Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vijon lirimi i hapësirave publike, ministri Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit

By: redi
6 August 2025 at 15:17

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre te qytetarët. Ky aksion po vijon edhe në thellësi të lagjeve të qytetit, me qëllim që t’i japë fund kaosit dhe zaptimit të paligjshëm të këtyre hapësirave. Malaj tha se themeli i këtij aksioni është sundimi i ligjit dhe krijimi i…

Source

Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, ka dhënë rezultatet e para brenda një kohe të shkurtër.

Në 20 ditë janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 tonë mallra që nuk përmbushnin standardet ligjore dhe të sigurisë ushqimore.D

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale”.

“Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të monitorimit, që synon verifikimin në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore”, tha Malaj.

Sipas ministrit Malaj, qëllimi i këtij operacioni është formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit.

“Zero tolerancë ndaj subjekteve, pjesë e zinxhirit të tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, që nuk respektojnë ligjin”, u shpreh Malaj.

Objektivat e aksionit përfshijnë formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin, gjurmueshmërinë e produkteve nga ferma në tryezë, si dhe mbrojtjen e fermerëve dhe prodhuesve të ndershëm.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të intensifikohen në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit.

/e.i//a.f/

The post Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

By: Ela
21 July 2025 at 13:08

Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, […]

The post Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen appeared first on BoldNews.al.

Ministri Malaj në degën doganore në Rinas: Objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

By: redi
5 July 2025 at 15:58

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të shtunë bëri një inspektim në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Rinasi ka përballuar gjatë vitit 2024 një fluks (në hyrje-dalje) prej 10.7 milion pasagjerë, ndërkohë që pritshmëritë janë që në vitin 2025 ky numër të…

Source

Malaj: Negociatat, garantojmë sistem tatimor e doganor sipas BE

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Shqipëria çeli dje grupkapitullin 3 të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministria e Financave në Grupkapitullin 3 të negociatave që u çel dje, udhëheq dy kapituj të rëndësishëm.

Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi sot se “do të vijojmë punën për të garantuar një sistem tatimor dhe doganor sipas standardeve evropiane”.

“Integrimi, prioriteti ynë kombëtar”, shkroi Malaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Financave udhëheq Kapitullin 16: Tatimet dhe Kapitullin 29: Bashkimi Doganor.

Kapitulli 16, Tatimet mbulon gjerësisht fushën e tatimeve indirekte dhe direkte. Shtetet anëtare angazhohen të respektojnë parimet e Kodit të Sjelljes për Tatimin e Biznesit, që synojnë eliminimin e masave të dëmshme tatimore.

Bashkëpunimi administrativ dhe ndihma e ndërsjellë ndërmjet shteteve anëtare synon të sigurojë një funksionim të mirë të tregut të brendshëm, për sa i përket tatimeve, si dhe ofron mjete për të parandaluar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Ndërsa kapitulli 29: Bashkimi Doganor përbëhet pothuajse nga legjislacioni, i cili është drejtpërdrejt i detyrueshëm për shtetet anëtare.

Ai përfshin Kodin Doganor të BE-së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuar, tarifën e përbashkët doganore dhe dispozitat për klasifikimin tarifor, lehtësimin nga detyrimet doganore, pezullimet e detyrimeve dhe kuotat e caktuara tarifore, si dhe dispozita të tjera.

1 nga 3

/a.f/

The post Malaj: Negociatat, garantojmë sistem tatimor e doganor sipas BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Malaj: Kosova i ka të gjitha mundësitë të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve

6 May 2025 at 11:29

Kosova i ka të gjitha forcat dhe mundësitë të shkojë drejt zgjidhjeve për formimin e institucioneve të reja, tha të martën ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai tha se çështja e formimit të institucioneve është zgjatur, por sipas tij, do të gjendet një zgjidhje politike.

“Unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje politike, padyshim që është zgjatur, por Kosova i ka të gjitha forcat dhe mundësitë të shkoj drejt zgjidhjeve të formimit të institucioneve”, tha ai, raporton kp.

Deputetët kanë dështuar sërish më 5 maj të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash janë bërë njëmbëdhjetë përpjekje të pasuksesshme.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, ndërkaq PDK dhe AAK po kërkojnë që të ndryshohet propozimi.

LDK, në anën tjetër, është shprehur kundër çdo propozimi të LVV-së.

Në dy përpjekjet e fundit për konstituim të Kuvendit, LVV ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë, por kjo është kundërshtuar nga partitë e tjera.

Të hënën më 5 maj, kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për marrëveshje politike LDK-së. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se së shpejti do të ketë përgjigje zyrtare.

The post ​Malaj: Kosova i ka të gjitha mundësitë të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve appeared first on Telegrafi.

Ambasadori Malaj i dorëzon çmimin “Lumo Skëndo” akademikut Rexhep Qosja

By: Kult Plus
25 April 2025 at 11:04

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.

Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.

Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj./atsh/KultPlus.com

Marrëveshja për bashkëpunim mes QKLL-së dhe Fakultetit Filozofik në UP: Librat si urë lidhëse mes kulturave

By: Kult Plus
24 April 2025 at 13:45

Në një ceremoni të zhvilluar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij fakulteti dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit nga Shqipëria, në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Marrëveshja përfshin dhurimin e 67 titujve të librave bashkëkohorë shqiptarë, që u dhuruan si shenjë vlerësimi dhe si mbështetje me rastin e 65 – vjetorit të këtij fakulteti.

Ambasadori Petrit Malaj, në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm që i shërben forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe arsimore.

“Shumë faleminderit për këtë finalizim të kësaj marrëveshje. Jam mirënjohës që kemi këtë bashkëpunim dhe komunikim mes nesh. Arsimi ka pasur ndërlidhjet e veta të hershme dhe do të vazhdojë të jetë në këtë cilësi”, u shpreh ai.

Dekani i Fakultetit Filozofik, prof. Bekim Baliqi, falënderoi ambasadorin dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit për përkrahjen dhe theksoi rolin që libri ka në jetën akademike.

“Faleminderit ambasador për ndihmën e vazhdueshme që na jep në këtë drejtim dhe dhuratë më të mirë se libri nuk mund të ketë për një fakultet dhe për studentët, ne jemi shumë mirënjohës ndaj jush”, u shpreh shkurtimisht dekani Baliqi.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e urave ndërmjet institucioneve arsimore dhe kulturore në Shqipëri dhe Kosovë.

“Për ne si QKLL është shumë e rëndësishme që të jemi sot në Prishtinë, të dhurojmë këto libra dhe të nënshkruajmë këtë marrëveshje. Ky është një fakultet që ka lidhje me mendimin dhe shoqëritë tona kanë shumë nevojë për mendimin dhe çdo nismë që ka në thelbin e saj mendimin, ndërgjegjësimin dhe pranimin sa më shumë në diskursin publik të intelektualëve, të zërit të kulturës dhe librit, është besoj e bukur dhe e nevojshme. Uroj që të ketë sa më shumë lexues për këto libra dhe të pasurohet sa më shumë kjo bibliotekë”, u shpreh Bardhyli.

Tutje, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë nismë dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional që e bëri të mundur këtë moment.

“Sinqerisht, në fakt ne e kemi mirëpritur këtë ide që ka filluar këtu në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Më pas, duke koordinuar punët tona të përbashkëta, është bërë komunikimi edhe me instancat përkatëse në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, ku më pas është komunikuar me institucionet përgjegjëse, siç jeni dhe juve, dhe kemi gjetur mbështetjen për këtë ditë interesante,” u shpreh ambasadori Malaj, shkruan KultPlus.

Ai theksoi se ndonëse kjo nismë mund të duket e vogël në përmasa, ajo ka një peshë të madhe simbolike dhe praktike.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori vlerësoi punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë projekt, me një mirënjohje të veçantë për dekanin e Fakultetit Filozofik.

“I jam mirënjohës gjithë atyre që e ndoqën rrugëtimin e këtij projekti fillestar – dekanit të fakultetit këtu, juve, për gjithë këmbënguljen tuaj që erdhët në këtë moment apo për kujdesin e përzgjedhjen që keni bërë në fund të fundit për këto libra që bëhen pjesë edhe e atyre programeve të studimit të atyre që edukohen në Fakultetin Filozofik.”

Në përmbyllje, ai theksoi përkushtimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për të mbështetur çdo projekt që fuqizon lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, në veçanti në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Shpreh mirënjohjen time, respektin tim dhe ju siguroj që Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunimin vëllazëror të ngushtë me Republikën e Kosovës, ne do të jemi në hapat e duhur dhe do mbështesim çdo projekt që çon më tej këtë vëllazëri, sidomos në fushën e dijës, artit, arsimit dhe kulturës”, u shpreh ambasadori.

Në përfundim drejtoresha e QKLL-së, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e librit dhe botimeve akademike.

“Marrëveshja ka të bëj në bashkëpunime të përbashkëta, sidomos në fushën e librit, në botimet që i shërbejnë jo vetëm universitetit por edhe kulturës shqiptare në tërësi. Ky është një fakultet që ka lidhje me mendimin dhe me kërkimin shkencor dhe çdo botim i kësaj natyre mendoj që është një botim i rëndësishëm që do gjejë mbështetje nga pala shqiptare megjithëse ne jemi e njëjta palë,” u shpreh Bardhyli.

Bardhyli theksoi se ky bashkëpunim synon të ndihmojë studentët dhe studiuesit të kuptojnë më mirë zhvillimet e ndërsjella kulturore dhe intelektuale në hapësirën shqiptare gjatë dy dekadave të fundit.

 “Kështu që prandaj edhe përzgjedhja jonë ishte e tillë për të sjellë libra që na bëjnë të njohim më mirë evolucionin e njëri-tjetrit, sidomos në këto dy dekadat e fundit”, u shpreh ajo./KultPlus.com

Malaj: Linja hekurudhore Durrës–Prishtinë projekt madhor, financimi në disa faza

14 April 2025 at 21:15

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot nga Shkodra ku u prezantua studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën kuqezi Durrës-Prishtinë se, linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë.

“Ky është një projekt madhor, që natyrisht parashikohet të ketë një kosto të konsiderueshme, ashtu siç edhe u prezantua, ndaj financimi i tij do të kalojë nëpër disa faza, të cilat do të kërkojnë jo vetëm angazhimin dhe mbështetjen buxhetore të vendeve tona, por edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, vlerësimi gjithnjë e në rritje i Republikës së Shqipërisë nga agjencitë prestigjoze, si Standard&Poors dhe Moody’s,  e klasifikojnë ekonominë shqiptare si një ekonomi me qëndrueshmëri të lartë, çka do të bëjë që edhe financimi i këtij projekti të vijë me një kosto më të lehtë për xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe me një mundësi për tu financuar nga institucione financiare ndërkombëtare.

Malaj tha se tashmë u hap traseja e duhur, me realizimin e studimit të fizibilitetit të financuar përmes buxheteve të dy vendeve.

“Ne po vijojmë të mbështesim me financime projekte që kanë një rëndësi të veçantë sa i takon ndërlidhjes, e këtu mund të përmendim linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII dhe që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej edhe me Bullgarinë, për të cilën vetëm pak ditë më parë u nënshkrua marrëveshja me Bankën Europiane të Investimeve, apo edhe projekti tjetër që ka të bëjë me rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, e cila parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dhe që do të shkurtojë distancën me Malin e Zi”, theksoi Malaj.

Ndaj, vuri në dukje ai, edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë nuk mund të konsiderohet thjesht një investim në infrastrukturë, por një investim në zhvillim, në lidhje, dhe mbi të gjitha, në të ardhmen tonë të përbashkët.

Malaj u ndal në disa aspekte të projektit.

“Së pari, linjat hekurudhore do të rrisin ndjeshëm efikasitetin në transport, si për mallrat, ashtu edhe për udhëtarët. Ato do të sjellin ulje të kostove logjistike, kursim kohe dhe rritje të konkurrueshmërisë të sipërmarrjeve tona prodhuese dhe eksportuese, por gjithashtu edhe do të rrisin aksesin më të shpejtë e më të lirë drejt tregjeve më të mëdha.Ato do të sjellin lehtësimin e qarkullimit, përmes zhvendosjes së një pjesë të ndjeshme të ngarkesës së transportit nga rrugët në hekurudha, por edhe reduktim të ndotjes urbane dhe emetimeve të karbonit, gjë e cila do të na ndihmonte në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, sipas angazhimeve që kemi marrë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi ai.

“Kjo hekurudhë do të shërbejë dhe si urë lidhëse mes Korridoreve Panevropiane VIII dhe X, duke ofruar lidhjen më të shkurtër dhe më të shpejtë ndërmjet tyre. E pra kjo nuk është vetëm një përparësi gjeostrategjike, por edhe një avantazh ekonomik për të dy vendet tona, që synojnë të bëhen nyje të rëndësishme të transportit dhe tregtisë rajonale”, vijoi Malaj.

Një aspekt tjetër thelbësor është fakti që ky projekt përputhet me Axhendën e Konektivitetit të Bashkimit Evropian, duke përmbushur standardet më të larta të infrastrukturës moderne.

“Përfitimi më strategjik është ai i shndërrimit të Portit të Durrësit në një qendër logjistike me ndikim rajonal, për të nxitur transportin për të gjithë Ballkanin Perëndimor në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ministri Malaj.

Kjo u shpreh ai, e kthen Shqipërinë në një portë hyrëse për Kosovën, për rajonin, drejt Mesdheut dhe më gjerë, duke gjeneruar punësim, investime dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

“Nga ana tjetër, ky investim do t’i hapë një tjetër impuls strategjik “Portit të Thatë të Prishtinës”, i cili në këtë mënyrë  do të shërbejë për një ndërlidhje me shumë palë të tregtisë në aspektin rajonal”, përfundoi Malaj duke vënë në dukje se linja hekurudhore Durrës–Prishtinë është një hap i guximshëm drejt një të ardhmeje ku lëvizshmëria, tregtia dhe bashkëpunimi do të rrëzojnë kufijtë dhe do të krijojnë mundësi të reja për qytetarët e kombit tonë. /j.p/

The post Malaj: Linja hekurudhore Durrës–Prishtinë projekt madhor, financimi në disa faza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Shtyhet deri nesër afati për dorëzimin e DIVA 2024 dhe deklaratës së tatimfitimit

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, se afati i fundit i dorëzimit të Deklaratës së Tatimit mbi Fitimit dhe Deklaratës së të Ardhurave Vjetore, DIVA 2024 do të jetë dita e nesërme, 1 prill dhe jo sot, 31 mars siç ishte lajmëruar më herët.

Sipas Malajt, duke qenë se dita e sotme është pushim zyrtar, për shkak të festës së Fiter Bajramit, Administrata Tatimore e ka shtyrë me një ditë afatin e dorëzimit të DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimit, ndërkohë që detyrimin e deklarimit do ta kenë të gjithë ata individë që realizojnë mbi 1,2 milionë lekë të ardhura në vit, nga mbi 2 milionë që ishte më përpara.

Praktikisht të gjithë ata që marrin mbi 100 mijë lekë në muaj pagë bruto duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të të ardhurave. Deklarimi duhet të bëhet edhe nga të gjithë të dy punësuarit, pavarësisht nivelit të pagave.

Detyrimin për të deklaruar e kanë edhe të gjithë ata individë që realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Këto ndryshime bëhen në kuadër të formatizimit të tregut të pagave dhe rritjes së kontrollit mbi qarkullimin e parasë.

Parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë. /j.p/

The post Malaj: Shtyhet deri nesër afati për dorëzimin e DIVA 2024 dhe deklaratës së tatimfitimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2026-2028, Malaj: Synojmë ruajtjen e besueshmërisë në financat publike

12 February 2025 at 18:16

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj është shprehur sot se konsolidimi do të vijojë të jetë objektivi themelor i politikës fiskale.

Sipas Malajt, Ministria e Financave synon sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe një rritje të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse edhe për periudhën afatmesme 2026-2028.

“Me miratimin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal për këtë periudhë, ne synojmë të ruajmë të pacënuar besueshmërinë e financave publike në perceptimin e tregut vendas dhe të huaj. Përmes politikave fiskale të kujdesshme gjithashtu do të vijojmë të garantojmë një trajektore rënëse të përvitshme të borxhit publik dhe një balancë primare në nivel pozitiv”, thotë Malaj.

Në raportin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2026-2028, të miratuar javën e kaluar dhe të publikuar nga Ministri Malaj, lexohet se “pas recesionit të fortë prej -3,3 për qind në vitin 2020, ekonomia u rimëkëmb fuqishëm në vitin 2021, duke shënuar rritje reale prej 9,0 për qind dhe duke vijuar trendin pozitiv edhe gjatë viteve 2022 dhe 2023, përkatësisht në 4,8 për qind dhe 3,9 për qind”.

“Për vitin 2024 kjo rritje vlerësohet të jetë rreth 3,9 për qind dhe pritet të vijojë trendin pozitiv edhe në periudhën afatmesme”, lexohet në raport.

“Rritja ekonomike parashikohet në normën 3,9 për qind për vitin 2025 dhe përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2026-2028 parashikohet mesatarisht rreth 4,0 për qind në vit. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 4 për qind, 3,9 dhe 4,1 për qind respektivisht për vitet 2026, 2027 dhe 2028”, thuhet në raportin e Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2026-2028.

/r.e/a.f/

The post Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2026-2028, Malaj: Synojmë ruajtjen e besueshmërisë në financat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj në një biznes mobilerie në Grabjan: Tregton në Shqipëri dhe Evropë

8 February 2025 at 18:29

TIRANË 8 shkurt /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një vizitë në një biznes mobilerie në Grabjan që tregton lëndë të parë mobilerie.

Malaj theksoi se ky biznes tregton në Shqipëri, Angli, Itali, Spanjë.

“Eni është një nga të rinjtë me pasion, që në sipërmarrje, çdo mundësi synon ta transformojë në investim”, u shpreh Malaj.

“Ai jo vetëm ka arritur të çoj përpara ëndrrën e të atit, në administrimin e mobilerisë, por po zgjeron edhe portofolin e investimeve në hoteleri”, shkroi ministri Malaj në një postim në rrjetet sociale.

/a.f/

The post Malaj në një biznes mobilerie në Grabjan: Tregton në Shqipëri dhe Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 5.1 miliardë lekë deri në 2027 për bujqësinë, kontributi më i madh ndonjëherë nga buxheti i shtetit

6 February 2025 at 12:16

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Banka e Shqipërisë organizoi sot në Tiranë, tryezën e diskutimit me temë: “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, drejtues të sistemit bankar dhe përfaqësues të shoqërive të agrobiznesit.

Ministri i Financave në fjalën e tij, u shpreh se përmes një qasje të re dhe inovatore synohet që t’i jepet një frymëmarrje e re kreditimit përmes institucioneve financiare në një prej sektorëve me kyç dhe më prioritarë në vendin tonë, siç është bujqësia.

“Bujqësia si sektor në ekonominë e Shqipërisë kontribuon me 18.5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe punëson mbi 40% të popullsisë”, tha Malaj.

Ministri i Financave u shpreh më tej se “këto shifra tregojnë për peshën e madhe që ka ky sektor, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë social. Duke pasur në vëmendje këtë peshë me rëndësi, por edhe duke synuar që ta zhvillojmë më tej, ne kemi planifikuar më shumë shpenzime buxhetore në sektorin e bujqësisë këtë vit duke arritur në 146 milionë euro, ku vetëm për skemën kombëtare të fermerëve dhe subvencionimit të naftës kemi alokuar 4.4 miliardë lekë për të çuar atë deri në 5.1 miliardë lekë deri në 2027, kontributi më i madh i dhënë ndonjëherë nga buxheti i shtetit”, tha Malaj.

Ministri theksoi se bujqësia sot përballet me një sërë sfidash si fragmentarizimi i tokës, mungesa e aksesit në financa, mungesa në investimet moderne, mungesa e njohurive dhe aftësive për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut vendas dhe të huaj, si edhe aksesi ndaj instrumenteve financiarë për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe mesme bujqësore, nuk është në nivelet që duhet të ishte.

“Tregu bankar ka qenë relativisht i kufizuar për sa i përket kreditimit të këtij sektori kyç të ekonomisë. Procesi i integrimit ku tashmë ne kemi hyrë na vë përballë një sërë kërkesash dhe detyrash që do duhet t’i përmbushim që të garantojmë konkurrueshmërinë në tregjet evropiane dhe sipas standardeve që kërkojnë këto tregje”.

“Të gjitha këto do të kërkojnë shtimin e investimeve në pajisje moderne, jo vetëm për të ulur kostot, por që të rrisim edhe cilësinë e produkteve tona. Është jetike për ne që të adresojmë sfidat në aksesin e këtyre tregjeve në financa, infrastrukturë, logjistikë dhe të rrisim përputhshmërinë me standardet e sigurisë ushqimore, por edhe kërkesat që kërkohen për certifikim.

Duhet të krijojmë një plan të qartë pune, me një dritare të re financimi, përmes një instrumenti inovator bankar, i cili synon të ofrojë një garanci sovrane që do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredive”, u shpreh ministri Malaj.

“Përmes kredive të buta, përmes një fondi që po vihet në dispozicion prej 250 milionë eurosh dhe norma të favorshme interesi deri në 3.5% mbështetja do të fokusohet në sektorë siç janë infrastruktura prodhuese dhe agro përpunimi për fruta perimet, për blegtorinë etj.”, tha Malaj.

Ai shtoi se “mbështetje do të ofrohet edhe për peshkimin dhe akuakulturën, por edhe agroturizmin dhe turizmin rural”, shtoi ai.

Sipas ministrit Malajt, edhe vende të tjera të rajonit siç janë Kroacia apo Serbia kanë zbatuar mekanizma të ngjashëm financiarë, të cilat kanë dhënë efekte në rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe është rritur aksesi në financa.

“Ajo çfarë presim nga zbatimi i kësaj strategjie është aksesi financiar dhe mbështetja me financa i sektorit bujqësor, përmirësimi i kushteve të financimit duke ofruar norma të ulta interesi dhe reduktimi i kërkesave për kolateral.

Vizioni i qeverisë është që bujqësia, ky sektor vital të bëhet më konkurrues, të jetë më modern dhe të jetë një sektor i orientuar drejt eksportit. Bashkëpunimi mes qeverisë, institucioneve financiare dhe fermerëve është I domosdoshëm që të arrijmë këto tre objektiva”, përfundoi ai.

/a.f/

The post Malaj: 5.1 miliardë lekë deri në 2027 për bujqësinë, kontributi më i madh ndonjëherë nga buxheti i shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

31 January 2025 at 21:45

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj ka vizituar sot një biznes familjar në Savër të Lushnjës. Biznesi i sipërmarrësit Gëzim Gjolena është një mobilieri që përveç tregut vendas, përmbush kërkesa edhe për klientët e huaj, siç thekson ministri Malaj në postimin në Facebook.

Sipas Malajt, bashkë me djemtë e sipërmarrësit që janë specializuar në arkitekturë dhe interior dizajn, Gjolena synon të mbyllë ciklin, duke i shtuar vlerë produkteve.

“Së fundmi ai ka investuar në krijimin e këtij ambienti të ri pune që do t’i shërbejë për zgjerimin e gamës së produkteve dhe rritjes së cilësisë për konsumatorët”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije më herët se nuk do të ketë asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Gjatë takimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj me sipërmarrësin në Savër të Lushnjes
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post Malaj: Asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet masive të borës, ambasada e Shqipërisë në Kosovë thirrje qytetarëve: Sigurohuni me goma dimërore dhe zinxhirë

17 January 2025 at 15:24

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që planifikojnë të udhëtojnë në zonat turistike dimërore në Kosovë, që të jenë të kujdesshëm. Malaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan se qytetarët duhet të informohen mbi kushtet klimatike aktuale dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore. Po ashtu Malaj ka theksuar se qytetarët duhet që të jenë të kujdesshëm për të shmangur rrezikun e aksidenteve.

Postimi i Malajt:

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës i bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që planifikojnë të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, sidomos në zonat turistike dimërore si Brezovicë, Brod, Bogë, Rugovë, etj., të informohen mbi kushtet klimatike aktuale, si dhe të sigurohen që të jenë të pajisur me goma dimërore, zinxhirë dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurtë, sipas Kodit Rrugor në Republikën e Kosovës.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto masa, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe masave eventuale administrative, si dhe për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

The post Reshjet masive të borës, ambasada e Shqipërisë në Kosovë thirrje qytetarëve: Sigurohuni me goma dimërore dhe zinxhirë appeared first on Sot News | Lajme.

Malaj: Bonusi i pranverës për pensionistët deri në 10 mijë lekë, 15 mijë lekë për familjet në nevojë

20 December 2024 at 21:37

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministri i Financave Petrit Malaj, bëri me dije se Ministria e Financave propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.

“Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël”, tha Malaj.

Sipas ministrit “konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15 000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre”.

“Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6,3 miliardë lekësh”, njofton ministri.

Ministri theksoi se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

“Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë”, shtoi ministri.

Malaj bëri me dije se do të alokohet një fond shtesë prej rreth 1,6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

“Angazhimi i Ministrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi”, nënvizoi ministri i Financave, Petrit Malaj.

/r.e/

The post Malaj: Bonusi i pranverës për pensionistët deri në 10 mijë lekë, 15 mijë lekë për familjet në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Malaj sqaron pse nuk i’u kthyen paratë profesionistëve të lirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

By: redi
19 December 2024 at 16:15

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për taksimine profesioneve të lira nuk ishte i qartë, prandaj nuk u zbatua menjëherë. Malaj u pyet nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbi këtë çështje, ai tha se Kushtetuesja, pas një kërkese nga dikasteri që ai drejton, nuk dha opinion për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e…

Source

Malaj: Borxhi publik në Shqipëri u ul me 14%, Mziu: Borxhi për frymë më i lartë se në vitin 2013

19 December 2024 at 14:58

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, duke i dhënë përgjigje edhe akuzave të deputetit të opozitës Xhelal Mziut, sipas të cilit borxhi për frymë në vendin tonë është rritur në krahasim me vitin 2013.

“Një sqarim për borxhin publik, se me sa duket duhet të bëjmë një seancë më vete ku të fillojmë të shpjegojmë “Hyrjen në ekonomi”, pasi duhet të kuptoni që borxhi llogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi publik në vitin 2013 ka qenë 70.4 %, borxhi publik sot që flasim është 56.3%. Në dhjetë vitet e fundit, nëse në vendet e rajonit borxhi publik është rritur me 1.9%, në Shqipëri është ulur me 14%”, tha ministri Malaj.

Deputeti Mziu iu përgjigj ministrit të Financave duke e akuzuar atë për krijimin e një situate me regji të kurdisur nga kryetarja e Parlamentit dhe zëvendëskryeministrja.

“Unë e sfidoj ministrin në këtë çorbë që po gatuhet në Parlament, që nëse shifrat e mia që janë të llogaritura me mbylljen e buxhetit të 2013-ës dhe atë të 2024-ës nuk janë të vërteta, unë e lë mandatin e deputetit. Në vitin 2013, borxhi për frymë ka qenë 2185 lekë, ndërsa sot është 5875 lekë. Ministri fantazmë që sapo foli nuk ka asnjë lidhje me shifrat dhe situatën”, u shpreh Mziu. /j.p/

The post Malaj: Borxhi publik në Shqipëri u ul me 14%, Mziu: Borxhi për frymë më i lartë se në vitin 2013 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Qeveria pati vullnetin për të kthyer mbrapsht paratë e profesionistëve të lirë; Bardhi: Je ushtar

19 December 2024 at 12:40

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj foli sot në Kuvend për angazhimin e qeverisë për taksën e profesioneve të lira, pas shkresës që Ministria e Financave i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

“Në lidhje me çështjen e taksës së profesioneve të lira, Ministria e Financave është shprehur që në krye të herës, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk shprehte atë se çfarë duhet të ndodhte me të ardhurat që ishin realizuar për sa kohë ligji ishte në fuqi. Në momentin që u mor vendimi i gjykatës dhe kërkoheshin sqarime, MF i dërgoi një shkresë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur për efektet e këtij ligji. GJK përsëri nuk dha opinionin me këtë çështje, duke lënë të kuptohej se të ardhurat e realizuara nën efektin e këtij ligji ishin legjitimeve dhe pavarësisht kësaj qeveria shqiptare kishte vullnetin për t’i kthyer mbrapsht paratë e mbledhura nga profesionistët e lirë.

Çështja e nismës suaj, e depozituar në Parlament është një çështje parlamentare. Kam ardhur të flasë për aktin normativ, një nismë e qeverisë shqiptare. Gjumë jeni mësuar të flini ju sepse ju nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni”, tha Malaj.

Pas fjalës së ministrit, foli deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se vonesa e ministrit u bë shkak për pengimin e axhendës së punëve në seancë. “Unë nuk do të përgjigjem për pjesën e gjumit, se e pa gjithë Shqipëria, erdhe në punë në orën 12.00 duhet të kishe ardhur në 8.00. Nuk ndjekim axhendën, sepse nuk të njeh askush se nuk bën asnjë punë, je aty se të ka rekomanduar krimi i organizuar, për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit që pjesën dërrmuese t’ia çosh me PPP, krimit të organizuar, je aty si ushtar i Edi Ramës për të firmosur ato që të urdhëron ai”, tha Bardhi.

“Ajo që ne ngritëm ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit. Je i detyruar që të jesh prezent, por ti nuk ke nga ta dish, sepse jeni ministra që vini nga rruga dhe propozoheni nga krimi i organizuar. E ke me Kushtetutë dhe rregullore të jesh aty…Sa orë fle gjumë, e çfarë ëndrrash shikon në gjumë nuk na takon neve. Herë tjetër paraqitu në orar”, u shpreh në fjalën e tij, Bardhi. /j.p/

The post Malaj: Qeveria pati vullnetin për të kthyer mbrapsht paratë e profesionistëve të lirë; Bardhi: Je ushtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk është kafja e tij personale”/ Kuvendi u ndërpre për mungesës së ministrit Malaj, Bardhi: Kur t’i dalë gjumi…

19 December 2024 at 12:02

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi seanca parlamentare u ndërpre për disa minuta për shkak të mungesës së ministrit të Financave, Petrit Malaj në Kuvend. “Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave”, u shpreh Gazment Bardhi. Ai theksoi se në momentin kur prezantuesi i një projekligji nuk ndodhet në seancë, hiqet nga pika e rendit të ditës.

“Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar”, deklaroi Bardhi.

Gazment Bardhi: Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur,

Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore. Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji, Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar.

Po te presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme.

The post “Nuk është kafja e tij personale”/ Kuvendi u ndërpre për mungesës së ministrit Malaj, Bardhi: Kur t’i dalë gjumi… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌