Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – OBSH: Virusi HMPV i përhapur në Kinë nuk përbën rrezik pandemie

22 January 2025 at 14:57

GJENEVË, 22 janar /ATSH-AA/ – Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se virusi respirator Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) i përhapur në Kinë nuk përbën rrezik për një pandemi të re, duke bërë thirrje për trajtim simptomatik për të luftuar këtë virus.

Harris vlerësoi numrin në rritje të rasteve me virusin HMPV në Kinë që nga dhjetori i vitit të kaluar si dhe panikun që shkaktoi ky rast në mbarë botën.

Sipas saj, HMPV nuk është një virus i ri. “Ky është një nga viruset e zakonshme që shkakton ftohjen e zakonshme. Virusi u identifikua për herë të parë në Holandë në vitin 2001. Por besojmë se ka qenë në popullatën njerëzore për breza. Në fakt, shumica e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa kundër tij deri në moshën 5-vjeçare. Sepse është një nga viruset që qarkullon sidomos në muajt e dimrit dhe shkakton ftohje”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi se Kina të gjitha infeksionet e ndryshme respirative që shihen në popullatë i mban nën mbikëqyrje të rreptë, duke theksuar se “Vetëm rreth 5 në 100 raste (respiratore) të zbuluara në Kinë janë virus HMPV dhe shumica e rasteve janë në fakt grip sezonal. Ne nuk shohim ndonjë problem të veçantë me këtë virus (përsa i përket shkaktimit të një pandemie të re)”.

“Nuk ka asnjë rast urgjence në Kinë dhe as në spitalet atje. Megjithatë, çdo vend që përjeton dimër dhe është i ftohtë do të ketë më shumë raste të virusit të frymëmarrjes”, shtoi Harris.

– “Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të përgatiten për viruset e frymëmarrjes dhe viruset e reja”

Duke kujtuar se raste të virusit HMPV janë zbuluar edhe në disa vende të tjera si në Kinë, Harris tha se kjo nuk shkakton ndonjë problem të madh për sistemin shëndetësor dhe se problemi më i madh për momentin është shtimi i rasteve të gripit sezonal.

Ajo pohoi se është e nevojshme që personat e pambrojtur duhet të vaksinohen, duke u bërë thirrje atyre që e kanë neglizhuar këtë të vaksinohen.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të përgatiten për viruset e frymëmarrjes dhe viruset e reja. Është thelbësore që sistemi mbarëbotëror i mbikëqyrjes të mbetet vigjilent. Sepse mënyra më e mirë për të ndaluar çdo pandemi është zbulimi i rritjes në rastet sapo të ndodhë. Aktualisht nuk e shohim këtë në virusin HMPV”, theksoi Harris.

Harris mes tjerash theksoi se HMPV nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor dhe se shumica e njerëzve e kalojnë atë vetëm me rrjedhje hundësh dhe bllokim që zgjat disa ditë.

“Megjithatë, të moshuarit me sistem të dobët imunitar, ata me sëmundje kronike, sëmundje të zemrës, diabet, ata që i nënshtrohen trajtimit të kancerit ose fëmijët nën moshën 5 vjeç mund të sëmuren më rëndë. Prandaj, këto grupe duhet të mbrohen gjithmonë nga ekspozimi ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes që mund t’i bëjnë ata më të sëmurë. Nëse jeni të ftohur, mos i ekspozoni fëmijët e vegjël ose të moshuarit ndaj infeksionit tuaj. Nëse njerëzit në rrezik e dinë që virusi po qarkullon, ata duhet të mbrojnë veten duke vendosur maska ​​në mjedise të mbushura me njerëz. Nëse ka një vaksinë të përshtatshme, duhet të vaksinohet”, u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Harris.  /os/

The post FOKUS – OBSH: Virusi HMPV i përhapur në Kinë nuk përbën rrezik pandemie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Virusi HMPV edhe në Shqipëri/ Mjekja e konfirmon: Kemi shumë raste, ja moshat më të prekura

By: Oldi
15 January 2025 at 13:50

Moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta ka sjellë edhe fluks të shtuar të pacientëve të vegjël me virozat e stinës. Nga Qendra Shëndetësore numër 4 në kryeqytet, mjekja pediatre, Mirela Sula dha detaje mbi situatën e gripit. Sipas saj rastet më të rënda paraqiten te fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç. “Ka goxha […]

The post Virusi HMPV edhe në Shqipëri/ Mjekja e konfirmon: Kemi shumë raste, ja moshat më të prekura appeared first on BoldNews.al.

Virusi HMPV në Kinë, autoritetet raportojnë për rënie të rasteve të reja

13 January 2025 at 22:31

Shkalla e infeksioneve nga virusi metapneumovirus (HMPV) ka pësuar një rënie në veri të Kinës, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

HMPV-ja shkakton simptoma të ngjashme me gripin, si ethe, kollë dhe bllokim të hundës dhe mund të shkaktojë infeksione të traktit të poshtëm respirator, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar.

Ëang Liping, një hulumtuese, theksoi se HMPV është një virus i njohur dhe rritja e rasteve në vitet e fundit lidhet me përmirësimin e metodave të diagnostikimit. Pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e virusit në Kinën veriore, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se nuk ka pasur shpërthime të pazakonta.

Aktualisht, nuk ka trajtim të veçantë për HMPV dhe trajtimi është kryesisht simptomatik, me rekomandime për masa parandaluese si larja e duarve dhe mbajtja e maskës. / abcnews.al

Rastet me virusin HMPV në Kinë, bie numri i të infektuarve

By: gaze tare
12 January 2025 at 20:16

Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën.

Rritja e rasteve me HMPV javë më parë kishte ngjallur frikën për përhapjen e një pandemie në mbarë botën.

HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator, shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose ftohjen, përfshirë ethe, kollë dhe kongjestion nazal.

Simptomat shpesh zhduken vetë, megjithëse ato mund të shkaktojnë infeksione të traktit të poshtëm respirator te fëmijët, tek të moshuarit dhe te ata me imunitet të kompromentuar.

“Metapneumovirusi njerëzor nuk është virus i ri, sepse ka qenë i pranishëm te njerëzit për të paktën disa dekada”, tha Wang Liping, hulumtuese në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një konference për shtyp nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës.

Wang shtoi se rritja e rasteve të virusit në vitet e fundit, i zbuluar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, lidhet me metoda më të mira zbulimi.
“Aktualisht, shkalla e rasteve pozitive në zbulimin e metapneumovirusit njerëzor po luhatet, ndërsa shkalla e rasteve pozitive në provincat veriore është në rënie, dhe shkalla e rasteve pozitive te pacientët nën moshën 14-vjeçare ka filluar të bjerë”, tha ajo.

Shqetësime u rritën ditët e fundit lidhur me rritjen e infeksioneve me HMPV në Kinën veriore, pasi u shpërndanë pamje në internet që treguan spitale të mbushura me pacientë me maska. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk është njoftuar për shpërthime të pazakonta të infeksioneve në Kinë apo diku tjetër.

Javën e kaluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues.
Instituti tha asokohe se nuk kishte ndonjë rast me HMPV në Kosovë.

Ekspertët thonë se HMPV-ja nuk është si COVID-19, pasi ka qenë i pranishëm për dekada dhe ekziston një imunitet i ndërtuar kundër tij. Shumica e fëmijëve infektohen me këtë virusin deri në moshën 5-vjeçare.
Wang tha se sëmundjet respiratore që po i prekin njerëzit në këtë kohë në Kinë, shkaktohen nga patogjenë të njohur dhe nuk janë shfaqur sëmundje të reja infektive.
Numri i pacientëve në klinika dhe reparte të emergjencës në mbarë vendin është në rritje, por përgjithësisht më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Gao Xinqiang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Reagimit të Urgjencës Mjekësore të komisionit të shëndetësisë.

Numri i të prekurve nga gripi në të gjithë vendin pritet të bjerë gradualisht në mesin ose fundin e janarit, tha Hu Qiangqiang.
Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë.

Ekspertët këshillojnë masa parandaluese kundër marrjes së virusit dhe sëmundjeve të tjera respiratore, sic është larja e duarve rregullisht, shmangia e vendeve të mbipopulluara dhe bartja e maskës në vende të mbipopulluara./REL

The post Rastet me virusin HMPV në Kinë, bie numri i të infektuarve appeared first on iconstyle.al.

Virusi HMPV, autoritetet kineze: Rastet kanë rënë

By: Ardit
12 January 2025 at 16:34

Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. Rritja e rasteve me HMPV javë më parë kishte ngjallur frikën për përhapjen e një pandemie në mbarë botën. HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator, […]

The post Virusi HMPV, autoritetet kineze: Rastet kanë rënë appeared first on BoldNews.al.

Autoritetet në Kinë: Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV

12 January 2025 at 16:20
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën. Rritja e rasteve me HMPV javë më parë kishte ngjallur frikën për përhapjen e një pandemie në mbarë botën. HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator,

Raportet zyrtare: Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë

12 January 2025 at 16:21

Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën.

HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator, shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose ftohjen, përfshirë ethe, kollë dhe kongjestion nazal.

Simptomat shpesh zhduken vetë, megjithëse ato mund të shkaktojnë infeksione të traktit të poshtëm respirator te fëmijët, tek të moshuarit dhe te ata me imunitet të kompromentuar.

“Metapneumovirusi njerëzor nuk është virus i ri, sepse ka qenë i pranishëm te njerëzit për të paktën disa dekada”, tha Wang Liping, hulumtuese në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një konference për shtyp nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës.

Shqetësime u rritën ditët e fundit lidhur me rritjen e infeksioneve me HMPV në Kinën veriore, pasi u shpërndanë pamje në internet që treguan spitale të mbushura me pacientë me maska. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk është njoftuar për shpërthime të pazakonta të infeksioneve në Kinë apo diku tjetër.

Javën e kaluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues.

Ekspertët thonë se HMPV-ja nuk është si COVID-19, pasi ka qenë i pranishëm për dekada dhe ekziston një imunitet i ndërtuar kundër tij. Shumica e fëmijëve infektohen me këtë virusin deri në moshën 5-vjeçare.

Wang tha se sëmundjet respiratore që po i prekin njerëzit në këtë kohë në Kinë, shkaktohen nga patogjenë të njohur dhe nuk janë shfaqur sëmundje të reja infektive.

Numri i pacientëve në klinika dhe reparte të emergjencës në mbarë vendin është në rritje, por përgjithësisht më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Gao Xinqiang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Reagimit të Urgjencës Mjekësore të komisionit të shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raportet zyrtare: Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë appeared first on Euronews Albania.

Të ricikluara pamjet e karantimit në Kinë pas shpërthimit të gripit HMPV

10 January 2025 at 14:18

Pretendimi: Kjo video tregon njerëzit në Kinë që po dërgohen aktualisht në kampe karantine

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————–

Një video që po shpërndahet në rrjet si të ishte e kohëve të fundit pretendon se tregon njerëz që po dërgohen në kampe karantine në Kinë. Postimi vjen në këto momente kur Kina ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore për rritjen e rasteve të të prekurve nga Metapneumovirusi i njeriut (HMPV), një virus respirator që shkakton simptoma të gripit ose të ftohjes.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se kjo video është postuar në rrjet që në Dhjetor 2022, dy vite më parë.

Sipas përshkrimeve që shoqërojnë postime të videos në 2022, pamjet tregojnë qytetarë kinezë që ishin diagnostikuar me Covid-19 duke shkuar vullnetarisht në karantinë. 

Faktoje.al ka verifikuar gjithashtu më parë si të pabazë alarmin për një karantinim të dytë botëror pas atij të Covid-19 në rastin e Metapneumovirusit të njeriut (HMPV). Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë deklaruar se ky virus ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.

The post Të ricikluara pamjet e karantimit në Kinë pas shpërthimit të gripit HMPV appeared first on Faktoje.al.

Virusi HMPV, Alimehmeti: S’ka vend për panik, i ngjashëm me gripin

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti deklaroi sot se nuk ka asnjë rrezik për pandemi nga metapneumovirusi human (HMPV).

Në një intervistë televizive, Alimehmeti tha se “nuk është vetë virusi që shkakton problemin, por lajmet ndërkombëtare. Fatkeqësisht nuk është diçka që nuk e dinim. Nuk është virus i ri. Njerëzimi e ka izoluar në 2001. Aty ka qenë me shekuj. Ai vazhdon e qarkullon. Është i kudondodhur. Në muajt e dimrit qarkullon”.

“Nuk është i ngjashëm me COVID, por me gripin. Transmetohet në të njëjtën mënyrë. Simptomat e njëjta dhe grupmoshat janë po ashtu të njëjta, fëmijët, të moshuarit dhe kushdo që ka probleme sëmundjesh dhe sistem imunitar të dobët. Kalon si gripi për 4–5 ditë. Ndonjë rast shkon dhe komplikohet po si gripi. I ngjan kokë më kokë në shifra virusit të gripit të tipit A. Ky virus ka një mundësi tejet të ulët për pandemi. Ky virus ka dekada që nuk ka ndryshuar. Ndërsa gripi ka gjasa të larta për të dhënë pandemi”, theksoi Alimehmeti.

Ai shtoi se “10–12% e rasteve me probleme respiratorë shkaktohen nga HMPV në Europë”.

Çfarë është HMPV?

HMPV është një virus i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumë i ngjashëm me gripin. Ai u identifikua për herë të parë në 2001 në Holandë.

Si përhapet HMPV?

Cërkat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve. Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

/k.s//a.f/

The post Virusi HMPV, Alimehmeti: S’ka vend për panik, i ngjashëm me gripin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I pabazë lajmi për mbërritjen e virusit të ri kinez në Shqipëri

By: FAKTOJE
8 January 2025 at 20:42

Pretendimi: Virusi kinez HMPV ka mbërritur në Shqipëri. Ekspertët këshillojnë të qëndroni në shtëpi

Verdikti: E pavërtetë

Në artikuj të publikuar në portale në vendin tonë ngrihet alarmi për mbërritjen e virusit kinez në Shqipëri.

Virusi kinez në Shqipëri? Ekspertët: Qëndroni në shtëpi dhe mbani maska nëse jeni…”- raportohet në artikullin e publikuar në Facebook në datën 6 janar.

Mirëpo, nëse do të shohim në brendësi të shkrimit nuk përmendet asgjë në lidhje me praninë e këtij virusi në vendin tonë, ndryshe nga çfarë shkruhet në titull.

Virusi kinez që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjatë ditëve të para të vitit 2025 është Metapneumovirusi i njeriut (HMPV), një virus respirator që shkakton simptoma të gripit ose të ftohjes.

Në lidhje me këto pretendime, ne kontaktuam shefen e shërbimit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Binon. Ekspertja theksoi se çdo vit në vendin tonë ka pasur raste me këtë virus dhe aktualisht po punojmë për të identifikuar nëse janë paraqitur raste të reja këtë vit.

“Viti sapo ka filluar dhe po punojmë, por çdo vit ka pasur raste. Nuk shkakton pandemi HMPV dhe as vdekje. Shkakton forma të rënda me pneumoni në rastet e uljes së imunitetit. Kryesisht e kalojnë në forma të lehta pa pasur nevojë për spital”, bëri të ditur Bino.

Në lidhje me këtë çështje, edhe shefja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi në një intervistë televizive më 6 janar 2025 se aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus pranë Institutit.

“Ky nuk është një virus i ri, është konfirmuar në Shqipëri edhe më herët. Karakteristikë e këtij virusi është që jep bronkiolite të fëmijët dhe te mosha e tretë. Asnjë rast të dyshuar aktualisht me këtë virus nuk kemi pranë Institutit të Shëndetit Publik’, konfirmoi Tomini.

Edhe ekspertë të tjerë të ISHP-së kanë deklaruar se ky virus ka tre dekada që qarkullon në të gjithë botën, duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në laborator, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qarkulluar në Shqipëri në sezonin e infeksioneve respiratore.

The post I pabazë lajmi për mbërritjen e virusit të ri kinez në Shqipëri appeared first on Faktoje.al.

Ministri i Shëndetësisë, Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë

8 January 2025 at 14:56

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Metapneumovirusin Njerëzor (HMPV) në Kosovë.

Megjithatë, ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet derisa theksoi se nuk ka nevojë për panik nga ana e qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

IKSHPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues

Sipas IKSHPK-së, HMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

IKSHPK ka thënë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.

“Shumica e rasteve të HMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe HMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.

The post Ministri i Shëndetësisë, Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

GREQI – Konfirmohet rasti i parë me HMPV

8 January 2025 at 12:03

SELANIK, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Rasti i parë i konfirmuar me HMPV në Greqi është një pacient i shtruar në spitalin ”Papanikolaou” të Selanikut.

Pacienti, një burrë 71-vjeçar, ishte dërguar në spital disa ditë më parë me pneumoni.

Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi në vetëm dy ditë dhe ai duhej të intubohej.

Gjendja shëndetësore e burrit, i cili vuan edhe nga sëmundje të tjera themelore, i shtyu mjekët të kryenin analiza për të përcaktuar shkakun e infeksionit të tij, i cili zbuloi virusin.

Udhëzimet e dhëna nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) për mjekët dhe infermierët në spitalin ”Papanikolaou” se si të merren me rastin, janë të ngjashme me ato të dhëna për koronavirusin, si për shembull respektimi i rregullave strikte të higjienës dhe minimumi i distancës./   /os/

The post GREQI – Konfirmohet rasti i parë me HMPV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia konfirmon rastin e parë me HMPV, mjekët: Nuk është virus i panjohur

8 January 2025 at 10:41

Greqia ka konfirmuar rastin e parë me virusin HMPV. Alarmi i këtij virusi u dha fillimisht në Kinë.

Megjithatë mjekët në Greqi kanë shpjeguar se një virus i tillë nuk është i panjohur për ta, pasi edhe në të kaluarën theksojnë se kanë pasur të bëjnë me shpërthime të një virusi të tillë.

“Ne e njohim këtë virus që nga viti 2001, dhe besojmë se ka qenë edhe më herët i përhapur”, ka thënë mjekët, duke shtuar se të gjithë kanë antitrupa kundër këtij virusi.

Ndërsa krahasojnë situatën me COVID-19, shpjegojnë se rastet nuk kanë të bëjë aspak me njëra-tjetrën.

/abcnews.al/

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti ne gjendje të rënduar

By: Ela
8 January 2025 at 08:36

Është konfirmuar rasti i parë me virusin HMPV në Greqi. Mediat greke raportojnë se virusi metapneumovirus (HMPV) është regjistruar në zonën e Selanikut. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i intubuar në spitalin “Papanikolou” me simptoma të pneumonisë. Fillimisht pacienti ishte dërguar në një klinikë private, por për shkak të përkeqësimit […]

The post Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti ne gjendje të rënduar appeared first on BoldNews.al.

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

By: gaze tare
8 January 2025 at 08:16

HMPV ka mbërritur në Greqi!

Rasti i parë i konfirmuar i metapneumovirusit HMPV është zbuluar në Selanik, tek një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Lajmi u publikua nga stacioni televiziv Open dhe priten deklarata zyrtare nga mjekët.

Virusi HMPV, që ka shpërthyer si një pandemi në Kinë, është i njohur për mjekët dhe është lidhur me një udhëtim të vajzës së pacientit në Kinë gjatë festave të fundvitit.

Pas simptomave që shfaqi, pacienti u shtrua në spital dhe më pas rezultoi pozitiv me një test PCR.

The post Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi appeared first on iconstyle.al.

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi

By: V K
8 January 2025 at 08:38

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë të re shëndetësore.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime gjatë pushimeve dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para dhe po trajtohet në spitalin Papanicolaou.

Fillimisht shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua në spitalin Papanikolaou, ku ishte në shërbim dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive, të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai është pozitiv për virusin HMPV.

Deri atëherë, burri ishte i shtruar në Klinikën e Parë të Pneumologjisë në një pavion me dy pacientë të tjerë, por sapo u mor vesh se ishte virusi, ai u transferua në izolim ndërsa pacientët dhe të afërmit e tyre që ndodheshin në të njëjtin pavion, u njoftuan se vizitat tek i sëmuri nuk lejohen.

Human Metapneumovirus (HMPV), është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe gripit.

Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime serioze si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka zgjuar interesin e autoriteteve mes një rritje të rasteve, veçanërisht tek fëmijët nën 14-vjeç në Kinën veriore.

HMPV, i identifikuar për herë të parë në vitin 2001, është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Goditjet janë zbuluar më parë në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, temperaturën, kongjestionin e hundës dhe lodhjen, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë.

Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV. Trajtimi kryesisht përfshin menaxhimin e simptomave.

The post Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi appeared first on Albeu.com.

GJENEVË – OBSH: Virusi HMPV në Kinë është i zakonshëm, jo një kërcënim

7 January 2025 at 18:50

GJENEVË, 7 janar /ATSH-DPA/- Virusi, që po përhapet në Kinë, nuk është as i ri dhe as veçanërisht i rrezikshëm, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke iu referuar një infeksion respirator HMPV.

“Infeksione të ndryshme të frymëmarrjes po qarkullojnë në Kinë, tipike gjatë dimrit – duke përfshirë gripin, RSV, Covid-19 dhe HMPV”, tha një zëdhënëse e OBSH-së.

Mediet kineze në fillim të dhjetorit raportuan se rastet e metapneumovirusit njerëzor (HMPV) ishin në rritje, duke ngritur shqetësime për shëndetin global – pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në Kinë.

Por, si Pekini ashtu edhe OBSH-ja janë përpjekur të zbusin shqetësimet ditët e fundit.

“HMPV po tërheq shumë interes pasi nuk është një emër i njohur, por u zbulua në vitin 2001”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris, në Gjenevë.

“HMPV është një virus i zakonshëm që qarkullon në dimër dhe pranverë”, shtoi ajo.

“Nivelet e raportuara të infeksioneve të frymëmarrjes në Kinë, janë brenda kufijve të zakonshëm për sezonin e dimrit”, tha Harris. //a.i/

 

The post GJENEVË – OBSH: Virusi HMPV në Kinë është i zakonshëm, jo një kërcënim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH informacion rreth metapneumovirusit, simptomat dhe kujdesi që duhet treguar

7 January 2025 at 15:54

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së, kanë publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin sipas të dhënave deri më 5 Janar 2025.

Çfarë është Metapneumovirusi Njerëzor (hMPV)?

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

Si përhapet hMPV?

  • Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
  • Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.
  • Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Simptomat kryesore

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

Kush është në rrezik?

  • Foshnjat dhe të moshuarit.
  • Personat me imunitet të dobësuar.
  • Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.

Pasojat e mundshme
Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

Si të parandalojmë përhapjen e hMPV?

  • Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
  • Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.
  • Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.
  • Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
  • Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.

A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?
Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë.

Situata aktuale në Kinë

Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët.

Mesazhi për qytetarët:

Parandalimi i përhapjes së hMPV dhe patogjenëve të tjerë respiratorë është i mundur duke ndjekur masat bazë të higjienës dhe këshillat mjekësore. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!

/e.i/ /a.g/

 

The post OBSH informacion rreth metapneumovirusit, simptomat dhe kujdesi që duhet treguar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Virusi HMPV/ Mjekja Aurora Dollenberg: Të mos kemi frikë, është përjashtuar rreziku i një pandemie

By: redi
6 January 2025 at 21:19

Teksa rrjeti po zien nga paranoja e një pandemie të dytë, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg sqaroi për Report Tv se çfarë është metapneumovirusi i njeriut (HMPV) dhe rreziku që mbart ky virus. Ajo theksoi se frika e ngritur për pasojat që mund të sjellë ky virus, nuk duhet të ekzistojë, pasi deri tani nuk asnjë bazë shkencore për rrezikshmëri të lartë të HMPV.

Source

Pas alarmit botëror, mjekja shuan aludimet: Nuk do të ketë pandemi, HMPV nuk është një Covid

6 January 2025 at 20:24

HMPV është një virus i ri i cili ka alarmuar Kinën, por jo vetëm. Për shkak të videove që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ka ngjallur panik dhe në vende të tjera të globit marrë shkak nga pandemia e 5 viteve më parë, Covid-19.

E ftuar në një studio televzive, mjekja Ina Harizaj tha për gjithë opinion publik se HMPV nuk është një pandemi dhe se nuk ka vend për panik. Më tej ajo shpjegoi hollësisht simptomat, personat që prek dhe mënyrën se si të mbrohemi nga ky virus që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që ngjason me gripin e zakonshëm.

Ina Harizaj: Ka marrë bujë të madhe siç ekziston akoma edhe sot stigma e sëmundjeve efektive. Vatra e pandemisë për opinionin publik, për ne mjekët dhe për të sëmurët ësthë akoma e nxehtë. Në fakt do doja të hapja një parantezë duke thënë një fjali që dua ta nënvizoj. Nuk ka rrezik! Nuk duhet të bëjmë panik sa i përket HMPV-së. Nuk është një Covid. Nuk besoj se do të kemi të bëjmë dhe do të ndeshemi me një pandemi.

The post Pas alarmit botëror, mjekja shuan aludimet: Nuk do të ketë pandemi, HMPV nuk është një Covid appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌