Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga Peja në Limburg – Rruga drejt majave e Amira dhe Imran Zekajt

1 August 2025 at 15:44

Motër e vëlla në vendin e parë në provincën e Limburgut, ndërsa të dy në vendin e shtatë në nivel shteti të Holandës në sportin e ngjitjes në kategorinë Lead.

Amira Zekaj garon në kategorinë U17 ndërsa Imran Zekaj në kategorinë U15 në nivelin nacional në shtetin e Holandës. Të dy ngjitjen kanë filluar ta zhvillojnë jo më shumë se dy vite më parë, por aftësitë dhe rezultatet e tyre sportive i kanë dëshmuar shumë shpejt në këtë sport që tani është edhe Olimpik.

Të dy në muajin shkurt ishin në Pejë dhe vizituan klubin Marimangat ku bënë ngjitje në sallë së bashku me anëtarët tjerë ndërsa edhe shprehën dëshirën që të jenë pjesë e klubin.

Vullneti i të dyve (motër dhe vëlla) është i madh për të zhvilluar aftësitë profesionale në sportin e ngjitjes ndërsa ëndrra e tyre është që një ditë të garojnë edhe në garat Olimpike.

Por kush janë Amira dhe Imrani?

Babai i tyre Skënderi nga Novosella e Pejës kishte migruar në shtetin e Holandës në vitin 1999. Atje ishte martuar me Ellen Vromans dhe sollën në jetë Amirën, Imranin dhe dy djem tjerë.

Të dy janë duke u shkolluar në qytetin e Venlo ndërsa siç tregon babai i tyre, Amira në moshën 15-vjeçare dhe Imrani në moshën 13-vjeçare filluan të bëjnë ngjitje së pari në një kishë të adaptuar ndërsa më vonë në salla profesionale të Holandës.

 

Tani të dy përveç që ndjekin shkollën, ata pothuajse çdo ditë janë pjesë të ushtrimeve profesionale në sportin e ngjitjes. Janë të motivuar nga familja për të vazhduar tutje ndërsa vullneti i tyre është të tregojnë aftësitë e tyre në nivelet më të larta garuese por edhe të bëjnë krenar kombin e tyre me paraqitjet e tyre sportive.

Si pjesë e klubit Marimanga tani gëzojnë përfaqësim edhe në nivel Kosovës përmes Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, ndërsa sot zyrtarisht u priten edhe nga kryetari i federatës ku biseduam për bashkëpunimet e mëtutjeshme në drejtim të sportit të ngjitjes. /Telegrafi/

 

 

 

The post Nga Peja në Limburg – Rruga drejt majave e Amira dhe Imran Zekajt appeared first on Telegrafi.

Hulk Hogan kishte nënshkruar një nga kontratat më fitimprurëse në histori dhe ajo përfshinte përfitime të çmendura

25 July 2025 at 17:54

Është bërë publike kontrata e jashtëzakonshme e Hulk Hogan me WCW, pas ndarjes nga jeta të ikonës së mundjes në moshën 71-vjeçare.

Anëtari i “WWE Hall of Fame”, me emrin e vërtetë Terry Bollea, ndërroi jetë të enjten si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas policisë, ekipet e urgjencës ndërhynë në banesën e tij në Clearwater, Florida, por ai ndërroi jetë më vonë në spital.

Homazhet për Hoganin kanë vërshuar në rrjetet sociale, me figura të njohura, përfshirë edhe ish-presidentin Donald Trump, që udhëhoqën mesazhet e ngushëllimit për një nga emrat më të mëdhenj të historisë së mundjes profesioniste.

Vdekja e tij ka risjellë në vëmendje shumë detaje të panjohura nga jeta dhe karriera e tij – mes tyre edhe kontrata e tij marramendëse me WCW, e nënshkruar në vitin 1998.

Në kulmin e “Luftës së të Hënës në Mbrëmje” mes WWE dhe WCW, Hogan bëri një lëvizje të bujshme në vitin 1994, duke kaluar në WCW – një vendim që ndryshoi rrjedhën e industrisë së mundjes.

Duke u shndërruar në një personazh negativ dhe duke u bërë fytyra kryesore e fraksionit legjendar NWO së bashku me Kevin Nash dhe Scott Hall, Hogan përfitoi një pasuri të madhe gjatë kësaj periudhe.

Ai u bë atleti më i paguar i WCW-së, dhe në qershor të vitit 1998 nënshkroi një marrëveshje të re me kushte të paprecedenta në këtë industri.

Çfarë përmbante kontrata e vitit 1998?

Dokumenti pesëfaqësh, drejtuar Hoganit, përfshinte një bonus nënshkrimi prej 2 milionë dollarësh, që do të paguhej brenda 14 ditësh. Marrëveshja përfshinte gjithashtu gjashtë paraqitje vjetore me pagesë për shikim, ku ai do të ishte ylli kryesor.

Për këto ngjarje, Hogan përfitonte 15% të të ardhurave nga shitjet e transmetimeve në SHBA përmes “pay-per-view”, ose një shumë minimale prej 675 mijë dollarësh për çdo ngjarje, cilado që ishte më e lartë.

Përveç kësaj, ai përfitonte bonuse që varionin nga 250 mijë deri në 1.75 milionë dollarë, bazuar në suksesin e ngjarjeve, si dhe tre pagesa vjetore nga 1.35 milionë dollarë secila, si paradhënie për tre vitet e para të kontratës.

Përfitime të tjera nga marrëveshja me WCW

Hogan negocionte gjithashtu 25% të të ardhurave bruto nga shitja e biletave për çdo episod të “Monday Nitro” dhe “WCW Thunder” ku shfaqej – me një total prej 16 paraqitjesh vjetore.

Ai përfitonte të njëjtën përqindje edhe për ngjarjet jashtë televizionit, dhe 50% të fitimeve neto nga shitja e produkteve me emrin dhe imazhin e tij.

Si pjesë e fraksionit NWO, ai përfitonte një pagesë mujore prej 20,000 dollarësh për përfaqësimin e grupit me veshje bardh e zi, si dhe një “tarifë konsulence” prej 100,000 dollarësh në vitin e katërt të kontratës.

Gjithashtu, Hogan kishte kontroll të plotë kreativ mbi personazhin e tij dhe shfaqjet ku do të merrte pjesë. Ai përfitonte udhëtime me klas të parë, transport me limuzinë, akomodim në suita dhe 175 dollarë në ditë për shpenzime personale.

Kontrata nuk u realizua e plotë pasi WWE bleu WCW në mars të vitit 2001, duke i dhënë fund epokës së famshme të “Luftës së të Hënës”.

Pas kësaj, Hogan u rikthye në WWE në shkurt të vitit 2002 dhe zhvilloi një ndeshje të paharrueshme kundër The Rock në WrestleMania 18 në Toronto.

Në vitet e fundit, para vdekjes së tij, Hulk Hogan kishte nisur një projekt të ri për promovimin e mundjes amatore së bashku me ish-ekzekutivin e WCW, Eric Bischoff, si dhe linjën e vet të pijeve “American Real Beer”. /Telegrafi/

The post Hulk Hogan kishte nënshkruar një nga kontratat më fitimprurëse në histori dhe ajo përfshinte përfitime të çmendura appeared first on Telegrafi.

Publikohet audioja e thirrjes 911 teksa Hulk Hogan pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij

24 July 2025 at 19:11

Një audio rrëqethëse e thirrjes në numrin emergjent 911 është publikuar, ndërsa ambulancat dhe shërbimet e urgjencës nxituan drejt shtëpisë së ikonës së WWE, Hulk Hogan, i cili po përjetonte një arrest kardiak.

Hogan ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare herët në mëngjesin e së enjtes, në banesën e tij në Clearwater, Florida, pasi pësoi një atak kardiak fatal.

Në audio, operatorët e 911 dëgjohen duke koordinuar ekipet mjekësore dhe duke theksuar se bëhej fjalë për një rast të ndërlikuar arresti kardiak.

Materiali është siguruar nga TMZ, menjëherë pas përhapjes së lajmit shkatërrues për ndarjen nga jeta të legjendës së mundjes.

Sipas raportimeve, disa automjete policie dhe ambulanca u panë të parkuara jashtë shtëpisë së Hogan, ndërkohë që ai u nxor me barelë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit – por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. /Telegrafi/

The post Publikohet audioja e thirrjes 911 teksa Hulk Hogan pësoi arrest kardiak në shtëpinë e tij appeared first on Telegrafi.

“Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë

21 July 2025 at 13:28

Është publikuar pamja që tregon momentin kur sportisti nga Kosova, Shkëlzen Goqi, bën kërcimin e tij nga “Ura e Vezirovit” në Podgoricë – duke shoqëruar hedhjen me një gjest të njohur për shqiptarët: simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dokumenton qartë çastin kur Goqi bën shenjën me duar para se të hidhet nga lartësia – një gjest që më pas u interpretua si “provokues” nga organizatorët dhe që solli diskualifikimin e tij nga gara tradicionale e kërcimeve në ujë, të mbajtur të dielën në kryeqytetin e Malit të Zi.

Shkëlzen Goqi, një emër i njohur për publikun kosovar dhe i vlerësuar për aftësitë e tij në kërcime ekstreme, është me origjinë nga Gjakova. Ai theksoi se nuk kishte qëllim tjetër përveçse të shprehte përkatësinë e tij kombëtare.

 

🇦🇱 Albanian diver from Gjakova, Shkelzen Goqi, was disqualified from a competition in Montenegro 🇲🇪 for the double eagle gesture.

Why does the Eagle hand-gesture offend Serbs? 👐🏻👐🏻

His dive was top class though 👏🏻 🦅 pic.twitter.com/a7c4WmoKcY

— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) July 20, 2025

Në një deklaratë për Radio Gjakova, Goqi u shpreh qartë dhe me dinjitet: “Pavarësisht si më prezantuan, unë e di nga vij. Jam nga Gjakova, jam nga Kosova, dhe këtë nuk ma heq askush. Shqiponja ishte përgjigjja ime”.

Diskualifikimi i tij ka nxitur shumë reagime dhe komente mbështetëse në rrjetet sociale, ku qytetarë, sportistë dhe figura publike kanë cilësuar ndëshkimin si i padrejtë dhe politik. Për shumë shqiptarë, gjesti i Goqit nuk është provokim, por shprehje e identitetit kombëtar, e njëjtë me mënyrën se si sportistët shqiptarë e kanë përdorur simbolin e shqiponjës në ngjarje ndërkombëtare.

Sipas mediave malazeze, vendimi për diskualifikim u mor pas reagimeve nga publiku dhe ndërhyrjes së Evald Krniq, fituesit të garës, i cili i kërkoi jurisë përjashtimin e Goqit. Organizatorët, përmes sekretarit për sport të Podgoricës, Darko Nikçeviq, sqaruan se “rregullat e manifestimit ndalojnë shfaqjen e simboleve politike apo kombëtare”.

Në fund të ditës, Shkëlzen Goqi nuk mori çmim – por mori zemrat dhe respektin e shumë shqiptarëve, të cilët në vend të medaljes, i dhanë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre. /Telegrafi/ 

The post “Jam nga Gjakova, jam nga Kosova – shqiponja ishte përgjigjja ime” – publikohet momenti i kërcimit të Shkëlzen Goqit në Podgoricë appeared first on Telegrafi.

Kryeministri Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës

27 May 2025 at 13:27

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Ballkonin e Hapur të Qeverisë gruan e parë shqiptare, e cila ka shënuar histori në alpinizmin ndërkombëtar, duke ngjitur 14 majat më të larta të botës, alpinisten Uta Ibrahimi.

Të mbledhur për të nderuar “Utën e Maleve”, kryeministri Kurti e cilësoi atë sinonim të lartësive, jo vetëm lartësive të majave që i ka ngjitur, por edhe të virtyteve që ajo përfaqëson. Ekspeditën e saj, me synimin për të ngjitur 14 malet më të larta të botës, Uta e filloi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit – 8,848 metra lartësi, dhe e finalizoi me ngjitjen e fundit, të 14-tën me radhë, në Kanchenjunga.

“116,294 metra është lartësia totale e 14 majave që i ka ngjitur Uta… kjo është 13 herë më lart se vet mali Everest… e diku rreth 10 herë më lart se lartësia mesatare e një aeroplani të zakonshëm pasagjerësh në fluturim. Është prej atyre gjërave që mund t’i mendojmë por disi jo edhe t’i imagjinojmë, që duken krejt të pabesueshme sikur të mos dukej dëshmia e gjallë – njeriu që e bëri, Uta, e cila është sot këtu, mes nesh… mbi 116 mijë herë e përmbushur dhe krenare”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se Uta është shembulli që u flet të gjithëve, por veçanërisht të rinjve dhe vajzave tona, me mesazhin që ëndrrat nuk janë asnjëherë shumë të mëdha kur ke guxim për majat dhe besim në vete.

“Përmes teje Uta, Kosova ka qenë në K2, në Annapurna, në Makalu e deri në Kanchenjunga. Ke qenë atje ku stuhia nuk të fal, ku ajri nuk mjafton, ku temperatura nuk premton, por ku për njerëzit sikur ti – vullneti është më i fortë se cilido gur e shkëmb dhe nuk ka maje që nuk arrihet. Me dy flamuj në shpinë, që i ke bartë brenda çantës në krah e brenda zemrës në kraharor, së bashku me të gjithë vendin prej nga vjen”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti veçoi edhe pasionin dhe angazhimin e Utes për mbrojtjen e natyrës, për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj, për të cilën e falënderoi në emër të Qeverisë, institucioneve dhe qytetarëve. Me këtë rast, ai zbuloi se jemi në proces të vlerësimit të të gjitha procedurave dhe mundësive që një nga majat e maleve tona të mbajë emrin “Maja e Utës”, për emrin që ka shënuar histori të alpinizmit ndërkombëtar e që duhet përgjithmonë të jetë i lidhur me tokën e me malet e Kosovës.

Ndërkaq, alpinistja Uta Ibrahimi, u shpreh se këtë pritje e sheh si mirëseardhje në shtëpinë e saj, në një vend për të cilin, siç tha ajo, pas çdo ngjitje në maje të botës, gjithmonë ka pasur një motiv: Kosovën.

Arritjet e saj si e para në Ballkan që ka ngjitur 14 majat e botës, ajo nuk i konsideroi vetëm arritje personale, por e cilësoi si nder dhe përgjegjësi për ta çuar përpara këtë frymë dhe për të dhënë këtë energji për vendin tonë. Ndër të tjera, u shpreh thellësisht mirënjohëse dhe falënderuese për organizimin mikpritës nga Zyra e Kryeministrit, të cilin e vlerësoi si një moment emocional për të.

“Unë jam ngjitë në majat e botës, mirëpo gjithmonë e kam pas një qëllim, që ta çoj sa më lartë Kosovën, dhe flamurin e Kosovës, në secilën maje”, u shpreh Uta, duke i bërë thirrje të gjithëve që së bashku të ngjiten në majat e bukura të maleve të Kosovës.

The post Kryeministri Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës appeared first on Telegrafi.

Muaythai: Kosova garon në Botëror dhe synon organizimin e edicionit të ardhshëm në Prishtinë

26 May 2025 at 09:54

Ekipi i muaythait po merr pjesë në Kampionatin Botëror në Antalya, të cilin synon ta organizojë vitin e ardhshëm në Prishtinë.

Pas suksesit të shënuar vitin e kaluar në Kampionatin Evropian të organizuar në Prishtinë, ekipi i muaythait të Kosovës po merr pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 24 deri më 31 maj 2025 mbahet në Antalia të Turqisë për senior dhe grupmoshën U-23.

Kosovën po e përfaqësojnë garuesit Lindon Demiri, Arbos Maliqi dhe Erdonit Alija, të cilët synojnë t’i sjellin vendit tonë medaljen e parë nga një Kampionat Botëror.

Të shtunën është mbajtur ceremonia hapëse, ku në mesin e mbi 100 shteteve ka valuar edhe flamuri ynë.

Garuesit tanë kanë filluar garimin për U-23, ku fillimisht Erdonit Alija kaloi tutje pas diskualifimit të Paul Kingumba nga Kongoja, ndërsa në ring doli kampioni i Evropës për vitin e kaluar, Lindon Demiri i cili u përball me Elvin Mammadov të Azerbajxhanit.

Pas një lufte të ashpër dhe me goditje të forta, Demiri përsoi humbje pas lëndimit të pësuar në raundin e tretë, për të ndalur këtu rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm.

Kryetari i Federatës së Muaythait të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Kampionat, por gjithashtu ka zbuluar synimet e e mëdha të federatës e cila po lobon që vendi ynë të jetë mikpritës i Kampionatit të ardhshëm Botëror, që parashihet të mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë.

Federata e Muaythait e Kosovës, edhe pse e themeluar vetëm në vitin 2019, ka arritur të organizojë vitin e kaluar Kampionatin Evropian, ndërsa tashmë është favorite për të marrë edhe organizimin e Botërorit.

The post Muaythai: Kosova garon në Botëror dhe synon organizimin e edicionit të ardhshëm në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për shpresat olimpike

5 May 2025 at 12:51

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) vazhdon të investojë në të ardhmen e sportit kosovar, duke mbështetur financiarisht sportistët e rinj që konsiderohen shpresa olimpike për vendin.

Në kuadër të përkushtimit për zhvillimin e sportit elitar dhe përgatitjet drejt Lojërave Olimpike të ardhshme, KOK ka ndarë mbi 82 mijë euro për 46 sportistë të rinj nga 18 federata sportive.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se qëllimi kryesor është që të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët, për atletët dhe për shpresat olimpike.

Krasniqi: KOK mbështetë shpresat olimpike me mbi 82 mijë euro

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar nga viti në vit ta rrisë mbështetjen e sportistëve, numrin e bursistëve olimpik apo shpresave olimpike në këtë rast. Tashmë në këtë vit Komiteti Olimpik i Kosovës i mbështetë 46 sportistë të rinj të cilat vijnë nga 18 federata sportive olimpike që është një numër mjaftë i madh besoj dhe synimi i Komitetit Olimpik është që sa më shumë të rritet numri që të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët tanë, për atletët tanë dhe për shpresat olimpike. Pra, mbështetja e një sportisti për një muaj është 150 euro, që do të thotë për një sportist do të fitojë 1800 euro në vit. Në përgjithësi, për 46 sportistë do të jetë vlera që Komiteti Olimpik i Kosovës do t’i mbështesë sportistët me 82 mijë e 800 euro”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu bëri të ditur se nga muaji shtator i këtij viti, KOK-u do të fillojë mbështetjen edhe të bursistave olimpik të cilët kanë synimin kryesor për përgatitjet për normal olimpike “Los Angleos 2028”

The post ​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për shpresat olimpike appeared first on Telegrafi.

Skiatorja më e mirë në botë poston një foto shqetësuese të këmbës së saj pas një rrëzimi të tmerrshëm

15 April 2025 at 12:57

Skiatorja më e mirë në botë për sezonin që sapo ka përfunduar, Federica Brignone (34 vjeç), ka publikuar një foto të këmbës me pasojat e rënies së tmerrshme që ka përjetuar në Val di Fassa.

Brignone pësoi fraktura të shumta në këmbë në fillim të këtij muaji pasi u rrëzua në sllallomin gjigant në kampionatin kombëtar italian.

Fituesja e përgjithshme e sapoformuar e Kupës Botërore të Skive humbi kontrollin e skive të saj në shpatet e Val di Fassi dhe pësoi një rrëzim të rëndë.

Më pas ajo u transferua me helikopter në një spital aty pranë në Trento dhe Federata Italiane e Sporteve Dimërore njoftoi se ajo kishte një frakturë komplekse të shumëfishtë të tibisë dhe kokës së fibulës në këmbën e majtë.

 

In molti si stanno domandando come sia stato possibile, che Federica BRIGNONE abbia patito un infortunio estremamente grave cadendo nel corso di un gigante.

Le immagini frontali dell’incidente chiariscono ogni dubbio lasciando perfettamente intendere quanto sia stata anomala ma… pic.twitter.com/3hYHnsoaOq

— Massimiliano Ambesi (@max_ambesi) April 4, 2025

Procesi i rikuperimit ka nisur, por pasojat janë të tmerrshme. Bëhet fjalë për një frakturë të dyfishtë të këmbës së majtë dhe në të njëjtën kohë ajo ka këputur ligamentet e përparme të kryqëzuara. Në Milano është kryer një operacion urgjent.

“Sezoni 2024/2025 përfundoi me një zhurmë dhe unë do të preferoja një shishe shampanjë. Tashmë jam duke punuar për t’u rikthyer në 100 për qind. Në çdo rast, kam përmirësuar rekordin e pikëve, por mund të kisha bërë pa këto 42 të fundit”, ka thënë Brignone duke buzëqeshur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Federica Brignone (@federicabrignone)

Italiania e famshme ka falënderuar vëllain e saj Davide Brignone, i cili ka qenë gjithmonë mbështetësi i saj më i madh, por edhe të gjithë ekipin që ka qenë pranë saj, mjekët, sponsorët dhe miqtë.

Prandaj, Brignone do të jetë jashtë pistave për një kohë të gjatë, gjatë gjithë kohës përpara Lojërave Olimpike Milan-Cortina vitin e ardhshëm, ku ajo konsiderohej si një favorite kryesore në shtëpi.

Në shkurt, ajo fitoi medaljen e artë në sllallomin gjigant në Kampionatin Botëror dhe përfundoi një sezon fantastik duke shtuar koleksionit të saj çmime tjera. /Telegrafi/

The post Skiatorja më e mirë në botë poston një foto shqetësuese të këmbës së saj pas një rrëzimi të tmerrshëm appeared first on Telegrafi.

Arritje historike: Astrit Hasani zgjidhet president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes

11 April 2025 at 17:56

Dr. Astrit Hasani është zgjedhur sot President i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në Kongresin Zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë.

Ai ka fituar kundër Presidentit të deritanishëm të EËF italianit me nënshtetësi të Moldavisë Antonio Conflittit.

Dr.Hasani bëhet Presidenti i parë shqiptar i ndonjë Federate Evropiane.

Dr.Hasani, kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, ishte arkëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes që nga viti 2016.

Hasani ka një shkollim superior me magjistraturë në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit dhe doktoraturën në Universitetin e Varshavës.

Është i njohur në Federatën Botërore të Peshëngritjes për qëndrimin e tij që sporti është mbi politikën.

Krahas tyre, i ishte besuar pozita e CEO-së për organizimin e Kongresit Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes, të mbajtur në vitin 2022 në Tiranë të Shqipërisë, organizim që më vonë organizata “Albanian Excellence” i dha çmimin “The Grand Excellence Award”.

Po ashtu, për shkak të kontributit në peshëngritjen evropiane, vitin e kaluar në Varshavë të Polonisë në Kongresin Evropian, pranoi çmimin e madh evropian “Ylli i Artë”.

Si kandidat për president të Federatës Evropiane të Peshëngritjes Dr. Hasani kishte mbështetje të plotë nga KOK-u dhe KOKSH-i.

Ai është edhe këshilltar i KOK-ut, i emëruar muaj më parë pas Asamblesë Zgjedhore të KOK-ut./Telegrafi/

The post Arritje historike: Astrit Hasani zgjidhet president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes appeared first on Telegrafi.

Skandal në Evropianin e mundjes, zv.presidenti i Federatës Botërore quan ‘tradhëtar’ sportistin e Shqipërisë

10 April 2025 at 13:56

Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të mundjes, i cili ka përfshirë sportistin që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev-in dhe zëvendëspresidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili.

Valiev, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë e tij, u cilësua si “tradhëtar” nga Mamiashvili, me këtë të fundit që ushtroi forcë teksa i vendoste medaljen në qafë sportistit që përfaqëson ngjyrat kuqezi.

Mamiashvili, i cili mban postin e zëvendëspresidentit të Mundjes Botërore, është njëkohësisht edhe kreu i Federatës Ruse të Mundjes, vendit të origjinës së Valiev-it.

Ka qenë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) që ka zbuluar skandalin, duke e shoqëruar lajmin me një video të incidentit të ndodhur në Bratisllavë.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë”, shkruan KOKSH-i.

“Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Evrope për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar”.

“Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev-in, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, përfundon denoncimi i KOKSH-it.

 

The post Skandal në Evropianin e mundjes, zv.presidenti i Federatës Botërore quan ‘tradhëtar’ sportistin e Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Usain Bolt dhe ylli i SHBA-së e “tallin” Donald Trump-in me një postim të pabesueshëm

31 March 2025 at 14:59

Fituesi i tetë medaljeve olimpike të arta, Usain Bolt, dhe një ish-lojtar i USMNT (Skuadra Kombëtare e Futbollit të SHBA-së) kanë bërë një "goditje" ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Incidenti ndodhi në vitin 2018, kur Trump, 78 vjeç, ishte në mandatin e tij të parë si President i SHBA-së.

Në atë kohë, administrata Trump kishte filluar të tërhiqte Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) nga një numër njerëzish nga kombësi të ndryshme që jetonin në SHBA.

Raportet sugjeruan se 78-vjeçari kishte thënë: "Pse po vijnë të gjithë këta njerëz nga vendet e d?" gjatë diskutimeve me ligjvënësit për një marrëveshje mbi imigracionin, sipas BBC.

Washington Post gjithashtu raportoi se Trump kishte pyetur: "Pse na duhen më shumë haitianë? Merrini jashtë."

Presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së më vonë mohoi se ishte racist dhe shpjegoi se ai ishte “njeriu më pak racist” që gazetarët kishin intervistuar ndonjëherë.

Megjithatë, kjo nuk e ndali ish-lojtarin e USMNT dhe Premier League, Jozy Altidore, nga një postim ironik në Instagram kundër Trump-it.

Altidore, 35 vjeç, postoi një fotografi të tij përkrah Bolt, 38 vjeç, dhe yllit të NHL-së, Pernell-Karl Subban, 35 vjeç, me mbishkrimin: “Thjesht tre djem nga d që jetojnë ëndrrën,” duke etiketuar llogarinë e Trump-it në Instagram.

Ish-sulmuesi i New York Red Bulls, Hull City, AZ, Sunderland dhe New England Revolution, i cili ka luajtur 115 herë me kombëtaren e tij, ka qenë shumë kritik ndaj racizmit që ka përjetuar gjatë jetës së tij.

"Nëse duhet të spekuloj se sa herë kam qenë pjesë e një abuzimi racial, nuk mund ta them, për të qenë të sinqertë," tha Altidore në një intervistë me Bleacher Report në 2020.

"Lehtësisht në qindra, 200-të, 300-të... Është një gjë shumë e zakonshme në shumë pjesë të botës."

Një incident ka ndodhur në vitin 2013, kur ai u abuzua nga tifozët e Den Bosch pas shënimit të një penalltie për AZ Alkmaar.

Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, gjyqtari Reinold Wiedemeijer kishte dëgjuar mjaft dhe mori lojtarët nga fusha. Lojtarët e Den Bosch shkuan te tifozët e tyre dhe dukeshin sikur i kërkuan që të ndalonin. Ndeshja vazhdoi pas një ndërprerjeje të shkurtër, me ekipin mysafir që fitoi 5-0.

"Është zhgënjyese që këto gjëra ndodhin ende në këtë kohë, por çfarë mund të bësh?" tha Altidore pas ndeshjes.

"Thjesht shpreson që këta njerëz të përmirësohen. Lutemi për ta." /GazetaExpress/

The post Usain Bolt dhe ylli i SHBA-së e “tallin” Donald Trump-in me një postim të pabesueshëm appeared first on Gazeta Express.

Ish-kampioni i UFC-së dënohet me pesë vite burg për tentim vrasje

26 March 2025 at 08:55

Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, Cain Velasquez, është dënuar me pesë vite burg për tentativë vrasjeje.

Velasquez, 42 vjeç, pranoi fajësinë për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë dhe akuza të tjera të lidhura me armë zjarri në gusht të vitit të kaluar në Kaliforni, pasi kishte kryer një të shtënë në vitin 2022.

Ish-luftëtari amerikan qëlloi drejt një automjeti ku ndodheshin tre persona, përfshirë 46-vjeçarin Harry Goularte. Si pasojë e të shtënave, një burrë tjetër në kamion u plagos në krah dhe në pjesën e bustit.

Sipas zyrës së prokurorisë, Goularte ishte shënjestra kryesore e Velasquez-it dhe përballet me akuza për ngacmim të miturve, të cilat i ka mohuar.

Avokatja mbrojtëse, Renee Hessling, e quajti vendimin e gjykatës "me shije të hidhur", pasi kishte shpresuar që Velasquez të shmangte burgun.

Velasquez ka qenë në arrest shtëpiak që nga nëntori dhe ka marrë 1,283 ditë si kohë të vuajtur në paraburgim, çka redukton dënimin e tij të përgjithshëm.

– Gjatë gjithë kësaj periudhe, Cain ka treguar guxim dhe integritet. Ai ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij dhe është mbajtur përgjegjës. Vendimi i sotëm pasqyron kompleksitetin e situatës dhe njeh njeriun përtej titujve të gazetave, – tha Hessling në një deklaratë.

Në një intervistë të fundit për podcastin Kyle Kingsbury, Velasquez pranoi fajësinë dhe shprehu pendesën e tij:

– Nuk mund ta marrim ligjin në duart tona. E di çfarë kam bërë dhe e di se veprimet e mia ishin shumë të rrezikshme për të tjerët. Jo vetëm për personat e përfshirë, por edhe për njerëz të pafajshëm. E kuptoj gabimin tim dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka që duhet për ta shlyer, – u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndjekjeje me makinë prej 18 kilometrash, ku Velasquez qëlloi disa herë me armë zjarri, duke plagosur Paul Bender.

Gjatë karrierës së tij në UFC, Velasquez zhvilloi 15 duele dhe fitoi dy herë titullin kampion në peshën e rëndë, me fitore ndaj Brock Lesnar dhe Junior dos Santos.

Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2019, pas një humbjeje me nokaut nga Francis Ngannou, duke përfunduar karrierën me një bilanc prej 14 fitoresh dhe 3 humbjesh.

The post Ish-kampioni i UFC-së dënohet me pesë vite burg për tentim vrasje appeared first on Gazeta Express.

Donald Trump Jr me një ‘përgjigje’ për ish-bashkëshorten Vanessa që është në lidhje Tiger Woods

25 March 2025 at 15:39

Legjenda e golfit, Tiger Woods, ka konfirmuar lidhjen e tij me ish-bashkëshorten e Donald Trump Jr, Vanessa, në rrjetet sociale.

Donald Trump Jr dha një përgjigje me një fjalë për faktin që Tiger Woods po takohet me ish-bashkëshorten e tij Vanessa, pasi marrëdhënia e tyre u bë publike këtë fundjavë.

Për disa muaj, Woods ishte përfolur për një lidhje romantike me Vanessën, e cila ishte e martuar me djalin e Donald Trump për 13 vjet dhe ka pesë fëmijë me të.

Dhe të dielën, ikona e golfit e konfirmoi zyrtarisht marrëdhënien e tyre me një deklaratë të ndjerë në Instagram, e shoqëruar me foto të tij dhe partneres së re.

"Dashuria është në ajër dhe jeta është më e bukur me ty pranë! Mezi presim udhëtimin tonë së bashku. Në këtë moment, do të vlerësonim privatësinë për të gjithë ata që janë pranë zemrës sonë”, shkroi Woods.

Në shkurt, Woods dhe Vanessa u panë bashkë në një turne në Florida me vajzën e Donald Jr, Kai, e cila është një talent premtues në golf dhe pritet të luajë për Universitetin e Miamit së shpejti.

Raportohet se, meqë fëmijët e tyre ndjekin të njëjtën shkollë dhe të dy jetojnë në të njëjtën zonë në Palm Beach, Florida, Woods dhe Vanessa u afruan dhe mendohet se kanë nisur të takohen rreth festës së Falënderimeve.

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan dhe motra e Donald Jr, e ka dhënë bekimin e saj për këtë lidhje, duke komentuar: "Jam shumë e lumtur për ju të dy."

Por duket se edhe anëtarë të tjerë kyç të familjes e mbështesin këtë marrëdhënie.

Sipas revistës People, e cila citon një burim të brendshëm pranë familjes Trump, Donald Jr është "në rregull" me faktin që ish-bashkëshortja e tij po takohet me Woods.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, i cili i dha Woods Medaljen e Lirisë dhe së fundmi e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë për një event kushtuar Historisë së Zezakëve, gjithashtu besohet se e aprovon këtë lidhje.

Vanessa dhe Donald Trump Jr u divorcuan në vitin 2018 pas 13 vitesh martesë. Ai më pas nisi një lidhje gjashtëvjeçare me Kimberly Guilfoyle, e cila përfundoi vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, Woods ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten e tij Elin Nordegren, e cila u divorcua prej tij për shkak të aferave jashtëmartesore.

Lidhur me marrëdhënien mes Vanessës dhe fëmijëve të Woods, Charlie dhe Sam, një burim i Daily Mail tha: "Asaj i pëlqejnë fëmijët dhe ata e pëlqejnë atë. Pra, nuk kishte asnjë arsye për ndonjë dramë me Elin."

Fituesi i 15 kampionateve të mëdha të golfit, Woods, aktualisht ka më shumë kohë për të kaluar me partneren e tij të re, pasi është jashtë fushave për shkak të një operacioni të fundit në tendinën e këputur të Akilit. /GazetaExpress/

The post Donald Trump Jr me një ‘përgjigje’ për ish-bashkëshorten Vanessa që është në lidhje Tiger Woods appeared first on Gazeta Express.

Hamilton arrin fitoren e parë me “Ferrarin”

22 March 2025 at 11:19

Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e parë me Ferrarin, të cilit iu bashkua në fillim të sezonit.

Shtatë herë kampioni i botës e nisi garën e Shangait nga pole position dhe udhëhoqi të gjitha 19 xhirot.

Për Hamilton, kjo fitore nuk është vetëm e para si pilot i Ferrarit, por edhe e para në një garë sprint që nga prezantimi i formatit katër vjet më parë.

Australiani Oscar Piasti në McLaren fitoi vendin e dytë dhe kampioni në fuqi i botës Max Verstappen (Red Bull) ishte i treti.

Pesëshen e parë në këtë garë e plotësuan piloti britanik George Russell (Mercedes) dhe Monegasku Charles Leclerc (Ferrari).

Lideri aktual i përgjithshëm Lando Norris (McLaren) përfundoi vetëm i teti.

Për kujtim, gara kryesore në Shangai zhvillohet nesër (e diel). 

The post Hamilton arrin fitoren e parë me “Ferrarin” appeared first on Gazeta Express.

Kombëtarja e hendbollit e fiton grantin ekipor prej 100 mijë dollarësh nga KOK-u

19 March 2025 at 14:43

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, konkurrenca e meshkujve, është përfituese e grantit ekipor rreth 100 mijë dollarë (rreth 92 mijë euro) të ndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut e përzgjodhi ekipin kombëtar të hendbollit, bazuar në kriteret dhe rezultatet e fundit, të cilat e bëjnë kombëtaren me gjasat më të përafërta për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

Granti ndahet nga KOK-u, ndërsa fondet janë të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe dedikohen për kombëtaren më të suksesshme.

Siç njofton shtëpia e sportit kosovar, granti vlen për periudhën 2025 – 2028.

Djemtë e Kombëtares A janë në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026, falë fitores ndaj Ukrainës dhe barazimit ndaj Holandës, në grupin 6 kualifikues.

Në muajin maj luajnë me Ishujt Faroe në Prishtinë dhe Holandën në udhëtim.

Të njëjtin grant dhe me të njëjtën kombëtare, hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik.

The post Kombëtarja e hendbollit e fiton grantin ekipor prej 100 mijë dollarësh nga KOK-u appeared first on Gazeta Express.

E jashtëzakonshme Laura Fazliu, fiton për 38 sekonda dhe merr medaljen e bronztë

8 March 2025 at 17:17

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix që po mbahet në Linz të Austrisë.

Xhudistja kosovare u tregua fantastike duke fituar me IPPON ndaj holandezes, Joni Geilen brenda 38 sekondave, shkruan Gazeta Express.

Laura e mori një waza-ari qysh në start, por nuk u zmbraps dhe shpejt u kundërpërgjigj për ta fituar medaljen e bronztë nga ky turne prestigjioz në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Sot, Laura shënoi tri fitore dhe një humbje, atë në gjysmëfinale, teksa në raundin e parë kishte kaluar pa luftë.

Nga Grand Prix i Linzit, ekipi kosovar rikthehet me dy medalje, të bronztën e Laurës dhe të argjendtën që Distria Krasniqi e fitoi dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

The post E jashtëzakonshme Laura Fazliu, fiton për 38 sekonda dhe merr medaljen e bronztë appeared first on Gazeta Express.

Laura Fazliu mposhtet në gjysmëfinale, lufton në repesazh

8 March 2025 at 15:08

Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura përballë e kishte japonezen So Morichika.

Lufta ishte e fortë, por pa hedhje. Iniciativë të lehtë kishte japonezja Morichika, ndërsa në kohën shtesë Laura e pësoi dënimin e tretë për pasivitet. Kështu fitorja i takoi Morichikas.

Laura tani lufton për medalje të bronztë.

The post Laura Fazliu mposhtet në gjysmëfinale, lufton në repesazh appeared first on Gazeta Express.

Laura Fazliu siguron gjysmëfinalen në Grand Prix të Linzit

8 March 2025 at 13:39

Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e dytë në Grand Prix Upper Austria.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e kishte përballë xhudisten e sllovenisë, Leila Mazouzi.

Ndaj saj realizoi Ippon me hedhje të bukur pas vetëm 30 sekondave luftë.

Laura tani është në gjysmëfinale.

The post Laura Fazliu siguron gjysmëfinalen në Grand Prix të Linzit appeared first on Gazeta Express.

Grand Prix Linz: Distria Krasniqi fantastike, kualifikohet në çerekfinale

7 March 2025 at 11:53

Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë perfekte garimin e saj në Grand Prix e Linz të Austrisë.

Pasi kaloi pa luftë në raundin e dytë, kampionia olimpike u përballë me amerikanen, Jenna Schurr në raundin e dytë, shkruan Gazeta Express.

Distria u tregua fantastike, duke fituar me IPPON dhe duke avancuar në çerekfinale.

The post Grand Prix Linz: Distria Krasniqi fantastike, kualifikohet në çerekfinale appeared first on Gazeta Express.

Ish-olimpisti në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI, vrasje të porositura dhe kokainë të trafikuar

7 March 2025 at 11:52

Ryan James Wedding, një ish-snowboardist kanadez olimpik, i cili konkurroi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City, u shtua kohët e fundit në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar të FBI-së.

Pas përfundimit të karrierës së tij sportive, Wedding u akuzua për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ai akuzohet gjithashtu për urdhërimin e vrasjeve të shumta për të mbrojtur aktivitetet e tij kriminale.

FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë ofruar shpërblime që variojnë nga 50,000 deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Autoritetet besojnë se Wedding fshihet në Meksikë, por është e mundur që ai të jetë gjithashtu me banim në Shtetet e Bashkuara ose Kanada.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për drejtimin e një organizate kriminale, me dënime minimale të detyrueshme shtesë për vrasje dhe trafik droge. /Telegrafi/

 

🚨 The #FBI has named Ryan James Wedding to its Ten Most Wanted Fugitives List. Wedding is wanted for his alleged involvement in a large-scale transnational drug trafficking operation and orchestrating multiple murders linked to his criminal enterprise: https://t.co/VD2Z9BLu5F pic.twitter.com/jV1796iMGu

— FBI (@FBI) March 6, 2025

 

The post Ish-olimpisti në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI, vrasje të porositura dhe kokainë të trafikuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌