Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama publikon pamjet e shembjes së godinës 3-katëshe në Vlorë: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 09:35

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shembja e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.

Në postimin e tij në “Facebook”, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta.

“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë????️”, shkruan Rama.

 

The post Rama publikon pamjet e shembjes së godinës 3-katëshe në Vlorë: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes së ndërtesës 3-katëshe në Radhimë

11 August 2025 at 08:35

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke publikuar pamje nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje dhe duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të çuar deri në fund këtë betejë.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara tregojnë prishjen e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë. /Telegrafi/

 

The post “Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje”, Rama publikon videon e shembjes së ndërtesës 3-katëshe në Radhimë appeared first on Telegrafi.

Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në të gjithë bregdetin vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private.

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë Bashkiake, konstatoi ndërtimin pa leje të një objekti “beach bar” dhe ushtrim aktiviteti me çadra e shezlongë, pa leje në plazhin e Radhimës.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa djali i tij 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Po ashtu u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë në cilësinë e provës materiale.

Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës për të garantuar hapësira të lira dhe interesin publik.

/r.e/

The post Ndërtoi pa leje në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë

By: Elva
11 July 2025 at 19:00

Policia e Vlorës ka vënë nën akuzë dy persona për dy raste të ndryshme mashtrimi. Në rastin e parë, një 64-vjeçar me iniciale Q.Z. akuzohet për përfitim të paligjshëm të një sipërfaqeje toke, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kallëzimi është bërë nga bashkëshortja e tij, N.Z. Në rastin e dytë, një 54-vjeçar me iniciale I.J., […]

The post Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

By: Ardit
29 June 2025 at 11:17

Një përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë ngre shqetësime për sigurinë dhe zbatimin e ligjit në zonat turistike Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Radhimë, ku pronarja e një subjekti turistik është dhunuar fizikisht për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet mes bizneseve që […]

The post Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

By: Besnik
26 June 2025 at 14:50

Në një njoftim të kësaj të enjte, Policia e Shtetit informoi se ka zgjeruar operacionin “Plazhi i lirë” edhe në qarkun e Vlorës, pas aksioneve të zhvilluara më parë në Durrës.

Si rezultat i këtij aksioni, u lirua një hapësirë në zonën e Radhimës, e zënë me 24 çadra dhe shezlongë të vendosur pa lejen përkatëse.

Për këtë rast u procedua penalisht 39-vjeçari O.R., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan nga policia.

Policia e Vlorës apelon pronarët dhe administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare të mos zënë hapësira publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksionet penale dhe administrative që parashikon ligji.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë appeared first on Euronews Albania.

Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike

22 June 2025 at 12:44

Shtetasi me iniciale B.B., pronari i një lokali në Radhimë, është gjobitur me 4 milionë lekë pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë pas orarit të lejuar

. Ai gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi po vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, duke respektuar kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në zonën e Radhimës, u konstatua një lokal që kishte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.

Në vijim të procedurave, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.

Policia e Vlorës apelon ndaj të gjithë administratorëve të respektojnë kufijtë e zhurmës dhe orarin e muzikës për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e pushuesve dhe banorëve.

The post Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë, procedohet për prishje të qetësisë publike appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Rama në Radhimë: Po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike

By: redi
8 May 2025 at 16:38

Kryeministri Edi Rama, vijoi këtë të enjte me turin e takimeve në qarkun e Vlorës, ku u ndal edhe në Radhimë. Aty Rama ka parë nga afër punimet që po bëhen për këtë zonë, e cila sipas kreut të qeverisë, do të jetë një pjesë e Shqipërisë së re turistike. ”Aty ku po merr formë një pjesë e Shqipërisë së Re Turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit”…

Source

Raportohen dëme materiale/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët…

4 May 2025 at 14:56

Ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes

The post Raportohen dëme materiale/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

By: Oldi
4 May 2025 at 15:50

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndërtesat përreth. Sipas informacioneve deri më tnai nuk raportohet për viktima, por vetëm […]

The post Zjarr në një pallat në Radhimë, evakuohen banorët appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, shkak një shkëndijë elektrike

By: Rovena
4 May 2025 at 14:53

Një pallat është përfshirë nga flakët në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale. ABC News ka mësuar se shkak i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

4 May 2025 at 15:28

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndërtesat përreth.

Sipas informacioneve deri më tnai nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët appeared first on Euronews Albania.

Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

4 May 2025 at 15:40

Një pallat në zonën e Radhimës është përfshirë nga flakët këtë pasdite, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.

Zjarri është shfaqur në hapësirat e hyrjeve të pallatit, duke shkaktuar tym të dendur dhe panik mes banorëve. Si pasojë, hyrjet dhe daljet e ndërtesës janë bllokuar për shkak të përhapjes së tymit dhe flakëve.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Ende nuk ka raportime për të lënduar, por situata mbetet e tensionuar për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa banorët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës./tch/

The post Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve appeared first on Telegrafi.

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

By: user 4
4 May 2025 at 14:36

Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë.

Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po kryejnë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmi në përditësim… 

The post Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët appeared first on Lapsi.al.

Tym e flakë në Radhimë, përfshihet nga zjarri resorti veror buzë detit

By: M C
17 April 2025 at 17:08

Një biznes, në dukje për resort veror, është përfshirë nga flakët në zonën e Radhimës në Vlorë. Siç shihet dhe nga pamjet, i gjithë ambienti i jashtëm i resortit është pushtuar nga flakët, që po djegin gjithçka.

Pamjet janë shpërndarë nga llogaria në rrjetin social facebook “Disidentët” dhe tregojnë se njerëzit vrapojnë të njoftojnë autoritetet për ngjarjen, pasi vetë nuk mund të bëjnë asgjë.

Deri tani nuk ka njoftim nga Policia e qytetit bregdetar se kujt i përket ky biznes dhe cilat janë arsyet e përfshirjes së tij nga flakët. Po ashtu, edhe ekipet zjarrfikëse janë nisur për në zonën e Radhimës.

The post Tym e flakë në Radhimë, përfshihet nga zjarri resorti veror buzë detit appeared first on Albeu.com.

Përfshihen nga flakët 3 biznese në Radhimë

By: user 5
17 April 2025 at 17:10

Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës, duke përfshirë dy beach bar-e dhe një restorant, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit. Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Fatmirësisht, raportuar se nuk ka pasur persona të pranishëm në hotelin. Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznesit lokal, dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

The post Përfshihen nga flakët 3 biznese në Radhimë appeared first on Lapsi.al.

Zjarr i madh në Radhimë, 3 bare plazhi përfshihen nga flakët

17 April 2025 at 16:56

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së enjtes në një subjekt plazhi në Radhimë.

Sipas zjarrfikëses kanë marrë flakë çadra dhe shezlonge, por gjenden shumë pranë një biznesi lokal dhe rrezikon edhe biznesi.

Zjarrfikësja është nisur drejt zonës. Sipas banorëve, janë ‘3 beach bare’ të përfshirë nga flakët. Dyshohen zjarre të qëllimshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr i madh në Radhimë, 3 bare plazhi përfshihen nga flakët appeared first on Euronews Albania.

Përfshihen nga flakët dy lokale dhe një restorant në Radhimë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

17 April 2025 at 16:56

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një zonë plazhi në Radhimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët kanë përfshirë çadra, shezlongë, si dhe kanë prekur dy beach bare dhe një restorant.

Zjarrfikëset ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa raportojnë se zjarri është përhapur pranë një biznesi lokal, i cili ndodhet në rrezik. Një hotel i afërt, ndonëse aktualisht pa persona brenda, gjithashtu është në zonën e rrezikuar nga përhapja e flakëve.

Burime paraprake bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, megjithatë pritet një hetim i plotë nga autoritetet për të konfirmuar shkakun e tij. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

The post Përfshihen nga flakët dy lokale dhe një restorant në Radhimë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në Radhimë, shkrumbohen dy beach bar-e dhe një restorant! Rrezikohet edhe hoteli

By: Ela
17 April 2025 at 16:52

Një zjarr i madh ka rënë në dy “beach bar-e” dhe në një restorant në Radhimë, ku flakët kanë shkrumbuar çadra dhe shezlongët. Burime bëjnë e dije se zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërsa flakët rrezikojnë dhe hotelin. Raportohet se në hotel nuk ka njeri aktualisht. Siç shihet edhe nga pamjet, shtëllunga të […]

The post Zjarr në Radhimë, shkrumbohen dy beach bar-e dhe një restorant! Rrezikohet edhe hoteli appeared first on BoldNews.al.

Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug

17 March 2025 at 11:47

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që bëhen me hotele dhe resorte në bregdetin e Jugut janë të shumta. I fundit në radhë është Arben Pëllumbi. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. […]

The post Socialistët si bejlerë të bregdetit/ Pëllumbi i Ramës bëhet me resort në Jug appeared first on BoldNews.al.

❌
❌