Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim zjarri

10 July 2025 at 22:33

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrvënie nga pakujdesia, duke djegur rreth 7 hektarë tokë të mbjellë me grurë në dy raste të ndara në komunën e Vitisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive dhe ka arritur që më 10 korrik 2025 të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe në fshatin Sllatinë e Ulët.

Në të dy rastet, zjarri është shpërndarë në mënyrë të pakontrolluar si pasojë e djegies së mbeturinave në kushte të papërshtatshme, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha bujqësore dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën e lartcekur.

Policia Rajonale e Gjilanit apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës dhe të shmangin ndezjen e zjarrit në vende të hapura, për të mos rrezikuar jetën, pronën dhe ambientin.

Çdo rast i zjarrit apo veprimtari e dyshuar mund të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112.

The post Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim zjarri appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Shëndetësor mbyll tetë institucione shëndetësore, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

28 June 2025 at 17:46

Gjatë kësaj jave, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur tetë institucione shëndetësore private që operonin në mënyrë të paligjshme, pa licencë për ushtrim të veprimtarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook.

“Inspektorati Shëndetësor vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme”, deklaroi Vitia.

Ai ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe ligjit nga të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime shëndetësore, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë.

Ministri gjithashtu falënderoi Inspektoratin Shëndetësor dhe të gjithë inspektorët për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm në mbrojtje të sigurisë shëndetësore të qytetarëve./Telegrafi/

The post Inspektorati Shëndetësor mbyll tetë institucione shëndetësore, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet appeared first on Telegrafi.

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

27 June 2025 at 17:45

Si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa rajone të Kosovës këtë pasdite, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.

KEDS njofton se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë.

“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”, njofton KEDS.

Riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë sipas KEDS./Telegrafi/

The post Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë appeared first on Telegrafi.

LaCivita – Ramës: Autokrati i Europës, armiku i Trumpizmit!

By: Ela
21 June 2025 at 16:29

Ish-strategu i fushatës elektorale të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin Edi Rama. LaCivita ka shpërndarë një opinion të diplomatit shqiptar Agim Nesho, publikuar në Fox News, me titullin: – “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”. […]

The post LaCivita – Ramës: Autokrati i Europës, armiku i Trumpizmit! appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Një vajzë nga Kosova, mes viktimave të sulmit në shkollën e Gracit në Austri

By: user 6
10 June 2025 at 20:31

Një vajzë nga Vitia e Kosovës është në mesin e të vrarëve nga të shtënat në një shkollë në Grac të Austrisë, kanë njoftuar familjarët dhe kreu i komunës së Vitisë.

“Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri” – shkroi ai.

Lea Bajrami është në mesin e nëntë personave të vrarë në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë, pasi një 21-vjeçar hapi zjarr.

Sulmuesi i dyshuar, ish-nxënës i kësaj shkolle, më pas ka vrarë veten teksa qëndronte në një tualet të kësaj shkolle, thanë autoritetet. Kancelari gjerman, Christian Stocker, tha se kjo është një “ditë e errët në historinë e shtetit tonë”, teksa shtoi po ashtu se do të shpallen tri ditë zie.

I dyshuari kishte përdorur një armë të gjatë dhe një pistoletë, thanë zyrtarët policorë gjatë një konference për media më 10 qershor, duke shtuar se ende janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi. Të dy armët e zjarrit, i dyshuari i kishte me leje, thanë autoritetet.

Nga nëntë viktimat, gjashtë ishin meshkuj dhe tre femra, tha ministri i Brendshëm, Gerhard Karner. Dymbëdhjetë persona po ashtu janë plagosur dhe disa, sipas Karnerit, kanë plagë serioze.

Kryetarja e qytetit të Gracit, Elke Kahr, e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Policia austriake tha më herët se beson se sulmuesi veproi i vetëm.

Të shtënat në gjimnazin BORG Dreierschützengasse ishin raportuar në orën 10:00 të mëngjesit dhe pas kësaj edhe forcat speciale ishin dërguar në vendngjarje.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt. Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Ngjarja në Grac është dënuar nga udhëheqësit kryesorë evropianë. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “shkollat janë simbol i rinisë, shpresës dhe të ardhmes”, duke shtuar se është e rëndë kur “shkollat bëhen vende të vdekjes dhe dhunës”.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Friedrich Merz, po ashtu kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se shkollat duhet të jenë vend ku “fëmijët ëndërrojnë, mësojnë e rriten, e jo vend i dhunës dhe terrorit”. Graci, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë. /REL

The post FOTO/ Një vajzë nga Kosova, mes viktimave të sulmit në shkollën e Gracit në Austri appeared first on Lapsi.al.

Emergjenca e re e QKUK-së, miliona euro për t’u ndërtuar, tani nuk shfrytëzohet

1 June 2025 at 23:46

Objekti i ri i emergjencës në QKUK, i nisur në vitin 2016 me një kosto prej 8 milionë eurosh, vazhdon të qëndrojë i papërdorur dhe i degraduar.

Një objekt që u ndërtua për të shërbyer si emergjencë moderne brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, që vetëm këtë funksion, nuk e ka.

Qasja në projektin që nisi me 8 milion euro, është e lehtë ngase nuk e ruan askush.

E funksioni i saj mbetet ai i një magazine.

Shtretër spitalor nga më të ndryshmit, dyshekë, dollap e aparatura janë vetëm në katin e parë të këtij objekti.

Në të ka gjurmë se po qëndrojnë edhe njerëz pa lënë anash edhe qentë endacakë duke e kthyer objektin në një deponi mbeturinash e për disa vetura, edhe parking.

Nisi në vitin 2016 si pjesë e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe lehtësimin e ngarkesës në repartin aktual të emergjencës.  Por, gati një dekadë më vonë, objekti asnjëherë nuk është funksionalizuar.

“Është e turpshme duke pasur parasysh projektet e tjera të rëndësisë së vogël ndërsa ky projekt me rëndësi shumë më të madhe, është neglizhu. Po kryhen projekte të ngjashme e pse të mos kryhet ky objekt që trajton pacientët. Kjo e bën të turpshme neglizhencën që kanë treguar të gjitha qeveritë, jo veç kjo tash”, ka theksuar për RTV Dukagjinin, Bujar Vitija, gazetar i sektorit të shëndetësisë.

Gjatë deklarimit në komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia para dy vitesh kishte deklaruar se emergjenca do funksionalizohet shpejtë.

Por viti 2025 e gjen prapë në po të njëjtën gjendje që sipas anëtarëve të komisionit të shëndetësisë, është tregues në vete.

“Është paaftësi dhe keqmenaxhim sepse të merresh me harrnime dhe jo me investime strategjike, është më e mira përgjigje për këtë qeveri të paaftë që nuk ka lënë gjurmë në këto 4 vite për të bërë përmirësim në sektorin e shëndetësisë”, ka deklaruar Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë.

Por sot, emergjenca ekzistuese në QKUK vazhdon të punojë në kushte të vështira me mbingarkesë pacientësh dhe staf të pamjaftueshëm.

Siç ndodhë rëndom, pyetjeve nuk u është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë lidhur me atë se a ka ndonjë projekt të rishikuar për objektin dhe kur pritet finalizimi i tij.

Përgjigje nuk ka kthyer as SHSKUK dhe as drejtori i QKUK-së, i cili ka udhëzuar që përgjigjet të kërkohen në MSH.

The post Emergjenca e re e QKUK-së, miliona euro për t’u ndërtuar, tani nuk shfrytëzohet appeared first on Telegrafi.

Vitia vazhdon investimet në infrastrukturë – kryetari Haliti: Trotuari në lagjen Zuka rrit sigurinë për banorët

26 May 2025 at 15:53

Komuna e Vitisë njofton se po vazhdojnë punimet në trotuarin e lagjës Zuka në fshatin Pozharan.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka dalur në vendin e ngjarjes për të inspektuar ndërtimin e trotuarit.

Haliti thekson se banorët kanë mirëpritur këto punimet, sepse sipas tyre, do të mundësoj qarkullimim më të lirë dhe të sigurtë të tyre.

“Komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e kësaj komune”, tha Haliti.

Ndryshe, i pranishëm ishte edhe koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/

The post Vitia vazhdon investimet në infrastrukturë – kryetari Haliti: Trotuari në lagjen Zuka rrit sigurinë për banorët appeared first on Telegrafi.

Komuna e Vitisë nis asfaltimin në Vërnakollë, Haliti: Po krijojmë kushte për rikthim

13 May 2025 at 15:53

Komuna e Vitisë njofton se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnakollë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, vizituan nga afër procesin e realizimit të këtyre punimeve.

Haliti theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të fshatit Vërnakollë, i cili sipas tij, tani po përfiton nga investimet infrastrukturore të realizuara nga komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës.

“Po vizitojmë sot punimet në asfaltimin e rrugës së Vërnakollës, që është një fshat pothuajse i boshatisur. Megjithatë, me krijimin e infrastrukturës rrugore që po realizojmë, jeta në këtë fshat pritet të rikthehet,” u shpreh kryetari Haliti.

Ai shtoi se Vërnakolla është një fshat me potencial të madh eko-turistik dhe një histori të pasur kulturore ku sipas tij ka një mundësi të mirë të ringjalljes.

Kryetari Haliti gjithashtu nënvizoi se, përmes projekteve të tjera infrastrukturore që po zhvillohen në këtë zonë, synohet lidhja e fshatrave të Letnicës, si dhe lidhja me kufirin e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal.

Banorët e fshatit Vërnakollë e mirëpritën këtë projekt, duke theksuar se përfundimi i asfaltimit do të krijojë kushte më të mira për ata që dëshirojnë të rikthehen dhe të jetojnë në këtë fshat, përfshirë edhe mërgimtarët që kanë shprehur interes për t’u kthyer në pronat e tyre. /Telegrafi/

The post Komuna e Vitisë nis asfaltimin në Vërnakollë, Haliti: Po krijojmë kushte për rikthim appeared first on Telegrafi.

Ngacmonte seksualisht, arrestohet një person në Viti

25 April 2025 at 11:28

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Viti për ngacmim seksual.

Rasti ka më 22 prill në ora 10:00.

“Më 24.04.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht tre viktimat”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Ngacmonte seksualisht, arrestohet një person në Viti appeared first on Telegrafi.

Haliti deklaron pasurinë dhe të ardhurat: Veturë dhe shtëpi të trashëguar

24 April 2025 at 13:45

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka dorëzuar deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku pasqyrohen të ardhurat dhe asetet e tij personale dhe familjare për vitin 2023.

Haliti, raportoi të ardhura vjetore neto prej 14,659 euro, që i bie në rreth 1,221 euro në muaj. Sipas AKK-së theksohet se nuk ka asnjë angazhim tjetër jashtë funksionit të tij zyrtar, duke e bërë këtë të ardhur si burimin kryesor të financave personale.

Ai posedon një veturë të tipit BMW në vlerë prej 15 mijë euro, e blerë në vitin 2019. Sipas dokumentit, Haliti ka shtëpi të  trashëguar e cila kap shifrën prej 70 mijë euro.

Në përputhje me deklaratën, bashkëshortja e Halitit, ka një pagë vjetore prej 7,189 euro, ndërsa djali i tij ka një të ardhur vjetore prej 20,760 euro.

Sipas AKK-së, kjo i sjell totalin e të ardhurave familjare për vitin 2023 në 42,608 euro.

Haliti ka një llogari rrjedhëse me 20,531 euro kursime, të cilat janë të depozituara në banka brenda Kosovës. Sidoqoftë, ai nuk ka investime në asete të tjera, përfshirë aksione, letra me vlerë, apo kriptovaluta, dhe nuk ka raportuar asnjë donacion për parti politike. /Telegrafi/

The post Haliti deklaron pasurinë dhe të ardhurat: Veturë dhe shtëpi të trashëguar appeared first on Telegrafi.

Komuna e Vitisë hap thirrje publike për mbështetje financiare të OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport

1 April 2025 at 11:22

Komuna e Vitisë ka shpallur një thirrje publike për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare (OJQ) që operojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sipas dokumentit zyrtar të publikuar nga komuna, OJQ-të e regjistruara në Kosovë, të cilat zhvillojnë aktivitetet e tyre në Viti, mund të aplikojnë për financim në periudhën nga 14 mars deri më 4 prill 2025.

Në fushën e kulturës, përparësi do të kenë projektet që promovojnë vlerat kulturore, krijimtarinë artistike dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërsa në sektorin e rinisë, mbështetja synon fuqizimin e të rinjve përmes aktiviteteve edukative dhe profesionale. Sa i përket sportit, prioritet do të kenë projektet për zhvillimin e sportit, mbështetjen e klubeve dhe organizimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë.

Vlerësimi i projekteve do të bëhet në bazë të kritereve si rëndësia e objektivave, kapaciteti i organizatave, vazhdimësia dhe ndikimi i tyre në komunitet. Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e protokollit të Komunës së Vitisë.

Ky fond është një mundësi për organizatat e interesuara që të realizojnë projekte me ndikim në komunitet, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit në komunë. /Telegrafi/

The post Komuna e Vitisë hap thirrje publike për mbështetje financiare të OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport appeared first on Telegrafi.

Jakup Vitia: “Handicap Kosova”, mbështetje dhe shpresë për personat me aftësi të kufizuara

20 March 2025 at 18:56

Fati mund të sjellë pengesa, por vullneti dhe këmbëngulja shpesh i kapërcejnë ato

Jeta e një personi me aftësi të kufizuara është unike dhe e ndikuar nga faktorë të ndryshëm si lloji i aftësisë së kufizuar, mbështetja sociale, mundësitë ekonomike dhe qëndrimet e shoqërisë. Për disa, jeta mund të jetë e mbushur me sfida, por edhe me suksese, fuqizim dhe përmbushje personale.

Në një shoqëri që synon gjithëpërfshirjen dhe barazinë, roli i organizatave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është thelbësor dhe kyç në rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes. Përkushtimi i tyre është i pazëvendësueshëm dhe thelbësor për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Përveç ofrimit të mbështetjes praktike, këto organizata shpesh janë udhëheqëse në forcimin e ligjeve dhe politikave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke e bërë shoqërinë më gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme. Ato janë edhe një burim i rëndësishëm i edukatës dhe trajtimit për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të mirë dhe më të mbështetur.

Për të kuptuar më shumë rreth sfidave, përparimeve dhe vizionit për të ardhmen, biseduam me drejtorin Shoqatës “Handicap Kosova” për Fëmijët me Paralizë. Z. Jakup Vitija. Të ndihmosh dhe të jesh i kujdesshëm ndaj të tjerëve është diçka që gjithmonë është kthyer në një energji pozitive në jetën e tij.

Në këtë intervistë, ai na flet për punën e shoqatës, barrierat më të mëdha për integrimin e plotë, projektet kryesore dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale e shoqërore në përmirësimin e jetës së kësaj kategorie qytetarësh…

Z. Vitia, a mund të na tregoni më shumë për shoqatën, sa ka ndryshuar roli i saj gjatë viteve dhe cilat janë arritjet më të mëdha deri tani?

Shoqata për Fëmijët me Paralizë është themeluar menjëherë pas luftës; themelues ishin Argjend Nela, Gëzim Abazi, ndër ta dhe unë si dhe shumë aktivist të tjerë vullnetar.

Qëllimi kryesor ka qenë që t’i dalim në ndihmë kësaj kategorie të diskriminuar nga familja dhe shoqëria. Ne punojmë për të rritur ndërgjegjësimin, për të siguruar mbështetje sociale dhe mjekësore, si dhe për të promovuar përfshirjen e plotë të tyre në shoqëri.

“Handicap Kosova” ka arritur të rris ndjeshmërinë, ka ndikuar në politika publike për të përmirësuar qasjen e personave me aftësi të kufizuara në arsim dhe shëndetësi. Gjithashtu, ka organizuar fushata ndërgjegjësimi, ka krijuar programe rehabilitimi, ka siguruar ndihma për shumë familje në nevojë dhe ka zhvilluar partneritete me institucione të tjera.

Si shkak i paragjykimeve, në fillim ka qenë shumë vështirë t’i thyenim barrierat në mënyrë që shoqata të vazhdojë iniciativën e saj. Kishte raste kur familja e ka mbajt të fshehur që një pjesëtar i familjes ka qenë me aftësi të kufizuar për arsyeje patriarkale, pasi që e kanë pa si të ‘ndaluar’ martesën në një familje ku njëri anëtar i përket kësaj kategorie. Për këtë arsye ka qenë shumë e vështirë edhe për ne deri sa kemi arrit t’i bindim familjet me raste të tilla, mirëpo me vizita të shpeshta kemi evituar këtë problem dhe gjithashtu kemi kyçur personat me aftësi të kufizuar në shkolla, çerdhe si dhe në shumë aktivitete kulturore dhe sportive.

Për dallim nga vitet e kaluara tani kemi arrit edhe një numër të madh që t’i punësojmë në sektorin privat dhe shtetëror, këtë mund ta konsideroj si një arritje shumë të madhe, sepse përfshirja e tyre në shoqëri i bën ata të mos ndihen të diskriminuar, por të kenë një vend ku mund të japin kontributin e tyre.

Këto arritje kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Cili është roli juaj dhe çfarë ju motivoi personalisht të merrni rolin e kryetarit?

Motivimi im vjen nga përvoja personale dhe dëshira për të parë ndryshim. Kam qenë dëshmitar i sfidave me të cilat përballen familjet dhe individët me aftësi të kufizuara dhe kam dashur të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Kur kam filluar të angazhohem pranë OJQ-së kam pas kontakte të rregullta me të ndjerin z.Halit Ferizi, i cili poashtu ka qenë me aftësi të kufizuar, mirëpo vullneti i tij më ka motivuar më së shumti që ta marrë rolin e kryetarit. Ndihma që ai e ka ofruar, mund të them që, ka qenë një shtysë që të vazhdoj angazhimin tim në këtë drejtim.

Roli i drejtorit ekzekutiv, më jep mundësinë të udhëheq përpjekjet që ‘Handicap Kosova’ të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur këta persona dhe familjet e tyre, siç janë Shërbimet e fizioterapisë për fëmijë dhe të rritur; Shërbimet mjekësore; Këshillimin psikologjik; Mbështetjen sociale; Avokimin për të Drejtat; Servisin për furnizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve lëvizëse ose ortopedike. Këto detyra përfshijnë: Udhëheqjen Strategjike; Menaxhimin e Burimeve njerëzore, financiare dhe materiale; Promovimin i Ndërgjegjësimit dhe Bashkëpunimi me Palët tjera, Mbështetjen dhe Shërbime për Familjet; Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve.

Këto përgjegjësi kërkojnë një angazhim të thellë dhe përkushtim për të siguruar që ne po ofrojmë ndihmën më të mirë të mundshme për personat me aftësi të kufizuara fëmijët dhe familjet që shërbejmë.

Cilat janë pengesat më të mëdha që përballen personat me aftësi të kufizuara në shoqërinë tonë?

Sfidat më të mëdha përfshijnë qasjen në shërbime shëndetësore cilësore, edukim gjithëpërfshirës, rehabilitim dhe mbështetje psikologjike, punësim dhe infrastrukturë të përshtatshme për lëvizjen e tyre në rrugë. Përveç kësaj, stigma dhe paragjykimet sociale mbeten një pengesë e madhe.

Të gjitha këto prekin cilësinë e jetës së tyre dhe të familjeve të tyre. Disa nga problemet më të mëdha janë:

▪ Qasja e kufizuar në shërbime shëndetësore dhe rehabilituese, sepse mungojnë qendrat e specializuara për trajtim dhe rehabilitim. Gjithashtu ndjehet mungesa fizioterapistëve dhe specialistëve të fushës në shumë komuna të Kosovës.
▪ Përfshirja e kufizuar në sistemin arsimor. Në Kosovë, përpjekjet për të integruar fëmijët me nevoja të veçanta, janë në zhvillim e sipër, mirëpo shkollat nuk kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për të akomoduar fëmijët me paralizë dhe aftësi tjera të kufizuara. Mungojnë edhe ekspertët e trajnuar.
▪ Përfshirja në Tregun e Punës. Këta persona kanë shumë pak mundësi për të punuar, për shkak të mungesës së vendeve të punës të përshtatura për ta. Punëdhënësit shpesh hezitojnë t’i punësojnë për shkak të paragjykimeve dhe mungesës së mbështetjes nga shteti për punësimin e tyre. Në ndërmarrjet ose kompanitë shtetërore dhe private, të cilat kanë të punësuar 50 punëtorë, është e obligueshme me ligj që ta punësojnë edhe një person me aftësi të kufizuar që në shumë raste nuk zbatohet.
▪ Barrierat infrastrukturore dhe transporti publik. Transporti publik nuk është i përshtatur për ta, duke kufizuar lëvizjen dhe pavarësinë e tyre.
▪ Stigma dhe mungesa e ndërgjegjësimit shoqëror. Personat me aftësi të kufizuara shpesh përballen me diskriminim dhe përjashtim shoqëror. Mungesa e fushatave të mjaftueshme për ndërgjegjësimin e publikut mbi të drejtat dhe aftësitë e këtyre personave.
▪ Mbështetja e pamjaftueshme financiare dhe institucionale. Përfitimet financiare janë të ulëta dhe nuk mbulojnë nevojat e përditshme. Familjet e tyre shpesh mbeten pa ndihmë dhe janë të detyruara të mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet për trajtime dhe kujdes.

Këto sfida e bëjnë jetën e këtyre personave më të vështirë, por Handicap Kosova po punon për të përmirësuar situatën e tyre. Unë them gjithmonë se, çdo pengesë ka një zgjidhje, për sa kohë nuk dorëzohemi.

Sa ka përparuar Kosova në përfshirjen dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në fusha si arsimi, shëndetësia dhe punësimi?

Kosova ka përparuar shumë karshi viteve të mëhershme, po jo mjaftueshëm. Ne presim që në ditët në vijim me pas konsideratë te gjithë si institucionet shtetërore ashtu edhe ato private që të japin mbështetje më të madhe në këto fusha.

Për të adresuar këto sfida dhe ndryshuar këtë realitet, është e nevojshme përmirësimi i politikave shtetërore, mbështetja e komunitetit dhe investimet në arsim e shëndetësi, mbështetja financiare për familjet e prekura si dhe zbatim më i rreptë i ligjeve ekzistuese.

Nëse e shohim çdo pengesë si mundësi për të mësuar dhe për t’u forcuar, atëherë çdo vështirësi na afron më shumë me qëllimet tona.

Si e vlerësoni bashkëpunimin me institucionet shtetërore për të adresuar nevojat e këtij komuniteti dhe sa mbështetje merrni?

Bashkëpunimi me institucionet shtetërore është për t’u dëshiruar pasi që nevojat janë shumë të mëdha, kurse realizimet e vogla për shkaqe të buxhetit dhe për këtë arsye përkrahja është e vogël në organizimin e aktiviteteve të ndryshme si sportive, kulturore, etj.

Institucionet mund të ndihmojnë duke investuar më shumë në infrastrukturë të përshtatshme, duke zbatuar ligje më të forta për mbrojtjen dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe duke ofruar më shumë mbështetje për familjet e tyre.

Si i financon shoqata aktivitetet e saj dhe sa e vështirë është të sigurohet mbështetje financiare e qëndrueshme?

Zoti, na inkurajon kujdesin për të tjerët, veçanërisht për ata që janë në nevojë. Ky veprim është një formë e shprehjes së dashurisë dhe mëshirës dhe, nga ana tjetër, na ndihmon të zhvillojmë virtyte si dhembshuri, mirësjellje dhe solidaritet.

Shoqata aktivitetet e saj i realizon me vështirësi. Përkrahja e vetme janë subvencionet, grantet dhe projektet e ndryshme të cilat nuk munden t’i mbulojnë as 20% të aktiviteteve.

Ne jemi gjithmonë të hapur për donacione, mbështetje të projekteve tona dhe angazhim vullnetar. Çdo kontribut, qofshin ato financiare apo në formë kohe dhe eksperiencës, është i çmuar.

Çfarë roli luajnë shoqëria civile, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë në mbështetjen e kësaj kauze?

Fati i fëmijëve me paralizë  dhe personave tjerë me aftësi të kufizuara është një nga sfidat më të vështira që mund të hasë një individ. Ata përballen me pengesa fizike dhe shpesh edhe sociale, të cilat kërkojnë mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht kufizimeve, kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të arrijnë shumë përmes mbështetjes adekuate, edukimit dhe mundësive për t’u shprehur dhe për t’u zhvilluar.

Në shumë raste, mbështetja nga familja, shoqëria dhe organizatat e specializuara është thelbësore për t’u siguruar që ky komunitet të kenë mundësi të barabarta për të arritur potencialin e tyre.

Deri më tani shoqëria civile dhe donatorët kanë luajtur rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes morale, financiare dhe logjistike, ndonëse dihet që në Kosovë nuk ka fabrikë që prodhon mjete ortopedike dhe sanitare (karroca, shëtitore, paterica, mjete tjera lëvizëse). Të gjitha këto kemi arrit t’i sigurojmë përmes donatorëve lokal dhe të jashtëm me ndihmë monetare.

Fushatat e sensibilizimit dhe programet e përfshirjes sociale janë shumë të rëndësishme për të krijuar një mjedis më të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Disa mënyra konkrete për të kontribuar përfshijnë: vullnetarizmin, kampanjat e ndërgjegjësimit, donacionet, organizimin e eventeve, bashkëpunimin me biznese, angazhimin në politika publike.

Nëse secili qytetar dhe organizatë kontribuon në këto mënyra, shoqëria mund të bëhet më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.

A mendoni se ligjet aktuale janë të mjaftueshme për të garantuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara?

Edhe pse janë miratuar shumë ligje në favor të personave me aftësi të kufizuar, ato nuk janë të mjaftueshme dhe, ndonëse të miratuara, nuk zbatohen. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim dhe investim për të arritur përfshirje të vërtetë.

Shteti duhet të sigurojë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale, të zbatojë standarde të qasshme në ndërtesa dhe transport, të krijojë programe punësimi. Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare për arsimin gjithëpërfshirës.

Sa ka ndryshuar perceptimi i shoqërisë për personat me aftësi të kufizuara gjatë viteve dhe cilat janë përpjekjet tuaja që të ndikoni në vetëdijesimin e shoqërisë dhe për të luftuar paragjykimet?

Perceptimet kanë ndryshuar për gjatë viteve, por ende varet nga faktorë të ndryshëm si kultura, niveli i arsimimit, politika sociale dhe mediat. Ky perceptim mund të jetë pozitiv dhe mbështetës në disa raste, por mund të përfshijë edhe paragjykime dhe stereotipe që ndikojnë në integrimin dhe mirëqenien e tyre.

Këta persona shpesh shihen si të pafuqishëm ose të varur, duke u nënvlerësuar aftësitë dhe potenciali i tyre. Ata përballen me diskriminim. Në vend që të njihen për aftësitë dhe kontributet e tyre, shpesh trajtohen me mëshirë ose si “të veçantë”.

Një moment i paharrueshëm mund të jetë ndërveprimi që kanë një vizion dhe pasion të fuqishëm për jetën, pavarësisht kufizimeve. Ata mund të na mësojnë shumë për besimin në vetvete, mundësitë që krijohen përmes përpjekjeve dhe, mbi të gjitha, për rëndësinë e komunitetit dhe mbështetjes.

Ne, si Shoqatë përpiqemi që në takime të ndryshme, në tryeza me familjar, me persona me aftësi të kufizuar, institucione relevante, që të rritet vetëdijesimi dhe të luftohen paragjykimet.

A keni ndonjë histori që ju ka prekur thellë gjatë punës suaj? Cilat janë ato mësime që keni marrë nga këto përjetime?

Rastet sigurisht që janë të shumta. Janë histori të individëve që më kanë prekur thellë, por që vazhdojnë të tregojnë forcë dhe këmbëngulje.

Puna për gjatë viteve të bënë që të përballesh më shumë raste prekëse, megjithatë një rast që e kisha ndarë lidhet me diskriminimin që personi me aftësi të kufizuar e kanë pasur së pari nga familja, të cilët e kanë anashkaluar duke e ndarë në një dhomë veçmas një anëtarë të tyre 15 vjeç, i cili kishte pësuar në një aksident dhe kishte mbetur me aftësi të kufizuar.

Ai nuk ka pasur pajisjet që do t’ia mundësonin lëvizjen pasi që familjarët nuk kanë pranuar që kanë dikë i cili e ka të nevojshme me lëviz nëpërmjet mjeteve specifike. E kam bërë të pamundurën që të paktën të kontaktoj disi me të, të bisedoj dhe, pas disa vizitave, arrita që ta regjistrojë në Shoqatë, t’i ofroj karrocë, sepse ai për një kohë të gjatë nevojat e tij i ka kryer duke shkuar zvarrë.

Si person ka qenë shumë inteligjent, ka treguar shumë shkathtësi. Ndërkohë i është mundësuar ndjekja e një kursi për mësime kompjuterike, ndërsa më vonë në Shoqatë është marrë me databazën e të dhënave të personave me aftësi të kufizuara. Ka qenë njeri shumë i mirë, por mënyra se si është trajtuar nga familja më ka prek tejmase. Ky rast më ka bërë te ndjehem krenar që ai përkundër mundësive ka bërë arritje të mëdha.

Përjetimet me persona me aftësi të kufizuara janë shpesh një mësim i vlefshëm për të gjithë ne. Ata shpesh kanë një forcë dhe durim të jashtëzakonshëm për të përballuar sfida që shumica e njerëzve nuk i kuptojnë. Një nga aspektet më të fuqishme të këtyre përvojave është mënyra se si ata mund të na frymëzojnë, jo vetëm për të qenë më të kujdesshëm dhe empatikë, por edhe për të vlerësuar gjithçka që kemi.

Fati i njerëzve me aftësi të kufizuara është shpesh një udhëtim i mbushur me sfida të mëdha. Çfarë ju jep shpresë dhe forcë për të vazhduar këtë punë, pavarësisht bështirësive?

Ndonjëherë, veprat më të thjeshta mund të kenë ndikimin më të madh. Eksperienca e gjatë me personat me aftësi të kufizuar dhe përpjekjet e shumta të këtyre personave që të vazhdojnë jetën me vullnet të madh, më kanë shtyrë edhe mua që të kem dëshirë dhe motiv për t‘iu dal në ndihmë me aq sa kam mundësi. Besoj se çdo individ ka një vlerë të madhe dhe të drejtën për mundësi dhe barazi, pavarësisht nga sfidat që mund të hasin.

Fati mund të varet edhe nga përkushtimi i shoqërisë për të krijuar kushte të barabarta, për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar këta individë të kenë mundësinë të shprehin plotësisht potencialin e tyre.

Mbështetja që mund t’u ofrohet atyre është shumë më tepër se kaq. Shoqëria duhet të edukojë dhe të ndërgjegjësojë qytetarët për nevojat dhe mundësitë që kanë personat me aftësi të kufizuara, duke luftuar stigma dhe diskriminimin dhe duke krijuar një mjedis më të hapur dhe përfshirës.

Cilat janë planet dhe synimet tuaja për të ardhmen?

Përvoja më ka bërë të kuptoj se sa e rëndësishme është të ofrohet mbështetje dhe mundësi për ata që shpesh janë të neglizhuar nga shoqëria.

Planet e mija për të ardhmen janë që të zgjerohet stafi i Handcap Kosova në të gjitha komunat, të bëjmë disa qendra ditore ku mund t’i kryejnë aktivitetet e lira dhe ku mund të takohen personat me aftësi të kufizuar si dhe të kenë një jetë të pavarur.

Synoj të zgjerojmë shërbimet tona, të forcojmë bashkëpunimet me organizatat ndërkombëtare dhe të promovojmë politika më të forta mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara.

Dhe krejt në fund, çfarë porosie do t’u përcillnit institucioneve, komunitetit dhe personave me aftësi të kufizuara?

Ftoj të gjithë të angazhohen për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Çdo ndihmë, qoftë financiare, vullnetare apo edhe një fjalë mbështetjeje, ka një ndikim të madh në jetën e këtyre personave dhe familjeve të tyre.

Ju kisha bërë lutje të gjithëve për përkrahje më të madhe për personat me aftësi të kufizuar, ndërsa për personat e kësaj kategorie ju kisha bërë thirrje të jenë sa më aktiv dhe të kyçen sa më shumë në shoqëri në mënyrë që edhe t’i largojnë paragjykimet.

Përfshirja nuk është vetëm një qëllim – është një proces që kërkon angazhimin e të gjithëve ne. Le të krijojmë një shoqëri që njeh vlerën e çdo anëtari dhe garanton respektimin e të drejtave, dinjitetit dhe potencialit të të gjithëve.

Foto ndër vite të aktiviteteve të Shoqatës “Handicap Kosova” në ofrimin e shërbimeve mbështetëse për individët me aftësi të kufizuara.

 

 

/Telegrafi/

The post Jakup Vitia: “Handicap Kosova”, mbështetje dhe shpresë për personat me aftësi të kufizuara appeared first on Telegrafi.

KKZ në Viti: Po vijon procesi i votimit – deri në ora 11 kanë votuar mbi 4 mijë qytetarë

9 February 2025 at 11:38

Janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Vitisë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtari i lartë i Komisionit Zgjedhor Komunal, Islam Mema i cili tha se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë.

“Janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në Viti dhe po vazhdon procei i votimit pa ndonje incident”, ka thënë Mema për Telegrafin.

Ai tha se deri në ora 11:00, në të gjitha qendrat e votimit, kanë votuar 4302 qytetarë.

Ndryshe, në këtë komunë gjithsej janë 31 qendra të votimit, derisa shkolla “Bafti Haxhiu” është qendra më e madhe e votimit me 5522 qytetarë me të drejtë vote. /Telegrafi/

The post KKZ në Viti: Po vijon procesi i votimit – deri në ora 11 kanë votuar mbi 4 mijë qytetarë appeared first on Telegrafi.

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

31 January 2025 at 12:53

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale.

Ai tha se përmes kësaj qytetarët do të kenë barna me çmime më të lira dhe çmime të njëjta.

Megjithatë, Vitia në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë të premten, tha se pret që në muajt e parë të ketë një rezistencë dhe një tronditje të lehtë të tregut farmaceutik, mirëpo nënvizoi se janë të vendosur mos të tërhiqen nga zbatimi i Ligjit për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale.

“Më në fund i mundësohet qytetarëve të Kosovës që të kenë qasje të drejt dhe me çmime korrekte për barnat. Kanë qenë të njoftuar të gjithë akterët pa dallim dhe ligji do të fillojë të zbatohet. Të gjitha takimet që kemi pasur, jo vetëm me barnatore por edhe më herët gjatë përpilimit të ligjit dhe faza të tjera. Tani nga 1 shkurti kjo do të hyjë në fuqi ligji. Unë sot do të kem takim me Inspektoratin Farmaceutik dhe ftojë të gjitha subjektet që të zbatojnë ligjin, përkundër sfidave që mund t’i kenë në fillim. Ky është një ligj për qytetarët dhe është një ligj i drejt. Natyrisht ata që nuk e zbatojnë do të merren masat adekuate. Është një grup i kompanive të cilët s’kanë paraqitur barnat e caktuara për aplikim për çmimet e barnave të tyre sipas kërkesave ligjore. Ndaj tyre do të merren masat dhe sanksionet bazuar në ligjin aktual. Ky është një proces i pandalshëm dhe jemi të determinuar t’i shkojmë deri në fund”, theksoi Vitia.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nuk e di nëse është pezulluar ndonjë mbështetje me vlerë financiare të lartë nga vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

Megjithatë, ai u shpreh optimist se pas rishqyrtimit apo rivlerësimeve të konstatohet se Kosova është një prej aleatëve më të mirë të ShBA-së.

“Nuk e di që ka ndonjë mbështetje voluminoze apo me vlerë financiare të lartë që do të krijojë ndonjë hendek. Por, gjithsesi ne do të vazhdojmë bashkëpunimin siç kemi bërë deri tani dhe shpresojmë që pas rishqyrtimit dhe rivlerësimit të konstatohet ajo çka ka qenë çdo herë se Kosova është një prej aleatëve më të mirë të ShBA-së”, theksoi Murati. /KP/

The post ​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale appeared first on Telegrafi.

Komuna e Vitisë me tryezë diskutimi – nxit respektin dhe solidaritetin mes komuniteteve të ndryshme

24 January 2025 at 13:32

Komuna e Vitisë ka mbajtur tryezë diskutimi për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Gjatë këtij takimi, zëvendës kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka theksuar rëndësinë e diversitetit kulturor dhe fetar në komunë.

Aliu gjithashtu theksoi përparimet që Komuna e Vitisë, ka bërë në promovimin e barazisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve pa dallim kombësie apo feje.

“Në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe partnerët tanë kemi hartuar dokumente që në fokus kanë trajtimin e barabartë të qytetarëve, ashtu siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” tha Aliu.

Ndër të tjera, ai potencon se në fshatrat e Vitisë, qytetarët me kombësi të ndryshme dhe besime fetare të ndryshme kanë ndërtuar një harmoni të veçantë, të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet.

“Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Ky diversitet kulturor dhe fetar është një pasuri e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi që na thërret për të ruajtur dhe përforcuar këtë frymë të mirëkuptimit.”, u shpreh ai. /Telegrafi/

The post Komuna e Vitisë me tryezë diskutimi – nxit respektin dhe solidaritetin mes komuniteteve të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Nxënësit fillojnë mësimin në objektin e ri të shkollës “Halil Alidema” në Pozheran, Haliti i uron për një fillim të mbarë

17 January 2025 at 11:18

Sot nxënësit e Komunës së Vitisë kanë filluar procesin mësimore në objektin e ri shkollor “Halil Alidema”, në Pozheran.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i ka uruar nxënësit për një fillim të mbarë dhe suksese në rrugëtimin e tyre arsimor.

Ai gjithashtu ka falënderuar prindërit për mbështetje, si dhe mësimdhënësir për kontribimin e tyre në arsimimin e brezave të rinj.

“Një falënderim i veçantë shkon për prindërit, të cilët vazhdimisht janë mbështetës dhe motivues për fëmijët e tyre, si dhe për stafin mësimor, që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë në arsimimin e brezave të rinj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Nxënësit fillojnë mësimin në objektin e ri të shkollës “Halil Alidema” në Pozheran, Haliti i uron për një fillim të mbarë appeared first on Telegrafi.

Komuna e Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin ekonomik dhe turizmin

10 January 2025 at 15:54

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur një delegacion nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, ku u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në këtë komunë.

Sipas këtij dokumenti parashihet të bëhet përkrahja e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e prodhimeve vendore në komunën e Vitisë, përmes nismave si “Java e Biznesit Kosovar”, mbështetja e projekteve ekonomike lokale dhe investimeve të huaja, lehtësimi e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimi i klimës së investimeve.

Gjithashtu me të synohet të krijohet një partneritet i qëndrueshëm midis dy institucioneve, duke përfshirë shkëmbimin e ekspertizës, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat në fushat kyçe të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bujqësisë.

Ndryshe, nga ky bashkëpunim pritet të përfitoj sektori privat, turizmi malor dhe prodhuesit vendor. /Telegrafi/

The post Komuna e Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin ekonomik dhe turizmin appeared first on Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë

8 January 2025 at 14:56

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Metapneumovirusin Njerëzor (HMPV) në Kosovë.

Megjithatë, ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet derisa theksoi se nuk ka nevojë për panik nga ana e qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

IKSHPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues

Sipas IKSHPK-së, HMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

IKSHPK ka thënë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.

“Shumica e rasteve të HMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe HMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.

The post Ministri i Shëndetësisë, Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Rrah babën në Viti, i dyshuari dërgohet në mbajtje

3 January 2025 at 12:59

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:30, në Viti.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

The post Rrah babën në Viti, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Pakënaqësi për vendimin për çmimet e unifikuara të barnave, Bytyqi: Farmacistëve do t’u shkaktohen humbje të mëdha ekonomike

26 December 2024 at 15:20

Vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për çmimet e unifikuara të barnave ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në mesin e farmacistëve. 

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka deklaruar se pikërisht për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe kanë vendosur të bëjnë pyetësor nëpër barnatore.

Bytyqi shprehu shqetësimin e tij, se me vendim të MSH-së, farmacistët do të pësojnë humbje të mëdha ekonomike.

“Kemi mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, edhe kemi vendosur ta bëjmë një pyetësor te barnatoret, sepse kjo shumë na prek dhe na dëmton, pra farmacistët që çdo ditë veprojnë në barnatoret e tyre, pika numër 6 e vendimit. Ku thuhet se janë të obliguar të vendosin çmimet, ndërsa ata kanë në stogje sasi të barnave të mëdha, dhe do të iu shkaktoj humbje të mëdha ekonomike, njerëzve që kanë punu me djers dhe mund për vite të tëra. Për neve problematike, është pika numër 6 e vendimit”, theksoi ai për Telegrafin.

Gjithashtu, ai tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, dhe do të mbrojnë të drejtat e farmacistëve, të cilët punojnë nga 12 deri 13 orë brenda ditës.

“Ne kemi përgatitur pyetësorin, dhe ata do të përgjigjen, pastaj të gjitha rrugët ligjore, administrative që kemi në dispozicion, për mbrojtjen e kolegeve tanë, ky është qëllimi i themelimit tonë
mbrojtja e të drejtave të farmacistëve. Neve na intereson çështja e farmacistëve tanë, ku punojnë nga 12-13 orë, ku shërbejnë me qindra, mijëra qytetarë brenda ditës”, shtoi tutje ai.

Lidhur me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë para disa ditësh është deklaruar Ismail Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës.

Shurdhaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjithmonë kanë qenë për unifikimin e çmimeve nëpër barnatore, por që në këtë rast MSH ka bërë caktimin e marzhës së çmimit.

“Ne prej fillimit kemi qenë për rregullimin e çmimeve sepse është kërkesë e kamotshme e farmacistëve për unifikimin e çmimeve nëpër barnatore. Duke qenë se Kosova është i vetmi vend pa sigurime shëndetësore, kjo na ka qit në një vështirësi, pasi nuk ka një mekanizëm real edhe të lehtë se si me unifiku çmimet. Realisht MSH ka bërë caktim të marzhës së çmimeve, caktim prej një marzhe jashtëzakonisht të ulët, prej 7.5 përqind, në kohën kur shumica e distributorëve farmaceutik shpenzimet në ATK i kanë në vlerë prej 12 deri 20%. Këto i kanë shpenzime për më mbijetu, pa llogarit marzhën e fitimit”, theksoi ai.

Ndryshe, ministri Vitia ka deklaruar se me nënshkrimin e listës finale, hapet udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave.

“Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, njofti ministri. /Telegrafi/

 

The post Pakënaqësi për vendimin për çmimet e unifikuara të barnave, Bytyqi: Farmacistëve do t’u shkaktohen humbje të mëdha ekonomike appeared first on Telegrafi.

❌
❌