Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Kapshticë

By: Elva
19 August 2025 at 09:36

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në pikën kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia. Sipas policisë Endri Nisi, banues në Korçë, udhëtonte me një autobus kur gjatë kontrollit policor u gjetën dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të […]

The post EMRI/ U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

By: Elva
17 August 2025 at 15:49

Një 57-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt Korçës. I arrestuari është identifikuar si Thodhori Braholli, banues në fshatin Plasë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, policia i gjeti në automjet produkte ushqimore, pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate […]

The post Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Kontrabandë me produkte ushqimore, arrestohen 2 shtetas në Kapshticë

15 August 2025 at 14:49

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ 2 shtetas janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë pasi tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri  produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë

Gjithashtu janë sekuestruar mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetet  që  këta shtetas drejtonin.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh  ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi D. Ç., tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtohej nga shtetasi A.K,  u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t’i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: D. Ç., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Mallrat e konstatuara dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E., Z., 30 vjeç, banues në Korçë, R. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, dhe G. B., 35 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/j.p/

The post Kontrabandë me produkte ushqimore, arrestohen 2 shtetas në Kapshticë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës

15 August 2025 at 14:58

Policia kufitare e doganës së Kapshticë ka arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të futin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë Në pranga janë vënë shtetasit Denis Çela, 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe Ardian Kondili, 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë, […]

The post EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës

10 August 2025 at 09:44

Fluksi i emigrantëve në mesin e muajit gusht, sjell edhe radhët kilometrike në doganën e Kapshticës. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, paraditen e kësaj të diele, radha e mjeteve që presin për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë i kalon 2 kilometra. Mësohet […]

The post VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Shuhet zjarri në Kapshticë, izolohet edhe vatra e zjarrit në malin e Moravës

23 July 2025 at 08:57

Zjarri që përfshiu prej disa ditësh sipërfaqe toke në fshatin Verrnik duke u përhapur edhe drejt Kapshticës është fikur këtë të mërkurë.

Ndërkohë edhe zjarri në malin e Moravës në Korçë është izoluar falë ndërhyrjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe pritet që të neutralizohet plotësisht gjatë ditës së sotme.

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

By: Ardit
22 July 2025 at 08:36

Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Flakët duken edhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë. Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur […]

The post Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Riaktivizohet zjarri në Kapshticë/ E vështirë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse

By: Re Nato
21 July 2025 at 23:27

Riaktivizim masiv i flakëve në Kapshticë. Zjarri ka dalë në rrugën nacionale për në doganën e Kapshticës.

Pamjet e flakëve duken dhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit. Shtabi i emergjencave thotë se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe është e pamundur të ndërhyhet.

Në terren, pranë rrugëve nacionale nuk duken njerez. Një zjarrfikëse u kthye pasi e ka të pamundur të ndërhyjë në këto kushte./abcnews.al

Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës

By: Elva
21 July 2025 at 08:13

Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Verrnik në Devoll, duke avancuar me shpejtësi gjatë natës në drejtim të pikës kufitare me Greqinë. Flakët janë përhapur shumë pranë postës dhe komisariatit të policisë në doganën e Kapshticës, duke ngritur alarmin për rrezik serioz në zonë. Zjarri është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thepisur, […]

The post Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Po ndihmonte një person të kalonte kufirin, policia arreston në Kapshticë egjiptianin

24 June 2025 at 13:40

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka arrestuar një shtetas egjiptian pas kontrolleve të shtuara në qark dhe në kufirin e gjelbër.

Ai u kap pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, teksa po ndihmonte një tjetër shtetas egjiptian të kalonte ilegalisht kufirin.

Sipas informacioneve, personi që po ndihmohej është dërguar në qendrën e azilkërkuesve, ku do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme, ndërsa i arrestuari ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Kufirit.

The post Po ndihmonte një person të kalonte kufirin, policia arreston në Kapshticë egjiptianin appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, dyshohet për të plagosur

By: M C
15 June 2025 at 16:42

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj nga ku mësohet se janë përplasur dy automjete ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se policia dhe ambulanca sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

The post Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, dyshohet për të plagosur appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i 6 kilogramë heroinë në Kapshticë/ Gjykata e Korçës jep vendimin për 4 efektivët

10 June 2025 at 14:50

Të dielën Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë, armë dhe municione. Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e pikës kufitare të Kapshticës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të:

-N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

-Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

-Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe shërbimi ne PKK Kapshtice

-Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe shërbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice, duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra.

Ndërsa për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, Valmir Balliu, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve, e mbetur në tentative.

The post Sekuestrimi i 6 kilogramë heroinë në Kapshticë/ Gjykata e Korçës jep vendimin për 4 efektivët appeared first on Sot News | Lajme.

U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës

10 June 2025 at 14:33

Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si të dyshuar për shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ne seancën e sotme i ka kërkuar gjykatës pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë ndërsa ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tyre.

Sipas avokatit të tyre Nevzat Tarelli, gjykata ka pranuar të pjesshme kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndërsa e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e 4 policëve.

Sipas avokatit Tarrelli, të 4 policët kanë marrë pjesë në gjithë procedurën ligjore të bashkëpunimit për zbulimin e rastit dhe kanë qenë tepër korrekt në punën e tyre.

Gjykata ka lënë në burg pa afat drejtuesin e mjetit V.D, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe municionit.

Hetimet e AMP zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arrestuan nga AMP, Gjykata e Korçës liron dhe pezullon 4 policët e Kapshticës appeared first on Euronews Albania.

‘Shpërdorim detyre’/ Efektivët e kufirit dhe “transportuesi” para Gjykatës për masën e sigurisë

10 June 2025 at 11:14

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë, pritet të jepet masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.

Të arrestuar:

Valmir Balliu -transportuesi i heroinës

N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice

Efektivët e kufirit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Në aksionin e zhvilluar pak ditë më parë përveç heroinës u sekuestruan dhe 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë.

The post ‘Shpërdorim detyre’/ Efektivët e kufirit dhe “transportuesi” para Gjykatës për masën e sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

8 June 2025 at 16:12

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Valmir Balliu, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, i cili u arrestua ditën e djeshme në doganën e Kapshticës, pasi në automjetin që ai drejtonte u kapën 6 kg e 134 gr lëndë narkotike “heroinë”. Droga ishte fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjetin që drejtohej […]

The post FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Kapen gjashtë kilogramë heroinë në Kapshticë/ Arrestohen katër punonjës policie

By: user 8
8 June 2025 at 14:33

Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë gjashtë kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Autoritetet kanë prangosur drejtuesin e mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Katër efektivët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë.

The post Kapen gjashtë kilogramë heroinë në Kapshticë/ Arrestohen katër punonjës policie appeared first on Lapsi.al.

AMP arreston 4 punonjës policie në Kapshticë për shpërdorim detyre

8 June 2025 at 13:18

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan-Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ka zbuluar dhe goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike dhe shpërdorimit të detyrës në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Si rezultat, katër punonjës policie dhe një shtetas civil janë arrestuar, më konkretisht:

  • Nën/Komisar Y. D., me detyrë Përgjegjës Turni në Kapshticë;

  • Inspektor F. B., Specialist/Kontrollor;

  • Inspektor L. H., Trupë Shërbimi;

  • Inspektor D. M., Trupë Shërbimi/Kontrollor në dalje, i cili dyshohet gjithashtu për “Prodhim dhe mbajtje të armëve shpërthyese dhe municioneve”;

  • Shtetasi V. B., banues në Vërdovë, Pogradec – drejtuesi i automjetit ku u gjet droga.

Hetimet zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe:

  • 5 telefona celularë,

  • 256 fishekë për pistoletë model TT,

  • 20 fishekë për armë gjahu,

  • si dhe një automjet, që shërbente për transportin e lëndës narkotike.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post AMP arreston 4 punonjës policie në Kapshticë për shpërdorim detyre appeared first on Euronews Albania.

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

By: Ela
8 June 2025 at 11:32

Pesë persona, mes tyre katër punonjës policie, janë arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në pikën kufitare të Kapshticës një ditë më parë, ku u sekuestruan 6 kilogramë heroinë. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve të djeshme u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa […]

The post Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie appeared first on BoldNews.al.

Kapshticë/ AMP arreston katër policë kufiri, akuza për shpërdorim detyre pas sekuestrimit të 6 kg droge

8 June 2025 at 11:24

Katër efektivë të policisë kufitare në doganën e Kapshticës janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe një përgjegjës turni.

Arrestimet u kryen pas një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), një ditë pas sekuestrimit të rreth 6 kilogramëve lëndë narkotike në një automjet që kalonte përmes pikës kufitare.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe drejtuesi i automjetit ku u zbulua droga. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Kapshticë/ AMP arreston katër policë kufiri, akuza për shpërdorim detyre pas sekuestrimit të 6 kg droge appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë katër efektivët e arrestuar

8 June 2025 at 13:25

KAPSHTICË– Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Të arrestuarit:

1- Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)

2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshticë

3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë

4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë

5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshticë

Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë/abcnews.al

 

❌
❌