Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë, ndihem..

8 June 2025 at 15:55

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në një emision televiziv Loredana Brati tha se e pyetën lidhur me foton e Jozit që qarkullon në rrjet.

Ish banorja e BBV ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë, ku thuhet se Jozi tashmë është në një romancë të re. Loredana tha se ‘ndihet mirë’ dhe se ‘zoti i bekoftë’.

“Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndidhesh. Thash shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”-tha shkurtimisht Lordana.

Dy ish banorët e Big Brother VIP 4 e nisën romancën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por mesa duket nuk është finalizuar.

The post Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë, ndihem.. appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë?

19 May 2025 at 08:49

I ftuar në një intervistë televizive këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi, preku shumë tema për t’u sqaruar si buja e madhe me Gjestin, dhe raportin e tij me Loredanën.

Ai u përball me pyetje mbi jetën personale, përfshirë lidhjen që nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” me Loredana Bratin. Pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë më parë një deklaratë të qartë rreth statusit të lidhjes. I pyetur drejtpërdrejt nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, u shpreh këngëtari, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje. Ndërkohë, mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse çifti do të vendosë ta zyrtarizojë raportin apo do të ndjekin rrugë të ndara.

The post Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë? appeared first on Sot News | Lajme.

A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”?

18 May 2025 at 09:44

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Jozefin Marku ka folur për herë të parë në një intervistë televizive ku është përballur me akuzat që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me një të kaluar të dhunshme ndaj ish-partneres së tij në Zvicër. Nëse akuzat për ushtrim dhune janë të vërteta, Jozi i mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si shpifje pa asnjë bazë:

Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere. Nëse kam bërë diçka të tillë, le të dalin me prova. Unë e njoh veten dhe e di shumë mirë çfarë kam bërë. Shumë gjëra janë hedhur për mua, por nuk janë aspak të vërteta

Jozi foli për herë të parë edhe për incidentin me Gjestin brenda shtëpisë së BBV, duke treguar se pas daljes nuk kanë pasur asnjë kontakt, pavarësisht miqve të përbashkët.Nuk kemi pasur kontakte me Gjestin.

Kam dashur të dëgjoj më shumë veten, të reflektoj dhe ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. I uroj suksese Gjestit dhe më vjen keq që është ndjerë keq pas atij momenti.

Jozi e përmbylli me një mesazh pozitiv, duke theksuar se jeta vazhdon dhe se ai po fokusohet në projektet artistike. Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa fansat presin ende një prononcim nga Gjesti.

The post A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”? appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

By: gaze tare
17 May 2025 at 22:07

Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes për akuzave që qarkullojnë, ku thuhet se ai i ka ushtruar dhunë ish-partneres në Zvicër.

Biseda:

Loredana: A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?

Jozi: Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë gjëra për mua. Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërteta.

Sa i përket incidentit, Jozi po ashtu bëri reagimin e tij të parë, teksa tregoi nëse ka kontaktuar me Gjestin.

Gerta: Ke pasur kontakte me Gjestin pas incidentit?

Jozi: Kontakt me Gjestin nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët, por akoma nuk kemi pasur kontakt. Kam kërkuar të dëgjoj veten më shumë, jam munduar ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. Shumë suksese Gjestit, thash më parë keqardhjen që është ndjerë keq dhe e ka përjetuar keq. Jeta vazhdon.

The post Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi appeared first on iconstyle.al.

Incidenti me Gjestin, Jozi: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja

By: gaze tare
17 May 2025 at 21:50

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe e pa paramenduar.

Pjesë nga intervista:

Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?

Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.

Egla Ceno: Çfarë të shtyu?

Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.

Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, de patjetër ishte një provokim

Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?

Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që ka ndjerë këtë situatë.

Egla Ceno: Çfarë tha familja?

Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.

Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?

Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.

Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore

Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.

Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?

Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga

Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.

Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.

Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.

The post Incidenti me Gjestin, Jozi: Ishte shpërthim emocional! Ja çfarë më tha familja appeared first on iconstyle.al.

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

By: gaze tare
7 May 2025 at 19:16

Joz Marku ka zgjedhur të bëjë një urim për ditëlindjen e Loredanës përmes një postimi në Instagram Story. Ai ka ndarë një foto të saj me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me nje emoji me aureolë.

Ky gjest i Jozit duket se konfirmon se lidhja mes tij dhe Loredanës vazhdon të jetë e fortë, edhe pse dyshja nuk janë ekspozuar shumë kohët e fundit në rrjetet sociale. Kujtojmë që ata kanë qenë bashkë në BBA, por pas daljes e pas skandalit të shpullës, nuk u bë e ditur asgjë për to.

The post Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon? appeared first on iconstyle.al.

Joz Marku vjen me surprizë pas ‘BBVA’: Gati kënga e re!

By: gaze tare
28 April 2025 at 23:24

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka paralajmëruar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, ku shihet në një studio muzikore, Jozi ka treguar se kënga e re është gati. Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos zbulojë ende asnjë detaj rreth datës së publikimit apo më shumë informacion mbi projektin.

Fansat e tij duket se duhet të presin edhe pak për të dëgjuar risinë e këngëtarit.

The post Joz Marku vjen me surprizë pas ‘BBVA’: Gati kënga e re! appeared first on iconstyle.al.

‘Nuk jam penduar për asgjë’/ A ka folur me Jozin pas ‘BBVA’? Flet Valbona Mhilli

By: gaze tare
24 April 2025 at 16:47

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli ka folur për herë të parë në një intervistë të plotë rreth marrëdhënies me Jozefin Markun dhe situatave të bujshme që shoqëruan qëndrimin e tyre në shtëpinë më të komentuar në Shqipëri. Në një paraqitje në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Valbona u përball me pyetjen që shumë fansa kishin: a ka komunikuar me Jozin pas finales së reality show-t?

“Valbona kjo është – rrezikon për njerëzit që do. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë në atë shtëpi,” – u shpreh ajo, duke nënvizuar se vendimi për të thyer kutinë e emergjencës dhe rikthyer Jozin ishte një akt i vetëdijshëm dhe i bazuar tek besimi.

Veprimi i saj në atë kohë, që konsiderohej i rrezikshëm dhe emocionalisht i fortë, u justifikua nga vetë Valbona me fjalët: “E kam si vëlla, është shok i vëllezërve të mi.” Megjithatë, pas daljes nga formati, marrëdhënia mes tyre duket se nuk ka vijuar jashtë shtëpisë.

“Unë di që ai është mirë, por nuk kemi pasur kontakt. Ajo që ndodhi në spektakël është një përgjegjësi personale e tij, dhe e kam dënuar me reagimin tim publik,” – shtoi ajo, duke dhënë të kuptohet se ndonëse ka pasur afërsi në shtëpi, distanca është krijuar më pas.

The post ‘Nuk jam penduar për asgjë’/ A ka folur me Jozin pas ‘BBVA’? Flet Valbona Mhilli appeared first on iconstyle.al.

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin

By: user 10
20 April 2025 at 11:20

Jozefin Marku ka reaguar për herë të parë pas largimit  nga “Big Brother Vip Albania 4 ”.

Përmes rrjetit të tij social, Instagram, ai ka ka dhënë versionin e tij për incidentin me Gjestin, si dhe ka shprehur mirënjohje për këdo që e ka mbështetur gjatë qëndrimit në shtëpi.

Dua të falenderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj. Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time.”, shkruan ai.

Më tej, Jozi ka treguar se veprimi i tij ndaj Gjestit erdhi si pasojë e një sërë provokimesh.

“ U futa në Big Brother dhe zgjdhoa të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time. Zgjodha të isha i sinqertë, i drejpërdrejtë, pa filtra dhe ndodhta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.”

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis”, përfundoi këngëtari.

 

The post Jozi reagon për herë të parë pas incidentit me Gjestin appeared first on Lapsi.al.

Jozefin Marku vjen në Kosovë shfaqet nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

19 April 2025 at 11:04

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

 

The post Jozefin Marku vjen në Kosovë shfaqet nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi shfaqet sërish/ Kësaj radhe tregon grushtin, a është provokim ndaj Gjestit? (Foto)

18 April 2025 at 09:17

Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak orësh. Në pamjet e shpërndara, ai shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, teksa përshëndet kamerën dhe ngre dorën lart në formën e një grushti. Kjo skenë ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët po e komentojnë gjestin e tij si një provokim të qartë ndaj Gjesti, ish-banorit të Big Brother VIP Albania 4, me të cilin kishte një incident të bujshëm më herët.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje. Fansat dhe kritiket e tij kanë shprehur mendime të ndara, ku disa e mbështesin, ndërsa të tjerët e konsiderojnë të papërshtatshëm, veçanërisht në këtë periudhë kur artisti është nën vëzhgim të afërt publik.

Komentet e fansave janë të ndara, por një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë pritur mirë këtë gjest. Diskutimet janë ngritur në lidhje me etiketën e artistëve dhe përgjegjësinë që ata kanë ndaj publikut të tyre. Një pjesë e madhe e ndjekësve e kanë konsideruar këtë veprim një forcim të imazhit të tij të diskutueshëm, duke e bërë që të dyshojnë për qëllimet e tij.

Jozi Marku ka qenë më herët në qendër të kritikave pas incidentit të dhunshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania 4, ku ai ushtroi dhunë fizike ndaj banorit finalist Gjesti. Ky akt ka shkaktuar indignatë të gjerë në mesin e publikut, me shumë njerëz që kërkojnë përgjegjësi për veprimet e tij. Reagimet nuk janë ndalur as pas incidentit, dhe videoja e tij e fundit duket se ka rikthyer në vëmendje këtë çështje.

 

 

The post Jozi shfaqet sërish/ Kësaj radhe tregon grushtin, a është provokim ndaj Gjestit? (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Nuk kam folur me të, jam distancuar

16 April 2025 at 08:31

Në një dalje televizive ish banorja e BBV Loredana Brati foli pë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, dhe saktësisht u ndal tek ngjarja delikate mes Jozit dhe Gjestit. Ajo u shpreh se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjesti, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia.

“Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja kohën pas BB me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjeshtë nuk ndodhi. Akoma nuk e di mirë se ku jam, ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush, distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri. Familja ime ishte më shumë e preokupuar për qetësinë time. Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye dhe duhej të ndodhte kështu.

Nëse do kthehesha pas do bëja të njëjtin rrugëtim sepse mësova. Marrëdhënia me Jozin… kam marrë një vendim por akoma nuk dua të shprehem. Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën”, u shpreh Loredana.

The post “Kam marrë vendim!”/ Loredana flet pas incidentit me Jozin dhe Gjestin: Nuk kam folur me të, jam distancuar appeared first on Sot News | Lajme.

Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim

By: gaze tare
15 April 2025 at 18:28

Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit me Gjestin, të cilin e goditi me shuplakë në momentin e largimit nga shtëpia. Situata solli shumë reagime në rrjete sociale dhe përfundoi me shoqërimin e tij nga Policia, për t’u liruar mëngjesin pasardhës, duke deklaruar se ishte provokuar vazhdimisht.

Por tashmë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendje: llogaria e tij në Instagram është fshirë ose çaktivizuar.

Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje personale për të shmangur presionin dhe komentet negative, apo një veprim i përkohshëm. Publiku mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga vetë Jozi në ditët në vijim.

The post Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim appeared first on iconstyle.al.

Dhuna “live” në TCH/ Zbardhet dëshmia e Jozit në Polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës!

13 April 2025 at 15:37

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në “Big Brother Vip Albania 4”. Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa […]

The post Dhuna “live” në TCH/ Zbardhet dëshmia e Jozit në Polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës! appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Jozefin Markut pasi goditi Gjestin në BBV, reagon policia e Tiranës

By: Ela
13 April 2025 at 11:26

Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti. Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi […]

The post Arrestimi i Jozefin Markut pasi goditi Gjestin në BBV, reagon policia e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

VIP-at reagojnë pas skandalit: Mbështetje për Gjestin pas dhunës nga Joz Marku

By: gaze tare
13 April 2025 at 08:57

Ngjarja e mbrëmshme në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozefin Marku pati një përplasjeje të ashpër fizike me Gjestin, ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale dhe mediat online.

Momenti kur Jozi i afrohet Gjestit në mënyrë agresive dhe e prek fizikisht, u dënua gjerësisht nga publiku dhe opinionistët, ndërsa disa personazhe të njohur të ekranit dolën hapur në mbrojtje të Gjestit.

Këto janë disa prej tyre:

The post VIP-at reagojnë pas skandalit: Mbështetje për Gjestin pas dhunës nga Joz Marku appeared first on iconstyle.al.

“Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja ç’thotë për Jozin

By: gaze tare
10 April 2025 at 17:41

Valbona Mhilli ka reaguar publikisht për zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke mbështetur hapur konkurrentin Jozefin Marku. Në një postim në Instagram Story, Valbona e quajti Jozin “zemra ime” dhe u shpreh krenare për të, ndërsa kritikoi ashpër sjelljen e Gertës, duke e cilësuar si viktimizim të shëmtuar.

Zemra ime @joz_markun! Krenare për ty! Viktimizimi i Gertës është shumë i shëmtuar! Edhe finalen do ta kapë nga unë,” shkruan ajo, duke e shoqëruar postimin me një emoji qeshjeje dhe një foto ku Jozi shihet pranë saj.

The post “Finalen do ta kapi nga unë”/ Valbona flet për “BBV”, ja ç’thotë për Jozin appeared first on iconstyle.al.

Takimi me Olsi Bylykun, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je shumë e pacipë

By: gaze tare
9 April 2025 at 18:59

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit. Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku. Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e “kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti. Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e pare.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mire.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.

The post Takimi me Olsi Bylykun, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je shumë e pacipë appeared first on iconstyle.al.

Loredana i jep fund lidhjes me Jozin?

By: gaze tare
7 April 2025 at 20:17

Tensionet kanë arritur kulmin mes Loredanës dhe Jozit pasditen e sotme, duke çuar në një ndarje të papritur mes çiftit. Një debat i ndezur, ku u përfshi edhe Rozana, bëri që Loredana të shpërthente ndaj partnerit të saj.

E acaruar nga sjellja e Jozit, ajo nuk i kurseu fjalët: “Të lutem, se më ngrite nervat aq shumë sa nuk e ke idenë. Ik mos më rri afër, nga sot nuk ekzistoj në shtëpi për ty.”

Gjithçka nisi pasi Jozi ndërhyri gjatë një diskutimi mes saj dhe Rozanës, gjë që e irritoi tej mase Loredanën, e cila i kërkoi të “qepte gojën” në vend që të futej në mes.

Nga ana e tij, Jozi reagoi me qetësi, por me fjalë që lanë të kuptohet se ndarja ishte e pranuar nga të dy: “Meqenëse e paske kaq lehtë, në rregull, ça të them, pengesë nuk bëhem. Thjesht po tregon veten tënde, asgjë më shumë.”

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv në shtëpinë e mbushur me emocione.

The post Loredana i jep fund lidhjes me Jozin? appeared first on iconstyle.al.

Ndodh sërish! Jozi ofendon Gjestin: Më hëngsh…

By: gaze tare
4 April 2025 at 15:03

Një situatë e tensionuar ka ndodhur përsëri midis Gjestit dhe Jozit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti, kur Jozi i drejtohet Gjestit me një fyerje të rëndë.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë’, i thotë Jozi.

Gjesti ka reaguar i nervozuar, por Jozi ka vazhduar sipas mënyrës së tij.

‘Më hëngsh atë që hanë gratë pas darke’, vazhdoi më tej Jozi.

Kujtojmë se Jozi u eliminua nga shtëpia për arsye të një fyerje të rëndë që i kishte bërë Gjestit.

The post Ndodh sërish! Jozi ofendon Gjestin: Më hëngsh… appeared first on iconstyle.al.

❌
❌