Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

By: Oldi
11 July 2025 at 22:00

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa. “Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe […]

The post Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

11 July 2025 at 19:12

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

The post 300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve

6 July 2025 at 09:41

Kjo e dielë e korrikut ka shënuar një nga ditët me fluksin më të lartë të hyrjeve në Portin e Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur 599 pasagjerë, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në atdhe, kryesisht në bregdetin e Vlorës.

Krahas tyre, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj kanë zbarkuar gjithashtu në qytet, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në këtë sezon veror.

Së bashku me pasagjerët, kanë hyrë edhe një volum i konsiderueshëm mjetesh, përfshirë:

120 makina,

1 karrocë me rimorkio,

5 kampingë (camper),

2 minibusë,

4 autobusë,

10 kamionë,

1 furgon,

2 motoçikleta.

Ky fluks dëshmon jo vetëm për rëndësinë e Portit të Vlorës si një pikë hyrëse strategjike për jugun e vendit, por edhe për rritjen e interesit të emigrantëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Muaji korrik pritet të shënojë rekorde të reja, duke e kthyer Vlorën në një nga destinacionet më të frekuentuara këtë verë.

LEXONI GJIHASHTU:

The post Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia

1 July 2025 at 09:50

Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.

Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks.

The post Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia appeared first on Sot News | Lajme.

Kumbaro: Në 5 muaj, mbi 53 mijë turistë vizituan Kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se, kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur mbi 53 mijë vizitorë, në 5-mujorin e parë të këtij viti.

Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga kalaja, teksa e cilësoi atë, kampione të monumenteve të kulturës.

”Pik’ e floririt mbi malin e gjerë Kalaja e Gjirokastrës, kampionia e monumenteve të kulturës për nga numri i vizitorëve, ka mirëpritur 53.455 vizitorë në 5 muajt e parë të vitit një thesar jo vetëm i historisë dhe kulturë, por edhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, shkroi Kumbaro në rrjete sociale.

/a.f/r.e/

The post Kumbaro: Në 5 muaj, mbi 53 mijë turistë vizituan Kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

By: Oldi
7 June 2025 at 12:46

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që kanë kaluar kufirin gjatë dy ditëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, 45,701 shtetas janë futur në Shqipëri, kryesisht pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët […]

The post Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares appeared first on BoldNews.al.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

By: Oldi
7 June 2025 at 09:28

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri. Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte […]

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në pikën doganore të Hanit të Hotit ka nisur tashmë fluksi i parë i pushuesve të huaj dhe vendas, që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. Ky fluks i shtuar dëshmon për rritjen e ndjeshme të interesit për vendin tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria vijon të kryesojë në nivel europian përsa i përket rritjes së flukseve turistike, me një rritje mbresëlënëse prej 136%, krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19. Ky trend pozitiv është tregues i një transformimi të suksesshëm të imazhit turistik të vendit dhe rritjes së kapaciteteve pritëse.

Autoritetet doganore dhe policore në këtë Pikë Kufitare Doganore kanë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë rritje të lëvizjeve, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt për hyrjen e vizitorëve. Turistët që kalojnë në këtë pikë doganore vijnë kryesisht nga vendet fqinje dhe Europa Qendrore, duke shfrytëzuar mundësitë natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Gjatë muajve në vijim, pritet që fluksi të rritet më tej, ndërsa operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese janë tashmë në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2,45 milionë turistë të huaj.

/a.gj/ /a.g/

The post Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

7 June 2025 at 09:31

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri. Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Për shkak të numrit të madh të kalimeve të automjeteve kryesisht nga Kosova, raportohet se dogana e Morinës ka hapur kufirin për të shmangur radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare.

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on Sot News | Lajme.

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

By: D Marku
7 June 2025 at 09:36

Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri.

Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Për shkak të numrit të madh të kalimeve të automjeteve kryesisht nga Kosova, raportohet se dogana e Morinës ka hapur kufirin për të shmangur radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare.

The post Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës appeared first on Albeu.com.

Fluks automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

1 May 2025 at 15:35

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh janë shënuar të enjten në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh token shqiptare me atë të Maqedonisë së Veriut.

Fluksi i lartë ka nisur prej orës 09:00 në të dyja anët e kufirit, ku udhëtarët detyrohen të qëndrojnë më tepër se 45 minuta në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Fluks ka në të dyja anët e kufirit, për shkak edhe të ditëve pushim që shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë (4 ditë), të cilët shprehen se udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar për të pushuar.

Policia kufitare shqiptare bën me dije se po punon me kapacitet të plotë në hyrje dhe dalje ndërsa i kanë kërkuar palës maqedonase për të punuar me procedurë të përshpejtuar, gjë e cila nuk është pranuar prej tyre

Vetëm ditën e sotme, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas.

The post Fluks automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës appeared first on Euronews Albania.

Kapshticë/ Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve në territorin shqiptar për Pashkët

19 April 2025 at 09:35

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Aktualisht, në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Sipas informacioneve, po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shtetasit shqiptarë kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe.

The post Kapshticë/ Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve në territorin shqiptar për Pashkët appeared first on Sot News | Lajme.

Pashkët kthejnë shqiptarët në atdhe, rreth 8 mijë persona hyjnë në vend përmes pikës kufitare të Kakavijës

18 April 2025 at 09:55

Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje.

Krahasuar me ditët normale, ku lëvizjet ditore kapin mesatarisht shifrën 3,000 hyrje-dalje, rritja e fluksit është dukshëm e lartë. Sipas të dhënave zyrtare, fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, çka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme.

Kjo lëvizje e shtuar në hyrje të territorit shqiptar lidhet me festën e Pashkëve, duke reflektuar kthimin e emigrantëve dhe shtimin e vizitave familjare në këtë periudhë festive. Pika kufitare e Kakavijës, si më e madhja me Greqinë, përballet tradicionalisht me rritje të fluksit në festa të tilla. Aktualisht të dyja palët funksionojnë me nga 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje pa shënuar radhë në pritje

The post Pashkët kthejnë shqiptarët në atdhe, rreth 8 mijë persona hyjnë në vend përmes pikës kufitare të Kakavijës appeared first on Sot News | Lajme.

Pashkët, fluksi i lartë automjetesh në Kapshticë

By: Mirgen
17 April 2025 at 22:24

Kapshtica po përballet me një fluks të lartë mjetesh në hyrje nga Greqia. Sipas informacioneve të fundit, mësohet se fluksi është shkaktuar që prej palës greke, e cila aktualisht po punon me 6 sportele në dalje. Ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në funksion 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin në rritje. Shumë emigrantë […]

The post Pashkët, fluksi i lartë automjetesh në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Fluks turistësh në Korçë, 10% më shumë rezervime më shumë se në 2024

9 March 2025 at 13:36

Këtë sezon ndryshe nga viti i kaluar pritet te ketë 10 për qind me shume rezervime turistesh te huaj ne Korçë. Operatorët turistikë bëjnë me dije se rezervimet kanë filluar që vitin e kaluar.

Kristiano Koçibelli, administrator i një hotel në qytetin e Korçës tha se për vitin 2025 rezervimet me turistë te huaj kanë filluar këtë muaj dhe mbyllen ne janarin e vitit tjetër.

Edhe këtë vit krahas turistëve europianë kane rezervuar edhe aziatikët të cilët gjatë vitit 2024 kanë ardhur të organizuar për herë të parë në Juglindje.

Eriketa Koçollari, menaxhere në një hotel ne juglindje te vendit tha se këtë vit Inteligjenca artificiale ka ndihmuar turistët për rezervimet e tyre pa gabime dhe vonesa.

Një vit me parë 85 për qind e turistëve qe kanë vizituar Korçën kanë qenë të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fluks turistësh në Korçë, 10% më shumë rezervime më shumë se në 2024 appeared first on Euronews Albania.

Fluks vizitash në Shtëpinë Kadare, ditën e lindjes së gjeniut të letrave shqipe

By: Kult Plus
28 January 2025 at 22:00

Në ditën e lindjes të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në shtëpinë e tij, tashmë të transformuar në muze, ka patur vizitorë të shumtë.

Drejtoresha e Shtëpive-Studio Kadare-Agolli, Anisa Ymeri, tha për ATSH-në se dita e sotme ishte planifikuar të ishte një ditë e hapur për vizita nxënësish nga shkollat e të gjithë vendit.

Vizitat kanë nisur që në orën 9 të mëngjesit dhe përveç nxënësve të shkollave, interes kanë treguar edhe klube libri apo fëmijë të vegjël të sistemit parashkollor të cilët kanë parë ekspozitën e rrallë me dorëshkrime dhe letërkëmbime të Kadaresë në shtëpinë e tij.

Deri në mesditë, ekspozita e hapur këtë fillim janari ishte vizituar prej 1115 personash, ndërkohë drejtoresha Anisa Ymeri tha se ka ende vizita të planifikuara për ditën e sotme.

Për efekt organizimi, vizitat në grup janë kryesisht me prenotim. Gjatë ditës së sotme në Shtëpinë-Studio Kadare ishin grupe nga gjimnazi “Partizani”, klubi i librit të Bibliotekës së Rrogozhinës, gjimnazi “Çajupi”, nga shkolla “E kuqe”, shkolla “14 Nëntori”, Durrës etj.

Vetëm për ditëlindjen e gjeniut të letrave shqipe, shtëpia e tij në Tiranë u vizitua prej më shumë se 120 persona./atsh/ KultPlus.com

19 mijë infektime në javë/ Ndodhemi në pragun e një epidemie, fluks i lartë në spitale

By: Oldi
21 January 2025 at 17:42

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin 19 mijë persona. Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail […]

The post 19 mijë infektime në javë/ Ndodhemi në pragun e një epidemie, fluks i lartë në spitale appeared first on BoldNews.al.

Shumë viruse në qarkullim/ Mjekët: Fluks i lartë pacientësh në qendra shëndetësore

By: Re Nato
7 January 2025 at 17:51

Pas festave mjekët e qendrave shëndetësore në Tiranë po përballen me numër të shtuar pacientësh.   Viruset në qarkullim janë të ndryshëm ndërsa të sëmurët që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha   të të gjitha moshave.

“Fluksi i të sëmurëve ka filluar  është shtuar, ne kemi parë fluks të lartë nga tre janari kur kemi filluar, pjesa më e madhe janë paraqitur me simtompa nga më të ndryshmet.”

Ne kemi pasur raste të metapneumovirusit, jo të dedektuara nga ISHP,  por simptoma të ngjashme, një diagonzë diferenciale nuk bëhet dot sepse është virursi gripit që ka qarkulluar, rsv tek fëmijët.

Sipas klinikës që kanë paraqitur dhe sipas askultacionit që sigurisht ne e bëjmë tek çdo pacientë sigurisht që ka pasur rastë që kanë komplikuar në bronkopenumoni dhe penumoni, jo më larg se sot kisha një penumoni që ishte rezerbim ishte prej 20 ditësh në gjendje të tillë.”

Virozat po rëndojnë më tepër më të vegjlit dhe më të moshuarit.  Temperatura  rezistente dhe kolla e zgjatur sipas mjekëve janë disa prej ankesave më të shpeshta të të sëmurëve.  Nuk kanë munguar as problemet me mushkëritë apo  pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim më të specializuar.

“Kemi raste që këmi dhe një temperaturë rezistente prej pesë gjashtë ditësh  vëmë re kollë të shpeshtë ngjirje zëri,  dhimbje fyti, nuk mungojnë  çrregullimet gastrointenstinale si nause diarre.”

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur dhe nga ato persona që kanë bërë bronkopenumoni bilaterale, dmth të dy anëve të mushkërisë, ndoshta kanë pas të nevojshem dhe shtrimin në spital , kam vënë re tek ato që kanë pasur disa diagnoze që e përballojnë më rëndë sëmundjen virale se pjesa tjetër”.

“Po dhe tek fëmijët kemi pasur, ajo që është vënë re janë bronkitet  por nuk mungojnë dhe rastet që kanë kaluar në bronkopneumoni.”

Mjekët  sugjerojnë  të mos neglizhohen simptomat, por as të mos vetëmjekohen.  Për të  përballuar fluksin e të sëmurëve  gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë  do të ofrojnë shërbim  24 orë në  shtatë ditë të javës  për   të rritur dhe fëmijë.

“Prindi duhet të shohë ca nuk shkon me fëmijët, të mos alarmohet me një temperaturë  sigurisht,  por nëse  temperatura persiston është 38 39 me ethe dhe prej dy ditësh në gjendje të tillë të drejtohet tek pediatri  janë të gjitha kushtet , të mos neglizhojnë një kollë …”

“Marrin antibiotikë vetë në farmaci,  pastaj paraqiten këtu me shenja më të rënda, ajo që bëj thirrje është që tre ditët e para lë të leme virozën  të veprojë, nuk duhet te fillojmë antibiotik”.

 Shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe ruajtja e higjenës personale është këshilla e mjekëve   për të eleminuar transmetimin e viruseve të rrugëve të fryëmamarrjes  që janë në  qarkullim./abcnews.al

Rekord udhëtarësh, asnjë vonesë/ Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, fluks në ditët e festave. Në 2024, mbi 10 milionë udhëtarë

By: xhir jeta
6 January 2025 at 15:40

Mbi 10 milion pasagjerë mirëpriti aeroporti ndërkombëtar i Tiranës gjatë vitit 2024. Ky rekord historik tregoi rritjen e vazhdueshme te aeroportit, duke e renditur aeroportin e Tiranës me fluksin më të larte të fluturimeve në rajon.

Festat e fundvitit shtuan më shumë fluksin e udhëtarëve. Emigrantët shqiptarë u kthyen në vendlindje për të festuar.

Në aeroport i lartë është edhe numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e fundvitit.

“Jam nga Italia. Nuk është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen shumë vendi juaj. Aeroporti ka ndryshuar shumë. Është i vogël, por të ofron të gjitha shërbimet.”

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është porta hyrëse më e madhe në vend. Në këtë fillim viti terminali është në çdo moment i mbushur me pasagjerë.

Ndërkohë që numri i pasagjerëve u rrit ndjeshëm gjatë festave, aeroporti e përballoi fluksin pa asnjë vonesë.

Rekordi i pasagjerëve u arrit me 3 janar u regjistruar 31 mijë udhëtarë.

“Numrat mbi 135 mije. Me fluksin më të lartë në 3 janar. Që nga Krishtlindjet deri tani. Mesatarisht 30 mijë pasagjerë çdo ditë.”

Teksa viti që shkoi u mbyll me një rekord historik, të mbi 10 milion pasagjerëve, pritshmëritë për 2025 janë edhe më të mëdha.

“Ne presim mbi 12 milion pasagjerë”

Investimet vijojnë, me zgjerimin e pistës, aeroporti planifikon lidhjen e Shqipërisë me të tjera destinacione, nga më të afërtat deri tek më të largëtat.

“Fluturimet transoqeanike. Lajme të reja për në kontinentin europian, gjirin Arabik dhe Kazakistani”.

Aeroporti i Tiranës është tashmë ura më e rëndësishme e lidhjes së Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës, duke ofruar destinacione të shumta, me çmime të mira dhe me shërbime të shumëllojshme për udhëtarët./abcnews.al

Bie sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në Qafë Thanë

By: user 11
4 January 2025 at 16:14

Në doganën e Qafë-Thanës ka rënë sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.

Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por më ngadalë. Autoritetet kanë hapur sportelet, ndërsa aktualisht ka një fluks të automjeteve që kalojnë nga kjo doganë.

The post Bie sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në Qafë Thanë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌