi Shqiponja. Pjesë e projektit në këtë zonë janë 5 tunele, ku ndy prej tyre shpërbejnë për të tu lidhur me autostradën Tiranë Durrës për hyrje dhe dalje.

Duke shkurtuar pritjet e gjata në trafik, përmes unazës, kryeqyteti lidhet tashmë më lehtë, me Durrësin dhe pjesën qendrore e jugore të vendit, përmes rrugës Arbrit drejt Dibrës, Elbasanin dhe qytetet e tjera të Juglindjes. Plane tabelat qe tregojne keto akse

Unaza e Madhe, një nevojë e domosdoshme e Tiranës është tashmë e finalizuar, ndërsa pritet që brenda janarit te mbyllen disa punime anesore në mbikalimet që shërbejnë për hyrje dhe dalje.

Pasi përshkuam të gjithe Unazën e Madhe kemi mbërritur në piken ku u nisëm tek mbikalimi i Tufinës. Per të përshkuar të gjithë aksin na u desh rreth 20 minuta, duke respektuar shpejtësinë e lejuar./abcnews.al

Nga sot Unaza e Madhe e Tiranës e gjitha e hapur për qarkullim

30 December 2024 at 19:28

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Nga sot, Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama si dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1200 euro m2, nga 600 që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.

“Na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Tashmë është plotësisht e përfunduar. Kemi ende disa momente, janë detaje të vogla që përfundojnë brenda janarit”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se e gjithë Unaza është e kategorisë “A”, urbane me ndriçim apo dhe zona të gjelbra.

Sipas saj, në nyjen e Lotit 1, ku lidhet ish-sheshi “Shqiponja” me zonën e Paskuqanit janë të hapur të gjitha tunelet. Në këtë nyje kalon edhe hekurudha Tiranë-Durrës dhe degëzimi me Rinasin.

Po ashtu, Balluku informoi se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur spostimi i linjave të energjisë elektrike.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash. Ndërtimi i saj pritet të lehtësojë trafikun si dhe të shkurtojë distancat. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut. Gjithashtu ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit.

Unaza Veriore, segmenti që hapet sot, ishte e ndarë në 7 lote. Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.

Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse, si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë.

Janë realizuar gjithashtu sistemi i ndriçimit rrugor, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore si dhe brezat e gjelbëruar.

/r.e//a.f/

Pamje nga Unaza e Madhe
1 nga 16

/a.f/

 

The post Nga sot Unaza e Madhe e Tiranës e gjitha e hapur për qarkullim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet Unaza e Madhe, parashikohet të lehtësojë trafikun në Tiranë

By: M C
30 December 2024 at 18:49

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, morën pjesë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturorë në historinë e kryeqytetit.

Rama theksoi se projekti ishte finalizuar brenda afateve të premtuara dhe se hapja e Unazës do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe do të ndikojë pozitivisht në ekonomi, duke rritur vlerën e pronave dhe zhvillimin e bizneseve të reja.

Ai gjithashtu nënvizoi se Unaza e Madhe, me një gjatësi prej 29 kilometrash, lidh kryeqytetin me rrugët dalëse kombëtare dhe do të paraprijë sfidën tjetër të bypassit të Elbasanit.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se Unaza është tashmë plotësisht e aksesueshme dhe vuri në dukje se projekti tjetër i rëndësishëm për qeverinë është realizimi i bypassit të Elbasanit.

The post Hapet Unaza e Madhe, parashikohet të lehtësojë trafikun në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me rrugët kombëtare

By: Besnik
30 December 2024 at 19:06

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin këtë të hënë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët kombëtare.

Balluku tha se Unaza e madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

“Jemi në momentin e hapjes së segmentit të Unazës Veriore, për të plotësuar 29 kilometra të plota që rrethojnë kryeqytetin. Duke nisur nga ky moment, është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Kemi ende disa detaje të vogla, që mbarojnë brenda janarit“, tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët ka gjithashtu hapësira të dedikuara.

Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me rrugët kombëtare appeared first on Euronews Albania.

❌
❌