Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Nuk kam frikë!’/ ‘Gjeli i Peqinit’ i kap ‘bufin’ Ramës dhe e poston në Facebook

9 July 2025 at 16:37

Gjatë fushatës elektorale të 11 majit, deputeti në detyrë i Parlamentit për qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula, nuk u përfshi në listat e kandidatëve të PD-së nga kryetari Sali Berisha dhe mbetet jashtë Kuvendit në këtë legjislaturë.

Gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama e përdori si diskurs politik këtë element, duke sulmuar Primaret e PD-së dhe faktin se si u la jashtë një figurë e spikatur parlamentare si Sula, të cilin e etiketoi edhe “Gjeli i Peqinit” disa herë. Ai e vlerësoi si kundërshtar të fortë që do ia lehtësonte garën për Elbasanin socialistëve. Kurse kreun e PD-së ai e personifikonte me një “buf kënete” gjatë gjithë fushatës.

Dhe tani ‘perla’ e radhës vjen nga vetë deputeti Dashnor Sula. Ai ka postuar së fundmi me një buf në dorë, që duket se “e ka kapur në kënetë”.

Sula shprehet në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, se ‘e hasi diku mes dritës së mëngjesit dhe terrinës, i përhumbur si simbol rezistence që nuk do as të ikë dhe as të ecë përpara’. Por ndryshe nga bufi, deputeti shprehet se “ai nuk ka frikë”

Postimi i dashnor Sulës:

“Diku mes dritës së mëngjesit dhe terrinës që nuk do të ikë pa zhurmë, u shfaq Ai… Bufi. I heshtur, i përhumbur, por gjithmonë nën vëzhgim.

I ulur në mes të rrugës, tamam si një simbol i rezistencës së vjetër që s’di të ikë, por as të ecë përpara. Sytë e tij si të një sistemi që ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim. Dhe po, për pak sekonda më pa si për të më thënë: Këtu jam ende!

Por unë buzëqesha. Sepse ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë nga drita”.

The post ‘Nuk kam frikë!’/ ‘Gjeli i Peqinit’ i kap ‘bufin’ Ramës dhe e poston në Facebook appeared first on Sot News | Lajme.

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

By: V K
23 June 2025 at 10:17

Këtë të hënë, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Raportohet se paraqitja e saj lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Ndaj saj ka edhe një kallëzim nga banorët e fshatit Suk.

Kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

The post Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit

Tiranë, 13 qershor /ATSH/ Kompostimi është një proces që ul sasinë e mbetjeve, duke përmirësuar mjedisin dhe duke i shërbyer komunitetit pasi kthen në pleh organik mbetjet me prejardhje bimore dhe shtazore.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane, që përmes Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (German Agency for International Cooperation- GIZ), ka mbështetur disa bashki në vend, mes tyre edhe bashkinë e Roskovecit për ndërtimin e fushave të kompostimit që mundësojnë trajtimin e mbetjeve të gjelbra të fermave, serrave dhe mbetjeve organike të familjeve.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh në një prononcim për mediet, se në fushën e kompostimit realizohet jo vetëm grumbullimi i kartonit dhe i letrës, por shitja e këtij produkti përmes një marrëveshjeje që i sjellë të ardhura më shumë kësaj bashkie.

“Ne realizojmë edhe grumbullimin e mbetjeve të gjelbërta, që në territorin e Roskovecit janë shtuar jo vetëm se është një zonë rurale dhe urbane, por edhe për faktin që kemi një shërbim të shtuar në sipërfaqet bujqësore. Gati 300 hektarë janë serra, ndaj përmes procesit të kompostimit të mbetjeve bimore ne arrijmë të prodhojmë pleh organik, të cilin sot e përdorim për nevojat e bashkisë, në gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme edhe përmes një marrëdhënieje morale me fermerët që e sjellin vetë sasinë e mbetjeve të gjelbërta dhe ne u japim pleh për sipërfaqet e tyre”, tha Bufi.

Sipas Bufit, këto janë disa procese që realizohen sot në Roskovec, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së GiZ.

“Ne jemi në një dëgjesë publike për të miratuar strategjinë e mbetjeve urbane që prodhohen në një territor të caktuar. Ne duam që në këtë vend të shtojmë edhe një shërbim tjetër që është i rëndësishëm. Dalin disa trungje, degëza që nuk arrijnë të kompostohen dhe kjo kërkon tjetër proces. Kemi përpunimin e ullirit, janë 450 mijë rrënjë ulliri, por bërsitë që dalin nga ky proces bashkë me degëzat dhe trungjet duam t’i përdorim për prodhimin peleta që përdoren për ngrohjen në shkolla. Pra, që bashkia Roskovec të mos nxjerr më para për blerjen e peletave për ngrohje”, u shpreh ajo.

Me anë të kompostimit ulet volumi i mbetjeve që menaxhohet nga bashkia, dhe njëkohësisht bashkia krijon të ardhura përmes shitjes së plehut organik që krijohet.

Ekonomia qarkulluese është një sistem ekonomik që synon minimizimin e mbetjeve nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të burimeve. Në një ekonomi qarkulluese, mbetjet minimizohen dhe burimet përdoren më shumë ekonomikisht, në mënyrë afatgjatë, nëpërmjet ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit të tyre.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi në prononcimin për mediet
1 nga 18

/e.i/a.f/

The post Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e Partisë Demokratike, pas disa shkrimeve në media sipas të cilave thuhet se Departamenti i Shtetit Amerikan nuk e ndalon Berishën që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Kryeministri shprehet se “thashë se ia hoqën vërtet damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.

Rama e quan këtë një tjetër “trushpëlarje shembullore që u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve”.

Sipas Kryeministrit, këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri.

Në video dëgjohen deklaratat e Berishës, nga takimi me naftëtarët tek pensionet 8 miliard.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot. /j.p/

The post Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit”/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së: Nga 50 mijë ka…

5 May 2025 at 14:13

Kryeministri Edi Rama, nuk ndal ironizimet për Kreun e PD-së, Sali Berisha duke postuar video në rrjetin social facebook. Këtë herë Rama solli në vëmëndje gafën që Berisha bëri gjatë takimit elektoral në Gramsh të shtunën. Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha u shpreh se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë….

“Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”, tha Berisha.

Pas kësaj deklarate të Berishës, kryesocialisti shkruan se është një turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar e të pashpresë.

“NJË FABUL POPULLORE DHE NJË SHËNIM

U ndan detyrat baba djemve të rritur. Ti i thotë të madhit do kujdesesh për prodhimin e arës. Ti i thotë të dytit do kujdesesh për shitjen e prodhimit. Ti i thotë të voglit do kujdesesh për babën dhe ta mbash ke shpia që mos e qeshin dynjaja kur të fillojë me lajthitë! Po si do e marr vesh unë këtë o babë?” e pyet djali babën. “Do e marrësh vesh kollaj biri im, sapo baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me fjalët e konakut të grave!”, i përgjigjet i ati.

Shënim: Tani që Bababufi i ka lëshuar edhe zyrtarisht krejt pëllumbat, po zogjtë e tij trushpëlarë e marrin vërdallë nëpër Shqipëri me tendë – se ai nuk e mban dot më as diellin, kurse ata pa të janë si këneta pa ujë – u ka mbetur veç demokratëve të thjeshtë, e me mend në kokë, ta bëjnë detyrën e atij djalit të vogël të fabulës popullore.

Dhe ishallah e bëjnë, duke mos e votuar më për ta nxjerrë rrugëve, se për ta është jo vetëm një votë e hedhur në kënetë, po tanimë edhe një hyrje në gjynah me Bababufin e tyre, ndërsa për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, është një turp i madh të ketë një kënetë në mes të parlamentit, vetëm e vetëm për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë, e më keq akoma, të përçartur!”, shkruan Rama krah videos së postuar.

The post “Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit”/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së: Nga 50 mijë ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeministri Rama nuk ndal ironizimet: Do hyni në gjynah, Bababufi që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, mosha e ka…

5 May 2025 at 12:19

Kryeministri Edi Rama në fushatëne tij elektorale nuk ka kursyer sërish ironizimet për PD, dhe Kreun e saj Sali Berisha. Rama tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Ai tha se asnjë nga të vetët nuk doli që t’i thotë se tashmë është një njeri i mbaruar.

Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë.

“Dua t’ju tregoj një fabul popullore, mbledh babai djemtë, kur u rritën iu thotë të madhit t’i do të kujdesesh për prodhimin e arës. Të dytit do të kujdesesh për shitjen, të voglit do të kujdesesh për babën që kur baba të lajthisë të mos e lësh të dalë nga shtëpia. I thotë po si do e marr vesh, sapo baba të fillojë të fillojë të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me atë të grave, ti mos e lër më babën të dalë nga shtëpia. Mirë që këto vite nuk u gjet as një djalë dhe as një mike, që t’i thoshte bababufit lëre më këtë muhabet se nuk vazhdon më kjo punë, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë. E sjellin vërdallë nëpër Shqipëri një njeri të mbaruar, të pashpresë, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet dhe demokratët e zakonshëm duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël.

Mendoj unë, se hyni edhe në gjynah se mirë votën në kënetë, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Shikojeni këtë punë, këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Hyni gjynah se çoni rrugeçër në Tiranë. Devolli vendi i njerëzve më punëtorë të njohur me nam. Devolli i mikpritjes dhe të tëra të mirave por kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak, çyryk që s’ka lënë rast pa e treguar dhe pa i rënë gjoksit, pa bërë gjeste dhe shfaqje për të thënë se unë jam çyryk nuk e di. Ne duam të jemi bashkë, me ju dhe pa ju, do të fitojmë. Por bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë. Ju bëni një rrugë e dy punë, edhe shpëtoni Shqipërinë edhe shptoni nga këneta.”, u shpreh Rama.

The post Kryeministri Rama nuk ndal ironizimet: Do hyni në gjynah, Bababufi që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, mosha e ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeministri Rama ironizon me videon e bufave/ Gafa e Berishës për pensionin minimal 100 euro, Rama: Rrjedh e rrjedh…

4 May 2025 at 11:13

Kryeministri Edi Rama, publikon videon e rradhës përzgjedhëse për ironizimet ndaj Kreut të PD-së, Sali Berisha. Krahas videos, Rama thotë me ironi se Berisha e shtrëngon dorën kur vjen puna te 6 milionë dollarët për lobim në SHBA, duke thënë se i do për hallin e tij.

“Do vendosim pensionin minimal 100 euro…200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, dëgjohet të thotë Berisha në video, dy gafa që ka bërë së fundmi në takimet elektorale.

“Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarët i do për hallin e vet…”, shkruan Rama.

The post Kryeministri Rama ironizon me videon e bufave/ Gafa e Berishës për pensionin minimal 100 euro, Rama: Rrjedh e rrjedh… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ndan videon satirike “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”


TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar ku ironizon drejtuesit e opozitës.

Rama e ka cilësuar Teatrin e Kukullave të së dielës këtë serial humori me personazhe të politikës në vend nën titullin “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”.

“Teatri i Kukullave të së dielës mbyll sezonin në pritje të heqjes së NON GRATËS. Shihemi pas katër vjetësh’, shkruan Rama.

Në video bëhet fjalë për një skenar satirik dhe ironik të tre opozitarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj si edhe drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ndërsa diskutohet për lobimin 6 milionë dollarë për heqjen e “non gratës”.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan videon satirike “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ironizon sërish Berishën: Vajmedet… përfytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë

By: lindita
30 April 2025 at 10:23

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë. Rama ka postuar në rrjetet sociale një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës. “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, është një pjesë nga fjalimi i Berishës. Ndërsa krahas videos, Rama shkruan: “hajde…

Source

Rama ironizon Berishën: Përçart, po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka ironizuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Hë hë hë… përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama…”, shprehet Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale ku shihen pamjet e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilin janë ndërtuar një kompleks pallatesh.

Në një kronikë televizive të muajit prill të vitit 2001, thuhet se “të gjitha këto punime, të cilat do i ndërrojnë 100% pamjet klubit Partizani, parashikohet sipas drejtuesve të përfundojnë në muajin shtator që përkon me fillimin e sezonit të ri sportiv”.

“Ky shtet barbar e prishi logon e Partizanit, legjendës së Shqipërisë. PD dhe Saliu e shkatërroi”, thotë një qytetar i veshur me bluzën me logon e skuadrës së Partizanit.

/r.e/

The post Rama ironizon Berishën: Përçart, po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama nuk ndal ironitë me kundërshtarin Berisha/ Publikohet video me kreun e PD-së dhe bufin

25 April 2025 at 11:16

Kryeministri Rama duket se nuk ndalet në ironitë me kundërshtarin e tij politik, Sali Berisha. Ai ka postuar një video në rrjetin social facebook, një deklaratë të Berishës, i cili duket se ngatërrohet gjatë fjalimit të tij në një prej fushatave elektorale.

Ironizimi me bufin dhe kreun e PD-së, nuk është hera e parë që shohim por duket se jo dhe e fundit.

The post Kryeministri Rama nuk ndal ironitë me kundërshtarin Berisha/ Publikohet video me kreun e PD-së dhe bufin appeared first on Sot News | Lajme.

Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën

By: D Marku
18 April 2025 at 13:57

Gjatë një vizite në Krujë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë disa dhurata simbolike nga artizanët vendas, përfshirë një xhubletë, një qeleshe dhe një laps me një buf të ngjitur mbi të.

“Simbol i mençurisë”, u shpreh Berisha duke marrë dhuratën, teksa falënderoi artizanët për mikpritjen dhe kujdesin. Një qytetare i dorëzoi personalisht lapsin me bufin, duke i thënë se ishte një dhuratë nga një shitëse që nuk kishte mundur të ishte e pranishme.

“E çmendi Edi Ramën, e çmendi!”, tha Berisha me të qeshur, duke iu referuar epiteteve të përdorura më herët nga Kryeministri, i cili e ka cilësuar atë “buf kënete”.

“Unë nuk ofendohem. Bufi është simbol i diturisë dhe mençurisë,” shtoi Berisha.

The post Krujë/ Shitësja i dhuron bufin, Berisha: Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën appeared first on Albeu.com.

“Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin…

18 April 2025 at 13:18

Teksa shoqërohej edhe nga ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, i akuzuar për lidhje me krimin, (që të dy kandidojnë për qarkun Durrës më 11 maj), në takimin e tij elektoral në Tregun Artizanal të Krujës ditën e sotme, Sali Berisha u surprizua edhe nga një tregtare. Ajo i preu rrugën dhe i tha se në pamundësi për t’ia dhënë dhuratën te dyqani më parë, po ia jepte tani.

“Doktor, në pamundësi për ta dhënë te dyqani qëparë nga shitësja, po ta sjell këtu…!”, i tha qytetarja.

Pasi e dalloi se çfarë ishte, një buf i vogël i gdhendur në dru, Berisha e shoqëroi me pasthirrmë dhe koment-batutë duke e mbajtur dhuratën lart në dorë:

“Aaaaaa… Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi! Eheeee…!”.

The post “Simboli i mençurisë, e çmendi Edi Ramën! E çmendi!”/ Berisha në Krujë takim me qytetarët, merr një dhuratë bufin… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama për Chris LaCivita: Ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në çeljen zyrtare sot të fushatës elektorale të PS nga sheshi “Skënderbej”, në Tiranë, ironizoi opozitën duke thënë se i vetmi prioritet i “kënetës” është kthimi në pushtet i “bufit” për të tretën herë për të shkatërruar edhe më tej vendin, sikurse herët e tjera.

“”Këneta” thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do të ndodhë vetë, po prioritet sipas kënetës është kthimi i Bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi e pastaj rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së tha se “për këtë prioritet, Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret “Hajde Latif se ata do të më rrahin”. Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu? Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë. Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi”.

Rama theksoi se historia e PS është gjë tjetër.

“Dua të përshëndes këtu Zamirën, dekanen e Fakultetit të Vlorës, edhe si vlonjate që nuk e bënte dot rolin e miut, erdhi dhe u bashkua me ne, duke përfaqësuar sot Vlorën në skuadrën tonë në 11 maj. Erdhi jo vetëm, po me shumë të rinj e të reja të FRPD të Vlorës, vlonjatë dhe ata, nuk mund të rrinin dot në radhë për t’u bërë minj. Shembulli i demokratëve të Vlorës është shembulli i Vlorës, sepse Vlora është ajo që e ndjen në mënyrë të çuditshme erën e historisë”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama për Chris LaCivita: Ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E “zhytur“ në borxhe, bashkia Roskovec tender për stacion elektrik/ Bufi: Do ndërtojmë dhe karburant

11 April 2025 at 21:50

Në datën 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi një tender me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 lule smart dhe për të ndërtuar stacion tregtar për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Stacionet private të karikimit të makinave elektrike ndërtohen nga vetë palët e interesuara që blejnë këto […]

The post E “zhytur“ në borxhe, bashkia Roskovec tender për stacion elektrik/ Bufi: Do ndërtojmë dhe karburant appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ “Filloi avazi… po vidhen votat”, Rama ironizon Berishën dhe opozitën (Video)

11 April 2025 at 09:33

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me videot ironizuese për Sali Berishën dhe opozitën.

Në një postim të bërë sot në Facebook, Rama ka publikuar videon e një bufi, ndërsa shkruan me ironi se ‘filloi avazi, po vidhen votat’.

Kujtojmë se ditën e sotme PD ka njoftuar çeljen e fushatës së 11 majit, ndërsa PS do ta hapë ditën e nesërme.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ “Filloi avazi… po vidhen votat”, Rama ironizon Berishën dhe opozitën (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“I’u anulua darka zyrtare në Strasburg”, Rama i përgjigjet Berishës me Bufin e Kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë

10 April 2025 at 15:10

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama vijon me satirizimin e Berishës si “Bufi i Kënetës”. Këtë episod Rama kishte zgjedhur të ndante një pjesë nga fjalimi i Berishës dje në selinë e PD-së kur tha se Këshilli i Evropës i kishte anuluar darkën kryeministrit Rama për shkak të sjelljes së tij të padenjë.

Këtë fjalim Rama e paraqet nën figurën e bufit teksa shkruan në facebook: vazhdon rrjedhja e lirë.

The post “I’u anulua darka zyrtare në Strasburg”, Rama i përgjigjet Berishës me Bufin e Kënetës: Vazhdon rrjedhja e lirë appeared first on Sot News | Lajme.

Raporti ‘urrejtje-dashuri’/ Rama ironizon dyshen Berisha-Bardhi, publikon videon e bufit me një mi

7 April 2025 at 13:41

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ironike në rrjete sociale, ku ka mbledhur bashkë të gjitha deklaratat e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, të cilët dikur sulmonin njëri-tjetrin ndërsa tani janë bashkëpunëtorë të ngushtë në politikë. Në një prej momenteve, Bardhi dëgjohet duke thënë se do të tërhiqet nga politika nëse Berisha rikthehet në krye të PD, duke e cilësuar si jo e ardhmja e partisë, ndërsa ky i fundit nuk kursen akuzat ndaj tij.

“Nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD, unë mbyll karrierën time politike. Gazment Bardhi tërhiqet nga politika aktive. I qëndron kësaj? Absolutisht i qëndroj.”, dëgjohet Bardhi në video, një sekuencë e shkëputur në një intervistë televizive e tij, që aktualisht është kreu i Grupit Parlamentar të PD. Në fund, Rama e ironizon të gjithë situatën mes tyre me një buf, krah të cilit ndodhet një mi.

Deklaratat në video:

Bardhi: Ju ka hipur një dashuri e madhe për Sali Berishën mo? Pse është e pavërtetë kjo?

Berisha: Dua të falenderoj përzemërsisht zotin Bardhi.

Noka: Po a e dini ju që Gazi, Hoxha, nuk dalin dot nga shtëpia? E ka tmerr Gazi, Elbasani i bie të fikët. Nuk do të jetojë.

Bardhi: Me zotin Berisha në krye të PD-së, Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.

Berisha: Bardhi dhe Balla janë përgjegjësit direkt politikë për atë gjakderdhje.

Bardhi: mesa duket zoti Berisha bën politikë mbi vdekjen.

Berisha: Përgjegjësi ka Gaz Bardhi, të ndodhi një vrasje aty eee.
Bardhi: Djali i zotit Berisha ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruptive.

Berisha: Sepse bëjnë marrëveshje me Taulant Ballën.

Bardhi: Nuk e besoj që është e ardhmja e PD.

Bardhi: Ashtu siç edhe në të shkuarën me trafikantë droge ka shqyer dhe shkelmuar.

Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij.

Bardhi: Nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD, unë mbyll karrierën time politike. Gazment Bardhi tërhiqet nga politika aktive. I qëndron kësaj? Absolutisht i qëndroj.

Berisha: Është i pashpresë.

The post Raporti ‘urrejtje-dashuri’/ Rama ironizon dyshen Berisha-Bardhi, publikon videon e bufit me një mi appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

By: Ardit
6 April 2025 at 12:13

Kryedemokratin Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me shpendin e bufit. Berisha tha se Rama gaboi që e krahasoi me bufin, pasi ky shpend është simboli i e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. “Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, […]

The post Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë appeared first on BoldNews.al.

Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

By: V K
6 April 2025 at 12:47

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me shpendin e bufit.

Berisha tha se Rama gaboi që e krahasoi me bufin, pasi ky shpend është simboli i e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat.

“Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.

Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.

Ai vërtetë  është shumë i pasur, ai vërtetë ka saraje, ai vërtetë ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtetë ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij.

Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter”, u shpreh Berisha.

The post Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë appeared first on Albeu.com.

❌
❌