Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia

By: fra nc
5 July 2025 at 14:36

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Matit, pasi dyshohet se kanë dhunuar një investitor që po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Kurqelaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës” ndaj H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç dhe L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos.

Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë dëmtuan një automjet të kompanisë që merrej me ndërtimin e hidrocentralit në zonë si dhe kanë goditur me grushte investitorin 39-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia appeared first on Euronews Albania.

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

4 June 2025 at 18:07

Në janar të këtij viti, kopshti privat “Gledis” i ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, u vendos në fokus të vëmendjes publike, pasi edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë. Por […]

The post Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI) appeared first on BoldNews.al.

Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

By: fra nc
2 June 2025 at 14:52

Një 39-vjeçar nga fshati Kaninë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku i arrestuari kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën për mjetet dhe kalimtarët. Pasi iu kërkua të largohej dhe u njoftua për gjobën, ai reagoi me dhunë ndaj efektivëve të policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Pas incidentit, ai u shoqërua dhe u arrestua. Ndaj tij do të hetohet për kundërshtim të forcave të rendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 39 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Ky shtetas, më datë 01.06.2025, rreth orës 21:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndaluar dhe parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, në shkelje të dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Pasi i është komunikuar masa administrative për shkeljen, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parkon në mes të rrugës dhe bllokon kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën appeared first on Euronews Albania.

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

By: Oldi
27 May 2025 at 17:49

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas. OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Rastet sipas OSBE-së kanë të […]

The post OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa

By: Oldi
16 May 2025 at 20:52

Ndërkohë që po zhvillohej protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin […]

The post VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa appeared first on BoldNews.al.

Niprit e Tollozhinës i shkojnë në banesë komisionerit të PS, i dhunojnë familjen

By: fra nc
11 May 2025 at 14:03

Një sërë incidentesh kanë ndodhur gjatë procesit të votimit në Pogradec. Incidenti i parë u shënua në një qendër votimi, ku komisioneri i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, goditi me grusht komisionerin socialist Entin Gega.

Policia bëri me dije se pas arrestimit të Tollozhinës, të afërmit e këtij të fundit kanë shkuar në banesën e Entin Gegës dhe kanë goditur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec, shtetasit R. T., E. M. dhe D. M. (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e tij (bashkëshorten dhe djalin)”, njofton policia.

Ndërkohë, në redaksinë e Euroneës Albania ka mbërritur edhe një tjetër denoncim në lidhje me Tollozhinën. Mësuesja në pension, Monda Turshinka, ka deklaruar për mediat se është sharë, ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, teksa qëndronte jashtë qendrës së votimit dhe priste burrin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Niprit e Tollozhinës i shkojnë në banesë komisionerit të PS, i dhunojnë familjen appeared first on Euronews Albania.

Pse befasohemi nga dhuna?

13 April 2025 at 18:21

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi bërë spektatorë dhe herë-herë pjesëmarrës të një realiteti ku britma mbyt arsyen, dhe ku forca fizike ka zëvendësuar logjikën. Por nuk mbaron këtu. Dhuna është bërë standard edhe aty […]

The post Pse befasohemi nga dhuna? appeared first on BoldNews.al.

Dhuna “live” në TCH/ Zbardhet dëshmia e Jozit në Polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës!

13 April 2025 at 15:37

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në “Big Brother Vip Albania 4”. Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa […]

The post Dhuna “live” në TCH/ Zbardhet dëshmia e Jozit në Polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës! appeared first on BoldNews.al.

Dhuna në familje në rritje, u referuan mbi 2 mijë raste në një vit në Prokurori

2 March 2025 at 22:49

Dhuna në familje vijon të mbetet një shqetësim serioz në Shqipëri, me një rritje të rasteve të referuara në Prokurori. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2024 janë referuar 2139 raste, 228 më shumë se në 2023-in. Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë lidhet edhe me një ndërgjegjësim më të madh për denoncimin e dhunës. […]

The post Dhuna në familje në rritje, u referuan mbi 2 mijë raste në një vit në Prokurori appeared first on BoldNews.al.

Rrëfeu dhunën nga ish-bashkëshorti një vit më parë, Drenusha: Kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak

By: D Marku
19 February 2025 at 15:54

Modelja dhe këngëtarja, Drenusha Latifi, është rikthyer me një intervistë në Kosova Today, pikërisht në vendin ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar.

“Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.

“Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.

“Unë kam qenë shumë e lehtë, fizikisht, psiqikisht në çdo lloj forme. Ka qenë një motiv tepër i mirë për të vazhduar jetën dhe për të parë ato gra tjera që kanë histori të ngjashme dhe që kanë pasur guxim të flasin”.

“Jam ajo që kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak”, theksoi ndër tjerash Latifi.

Drenusha mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen e saj në Big Brother VIP Kosova 3.

The post Rrëfeu dhunën nga ish-bashkëshorti një vit më parë, Drenusha: Kam treguar një të vërtetë të dhimbshme por që nuk i bie pishman aspak appeared first on Albeu.com.

“Do t’ua pi gjakun, s’ka lindur ai bir k*rve të më heqë”/ Fjalori banal i Irini Shehut para shkarkimit

15 February 2025 at 09:40

Ministria e Shëndetësisë shkarkoi ditën e djeshme nga detyra drejtoreshën e spitalit të Dibrës, 44-vjeçaren Irini Shehu. Shkak për këtë vendim u bë dhuna e ushtruar prej saj, ndaj shefit të Financës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala, duke e goditur me send të fortë. Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje […]

The post “Do t’ua pi gjakun, s’ka lindur ai bir k*rve të më heqë”/ Fjalori banal i Irini Shehut para shkarkimit appeared first on BoldNews.al.

“Qëndrimet ndaj Dumanit nuk janë ndaj çdo prokurori”/ Meta: Dënoj dhunën e orkestruar nga Rama

14 February 2025 at 19:37

Një sulm dhe dhunë të orkestruar nga narkoshteti ndaj GJKKO-së. Kështu e konsideron Ilir Meta mos prezencën e Policisë në protestën para SPAK të punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe militantëve të PS, gjatë procesit gjyqësior të Erion Veliajt. Teksa e dënon këtë akt, Meta shprehet se “refuzimi zyrtar i Narkopolicisë për garantimin e sigurisë […]

The post “Qëndrimet ndaj Dumanit nuk janë ndaj çdo prokurori”/ Meta: Dënoj dhunën e orkestruar nga Rama appeared first on BoldNews.al.

Ekspozita “Asnjëherë dhunë”, Sako: Prioritet i bashkisë Durrës, edukimi i brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë

8 February 2025 at 11:07

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Në qytetin e Durrësit u hap ekspozita “Asnjëherë Dhunë”, e cila vjen në gjuhën shqipe me mbështetjen e projektit të Këshillit të Evropës, “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ishte e pranishme në çeljen e kësaj ekspozite, ndërsa thotë se ky projekt synon të promovojë vlerat demokratike, të fuqizojë arsimin qytetar dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat e fëmijëve duke kontribuar në mbrojtjen e tyre nga çdo formë e dhunës.

“Ekspozita i drejtohet nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të përfshirë në projekt dhe jo vetëm, si dhe synon ndërgjegjësimin për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi bashkia e Durrësit do të vijojë ta ketë prioritet të punës dhe gjithë përpjekjeve për edukimin e brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë”, shprehet Sako në një postim në rrjetet sociale.

E konceptuar nga Instituti Suedez dhe e frymëzuar nga fjalimi i shkrimtares së njohur për fëmijë Astrid Lindgren, ekspozita përçon mesazhe të fuqishme kundër dhunës përmes një kombinimi të teksteve dhe ilustrimeve frymëzuese.

/r.e/

The post Ekspozita “Asnjëherë dhunë”, Sako: Prioritet i bashkisë Durrës, edukimi i brezit të ri për një shoqëri të drejtë e të paqtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çoi gruan drejt vetëvrasjes pas dhunës sistematike, dënohet me 10 vite burg Xhemal Loka

6 February 2025 at 12:50

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burgim Xhemal Lokës, i cili akuzohet se ka çuar drejt vetëflijimit bashkëshorten e tij, Bedrie Loka. Kjo e fundit, në gjendje të rënduar psikologjike, më 2 Janar të vitit të kaluar, piu helm dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital. Xhemal Loka është shpallur fajtor […]

The post Çoi gruan drejt vetëvrasjes pas dhunës sistematike, dënohet me 10 vite burg Xhemal Loka appeared first on BoldNews.al.

U dhunua brutalisht nga kunati/ Gruaja rrëfen ngjarjen tronditëse: Më kapi nga fyti, më gjuajti në qafë dhe…

By: V K
3 February 2025 at 14:43

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, është folur për një konflikt në familje në Roskovec të Fierit, ku një grua është dhunuar nga kunati i saj disa ditë më parë.

Në një lidhje telefonike në studio, ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka deklaruar se aktualisht është shumë e tronditur për gjithçka që kishte ndodhur. Sipas saj, ditën e ngjarjes ka qenë duke qëndruar në oborr kur kunati është afruar dhe ka filluar të ofendojë dhe më pas e ka goditur atë në qafë dhe e ka kapur nga fyti.

Djali i saj së bashku me nusen, e kanë ndihmuar dhe e kanë dërguar në spital.

Ajo shtoi se policia e Roskovecit, e ka akuzuar djalin për dhunën duke e marrë si të pandehur.

”Jam shumë e tronditur. Ditën e ngjarjes po qëndroja në oborr kur ai erdhi më ofendoi dhe më goditi në pjesën e qafës. Pasi u rrëzova nusja dhe djali erdhën të më ndihmonin. Djali erdhi më shoqëroi në spital dhe në komisariat, por u mor si i pandehur nga policia e Roskovecit”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, dhe vëllai i autorit.

Sipas tij së bashku me vëllanë, ata kishin rreth 1 vit që ishin në konflikt, për arsye të kanalit të ujit që ishte në oborr .

Ai shtoi se autori ishte ishte një njeri problematik, dhe se djali i tij ndodhet në paraburgim pa të drejtë sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij.

“Kemi 1 vit që jemi në një konflikt. Ai mbulonte kanalin e ujit afër oborrit, dhe sipas tij është në pronësi të tij. Vëllai im është një njeri problematik. Djali ndodhet në paraburgim pa të drejtë, sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij, nuk e ka dhunuar”, tregoi ai

The post U dhunua brutalisht nga kunati/ Gruaja rrëfen ngjarjen tronditëse: Më kapi nga fyti, më gjuajti në qafë dhe… appeared first on Albeu.com.

Dhuna nga edukatorja, flet babai i të miturit: Po kërkoj psikolog për djalin

By: D Marku
24 January 2025 at 21:47

Lorenc Rrapa, babai i djalit të mitur të dyshuar për abuzim nga edukatorja në një kopësht, ka folur për shqetësimet e tij në një intervistë për Euronews Albania. Ai ka theksuar se djali i tij ka kaluar një eksperiencë traumatike dhe se tashmë kërkon një mjek psikolog për të trajtuar pasojat e dhunës psikologjike dhe fizike që ka përjetuar.

“Po kërkoj një mjek psikolog në shtet për të trajtuar djalin tim, por deri tani nuk kam arritur të gjej një zgjidhje,” u shpreh ai, duke shtuar se gjendja e djalit të tij nuk është normale dhe se ai është dhunuar në mënyrë të dyfishtë, psikologjikisht dhe fizikisht.

Lorenci tregon se ka bërë përpjekje për të siguruar ndihmë profesionale për djalin e tij, duke kërkuar një punonjës social ose psikolog në Qendrën Administrative nr. 14, por ende nuk ka gjetur një zgjidhje, pasi ata janë ose të angazhuar ose me pushime. Kjo ka shtuar më shumë presion dhe frustrim për të.

Ai gjithashtu ka denoncuar presionin që ka ushtruar vëllai i Rudina Gërdanit, edukatores që dyshohet se ka abuzuar me të miturin, duke theksuar se ka kaluar shumicën e kohës në Komisariatin e Policisë nr. 6, ku ka bërë kallëzim për këto presione.

Një tjetër shqetësim i Lorencit është që edukatorja Rudina Gërdani ende nuk është arrestuar, pavarësisht se kanë kaluar 48 orë nga denoncimi i rastit. Ai theksoi se oficeri i policisë i kishte shpjeguar se ata janë duke punuar për arrestimin, por nuk kishte ende asnjë rezultat konkret.

Lorenci ka bërë të qartë se është i vendosur të kërkojë drejtësi për djalin e tij dhe të sigurojë që ky rast të marrë fund sa më shpejt, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga institucionet për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e fëmijës së tij.

The post Dhuna nga edukatorja, flet babai i të miturit: Po kërkoj psikolog për djalin appeared first on Albeu.com.

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme

21 January 2025 at 12:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për episodin e dhunës të regjistruar në Pallatin Mbretëror mes Princ Leka Zogut, ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharia. Princ Leka është shpallur fajtor për veprën penale “dhunë në familje” dhe është dënuar me 1 vit burgim, ku për […]

The post Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme appeared first on BoldNews.al.

Shtohet dhuna në familje, Luarasi: Ka humbur kultura e komunitetit

By: redi
15 January 2025 at 16:43

Në javën e parë të 2025 u raportuan 17 raste të dhunës në familje, që i bie rreth 2 apo më shumë të tilla në një ditë. ”Fakti që njerëzit për festa qëndrojnë më shumë në shtëpi është një nga faktorët që ndikon. Një nga arsyet pse u shtua dhuna gjatë COVID-it ishte se njerëzit rrinin më shumë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Ambienti që duhet të jetë vendi i sigurt dhe o lumtur…

Source

Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok?

15 January 2025 at 08:08

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit, duke i atribuar kësaj platforme aktet ekstreme të dhunës që kanë prekur rininë shqiptare, si dhe duke e lidhur këtë platformë me përmbajtjet e dëmshme që qarkullojnë në rrjet. Gjatë fjalimit të tij, Rama deklaroi se […]

The post Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok? appeared first on Reporter.al.

“Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97

By: GSH-al
13 January 2025 at 12:36

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.

Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e Koha Jonë, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama.

Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIK-ut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi foli për këtë episod në spital, pasi ishte dhunuar Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.

Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.

Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit. Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë… Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.

Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.

Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.

Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.

Që të vdiste?

Nikoll Lesi: Që të vdiste po.

Nuk po bën shaka ti këtu?

Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni! Rama ishte gjithë gjak.

Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…?

 

The post “Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌