Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

By: Oldi
13 July 2025 at 21:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë. Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. “Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja […]

The post Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia appeared first on BoldNews.al.

Administrata Trump vendos sanksione ndaj raportueses së OKB-së për të drejtat e njeriut, Francesca Albanese

By: Rovena
10 July 2025 at 08:24

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj Francesca Albanese, raportuese e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, një nga kritiket më të zëshme të fushatës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e lidhi vendimin me mbështetjen që Albanese i ka dhënë Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, për krime të dyshuara lufte në Gaza. SHBA ka vendosur tashmë sanksione ndaj katër gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Rubio akuzoi Albanesen për “bashkëpunim të drejtpërdrejtë” me GJPN-në në përpjekjet për të ndjekur penalisht shtetas amerikanë apo izraelitë, duke e quajtur “të papërshtatshme” për postin e saj si raportuese e OKB-së. Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit në SHBA dhe ngrirjen e çdo pasurie të mundshme që ajo mund të ketë në vend.

Në një reagim në rrjetin social X, Albanese nuk i adresoi drejtpërdrejt sanksionet, por shkroi: “Më shumë se kurrë sot: qëndroj fort dhe me bindje në anën e drejtësisë, si gjithmonë.” Ajo rikujtoi se vjen nga Italia, një nga vendet themeluese të GJPN-së, ku – siç tha – gjyqtarët dhe avokatët kanë mbrojtur drejtësinë shpesh me çmimin e jetës së tyre.

Në një koment për Al Jazeera, ajo i cilësoi sanksionet si “teknika intimidimi në stil mafioz”. Ndërsa për BBC-në refuzoi të komentojë.

Lëvizja përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të fushatës së administratës Trump kundër GJPN-së, e cila po përballet me kritika nga SHBA dhe Izraeli për hetimet ndaj zyrtarëve të tyre.

Rubio e akuzoi më tej Albanesen për “antisemitizëm të hapur”, përkrahje të terrorizmit dhe përçmim ndaj SHBA-së dhe Perëndimit. Kritikat ndaj saj janë fokusuar edhe në një koment të vitit 2014, ku ajo përmendi “lobin hebre” si ndikues në vendimmarrjen amerikane ndaj Izraelit – deklaratë për të cilën më vonë është shprehur se e ka keqardhur, por ka mohuar se ishte antisemitike.

Amnesty International, përmes drejtoreshës së saj Agnes Callamard, dënoi vendimin për sanksionet dhe kërkoi që qeveritë dhe institucionet që respektojnë të drejtën ndërkombëtare të ndërhyjnë për të minimizuar ndikimin e tyre.

Rubio theksoi gjithashtu se Albanese kishte dërguar “letra kërcënuese” disa kompanive amerikane, duke kërkuar që ato të hetohen nga GJPN për përfshirje të mundshme në krime lufte në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ai e përshkroi këtë si “luftë politike dhe ekonomike që kërcënon interesat dhe sovranitetin tonë kombëtar”.

Më herët këtë muaj, Albanese u kërkoi dhjetëra korporatave ndërkombëtare të ndalojnë bashkëpunimin me Izraelin, duke i akuzuar për përfitim nga “ekonomia e okupimit të paligjshëm, aparteidit dhe tani gjenocidit” në territoret palestineze. Izraeli e hodhi poshtë raportin si “të pabazë”.

Albanese ka kritikuar gjithashtu planin e Trump të shpallur në shkurt, për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të zhvendosur banorët e saj diku tjetër, duke e quajtur të paligjshëm, të pamoralshëm dhe me pasoja të rënda për stabilitetin rajonal.

Koha e shpalljes së sanksioneve përkon me vizitën e Benjamin Netanyahut në Uashington, ku u prit me nderime të larta në Pentagon.

125 vende janë palë të Statutit të Romës, që themelon Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ndërsa SHBA dhe Izraeli nuk janë anëtarë të saj. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Izraelin në refuzimin e urdhrave të arrestit nga GJPN, ndryshe nga disa vende evropiane që kanë deklaruar se e respektojnë pavarësinë e gjykatës.

Fushata ushtarake izraelite në Gaza nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, mbi 57,000 persona janë vrarë që nga ajo kohë. Infrastruktura në Gaza është në kolaps, mbi 90% e banesave janë shkatërruar ose dëmtuar, dhe popullsia përballet me mungesë të thelluar të ushqimit, ilaçeve dhe strehimit./abcnews.al

SHBA vendos sanksione ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese

By: user7
10 July 2025 at 07:15

Administrata Trump po vendos sanksione ndaj raportueses speciale të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Francesca Albanese, një kritike e hapur e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Sekretari i Shtetit Marco Rubio e lidhi këtë veprim me mbështetjen e saj për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), disa prej gjyqtarëve të së cilës janë sanksionuar tashmë nga SHBA-të.

Rubio tha se SHBA-të po e sanksiononin Albanese për angazhim të drejtpërdrejtë me GJPN-në në përpjekjet e saj për të ndjekur penalisht shtetas amerikanë ose izraelitë, duke e akuzuar atë si të papërshtatshme për shërbimin si Raportuese Speciale e OKB-së. Sanksionet ka të ngjarë ta pengojnë Albanese të udhëtojë drejt SHBA-së dhe do të bllokojnë çdo pasuri që ajo ka në vend, shkruan BBC.

Ky është përshkallëzimi më i fundit nga administrata Trump, ndërsa zhvillon një fushatë kundër GJPN-së, pasi tashmë ka sanksionuar katër gjyqtarë të saj pasi gjykata vitin e kaluar lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të atëhershëm të mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza, akuza që ata i hedhin poshtë.

Rubio akuzoi gjithashtu Albanese se kishte “përhapur antisemitizëm, kishte shprehur mbështetje për terrorizmin dhe kishte përbuzur hapur Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Perëndimin”.

Ky veprim ka të ngjarë të provokojë një reagim të ashpër nga ata që argumentojnë për përgjegjësi për numrin e të vdekurve civilë nga ofensiva ushtarake izraelite në Gaza.

Raportuesja speciale ka argumentuar prej kohësh se qeveritë perëndimore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur të drejtat e palestinezëve në territoret e pushtuara palestineze dhe me qëndrimin e saj të hapur ka tërhequr mbështetje të konsiderueshme midis atyre që akuzojnë udhëheqësit izraelitë dhe amerikanë se i përdorin akuzat për antisemitizëm si armë, me qëllim që të heshtin kritikat ndaj politikave të tyre.

Koha e njoftimit të sanksioneve është e rëndësishme, me Netanyahun që ndodhet aktualisht në Uashington, ku të mërkurën ai u prit me një kordon nderi të zgjatur në Pentagon. Albanese më parë ka hedhur poshtë pretendime të ngjashme kundër saj, duke i thënë BBC-së në tetor: “Nuk i marr lehtë këto vërejtje dhe shpifjen që ato mbartin, por në të njëjtën kohë, e di që kjo nuk ka të bëjë me mua, pasi paraardhësit e mi e dinin se nuk kishte të bënte me ta”.

“Unë gjithashtu e di që këto shtete anëtare [që bëjnë akuza për antisemitizëm] nuk kanë bërë absolutisht asgjë për t’iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar.”

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Të paktën 57,575 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Shumica e popullsisë së Gazës është zhvendosur gjithashtu disa herë. Më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar; sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur; dhe ka mungesa të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe strehimit.

The post SHBA vendos sanksione ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese appeared first on Lapsi.al.

Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë

7 July 2025 at 09:34

Zjarri në banesën e Sulejman Doku në fshatin Berkanesh të Krujës, e ka shkrumbuar totalisht shtëpinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sipas kryefamiljarit zjarri është diktuar nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për të larguar njërin nga djemtë invalid dhe familjarët e tjerë.

Ndonëse zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë, ka qenë a pamundur të shpëtonin gjë. Sipas 81-vjeçarit Sulejman Doku, zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ai bën thirrje për ndihmë dhe u kërkon institucioneve mundësi strehimi.

The post Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset 64-vjeçarja

By: Ardit
27 June 2025 at 13:57

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. “Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases […]

The post Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset 64-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Sekuestro ndaj banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

27 June 2025 at 09:18

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK.

Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars.

The post Sekuestro ndaj banesës në Qerret, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës appeared first on Sot News | Lajme.

U kap duke vjedhur banesën në Durrës, arrestohet 35-vjeçari

26 June 2025 at 15:18

Policia e Durrësit, me anë të një njoftimi të bërë nga një shtetase se po tentohej të vidhej banesa e saj në lagjen nr.17, ka bërë të mundur kapjen e autorit të këtij rasti.

Autori më iniciale O. T., 35 vjeç dyshohet se kishte kryer një tjetër vjedhje, disa orë para arrestimit.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, disa orë para kësaj tentative për vjedhje, ka vjedhur një biçikletë, në lagjen nr. 18.

Policia ka sekuestruar  një mjet prerës, thikë që iu gjet 35-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U kap duke vjedhur banesën në Durrës, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

By: Elva
24 June 2025 at 22:50

Pas lajmit se brenda banesës së saj kishte rënë zjarr, Franceska Murati ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku qetësoi ndjekësit duke shkruar: “Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë  mbështetja juaj më preku shumë. Thjesht duhet të jemi pak […]

The post Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në banesën e saj, reagon Franceska Murati: Ju falenderoj që më shkruajtët

By: gaze tare
24 June 2025 at 21:37

Franceska Murati ka reaguar pas lajmit se brenda shtëpisë së saj kishte rënë zjarr. Përmes një postimi në Instagram, Franceska qetësoi ndjekësit duke shkruar:

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë.”

Ajo theksoi se nuk kishte vend për panik, duke sqaruar se:

“Nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne.”

Ndërkohë, videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe përmirësimet e fundit në ambientin ku ajo banon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

The post Zjarri në banesën e saj, reagon Franceska Murati: Ju falenderoj që më shkruajtët appeared first on iconstyle.al.

Tentuan të vidhnin një banesë/ Pronari qëllon me armë zjarri ndaj tre shqiptarëve, një i plagosur, dy në arrati

24 June 2025 at 09:39

Një burrë ka kapur në flagrancë tre persona me origjinë shqiptare që kishin hyrë në banesën e tij dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit.

I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre.

The post Tentuan të vidhnin një banesë/ Pronari qëllon me armë zjarri ndaj tre shqiptarëve, një i plagosur, dy në arrati appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Gramsh

By: user7
23 June 2025 at 08:47

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr në një banesë në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit.

Mësohet se për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

The post Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Gramsh appeared first on Lapsi.al.

Zjarri shkrumbon banesën dykatëshe në Korçë

By: user7
22 June 2025 at 11:28

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 22 qershor në fshatin Vithkuq të Korçës. Dyshohet se banesa dykatëshe është përfshirë nga flakët nga një defekt në rrjetin elektrik.

Përshkak të flakëve banesa është shkrumbuar e gjitha dhe ka lënë pas dëme të shumta materiale. Një nga katet mësohet se shërbente si lokal dhe tjetri për banim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

The post Zjarri shkrumbon banesën dykatëshe në Korçë appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

20 June 2025 at 22:41

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Astirit. News24 raporton se i ka shkuar në banesë ish-bashkëshortes, ku ajo jetonte aty së bashku me vajzën 15-vjeçare. Ai aty ka gjetur dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ai është konfliktuar fizikisht me ata, […]

The post VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

“SPAK kontrollon aktivitetin e biznesmenit”, Agasi flet për herë të parë dhe bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm të..

19 June 2025 at 19:10

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ervis Agasi ka reaguar ekskluzivisht për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK.

Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.

Në prononcimin për CNA, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.

“E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.

Agasi dha këtë prononcim për CNA, pas interesimit në lidhje me kontrollet e kryera nga SPAK dhe lajmet e përhapura në media në lidhje më këto kontolle, por edhe një tufë thashethemesh për urdhër-arreste, ndalime,  e të tjera.

 

 

The post “SPAK kontrollon aktivitetin e biznesmenit”, Agasi flet për herë të parë dhe bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm të.. appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

By: V K
18 June 2025 at 10:45

Ditën e djeshme, një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftim i Policisë:

Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Korçë, 59-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

15 June 2025 at 18:03

Një sipërfaqe kullote është përfshirë nga zjarri këtë të diel në Gjirokastër, ku flakët kanë rrezikuar edhe një banesë. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Kardhiqiti, anës rrugës që të çon në fshatin Palokastër, njësia administrative Cepo Mësohet se zjarri ka përfshirë faqen e kodrës në këtë zonë ndërsa i ndhmuar nga terreni i thatë […]

The post Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër

By: Ela
10 June 2025 at 15:40

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në fshatin Golem të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka marrë flakë kati i dytë i banesës në pronësi të shtetasit N. R. “Rreth orës 14:50, në fshatin Golem, dyshohet se për shkak të një […]

The post Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin! Policia në kërkim të 25-vjeçares

7 June 2025 at 11:39

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e mitur.

Denoncimi është bërë nga 41-vjeçari me iniciale S. T., ditën e djeshme. Ndërsa policia po punon për gjetjen e 25-vjeçares me iniciale K. T., dhe dy fëmijëve të denoncuar të zhdukur.

“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.

The post Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin! Policia në kërkim të 25-vjeçares appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

By: Mirgen
6 June 2025 at 22:53

Forcat Ajrore Izraelite thanë se kanë goditur objekte nëntokësore të përdorura nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur dronë në periferi të Bejrutit dhe në Libanin jugor. Udhëheqësit libanezë thanë se sulmi ajror minon armëpushimin e rënë dakord në nëntor pas më shumë se një viti sulmesh ndërkufitare dhe një pushtimi tokësor nga Izraeli. Ushtria […]

The post Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

6 June 2025 at 17:02

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premteje pranë zonës historike në Vlorë. Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka sjellë neutralizimin […]

The post Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌