Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet

4 July 2025 at 09:41

Një zjarr i rënë në kabinën elektrike në katin përdhes të një pallati 4-katësh në qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar shqetësim, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, është shmangur një katastrofë më e madhe. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “18 Shtatori”, kur kabina elektrike u përfshi nga flakët.

Banorët e pallatit njoftuan menjëherë autoritetet, e më pas ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje me mjetet përkatëse dhe u përpoqën për të neutralizuar flakët që kishin marrë përmasa të mëdha.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes efikase, zjarrfikësit arritën të shuarin zjarrin dhe të parandalonin çdo dëmtim tjetër material apo lëndime tek banorët e pallatit. Dyshohet se shkaku i këtij zjarri ka qenë mbingarkesa e përdorimit të energjisë elektrike, që ka shkaktuar ndezjen e kabinës. Fatmirësisht, nuk pati pasojë të tjera tragjike dhe banorët e pallatit janë të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet appeared first on Euronews Albania.

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

30 June 2025 at 18:15

Një 66-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim në Berat.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital appeared first on Euronews Albania.

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

16 June 2025 at 17:35

Ligji në Shqipërinë e Edi Ramës duket se vepron vetëm ndaj atyre që nuk kanë “miq” në Qeveri apo Polici, duke i “gostitur” këta të fundit herë pas here. Kjo duket se vërtetohet nga rasti i regjistruar këtë të hënë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku kompania “2 T”, e zotëruar nga Artan […]

The post FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Durrës

By: Mirgen
11 June 2025 at 22:37

Kati i parë i një pallati në Durrës është përfshirë nga një zjarr. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të lagjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, me tre mjete të specializuara, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata është alarmante pasi në atë hapësirë ku […]

The post Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 14 vjeçari humbet jetën, ra nga kati i 6-të i një pallati

By: Besnik
7 June 2025 at 21:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës por mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për ti ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 14 vjeçari humbet jetën, ra nga kati i 6-të i një pallati appeared first on Euronews Albania.

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

By: M C
31 May 2025 at 18:56

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale V. N., me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

The post Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë appeared first on Albeu.com.

I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita

30 May 2025 at 13:51

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë deri te pallati i saj. Në pranga është vënë shtetasi A. B., 28 vjeç, i cili raportohet se ka përndjekur një vajzë 24-vjeçare. Por, bëhet me dije se kur vajza është futur në banesë, para se të largohej, 28-vjeçari […]

The post I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit, një grua konsumon fotoksinë

29 May 2025 at 14:39

Dy ngjarja të rënda janë regjistruar këtë të enjte në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi A. I., 33 vjeç, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i një pallati ku banonte. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se i riu […]

The post E rëndë në Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit, një grua konsumon fotoksinë appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët

4 May 2025 at 15:28

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndërtesat përreth.

Sipas informacioneve deri më tnai nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.

“Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen banorët appeared first on Euronews Albania.

Tentoi t’i jepte fund jetës duke e hedhur nga pallati, shpëton 23-vjeçarja

By: user 8
2 May 2025 at 15:01

Një 23-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur orët e para të mëngjesit nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, ku fatmirësisht e reja ka shpëtuar.

Shtetasja me iniciale S. I., rreth 23 vjeçe, aktualisht është në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

The post Tentoi t’i jepte fund jetës duke e hedhur nga pallati, shpëton 23-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Raportohet shkaku, lënia ndezur e sobës

22 April 2025 at 09:17

Një apartament në katin e gjatë të një pallati në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”.

Dyshohet se shkak i zjarrit, është bërë lënia ndezur e sobës. Në vendin e ngjarjes ndodhen mjetet zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, si dhe policia.

The post Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Raportohet shkaku, lënia ndezur e sobës appeared first on Sot News | Lajme.

Bie nga kati i 11-të i pallatit, ish-futbollisti i Gabonit humb jetën në Kinë

By: Besnik
17 April 2025 at 14:52

Ish-sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit dhe Gabonit, Aaron Boupendza, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një incidenti tragjik në qytetin Hangzhou në Kinë.

Sipas informacioneve paraprake ai ra nga kati i 11-të i një ndërtese ndërsa autoritetet lokale konfirmuan ngjarjen, e cila ndodhi të mërkurën në orën 1:14 pasdite, kur Boupendza ra nga ballkoni i apartamentit të tij me qira.

Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të policisë dhe ekipit mjekësor për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur në spital.

Autoritetet e sigurisë publike të Hangzhou konfirmuan se hetimi i filluar ka përjashtuar mundësinë e një çështjeje penale dhe se ngjarja është trajtuar si një aksident.

Boupendza, i cili ishte pjesë e klubit Zhejiang FC të Superligës kineze që nga fillimi i këtij viti, ka luajtur më herët për FC Cincinnati dhe Rapid București.

Ai u bë i njohur dhe i vlerësuar si një sulmues i fortë, veçanërisht për paraqitjet e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) me Gabonin.

Zyrtarët e klubit Zhejiang FC shprehën ngushëllime për humbjen dhe premtuan të bashkëpunojnë me autoritetet për të kryer hetimet e nevojshme.

Po ashtu, Federata Gaboneze e Futbollit (FEGAFOOT) njoftoi për tragjedinë dhe u shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin futbollistik.

Në një mesazh emocionues, presidenti i përkohshëm i Gabonit, Brice Clotaire Oligui Nguema, shprehu pikëllimin e tij dhe ofroi ngushëllime për familjen e Boupendza.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bie nga kati i 11-të i pallatit, ish-futbollisti i Gabonit humb jetën në Kinë appeared first on Euronews Albania.

U hodh nga kati i 9-të i pallatit në Tiranë, shpëton 54-vjeçari

By: Besnik
15 April 2025 at 14:01

Dy ngjarje të rënda janë raportuar nga Policia e Tiranës, ku në njërën, një 54-vjeçar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, ndërsa në tjetrën një 42-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida e kryeqytetit.

Sipas policisë së Tiranës, ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

“Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në ngjarjen e dytë, një 42-vjeçar ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida. Pas negociatave me efektivët e policisë, ai është zbritur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

“Shtetasi A. G., 42 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga Piramida në Tiranë. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia dhe është transportuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U hodh nga kati i 9-të i pallatit në Tiranë, shpëton 54-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Tiranë, 54-vjeçari hidhet nga kati i nëntë i pallatit

15 April 2025 at 13:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një burrë dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për shtetasin O. L., 54 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”. Policia raporton se 54-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve në […]

The post E rëndë në Tiranë, 54-vjeçari hidhet nga kati i nëntë i pallatit appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë/46-vjeçari vetëhidhet nga pallati në Vlorë, ndërron jetë

By: user 5
11 April 2025 at 15:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar si shtetasi G. D., i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga rënia.

Sipas të dhënave paraprake, G. D. rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

The post Ngjarje e rëndë/46-vjeçari vetëhidhet nga pallati në Vlorë, ndërron jetë appeared first on Lapsi.al.

Pallati i përfshirë nga zjarri në Astir/ Policia: Ka marrë flakë gabina e transformatorit

4 April 2025 at 15:06

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me pallatin që u përfshi nga zjarri mesditën e kësaj të premteje në zonën e Astirit në Tiranë. Autoritetet policore thonë se ka marrë flakë gabina e transformatorit në katin e parë të pallatit, teksa siç shihet edhe në videon e mëposhtme, tymi […]

The post Pallati i përfshirë nga zjarri në Astir/ Policia: Ka marrë flakë gabina e transformatorit appeared first on BoldNews.al.

Prishet ish-kinema Dajti në Tiranë, banoret ankohen për firmën e ndërtimit!

By: Ardit
24 February 2025 at 21:13

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës prishjen e ish-Kinema Dajtit në Tiranë, ku në vend të godinës 2-katëshe do të ndërtohet një 5-katësh. Banorët e dy pallateve, ngjitur me godinën historike, u ankuan në redaksinë e emisionit investigativ se prishja e godinës 2-katëshe, në mes të dy pallateve dhe që lidh pikërisht këto godina, […]

The post Prishet ish-kinema Dajti në Tiranë, banoret ankohen për firmën e ndërtimit! appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ E martuar dhe me dy fëmijë, kjo është infermierja 28-vjeçare që u hodh nga pallati në Elbasan

4 February 2025 at 13:34

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 28-vjeçare Kladja Shuli, e cila i dha fund jetë në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të marte në Elbasan. E reja u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani”. Kladja Shuli ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, teksa punonte si […]

The post FOTO/ E martuar dhe me dy fëmijë, kjo është infermierja 28-vjeçare që u hodh nga pallati në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Tragjike në Elbasan! Infermierja hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2 vjeç

4 February 2025 at 12:28

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të marte në Elbasan. Burime bëjnë me dije se një grua i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Mësohet se viktima është shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, teksa ngjarja ka në lagjen “Visarion Xhuvani”. Mësohet se viktima ishte […]

The post Tragjike në Elbasan! Infermierja hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2 vjeç appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan/ Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç

By: V K
4 February 2025 at 12:39

Paraditen e sotme, një ngjarje tragjike është regjistruar në Elbasan, ku një grua 28-vjeçe, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Ende nuk dihet mosha e saktë e viktimës, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2-vjeç. Ajo punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë, në spitalin rajonal të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë gruan drejt këtij akti ekstrem.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Elbasan/ Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç appeared first on Albeu.com.

❌
❌