Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

13 July 2025 at 13:32

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi.

Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë./tch/

The post E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para appeared first on Telegrafi.

E pazakontë në Kavajë! I riu inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga i ati/ EMRAT

By: Ela
13 July 2025 at 11:16

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kavajë, ku një 28-vjeçar ka inskenuar rrëmbimin për të përfituar para nga i ati. Lubjan Camema, tashmë i arrestuar, kishte mashtruar babain e tij, shtetasin me iniciale B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Po ashtu, në pranga […]

The post E pazakontë në Kavajë! I riu inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga i ati/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Kur fëmija bërtet, kush dëgjon? Shqipëria që sheh, por nuk reagon

By: Iconstyle
19 June 2025 at 12:27

Një djalë i vogël, vetëm 4 vjeç, ndalet për të luajtur disa hapa larg prindërve të tij që shëtisin buzë detit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Një i ri i afrohet, e merr në krahë me rrëmbim dhe largohet në drejtim të kundërt. Në pak sekonda, pushimi familjar kthehet në makth. Pamjet e filmimit amator janë tronditëse. Prindërit e kuptojnë çfarë po ndodh, reagojnë me vrap dhe arrijnë ta ndalojnë. I riu thotë se “e ngatërroi, mendoi se djali kishte humbur”. Por askush nuk e di nëse ky ishte një keqkuptim i tmerrshëm… apo një tentativë që për pak nuk u kthye në tragjedi.

Pak ditë më parë, në një zonë të banuar të Tiranës, një tjetër rast rrëqethës tronditi shoqërinë. Vajza 6-vjeçare e detektives private, Shkënda Lili, bie pre e një tentative rrëmbimi. Një grua e panjohur, rreth të pesëdhjetave, i afrohet të miturës në hyrje të pallatit, i ofron çokollata dhe më pas përpiqet ta tërheqë me forcë. Ndërhyrja e disa fqinjëve shmang më të keqen. Autorja largohet. Policia është ende në kërkim të saj.

Tabloja bëhet edhe më e zymtë, kur në rrjet qarkullon një video eksperimentale e realizuar në Tiranë me lejen e Policisë së Shtetit. Një aktor mashkull simulon rrëmbimin e një vajze të mitur, gjithashtu aktore. Vajza bërtet për ndihmë, ai e tërheq me forcë. Dhjetëra kalimtarë e shohin skenën, asnjëri nuk ndërhyn. Askush nuk afron një hap. Nuk pyet, nuk nxiton, nuk thërret për ndihmë. Disa flasin mes tyre. Disa shikojnë të hutuar. Por asnjë nuk guxon të veprojë.

 

@homelandalbania Vogëlushja “rrëmbehet” në mes të ditës në Tiranë, si reagojnë kalimtarët? __ ⚠ Kujdes: Ky është një eksperiment social! Të gjitha skenat janë të simuluara. Fëmija dhe i rrituri janë aktorë dhe janë pjesë e eksperimentit. Asnjë person nuk ka qenë realisht në rrezik. Ky projekt është realizuar me lejen dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, me qëllim edukimin dhe informimin e qytetarëve për të reaguar si duhet në situata të ngjashme. 📞 Në rast se jeni dëshmitarë të një situate të ngjashme reale, kontaktoni menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129. __ Për të ndjekur videon e plotë klikoni në kanalin tonë zyrtar në Youtube të “Homeland Albania” #homelandalbania #schocking #socialexperiment #tirana #albania #kidnapped #experiment ♬ original sound – HomelandAlbania

Dhe ja ku jemi. E vërteta e dhimbshme është kjo: kemi ndalur së ndjeri!

Jo vetëm ndaj fëmijëve. Por ndaj gjithkujt. Ndaj hallit të tjetrit. Ndaj dhimbjes që nuk na përket drejtpërdrejt. Ndaj padrejtësive që nuk na kapin ne vetë për krahu. Edhe kur dikush bërtet në rrugë për ndihmë, nuk afrohemi. Edhe kur dikush proteston për drejtësi, nuk bashkohemi. Edhe kur një qytetar, një grua, një nënë, një fëmijë është në rrezik, nuk guxojmë të ndërhyjmë.

Kemi krijuar një iluzion sigurie në vetvete, ku gjithçka jashtë vetes është “punë e tjetrit”. Nuk reagojmë se “s’ka ç’na duhet ne”. Nuk flasim se “s’na përket”. Jemi shkëputur nga ideja më e thjeshtë: që për të qenë njerëzor, nuk të duhet asnjë ftesë zyrtare. Të duhet vetëm zemra.

Fatkeqësisht, kemi mbërritur në një pikë ku askush nuk e ndjen më urgjencën morale për të bërë diçka. Për të vepruar. Për të marrë përgjegjësi jo ligjore, por njerëzore. Kjo është më e rrezikshme se çdo ligj i munguar. Sepse, në fund të fundit, ligjet nuk shpëtojnë jetë, reagimi i menjëhershëm i njerëzve po.

Sepse jo, nuk është vetëm detyra e policisë të ndalojë një rrëmbyes. Është detyra e parë e qytetarit që ndodhet pranë. Është refleksi i një shoqërie të shëndetshme që reagon menjëherë kur sheh rrezik. Dhe nëse ky refleks mungon, atëherë ne nuk kemi më shpresë për drejtësi, për siguri, për dinjitet.

Nëse nesër është fëmija yt, a do të duash që të tjerët të mbyllin sytë?

Ndaj, nuk mund të presim më që tragjeditë të na trokasin në derë që të kujtohemi për njerëzinë. Duhet të ndërgjegjësohemi. Të ngrejmë zërin. Të guxojmë. Të veprojmë. Të hapim zemrën. Të bashkohemi. Nuk është turp të ndërhysh. Turp është të shohësh dhe të mos bësh asgjë.

Nëse shihni një situatë të dyshimtë, nëse dikush sillet në mënyrë të pazakontë me një fëmijë, nëse një i mitur duket i frikësuar, i vetëm, i tërhequr apo po thërret për ndihmë, mos prisni që ta bëjë dikush tjetër.

📞 Telefononi menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129.

Telefonata jote mund të jetë gjithçka që bën dallimin mes frikës dhe shpëtimit. Një shoqëri e vërtetë nuk ndërtohet me heshtje, por me zemër, me reagim, me guximin për të thënë: po, është edhe puna ime!

The post Kur fëmija bërtet, kush dëgjon? Shqipëria që sheh, por nuk reagon appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

9 June 2025 at 10:46

Është arrestuar i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në raportin e policisë, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, sot më 08.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, i njëjti e ka futur pa dëshirën e saj në veturë dhe është nisur për Prishtinë. /Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Nëna rrëmben vajzën e saj nga Italia dhe e fsheh në Spanjë për 11 vite

By: M C
4 June 2025 at 22:22

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen e një vajze, e cila tashmë është 14 vjeçe.

Midis të arrestuarve janë nëna e vajzës dhe partneri i saj, të cilët janë dërguar në burg me urdhër-arrest evropian, ndërsa dy të afërm të tjerë ndodhen në arrest shtëpiak.

Sipas Prokurorisë Publike të Milanos, vajza ishte zhdukur që në moshën trevjeçare, pasi midis viteve 2013 dhe 2014, një vendim gjyqësor kishte urdhëruar që ajo të kalonte nën përkujdesjen e Bashkisë. Në vend që ta dorëzonte vajzën, nëna e saj ishte zhdukur duke u larguar nga Italia dhe duke e marrë fëmijën me vete.

Hetimet e Njësisë për Mbrojtjen e Grave dhe të Miturve të Policisë së Milanos, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Karabinierëve, çuan në identifikimin e nënës në qytetin spanjoll Valencia. Ajo jetonte atje me vajzën nën një emër të rremë, ndërsa partneri i saj kishte bashkëpunuar në fshehjen e gjatë të së miturës.

Në një deklaratë të prokurorit Marcello Viola, theksohet se edhe gjyshja e vajzës dhe një anëtar tjetër i familjes dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen fillestare në Itali. Të katër personat përballen me akuza të rënda, përfshirë “rrëmbim të rëndë” dhe “rrëmbim ndërkombëtar të një fëmije”.

Vajza tashmë ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti që zgjati më shumë se një dekadë.

The post Nëna rrëmben vajzën e saj nga Italia dhe e fsheh në Spanjë për 11 vite appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Shikoni si rrëmbehet nga çeçenet biznesmeni rus në Moskë

By: user 6
4 June 2025 at 20:45

Sipërmarrësi rus 39-vjeçar i teknologjisë, Areg Shchepikhin, i cili kishte publikuar disa komente kritike në rrjetet sociale për çeçenët etnikë dhe Islamin, u rrëmbye në mes të ditës nga një stacion hekurudhor qendror i Moskës të martën.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan disa burra me mjekër dhe të veshur me kostume duke e tërhequr Shchepikhin jashtë hollit të stacionit Yaroslavsky për ta futur në bagazhin e një SUV-i përpara se të largoheshin. Kjo ndodhi në sy të dëshmitarëve dhe personelit të sigurisë që shikonin dhe nuk ndërhynin.

Policia e Moskës tha se njësia e saj kishte nisur një hetim mbi videot që tregonin “akte të paligjshme kundër personit”. Në një postim të bërë më herët në Instagram, Shchepikhin sulmoi me fjalë të ashpra çeçenët dhe Islamin, duke thënë: “E kam dhj*rë Allahun tuaj, Kuranin tuaj dhe gjithçka që ju e konsideroni të shenjtë”.

Kanali në Telegram “Baza”, i cili pretendon të ketë lidhje me shërbimet e sigurisë të Rusisë, shkroi se Shchepikhin u rrëmbye disa minuta pasi postoi një nga videot e tij të fundit, të cilat mund t’u kenë lejuar rrëmbyesve të dyshuar të identifikonin vendndodhjen e tij.

Një kanal tjetër në Telegram, “Shot”, raportoi se autoritetet ndaluan SUV-in me të cilin ishte rrëmbyer Shchepikhin atë natë, por ai nuk ishte më në automjet. Sipas “Shot”, tre nga rrëmbyesit e dyshuar u identifikuan si “anëtarë aktivë të Gardës Kombëtare që po kryenin një procedurë operative”.

Burrat u panë duke dalë nga një stacion policie të mërkurën në mëngjes, njëri prej të cilëve shqiptoi britmën çeçene të tubimit “Akhmat Sila” (“Pushteti i Akhmatit” ose “Akhmati rregullon”) ndërsa hipnin në SUV.

Москва. 2025 год. Несколько человек хватают мужчину и запихивают его в багажник «Мерседеса» с мигалками. Очевидцы сообщают, что мужчины были вооружены и похожи на «Кадыровцев». «Девяностые» никуда и не уходили – это и есть путинская Россия. Но экстремист всё равно – ты! pic.twitter.com/Xp11N4TWf8

— Влад Романцов (@vlar_rus) June 3, 2025


Ahmed Dudayev, ministri i informacionit dhe politikave kombëtare të Çeçenisë, tha të mërkurën se Shchepikhin “nuk u rrëmbye, por u ndalua nga oficerët e zbatimit të ligjit që bashkëpunojnë me autoritetet në Moskë”. Ai pretendoi se postimet e Shchepikhin në Instagram mund të kualifikohen si disa vepra penale, duke përfshirë fyerjen e ndjenjave të besimtarëve fetarë dhe justifikimin e nazizmit.

Dudayev akuzoi mediat se e kanë keqidentifikuar Shchepikhin si viktimë dhe mbrojti rrëmbimin e tij duke thirrur në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia. “Në një vend që po kryen një operacion ushtarak special kundër nazizmit, justifikimi dhe mbrojtja e nazizmit është një krim i dyfishtë”, – shkroi Dudayev në Telegram.

Shchepikhin kishte publikuar fotografi të tij me disa figura politike dhe personazhe të famshëm rusë, përfshirë kryenegociatorin e Rusisë në bisedimet e paqes me Ukrainën në Turqi, Vladimir Medinsky.

Rrëmbimi vjen si seri e zhdukjeve të kritikëve të autoriteteve çeçene, tha avokati dhe kreu i grupit të të drejtave të njeriut “Crew Against Torture”, Sergei Babinets. Më vonë, “Baza” raportoi se Shchepikhin u lirua rreth mesnatës dhe kaloi natën në një hostel lokal, por mediat nuk e kanë verifikuar ende këtë lajm. Imazhet e Shchepikhin të liruar e tregojnë atë me një fytyrë të mavijosur dhe duke ecur duke çaluar. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Shikoni si rrëmbehet nga çeçenet biznesmeni rus në Moskë appeared first on Lapsi.al.

38-vjeçari i futet pa dëshirë në banesë 18-vjeçares në Elbasan dhe tenton ta rrëmbejë

By: Ela
27 May 2025 at 13:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 38-vjeçar ka hyrë pa leje në banesën e një të reje 18-vjeçare dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Sipas kallëzimit të vajzës, autori e ka goditur fizikisht para se të përpiqej ta largonte nga banesa. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në […]

The post 38-vjeçari i futet pa dëshirë në banesë 18-vjeçares në Elbasan dhe tenton ta rrëmbejë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pamjet e rrëmbimit në Greqi! Ja momenti kur djali i biznesmenit shpëton nga grabitësit

By: Oldi
25 May 2025 at 18:34

Momenti dramatik kur djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur athinas hap derën e makinës dhe shpëton nga rrëmbyesit e tij është kapur në një video nga mediat greke e sjell në dritë sot. Video-dokumentari kap përpjekjen e fundit të të riut për t’u arratisur nga duart e torturuesve të tij, disa orë pas rrëmbimit […]

The post VIDEO/ Pamjet e rrëmbimit në Greqi! Ja momenti kur djali i biznesmenit shpëton nga grabitësit appeared first on BoldNews.al.

Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi

25 May 2025 at 09:42

Mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus ndodhi një rrëmbim i shpejtë dhe i organizuar, ku viktimë ishte djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur nga Athina.

Katër persona, përfshirë këtu edhe Ivan Grekon, një emër i njohur në skenën greke të muzikës trap, organizuan një plan për rrëmbim dhe zhvatje me synimin për të marrë një shpërblim prej 50,000 eurosh.

Viktima u sulmua pranë një garazhi nga tre autorë, të cilët e imobilizuan me dhunë dhe e plagosën në këmbë me një mjet të mprehtë. Me kërcënimin e jetës, e futën në makinë dhe nisën një rrugëtim torturues drejt qytetit bregdetar të Saronidës.

Gjatë udhëtimit, viktima u rrah me duar, me thikë dhe kaçavidë, ndërsa rrëmbyesit kërkonin 25,000 euro në para të gatshme dhe një motoçikletë BMW me vlerë të njëjtë.

Në Saronida iu bashkua një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbante armë dhe po ngiste motoçikletën, duke intensifikuar kërcënimet. Në një plazh të izoluar, rrëmbyesit tentuan t’i presin gishtat viktimës me një prerës, por nuk e përfunduan aktin për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh pengmarrje dhe keqtrajtimi, viktima u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Ndërkohë rrëmbyesit u nisën drejt Glyfadas për të marrë paratë, por gjatë rrugës 24-vjeçari arriti të shpëtonte dhe lajmëroi menjëherë një mik, i cili njoftoi policinë.

Mbrëmjen e 22 majit, forcat e rendit zbuluan dhe arrestuan të gjithë anëtarët e grupit kriminal në zona të ndryshme të Atikës. Sipas raporteve, katër të arrestuarit kishin probleme të mëparshme me ligjin dhe dyshohet se ishin pjesë e një grupi zhvatjeje aktiv në Vari.

Ivan Greko, 33 vjeç, është i njohur nga autoritetet për shkelje të Kodit Penal Ushtarak dhe është arrestuar më parë për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje në vitin 2014.

Ai kishte edhe arratisje nga burgu gjatë lejes dhe kishte kryer vjedhje makine patrullimi me një oficer brenda. Gjithashtu dyshohet të ketë lidhje me një rast tjetër tentative vrasjeje në Ano Liosia.

Të arrestuarit e tjerë, 25 dhe 23 vjeç, akuzohen për lëndime të rrezikshme trupore, prishje të qetësisë publike, kërcënime, dhunë ndaj punonjësve, përvetësim, grabitje dhe arratisje.

Ngjarja mban tiparet e “rrëmbimit të tigrit”, ku viktima mbahet nën presion dhe dhunë intensive fizike dhe psikologjike për të detyruar plotësimin e kërkesave financiare, pa njoftuar autoritetet. Ky lloj rrëmbimi karakterizohet nga dhuna e përdorur si mjet hakmarrjeje dhe shfrytëzimi i paligjshëm ekonomik.

Të arrestuarve u janë ngritur 11 akuza, duke përfshirë, rrëmbim personi për detyrim, vjedhje me bashkëpunim, organizatë kriminale, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm armësh dhe fishekzjarrësh, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve.

Gjykata u dha atyre mundësinë të kërkojnë falje në afat të caktuar.

The post Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

By: Ardit
24 May 2025 at 21:24

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke nuk kanë publikuar ende identitetin e të riut që u mor peng. Sakaq mësohet se djali i biznesmenit u torturua për plot pesë orë nga autorët, të cilët i kërkuan në këmbim të lirisë 25 […]

The post Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

By: Ela
14 May 2025 at 14:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë. Autori Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar. Ata u takuan në Tiranë dhe konsumuan darkë dhe ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29 vjeçarja nuk […]

The post Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit appeared first on BoldNews.al.

Alarm në Tiranë/ Dyshohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një të riu (Detaje)

24 April 2025 at 21:55

Policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht dhe kanë marrë peng një të ri.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh te ish-sheshi “Shqiponja”.

Ndërkohë policia është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur në sallën operative.

The post Alarm në Tiranë/ Dyshohet për rrëmbimin dhe dhunimin e një të riu (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Terror në mesnatë/ Futbollistit ekuadorian i marrin gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat

By: armand
24 April 2025 at 19:00

Në mes të një vale të egër kriminaliteti që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i njohur i ekipit Emelec, Jackson Rodriguez, përjetoi momente terrori kur persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi, – raporton The […]

The post Terror në mesnatë/ Futbollistit ekuadorian i marrin gruan dhe djalin, vetë fshihet nën shtrat appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të rrëmbejë tre fëmijë gjatë Pashkëve, bie në prangat e policisë shqiptari në Greqi

22 April 2025 at 13:48

Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës në Petrochori, në perëndim të vendit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, incidenti ndodhi rreth pasdites, kur i dyshuari, tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale.

Prindërit e fëmijëve bënë ankesë në polici dhe autoritetet nisën menjëherë një kërkim. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis.

Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash. Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër.

Autoritetet zbuluan po ashtu se ai jepte makinës pa patentë të vlefshme. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimi.

The post Tentoi të rrëmbejë tre fëmijë gjatë Pashkëve, bie në prangat e policisë shqiptari në Greqi appeared first on Sot News | Lajme.

37-vjeçari shqiptar tenton të rrëmbejë tre fëmijë në Greqi

By: Ela
22 April 2025 at 09:46

Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës në Petrochori, në perëndim të vendit. Sipas mediave greke, ngjarja u shënua rreth pasdites, kur i dyshuari, tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë […]

The post 37-vjeçari shqiptar tenton të rrëmbejë tre fëmijë në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq

18 April 2025 at 13:35

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, ka refuzuar të dëshmojnë në GJKKO në seancën për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.

Mësohet se ata nuk kanë pranuar të vijnë nga paraburgimi ku ndodhen në Fier, për të dëshmuar, teksa ishin në listën e personave të kërkuar nga SPAK që të pyeteshin. Ndërkohë seanca është shtyrë për një datë tjetër.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në gjyq appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, kopshtari rrëfen si u zhvendos trupi i pajetë

By: Ela
16 April 2025 at 16:56

Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës në janar të vitit 2021 ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen. Kopshtari ka treguar se ka parë 4 persona të zbrisnin nga një makinë Range Rover dhe më pas t’i kërkonin zhvendosjen e […]

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, kopshtari rrëfen si u zhvendos trupi i pajetë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari nga Italia: Ka dyshime se Ilaria u rrëmbye nga filipinasi dhe një maroken

By: Mirgen
11 April 2025 at 21:26

Duke folur për emisionin “People”, Luan Hallulli, një sipërmarrës shqiptar në Itali, tha se ka dyshime të mëdha që Ilaria Sula, para se të vritej në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson, është rrëmbyer nga ky i fundit dhe një shoku i tij maroken. “Flitet se ai e ka bërë këtë veprim me […]

The post Shqiptari nga Italia: Ka dyshime se Ilaria u rrëmbye nga filipinasi dhe një maroken appeared first on BoldNews.al.

Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë 35-vjeçarin

By: M C
3 April 2025 at 17:09

Një 35-vjeçar u mor peng nga tre persona këtë mesditë në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti çasti mes tyre në ambientet e parkimit të një lokali.

Sipas policisë, shtetasit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh, dhunuan dhe më pas futën me forcë në makinë Dod Gjokën.

Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina. Gjoka po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

The post Tre persona e dhunuan dhe e rrëmbyen! Pas ndjekjes nga policia, autorët lirojnë 35-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Merret peng një person në rrugën “Lezhë-Tiranë”

By: M C
3 April 2025 at 17:04

Një person është marrë peng në rrugën Lezhë-Tiranë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se personi në fjalë, Dodë Gjoka, është marrë me forcë dhe është futur brenda një automjeti nga dy persona.

Autoritetet janë vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur autorët, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Pas ndjekjes, Gjoka u la i lirë nga autorët, të cilët janë në arrati.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post EMRI/ Merret peng një person në rrugën “Lezhë-Tiranë” appeared first on Albeu.com.

❌
❌