Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 July 2025 at 15:02

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje. Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të […]

The post Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Këngëtari i njohur u bë sot baba me një vajzë, ja emri unik që çifti i ka vendosur të voglës së tyre

1 July 2025 at 17:53

Këngëtari i njohur Arian Agushi ka ndarë pak minuta më parë një lajmi emocionues dhe të gëzueshëm me ndjekësit e tij.

Pas dy djemve, Ariani ka njoftuar se është bërë baba i një vajze të quajtur Emblema, një emër që simbolizon bukuri dhe vlerë të veçantë.

Këngëtari, në një postim emocional, shpreh mirënjohjen e tij për këtë dhuratë të shenjtë.

“Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.

Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër. O Allah o Zoti im bëje rob falënderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë,” ka shkruar ai, duke i dhënë emocion këtij momenti të veçantë.

Lindja e vajzës përfaqëson një moment të rëndësishëm në jetën e çdo prindi, dhe Arian Agushi nuk është përjashtim. Ai thekson rëndësinë e emrit Emblema, duke e shprehur atë si pasuri dhe simbol të dashurisë për familjen e tij. Këta moment të bukur janë çaste që do të mbahen mend përjetësisht.

“Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta,” ka vazhduar Ariani, duke shprehur dashurinë e tij të pakushtëzuar për vajzën e tij të re.

The post Këngëtari i njohur u bë sot baba me një vajzë, ja emri unik që çifti i ka vendosur të voglës së tyre appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Një vajzë nga Kosova, mes viktimave të sulmit në shkollën e Gracit në Austri

By: user 6
10 June 2025 at 20:31

Një vajzë nga Vitia e Kosovës është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë, kanë njoftuar familjarët dhe kreu i komunës së Vitisë.

“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri” – shkroi ai.

Lea Bajrami është në mesin e nëntë personave të vrarë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.

Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet. Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.

I dyshuari kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi. Të dy armët e zjarrit, i dyshuari i kishte me leje, thanë autoritetet.

Nga nëntë viktimat, gjashtë ishin meshkuj dhe tre femra, tha ministri i Brendshëm, Gerhard Karner. Dymbëdhjetë persona po ashtu janë plagosur dhe disa, sipas Karnerit, kanë plagë serioze.

Kryetarja e qytetit të Gracit, Elke Kahr, e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Policia austriake tha më herët se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Të shtënat në gjimnazin BORG Dreierschützengasse ishin raportuar në orën 10:00 të mëngjesit dhe pas kësaj edhe forcat speciale ishin dërguar në vendngjarje.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt. Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Ngjarja në Grac është dënuar nga udhëheqësit kryesorë evropianë. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “shkollat janë simbol i rinisë, shpresës dhe të ardhmes”, duke shtuar se është e rëndë kur “shkollat bëhen vende të vdekjes dhe dhunës”.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Friedrich Merz, po ashtu kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se shkollat duhet të jenë vend ku “fëmijët ëndërrojnë, mësojnë e rriten, e jo vend i dhunës dhe terrorit”. Graci, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë. /REL

The post FOTO/ Një vajzë nga Kosova, mes viktimave të sulmit në shkollën e Gracit në Austri appeared first on Lapsi.al.

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

31 May 2025 at 08:46

Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur të kombëtares shqiptare, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë. Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të […]

The post Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola! appeared first on BoldNews.al.

I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita

30 May 2025 at 13:51

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë deri te pallati i saj. Në pranga është vënë shtetasi A. B., 28 vjeç, i cili raportohet se ka përndjekur një vajzë 24-vjeçare. Por, bëhet me dije se kur vajza është futur në banesë, para se të largohej, 28-vjeçari […]

The post I riu përndjek një vajzë deri te pallati i saj, më pas dogji kabinën elektrike dhe e la pa drita appeared first on BoldNews.al.

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë, artistet shperthejne ne lot (Video)

24 May 2025 at 11:40

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të ndjerë, me një interpretim të jashtëzakonshëm, solli në skenë një nga këngët më të dashura të të atit, duke emocionuar publikun dhe rikthyer kujtimet më të bukura të brezave të tërë.

Në një homazh që ngriti në këmbë sallën, ish-anëtarët e West Side Family dhe Aurela Gaçe u bashkuan për të nderuar mikun e tyre, ndërsa momenti kulmor mbërriti kur vajza e Dr. Florit, me zërin e saj të brishtë e plot ndjenjë, interpretoi këngën e tij. Ajo nuk i mbajti dot lotët, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe emocion.

Ky moment u bë menjëherë viral, duke prekur jo vetëm ata që ishin të pranishëm në sallë, por edhe mijëra zemra në rrjetet sociale. Një kujtesë e fuqishme se muzika nuk vdes kurrë, dhe se dashuria për artistët e mëdhenj jeton në brezat që lënë pas.

Shkodrani shpëton nga mbytja një vajzë 7 vjeçe në Londër: Do të ishte peng jete mos ta bëja!

23 May 2025 at 15:36

Personi që shihni në foton më poshtë është Hismet Smakaj nga Shkodra, prej shumë vitesh banues në Londër, i kthyer në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumin Thames një fëmijë 7 vjeç. Top Channel ka mësuar se të shtunën e 17 majit 65-vjeçari shqiptar kishte dalë me bashkëshorten për ecje buzë lumit në zonën […]

The post Shkodrani shpëton nga mbytja një vajzë 7 vjeçe në Londër: Do të ishte peng jete mos ta bëja! appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Driloni kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo?

By: V K
6 May 2025 at 09:20

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij, por edhe për jetën private.

Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.

Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.

Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.

 

The post FOTO/ Driloni kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo? appeared first on Albeu.com.

“Nuk e kam pritur mirë ardhjen e vajzës, e doja djalë”/ Trondit konkurrenti i Ferma VIP me rrëfimin: I thash gruas…

25 April 2025 at 11:14

Njëri nga banorët e Ferma VIP, Andrea u ka treguar konkurrentëve se nuk e ka pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës së tij të parë. Ai është shprehur se e ka përjetuar shumë keq, pasi priste që të ishte djalë, teksa rrëfeu se kur mori vesh lajmin se kishte lindur vajza, ai i kishte thënë bashkëshortes së tij: “Ik rri tek nëna jote tani”. Mirëpo me pak “presion” nga familja e tij, ishte qetësuar asaj kohe, megjithatë influenceri u shpreh se kur vajza e tij e dytë erdhi në jetë mezi e kishte pritur.

“Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë,” u shpreh Andrea.

RREFIMI I PLOTE

Unë në mes të serës duke punuar. Me merr në telefon goca e xhaxhit: Urime është vajzë. I thash thuaj asaj ik, rri tek nëna jote. Meqë po e bën gati ik atje i thash. Për zotin po, e di sa keq e kam përjetuar, sepse po ta dija që në fillim e dija edhe… Po deri kur ajo ishte gjashtë muajshe, ja bënin këto gratë e ka me majë barkun dhe është djalë, ja ka rënë poshtë barku është djalë. Debat i madh derisa më morën këta njerëzit e mi më thoshin mos bëj keshtu. Kur më lindi e dyta, mezi e kam pritur se e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë.

The post “Nuk e kam pritur mirë ardhjen e vajzës, e doja djalë”/ Trondit konkurrenti i Ferma VIP me rrëfimin: I thash gruas… appeared first on Sot News | Lajme.

Vritet nga luani një vajzë 14-vjeçare në Kenia

By: Rovena
20 April 2025 at 16:33

Një vajzë 14-vjeçare është vrarë nga një luan në periferi të Nairobit, Kenia. Fëmija “u rrëmbye” nga një kompleks banimi në një fermë pranë Parkut Kombëtar të Nairobit, sipas agjencisë së ruajtjes.

Alarmi u ngrit nga një tjetër adoleshent dhe rojet e KWS ndoqën gjurmët deri në lumin Mbagathi aty ku dhe gjetën eshtrat e vajzës së shkollës fillore.

Luani nuk është gjetur, por KËS tha se kishte vendosur një kurth dhe kishte vendosur ekipe kërkimi për të kërkuar kafshën./abcnews.al

Vjen “e vogla” e Samanta Karavellës, këngëtarja zbulon emrin e vajzës

5 April 2025 at 12:28

Pritja e ëmbël e Samanta Karavellës është finalizuar! Këngëtarja është bërë nënë për herë të parë dhe  ka mirëpritur një vajzë. Samanta ka ndarë foton e parë me të voglën e saj në krahë duke zbuluar edhe emrin, të cilën e ka quajtur Gia Rose. “E gjithë bota në krahët e mi … Mirë se […]

The post Vjen “e vogla” e Samanta Karavellës, këngëtarja zbulon emrin e vajzës appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ U konfliktuan për një vajzë, adoleshenti vrau me armë bashkëmoshatarin (FOTO)

By: Oldi
24 March 2025 at 10:46

Një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në Vushtri të Kosovës mbrëmjen e djeshme. Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar. Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja. […]

The post Kosovë/ U konfliktuan për një vajzë, adoleshenti vrau me armë bashkëmoshatarin (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Baballarët me vajza jetojnë më gjatë

By: gaze tare
23 February 2025 at 13:34

Një studim i Universitetit Jagiellonian ka zbuluar se baballarët që kanë vajza priren të jetojnë më gjatë.

Sipas kërkimeve, çdo vajzë i shton mesatarisht rreth 74 javë jetëgjatësisë së një babai.

Studimi, i cili analizoi të dhënat nga më shumë se 4,300 persona, nuk gjeti ndonjë lidhje të rëndësishme midis numrit të djemve dhe jetëgjatësisë së baballarëve.

Përveç ndikimit në jetëgjatësi, të kesh vajza ndikon pozitivisht në mirëqenien emocionale, duke përmirësuar komunikimin, vetëvlerësimin dhe marrëdhënien sociale të baballarëve.

The post Studimi: Baballarët me vajza jetojnë më gjatë appeared first on iconstyle.al.

Tragjike/ Detaje nga vdekja e 12-vjeçares në Durrës: U fut me urgjencë në skaner, por…

By: Oldi
7 February 2025 at 22:12

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me 12-vjeçaren që ka ndërruar jetë sot në Sukth. Ajo ka shkuar në shkollë si çdo ditë. Gjatë orës së dytë të mësimit, ajo ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë. Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë […]

The post Tragjike/ Detaje nga vdekja e 12-vjeçares në Durrës: U fut me urgjencë në skaner, por… appeared first on BoldNews.al.

Merret peng dhe dhunohet në grup një vajzë, Policia rrethon një pallat në Astir

9 January 2025 at 13:36

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas dëshmive të banorëve të zonë, dyshohet se është marrë peng një vajzë. Ndërkohë, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se kallëzimin e ka marrë nga vetë vajza, e cila […]

The post Merret peng dhe dhunohet në grup një vajzë, Policia rrethon një pallat në Astir appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Nënë për herë të parë, balerina shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

4 January 2025 at 10:51

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka zbuluar vetë balerina përmes një postimi në “Instagram”. Momentin e ëmbël të zbulimit të gjinisë së fëmijës së saj ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë, ku përkrah partnerit dhe shoqëruar me emocione të shumta, Mollaymeri ka mësuar […]

The post VIDEO/ Nënë për herë të parë, balerina shqiptare zbulon gjininë e fëmijës appeared first on BoldNews.al.

Publikoi në rrjete sociale foto intime të një vajze të mitur, bie në pranga 20-vjeçari

By: V K
27 December 2024 at 15:54

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur.

Celulari i të riut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Publikoi në rrjete sociale foto intime të një vajze të mitur, bie në pranga 20-vjeçari appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kukës! 26-vjeçarja gjendet pa jetë në kanalin e hidrocentralit, çfarë dyshohet

By: Oldi
18 December 2024 at 10:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit. Trupi i pajetë i vajzës me iniciale M. O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet ditën e djeshme. Raportohet se nga eksperti mjekoligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të […]

The post E rëndë në Kukës! 26-vjeçarja gjendet pa jetë në kanalin e hidrocentralit, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

E pazakontë/ Nëna e mbajti të bijën në sirtar për 3 vite, e fshehu nga partneri

By: lia rda
27 November 2024 at 11:17

Një nënë që e fshehu vajzën e saj në një sirtar për ta mbajtur të fshehtë nga partneri dhe fëmijët e tjerë për tre vjet, është dënuar me burg.

Vajza e vogël “nuk kishte parë kurrë dritën e ditës apo ajër të pastër” derisa u gjet disa javë para ditëlindjes së saj të tretë duke qarë në një shtrat.

Sipas Daily Mail, nëna, emri i së cilës nuk mund të përmendet për të mbrojtur identitetin e fëmijëve të saj, fshehu praninë e foshnjës nga vëllezërit e motrat e saj duke e fshehur në sirtarin e shtratit dhe e mbajti të fshehtë nga partneri i saj, i cili shpesh rrinte në shtëpi.

Vogëlushja, e cila po ushqehej me një lloj drithërash përmes një shiringe, ishte aq e kequshqyer saqë dukej si një foshnjë shtatë muajshe.

Fëmija u gjet gjithashtu me flokë të mat, deformime, skuqje dhe probleme të tjera mjekësore për të cilat nëna e tij nuk kishte kërkuar këshilla apo kujdes mjekësor./abcnews.al

Ngjarje tronditëse/ Çfarë po ndodh? Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe kreu marrëdhënie sek*uale me të, e pëson keq babai

20 November 2024 at 14:38

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kurbin, ku një 53-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë të rëndë ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas informacionit të raportuar nga autoritetet, babai ka kryer edhe marredhenie seksuale me vajzën e tij.

Pasi është bërë i njohur ky akt, reagimi i autoriteteve ka qenë i shpejtë. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar të dyshuarin dhe për të siguruar prova që do të shërbejnë në hetimin e mëtejshëm të ngjarjes. Babai i arrestuar është përballur me akuza të rënda, ndërsa është dërguar në pranga për veprat e tij kriminale. Autoritetet kanë treguar se për këtë ngjarje janë mbledhur materialet procedurale, të cilat janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

“Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njoftoi zyrtarisht policia.

The post Ngjarje tronditëse/ Çfarë po ndodh? Dhunoi vajzën e tij të mitur dhe kreu marrëdhënie sek*uale me të, e pëson keq babai appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌