Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje

15 July 2025 at 18:41

Ekspertja tregon pse është e rëndësishme që fëmijët ndonjëherë të luajnë jashtë vetëm, pa mbikëqyrjen e të rriturve – sigurisht, kur janë mjaft të rritur dhe mjaftueshëm të pjekur për këtë

Fëmijët e gjeneratave të mëparshme luanin jashtë gjatë gjithë ditës, shumë shpesh pa mbikëqyrjen e të rriturve, gjë që nuk ndodh shpesh sot.

Koha dhe rrethanat ishin të ndryshme, megjithatë drejtoresha e organizatës Early Childhood Ireland, Teresa Heeney, paralajmëron se fakti që prindërit vëzhgojnë çdo lëvizje të fëmijëve të tyre, veçanërisht kur ata janë jashtë, ndikon keq në zhvillimin e të vegjëlve.

“Kur u jepni fëmijëve kohë, besim dhe mundësi për të luajtur, loja mund të fillojë në një mënyrë dhe më pas të kthehet në diçka krejtësisht ndryshe ditën tjetër. T’u japësh fëmijëve mundësinë të enden të lirë dhe besimin se nuk duhet të jenë vazhdimisht nën mbikëqyrje, u mundëson atyre ta çojnë lojën në nivele që as nuk e dinin se mund t’i arrinin. Është shumë e rëndësishme të kesh besim tek fëmijët, sepse ata bëhen mjeshtër të lojës së tyre, thotë Teresa Heeney, transmeton Telegrafi.

Fëmijët mësojnë duke vepruar vetë

Teresa Heeney thekson se fëmijët mësojnë kur bëjnë gjërat vetë: “Ata e dëgjojnë dhe kuptojnë çfarë do të ndodhë dhe kanë diçka që vetë e kontrollojnë. Kjo do të thotë se mësojnë si të përdorin diçka, cili është qëllimi i saj. Mësojnë për njerëzit me të cilët luajnë, mësojnë si funksionojnë familjet dhe kulturat e tjera,” thekson ajo.

Loja dhe shoqërimi

Heeney thotë se fëmijët, duke luajtur vetëm jashtë, mësojnë jo vetëm rregullat e lojës, por edhe sa të rëndësishme janë marrëdhëniet shoqërore.

“Kur fëmijët luajnë vetë, ndryshe nga kur të rriturit i mbikëqyrin apo i drejtojnë vazhdimisht, ata bëhen të rritur shumë më të sigurt dhe më të pavarur,” shpjegon ekspertja.

Duke i krahasuar fëmijët që janë rritur pa mbikëqyrje të vazhdueshme me ata të sotmit, të cilët prindërit nuk i lënë asnjë çast vetëm, Heeney thotë: “Mendoj se ne dikur dinim më shumë për botën. Ndoshta kishim më shumë njohuri edhe për rreziqet jashtë.” /Telegrafi/

The post Lërini fëmijët të luajnë vetëm jashtë: Pse është e rëndësishme të mos jenë gjithmonë nën mbikëqyrje appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore

By: V K
12 July 2025 at 13:42

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, ka vendosur t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijëve të bashkëshortes së Diogo Jota-s deri në moshën madhore, duke përfshirë plotësisht kostot për Kujdesin Shëndetësor dhe Arsimimin.

Sipas burimeve të afërta me familjet, ky vndim vjen si rezultat i një marrëdhënieje të gjatë miqësore, mes Ronaldo-s dhe sulmuesit të Liverpool-it.

Detajet e marrëveshjes

Kontrata që Ronaldo i ka komunikuar zonjës Jota, përfshin mbulimin e shpenzimeve mjekësore-prej kontrolleve periodike te specializimet e nevojshme, si dhe të gjithë tarifat shkollore, kursimet për Universitete, librat dhe materialet mësimore.

Sipas një dokumenti të përgatitur me kujdes, çdo nevojë shëndetësore apo arsimore e fëmijëve do të dërgohet për faturim në adresën e agjencisë së menaxhimit të Ronaldo-s, që do të bëjë pagesat pa vonesë.

Konteksti i miqësisë dhe solidaritetit

 

 

Në vitet e fundit, Ronaldo dhe Jota, kanë ndarë dhomat e zhveshjes në stërvitje, si pas përvojës së përbashkët te Manchester United dhe më pas në Ligën Premier.

Bashkëpunimi i tyre në ekip ka frymëzuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke mbledhur fonde për bamirësi dhe duke organizuar evente humanitare.

Ky gjest konsiderohet nga shokët e skuadrës dhe familjarët, si kulmi i një miqësie të sinqertë.

Reagimet nga mjedisi i futbollit

 

 

Lajmi është pritur me entuziazëm nga komuniteti i futbollit: menaxherë, shokë loje dhe tifozë kanë përgëzuar Ronaldo-n për gjestin bujar. Diogo Jota, sipas një burimi pranë familjes, është “i emocionuar dhe mirënjohës deri në lot” për mbështetjen e vazhdueshme që po ofrohet për fëmijët e tij.

Familja e Diogo Jota, e ka cilësuar këtë veprim si “një shembull të vërtetë solidariteti, që forcon edhe më shumë lidhjet mes dy familjeve”.

Konteksti humanitar i Ronaldo-s

 

 

Ky është një tjetër hap në serinë e veprimeve humanitare të Cristiano Ronaldo-s, i njohur për kontributet e tij në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, nga donacionet për spitalet pediatrike deri te ndihmat në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, Jota po vazhdon sezonin me Liverpool-in, ku pritet të luajë një rol kyç në garën për titullin e Ligës Premier.

Me këtë vendim, Ronaldo jo vetëm që demonstron angazhimin e tij personal për familjet e miqve, por edhe shtrin një model solidariteti në botën e sportit, ku fuqia financiare përdoret për të mbështetur sigurinë dhe të ardhmen e brezave të rinj.

The post Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore appeared first on Albeu.com.

Pesë tipare kyçe që parashikojnë suksesin tek fëmijët

11 July 2025 at 17:36

Kur tek fëmijët kultivojmë aftësi si rezistenca, kurioziteti apo vetbesimi, u ndihmojmë të nisin të ardhmen me më shumë siguri, pavarësisht rrugës që zgjedhin

Fëmijëria është e mbushur me ngritje dhe rënie, nga presionet shkollore te mosmarrëveshjet me shokët. Si prindër, të gjithë dëshirojmë që fëmija ynë të jetë i suksesshëm, në shkollë, në marrëdhëniet me të tjerët, por edhe në planin emocional. Megjithatë, suksesi nuk do të thotë të jesh i përkryer, të kontrollosh gjithçka apo të dish përgjigjet për çdo pyetje.

Suksesi i vërtetë vjen nga brenda, nga tiparet që i ndihmojnë fëmijët të përballen me sfidat, të mësojnë nga gabimet dhe të rriten si njerëz me vetëbesim dhe empati. Nuk ka të bëjë me nota apo superioritet në gjithçka, por me zhvillimin e forcave të brendshme që i ndihmojnë të ecin përpara me guxim, kuriozitet dhe zemër të hapur.

Sipas psikologes Jamie Bloh, ekzistojnë pesë tipare kyçe që bëjnë vërtet ndryshimin. Kultivimi i tyre i jep fëmijës jo vetëm rezultate të mira, por edhe forcë emocionale për jetë, transmeton Telegrafi.

1. Rezistenca

Jeta sjell sfida – rënie, dështime, zhgënjime. Fëmijët që zhvillojnë rezistencë nuk tremben nga gabimet, sepse i shohin ato si mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur. Në vend që të dorëzohen, përpiqen sërish. Kjo tipar i ndihmon të përballen me problemet dhe të ndihen më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në situatat e përditshme.

Si ta nxitni: Bisedoni me fëmijën për gabimet si pjesë normale të jetës. Ndani përvojat tuaja kur diçka nuk shkoi siç prisnit dhe si e përballuat.

shutterstock

2. Kurioziteti

Fëmijët eksplorojnë natyrshëm botën përreth, dhe kurioziteti është motori i të nxënit. Pyetje si “Pse?”, “Si?” dhe “Po sikur?” nuk janë vetëm të bukura, por baza e zhvillimit të fëmijës. Një fëmijë kurioz nuk kërkon thjesht informacione, por mendon, eksploron dhe fiton një kuptim më të thellë të botës.

Si ta nxitni:  Jepni fëmijës hapësirë për kërkime. Kërkoni përgjigje së bashku, bëni pyetje të hapura dhe tregoni durim kur një pyetje “pse” shndërrohet në dhjetë të tjera.

3. Empatia

Fëmijët me empati kuptojnë më lehtë ndjenjat e të tjerëve, reagojnë me kujdes dhe krijojnë marrëdhënie më cilësore. Ky tipar është veçanërisht i rëndësishëm në botën e sotme, ku komunikimi, puna në grup dhe mirëkuptimi janë themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme, qoftë në familje, shkollë apo më vonë në punë.

Si ta nxitni:  Flisni për ndjenjat, lexoni libra me personazhe që kalojnë përvoja të ndryshme dhe diskutoni për ndjenjat e të tjerëve. Jepni shembull me empatinë tuaj.

shutterstock

4. Disiplina (ose vetëkontrolli)

Fëmijët që ndihmohen të zhvillojnë disiplinën fokusohen më mirë, përfundojnë detyrat dhe dinë të përballojnë shtyrjen e kënaqësisë. Nuk do të thotë ashpërsi, por forcë të brendshme që tregon se kur është koha për lojë dhe kur për detyra. Disiplina ndërton ndjenjën e arritjes dhe vetëbesimin.

Si ta nxitni:  Vendosni kufij të qartë, por fleksibël. Futni rutinë dhe caktoni së bashku qëllime të vogla e të arritshme. Lëvdojeni përpjekjen, jo vetëm rezultatin.

5. Vetëbesimi

Fëmija që beson në vetvete ka guxim të provojë gjëra të reja, të shprehë mendimet dhe të përballet me dështimin. Vetëbesimi nuk buron nga suksesi, por nga ndjenja që je i dashur, i pranuar dhe i aftë, edhe kur ende nuk di gjithçka.

Si ta nxitni:  Inkurajoni fëmijën, mbështeteni në eksplorim dhe festoni hapa të vegjël përpara. Jepni mundësi që të zgjidhë problemin vetë para se t’i ofroni ndihmë. /Telegrafi/

The post Pesë tipare kyçe që parashikojnë suksesin tek fëmijët appeared first on Telegrafi.

Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

7 July 2025 at 09:42

Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati e ftuar në një intervistë televizive këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.

Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.

“Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.

Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

The post Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime appeared first on Sot News | Lajme.

Ndikimi i televizionit te fëmijët

5 July 2025 at 21:18

Në dekadat e fundit, roli i televizionit dhe pajisjeve me ekran ka ndryshuar thelbësisht jetën e fëmijëve. Ato nuk janë më thjesht burime argëtimi, por janë bërë bashkudhëtarë të përditshmërisë, shpesh herë të pakontrolluar. Por çfarë ndikimi kanë realisht në shëndetin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve tanë?

Dr. Halit Mehmeti,
Pediatër
Tel. 044308026

Akademia Amerikane e Pediatrisë është shumë e qartë në këtë pikë: “Fëmijët më të vegjël se tetëmbëdhjetë deri njëzet e katër muaj nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve digjitale, përveç video-bisedave” (cituar nga Udhëzuesi i Përdorimit të Mediave për Fëmijët e Vegjël, 2016).

Efektet negative të ekraneve

Zhvillimi gjuhësor dhe kognitiv vonohet

Një studim i publikuar në JAMA Pediatrics (Christakis et al., 2004) tregoi se për çdo orë televizion në ditë në moshën një deri tre vjeç, rritej rreziku për probleme me vëmendjen në moshën shtatë vjeç me dhjetë për qind. Fëmijët mësojnë gjuhën përmes bisedës së drejtpërdrejtë, kontaktit sy më sy, mimikës dhe tonit të zërit.

Televizioni është një mjet njëdrejtimësh – nuk i përgjigjet fëmijës, nuk ndërton dialog. Përmbajtja vizuale e televizorit është e shpejtë dhe shumë stimuluese, duke i bërë fëmijët më pas të jenë më pak të duruar dhe më të shpërqendruar në biseda reale dhe të ngadalta që janë të nevojshme për mësimin e gjuhës. Truri i një fëmije të vogël mëson më mirë përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë dhe lojës. Ekranet nuk e zëvendësojnë këtë formë mësimi.

Çrregullime të gjumit

Një meta-analizë e vitit dymijë e nëntëmbëdhjetë mbi gjashtëdhjetë e shtatë studime (Carter et al.) gjeti lidhje të forta mes ekspozimit ndaj ekraneve dhe kohës më të shkurtër të gjumit, cilësisë së dobët dhe vështirësive për të fjetur. Ekranet ndikojnë në prodhimin e melatoninës dhe mbingarkojnë sistemin nervor, duke e bërë më të vështirë gjumin cilësor.

Rritje e rrezikut për obezitet

Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (2021) mbi mbi trembëdhjetë mijë fëmijë tregoi se ata që shihnin televizor më shumë se dy orë në ditë kishin indeks të masës trupore më të lartë dhe nivele aktiviteti më të ulëta fizik. Televizori vonon orarin e gjumit, duke ndikuar në çrregullimin e metabolizmit.

Sipas Dr. Sandra G. Hassink nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, televizioni ndikon në obezitet jo vetëm duke zëvendësuar lëvizjen, por edhe duke stimuluar konsum të tepruar ushqimesh përmes reklamave.

Shikimi i televizionit nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm në vetvete, por ekspozimi i tepruar dhe pa kontroll i fëmijëve para ekranit krijon një mjedis që favorizon sjellje sedentare, ushqim jo të shëndetshëm dhe zakone afatgjata që çojnë në obezitet.

Sjellje agresive dhe desensibilizim emocional

Studimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara tregojnë se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjes së dhunshme në televizion rrit ndjeshmërinë ndaj dhunës dhe sjelljet agresive në fëmijëri dhe adoleshencë. Kjo përforcohet nga shkencëtari i njohur Dr. L. Rowell Huesmann nga Universiteti i Michiganit, i cili thotë: “Fëmijët nuk dinë ta ndajnë dhunën fiktive nga realiteti. Nëse ajo serviret si argëtim, e pranojnë si normë.”

Është e këshillueshme që të ketë kujdes në këtë pjesë, sepse shumë raste të tragjedive në shkolla ku fëmijët shkaktojnë dhunë ose vrasje janë të motivuara nga aktet e dhunshme në televizion ose rrjete sociale.

Performanca më e ulët akademike

Një analizë e The Lancet Child & Adolescent Health (2018) mbi katër mijë e pesëqind fëmijë zbuloi se ata që kalonin më shumë se dy orë para ekranit në ditë kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, gjuhës dhe zgjidhjes së problemeve.

Sipas Dr. Jeremy Walsh nga CHEO Research Institute në Kanada, “Shumë orë para ekranit zëvendësojnë aktivitetet që stimulojnë zhvillimin, si leximi apo loja.” Ky citat nënvizon një të vërtetë themelore: Ekranet nuk janë vetëm çfarë ofrojnë, por edhe çfarë zëvendësojnë. Çdo orë që një fëmijë kalon para televizorit apo tabletit, është një orë që nuk luan, nuk lexon, nuk ndërton fjalor, nuk mëson të bashkëveprojë dhe nuk zhvillon imagjinatën. Për fëmijën, zhvillimi ndodh në marrëdhënie, jo në pasivitet.

Rekomandime praktike për prindërit:

▪ Për fëmijët nga zero deri në dy vjeç, koha e lejuar para ekranit duhet të jetë zero minuta, përveç rasteve të video-bisedave, ndërsa fokusi duhet të jetë tek ndërveprimi i drejtpërdrejtë dhe loja.
▪ Për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç, rekomandohet që koha para ekranit të mos e kalojë një orë në ditë, duke zgjedhur përmbajtje edukative dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e prindërve.
▪ Për fëmijët mbi gjashtë vjeç, koha para ekranit duhet të kufizohet maksimumi deri në dy orë në ditë, duke vendosur rregulla të qarta dhe duke shmangur përdorimin e ekranit para gjumit.

Mjeku i mirënjohur amerikan Dr. Michael Rich nga Shkolla Mjekësore e Harvardit thotë: “Prindërit nuk duhet të kenë frikë nga teknologjia, por duhet ta përdorin me mençuri, duke u bërë vetë shembull.” Në këtë rast është e rëndësishme që të inkurajoni fëmijët në aktivitete fizike, lojëra sociale, lexim dhe ndërveprim prind–fëmijë. Po ashtu, hartimi apo krijimi i një “plani familjar të përdorimit të mediave”, që përfshin rregulla për ekranin në shtëpi. /Telegrafi/

The post Ndikimi i televizionit te fëmijët appeared first on Telegrafi.

RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kampi veror RinCamp2025 në sesionin e tij përmbyllës bëri bashkë shumë të rinj, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në këtë sesion përmbyllës të RinCamp2025 morën pjesë Enkelejda Muça, zv.ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë Lushnjë, Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm etj.

Muzhaqi tha se u prezantuan programet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë në administratën publike, pushtetin vendor dhe në fushën e teknologjisë, përmes projekteve inovative dhe përfshirjes aktive në vendimmarrje.

Ministrja Muzhaqi shtoi se në këtë kamp veror u diskutua gjërësisht për procesin e negociatave në sektorë të ndryshëm, dhe si të rinjtë mund të bëhen faktorë në këto procese të rëndësishme.

Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh në Jalë 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimit të përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore.

Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave të ndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve qendrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionet mund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

Nga sesioni përmbyllës i kampit veror RinCamp2025
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post RinCamp2025, njohje me programe dhe mundësi për të rinjtë në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija?

4 July 2025 at 20:11

Nëse nëna ose babai kanë flokë kaçurrela, a do të thotë që edhe fëmija do të trashëgojë këtë gjen? Ky është një pyetje që shumë prindër e bëjnë

Një pjesë e madhe e pamjes sonë është kombinim i ADN-së së prindërve. Tekstura dhe ngjyra e flokëve tuaj nuk bëjnë përjashtim. Informacionet gjenetike të ngulitura në trupin tuaj krijojnë formulën se si do të duket floku juaj gjatë jetës.

Nëse të dy prindërit kanë lindur me flokë kaçurrela, ka shumë gjasa që edhe fëmija të ketë flokë kaçurrela.

Flokët kaçurrela konsiderohen një tipar “dominant” gjenetik, ndërsa flokët e drejtë konsiderohen “recesiv”. Thjesht, kjo do të thotë se nëse njëri prind ka gjenin për flokë kaçurrela, ndërsa tjetri për flokë të drejtë, fëmija më së shumti do të ketë flokë kaçurrela, transmeton Telegrafi.

Çfarë i bën gjenet dominante ose recesive?

Të dy prindërit japin dy informacione gjenetike, të quajtura alele, që përcaktojnë tipin e flokëve tuaj. Dy alelet nga babai juaj biologjik kombinohen me dy alelet e nënës biologjike, duke ju dhënë gjithsej katër. Gjeni dominant është ai që mbizotëron mbi gjenin recesiv kur dy karakteristika të ndryshme ekzistojnë në një pjesë të ADN-së.

Gjeni dominant do të jetë tipari që do të shihet te personi që ka të dy karakteristikat në ADN-në e tij. Gjeni recesiv është pjesë e informacionit gjenetik që nuk shihet, por që mund ta bartni, shkruan Healthline.

Cili gjen bën që flokët të jenë kaçurrela?

Nuk ekziston domosdoshmërisht një gjen i vetëm që bën që flokët tuaj të jenë kaçurrela. Tipi i flokëve është rezultat i mënyrës se si kombinohet ADN-ja e prindërve tuaj, përveç përkatësisë suaj etnike.

Studimet sugjerojnë se njerëzit me prejardhje të ndryshme kanë gjene të ndryshme që përcaktojnë tipin e flokëve të tyre. Ka disa tipare njerëzore dhe kushte shëndetësore që përcaktohen nga gjene që kalojnë në kromozomet seksuale (X dhe Y). Kjo quhet tipar i lidhur me gjininë. /Telegrafi/

The post Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija? appeared first on Telegrafi.

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

3 July 2025 at 08:52

Ndikimi prindëror lë një gjurmë të thellë në zakonet e përditshme që formësojnë karakterin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si përballemi me jetën.

Ndërsa asnjë edukim nuk është perfekt, sjellje të caktuara në moshë madhore mund të jenë një shenjë e qartë se një person ka pasur prindër emocionalisht të pjekur dhe mbështetës. Prandaj, prania e këtyre zakoneve në moshë madhore shpesh tregon një edukim emocionalisht të shëndetshëm dhe marrëdhënie të qëndrueshme në fëmijërinë e hershme.

Ti di si të vendosësh kufij pa u ndjerë fajtor

Psikologët theksojnë se aftësia për të vendosur kufij personalë, pa pasur nevojë për justifikim ose ndjenjë turpi, shpesh buron nga një shtëpi ku fëmijëve u mësohet të respektojnë kufijtë e tyre dhe të të tjerëve. Nëse mund të themi qartë “jo” pa frikën e refuzimit, kjo është një shenjë se na është dhënë siguri emocionale në fëmijëri.

Mos u turpëro për emocionet e tua

Sipas terapistëve të ndryshëm, të rriturit që shprehin hapur emocionet e tyre dhe nuk ndihen të dobët për shkak të lotëve ose cenueshmërisë, ka shumë të ngjarë të jenë rritur në një mjedis ku ndjenjat pranoheshin dhe kuptoheshin. Një edukim i tillë inkurajon shkrim-leximin emocional dhe mundëson komunikim të shëndetshëm.

Nuk je i varur nga miratimi i të tjerëve

Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se njerëzit që nuk janë të fiksuar pas pëlqyerjes nga të gjithë, kanë tendencë të vijnë nga një mjedis ku ndiheshin të dashur pa kushte. Nëse dimë si ta njohim vlerën tonë pa vlerësim të jashtëm, ky është një tregues i fortë i një edukimi të qëndrueshëm dhe mbështetës.

Ti di si të kujdesesh për veten, edhe kur është e vështirë.

Psikologët theksojnë se zakoni i kujdesit të rregullt për veten tonë – qoftë duke ngrënë, duke pushuar apo duke kërkuar mbështetje – tregon se kemi mësuar si t’i njohim nevojat tona dhe të mos i lëmë pas dore ato. Të rriturit që kishin prindër emocionalisht të disponueshëm shpesh e kanë më të lehtë të jenë në harmoni me veten dhe të dallojnë kur kanë nevojë për pushim.

Nëse i dalloni këto zakone tek vetja, ka shumë mundësi që familja juaj t’ju ketë ofruar më shumë mbështetje emocionale sesa mund të mendoni.

The post Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme appeared first on Telegrafi.

Zhvillimi i këtyre aftësive është thelbësor për përmirësimin e inteligjencës tek fëmijët

2 July 2025 at 16:52

Inteligjenca është një tipar që një fëmijë e trashëgon pjesërisht, por kërkon punë për zhvillimin e saj.

Gjithashtu, ekspertët nxjerrin në pah tre aftësi themelore që mund të ndihmojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve: të menduarit kritik, rregullimi emocional dhe përshtatshmëria sociale.

Konkretisht, të menduarit kritik i aftëson fëmijët të analizojnë situatat, të identifikojnë opsionet, të marrin në konsideratë pasojat dhe të marrin vendime të informuara.

Kjo aftësi zhvillohet duke i inkurajuar fëmijët të bëjnë pyetje dhe të mendojnë për zgjidhje të ndryshme. Përveç kësaj, të luash lojëra që përfshijnë vendimmarrje dhe të menduar strategjik, siç është shahu ose enigmat, mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikojnë të menduarit kritik. Përmes kësaj praktike, fëmijët mësojnë të mendojnë “jashtë kornizave”, gjë që është e nevojshme për t’u menaxhuar në situata të paparashikueshme.

Përveç kësaj, aftësia e një fëmije për të njohur dhe rregulluar emocionet e tij luan një rol të madh në zhvillimin e inteligjencës. Fëmijët që dinë të njohin emocionet e tyre dhe mësojnë t’i përballojnë ato shpesh janë më të përgatitur për t’u përballur me situatat e paparashikueshme ose stresuese që janë të pashmangshme në jetë. Një fëmijë që ndihet i frustruar sepse nuk ka arritur të përfundojë një detyrë, duhet të mësojë si të qetësohet, të identifikojë shkakun e frustrimit të tij dhe të ecë përpara.

Aktivitete të tilla si ushtrimet e frymëmarrjes mund t’i ndihmojnë fëmijët e vegjël të mësojnë të qetësohen në situata stresuese. Përmes këtyre aftësive të rregullimit emocional, fëmijët zhvillojnë forcën dhe fleksibilitetin e brendshëm, gjë që i ndihmon ata të jenë më elastikë në situata sfiduese.

Gjithashtu, përshtatshmëria sociale është një aftësi që i ndihmon fëmijët të lidhen me sukses me të tjerët dhe të përshtaten në situata të ndryshme sociale. Fëmijët që dinë të krijojnë marrëdhënie pozitive, të negociojnë dhe të zgjidhin konfliktet me bashkëmoshatarët e tyre ia dalin mbanë më mirë në mjedise shoqërore.

Të gjitha këto aftësi nuk janë të dobishme vetëm në marrëdhëniet me miqtë, por edhe në shkollë dhe në jetën e mëvonshme, sepse fëmijët që janë të adaptueshëm shoqërisht kanë më shumë gjasa të përballen me sfida në situata të ndryshme shoqërore dhe profesionale.

The post Zhvillimi i këtyre aftësive është thelbësor për përmirësimin e inteligjencës tek fëmijët appeared first on Telegrafi.

Prindërit që kanë këto zakone prindërimi ndërtojnë besim, jo frikë tek fëmijët e tyre

1 July 2025 at 17:26

Fëmijët duan që prindërit e tyre t’u besojnë, t’i mbështesin në marrjen e vendimeve të duhura dhe t’u mësojnë si të jetojnë jetë kuptimplote dhe të përmbushura.

Edhe pse ndonjëherë mund të sillen rebelisht, shpesh kjo ndodh sepse ndiejnë se nuk janë dëgjuar ose mbështetur në kohën e duhur.

Nëse fëmija juaj ju flet me besim, është e rëndësishme t’i përgjigjeni me respekt, jo me ndëshkim apo frikë. Besimi, jo frika, është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme, thonë ekspertët e prindërimit për The Times of India. Ata kanë identifikuar gjashtë zakone të thjeshta që prindërit mund të përvetësojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të tillë, të cilat i theksojmë më poshtë.

Besojini fëmijëve tuaj

Fëmijët tuaj kanë mendimet, ndjenjat dhe perceptimet e tyre për botën, edhe kur bëjnë gabime. Në vend që t’i korrigjoni vazhdimisht, lërini të mësojnë nga gabimet e tyre. Jini pranë tyre kur bien, por mos i frikësoni. “Frika e mban fëmijën larg, por besimi i jep forcën për t’u hapur”, është një mesazh që prindërit nuk duhet ta harrojnë, thonë ekspertët.

Balanconi pritjet dhe besimin

Pritjet janë një pjesë e natyrshme e prindërimit, por ato nuk duhet të bëhen barrë. Fëmijët kanë nevojë për besimin tuaj tek ata, edhe kur dështojnë. Mos u impononi ambiciet tuaja të paplotësuara, por mbështetni ëndrrat e tyre. Nëse bëjnë një gabim, mos bërtisni. Tregojuni atyre se kanë të drejtë të provojnë përsëri.

Shmangni dënimet e ashpra

Ndëshkimet e ashpra dhe të shpeshta i inkurajojnë fëmijët të fshehin të vërtetën dhe të përdorin gënjeshtra. Në vend të frikësimit, zgjidhni udhëzime të buta dhe pasoja që mësojnë. Lejojini ata të bëjnë zgjedhje, madje edhe gabime, por gjithmonë udhëzojini me mbështetje, jo me kërcënim, shtojnë ekspertët për The Times of India.

Mos i krahasoni me të tjerët

Çdo fëmijë është unik dhe ka të drejtë që zëri i tij të dëgjohet. Krahasimet dhe kritikat vetëm sa inkurajojnë rebelimin dhe tërheqjen. Krijoni një mjedis të sigurt ku fëmija juaj ndihet i respektuar pavarësisht arritjeve të të tjerëve.

Jini shembull sepse fëmijët mësojnë duke vëzhguar.

Fëmijët mësojnë sjellje duke parë se si silleni ju. Në vend që t’ua mësoni vetëm me fjalë, tregojani me shembull. Kur veproni me respekt, ndershmëri dhe durim, ata do t’i mësojnë edhe ato vlera.

Ndërtoni një marrëdhënie si ekip

Prindërimi nuk ka të bëjë me urdhërimin, por me bashkëpunimin. Përfshijini fëmijët tuaj në diskutimet familjare dhe në vendosjen e rregullave. Kjo do t’u tregojë atyre se i respektoni dhe i konsideroni anëtarë të barabartë të familjes. Kjo do të forcojë besimin e tyre tek ju si udhërrëfyes, jo si shef.

The post Prindërit që kanë këto zakone prindërimi ndërtojnë besim, jo frikë tek fëmijët e tyre appeared first on Telegrafi.

Rrezik global për shëndetin e fëmijëve, vaksinat e fëmijërisë në rënie alarmante

By: D Marku
25 June 2025 at 11:27

Një krizë e re po shfaqet në heshtje: gjithnjë e më pak fëmijë po marrin vaksinat bazë që dikur konsideroheshin një standard i padiskutueshëm i kujdesit shëndetësor.

Një raport i fundit nga revista shkencore The Lancet tregon se miliona fëmijë, sidomos në Afrikë dhe Azi, kanë mbetur pa asnjë vaksinë deri në vitin 2023. Pandemia e Covid-19, keqinformimi dhe mungesa e fondeve janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë prapambetje.

Vetëm në dekadat e fundit, vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë. Por tani, vendet që dikur ishin shembull suksesi, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe disa vende të BE-së, po përballen me rënie të ndjeshme të normave të vaksinimit.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse kjo prirje nuk ndalet, rrezikojmë të përballemi sërish me shpërthime të sëmundjeve të harruara si fruthi, difteria apo poliomeliti.

“Vaksinat kanë qenë një nga historitë më të mëdha të suksesit në shëndetësi. Por po i lëmë pas dore pikërisht tani kur na duhen më shumë,” – thotë një nga autorët e studimit.

The post Rrezik global për shëndetin e fëmijëve, vaksinat e fëmijërisë në rënie alarmante appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre në gjendje kritike (VIDEO)

By: V K
25 June 2025 at 11:17

Paraditen e sotme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre të fëmijë që lëviznin me monopatinë.

Për pasojë, dy fëmijë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41-vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

 

The post Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë, dy prej tyre në gjendje kritike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këshillat e mjekes për prindërit, si duhet të kujdesen fëmijët për dhëmbët në verë

By: Besnik
24 June 2025 at 17:23

Vera është stina ku të gjithë dalin pak nga rutina, dhe fëmijët janë ata që e shijojnë më shumë lirinë në çdo aspekt.

Konsumimi pa kriter i akulloreve apo pijeve me sheqer të shtuar gjatë verës ndikon në shëndetin oral të fëmijëve, por neglizhenca për kujdesin oral evidentohet sapo nis vjeshta.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha e Klinikës Stomatologjike Universitare, Belisa Kaleci, thotë se gjatë pushimeve, tendenca për të ndryshuar rutinën dhe konsumi i disa ushqimeve sjell pasoja negative te dhëmbët, veçanërisht për fëmijët.

“Shikojmë që kemi më shumë të grumbulluar pllakë bakteriale apo një gojë me higjienë më të dobët. Si pasojë e ndryshimit të rutinës që ne kemi, vihet re konsum më i madh i produkteve me përmbajtje karbohidratesh, si pije me gaz, pije me sheqer apo akullore dhe produkte të tjera. Sigurisht ndikojnë negativisht në shëndetin oral dhe për pasojë kemi dhëmbë të prishur,” – thotë Belisa Kaleci, drejtoreshë e Klinikës Stomatologjike Universitare.

Por kur vera sapo ka nisur dhe është e pamundur që të mbajmë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit larg disa ushqimeve të preferuara gjatë pushimeve në det, ekspertja na këshillon:

“Duke qenë se gjatë verës kemi konsum pa orar dhe nuk i lihet kohë organizmit të bëjë vetëpastrimin, konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm dhe sigurisht duhet të bëjnë kujdes me higjienën orale. Të paktën larja e dhëmbëve 3 herë në ditë, në mos 3, 2 herë është shumë e rëndësishme dhe të mos harrojnë kontrollet rutinë,” – thotë Kaleci.

Drejtoresha e Klinikës Stomatologjike Universitare thekson se klinika ofron shërbim për qytetarët falas edhe gjatë sezonit veror, si çdo ditë të vitit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këshillat e mjekes për prindërit, si duhet të kujdesen fëmijët për dhëmbët në verë appeared first on Euronews Albania.

“Kam menduar të ngrij vezët”/ Planet për fëmijë deri te raporti me vjehrrën, rrëfehet Armina Mevlani

22 June 2025 at 17:27

Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjet për shtatzëni. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Armina mohoi aludimet për shtatzëni.

Sakaq ajo tregoi se ardhja në jetë e një fëmije është në planet e saj në një të ardhme, por jo aktualisht. Mevlani tha ndër të tjera se ka menduar të ngrijë vezët.

“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCO… e kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë” u shpreh ajo.

Më tej Armina tha se ashtu si nëna e saj por edhe vjehrra Liri Berisha i kërkojnë që ajo t’i bëjë atyre një nip ose mbesë. Sakaq Armina tha se çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur, teksa foli me fjalë vlerësimi për Lilin, vjehrrën e saj.

“Kam një vlerësim jashtë mase të madh për Lilin. E ka thënë patjetër ‘bë një beb se ta rris unë’, edhe mami im e ka thënë. Kur të jetë momenti do bëhet”, tha Armina Mevlani.

The post “Kam menduar të ngrij vezët”/ Planet për fëmijë deri te raporti me vjehrrën, rrëfehet Armina Mevlani appeared first on Sot News | Lajme.

Simptomat dhe shqetësimet nga virozat/ Rastet e shtuara, ja apeli i mjekëve

21 June 2025 at 12:56

Mjekja Artenida Bitri në një intervistë tekevizive thotë se virozat e verës janë aktualisht të pranishme dhe shfaqen me simptoma si dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe kollë, ndërsa ato të traktit gastrointestinal shoqërohen kryesisht me të vjella dhe diarre.

Ndonëse kemi hyrë në muajt e verës, shqetësimet për virozat po rriten, sidomos për grupmoshat më të ndjeshme si fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas mjekes ekspozimi i pakujdesshëm në diell, sidomos gjatë ditëve me temperaturë të lartë. Ajo tregon se mund të shkaktojë, dhimbje koke, marrje mendsh, djersitje apo dhe lodhje të përgjithshme. Për këtë arsye kërkohet kujdes i veçantë nga të gjithë, sidomos nga grupet më të rrezikuara.

Mjekja apelon që të mos nënvlerësohen këto shenja dhe të kërkohet ndihmë mjekësore në kohë, veçanërisht për fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar, për të parandaluar komplikacionet e mundshme.

The post Simptomat dhe shqetësimet nga virozat/ Rastet e shtuara, ja apeli i mjekëve appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

20 June 2025 at 18:03

Ilir Metës i janë ndaluar takimet gjatë kësaj jave me fëmijët dhe motrën e tij në burg, për shkak se e kishte ezauruar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Denoncimi është bërë nga ky i fundit, përmes një deklarate nga selia e partisë, ku e konsideroi aktin e ndalimit të […]

The post Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën appeared first on BoldNews.al.

UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

20 June 2025 at 14:37

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, më 20 qershor.

“Fëmijët do të nisin të vdesin nga etja… Vetëm 40 për qind e impianteve për prodhimin e ujit janë funksionale”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, për gazetarët në Gjenevë.

“Jemi shumë nën standardet e emergjencës sa i përket ujit të pijshëm për njerëzit në Gazë”, shtoi ai.

UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç që janë shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milioni njerëz që po vuajnë nga uria.

Kjo agjenci tha se sistemi i shpërndarjes së ndihmave që udhëhiqet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – po “e bën situatën dëshpëruese edhe më të rëndë.”

Më 20 qershor, të paktën 25 persona që po prisnin kamionët me ndihma u vranë nga zjarri izraelit në Netzarim, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, të paktën 51 persona u vranë nga sulmet izraelite, përfshirë 12 që po përpiqeshin t’i afroheshin një qendre të operuar nga GHF-ja në pjesën qendrore të Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja appeared first on Euronews Albania.

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 June 2025 at 21:06

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” pasi ish-bashkëshorti me me të cilin ka tre fëmijë të moshës 9, 6 dhe 5 vjeç, nuk paguan pensionin ushqimor të vendosur nga gjykata. Kjo e fundit ka vendosur që Fatjon Beci duhet të paguajë çdo muaj 300 mijë lekë të vjetra për të […]

The post “Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor appeared first on BoldNews.al.

Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për luftën

By: user7
15 June 2025 at 09:44

Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni ka bërë një apel të fuqishëm kundër luftës dhe i është drejtuar me fjalë të ashpra atyre që vazhdojnë të shkaktojnë vdekje.

Fituesi i çmimit Oscar foli për konfliktin në Gaza, luftën në Ukrainë dhe tragjeditë në Mesdhe, duke u shprehur se “ata që nuk e ndiejnë dhimbjen e botës, nuk janë njerëz”.

Ai vijoi më tej me fjalimin e tij mbi dramën e luftës, duke u përqendruar te vuajtjet e të vegjëlve: “Ata që vrasin fëmijë, nuk janë burra!”, ndërsa shtoi më tej “kur fëmijët luajnë dhe njëri prej tyre gërvishtet, ata ndalen. Por këtu ata në të vërtetë vazhdojnë të vrasin. Është frikacakëri.”

Benigni e hodhi fajin nga Bashkimin Evropian, duke u shprehur se ka munguar reagimi dhe adresimi i tyre në parandalimin e konflikteve.

“Nuk ka një Bashkim të vërtetë, vërtet të bashkuar. Nëse do të kishte pasur, ndoshta disa luftëra mund të ishin shmangur”, deklaroi ai me hidhërim.

Aktori i njohur kujtoi gjithashtu fjalët e Joe Biden, i cili një ditë pas 7 tetorit 2023, i kishte kërkuar Izraelit të mos i përgjigjej tmerrit me më shumë tmerr. Fjalë që, thekson Benigni, kanë mbetur të padëgjuara.

Apeli i tij ishte gjithashtu një ftesë për t’ju rikthyer frymës së Manifestit të Ventotenes, një simbol i unitetit dhe paqes evropiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe ëndrrës evropiane si një projekt paqeje dhe demokracie.

“Ne jemi të gjithë i njëjti trup”, tha Benigni, duke iu referuar luftërave në Gaza, Ukrainë dhe vdekjeve në Detin Mesdhe. “Nuk mund të heshtim përballë kësaj dhimbjeje”.

Fituesi i çmimit Oscar e përfundoi monologun e tij me një mesazh për të rinjtë, “brezi i parë transnacional në histori”, duke i ftuar ata të mbrojnë paqen dhe të mos harrojnë fuqinë e lirisë.

The post Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për luftën appeared first on Lapsi.al.

Shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, shqiptarit do t’i jepet nënshtetësia greke

By: user 11
14 June 2025 at 19:30

Shqiptari Levian Goga, i cili u zhyt në lumin Arachthos të mërkurën e kaluar për të shpëtuar dy djemtë e mitur, ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Mediat greke shkruajnë se Goga pati një kollë të fortë dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi t’i nënshtrohej analizave në një spital. Sapo u njoftua, Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis urdhëroi një ambulancë që ta merrte dhe ta transportonte në spital, me qëllim që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të hollësishme.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese. Mediat greke raportojnë gjithashtu se për aktin e tij heroik atij do t’i jepet nënshtetësia greke.

Goga shkoi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë.

Ai tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka.

Ai pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po qëndrontj dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët. Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën kanë pësuar vdekje klinike.

Sipas mediave greke, prindërit e 14-vjeçarit, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

The post Shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, shqiptarit do t’i jepet nënshtetësia greke appeared first on Lapsi.al.

❌
❌