Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

12 July 2025 at 15:30

Prej më shumë se dy orësh janë krijuar radhe kilometrike të automjeteve në pikën doganore të Qafë Thanës, me qytetarë shqiptarë dhe të huaj që presin për të kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit […]

The post Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin appeared first on BoldNews.al.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

By: Ela
13 June 2025 at 20:48

Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm. Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se […]

The post Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në pikën doganore të Hanit të Hotit ka nisur tashmë fluksi i parë i pushuesve të huaj dhe vendas, që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. Ky fluks i shtuar dëshmon për rritjen e ndjeshme të interesit për vendin tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria vijon të kryesojë në nivel europian përsa i përket rritjes së flukseve turistike, me një rritje mbresëlënëse prej 136%, krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19. Ky trend pozitiv është tregues i një transformimi të suksesshëm të imazhit turistik të vendit dhe rritjes së kapaciteteve pritëse.

Autoritetet doganore dhe policore në këtë Pikë Kufitare Doganore kanë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë rritje të lëvizjeve, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt për hyrjen e vizitorëve. Turistët që kalojnë në këtë pikë doganore vijnë kryesisht nga vendet fqinje dhe Europa Qendrore, duke shfrytëzuar mundësitë natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Gjatë muajve në vijim, pritet që fluksi të rritet më tej, ndërsa operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese janë tashmë në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2,45 milionë turistë të huaj.

/a.gj/ /a.g/

The post Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

By: Oldi
4 June 2025 at 10:53

Një qytetar nga Shkodra ka dërguar një denoncim të fortë për ngjarjen në doganën e Muriqanit, ku një automjet me targë AB 880 MF, që sipas tij i përket Belma Çelës, gruas së Agron Çelës dhe nënës së deputetes së re Xheni Çela, ka kaluar pa respektuar radhën e gjatë. “Pa radhë në doganë te […]

The post Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra

2 June 2025 at 21:56

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ligj për ndryshimet në Ligjin për Tarifë Doganore, me të cilin parashihet ulja e normave doganore për 67 mallra që përdoren si lëndë të para dhe material ndihmës në industrinë vendase.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, synon të forcojë konkurrueshmërinë eksportuese të industrisë automobilistike, të përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe sektorit të energjetikës në Maqedoni. Ministrja e Financave, Koçoska, theksoi se me këto ndryshime bëhet ulje e normave doganore për 50 për qind të diferencës midis normave ekzistuese doganore dhe atyre të Bashkimit Evropian për këto mallra.

“Paralelisht me ndryshimet, po qasemi edhe drejt harmonizimit të plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Gjegjësisht, nga 1 korriku norma doganore për to ulet nga 15 për qind në 2,7 për qind, me çka ndihmojmë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo, për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, në shërbimet sistemore, si dhe në planifikimin e dorëzimit të energjisë në rrjet nga burimet e ripërtëritshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit, por edhe sigurimin e fizibilitetit të projekteve të ripërtëritshme”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet janë propozuar me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra appeared first on Euronews Albania.

Procedohet penalisht 66-vjeçari/ Nuk deklaroi paratë në doganën e Kapshticës…

15 May 2025 at 11:38

Shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, kanë proceduar penalisht një 66-vjeçar pasi posedonte një shumë parash dhe tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Blutë kanë sekuestruar 30 500 euro, në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S. Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

The post Procedohet penalisht 66-vjeçari/ Nuk deklaroi paratë në doganën e Kapshticës… appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzim në Doganën e Kapshticës! Procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

By: Oldi
19 April 2025 at 08:56

Policia e Korçës ka zbuluar një rast abuzimi në Doganën e Kapshticës, ku 6 zyrtarë doganorë, përfshirë Drejtorin e Hetimit Doganor dhe disa specialistë, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas hetimeve paraprake, më 15 prill 2025, këta zyrtarë dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa ndjekur […]

The post Abuzim në Doganën e Kapshticës! Procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh appeared first on BoldNews.al.

Dita e Verës në Shqipëri, radhë të gjata në doganën e Qafë Thanës

By: redi
14 March 2025 at 17:49

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Kjo ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit. Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të…

Source

Radhë të gjata me kamionë në Morinë/ Shkak, vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave

13 March 2025 at 18:35

Kolona të gjata prej disa kilometrash me mjete që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë krijuar pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Morinë të Kukësit. Drejtuesit e kamionëve, në pritje për të kaluar doganën, jashtë kamerave thonë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës, konkretisht nga dogana e Vërmicës, për shkak […]

The post Radhë të gjata me kamionë në Morinë/ Shkak, vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave appeared first on BoldNews.al.

Krijohen radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa në kufirin Shqipëri-Kosovë

By: M C
13 March 2025 at 18:25

Kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë krijuar gjatë pasdites së sotme pranë fshatit Morinë të Kukësit.

Drejtuesit e kamionëve, të cilët presin të kalojnë kufirin, pohojnë se vonesat vijnë nga pala kosovare, konkretisht në doganën e Vërmicës, për shkak të procedurave doganore. Megjithatë, ata nuk kanë marrë sqarime të mëtejshme mbi arsyet specifike të këtyre pritjeve të zgjatura.

Zakonisht, situata e ngarkuar në këtë pikë kufitare ndodh gjatë fundjavës, kur përkon me orarin e pushimit të personelit të doganës. Burime nga kufiri thonë se vonesat lidhen kryesisht me procesin e skanimit të mjeteve dhe mallrave, por edhe me faktin që në disa raste funksionon vetëm një sportel nga ana e doganës së Kosovës.

Pritjet e gjata në kufi po ndikojnë ndjeshëm në kostot e kompanive transportuese, të cilat përballen me shpenzime shtesë për shkak të vonesave në qarkullimin e mallrave.

The post Krijohen radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa në kufirin Shqipëri-Kosovë appeared first on Albeu.com.

Radhë të gjata në Kapshticë, shkak një festë greke

By: redi
3 March 2025 at 19:48

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës. Shqiptarët që kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin për disa orë, aq sa radha ka shkuar deri në afërsi të fshatit Kapshticë E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të një feste fetare në vendin fqinj. Autoritetet tona kanë marrë takime të shumta me homologët e vendit fqinj për të normalizuar këtë…

Source

Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

By: M C
3 March 2025 at 17:17

Një radhë e gjatë automjetesh është krijuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Kapshticës.

Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë patur disa ditë pushim, për shkak të një feste që njihet në Greqi si “E hëna e pastër”.

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, po i drejtohen sërish sot Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë që drejtuesit të presin rreth 1 orë që të kalojnë.

Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.

The post Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on Albeu.com.

Kakavijë – Greva e doganierëve grekë mbyll kufirin

By: Ela
28 February 2025 at 09:03

Prej orës 07:00 në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve. Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve. Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve […]

The post Kakavijë – Greva e doganierëve grekë mbyll kufirin appeared first on BoldNews.al.

Greva e doganës greke, Policia e Shtetit: Nesër lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe ambulancat

27 February 2025 at 19:41

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se ditën e nesërme, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar sot se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

/r.e/

The post Greva e doganës greke, Policia e Shtetit: Nesër lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe ambulancat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Greqi/ Kufizohen lëvizjet e mjeteve në doganën e Kakavijës, kush lejohet të kalojë

27 February 2025 at 17:08

Ditën e nesërm (28 Shkurt) në Greqi pritet të mbahet një protestë dhe grevë kombëtare për tragjedinë e Tempit, të regjistruar më 28 shkurt 2023, kur u përplasën dy trena dhe ku humbën jetën 57 persona. Grevat e punonjësve në Greqi prekin edhe Shqipërinë, pasi do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në pikat doganore. Policia […]

The post Protesta në Greqi/ Kufizohen lëvizjet e mjeteve në doganën e Kakavijës, kush lejohet të kalojë appeared first on BoldNews.al.

Grevë në doganën greke në Kakavijë më 28 shkurt, kufizime drastike për mjetet

By: Ela
27 February 2025 at 13:44

Ditën e premte, 28 shkurt, nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke), dogana greke në Kakavijë do të jetë në grevë. bëhet me dije se, përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, por qytetarët që ecin në këmbë […]

The post Grevë në doganën greke në Kakavijë më 28 shkurt, kufizime drastike për mjetet appeared first on BoldNews.al.

Dogana bashkëpunimin me Turqinë në luftën kundër kontrabandës

18 February 2025 at 13:25

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u prit në Ankara nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i doganës turke, si dhe drejtuesit e departamenteve të antikontrabandës, antidrogës dhe inteligjencës.

Gjatë takimit palët diskutuan mbi strategjitë e përbashkëta për të luftuar kontrabandën dhe trafikun e paligjshëm, duke ndarë përvoja.

Ky bashkëpunim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur efektivitetin e operacioneve doganore dhe për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit midis dy vendeve.

Takimi në Ankara përforcon angazhimin e të dy vendeve për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Ky takim pason disa operacione të suksesshme të përbashkëta në luftën kundër kontrabandës dhe synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë fushë.

1 nga 4

The post Dogana bashkëpunimin me Turqinë në luftën kundër kontrabandës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditi me grushte punonjësin e doganës për t’iu shmangur kontrollit, arrestohet 58-vjeçari, çfarë iu gjet në mjet(Emri)

22 January 2025 at 10:12

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi në doganën e Morinës, ka goditur me grushte punonjësin e doganës, për për të shmangur kontrollet në automjetin e tij. Në automjetin e 58-vjeçarit të identifikuar si Azem Kovaçi, policia bën me dije se u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Njoftimi:

Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Goditi me grushte punonjësin e doganës për t’iu shmangur kontrollit, arrestohet 58-vjeçari, çfarë iu gjet në mjet(Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Grekët rihapin për qarkullim normal doganën e Kapshticës

By: user 8
13 January 2025 at 15:58

Që nga dita e djeshme, pala greke ka ndaluar kalimin e autobusëve dhe kamionëve nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se më në fund kalimi i tyre është zhbllokuar dhe ka nisur kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë drejt shtetit grek.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se:

Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media.

The post Grekët rihapin për qarkullim normal doganën e Kapshticës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌