Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U tha që u nda nga partnerja e tij, Olsi Bylyku poston foto krahë…

3 July 2025 at 16:56

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes, aktori ka reaguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë.

Në një postim të fundit në Instagram Story, Olsi ka ndarë një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shfaqet me dikë tjetër, që nga veshja dhe konteksti lë të kuptohet se bëhet fjalë për Denadën. Dyshja duken të qetë, të relaksuar dhe me atlete të njëjta, ndërsa në sfond shfaqet një televizor ku transmetohet një video me titullin intrigues: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?

 


Me një emoji qeshjeje, Olsi ironizon hapur lajmet që kanë qarkulluar në portale, duke lënë të kuptohet se gjithçka është në rregull mes tij dhe partneres, dhe se lajmet për ndarje nuk janë të vërteta.

 

The post U tha që u nda nga partnerja e tij, Olsi Bylyku poston foto krahë… appeared first on Sot News | Lajme.

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

By: D Marku
3 July 2025 at 12:19

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada Lura i kanë dhënë fund lidhjes, aktori ka reaguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë.

Në një postim të fundit në Instagram Story, Olsi ka ndarë një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shfaqet me dikë tjetër, që nga veshja dhe konteksti lë të kuptohet se bëhet fjalë për Denadën. Dyshja duken të qetë, të relaksuar dhe me atlete të njëjta, ndërsa në sfond shfaqet një televizor ku transmetohet një video me titullin intrigues: “Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?”

Me një emoji qeshjeje, Olsi ironizon hapur lajmet që kanë qarkulluar në portale, duke lënë të kuptohet se gjithçka është në rregull mes tij dhe partneres, dhe se lajmet për ndarje nuk janë të vërteta.

The post Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren appeared first on Albeu.com.

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

By: D Marku
2 July 2025 at 13:47

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një lidhje me gazetaren Denada Lura, sipas asaj që fansat kanë vënë re së fundmi.

Të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një shenjë që shpesh në botën e të famshmëve paralajmëron përfundimin e një lidhjeje.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një deklaratë publike, veprimi në Instagram ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se romanca është mbyllur.

The post Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes? appeared first on Albeu.com.

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

By: gaze tare
1 July 2025 at 16:01

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk është më në një lidhje me gazetaren Denada Lura, sipas asaj që fansat kanë vënë re së fundmi.

Të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një shenjë që shpesh në botën e të famshmëve paralajmëron përfundimin e një lidhjeje.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një deklaratë publike, veprimi në Instagram ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se romanca është mbyllur.

The post Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes? appeared first on iconstyle.al.

Olsi Bylyku ndan foto me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje

By: gaze tare
22 June 2025 at 10:54

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të ëmbël nga plazhi, në të cilin shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres se tij, gjatë një perëndimi të bukur dielli.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje se vetë imazhi, ishte përshkrimi ironik dhe humoristik që Olsi i kishte vendosur fotos:

“Dhe me pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”

Ky moment u shkrep gjatë gender reveal te motrës së Olsit, e cila është në pritje te embel për herë të dytë.

The post Olsi Bylyku ndan foto me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje appeared first on iconstyle.al.

U vë në dyshim marrëdhënia e tij me të dashurën pasi surprizoi Eglin, Olsi Bylyku ka një përgjigje

26 April 2025 at 20:47

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku ka vendosur t’iu jap fund thashethemeve lidhur me marrëdhënien e tij të dashurisë me gazetaren, Denada Lura.

Dyshimet për një ndarje të mundshme erdhën pasi, Olsi surprizojë ish të dashurën e tij Egli Tako në BBVA.

 

Sot, para pak minutash ai ka postuar një fotografi në Instastory të dashurën e tij në aeroplan.

Duket se çifti po udhëtojnë diku, duke lënë të kuptohet se nuk ka hatërmbetje në marrëdhënien e tyre.

The post U vë në dyshim marrëdhënia e tij me të dashurën pasi surprizoi Eglin, Olsi Bylyku ka një përgjigje appeared first on Sot News | Lajme.

‘Ishte në siklet’/ Kelly zbulon çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

By: gaze tare
12 April 2025 at 17:12

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Kelly, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentoi disa nga zhvillimet më interesante. Një nga momentet që mori vëmendje të madhe ishte takimi surprizë mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, Olsi Bylykut. Kelly, që i njeh të dy jashtë shtëpisë, ndau mendimin e tij për këtë takim, duke e cilësuar si një skenë të sinqertë dhe emocionale.

“Takimi ishte shumë miqësor. Në fillim ndiheshin në siklet, sidomos Egli, por më pas gjithçka rridhte natyrshëm. Më pëlqeu pjesa kur u përmend mirënjohja, ishte një mesazh shumë i bukur për publikun,” – u shpreh ai.

Kelly konfirmoi se një nga shtysat që Olsi të pranonte këtë takim ishte edhe partnerja e tij aktuale. Ai tregoi gjithashtu se pas spektaklit është takuar me Olsin, i cili ndihej i qetë dhe i lehtësuar, sikur kishte lënë pas një peshë.

Pjesë nga intervista:

Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen

Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.

E prisje të ndodhte një takim mes tyre?

Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura

Ti i njeh të dy, ishin në siklet?

Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme

Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?

Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij

Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?

Kelly: Një ditë më pas jam takuar

Ishte i qetë, i lehtësuar?

Kelly: Shumë i qetë

Çfarë komentonte?

Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.

The post ‘Ishte në siklet’/ Kelly zbulon çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin appeared first on iconstyle.al.

U përfol për marrëveshje me produksionin? Olsi Bylyku reagon pas takimit me Eglin në shtëpinë e BBV (Foto)

11 April 2025 at 09:31

Pas takimit të papritur me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka bërë reagimin e tij të parë. Këngëtari ka postuar një video nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja, ndoshta si formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit.

Ndërsa në një story të postuar në Instagram, Bylyku shkruan:

“Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC.”

Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, pasi fansat mendojnë se bëhet fjalë për një përgjigje indirekte ndaj situatës së krijuar pas përballjes emocionale me Egli në BBV.

The post U përfol për marrëveshje me produksionin? Olsi Bylyku reagon pas takimit me Eglin në shtëpinë e BBV (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Reagojnë ashpër familjarët e banores

By: Oldi
11 April 2025 at 09:13

Së fundmi, një thashethem ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohet se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin Olsi Bylyku. Ky pretendim mori vëmendje të madhe pas një InstaStory që Egli pretendohej se kishte postuar dy vite më parë, ku fliste për një moment shumë të […]

The post Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Reagojnë ashpër familjarët e banores appeared first on BoldNews.al.

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit

10 April 2025 at 21:04

Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

Ky pretendim u bë viral pas një story që Egli publikoi dy vite më parë në Instagram, ku ajo përshkruante një moment të dhimbshëm dhe të ngarkuar emocionalisht.

Në postimin e saj, Egli shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!” Ky mesazh i ngarkuar emocionalisht ka ngritur dyshime dhe ka bërë që disa individë të spekulonin se ai mund të ishte një aludim për një humbje fëmijësh të mundshme.

Foto: Egli Tako/InstaStory

Megjithatë, reagimi i familjarëve të këngëtares ka qenë i fortë dhe i drejtpërdrejtë. Ata, të cilët aktualisht menaxhojnë profilin zyrtar të Eglit në Instagram, kanë mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke i quajtur ato spekulime të pabaza dhe të pavërtetuara. Ata gjithashtu kërkuan që përhapja e këtyre thashethemeve të ndalohej menjëherë, pasi ato cenojnë jetën private të Eglit dhe ndodhin në një moment të ndjeshëm për të.

Në një reagim të ashpër, familjarët e këngëtares shkruan: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!” Ky reagim është një apel për të ndaluar përhapjen e spekulimeve të dëmshme dhe për të mbrojtur privatësinë dhe dinjitetin e Eglit.

Në këtë situatë, Egli është e mbyllur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dhe për shkak të rregullave të këtij programi, ajo nuk ka mundësi të reagojë direkt. Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe ka nxitur reagime të forta nga familjarët e saj, të cilët kanë kërkuar respekt për të dhe për jetën e saj personale. /Telegrafi/

The post Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit appeared first on Telegrafi.

Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin: Ju kam rujt SC

By: gaze tare
10 April 2025 at 20:02

Pas takimit të papritur me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka postuar një video nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja, ndoshta si formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit.

Në një story të postuar në Instagram, ai shkruan:
Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC.”

Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat mendojnë se bëhet fjalë për një përgjigje indirekte ndaj situatës së krijuar pas përballjes emocionale me Egli Takon.

The post Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin: Ju kam rujt SC appeared first on iconstyle.al.

Takimi me Olsi Bylykun, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je shumë e pacipë

By: gaze tare
9 April 2025 at 18:59

Pasditen e sotme, tensionet kanë marrë hov brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, ku një debat i fortë është zhvilluar mes Eglit dhe Jozit. Shkak i përplasjes është bërë takimi që Egli zhvilloi me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku. Jozi e akuzoi Eglin për përdorimin e “kunjave” ndaj Olsit gjatë këtij momenti. Megjithatë, Egli nuk e ka lënë pa reaguar këtë deklaratë, duke theksuar se fjalët e saj nuk ishin thumba, por thjesht të vërteta që ajo ka ndjerë nevojën t’i thotë hapur.

Pjesë nga debati:

Jozi: Dy kunja ia hodhe.

Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.

Jozi: Kunja janë.

Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e pare.

Jozi: Janë kunja.

Egli: A e kuptove ti?

Jozi: Po shumë mire.

Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.

Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.

Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.

Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.

Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.

Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.

The post Takimi me Olsi Bylykun, Jozi ia thotë në sy Eglit: I hodhe kunja, je shumë e pacipë appeared first on iconstyle.al.

Takimi me ish-të dashurin, Gjesti i thotë Eglit se nuk është ndjerë mirë: Nuk po e kuptoj për linjën e jetës, përse tani

9 April 2025 at 11:39

Egli Tako në spektaklin e së martës në Big Brother VIP ka rrëfyer për linjën e saj të jetës.

Në mes të gjithë historisë, ajo ka folur edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin Olsi Bylyku.

Ky i fundit e surprizoi Eglin, duke i dhënë një mesazh të gjithëve, pasi kanë qenë shumë të përfolur në këtë edicion.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas Prime-t, banorja ka qenë në saunë me këngëtarin pejan duke folur për këtë situatë.

Gjesti ia bëri me dije se nuk është ndjerë mirë në momentin që u takuan dhe se nuk iu duk e arsyeshme.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.

Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.

Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.

Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.

Gjesti: Po valla krejt, emocione.

Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.

Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.

Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.

Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.

Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.

Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.

Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri. /Telegrafi/

The post Takimi me ish-të dashurin, Gjesti i thotë Eglit se nuk është ndjerë mirë: Nuk po e kuptoj për linjën e jetës, përse tani appeared first on Telegrafi.

Egli Tako “ribashkohet” me Olsi Bylykun në “Big Brother VIP”

By: gaze tare
9 April 2025 at 10:03

Gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP”, këngëtarja Egli Tako u surprizua nga një vizitë e papritur e ish-partnerit të saj, aktorit dhe këngëtarit Olsi Bylyku. Pas rrëfimit emocional të Eglit mbi jetën e saj, Olsi hyri në shtëpi për t’i shprehur disa fjalë zemre.  

“Në fakt kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Kam dashur të rri larg, por nuk kam mundur sepse njerëzit më kanë dërguar videot,” tha Olsi, duke vlerësuar mirënjohjen që Egli kishte shprehur ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai shtoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar përtej tyre si individë dhe se ndarja e tyre ishte një mesazh se ata ruajnë respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin.

Egli, e emocionuar nga takimi, u shpreh: “Kur u ndava e kam kërkuar këtë takim që po bëjmë sot dhe më duket pak si çudi që sot e kam përballë.” Ajo theksoi se gjithmonë do të ketë mirënjohje për mbështetjen që Olsi i ka dhënë gjatë kohës që kanë qenë bashkë. 

Olsi vazhdoi duke thënë: “Jeta vazhdon për gjithësecilin prej nesh, pavarësisht për moshën së vogël që kemi pasur e gjërat e tjera, dhamë mesazhin sot që gëzojmë mirënjohje për njëri-tjetrin.” Ai e përmbylli bisedën duke i uruar Eglit sukses dhe duke e cilësuar atë si një dhuratë për çdo partner.

Ky takim emocional tregoi se, pavarësisht ndarjes, Egli dhe Olsi ruajnë një respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për njëri-tjetrin.

The post Egli Tako “ribashkohet” me Olsi Bylykun në “Big Brother VIP” appeared first on iconstyle.al.

“Këtë takim e kam kërkuar shumë pas ndarjes dhe nuk ndodhi”, Egli pritet me përqafime nga Olsi Bylyku – Gjesti stepet

9 April 2025 at 00:42

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papërsëritshëm për banoren Egli Tako, pas transmetimit të videos me linjën e saj të jetës.

Ajo u ftua të shkonte në dhomën e surprizave, ku e priste një nga figurat më të rëndësishme të së kaluarës së saj — ish-partneri Olsi Bylyku.

Takimi i tyre u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë. Dyshja, të cilët dikur ishin ndër çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, shkëmbyen një përqafim të sinqertë, duke reflektuar respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, pavarësisht ndarjes dhe rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur në jetë.

“Të ndjek çdo ditë, u kënaqa. Ajo që më ka befasuar më shumë është mirënjohja që ke pasur. Në fakt jam shumë falënderues dhe besoj që ndoshta marrëdhënia jonë që kemi pasur u bë pak më e madhe sesa ne vetë”, u shpreh Olsi me emocion gjatë takimit.

Nga ana tjetër, Egli u duk e prekur dhe e befasuar nga ky moment i papritur. “Kur jam ndarë, e kam kërkuar shumë këtë takim që të ndodhte dhe nuk ndodhi kurrë. Dhe se si po më duket që po ndodh këtu tani… ndaj jam pak e konfuzuar sepse nuk e prisja fare, fare këtë takim këtu,” i tha ajo Olsit pas përballjes.

Ky moment preku jo vetëm Egli-n dhe Olsin, por edhe publikun që e ndoqi me vëmendje dhe emocion.

Takimi u vlerësua si një shembull i pjekurisë dhe respektit mes dy ish-partnerëve, duke treguar se ndarjet nuk duhet të sjellin përçarje, por mund të shërbejnë si bazë për një miqësi të sinqertë dhe të qetë. /Telegrafi/

The post “Këtë takim e kam kërkuar shumë pas ndarjes dhe nuk ndodhi”, Egli pritet me përqafime nga Olsi Bylyku – Gjesti stepet appeared first on Telegrafi.

Olsi Bylyku në Big Brother VIP Albania 4, vjen për t’u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli

9 April 2025 at 00:11

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni – Egli Tako.

Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë.

Ky moment u prit me shumë emocion, si nga Egli, ashtu edhe nga publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një kohë të gjatë.

Edhe pse tashmë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt të ndërsjellë dhe një komunikim të ngrohtë, duke dëshmuar se raportet e shkuara mund të ruhen me dinjitet.

Olsi, i cili është tashmë i martuar dhe ka krijuar një jetë të re jashtë vëmendjes së BBVA, nuk nguroi ta mbështesë Egli-n në rrugëtimin e saj në këtë format.

Nga ana tjetër, Egli gjatë qëndrimit në shtëpi ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, një tjetër konkurrent mjaft i komentuar i këtij edicioni. /Telegrafi/

The post Olsi Bylyku në Big Brother VIP Albania 4, vjen për t’u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli appeared first on Telegrafi.

Raporti me Eglin, Olsi Bylyku: I jam shumë mirënjohës, por kam një partnere në shtëpi

By: Ardit
2 April 2025 at 10:28

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi. Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon. Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar […]

The post Raporti me Eglin, Olsi Bylyku: I jam shumë mirënjohës, por kam një partnere në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Ish-partnerja në “BBV”/ Flet për herë të parë Olsi Bylyku

By: gaze tare
1 April 2025 at 22:33

Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka folur për herë të parë publikisht rreth ish-partneres së tij, Egli Tako, e cila aktualisht është pjesë e reality show-t “Big Brother VIP Albania 4”. Në një intervistë në “The Dalina Show”, Olsi shprehu respekt dhe mirënjohje për Eglin, duke i uruar asaj fitoren në këtë spektakël.

Megjithatë, Olsi shprehu shqetësimin se, ndërsa vëmendja është përqendruar te marrëdhënia e tij e kaluar me Eglin, nuk ka pasur komente apo vlerësime për partneren e tij aktuale, e cila ka treguar durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe. Ai theksoi se është mirënjohës për mbështetjen e saj dhe se dëshiron t’i shprehë personalisht këtë mirënjohje.

Kujtojmë se Olsi dhe Egli kanë pasur një lidhje disa vjeçare, për të cilën aktori ka folur edhe më herët, duke e cilësuar si një marrëdhënie të ndërlikuar dhe duke pranuar se ndoshta janë nxituar në vendimet e tyre.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Eglit në “Big Brother VIP Albania 4” ka sjellë sërish në vëmendje historinë e tyre të mëparshme, ndërsa Olsi vazhdon të mbështesë ish-partneren e tij duke i uruar sukses në këtë eksperiencë.

Ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka patur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe duron gjithë këto gjërat. Gjithmonë kemi ndaluar tek ajo ish-historia ime, që unë në fakt e kam patur 19-vjeç, dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocë absolute dhe i uroj fitoren në “BBVA”!

The post Ish-partnerja në “BBV”/ Flet për herë të parë Olsi Bylyku appeared first on iconstyle.al.

Për herë të parë Olsi flet për situatën me Eglin: Më bëri më shumë përshtypje diçka tjetër

By: redi
1 April 2025 at 20:48

Olsi Bylyku i cili e përjetoi vetë Big Brother Albania, por ”loja” e tij zgjati pak ditë. Këtë vit ai është përfolur shumë për raportin me Eglin. Dikur çift, sot ata janë të ndarë, por lajmet kurrë nuk kanë munguar. Ai u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP. Olsi pa asnjë filtër pranoi se ajo që e…

Source

Olsi Bylyku publikon këngën e re “Drama”

13 March 2025 at 16:30

Këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.

“Drama” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe muzika u realizua nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Alex Gjonpalaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Për ‘beat’-in u përkujdes Bujaa Beats me video të bërë nga MVC Production.

Teksti i ndjerë ngërthen në vete shumë gjëra dhe lë të kuptohet tejet mes rreshtave.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Bylykut.

Olsi këtë kohë ka qenë shumë i komentuar në media e shtypin rozë për shkak të Egli Takos, me të cilën ka qenë në lidhje prej më shumë se pesë vitesh. /Telegrafi/

The post Olsi Bylyku publikon këngën e re “Drama” appeared first on Telegrafi.

❌
❌