Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Papa mbështet caktimin e një date të përbashkët për Pashkët dhe të krishterët

9 June 2025 at 10:16

Kisha Katolike është gati të vendosë një datë të përbashkët për Pashkët dhe për të gjithë të krishterët. Kjo u deklarua nga Papa Leo XIV, sipas lajmeve nga Vatikani.

Vërehet se deklarata e Papës u bë gjatë një takimi në Romë kushtuar 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë dhe unitetit katolik-ortodoks.

“Këtë vit, kur të gjithë të krishterët festuan Pashkët në të njëjtën ditë, dua të riafirmoj hapjen e Kishës Katolike për të gjetur një zgjidhje që do të nxiste kremtimin e përbashkët të Ngjalljes së Zotit,”- tha Papa.

Papa Leo XIV vuri në dukje se ekzistojnë disa zgjidhje që do t’u lejojnë të krishterëve të festojnë së bashku “Festën e Festave”, në mënyrë që të mos shkelin parimin e Koncilit të Nikesë.

Ai shtoi se festimi i përbashkët i Pashkëve “i jep fuqi më të madhe misionare predikimit tonë të emrit të Jezusit dhe shpëtimit, të lindur nga besimi në të vërtetën shpëtuese të Ungjillit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa mbështet caktimin e një date të përbashkët për Pashkët dhe të krishterët appeared first on Euronews Albania.

Dalin FOTOT/ Dua Lipa kaloi Pashkët me të dashurin në plazhet shqiptare në jug

By: user 6
22 April 2025 at 23:02

Dua Lipa ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner. Këngëtarja 29-vjeçare u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe dhe syze dielli. 

Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur pranë detit. Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar të vitit 2024. /TCH

The post Dalin FOTOT/ Dua Lipa kaloi Pashkët me të dashurin në plazhet shqiptare në jug appeared first on Lapsi.al.

Radhë kilometrike në Kapshticë, emigrantët rikthehen në Greqi pas Pashkëve

By: Besnik
21 April 2025 at 17:21

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës këtë të diel, ku emigrantët shqiptarë, pasi festuan Pashkët me familjarët në atdhe, po rikthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Fluksi i lartë i daljeve nga Shqipëria drejt Greqisë, i kombinuar me numrin e reduktuar të sporteleve në anën greke, ka sjellë krijimin e një radhe që arrin deri në 3 kilometra, duke u shtrirë deri pranë fshatit Kapshticë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se kjo është hera e parë pas shumë vitesh që krijohen radhë të tilla të gjata në këtë pikë kufitare.

Shtetasit shqiptarë shprehen se po presin deri në dy orë në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Në këto kushte, autoritetet shqiptare të policisë kufitare kanë zhvilluar disa takime me homologët grekë, ku janë diskutuar masa për menaxhimin e situatës.

Ndër kërkesat kryesore kanë qenë rritja e numrit të sporteleve aktive dhe përshpejtimi i procedurave për shtetasit që janë të pajisur me dokumente greke, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në hyrje të vendit fqinj.

Gjatë ditëve të festës së Pashkëve, mbi 40 mijë shtetas shqiptarë kanë hyrë në vend nga Greqia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Radhë kilometrike në Kapshticë, emigrantët rikthehen në Greqi pas Pashkëve appeared first on Euronews Albania.

Kremtimi i Pashkëve nëpër botë – përmes fotografive

20 April 2025 at 23:18

Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët.

Ata kanë marrë pjesë në shërbesa dhe mesha për festën, që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Në këtë festë, besimtarët po ashtu ngjyrosin vezë, një traditë e lashtë që simbolizon jetën dhe ringjalljen. /REL/

Vezë të ngjyrosura për Pashkë, të vendosura në tregun tradicional të Pashkëve në Vjenë të Austrisë më 16 prill 2025.
Krishti është ringjallur. Kështu shkruan në shërbesën për Pashkët Ortodokse në një Kishë në Moskë më 20 prill. Këtë vit, Pashkët Ortodokse dhe të Krishtera festohen në të njëjtën ditë.

 

Fëmijët ngjyrosin së bashku vezët për Pashkë në Podgoricë të Malit të Zi.
Një besimtare e krishter lutet gjatë meshës së mesnatës të mbajtur në Katedralen e Shën Patrikut në Karaçi të Pakistanit më 20 prill 2025.
Besimtarët ortodoksë etiopianë marrin pjesë në ceremoninë e “Zjarrit të Shenjtë” në seksionin etiopian të Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, më 19 prill 2025.
Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, (në qendër të fotografisë) udhëheqësi shpirtëror i të gjithë të krishterëve ortodoksë lindorë në botë, duke qëndruar, teksa besimtarët mbajnë qirinj gjatë meshën në vigjilje të Pashkëve, në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Stamboll. Turqi, 20 prill 2025.
Një murgeshë katolike merr pjesë në një meshë për Pashkët në Xhakarta më 19 prill 2025.
Disa persona përgatisin shportat e Pashkëve për t’u bekuar para një kishe të shkatërruar gjatë luftës në Lukashivka, në Ukrainë. 20 prill 2025.
Besimtarët e krishterë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e së dielës për Pashkët në Vatikan më 20 prill 2025.
Besimtarët kristianë mbajnë qirinj dhe fenerë ndërsa ndjekin rrugën që besohet të ketë ndjekur Jezusi kur u arrestua dhe u dërgua për gjykim përmes Luginës së Kidronit në Jerusalem më 17 prill 2025, tri ditë para Pashkëve.
Besimtarët marrin pjesë në shërbesa në prag të Pashkëve në Kishën El Calvario në San Salvador më 19 prill 2025.

The post Kremtimi i Pashkëve nëpër botë – përmes fotografive appeared first on Telegrafi.

Kush e shkeli armëpushimin gjatë Pashkës/ Kievi dhe Moska akuzojnë njëra – tjetrën

By: user 6
20 April 2025 at 19:05

Asnjëra palë, as Rusia dhe as Ukraina, si përfundim nuk treguan interes për respektimin e armëpushimit 30-orësh të shpallur, të “Shtunën e Madhe”, nga presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e Pashkëve. Kievi dhe Moska po akuzojnë njëri-tjetrin për bombardime dhe sulme me dronë që kanë vazhduar gjatë gjithë natës së së shtunës deri të dielën, madje edhe të dielën e Pashkëve.

Armëpushimi, për arsye humanitare, duhej të përfundonte në mesnatën e së dielës. Presidenti Putin nuk ka dhënë ndonjë urdhër për zgjatjen e armëpushimit, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pasditen e së dielës së Pashkëve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi forcat ushtarake ruse për vazhdimin e sulmeve pavarësisht armëpushimit. Në një postim ai ka shkruar se bombardimet nga pala ruse dhe sulmet me dronë kanë vazhduar gjatë gjithë natës. U regjistruan të paktën 46 raste bombardimesh, 900 sulme me mortaja dhe 5 sulme përgjatë frontit, si dhe dhjetëra sulme me dronë, shpjegoi ai.

Rusët thuhet gjithashtu se sulmuan një autokolonë evakuimi në fshatin Zorya, afër qytetit të Kostandinevka. Të paktën 2 civilë dhe një punonjës emergjence u plagosën kur dronët rusë shënjestruan makinat e tyre.

“Që nga mëngjesi i Pashkëve, mund të themi se ushtria ruse po përpiqet të krijojë një përshtypje të përgjithshme të një armëpushimi, por në disa vende ajo nuk ia braktisur përpjekjet individuale për të avancuar dhe për të shkaktuar dëme në Ukrainë”, – shkroi presidenti ukrainas, duke cituar një raport të shefit të ushtrisë ukrainase Oleksandr Shirsky.

Të shtunën, Zelensky theksoi se Ukraina do t’i përgjigjej njëlloj çdo sulmi të tillë. “Kjo Pashkë tregoi qartë se burimi i vetëm i luftës dhe arsyeja pse po zgjatet është Rusia”, – theksoi ai.

Por Moska këmbëngul gjithashtu se forcat e saj zmbrapsën sulmet ukrainase gjatë natës në zonat e Donetsk. Në të njëjtën kohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se edhe Ukraina kreu qindra sulme me dronë. Moska njoftoi se ofensiva e Ukrainës në rajonin e Kurskut kishte pasur një kosto të rëndë në jetë njerëzish dhe materiale: mbi 75,000 burra dhe 400 tanke të humbur që nga gushti i kaluar.

Ukraina u tregua jashtëzakonisht e kujdesshme në lidhje me propozimin e presidentit rus për armëpushim gjatë Pashkës, duke theksuar se askush nuk mund t’u besojë deklaratave të palës ruse. Kievi madje theksoi se do t’i përgjigjet çdo shkeljeje të armëpushimit nga pala ruse.

Edhe pse nuk e kishte refuzuar plotësisht propozimin, Kievi kishte propozuar zgjatjen e armëpushimit në 30 ditë në vend të 30 orëve. Megjithatë, që në fillim Moska e kishte refuzuar propozimin ukrainas, i cili ishte formuluar prej javësh. ©LAPSI.al

The post Kush e shkeli armëpushimin gjatë Pashkës/ Kievi dhe Moska akuzojnë njëra – tjetrën appeared first on Lapsi.al.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët

By: D Marku
20 April 2025 at 18:04

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë sot një urim në rrjetet sociale, me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimin për festën e Pashkëve, bashkë me lutjen që “dita e sotme të jetë e shenjtë, dhe një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve”.

The post Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët appeared first on Albeu.com.

Osmani viziton Nënën Stanë Gashin për Pashkë: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

20 April 2025 at 19:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot familjen e Nënës Stanë Gashit në fshatin Peshter të Brusit, me rastin e festës së Pashkëve.

Në një postim në Facebook, Osmani ka kujtuar nderin që pati disa muaj më parë për ta dekoruar Nënën Stanë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Para pak muajsh kisha nderin që Nënën Stanë ta dekoroj me medaljen presidenciale ‘Shën Tereza’, sepse kjo nënë dëshmoi në kohët më të rënda se është simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun. Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Krahas vizitës, Presidentja ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve, duke theksuar rëndësinë që kjo ditë ka për besimtarët e krishterë.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe dashuri në çdo familje”, ka theksuar ajo.

Pashkët, të cilat shënohen si festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë, këtë vit përkojnë në të njëjtin fundjavë për të gjitha degët kryesore të krishterimit – katolikët, protestantët dhe ortodoksët – një përputhje e rrallë, pasi zakonisht ato festohen në data të ndryshme për shkak të dallimeve në kalendarët liturgjikë që ndjekin./Telegrafi/

The post Osmani viziton Nënën Stanë Gashin për Pashkë: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun appeared first on Telegrafi.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë sot një urim në rrjetet sociale, me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimin për festën e Pashkëve, bashkë me lutjen që “dita e sotme të jetë e shenjtë, dhe një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve”.

/a.f/

The post Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan fotot e festës së Pashkëve në Himarë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pashka është ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes. Këtë vit jubilar ekumenik Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, disa foto nga atmosfera e Pashkëve në Himarë, ku duken dy vajza të veshura me veshje tradicionale që mbajnë në duar shporta me vezë duke jua shpërndarë turistëve të huaj, fëmijëve, si edhe familjarëve që kanë shijuar sot festën buzë bregdetit të Himarës.

Foto nga Pashkët në Himarë
1 nga 10

/a.f/

The post Rama ndan fotot e festës së Pashkëve në Himarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj uron besimtarët për Pashkën: Uroj një të ardhme sa më të ndritur këtu, në vendin tonë

By: Rovena
20 April 2025 at 13:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot për Ditën e Pashkës besimtarët e krishterë shqiptarë, ata ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, që të kenë shpresë e besim në zemrat dhe jetët e tyre dhe mirëkuptim mes njëri-tjetrit.

Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në selitë e komunitetit ortodoks dhe atij katolik, ku ndau me klerikët e këtyre besimeve urimet dhe mesazhet që burojnë nga Pashka.

Në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Presidenti Begaj u prit nga Kreu i kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, krah të cilit përcolli dhe urimin: “Është shpresë, është besim, është gëzim, është një shenjë, e cila na fton për më shumë dashuri dhe për më shumë mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë dhe besimtarët ortodoksë për shumë gëzime, begati, paqe dhe shpresë në këto Pashkë të bekuara!” – deklaroi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit i përcolli Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urime të përzemërta për shërbesën e Pashkës së parë në krye të fronit ortodoks shqiptar. Ndërsa e cilësoi këtë ditë si përbashkuese për besimtarët e krishterë, Kreu i Shtetit i përcolli nje mesazh të veçantë të rinjve shqiptarë:

“Meqenëse kjo është ditë që e përbashkon të gjithë besimin e krishterë, qoftë besimtarët ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë, është një ditë me një mesazh shumë të fortë, të cilën sapo e përmendi Kryepeshkopi, për të rinjtë që kanë filluar të frekuentojnë meshat dhe shërbesat. Me këtë rast, unë dua të uroj për ta një të ardhme sa më të ndritur këtu, në vendin tonë”.

Më pas, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, i Kishës Katolike të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kryerjes së veprave të mira në mënyrë që, siç u shpreh ai, vlerat të triumfojnë mbi antivlerat: “Uroj në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët e krishterë katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë: Pashkë të bekuara, të paqta, të begata e të gëzuara për çdo besimtar e për çdo familje shqiptare!

Le të jetë drita e kësaj dite një shenjë mirëkuptimi dhe besimi për atë çfarë është më e rëndësishme në jetë. Në jetët tona të bëjmë mirësi dhe e mira dhe vlerat të triumfojnë mbi antivlerat.

Uroj për çdo shqiptar, për çdo besimtar, gëzuar Pashkët!”

Kremtohet pashka/ “Ringjallja e Krishtit”, besimtarët përcjellin mesazhe paqeje

By: Re Nato
20 April 2025 at 13:13

E diela  eshte nje dite e rendesishme per besimtaret e krishtere.

Ortodokse e katolike festojne Pashken.    Feste qe simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqezimit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Në  katedralen katolike dhe ate ortodokse në Tiranë  gjate meshave u shperndane  mesazhe se dashuria triumfon mbi urrejtjen e shpresa mbi deshperimin.

Besimtaret ndezen qirinj, u luten për një të ardhme  më te mirë dhe uruan për paqe e mbaresi.

Pas vizites  ne kishe festa vijon me dreken familjare ku nuk mungon veza simbol I jetës dhe e lyer me të kuqe ne kujtim te sacrifices se krishtit në kryq.

Ketë ditë të rëndëndësishme per besimtaret e  krishtere nuk munguan as urimet e politikaneve.

Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkëve pas një sëmundjeje të rëndë

20 April 2025 at 12:36

Papa Françesku është shfaqur për një bekim të së dielës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, ku po zhvillohen festime.

Nuk dihej nëse Papa, 88 vjeç, do t’i bashkohej shërbimit pas daljes nga spitali muajin e kaluar, pas pesë javësh trajtim për një infeksion që çoi në pneumoni të dyfishtë.

Në atë kohë, mjekët thanë se ai do të kishte nevojë për të paktën dy muaj pushim në rezidencën e tij. Para festimeve të së dielës, ai ishte parë dy herë këtë javë.

Dhjetëra mijëra katolikë janë mbledhur në Romë për meshën e Pashkëve gjatë këtij viti të veçantë jubilar, i cili zhvillohet çdo 25 vjet dhe sheh miliona pelegrinë që zbresin në qytet.

Viti jubilar filloi me Papa hapjen e Derës së Shenjtë zakonisht të ndërtuar me tulla në Bazilikën e Shën Pjetrit më 24 dhjetor. Katolikët besojnë se kalimi nga dera do t’i lehtësojë ata nga mëkatet e tyre.

Për herë të parë që kur u bë papë në vitin 2013, ai ka humbur shumicën e ngjarjeve të Javës së Shenjtë, duke përfshirë vigjiljen e Pashkëve të së shtunës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku ia delegoi detyrat e tij kardinalëve.

Por, gjatë një paraqitje të shkurtër brenda bazilikës atë ditë, ai u lut dhe u dha ëmbëlsira fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkëve pas një sëmundjeje të rëndë appeared first on Euronews Albania.

Berisha uron besimtarët nga kisha e “Shën Palit”: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa antikrishtin në trojet tona

By: V K
20 April 2025 at 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke theksuar se kjo ditë simbolizon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.

Në fjalimin e tij, Berisha shprehu: “Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar”.

Ai theksoi se Pashkët janë një moment i rëndësishëm, për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kreu i PD-së gjithashtu, bëri një lutje për të ardhmen: “Le të urojmë nga zemra që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”.

The post Berisha uron besimtarët nga kisha e “Shën Palit”: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa antikrishtin në trojet tona appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj mesazh urimi nga Katedralja e Tiranës: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit

By: V K
20 April 2025 at 12:02

Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët.

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, shpresë, besim dhe gëzim”, tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se kjo ditë është një thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve.

“Uroj të gjithë besimtarët për shumë gëzim, begati e paqe në këto Pashkë të gëzuara”, shtoi ai.

Presidenti Begaj, pati edhe një mesazh të veçantë për të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta, këtu, në vendin e tyre”.

Kremtimit iu bashkua edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, i cili përcolli urimin: “Dita e Pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë”.

The post Presidenti Begaj mesazh urimi nga Katedralja e Tiranës: Pashka na fton drejt dashurisë dhe mirëkuptimit appeared first on Albeu.com.

Kremtohet Pashka, politika uron besimtarët e krishterë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kanë kremtuar sot Pashkën, festa më e madhe dhe më e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë sot një mesazh urimi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Veliaj uron që kjo “ditë të jetë e mbushur me paqe, dashuri e lumturi dhe ringjalltë në secilin prej nesh tolerancën dhe respektin për njëri-tjetrin”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë mesazhin e Tedi Blushit dhe drejtuesve të tjerë të PL-së në këtë ditë të shënuar, duke e cilësuar si një triumf të jetës mbi vdekjen dhe të dritës mbi errësirën.

Blushi, e ndau mesazhin e tij të urimit nga ambientet e jashtme të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë duke thënë se ndau me Imzot Joanin dhe besimtarët ortodoksë, por edhe ata katolikë, urimet e rastit për mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

“Pashka nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një dëshmi e triumfit të dritës ndaj errësirës, të jetës mbi vdekjes, të së mirës ndaj së keqes. I bindur se Pashkët e ardhshme do të na gjejnë më mirë, pas 11 majit, çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve fetare do të marrë një zgjidhje, jo vetëm si detyrim kushtetues, por si një mundësi të rimëkëmbjes e mëtejshme të institucioneve tona fetare”, tha ai.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte për një vizitë në Kishën Katolike për të uruar pashkët. Pas vizitës, Basha pati një prononcim për mediat, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për besimtarët e krishterë.

Ai tha se ky kremtim i ringjalljes së Krishtit, të jetë një bekim për vendin tonë, për shqiptarët anembanë dhe qoftë një reflektim se pas vështirësive vjen shpresa, se me besim dhe durim, ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur.

“Sot është një ditë e veçantë në radhë të parë për besimtarët e krishterë. Katolik, ortodoks, ungjillor, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ju uroj nga zemra gëzuar Pashkët! Kjo ditë simbol i ringjalljes së hyut, të Krishtit, e cila ka kaq shumë domethënie për ju të dashur vëllezër dhe motra besimtarë të krishterë, sjelltë paqe në shpirtrat tuaj, mirësi, mbarësi dhe bekimet e Zotit në familjet tuaja. Por së dyti dhe po kaq e rëndësishme uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë, për shoqërinë tonë, për shqiptarët anembanë, për të gjithë kombin shqiptar. Të jetë një reflektim se pas vështirësive vjen shpresa, se me besim dhe durim, ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë. Gëzuar!” – tha Basha.

Foto nga mesazhet e urimit për festën e Pashkëve të Veliajt, Metës dhe Bashës
1 nga 3

/a.f/

The post Kremtohet Pashka, politika uron besimtarët e krishterë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkës: Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë

By: armand
20 April 2025 at 13:02

Papa Françesku është shfaqur në publik këtë të dielë të Pashkës, duke thënë bekimin për mijëra besimtarë në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Papa, 88 vjeç, doli në një karrige me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave që brohorisnin poshtë. Shfaqja e tij ishte pritur me padurim, […]

The post Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkës: Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha uron besimtarët: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa antikrishtin në trojet tona

By: armand
20 April 2025 at 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke theksuar se kjo ditë simbolizon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar. Në fjalimin e tij, Berisha shprehu: “Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.” […]

The post Sali Berisha uron besimtarët: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa antikrishtin në trojet tona appeared first on BoldNews.al.

Pashkët: Tetë fjalë kyçe për të kuptuar festën më të rëndësishme të Krishterë

By: gaze tare
20 April 2025 at 10:31

Pashkët janë festa më e rëndësishme e kalendarit të krishterë, që përkujton Ringjalljen e Jezu Krishtit dhe simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen. Për të kuptuar më mirë thelbin e kësaj feste, Vatikani ka përmbledhur tetë fjalë kyçe që ndihmojnë në thellimin e kuptimit të saj:

1.Pashkë: Fjala rrjedh nga greqishtja “pascha” dhe aramaishtja “pasah”, që do të thotë “kalim”. Kjo lidhet me kalimin e izraelitëve nga skllavëria në liri, dhe për të krishterët, simbolizon kalimin nga vdekja në jetë përmes Ringjalljes së Krishtit.

2.Ringjallje: Ngjarja qendrore e Pashkëve, që përkujton ngritjen e Jezu Krishtit nga të vdekurit, duke sjellë shpresë dhe jetë të re për besimtarët.

3.Qengji: Simbol i Krishtit, që u flijua për mëkatet e njerëzimit. Në traditën hebraike, qengji i Pashkës ishte një flijim për shpëtimin e popullit.

4.Vezët e Pashkëve: Simbolizojnë jetën e re dhe Ringjalljen. Ngjyrosja e vezëve është një traditë e përhapur që përfaqëson gëzimin e jetës së re.

5.Drita: Simbol i Krishtit si “Drita e Botës”. Gjatë Vigjiljes së Pashkëve, ndizet qiriu i Pashkëve që përfaqëson dritën e Krishtit që ndriçon errësirën.

6.Uji: Përdoret për të kujtuar pagëzimin dhe jetën e re në Krishtin. Gjatë ceremonive të Pashkëve, uji bekon besimtarët dhe përkujton pastrimin shpirtëror.

7.Aleluja: Fjalë që do të thotë “Lavdëro Zotin”. Pas heshtjes gjatë Kreshmëve, rikthimi i “Aleluja”-s në Pashkë shpreh gëzimin e Ringjalljes.

8.Paqja: Mesazhi i Krishtit pas Ringjalljes ishte “Paqe me ju”. Pashkët janë një kohë për të përhapur paqen dhe dashurinë mes njerëzve.

Këto fjalë përmbledhin thelbin shpirtëror dhe simbolik të Pashkëve, duke ndihmuar besimtarët të thellojnë përvojën e tyre fetare gjatë kësaj feste të shenjtë.

The post Pashkët: Tetë fjalë kyçe për të kuptuar festën më të rëndësishme të Krishterë appeared first on iconstyle.al.

Berisha uron pashkët nga Kavaja, ndez qirinj me besimtarët: Një për Ju dhe një për fitoren e 11 Majit

By: V K
20 April 2025 at 10:51

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kryer një vizitë në Kishën Ortodokse në Kavajë, ku ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

Berisha: Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar!

Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju.

Histori ringjallje e plotë, pas Krishtit mbret, besimet fetare kanë Ringjalljen e dytë në Shqipëri.

Kjo është e vërteta dhe meritat tuaja janë shumë të mëdha.

E ngritët nga hiri në kushte shumë të vështira. Themi atë që është, sepse psikologjia ateiste është psikologjia më fatkeqe e njeriut, e cila e përjashton njeriun nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes njerëzore.

The post Berisha uron pashkët nga Kavaja, ndez qirinj me besimtarët: Një për Ju dhe një për fitoren e 11 Majit appeared first on Albeu.com.

KIEV – Zelensky: Gëzuar Pashkët, herët a vonë, jeta do na triumfojë

KIEV, 20 prill /ATSH-ANSA/ – E keqja mund të ketë orën e saj, por Zoti do të ketë ditën e tij. Ky është një nga kuptimet që përmban historia e Krishtit, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke shpresuar për një ditë të qetë Pashke.

Për vuajtjet e tij popullit të tij, për ringjalljen e Tij dhe për të vërtetën se herët a vonë, por në mënyrë të pashmangshme, e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të triumfojë”: kështu shkruan Zelensky.

“Kjo është ajo që ne kemi kërkuar për të gjitha këto 1152 ditë. Ne jemi të bashkuar në këtë. Çdo ditë, dhe veçanërisht sot, kur ukrainasit e të gjitha besimeve të krishtera festojnë Pashkët në të njëjtën datë. Së bashku. Le të luftojmë së bashku për Ukrainën. Dhe le të lutemi së bashku për Ukrainën”, vazhdoi kreu i shtetit.

“Le të përfundojë ora e së keqes. Le të vijë dita e jetës. Dita e paqes. Dita e Ukrainës. Dita që ka zgjatur me shekuj. Dhe ne do të mund të mblidhemi përsëri. Në një tryezë. Në një Pashkë paqeje. E gjithë kjo le të bëhet realitet. Zoti na ndihmoftë në këtë. Qoftë paqe. Le të jetë Ukraina. Krishti u ringjall! Ai me të vërtetë u ringjall!”, përfundon ai. /os/

The post KIEV – Zelensky: Gëzuar Pashkët, herët a vonë, jeta do na triumfojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌