Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025Main stream

“Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë

21 July 2025 at 13:28

Është publikuar pamja që tregon momentin kur sportisti nga Kosova, Shkëlzen Goqi, bën kërcimin e tij nga “Ura e Vezirovit” në Podgoricë – duke shoqëruar hedhjen me një gjest të njohur për shqiptarët: simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dokumenton qartë çastin kur Goqi bën shenjën me duar para se të hidhet nga lartësia – një gjest që më pas u interpretua si “provokues” nga organizatorët dhe që solli diskualifikimin e tij nga gara tradicionale e kërcimeve në ujë, të mbajtur të dielën në kryeqytetin e Malit të Zi.

Shkëlzen Goqi, një emër i njohur për publikun kosovar dhe i vlerësuar për aftësitë e tij në kërcime ekstreme, është me origjinë nga Gjakova. Ai theksoi se nuk kishte qëllim tjetër përveçse të shprehte përkatësinë e tij kombëtare.

 

🇦🇱 Albanian diver from Gjakova, Shkelzen Goqi, was disqualified from a competition in Montenegro 🇲🇪 for the double eagle gesture.

Why does the Eagle hand-gesture offend Serbs? 👐🏻👐🏻

His dive was top class though 👏🏻 🦅 pic.twitter.com/a7c4WmoKcY

— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) July 20, 2025

Në një deklaratë për Radio Gjakova, Goqi u shpreh qartë dhe me dinjitet: “Pavarësisht si më prezantuan, unë e di nga vij. Jam nga Gjakova, jam nga Kosova, dhe këtë nuk ma heq askush. Shqiponja ishte përgjigjja ime”.

Diskualifikimi i tij ka nxitur shumë reagime dhe komente mbështetëse në rrjetet sociale, ku qytetarë, sportistë dhe figura publike kanë cilësuar ndëshkimin si i padrejtë dhe politik. Për shumë shqiptarë, gjesti i Goqit nuk është provokim, por shprehje e identitetit kombëtar, e njëjtë me mënyrën se si sportistët shqiptarë e kanë përdorur simbolin e shqiponjës në ngjarje ndërkombëtare.

Sipas mediave malazeze, vendimi për diskualifikim u mor pas reagimeve nga publiku dhe ndërhyrjes së Evald Krniq, fituesit të garës, i cili i kërkoi jurisë përjashtimin e Goqit. Organizatorët, përmes sekretarit për sport të Podgoricës, Darko Nikçeviq, sqaruan se “rregullat e manifestimit ndalojnë shfaqjen e simboleve politike apo kombëtare”.

Në fund të ditës, Shkëlzen Goqi nuk mori çmim – por mori zemrat dhe respektin e shumë shqiptarëve, të cilët në vend të medaljes, i dhanë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre. /Telegrafi/ 

The post “Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

17 July 2025 at 14:21

Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur të njëjtat destinacione pushimesh ideale: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdhenj se flota lokale e peshkimit dhe vlera e faturës së një dreke buzë detit mund të jetë e barabartë me financimin fillestar për ndërtimin e një vreshti diku në Ballkan.

Por është bërë ca kohë që në darkat mes atyre që njohin mirë botën e udhëtimeve po pëshpëritet emri i një destinacioni të ri.

Ndonëse ata në fshehtësi urojnë që ti të mos ndjekësh këshillën e tyre duke e vizituar këtë destinacion, emri që ata lakojnë është i njëjti: Shqipëria.

Po, Shqipëria.

E vendosur mes Greqisë dhe Malit të Zi, me vijë bregdetare që shtrihet përgjatë Detit Jon, Shqipëria për vite me radhë ka qenë anëtari i lënë mënjanë i Mesdheut.

E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur për një kohë të gjatë nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një pikë në hartën e Mesdheut.

Ja ku qëndron e veçanta e Shqipërisë, kësaj pjese të Mesdheut që pothuajse askush nuk e ka vënë re deri më tani, e që tani po jehon pikërisht për këtë arsye.

Në bregun jugor gjendet Riviera Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me gurë të vegjël që nuk të lejojnë të kuptosh nëse je në Greqi apo Itali. Vetëm atmosfera është ajo që bën diferencën.

Nuk ka ende resorte masive apo beach club-e luksoze (ende jo mjaftueshëm), teksa çmimet janë shumë më të ulëta.

Në plazhin e Palasës, për shembull, tani gjendet Green Coast Hotel, një hotel i ri me pesë yje që është pjesë e MGallery Collection.

Pamja është e thjeshtë dhe elegante, tonalitete të buta, dysheme guri, një spa e vogël, sesione yoga buzë detit.

Askush nuk të ndalon të sodisësh nga parashuta pamjen e shkëmbinjve, sepse ky breg rrëfen më së miri kalimin e tij nga një vend sekret i udhëtarëve me çanta shpine në një destinacion të rafinuar.

Imagjino, një ditë po pi një kafe të ftohtë në plazh në një tavolinë plastike, ditën tjetër po shijon një koktej në një bar të rafinuar hoteli, teksa dielli humbet pas shkëmbinjve.

Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për tani, është ajo që mungon. Nuk ka mega-hotele. Nuk ka turma që të shtyjnë, mbetet ende autentike. Rrugët nuk janë shumë të mira, autobusët vonohen, dhe ndonjëherë duhet ta marrësh me sportivitet kur planet nuk funksionojnë.

Por është gjithashtu bujare, me pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin të provosh rakinë e tyre të bërë vetë, edhe nëse mendon se nuk e përballon dot. Mund të ecësh në një plazh që duket si i dalë nga një revistë udhëtimesh dhe në fund të ditës të gjesh veten pothuajse vetëm ose me disa vendas që notojnë.

Megjithatë, ndryshimet po vijnë me shpejtësi. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet së shpejti, gjë që do të sjellë më shumë udhëtarë ndërkombëtarë. Beach club-et po shfaqen tashmë në Rivierë dhe marka të mëdha hotelerie po fillojnë të shohin me interes këtë vijë bregdetare.

Kështu që, nëse je kurioz për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me ndikimin e qyteteve Otomane, maleve të egër dhe bregdetit që nuk është përpirë nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.
Sepse sa gjatë do të mbetet kështu?

Kjo mbetet për t’u parë. / Burimi: Forbes

The post Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret appeared first on Telegrafi.

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s

17 July 2025 at 10:28

Pranvera Kastrati është emëruar zyrtarisht Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore).

Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë dhe transparent përzgjedhjeje, të udhëhequr nga Kosova në cilësinë e saj si kryesuese e CEFTA-s për vitin 2025.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila kryesoi Takimin Special të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s përmes platformës elektronike, njoftoi se vendimi për emërimin e znj. Kastrati u miratua me konsensus të plotë nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

Sipas Hajdarit, ky është një hap i rëndësishëm institucional për CEFTA-n dhe një sukses për Kosovën në skenën rajonale dhe evropiane.

“Emërimi i znj. Kastrati u bë pas një procesi përzgjedhjeje të ndarë në tri faza – skanimi fillestar, intervistat dhe vlerësimi final në Bruksel – me përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian”, theksoi ministrja.

Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, vlerësoi lart procesin dhe theksoi se ky emërim ishte në pritje prej dy vitesh.

Ajo përgëzoi Kosovën për transparencën dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të përzgjedhjes.

Emërimi i Pranvera Kastrati shihet si një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë institucionale të CEFTA-s, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM2), që është pjesë kyçe e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

The post Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s appeared first on Telegrafi.

Qeveria ndan mbi 5 milionë euro për zhvillim rajonal, kulturë dhe punësim

9 July 2025 at 12:35

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të 264-të, gjatë së cilës miratoi vendime të rëndësishme për investime në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe punësim.

Në mbledhje u miratua ndarja e 580 mijë eurove për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, si pjesë e angazhimeve për mbështetjen e zhvillimit kulturor dhe arsimor në rajon.

Gjithashtu, u rialokuan 1.2 milion euro për dhjetë projekte kapitale në komunat Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë.

Ky financim vjen në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2025, me synim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar social e ekonomik në të gjitha rajonet e vendit.

Qeveria miratoi edhe nismën për lidhjen e një marrëveshjeje granti në vlerë prej 1 milion dollarësh me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ky grant do të shërbejë për përgatitjen e projektit “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit – Faza 2”, që do të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e një kornize kombëtare për sigurinë e digave. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndër të tjera, Qeveria aprovoi kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të transferuar 712,215 euro për mbulimin e obligimeve ndaj Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet palëve.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, u ndanë edhe 2 milionë euro për mbështetjen e punësimit të qytetarëve nga komunitetet joshumicë në të gjithë vendin, përmes masës 1.9 që synon përfshirjen dhe integrimin ekonomik të këtyre komuniteteve.

Qeveria theksoi rëndësinë e vazhdimit të investimeve për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

The post Qeveria ndan mbi 5 milionë euro për zhvillim rajonal, kulturë dhe punësim appeared first on Telegrafi.

Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija?

4 July 2025 at 20:11

Nëse nëna ose babai kanë flokë kaçurrela, a do të thotë që edhe fëmija do të trashëgojë këtë gjen? Ky është një pyetje që shumë prindër e bëjnë

Një pjesë e madhe e pamjes sonë është kombinim i ADN-së së prindërve. Tekstura dhe ngjyra e flokëve tuaj nuk bëjnë përjashtim. Informacionet gjenetike të ngulitura në trupin tuaj krijojnë formulën se si do të duket floku juaj gjatë jetës.

Nëse të dy prindërit kanë lindur me flokë kaçurrela, ka shumë gjasa që edhe fëmija të ketë flokë kaçurrela.

Flokët kaçurrela konsiderohen një tipar “dominant” gjenetik, ndërsa flokët e drejtë konsiderohen “recesiv”. Thjesht, kjo do të thotë se nëse njëri prind ka gjenin për flokë kaçurrela, ndërsa tjetri për flokë të drejtë, fëmija më së shumti do të ketë flokë kaçurrela, transmeton Telegrafi.

Çfarë i bën gjenet dominante ose recesive?

Të dy prindërit japin dy informacione gjenetike, të quajtura alele, që përcaktojnë tipin e flokëve tuaj. Dy alelet nga babai juaj biologjik kombinohen me dy alelet e nënës biologjike, duke ju dhënë gjithsej katër. Gjeni dominant është ai që mbizotëron mbi gjenin recesiv kur dy karakteristika të ndryshme ekzistojnë në një pjesë të ADN-së.

Gjeni dominant do të jetë tipari që do të shihet te personi që ka të dy karakteristikat në ADN-në e tij. Gjeni recesiv është pjesë e informacionit gjenetik që nuk shihet, por që mund ta bartni, shkruan Healthline.

Cili gjen bën që flokët të jenë kaçurrela?

Nuk ekziston domosdoshmërisht një gjen i vetëm që bën që flokët tuaj të jenë kaçurrela. Tipi i flokëve është rezultat i mënyrës se si kombinohet ADN-ja e prindërve tuaj, përveç përkatësisë suaj etnike.

Studimet sugjerojnë se njerëzit me prejardhje të ndryshme kanë gjene të ndryshme që përcaktojnë tipin e flokëve të tyre. Ka disa tipare njerëzore dhe kushte shëndetësore që përcaktohen nga gjene që kalojnë në kromozomet seksuale (X dhe Y). Kjo quhet tipar i lidhur me gjininë. /Telegrafi/

The post Nëse prindërit kanë flokë kaçurrela, a do t’i ketë fëmija? appeared first on Telegrafi.

Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme

3 July 2025 at 12:39

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet të publikojë sot edhe dy raporte të reja tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024), ndërsa ka paralajmëruar një sërë raportesh të tjera që do të publikohen deri në vitin 2026. Në mesin e tyre përfshihen parashikimi i popullsisë për 15 vitet e ardhshme, një profil gjithëpërfshirës i komunave, si dhe një anketë demografike dhe shëndetësore që pritet të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Gjatë prezantimit të raporteve tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, u tha se, regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

Sipas drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në total janë planifikuar 24 raporte tematike nga ReKos 2024, raporton kp.

“Planifikohen 24 raporte tematike gjatë viteve 2025-2026. Kemi planifikuar të publikohen të gjitha në vitin 2025, por mund të jetë ndonjë raport që do të publikohet në vitin 2026. Deri më tani janë publikuar katër raporte, ndërsa sot do të mund të shihni edhe dy raporte në webfaqen e ASK-së për banesat, ndërtesat, si dhe të dhënat demografike sipas komunave, d.m.th. edhe sot i lëshojmë dy raporte.

…Për herë të parë do të përgatisim një raport për komunat, që e kemi quajtur profili i komunave, që është vetëm një raport, por janë 38 raporte në nivel komunave, ne e quajmë një raport, por, për secilën komunë do të përgatisim një profil të komunave që do të ju ndihmon juve të keni qasje për shumë indikatorë në komunën tuaj. Kjo është sfidë për ASK-në, sepse gjithë indikatorët për secilën komunë duhet të ndahen”, ka thënë Kastrati.

Një prej raporteve më të rëndësishme që pritet të dalë në fund të vitit është parashikimi i popullsisë për 5, 10 dhe 15 vitet e ardhshme. ASK ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë proces, duke marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit të këtij raporti, njofton kp.

“Do të keni edhe parashikimin e popullsisë, për pesë, dhjetë, pesëmbëdhjete vite, kjo do të jetë instrument i fuqishëm për të planifikuar të ardhmen…Për këto raporte, janë sfiduese për ne, kemi kërkuar mbështetje ndërkombëtare, sepse janë specifike, shumë shtete në regjion nuk mund t’i përgatisin, sidomos parashikimin e popullsisë, sepse është sensitiv dhe kërkohet vëmendje e shtuar. Ne kemi kërkuar mbështetje, dhe kemi arritur t’i kemi ekspertë ndërkombëtarë. Raporti pritet me dalë në fund të këtij viti, d.m.th para se t’i çojmë gotat për vit të ri, ju do t’i keni këto të dhëna për komunën tuaj, nëse nuk na del ndonjë sfidë madhore gjatë procesit.

Ne si institucion i kemi zakonisht brenda ditës 20 deri në 30 kërkesa të ndryshme nga institucionet, komunat, shfrytëzuesit, nga akademia, ndërkombëtarët, nga studentë, nuk mund gjitha menjëherë, duhet një ekip shtesë. Komuna e Prishtinës dhe disa komuna kërkojnë të dhëna shumë herë, detaje, që ne kurrë nuk i kemi publikuar dhe as nuk i publikojmë. Kështu ju inkurajoj kur keni nevojë ju, sepse qëllimi është t’i shfrytëzojmë ato të dhëna, të jenë të shfrytëzueshme”, ka nënvizuar Kastrati.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, ASK do të realizojë një anketë të madhe demografike dhe shëndetësore në gjithë Kosovën, e njohur si miks, e cila do të përfshijë shumë indikatorë me rëndësi për politikat publike në vend.

Kastrati gjithashtu njoftoi se regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

“Në vjeshtën e këtij viti, në shtator, e kemi një anketë shumë të madhe në Kosovë, që do ju prek edhe juve, disa ekonomi familjare, quhet miks, që do të grumbullohen shumë indikator, kështu që ju inkurajoj që nëse mostra ka qëlluar në shtëpinë e juaj të jeni bashkëpunueses, sepse ka shumë indiaktor që i nevojiten Kosovës për të ardhmen. Kjo anketë nget të dhëna për çështje sociale me fokus demografike dhe shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme për politikbërje.

Është një anketë në gjithë Kosovën, gjithë komunat, dhe inkurajoj të bashkëpunoni nëse do të jeni pjesë e anketës. Regjistrimi i bujqësisë, na nevojitet sërish një koordinim me ju. Kishim plane më herët 2022-2023 që regjistrimi i bujqësisë të jetë në vitin 2025, por për shkak legjislacionit sepse, duhet një ligj, dhe zgjedhjet komunale janë në tetor, e kemi lënë për tetorin e vitit të ardhshëm regjistrimin e bujqësisë, edhe ky kërkon bashkëpunim si i popullsisë, sepse janë rreth 2 mijë e 500 persona. Siç e kemi pas me regjistrimin e popullsisë, pothuajse njëjtë, vetëm pyetësori më duket se ndryshon. Është më kompleks ky pyetësor sepse hyn në detaje”, ka shtuar Kastrati.

Kujtojmë se, sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë. Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje. Kurse, 29 të tjera kishin zvogëlim të popullsisë.

 

 

The post Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

​Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve

1 July 2025 at 15:45

Kompani të ndryshme të autobusëve kanë protestuar sot në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për shtrenjtimin e tarifës për linjat ndërkombëtare si Kosovë-Gjermani, çmimi i të cilit ka qenë 15 euro, nga sot do të jetë 20 euro.

Gjithashtu, është aplikuar edhe një tarifë, në ardhje nga Gjermania për shkarkim të udhëtarëve në stacion të autobusëve, është aplikuar një çmimore prej 20 euro për çdo autobus.

Ata kanë kërkuar që të pezullohet ky vendim që është marrë deri më 30 shtator të këtij viti.

Anëtari i këshillit të kompanive, Naser Januzi nga Barileva Tourist, tha për KosovaPress, se kanë kërkuar që të gjendët një ngritje e përballueshme mes transportuesve dhe stacionit, të cilët i kanë premtuar deri nesër në ora 12:00 se do ta shqyrtojnë me bordin kryesues.

“Ne për linjat ndërkombëtare, Kosovë-Gjermani e kemi pasur çmimin 15 euro, kurse tash është bërë 21 euro për të njëjtën nisje. Është aplikuar edhe një tarifë në çmime, në ardhje nga Gjermania për shkarkim të udhëtarëve në stacion të autobusëve e kanë aplikuar një çmimore prej 20 euro, për çdo autobus..00:44 Kërkesat e tona sot kanë qenë për pezullimin e vendimit që e kanë marrë deri me 30 shtator dhe kemi pasur kërkesa për t’u dakorduar në mënyrë të dy anshme dhe me gjet një ngritje të përballueshme mes transportuesve dhe stacionit dhe na kanë premtuar që deri nesër në ora 12:00 do ta shqyrtojnë me bordin kryesues dhe do na japin përgjigje”, tha Januzi.

Januzi shtoi se nëse nuk anulohet vendimi i tyre, të gjitha shoqatat rajonale në Kosovë janë të pajtimit për të hyrë në grevë dhe ta bojkotojnë të gjithë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

“Nëse nuk anulohet vendimi i tyre të gjitha shoqatat rajonale dhe Unioni i Shoqatës të Transportuesve në Kosovë, janë të pajtimit për të hyrë në grevë dhe me bojkotua të gjithë stacionin e autobusëve”, shtoi Januzi.

Ai ka paralajmëruar se nëse të mërkurën deri në ora 12:00 nuk do të marrin një përgjigje, do të protestojnë përsëri deri në një vendim tjetër të tyre./kp/

The post ​Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve appeared first on Telegrafi.

Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

29 June 2025 at 19:38

Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni

Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.

Këto fruta rriten në tokë, ku ekspozohen ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave, ndërsa gjatë korrjes, ruajtjes dhe transportit mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe. Nga ara deri në tezgë, e pastaj në kuzhinën tuaj, ato kalojnë nëpër duart e shumë personave dhe askush nuk mund të dijë se sa herë janë prekur me duar të palara.

“Kur e prisni një shalqi ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern.

Dallimi i vetëm mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së ashpër, mban edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa ajo e shalqirit, prandaj kërkon larje edhe më të kujdesshme, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.

Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.

Sidomos kur blini gjysma ose çerek fruti të gatshëm nga shitësit ambulantë, rreziku është më i madh, pasi shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme.

Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave! /Telegrafi/

The post Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë appeared first on Telegrafi.

A mund të flini kur jashtë është vapë?

28 June 2025 at 23:37

Si të flini më mirë në të nxehtë: Harroni dushin e ftohtë

Temperaturat tropikale do të jenë problem për shumëkënd sapo të shtrihet në shtrat sonte. Nëse nuk mund të flini, ja disa truke që mund t’ju ndihmojnë.

Netët e nxehta e vështirësojnë gjumin, por nuk e bëjnë të pamundur.

Nëse nuk mund të flini, provoni këto këshilla:

Përdorni çarçafë freskues

Materialet si pambuku, bambuja dhe kërpi lejojnë qarkullimin e ajrit. Nga pëlhurat, zgjidhni perkalen e dendur, sepse është më e hollë dhe më pak e dendur.

Lahuni me ujë të vakët para gjumit

Edhe pse tingëllon e çuditshme, një dush i vakët para gjumit ndihmon në uljen e temperaturës trupore. Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, gjë që mund të bëjë që më vonë të ndiheni edhe më ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Shmangni alkoolin

Alkooli e vështirëson gjumin dhe rrit djersitjen. Në vend të tij, pini shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që humbisni duke u djersitur.

Ftohini çorapet dhe mbulesat e jastëkëve

Vendosini në frigorifer një orë para gjumit. Çorapet dhe jastëkët e ftohur mund të ulin ndjeshëm temperaturën e trupit. Këmbët dhe qafa janë pikat ideale për t’u ftohur.

Vishni rroba të lehta dhe të ajrosura

Pambuku, liri dhe bambuja e freskojnë trupin më mirë se materialet sintetike. Ekzistojnë edhe pëlhura speciale freskuese.

Flini më poshtë

Nxehtësia ngrihet lart. Të flini në katin përdhes apo në dysheme mund t’ju ndihmojë të ndiheni më freskët. /Telegrafi/

The post A mund të flini kur jashtë është vapë? appeared first on Telegrafi.

Sportet që e rrisin epshin: Ky është aktiviteti që përmirëson më shumë jetën tuaj intime

27 June 2025 at 23:50

Thuhet shpesh se të bësh dashuri është njësoj si një aktivitet fizik, madje edhe një lloj sporti. Por sa dimë për sportet që mund ta përmirësojnë jetën seksuale?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, një kompani kreu një hulumtim duke pyetur 3.000 evropianë për ndikimin e sportit në jetën e tyre seksuale.

A ndikon sporti në jetën seksuale?

Gjatë këtij studimi, marka mori parasysh disa faktorë: qëndrueshmërinë, libidon dhe fleksibilitetin. Duke i kombinuar këto me mendimet e ekspertëve, rezultatet zbuluan një renditje të ‘sporteve më të mira për përmirësimin e jetës seksuale’.

Por mund të shtrohet edhe një pyetje tjetër: a është sporti vërtet i dobishëm për jetën seksuale?

Ekspertët janë të një mendimi – përgjigjja është po! Angazhimi në aktivitet fizik ndihmon në ruajtjen e funksionit seksual dhe rrit gjasat për të pasur një jetë seksuale më të plotë dhe të kënaqshme, transmeton Telegrafi.

Cilët sporte e përmirësojnë jetën seksuale?

Sipas këtij studimi, tenisi zë vendin e parë. „Tenisi është një sport që ofron të gjitha përfitimet që ju nevojiten për të qenë më të mirët edhe në aspektin seksual – ndihmon në forcë, ekuilibër, ushtrim kardio dhe rrit natyrshëm hormonin e kënaqësisë.“

Në vendin e dytë renditen kërcimi dhe aerobiku. Pothuajse 53% e atyre që merren me kërcim kanë deklaruar se ‘ndihen më të sigurt në vetvete’.

Në vend të tretë janë yoga dhe pilatesi, që rrisin ndjeshëm fleksibilitetin dhe përmirësojnë ndjesinë e qetësisë mendore – një tjetër bonus për jetën seksuale. /Telegrafi/

The post Sportet që e rrisin epshin: Ky është aktiviteti që përmirëson më shumë jetën tuaj intime appeared first on Telegrafi.

Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare

26 June 2025 at 15:37

Ani se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka përfunduar dhe çmimet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar rënie, në Kosovë çmimi i këtij derivati vazhdon të bie ngadalë.

Ndryshe nga rritjet e shpejta që ndodhin pothuajse menjëherë pas ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, rëniet pasqyrohen me shumë vonesë.

Kështu thonë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve e mohojnë një gjë të tillë. Kjo shoqatë pretendon se ka ulje të çmimeve të derivateve. Në anën tjetër, qytetarët janë të zhgënjyer me mënyrën se si po lëvizin çmimet e derivateve në treg.

Aktualisht sot në tregun e Kosovës 1 litër naftë sillet mesatarisht nga 1.21 deri në 1.29 euro, derisa një litër benzinë shënon 1.21 centë deri në 1.30 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka bënë të ditur se pas inspektimeve të zhvilluara në terren nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka konstatuar se çmimet e shitjes në tregun vendor reagojnë menjëherë kur rriten çmimet nga importi, ndërsa nuk ndodh e njëjta kur çmimet bien.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas këtyre inspektimeve ka hartuar raportin përfundimtar ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien, dhe ka rekomanduar marrjen e vendimit nga MINT për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga MINT.

Vendimi për këtë çështje është nënshkruar më 24 qershor 2025 dhe ka hyrë në fuqi një ditë më pas, pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

MINT thekson se është shtuar mbikëqyrja në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, dhe paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët që nuk respektojnë ligjin.

“Përmes këtij vendimi parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore, ku gjatë kësaj mbikëqyrje të shtuar dhe rigoroze në të gjitha rastet kur konstatohet se ka shkelje nga ana e operatorëve ekonomik, Inspektorët e tregut të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut do të marrin të gjitha masat ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Ju njoftojmë ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pranë MINT mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg”, thuhet mes tjerash.

Ndryshe thotë kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Sipas tij rënia në tregjet ndërkombëtare, ka reflektuar edhe në Kosovë.

Ai tha se çmimi i naftës sot në Kosovë është deri 1.27 euro për litër.

“Me uljen e derivateve në Berzh dhe marrëveshja e përfundimit të konfliktit Izrael-Iran, ka rënie në tregjet ndërkombëtare, dhe kjo ka reflektuar edhe në Kosovë”, thotë Berjani në një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur dhe kritikojnë mënyrën se si vendosen çmimet në treg.

Qytetari, Curr Gjonbalaj derisa thotë se çmimi i derivateve duhet të shënojë rënie, shton se kur çmimet bien në botë, në Kosovë nuk ndodhë një gjë e tillë.

Derisa thotë se edhe institucionet përgjegjëse duhet të merren me këtë çështje.

“Sigurisht se duhet të bie, patjetër, kur të bien çmimet në botë, tek ne nuk bien, ndërsa kur të ngritjen, atëherë menjëherë të nesërmen i kemi çmimet e ngritura… patjetër që duhet të merret (shteti me këtë)”, thotë ai.

Edhe qytetarja, Nadire Hoti thekson se duhet të bie çmimi i naftës edhe në Kosovë.

“Duhet të bie çmimi i naftës…Për standardin në Kosovë është shumë shtrenjtë, për vendin ku jetojmë…pasi ka rënë çdo vend…Është rrit shumë shpejtë, mirëpo është duke rënë shumë ngadalë ose hiq”, thotë Hoti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të hënën për mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta, ndërsa çmimet u rritën në nivelin më të lartë pesëmujor pas sulmeve të fundjavës së SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Pas kësaj, ka njoftuar se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, raporton KosovaPress. /Telegrafi/

The post Bie çmimi i naftës në botë, por jo edhe në pompat kosovare appeared first on Telegrafi.

DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve

20 June 2025 at 14:24

Zyrtarë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë janë takuar me zyrtar të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës dhe të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërkaq kanë biseduar rreth problemeve me të cilat po përballen bizneset dhe sidomos bizneset e veturave me qira, lizingut, taksive, transportuesve, etj, të cilave u tha se po u pamundësohet regjistrimi i automjeteve, shkaku i gjobave të papaguara.

Anëtarja e Bordit, Aida Selimi – Shabani, ka shprehur shqetësimin e DhTIK-së dhe bizneseve të saj, në lidhje me këtë veprim, duke vënë theksin në dëmin që po u shkaktohet bizneseve nga aplikimi i një dispozite (Neni 89, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor), e cila kushtëzonte regjistrimin me pagesën e gjobave duke i bllokuar flotat e automjeteve të tyre, si dhe duke i obliguar që të paguajnë të gjitha gjobat përnjëherë duke i vendosur në situatë të vështirë financiare e pa mundësi ankese.

Në njoftimin e DHTIK thuhet se Selimi – Shabani, ka shtuar se ky kushtëzim shkel të drejtat themelore të personave fizik/juridik siç është e drejta e pronës, dhe si mase është joproporcionale, duke inkurajuar gjithashtu në mënyrë të tërthortë rritjen e numrit të automjeteve të paregjistruara që qarkullojnë në trafik.

“Në këtë takim nga Agjencia e Regjistrimit Civil, jemi njoftuar se është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të këtij vendimi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

Dhoma thotë se do të vazhdojë ta përcjell për së afërmi këtë proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve appeared first on Telegrafi.

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në fokus: Prezantohen roli dhe rezultatet e projektit PPSE nga Swisscontact

20 June 2025 at 14:07

Në Konferencën për Zhvillimin e Turizmit, të mbajtur të enjten ekspertët, bizneset dhe institucionet qëndrore dhe lokale u bënë bashkë për të diskutuar arritjet e projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Ky projekt mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.

Fokus i konferencës ishte orientimi që duhet të marrë turizmi për një zhvillim sa më të qëndrueshëm por edhe ekonomikisht te favorshëm për komunitetet lokale.

Menaxherja e projektit PPSE nga Swisscontact, Blerina Batusha Xërxa, tha se projekti ka qenë i përqendruar në rritjen e të ardhurave dhe të vendeve të punës në Kosovë.

“Projekti jonë gjatë kësaj periudhe 12 vjeçare ka qenë i fokusuar për të rritur numrin e vendve të punës si dhe të hyrave për komunitetin në sektorin e ushqimit dhe turizmit. Një mësim për projektin tonë ka qenë që suksesi mund të arrihet, transformimi mund të arrihet kur punojnë të gjithë së bashku dhe i shohim cilat janë sfidat dhe nevojat e komunitetit lokal dhe si mund t’i adresojmë këto bashkarisht.” theksoi menaxherja e projektit PPSE.

Lumturije Geci nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë theksoi se synojnë që Kosovën ta bëjnë një destinacion konkurrues të turizmit në rajon.

“Vizioni është i qartë duhet ta zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe kjo ngërthen në vete një sfidë sepse duhet të kemi parasysh shumë aspekte sepse jemi në fillim dhe mund të jetë sfiduese për ne. Me qëllim që të zhvillojmë këtë turizëm po synojmë që përmes strategjisë se turizmit Kosova të bëhet një destinacion konkurrues në rajon,” tha Geci.

Teuta Hoxha Jahaj nga PPSE në prezantimin e saj u përqendrua në rritjen e numrit të turistëve në Kosovë ndër vite, duke listuar faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje.

“Projekti jonë kishte për qëllim sjelljen e sa më shumë turisitëve në Kosovë. Të hyrat nga turizimi janë rritur ndjeshëm. Nga viti 2017-2023 janë rritur për 300% të hyrat në sektorin e turizmit të hotelerisë dhe gastronomisë. Një tjetër aspekt pozitiv i rritjes së numrit të turistëve është edhe rritja e operatorëve turistik.” shtoi Hoxha Jahaj.

Ndërkaq, pjesa e dytë e prezantimit i takoi Lulzim Krasniqit, po ashtu pjesë e ekipit të PPSE, i cili ndau ekspertizën e tij në këtë projekt.

“Një element i rëndësishëm është edhe transporti ajror i cili është përmirësuar dukshëm, ku vetëm vitin 2024 sipas statistikave të organizatave ndërkombëtare, aeroporti i Prishtinës i ka pasë mbi 4 milionë udhëtarë në mesin e tyre turistë. Duhet theksuar se projekti PPSE ka punuar me shumë përkushtim poashtu edhe në aspektin e rritjes se numrit të produkteve për turizmin malor,përfundoi Krasniqi

Për 12 vite, projekti PPSE ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin sistemik të turizmit duke punuar me akterët lokal dhe institucionet lokale e qëndrore për të zhvilluar një ekosistem funksional turistik.

Gjatë kësaj periudhe, turizmi është kthyer në një burim të qëndrueshëm të të ardhurave dhe punësimit, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe komunitetet në zonat rurale.

Kjo konferencë është përmbyllur me panelin me temën “Rruga përpara e Turizmit të Kosovës.”

 

The post Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në fokus: Prezantohen roli dhe rezultatet e projektit PPSE nga Swisscontact appeared first on Telegrafi.

“Keiretsu Forum SEE në Podgoricë’, forcon ekosistemin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor

19 June 2025 at 13:48

“Science and Technology Park Montenegro” në Podgoricë u bë skena që mirëpriti një tjetër edicion të “Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) Investor Pitch Day”, ngjarje kjo që forcon themelet e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe ndërveprues të startup-eve në rajon.

Valentina Raduloviq, Drejtore Ekzekutive e ‘Science and Technology Park Montenegro’, theksoi rëndësinë që kanë partneritetet strategjike për të përshpejtuar rrugëtimin e startup-eve.

“Science and Technology Park Montenegro është më shumë se një hapësirë fizike, është një platformë bashkëpunimi, ku ide të mëdha gjejnë mbështetje të vërtetë. Partneritetet si ky me Keiretsu Forum SEE janë esenciale për t’u siguruar që këto startup-e të kenë jo vetëm mundësinë për të treguar vizionin e tyre, por edhe për të ndërtuar rrjete që çojnë në rritje reale”, u shpreh ajo.

Ilija Kaludjeroviq, Drejtor Ekzekutiv i Nest, i njohur për punën e tij me themelues të rinj dhe ambicioz ndau mendimin e tij për rëndësinë e këtyre iniciativave.

“Në një treg të fragmentuar si Ballkani Perëndimor, mundësitë për financim janë të rralla ndaj kjo platformë nuk është vetëm një mundësi, por një nevojë”, tha ai.

Ndërkaq, Ardian Hoxha, President i Keiretsu Forum SEE mbajti një fjalim përshëndetës.

“Disa njerëz, jo ndryshe nga ju që jeni prezent në sallë, zgjodhën të bëheshin bashkë për të bërë të mundur këtë që Keiretsu Forum SEE është sot; një hapësirë për gjithë esencën e talentit të rajonit tonë. Kështu që lirisht ndjehuni se KFSEE është vendi juaj dhe u përket juve për të sjellë një ndryshim të vërtet e të prekshëm për të gjithë sipërmarrësit guximtar të rajonit”, tha ai.

Në këtë event morën pjesë pesë startup-e premtuese, të cilat u përzgjodhën për të prezantuar idetë e tyre përpara një paneli të gjerë investitorësh dhe aktorësh të ekosistemit: Workflow AI: Asistent për punëtorët në terren, që funksionon në kohë reale përmes teknologjisë “wearable” dhe inteligjencës artificiale.

Workflow AI e transformon mënyrën se si punonjësit mësojnë dhe operojnë, duke ofruar udhëzime të menjëhershme, përkthim shumëgjuhësh dhe reagim të menjëhershëm për çdo detyrë: nga orientimi i punonjësve të rinj, deri te operacionet e përditshme.

Boccun: Një platformë digjitale që lidh prodhuesit e verës me adhuruesit e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, Boccun sugjeron verëra që përputhen me shijet dhe preferencat e secilit përdorues.

MindForge: Një platformë moderne për trajnime dhe menaxhim të njohurive në vendin e punës, e ndërtuar për të automatizuar 100% proceset e “onboarding” dhe trajnimit.

Me analiza të thelluara në kohë reale dhe një asistent të fuqizuar me AI, MindForge kursen orë të tëra të departamenteve të HR-së dhe përmirëson performancën e përgjithshme të ekipeve në rritje.

Lasken: Një platformë unike për sektorin e shëndetësisë, që ofron një burim të vetëm dhe të personalizuar për informim, kërkim partnerësh dhe bashkëpunim. Me teknologji të avancuar AI, Lasken e bën të lehtë eksplorimin e mundësive të reja nga blerjet, tek zbulimi i furnitorëve strategjikë.

Ayita: Asistent digjital personal që përmirëson produktivitetin dhe ndihmon në marrjen e vendimeve të shpejta nëpërmjet planifikimit, menaxhim të detyrave kontekstuale dhe ndërveprimit të vazhdueshëm. Ayita është zgjidhja që ndihmon profesionistët të jenë gjithmonë një hap përpara.

Eventi u përshëndet gjithashtu edhe nga Ravik Mima, Drejtor Ekzekutiv i KFSEE. Mima vuri në dukje rëndësinë e veçantë që kanë ngjarje të tilla në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit.

Ai ftoi investitorët në fazën përfundimtare dhe më të rëndësishme të “Mind Sharing”, ku investitorët mblidhen me dyer të mbyllura, dhe ku ata shprehin interesin për të bashkë-investuar në startup-et e prezantuara, për të vazhduar më pas me Due Diligence i cili do të vijoj në javët e ardhshme.

Mbrëmja përfundoi me pjesën e rrjetëzimit.

“Të ftuarit e vlerësuan eventin si unik në formatin e tij, jo vetëm për të sjellë së bashku aktorë kryesor të ekosistemit, por edhe për të ndikuar konkretisht që ëndrrat e këtyre themeluesve punëtorë e të dedikuar të bëhen realitet. Keiretsu Forum SEE po bëhet një faktor kyç në skenën e biznesit të rajonit duke lidhur sipërmarrës të suksesshëm që duan të bëjnë ndryshimin si engjëj biznesi në Evropën Juglindore.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të qenë pjesë e një forumi; më shumë sesa për t’ju bashkuar një komunitet që po nxit ndryshimin. Thënë kjo, anëtarësimi i sipërmarrësve dhe investitorëve të njohur shqiptarë, mbetet një thirrje e hapur e në të njëjtën kohë duhet konsideruar një alternativë që u jep mundësinë atyre të bëhen bashkë me të ngjashmit e tyre, të investojnë në startupet me premtuese të rajonit, si dhe të formësojnë të ardhmen dhe të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur në Kosovë, Shqipëri edhe në gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Ky projekt është financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes së 7-të për Propozime Rajonale të Projekteve “Mbështetje për Promovimin e aktiviteteve rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”.

The post “Keiretsu Forum SEE në Podgoricë’, forcon ekosistemin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

12 June 2025 at 06:56


Dashi

Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori të cilën e keni përzemër, çdo gjë do të ecë më së miri. Do të jeni të karikuar me energji dhe gati për tu hedhur në aksion në çdo drejtim. Përfitoni nga këto ditë, pasi Hëna do të jetë në anën tuaj.

Demi

Kjo e enjte do ju mbushë me frymë pas dy ditëve stresuese që keni kaluar. Duke nisur nga kjo ditë gjërat do të ecin shumë më mirë. Sa i takon ndjenjave është një periudhë e mirë për të guxuar si dhe për të marrë konfirmimet që prisni.

Binjakët

Nga momenti në moment mund të lindin debate apo tensione me dikë, për shkak se mund të ketë një çështje që kërkon sqarim. Fundjava do të jetë dukshëm më e mirë, ku më në fund do të keni mundësi që të relaksoheni. Megjithatë e enjtja mund të sjellë ndonjë keqkuptim, në raportin në çift.

Gaforrja

Do të gjendeni në një situatë në të cilën jo çdo gjë që ju bëni do të pëlqehet. Me gjasë në këtë periudhë ndiheni disi vetëm kundër të gjithëve, ku dikush ironizon çdo gjë që bëni, edhe pse juve ju duket gjëja më e drejtë. Këshillohet që t’iu rezistoni provokimeve dhe të rrini sa më qetë që mundeni. Duket se problemet në punë ose ato personale, ju lënë më pak kohë për dashurinë.

Luani

Kjo e enjte është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos për gjithë ata që janë në kërkim të mundësive të reja në punë dhe për të dalë jashtë rrezes së veprimit. Mjaft të favorshme janë edhe kontaktet me persona që jetojnë larg jush dhe po ashtu favorizohen spostimet dhe ndryshimet në përgjithësi.

Virgjëresha

Ju pret një ditë nën ritmin e zakonshëm, ku mund të ketë keqkuptime lidhur me punën që keni bërë pa u mbushur me frymë. Mirëpo përmirësimi nuk do të vonojë për shkak se yjet janë në anën tuaj dhe do ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Mundohuni vetëm që të jeni më të kujdesshëm në dashuri.

Peshorja

Nëse keni mundësi që të shkëputeni nga puna juaj dhe të bëni një udhëtim, përfitoni nga këto ditë, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Shumë shpejtë pritet që të përjetoni emocione të bukura në dashuri, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj.

Akrepi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të sheshoni çdo luhatje që keni pasur dhe të rigjeni entuziazmin në jetën në çift. Mundohuni që të organizoni diçka të bukur për të surprizuar partnerin/en.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje-ngritje, ku nga njëra anë Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju mbrojë, por nga ana tjetër do të ndjeni një lloj nervozizmi, për shkak të disa problemeve në punë. Mundohuni që këtë nervozizëm të mos e reflektoni në raportin në çift, si dhe të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse ndiheni konfuz.

Bricjapi

Pas një fillim jave disi të ngarkuar, tashmë do të nisë përmirësimi, sidomos sa i takon ndjenjave. Bëni mirë që t përfitoni për të pasur rikuperim në dashuri, apo për të nisur një histori të re. Sa i takon punës, nëse ka probleme, mundohuni që të ruani vetëkonterollin, pasi nuk është momenti që të hidhni në erë gjithçka.

Ujori

Kjo e enjte është mjaft e bukur, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara. Yjet do të jenë në anën tuaj, sa i takon raporteve ndërpersonale, takimeve dhe marrëdhënies në çift.

Peshqit

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ndiheni në siklet, për shkak të situatave tensionuese të cilat duhet të kaloni. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve dhe të mos reagoni. Bëni shumë kujdes ndaj gjithçkaje që do të thoni gjatyë këtyre ditëve, pasi dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar. Duroni edhe pak, pasi gjërat do të ndryshojnë!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on Sinjali.

Përballje historike, pas 5 orë e 30 minutash Carlos Alcaraz fiton French Open duke mundur numrin 1 të tenisit

8 June 2025 at 21:58

Carlos Alcaraz bëri një rikthim të jashtëzakonshëm për të fituar finalen e meshkujve në Roland Garros të dielën, duke mposhtur numrin 1 në botë, Jannik Sinner me rezultatin 4-6, 6-7 (4), 6-4, 7-6 (3), 7-6 (2).

Në finalen më të gjatë në historinë e turneut, spanjolli demonstroi një vendosmëri të jashtëzakonshme për të mbrojtur tre herë pikë që i jepnin kampionatin Sinnerit në setin e katërt dhe në një farë mënyre të vazhdoi duke fituar setin e pestë, hera e parë që një një tenist në kampionatin për meshkuj ka arritur një sukses të tillë në Roland Garros, sipas TNT Sports.

Pesë orë e gjysmë pasi u përball me shërbimin e parë të Sinner në ndeshje, Alcaraz u përball me shërbimin e fundit të italianit, duke luajtur bërë një gjuajtje të shkëlqyer në vijën e finishit përpara se të binte në tokë ndërsa shumica e turmës së zhurmshme në Court Philippe-Chatrier festoi një fitore që nuk do ta harrojë kurrë.

Në moshën 22 vjeç, një muaj e tre ditë, Alcaraz tani ka fituar titullin e tij të pestë “Grand Slam” në të njëjtën moshë që ishte heroi i tij, Rafael Nadal kur fitoi të pestin personal në Wimbledon në vitin 2008.

Por numri 2 në botë nuk ka fituar kurrë asnjë prej tyre si kjo. Edhe parada e pafundme e rekordeve që vendosi kjo ndeshje nuk i bën drejtësi tenisit të jashtëzakonshëm të shfaqur gjatë ndeshjes së sotme.

Kjo ishte finalja e dytë më e gjatë e një Grand Slam në Epokën e Hapur; Alcaraz tani është vetëm lojtari i gjashtë që rikthehet nga dy sete disavantazh për të fituar një finale të French Open, duke iu bashkuar me lojtarë si Björn Borg, Andre Agassi dhe Novak Djokovic.

Spanjolli është gjithashtu lojtari më i ri që fiton dy tituj radhazi në teke për meshkuj në Paris që kur Nadal, “Mbreti i fushës së Argjilës, fitoi katër radhazi midis viteve 2005 dhe 2008.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përballje historike, pas 5 orë e 30 minutash Carlos Alcaraz fiton French Open duke mundur numrin 1 të tenisit appeared first on Sinjali.

Hapet Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës me pjesëmarrjen e rreth 130 bizneseve

4 June 2025 at 14:28

Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025 sot ka hapur dyert me rreth 130 biznese.

Qytetarë të shumtë shprehën interesim për të parë mundësitë që ofrohen nga bizneset, në hapjen e panairit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna tha se panairi i punës është një ngjarje që me vite ka dëshmuar sukses.

“Ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve publike, organizatave partnere ndërkombëtare si dhe sektorit privat. Kemi mbi 130 kompani vendore e ndërkombëtare që kanë zgjedhur të jenë prezentë në panairin e organizuar sot. Jo vetëm për të rekrutuar punëtorë të rinj, por njëkohësisht edhe për të gjetur talent për punët e tyre konkrete në tregun e punës që operojnë. Janë 500 vende të lira të punës dhe prapa çdo vendi ofrohet një mundësi e re reale për ndryshim dhe karrierë të suksesshme. Ky panair është më shumë se një vendtakim. Është pjesë e vizitonit tonë për një treg punë të hapur, gjithëpërfshirës dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, tha Dobruna.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partnerëve në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, një aspekt kyç i këtij përkushtimi është ofrimi i mbështetjes së synuar për qytetarët, duke ndihmuar në qasjen në mundësi karriere dhe përdorimin e njohurive dhe aftësive brenda vendit.

Rohde tha se panairi ofron një mundësi unike për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për kërkuesit e punës, për të eksploruar vendet e lira të punës, për të planifikuar hapin tjetër në karrierë dhe për të zbuluar mundësi ekonomike.

“Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partnerëve kombëtarë në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Një aspekt kyç i këtij përkushtimi është ofrimi i mbështetjes së synuar për qytetarët, duke ndihmuar në qasjen në mundësi karriere dhe përdorimin e njohurive dhe aftësive brenda vendit. Në mënyrë të veçantë, organizatat partnere mbështeten në ofrimin e shërbimeve të synuara për ri-integrim socio-ekonomik që adresojnë nevojat unike të grupeve të tyre të klientëve. Së bashku me partnerët, përkatësisht agjencinë e punësimit dhe universitetet publike, po bashkëpunojmë në hartimin dhe zbatimin e iniciativave për të mbështetur të rinjtë përmes programeve të trajnimit, praktikave, mbështetjes për startup-e dhe punësim… Panairi gjithashtu ofron një mundësi unike për qytetarët e këtij vendi, Kosovës, veçanërisht për kërkuesit e punës, për të eksploruar vendet e lira të punës, për të planifikuar hapin tjetër në karrierë dhe për të zbuluar mundësi ekonomike”, potencoi Rohde.

Ndërkaq, prorektorja për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Majlinda Gjelaj tha se ky event që po i lidhë punëkërkuesit dhe punëdhënësit ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Ajo tha se ky panair ofron mundësi shumë të mira për studentët.

“Ne si universitet jemi të orientuar drejt ofrimit të programeve të cilat ndërlidhen me interesat e rinisë për zhvillim në karrierë. Prandaj, do ta shfrytëzojmë rastin që duke e pasur këtë rini kaq të interesuar, kaq kreative e të shkathët në aspektin digjital të jemi në hap me kohën dhe të ofrojmë ajo çka atyre iu nevojitet. Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentë. Në kohërat më të hershme nuk e kanë pasur studentët një mundësi të tillë… Ky event që po i lidhë punëkërkuesit dhe punëdhënësit mendoj se ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Gjelaj.

Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025 u organizua nga Agjencia e Punës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe mbështetje përmes GIZ.

Ky panair u organizua për të nëntën vit me radhë, derisa motoja për vitin dy mijë e njëzet e pesë është “Ndërto karrierën tënde, fuqizo të ardhmen tënde. /KP/

The post Hapet Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës me pjesëmarrjen e rreth 130 bizneseve appeared first on Telegrafi.

12 vite pas aksidentit tragjik, ish-shefi ndan detaje të rralla për gjendjen e Michael Schumacher

4 June 2025 at 10:06

12 vite pas aksidentit të rëndë ndërkohë që bënte ski, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të qëndrojë larg syrit të publikut, ndërsa detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore mbeten të pakta.

Së fundmi, një përditësim i rrallë ka ardhur nga ish-shefi i tij te Benetton, Flavio Briatore, i cili ka ndarë kujtime emocionale dhe vlerësime për pilotin ikonik.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Briatore tha se vazhdon të flasë shpesh me familjen Schumacher dhe pranoi se Michael është ende i detyruar të qëndrojë në shtrat. “Nëse i mbyll sytë, e shoh duke buzëqeshur pas një fitoreje. Preferoj ta kujtoj kështu,” – u shpreh ai.

Deklarata e tij përforcon atë që është pohuar më parë nga burime pranë familjes. Ish-bashkëshortja e Briatore-s, Elisabetta Gregoraci, ka thënë më herët se Schumacher “nuk flet, por komunikon me sy”, ndërsa djali i tij, Mick Schumacher, ka pranuar në një dokumentar të Netflix se komunikimi mes tyre ka ndryshuar pas aksidentit.

Pavarësisht sfidave, familja e Schumacher ka dhënë shenja të vogla jete publike. Në muajin prill, Schumacher nënshkroi një përkrenare të ikonës së F1 Sir Jackie Stewart, për një nismë bamirësie – një veprim që u përshkrua si “emocional” nga ish-shoku i skuadrës, Johnny Herbert.

Michael Schumacher mbetet një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e Formula 1, me 7 tituj botërorë, 155 podiume dhe 71 xhiro më të shpejta gjatë një karriere brilante.

Kur u pyet për pilotin më të mirë të të gjitha kohërave, Briatore përmendi emra të mëdhenj si Schumacher, Senna dhe Alonso, por theksoi se sot “numri një është padyshim Max Verstappen”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 12 vite pas aksidentit tragjik, ish-shefi ndan detaje të rralla për gjendjen e Michael Schumacher appeared first on Sinjali.

Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?

4 June 2025 at 06:53

Dashi

Gjatë kësaj dite do jetë sektori profesional ai që do privilegjohet dhe mund të keni arritje të mëdha nëse tregoheni realistë dhe të duruar. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni edhe kontradikta. Nuk do mendoni shumë për tjetrin dhe duke e lënë pas dore ai do ndihet tërësisht bosh. Nëse nuk doni ta humbni ndryshoni sjellje. Ju beqarët do veproni si ta mendoni për momentin dhe mundet të filloni një lidhje që në fakt ka për të vazhduar gjatë. Në punë ka shumë mundësi t’ia dilni mbanë në çdo angazhim që do merrni. Askush nuk do jetë mbi ju madje shpesh do iu kërkohen këshilla. Financat do e kalojnë fazën delikate dhe do jene më të qëndrueshme.

Demi

Saturni do iu japë energjinë e dukur sot për t’iu shkuar deri ne fund gjërave dhe për të arritur çdo objektiv. Do keni edhe këmbëngulës. Për ju që keni një lidhje Dielli do jetë shumë i favorshëm. Ai premton një ditë shumë të këndshme, të mbushur plot sensualitet, bashkëpunim dhe ngrohtësi. Personi që do takoni ju beqarët do iu bëjë të dridheni dhe të mos e heqin mendjen për asnjë çast nga ai. Në punë as nuk duhet të dyshoni për aftësitë tuaja. Sado të ngarkuar të jeni dhe sado në vështirësi të ndodheni do ja dilni mbanë. Financat nuk do jenë ashtu si duhet. Mos luani as me lojëra fati sepse më shumë do humbni sesa do fitoni.

Binjakët

Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite. Duke pasur këto tre cilësi çdo gjë ka për t’iu ecur edhe më mirë. Planetët do sjellin më shumë bashkëpunim në çift. Për pasojë dita pritet të jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Për ju beqarët, dashuriçkat do jenë më të shumta se çdo herë tjetër. Edhe pse nuk do filloni një lidhje serioze kënaqësia do jetë e madhe. Në punë do jeni mbështetje e fortë për gjithë kolegët dhe në disa momente mund të lini pas dore gjërat tuaja. Paratë do jenë goxha më të mira dhe do mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër pa e vrarë shumë mendjen.

Gaforrja

Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Do keni fuqi,. durim dhe këmbëngulje pafund. Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe ju do tregoheni më realiste sesa kohët e fundit. Kjo në fakt do iu hapë më shumë sytë dhe do i mendoni gjërat më mirë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të joshni përtej limiteve sepse në vend që të gjeni atë që kërkoni do merrni një nam të keq që do e vuani gjatë. Në punë do jeni më të suksesshëm nëse keni një kompani tuajën ose nëse ushtroni një profesion të lirë. Kujdes me shpenzimet e tepruara nëse nuk doni ta çekuilibroni buxhetin tuaj.

Luani

Nëse keni pakënaqësi apo dyshime më mirë flisni hapur sot dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin mund të kalojë një ditë paksa të vështirë. Mos u viktimizoni sepse në këtë mënyrë do ia ngrini edhe me shumë nervat atij. Nëse jeni beqarë do e bëni për vete atë që dëshironi dhe ai nuk do mund t’iu rezistoje dot. Më në fund erdhi edhe dita juaj. Në punë shihni nga të gjitha anët para se të veproni edhe pse do jeni bindës dhe do keni mbështetjen e të gjithëve. Shmangni operacionet e ndërlikuara financiare nëse nuk doni që financat të dobësohen ndjeshëm. Dite e pafavorshme për këtë sektor.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të veproni me shumë takt sepse as nuk e mendoni çfarë mund t’iu ndodhë në momentin më të papritur. Ju që jeni në një lidhje do ecni në një fushë të minuar. Nga momenti në moment mund të lindin debate dhe konflikte të cilat do ua shtojnë mërzitjen. Ju beqarët edhe pse do lodheni paksa do mund të gjeni personin që keni ëndërruar. Mos e lini atë t’iu ikë nga duart. Në punë sido që të vijnë gjërat mos u izoloni dhe mos mendoni se nuk ka rrugëdalje. Kërkoni mbështetje nga kolegët dhe gjithçka do zgjidhet. Në planin financiar nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm. Dijeni se po nuk e shtrënguar pak rripin nuk do fitoni asgjë.

Peshorja

Hëna dhe Urani do ju mbajnë nën presion gjatë kësaj dite dhe në disa momente do keni frikë të hidhni hapa. Neptuni do iu bëjë më të kthjellet ju të dashuruarve. Nëse keni pasur mosmarrëveshje do mundoheni t’i sqaroni dhe do flisni më hapur me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë nuk do keni asnjë takim interesant dhe nuk do mundeni dot ta ndryshoni statusin. Në punë do ju kërkohet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur objektivin. Në fakt edhe pse të lodhur ju nuk do kurseheni aspak. Në planin financiar Mërkuri do iu japë ide shumë të mira se si ta përmirësoni buxhetin dhe shumë shpejt do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Akrepi

Tregohuni të arsyeshëm dhe të moderuar gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do iu ecin gjërat sidomos në dashuri dhe në planin profesional. Merkuri, planeti i komunikimit dhe i fjalëve do jetë në anën tuaj nëse keni një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Ju beqarët do luftoni fort për të arritur atë që doni në jetën dashurore dhe do ia dilni mbanë. Shprehini sa më shumë ndjenjat pa u druajtur aspak. Në punë nuk do keni më shumë persona kundër sfidave që keni ndërmarrë dhe do hidhni hapa akoma më përpara. Financat kanë qenë të mira dhe sot do të përmirësohen edhe më tepër. Për disa fati do jetë i pashtershëm.

Shigjetari

Sado të vështira të jenë gjërat gjatë kësaj dite duhet patjetër të merrni disa vendime thelbësore. Nëse keni një lidhje mundohuni me sa të keni mundësi të rregulloni të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lindur me partnerin tuaj. Do ndiheni edhe vete më të qetë shpirtërisht. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë nëse doni që të gjeni personin e duhur. Shikoni mirë kudo që do shkoni. Në punë, cilido që të jetë pozicioni që keni duhet të veproni me takt dhe diplomaci që te mos keni probleme më vonë. Për financat duhet të ndërmerrni një strategji të re menaxhimi sepse gjendja do jetë paksa delikate. Mos lejoni që gjërat të marrin tatëpjetën më shumë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite priten ndryshime goxha të mëdha që do ju kthejnë humorin e mirë. Për ju të dashuruarit më në fund do vijë një dite ashtu si e keni dëshiruar që të ishte. Nuk do keni as probleme dhe as debate me atë qe dashuroni. Nëse jeni beqarë yjet do iu bëjnë një surprizë. Bëhuni gati dhe emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Në punë, do iu jepet një detyrë e re që në disa momente do ju kërkojë edhe disa sakrifica. Mos ngurroni sepse keni për të dalë të fituar. Në sektorin financiar pritet të keni fat dhe do iu gjeni zgjidhje të gjitha atyre pengesave që iu kanë dalë kohët e fundit. Planetët do jenë në anën tuaj.

Ujori

Bëni edhe pak përpjekje sot që të gjeni ekuilibrin që ju ka munduar. Keni për ta parë që më pas gjërat kanë për të qenë më ndryshe. Ju të dashuruarit do jeni me këmbë në tokë dhe më të ekuilibruar në mendime. Kjo do iu krijojë mundësinë të ndiheni rehat dhe të lumtur. Mundohuni t’i shprehni edhe më tepër ndjenjat. Ju beqarët do e përdorni së tepërmi aftësinë tuaj joshëse dhe do bëni për vete cilindo që ju do. Në punë gjërat do ju n ndërlikohen pak më shumë dhe shefat nuk do ngurrojnë t’ua vënë në dukje. Përvishni mëngët dhe keni për t’i dalë mbanë. Për të stabilizuar buxhetin duhet të bëni pak përpjekje sepse nëse e lini pas dore gjithçka, nuk do i keni mirë punët.

Peshqit

Mos u inatosni për problemet më të vogla që do ju dalin para sot sepse gjithçka e ka një zgjidhje po reflektuat. Yjet do jenë mjaft të favorshëm për jetën tuaj në çift. Ata do bëjnë çmos që ju të qëndroni larg konflikteve me njëri-tjetrin dhe të dhuroni sa me tepër dashuri. Venusi, duke bashkëpunuar me Plutonin do iu krijojë kushtet e favorshme që ju beqarët të krijoni një lidhje. Në punë sado të mundoheni do e keni të vështirë të nisni një bashkëpunim me disa persona që nuk ju kanë pëlqyer asnjëherë. Më mirë mos hidhni hapa pa qenë të sigurt. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Nëse vazhdoni ende me shpenzimet mund ta keni punën keq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju? appeared first on Sinjali.

140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale

3 June 2025 at 12:31

Komunat e Kosovës po përballen me rreziqe të mëdha financiare si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 nga Kuvendi i Kosovës.

Ky aktgjykim shpalli jokushtetues nenin 6, paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili përcaktonte një normë të papranueshme për punonjësit civilë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se megjithëse Gjykata Kushtetuese kërkoi ndryshimin e këtij neni deri më 1 gusht 2024, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta ndryshuar atë.

Ai tha se si pasojë, disa komuna kanë filluar të pranojnë vendime gjyqësore që i obligojnë për kompensime bazuar në një dispozitë tashmë të rrëzuar si jokushtetuese.

“Ky dëm buxhetor vjen përveç një barrë tjetër të rëndë financiare që tashmë rëndon mbi komunat për shkak të zbatimit të vendimeve që burojnë nga kontrata kolektive në sektorin publik, me një kosto të vlerësuar mbi 140 milionë euro në komunat tona”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi shtoi se nëse vazhdon kjo qasje e papërgjegjshme nga institucionet qendrore, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta.

“Nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jokushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi; dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale. Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor”,u shpreh kryetari i AKK-së.

Për të shmangur këto pasoja, Ibrahimi tha se është e domosdoshme që të ndërmerren qëndrime institucionale të unifikuara kundër këtij diskriminimi financiar dhe të kërkohet me forcë që përgjegjësitë të mbeten aty ku ligjërisht dhe kushtetueshëm u takojnë, pra në nivelin qendror. /Telegrafi/

The post 140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale appeared first on Telegrafi.

❌
❌