Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

12 July 2025 at 15:30

Prej më shumë se dy orësh janë krijuar radhe kilometrike të automjeteve në pikën doganore të Qafë Thanës, me qytetarë shqiptarë dhe të huaj që presin për të kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit […]

The post Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari

6 July 2025 at 09:07

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi u realizua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern në Zvicër, pas një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Arslan është dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku ai do të përballet me dënimin e përcaktuar nga autoritetet zvicerane.

Ky arrestim është një tjetër hap në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e forcave të rendit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë në kufijtë shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi sot se ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:
Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

The post Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merr flakë një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë

By: Elva
17 June 2025 at 11:53

Një makinë është djegur ditën e sotme teksa udhëtonte aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Raportohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt. Ndërkohë bëhet me dije se nuk të lënduar nga zjarri. “Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, […]

The post Merr flakë një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë appeared first on BoldNews.al.

Loti 7 i aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Po punohet për ndërtimin e veprave të artit

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

“Korridori VIII – Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë ku po punohet për ndërtimin e veprave të artit, bokse dhe nënkalime”, shkruan Rama.

Segmenti i ri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, me një gjerësi 22 metra, me 4 korsi.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Projekti shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me qendrat administrative dhe qendrat administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës./k.s/ /a.g/

The post Loti 7 i aksit Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Po punohet për ndërtimin e veprave të artit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë

By: gjergji
26 May 2025 at 12:45

Policia kufitare ka arrestuar tre persona nga Siri Lanka në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Policia bën me dije se N. L 57 vjeç, A. K 51 vjeç, dhe K. W  36 vjeç, kishin një leje qëndrimi në Itali, të cilat dyshohet se janë […]

The post Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë appeared first on BoldNews.al.

Frekuencë e rritur në vendkalimet në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri

1 May 2025 at 16:10

Në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” në Strugë dhe “Bllatë”, në Dibër, në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri, prej dje pasdite dhe sot dukshëm ka frekuencë të rritur në udhëtarëve dhe automjeteve.

Sipas mediave shqiptare kjo veçanërisht për hyrje në territorin shqiptar, por i madh është numri edhe i shtetasve shqiptarë të cilët ditën e sotme dhe fundjavën do ta kalojnë kryesisht në Strugë, Ohër dhe rajonin e Dibrës.

“Një numër i madh qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kryesisht shqiptarë, kanë zgjedhur të kalojnë festën dhe ditët në vijim në Shqipëri. Në pikat kufitare ‘Qafë Thanë’ dhe ‘Bllatë’ që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë, ka pasur fluks të shtuar të dukshëm të automjeteve”, raportuan mediat.

Sipas ABC News radhë të automobilave presin ta kalojnë kufirin por nuk janë vërejtur kurrfarë pengesa. Destinacioni më i shpeshtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut kryesisht është Durrësi, si dhe vende të tjera turistike në bregdet.

The post Frekuencë e rritur në vendkalimet në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

24 April 2025 at 23:22

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]

The post Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE) appeared first on BoldNews.al.

Elbasan-Qafë Thanë, hapet 80% e trasesë së rrugës në lotin 2

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë.

Në lotin 2 të këtij aksi është hapur 80% e trasesë së rrugës dhe ka përfunduar aplikimi i shtresës së parë (nënbazës dhe bazës).

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet e ndërtimit për nënkalimin automobilistik. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore të cilat kanë arritur masën 95% të realizimit fizik.

Po ashtu, po punohet për ndërtimin e veprave të artit të vogla, si tombino rrethore dhe tombino katrore (box), mure mbajtëse dhe pritëse. Paralelisht ka filluar procesi i gërmimeve në hyrjet e të dy tuneleve.

Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50,12 km. Kjo rrugë  parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027. /j.p/

1 nga 4

The post Elbasan-Qafë Thanë, hapet 80% e trasesë së rrugës në lotin 2 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona pa energji elektrike

By: Oldi
6 April 2025 at 21:50

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me […]

The post Moti i keq/ Probleme me qarkullimin në juglindje, disa zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Dita e Verës, fluks në dalje në pikën e Qafë Thanës

By: Ardit
14 March 2025 at 18:05

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ka pasur fluks këtë të premte. E gjithë kjo sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare thanë se ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm, pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve […]

The post Dita e Verës, fluks në dalje në pikën e Qafë Thanës appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria rreth 24 mijë euro pa i deklaruar, procedohet penalisht polaku

22 February 2025 at 15:42

TIRANË 22 shkurt /ATSH/ Një shtetas polak 45-vjeçar, i cili tentoi të nxirrte nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, 23 700 euro, pa i deklaruar, është proceduar penalisht.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore në dalje është ndaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K.

Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të nxirrte nga Shqipëria rreth 24 mijë euro pa i deklaruar, procedohet penalisht polaku appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO| Rreziku në Qafë Thanë- Përrenjas, hidhet vaj në rrugë

14 January 2025 at 08:42

Kjo është pamja këtë mëngjes në Qafë Thanë në anën e Përrenjasit, ku rruga në ngjitje drejt juglindjes është e gjitha e lyer me vaj.

Ka patur herë pas here akuza nga ana e drejtuesve të mjeteve për hedhjen e vajit në rrugë nga pronarët e serviseve në këtë rrugë por policia e Elbasanit asnjëherë nuk e ka faktuar diçka të tillë.

Në këtë video të dërguar në redaksi shihet qartë vaji në rrugë ndërsa kalimtare tregojnë se vaj ka në 4 vende të ndryshme.

Vaji gjendet kryesisht në kthesa dhe identifikohen lehtësisht 4-5 vende në zbritje Qafe Thanë- Përrenjas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Rreziku në Qafë Thanë- Përrenjas, hidhet vaj në rrugë appeared first on Euronews Albania.

PAMJET/ Radhë kilometrike në Qafë Thanë, 3 orë të bllokuar ata që kthehen nga Korça

By: user 6
12 January 2025 at 18:49

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas – Qafë Thanë.

Mediat raportojnë se drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.

Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.

I bllokuar është i gjithë aksi nga Pogradeci deri në Prrenjas dhe në vazhdim. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.


Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë rënduar situatën në juglindje të vendit.

FOTO+VIDEO/ Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana, 3 km vargu i makinave në

Sipas të dhënave dhe pamjeve të siguruara, duket se problematike mbetet aksi nacional Korçë – Pogradec dhe Pogradec – Qafë Thanë, ku duket trashësia e borës e cila në temperaturat e ulëta po ngrin dhe ka rrezik në qarkullimin e mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me zinxhirë.

FOTO+VIDEO/ Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana, 3 km vargu i makinave në

Edhe nga Autoriteti Rrugor konfirmohet se Qafë Thana mbetet aksi më problematik për shkak edhe të turistëve që largohen nga Korça drejt Tiranës. Vështirësi po hasin edhe borëpastrueset në këtë zonë. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Radhë kilometrike në Qafë Thanë, 3 orë të bllokuar ata që kthehen nga Korça appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Qafë-Thanë, stuhi ere dhe dëbore, dogana si një ‘shkretëtirë’ dhe rruga pa ‘këmbë njeriu’

By: A M
12 January 2025 at 20:59

Situata e motit paraqitet problematike në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në doganën e Qafë-Thanës, ku lëvizja kryhet me shumë vështirësi, pikë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe anasjelltas.

Këto janë edhe pamjet nga pika kufitare mbrëmjen e sotme (12 Janar), e zbrazur pothuajse tërësisht për shkak të stuhive të erës, dëborës dhe temperaturave që kanë rënë ndjeshëm.

Report TV ka sjellë situatën nga kjo doganë, ku dallohet pothuajse mungesa e lëvizjes dhe trashësia e dëborës ka mbuluar gjithçka. Një stuhi acar që fryn me gjithë fuqinë e saj dhe ku në rrugët ‘e zhdukura’ nga bora nuk sheh këmbë njeriu.

Kaos në aksin nacional Qafë Thanë – Librazhd, vështirësohet qarkullimi në tre segmente gjatë orëve të mbrëmjes

By: A M
12 January 2025 at 20:20

Për shkak të kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të dëborës situata e qarkullimit të automjeteve në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd është vështirësuar së tepërmi gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.

Fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim. Shumica e auto veturave që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.

Policia rrugore e dislokuar me forca të shtuara në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ku radhët e krijuara janë kilometrike është duke bërë gjithçka për të normalizuar situatën por drejtues të papërgjegjshëm automjetesh janë kthyer në problem shpesh herë me tentativat për parakalime duke sjellë bllokime të qarkullimit në disa segmente.

Krijimi i radhëve po shkakton bllokimin e qarkullimit të borëpastrueseve dhe mjeteve që mirëmbajnë rrugën nga Qafë Thana në Librazhd. Situata paraqitet kritike në tre segmente, përkatësisht në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.

Ndërkohë që përdoruesit e këtij segmenti rrugor gjatë ditës së sotme janë ankuar se firma mirëmbajtëse e kësaj pjese të rrugës kombëtare nuk ka qenë aspak në gatishmëri dhe nuk e ka kryer detyrën për hedhjen e kripës dhe skories për të mundësuar qarkullimin normal në këtë aks rrugor tejet i qarkullueshëm gjatë fundjavës duke i faturuar pa shkak policisë rrugore një problematikë pune të jashtëzakonshme.

VIDEO/ Radhë e gjatë automjetesh në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, moti i keq paralizon qarkullimin, shoferët ndalojnë mjetet

By: A M
12 January 2025 at 18:33

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.

Siç shihet në këto pamje, në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga./ Top Channel

Situatë problematike në Qafë-Thanë, rruga ende nuk është kriposur

12 January 2025 at 14:14

Në aksin rrugor të Qafë Thanës e cila është e mbuluar nga dëbora situata me qarkullimin paraqitet problematike.

Pavarësisht punës së firmës kontraktore për hapjen e rrugës, situata vijon të jetë e rënduar pasi dëbora është duke fryrë me erë e kësisoj edhe radha e automjeteve është e gjatë.

Temperaturat shënojnë – 2 gradë celsius ndërsa situata e rënduar vijon për më tepër se dy orë.

Ende nuk është bërë kriposja e rrugës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Situatë problematike në Qafë-Thanë, rruga ende nuk është kriposur appeared first on Euronews Albania.

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari

9 January 2025 at 14:03

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të licencuara të cilat i kishte fshehur në automjet.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin F. V.

Gjatë kontrolleve, në automjet, u gjetën paketime me medikamente për importimin e të cilave kërkohet licencë e posaçme, por shtetasi F. V. po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

1 nga 2

/r.e/

The post U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentoi të kalonte në kufi ilaçe kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari në Qafë Thanë

9 January 2025 at 11:27

Policia kufitare në doganën e Qafë Thanës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ka tentuar të kalonte në kufi mallra kontrabandë, të cilat i kishte fshehur në automjet. Në pranga është vënë shtetasi F. V., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. “Në vijim të punës […]

The post Tentoi të kalonte në kufi ilaçe kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari në Qafë Thanë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌