Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Një total prej 104 familjeve nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara në bashkinë Devoll do t’u përmirësohen kushtet e banimit, falë projekteve fituese për vitin 2025 të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Ky program ka si qëllim sigurimin e një strehimi të denjë për çdo qytetar në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se me një investim prej 59 milionë lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, me qëllim garantimin e më shumë sigurisë, komoditetit dhe dinjitetit për familjet përfituese.

“Ky është një tjetër shembull i qartë i angazhimit tonë për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo bashki të vendit”, deklaroi ministri Gonxhja.

/r.e//a.f/

The post 104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli, për çfarë dyshohet

By: V K
9 July 2025 at 12:17

Pas më shumë se një jave kërkimesh, është gjetur pa shenja jete 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor.

Trupi i të moshuarit u gjet këtë të merkurë në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Familjarët kishin apeluar edhe në media për ndihmë në përpjekje për ta gjetur, por fatkeqësisht kërkimet përfunduan tragjikisht.

Sipas burimeve nga policia, aktualisht po hetohet në dy pista kryesore: ajo e vetëvrasjes dhe e një aksidenti të mundshëm që ka çuar në rënien e tij në lumë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

The post I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli/ Dyshimet

By: Ela
9 July 2025 at 12:09

Pas më shumë se një jave kërkimesh, është gjetur pa shenja jete 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor. Trupi i të moshuarit u gjet këtë të merkurë në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë. Familjarët kishin apeluar edhe në media për ndihmë […]

The post I humbur prej 28 qershorit, gjendet i pajetë i moshuari nga Devolli/ Dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Devoll: Mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

8 July 2025 at 20:51

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Devoll: Mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 4 vazhdojnë të jenë problematike

3 July 2025 at 22:49

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:30 të datës 3 korrik 2025, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, 10 vatra zjarri janë shuar plotësisht, ndërsa 4 vazhdojnë të jenë aktive, duke kërkuar angazhim të mëtejshëm të forcave.

Vatra zjarri të shuara plotësisht

Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e vatrave të zjarrit në:

Fshatin Byshek, Njësia Administrative Shushicë, Bashkia Elbasan.

Fshatin Vehçam, Njësia Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Ish fabrikën e çimentos, Njësia Administrative Nr. 1, Bashkia Vlorë.

Lagjen Nr. 6 Kavajë, Bashkia Kavajë.

Lagjen Yzberisht, Njësia Administrative Kashar, Bashkia Tiranë.

Fshatin Rraboshtë, Njësia Administrative Kallmet, Bashkia Lezhë.

Fshatin Moravë, Njësia Administrative Otllak, Bashkia Berat.

Fshatin Rrencë, Njësia Administrative Gur i Zi, Bashkia Shkodër.

Fshatin Ashtë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau-Dejës.

Fshatin Hoçisht, Njësia Administrative Hoçisht, Bashkia Devoll.

Ndërkohë, në Vlorë, një 38-vjeçar u arrestua për vënie zjarri ndaj mbeturinave në Jalë të Nartës, duke treguar qartë ndërgjegjësimin dhe masat ndëshkuese ndaj shkaktarëve të zjarreve.

Vatra zjarri ende aktive

Aktualisht, katër vatra zjarri mbeten aktive, duke paraqitur sfida për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike:

Qarku Vlorë- Zjarri i rënë dje midis fshatit Grazhdan (Njësia Administrative Livadhja) dhe fshatit Malçan (Njësia Administrative Dhivër, Bashkia Finiq), vijon të jetë aktiv në Malin e Shedenikut, mbi fshatin Malçan. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe në një distancë shumë të madhe dhe të pamundur për t’u arritur në këmbë. Megjithatë, forcat në terren kanë eleminuar rrezikun për banesat. Zjarri po monitorohet në distancë nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë në fshatin Malçan.

Qarku Elbasan- Më 3 korrik 2025, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bashkinë Elbasan. Angazhimi i madh përfshiu: 6 automjete zjarrfikëse me 18 efektivë nga MZSH e bashkive Elbasan, Cërrik, Librazhd, Tiranë dhe Peqin; 12 mjete të tonazhit të rëndë, 5 fadroma, 2 ekskavatorë dhe 1 traktor me zinxhirë nga bashkia Elbasan. Forcat e Armatosura angazhuan: 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, 1 traktor me zinxhirë, 35 trupa, 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit dhe 1 helikopter Cougar. Gjatë ditës, puna u fokusua kryesisht në hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve. Zjarri vijon të mbetet problematik.

Qarku Kukës- Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj (Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has), ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 5 forca të MZSH Has me 1 automjet, 4 forca policore, 7 forca bashkiake dhe 10 vullnetarë. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Qarku Tiranë- Në fshatin Bulticë (Njësia Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë), në orën 13:30, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje shkuan 1 automjet zjarrfikës me 4 efektivë nga MZSH Tiranë dhe 3 forca policore. Terreni jo i favorshëm e bën të vështirë kalimin e mjeteve dhe vatra vijon të mbetet aktive.

Forcat e Emergjencave Civile dhe strukturat mbështetëse vazhdojnë punën e palodhur për të menaxhuar situatën dhe për të shuar plotësisht vatrat e mbetura aktive.

The post 14 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 4 vazhdojnë të jenë problematike appeared first on Telegrafi.

U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë i moshuari në Devoll

By: M C
25 June 2025 at 16:08

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e tij në fshatin Hoçisht.

Bëhet me dije se i moshuari ka rënë aksidentalisht nga shkallët, ndërsa raportohet se si pasojë e plagëve të marra në kokë, raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

The post U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë i moshuari në Devoll appeared first on Albeu.com.

Nis ndërtimi i muzeut të Dritëro Agollit në Devoll, tjetër pikë turistike në qarkun e Korçës

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Muzeu i “Dritëro Agolli” në Devoll është projekti më i ri për të cilin ka nisur sot zbatimi në vendlindjen e shkrimtarit të shquar.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole bëri të ditur se ky projekt vjen falë një bashkëfinancimi nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe Bashkia Devoll.

Në një ceremoni, ku ishin të pranishëm autoritetet vendore, nisi sot hedhja e themeleve për këtë projekt të shumëpritur.

Ndërtimi i muzeut të Dritëro Agollit po bëhet në fshatin e tij të lindjes, Menkulas dhe sipas autoriteteve vendore “është konceptuar si një muze që i shkon për shtat një kolosi të letërsisë shqipe dhe një devolliu të mirë, atij që e ngriti lart emrin e Devollit dhe të devollinjve kudo”.

Ky muze do të jetë një nga pikat kryesore të turizmit, jo vetëm për bashkinë Devoll, por për të gjithë qarkun e Korçës.

/m.m/r.e/a.f/

The post Nis ndërtimi i muzeut të Dritëro Agollit në Devoll, tjetër pikë turistike në qarkun e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

By: Oldi
18 June 2025 at 11:54

Një lajm i trishtë ka ardhur nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura. Pas […]

The post Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll appeared first on BoldNews.al.

Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës

By: Besnik
16 June 2025 at 19:11

Një fermer nga Devolli, Florian Bode, të cilit i ngordhën 13 bagëti nga sëmundja e murtajes, foli për emisionin “People” në Euronews Albania, duke rrëfyer eksperiencën e dhimbshme të përballjes me këtë sëmundje dhe masat drastike që u morën për parandalimin e përhapjes.

Fermeri tregoi se shenjat e para të sëmundjes u shfaqën rreth dhjetë ditë më parë, me temperaturë të lartë, diarre dhe sekrecione nga hundët e bagëtive.

Pas konsultës me veterinerin dhe analizave nga inspektoriati, u konfirmua prania e murtajes në tufën e tij.

“Kam pasur gjithsej 185 kokë bagëti. 13 prej tyre ngordhën para se të ndërhynin autoritetet, ndërsa 170 të tjera u ekzekutuan nga shteti për të parandaluar përhapjen e sëmundjes,” tha Florian Bode.

Ai përshkroi edhe momentin e asgjësimit të bagëtive të tij, duke u shprehur me emocion dhe me lot në sy:

“Bagëtitë u ekzekutuan me pistoletë, unë isha i pranishëm gjatë procesit të ekzekutimit dhe numërimit të krerëve. Më pas, ato u dërguan për krematim në Lezhë. Ishte një eksperiencë shumë e vështirë, diçka që se kisha menduar kurrë, ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk do ta harroj”, u shpreh ai.

Fermeri apeloi për ndihmë nga shteti, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen: “Nëse nuk marr ndihmë nga shteti, nuk di se çfarë të bëj më. Jam në kufijtë e dorëzimit dhe ndoshta do të largohem,” përfundoi ai me lot në sy.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës appeared first on Euronews Albania.

Devoll, 42-vjeçarja shantazhon një burrë: Më jep para që të mos publikoj fotot

By: Ardit
11 June 2025 at 15:23

Një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras, është në telashe, pasi policia e Korçës bëri sot me dije (11 qershor), se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre. Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e […]

The post Devoll, 42-vjeçarja shantazhon një burrë: Më jep para që të mos publikoj fotot appeared first on BoldNews.al.

PS fiton me 50,5% të votave në bashkinë e Devollit

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Partia Socialiste ka fituar me 50,50% të votave në bashkinë e Devollit, kundrejt 41,85% të votave që ka marrë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 49 qendrat e votimit të bashkisë së Devollit ka përfunduar tashmë procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në përfundim të procesit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka marrë 7082 vota, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5870 vota.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 2,57% të votave, e ndjekur nga Partia Socialdemokrate me 2,31% të votave.

Partia Mundësia ka marrë 1,45% të votave, ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 0,67% të votave.

/m.m/r.e/j.p/

The post PS fiton me 50,5% të votave në bashkinë e Devollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon numërimi në Devoll, Partia Socialiste fiton me diferencë të ndjeshme votash

12 May 2025 at 13:43

Numërimi i votave në bashkinë e Devollit ka përfunduar dhe rezultati tregon një fitore të ndjeshme për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave të fundit, PS ka siguruar 7802 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 5870 vota.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi se ky rezultat përfaqëson një ndryshim të dukshëm në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, pasi Devolli njihej tradicionalisht si një bastion i PD-së. Pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, PS ka arritur të sigurojë një epërsi të qartë.

Deri tani, numërimi ka përfunduar në tre bashki, duke përfshirë edhe Devollin, dhe tendenca tregon për një performancë të përmirësuar të PS-së në këtë zonë.

Lorena Kodra: PS këtë vit fitoi me diferencë të ndjeshme votash më shumë se PD, në këtë zonë, që është e njohur si bastion i Partisë Demokratike. PS ka marrë 7802 vota, ndërsa PD mori 5870 vota. Pjesëmarrja ka qenë pak më e ulët se në vitin 2021. Në tre bashki të qarkut Korçë kanë përfunduar numërimet.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon numërimi në Devoll, Partia Socialiste fiton me diferencë të ndjeshme votash appeared first on Sot News | Lajme.

Devolli nis festën/ Përfundon numërimi, PS fiton dhe përmbys rezultatin e 2021

By: xhir jeta
12 May 2025 at 13:19

PS ka fituar bashkinë e Devollit në Korçë. Socialistët kanë nisur tashmë festën, ashtu sic shihet edhe në video. Në Devoll, PS përmbys rezultatin e vitit 2021, ku në zgjedhje e mëparshme kjo bashki u fitua nga PD.

Rezultatet përfundimtare : PS 7082 vota, PD 5870 vota, diferenca 1212 vota më shumë për PS.

“Është mbi 1250 plus PS në Devoll është historike, ju e dini grafikun. Është rritje nga zgjedhjet në zgjedhje. Ia dedikoj këtë fitore, organizatës fantastike të Devollit që ka gjetur forcat të ngrihet mbi cdo dobësi të së shkuarës. Bëmë një përfaqësim shumë dinjitoz në cdo njësi, edhe në kuptimin e përfaqësimit.

Respekt para punës së tyre dhe për një dorë të fortë që na kanë dhënë me PS. Nuk është triumf por një mandate pune. Mezi po presim të certifikohet rezultati dhë të vijojmë punën aty ku e kemi lënë. Kemi një mision të madh përpara duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në Europë brenda këtij mandati.” u shpreh Peleshi.

Numërohen 4 kutitë e para në Devoll, ja kush kryeson: Si është rezultati në Korçë

By: fra nc
11 May 2025 at 23:32

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e Devollit, ku janë publikuar rezultatet e katër kutitë të para të përfunduara.

Ky është rezultati sipas të dhënave të siguruara:

  • Vromisht: PS – 169 vota | PD – 92 vota
  • Vranisht: PS – 124 vota | PD – 97 vota
  • Progër: PS – 160 vota | PD – 135 vota
  • Pilur: PS – 130 vota | PD – 134 vota

Në total nga këto katër kuti në Devoll, PS ka grumbulluar 583 vota, ndërsa PD 458.

Ndërkohë, edhe në bashkinë e Pustecit janë numëruar katër kuti votimi. Rezultatet janë si më poshtë:

  • PS: 518 vota
  • PD-ASHM: 241 vota

Duke përfshirë edhe votat nga Pusteci, PS ka një avantazh të dukshëm me gjithsej 1,119 vota (67.47%), ndërsa koalicioni PD-AASHM renditet i dyti me 639 vota (30.59%). Pjesa tjetër e votave është shpërndarë ndërmjet partive më të vogla:

  • Nisma Thurje: 0.58%
  • PSD: 0.10%
  • Partia Mundësia: 0.77%
  • Të tjera: 0.29%

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numërohen 4 kutitë e para në Devoll, ja kush kryeson: Si është rezultati në Korçë appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Devoll/ Një person gjendet e vdekur në mes të rrugës, dyshimet e para

9 May 2025 at 21:31

Një e moshuar 86 vjeçare ndërron jetë rrugës për në banesën e saj në fshatin Hoçisht, Devoll.

Nga informacionet paraprake mësohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar dhe ka humbur jetën, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar infarkt.

E moshuara jetonte e vetme në banesë.

Policia  ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Trupi do të transportohet drejt morgut për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkaqet.

 

The post E rëndë në Devoll/ Një person gjendet e vdekur në mes të rrugës, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre…

6 May 2025 at 13:17

E shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024 duke akuzuar Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit) se licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret.

Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore. SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli. Por, GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel. Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

The post Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre… appeared first on Sot News | Lajme.

U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll

By: E.K
6 May 2025 at 13:21

Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe 4 zyrtarë të tjerë, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO. Të pafajshëm u shpallën dhe 4 zyrtarët e tjerë të bashkisë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali si dhe ish-administratorja e njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu. Kujtojmë që […]

The post U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll appeared first on FaxWeb.

Rama nga Devolli: Objektivi për 2030-ën, pagë mesatare 1200 euro

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, gjatë një takimi elektoral në Devoll, bëri një bilanc të arritjeve ekonomike të tre mandateve të qeverisjes, duke theksuar përmirësimet në tregun e punës, pensione, paga dhe uljen e pabarazisë në të ardhura.

Rama tha se Shqipëria sot është në të njëjtin nivel me mesataren e vendeve të BE-së për sa i përket rrezikut për të rënë në varfëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. Po ashtu, ai vuri në dukje se edhe pabarazia në të ardhura ka pësuar ulje të ndjeshme, bazuar në të njëjtat burime europiane.

“Na thuhet çdo ditë se janë 5 oligarkë që marrin gjithçka. Por në Shqipëri nuk ka oligarkë. Janë disa të pasur, por jo oligarkë në kuptimin që i japin urdhra qeverisë. Përkundrazi, janë taksapaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj”, tha Rama.

Ai theksoi se niveli i papunësisë ka rënë në nivel historik, në më pak se 10%, dhe se kjo përqindje llogaritet mbi forcat aktive të punës, jo mbi gjithë popullsinë.

“Tani shumë njerëz thonë, ah po ngaqë ka rënë numri i popullsisë, ka rënë dhe numri i papunësisë. Jo! Nuk është % mbi popullsinë kjo. Kjo nuk është 8.8% e gjithë popullsisë, këtu nuk llogariten pensionistët, këtu nuk llogariten kalamajtë. Kjo është % mbi forcat e punës dhe s’ka rëndësi sa i madh apo sa i vogël është vendi, përqindja del mbi sa forca pune ka vendi në dispozicion dhe sa prej tyre janë në punë dhe sa prej tyre janë pa punë”, theksoi ai.

Numri i të punësuarve, vijoi Rama, sipas regjistrave zyrtarë, ka shkuar nga 1 milion e 23 mijë në vitin 2013 në 1 milion e 327 mijë në vitin 2024.

“Ata që thonë ku janë 300 mijë vende pune, ja ku janë: nga 1 milion e 23 mijë në 1 milion e 327 mijë. Këto janë emra konkretë në regjistra zyrtarë”, theksoi ai.

Rama po ashtu nënvizoi se përqindja e të punësuarve me paga nën 40 mijë lekë është ulur ndjeshëm.

“Në vitin 2013, 60% e shqiptarëve merrnin më pak se 40 mijë lekë në muaj. Sot kjo shifër është ulur ndjeshëm dhe shumica e këtyre janë me kontrata të pjesshme”, theksoi ai.

Kryeministri foli edhe për pagën minimale, e cila ka pësuar rritje të vazhdueshme, dhe synimi është që në janar të vitit 2026 të jetë më e lartë, ndërsa në Shqipërinë e vitit 2030 të arrijë të paktën në 650 euro.

Për sa i përket pagës mesatare, Rama theksoi se aktualisht ajo është 848 euro, ndërsa në sektorin publik ka arritur në 1000 euro. Objektivi i qeverisë për vitin 2030 është që paga mesatare e përgjithshme të jetë 1000 euro dhe ajo në sektorin publik të arrijë në 1200 euro.

The post Rama nga Devolli: Objektivi për 2030-ën, pagë mesatare 1200 euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, “këneta” ju ka sjellë një rrugaç si Nallbati

TIRANË, 5 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot ngjarjen e pak ditëve më parë në Devoll, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe vëllai i tij u përfshinë në konflikt me shoferin e një kamioni.

Rama ishte sot në Devoll ku prezantoi arritjet kyçe të qarkut Korçë për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Fillimisht kryeministri u ndal te bashkia e Devollit, një krahinë që sipas tij i ka dhënë Shqipërisë shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli.

“Dritëro Agolli është përfaqësuesi i Devollit pa kufij. Devolli e respektonte si birin e tij dhe nuk e shihte as si të majtë, as si komunist, as si asnjë gjë tjetër. Dritëro Agolli është krenaria e popullit tonë, e kombit dhe e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në parlament”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri komentoi ngjarjen ku u përfshi Nallbati, ndërsa shtoi se “kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës”.

“Këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot dhe nga ana tjetër e pedonales së papërfunduar para pak ditësh ju të gjithë ishit dëshmitarë të një skene që tregoi se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri”, tha Rama.

Ram tha se Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës atëherë, nuk ishte deputet i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin.

“Ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, po ma ha mendja te fjala ‘kokëbosh’ dhe ‘trangull’ që Dritëroi e përdor. Ai gjen vend komplet aty. Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç dhe nuk është një por janë një grup rrugaçësh”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk e kupton dot se si demokratët e Devollit mund të çojnë në Kuvend një turp vendor, ndërkohë që Devolli është përfaqësuar me Dritëro Agollin.

“Ju e dini shumë mirë kush është rrugaçi kryesor dhe pse ky rrugaçi kryesor bën si i fortë dhe ndjehet me shpatulla të ngrohta. Si mund të ndodhi kjo? Demokratët këtu mund të kenë një mijë e një arsye të mos duan Niko Peleshin, apo mua, po si mund të bjeri pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë nga Dritëro Agolli, te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor. Këtu më duket fundi, si mundet të bëhet kjo punë”, tha Rama.

“Atë rrugaçin këtu jua sjell këneta nga Tirana. Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, e as një mik që t’i thoshte baba bufit lëre këtë muhabet se nuk vazhdohet më kjo punë, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë, se diellin nuk e mban më, dhe e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Një njeri të mbaruar, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet”, tha Rama.

Rama u shpreh se në Devoll është i dyfishtë problemi, ndaj u bëri thirrje demokratëve të Devollit të shpëtojnë nga këneta.

“Demokratët e Devollit hyjnë në gjynah se çojnë rrugeçër në Tiranë nga Devolli, që është vendi i njerëzve më punëtorë. Por kur na çoni rrugeçër atje, një gjysmak, një çyryk që nuk ka lënë rast pa e treguar, pa i rënë gjoksit, pa bërë gjeste për të thënë ‘unë jam çyryk’. Ne duam të jemi bashkë me ju. Pa ju do të fitojmë, puna është që bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë, dhe një rrugë e dy punë edhe shpëtoni nga këneta”, tha Rama.

Kryeministri iu drejtua atyre që dëgjojnë fjalën e tij përtej Devollit, duke thënë se “janë dy vëllezër këtu njëri katran dhe tjetri katran me bojë që është një pëllëmbë mbi tokë”.

“Kanë bërë një skandal këtu e kanë rrahur njerëz. Këta do bëjnë Devollin madhështor bashkë me të vëllanë që tani është pas hekurave”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Devolli ka pasur deputet Dritëro Agollin, “këneta” ju ka sjellë një rrugaç si Nallbati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Më 11 maj ndahemi me të shkuarën, përqafojmë të ardhmen evropiane

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, Niko Peleshi i bëri apel sot qytetarëve në Devoll të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit, teksa renditi edhe disa nga investimet që do të kryhen në qarkun Korçë gjatë mandatit të katërt.

Në fjalën e tij gjatë një takimi të zhvilluar në Devoll, Korçë, Peleshi tha se “më 11 maj do të ndahemi përfundimisht me të shkuarën, fytyrën e së shkuarës këtu në Devoll e njihni më mirë se kudo tjetër”.

Duke folur për opozitën, Peleshi tha se “ne flasim për të ardhmen, për Europën, për Shqipërinë europiane, ata duan të sjellin dhunën e të shkuarën ne nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. Do të divorcohemi nga ajo e shkuar dhe do përqafojmë të ardhmen europiane në BE”.

Peleshi foli edhe për disa prej investimeve që do të kryhen në qarkun e Korçës.

“Për pak muaj Korça do të jetë gjysmë ore më afër Tiranës. Brenda këtij mandati do të fillojë një rrugë, që do të lidhë Korçën me bregdetin. Do të fillojë gazifikimi i Korçës, pastaj besoj do të shtrihemi në Devoll se këtu kalon gazsjellësi TAP. Do kemi mundësi që nga rajoni ynë të fillojë gazifikimi”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se “do të ketë një spital të ri rajonal dhe një spital të rikonstruktuar. Spitali rajonal i Korçës do të ndërtohet nga e para”.

Në fjalën e tij, Peleshi e vuri theksin edhe tek zhvillimi i turizmit në Devoll.

“Do të ketë një Devoll tjetër në mandatin e ri sepse do të lindë një sektori i ri që akoma nuk e kemi prekur që është sektori i turizmit në Devollin e sipërm ku do të ketë  zhvillime të jashtëzakonshme.  Pista e skive e Nikolicës, kurora e artë e Devollit do t’i shtohet rajonit tonë”, tha Peleshi. /k.s/j.p/

 

 

The post Peleshi: Më 11 maj ndahemi me të shkuarën, përqafojmë të ardhmen evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌