Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

By: M C
11 July 2025 at 19:25

Ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 3, Erjon Dani është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Himarës. Mësohet se Dani është shpallur në kërkim, pas operacion të SPAK në Shkodër, për trafik droge.

Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka dhënë të dhënat e TIMS-i një krimineli për trafik droge.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e SPAK.

The post U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës appeared first on Albeu.com.

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu

By: Ardit
10 July 2025 at 09:47

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Po ashtu sipas policisë, i riu ka përplasur një automjet policie, gjatë kohës që largohej. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin N. […]

The post Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe përplasi një makinë policie, shpallet në kërkim i riu appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi sot se ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:
Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

The post Kapet në Qafë Thanë shtetasi i shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

23 June 2025 at 13:34

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në lidhje me një person i cili po kërkohet për përfshirje për veprën “vjedhje”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se qytetarët për çdo informatë mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Nga Policia thonë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:  info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

The post Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje appeared first on Telegrafi.

I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari

By: user 11
21 June 2025 at 15:30

Është vënë në pranga një 73-vjeçar, banues në Greqi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policisë, shqiptari  me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

The post I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Koordinata” në Shkodër / Një i dyshuar në arrati, zbulohet sasia e kanabisit të asgjësuar

19 June 2025 at 11:41

Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, Policia e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet kundër kultivimit të kanabisit në territorin e qarkut.

Falë monitorimit ajror me dronë dhe patrullimeve në terren, janë zbuluar dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në kuadër të hetimeve janë proceduar penalisht disa roje mjedisi dhe kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, ndërsa një person është shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 2000 bimëve narkotike. Policia vijon punën për kapjen e tij dhe goditjen e plotë të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.

Gjithashtu, shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.

Rastet konkrete:

Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Për këto raste nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre;

-G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;

-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.

Vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.

The post Operacioni “Koordinata” në Shkodër / Një i dyshuar në arrati, zbulohet sasia e kanabisit të asgjësuar appeared first on Sot News | Lajme.

Ishte në kërkim dhe tentoi të arratisej, kapet 51-vjeçari në Hanin e Hotit

18 June 2025 at 12:36

Policia Kufitare ka arrestuar një 51-vjeçar të shpallur në kërkim, teksa ky i fundit tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet Pikës Kufitare të Hanit të Hotit.

Shtetasi me iniciale F. H., banues në fshatin Vrakë, u kap gjatë kontrolleve intensive të ushtruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat kishin për qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe për të identifikuar personat në kërkim.

Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Pas arrestimit, 51-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për vijimin e procedurave ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ishte në kërkim dhe tentoi të arratisej, kapet 51-vjeçari në Hanin e Hotit appeared first on Euronews Albania.

Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën, shpallet në kërkim 39-vjeçari

15 June 2025 at 21:04

Një 39 vjeçar nga Bilishti ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës. Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të Guri Mazelliu, i cili dyshohej se strehoej në një stallë në kufi me Greqinë.

Të njëjtat burime shtojnë se policia e kufirit ka ushtruar kontrolle të imtësishme, duke identifikuar edhe vendqëndrimin e shtetasit në kërkim, i cili gjatë momenteve kur policia është afruar, për shkak të terrenit të vështirë, ka mundur të largohet me shpejtësi në territorin grek

Nga kontrolli i imtësishem janë gjetur armë, drogë, sasi lekesh dhe sende të tjera të paligjshme

Shtetasi Guri Mazelliu tanimë ndodhet në kërkim për disa vepra penale si “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “përshtatja e lokaleve për drogë”, “mbajtja e armës pa leje”, “kanosja”, “kalim I paligjshëm i kufirit” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të policisë”

Gjithashtu, burimet shtojnë se drejtoria vendore e policise se Korçës po heton për përfshirjen e të njëjtit person me grupe kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën, shpallet në kërkim 39-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën, shpallet në kërkim 39-vjeçari (Emri)

15 June 2025 at 21:34

Një person nga Bilishti ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës në Korçë. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Guri Mazelliu.

Mësohet se ai strehohej në një stallë në kufi me Greqi dhe në momentin kur eektivët e Policisë i janë afruar për ta arrestuar, për shkak të terrenit të vështirë ai ka mundur të largohet dhe të arratiset drejt shtetit fqinj.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit Guri Mezelliu i cili dyshohej se strehoej në një stallë në kufi me Greqinë.

Burime bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar nga uniformat blu ku qëndronte 39-vjeçari janë gjetur armë, drogë, sasi lekesh dhe sende të tjera të paligjshme.

Guri Mazelliu mësohet se është shpallur në kërkim ku akuzohetpër disa vepra penale si “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “përshtatja e lokaleve për drogë”, “mbajtja e armës pa leje”, “kanosja”, “kalim I paligjshëm i kufirit” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të policisë”

Gjithashtu, burimet shtojnë se drejtoria vendore e Policisë së Korçës po heton për përfshirjen e 39-vjeçarit me grupe kriminale.

Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më 1 Maj të vitit 2009, kur ai ishte 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar më sëpatë në kokë duke e lënë të plagosur shtetasin, Erigels Bregu.

The post Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën, shpallet në kërkim 39-vjeçari (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunoi punonjësin e pastrimit publik në Athinë, policia në kërkim të shqiptarit (Emri)

11 June 2025 at 21:34

Policia greke është vënë në kërkim të një shtëtasi shqiptar, i cili u filmua teksa dhunonte një punonjës të pastrimit publik të Athinës, teksa ai ishte në orar punë gjatë natës.

Ngjarja ndodhi natën vonë të së shtunë në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi. Punonjësit e kësaj të fundit i thanë tre të rinjve të prisnin deri sa ata të përfundonin. Megjithatë, tre të rinjtë dolën nga mjeti duke dhunuar njërin prej punëtorëve. Ngjarja u bë virale në rrjet pasi u filmua nga një kamera amatore.

Policia greke ka arritur të identifikojë njërin prej autorëve. Ai është shqiptari Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.

 

The post Dhunoi punonjësin e pastrimit publik në Athinë, policia në kërkim të shqiptarit (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet në Gramsh 32-vjeçari i shpallur në kërkim, qarkullonte me makinë të vjedhur pas dy grabitjeve

1 June 2025 at 11:18

Një 32-vjeçar nga Kuçova ka rënë në prangat e policisë së Gramshit, ndërsa ishte shpallur në kërkim për dy raste vjedhjeje. Ai u kap duke qarkulluar me një automjet tip “Volkswagen”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, S. K., 32 vjeç, u ndalua si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të policisë së Tiranës, Beratit dhe Gramshit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se:

  • Më 23 maj 2025, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ai ka vjedhur automjetin “Volkswagen” në pronësi të shtetases A. D.
  • Më 28 maj 2025, në Dimal, i ka vjedhur një telefon një gruaje.

I riu u lokalizua dhe u arrestua në Gramsh, ndërkohë që veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat përkatëse të Policisë së Tiranës dhe Beratit, për zbardhjen e plotë të rasteve dhe përballjen e të dyshuarit me drejtësinë.

The post Arrestohet në Gramsh 32-vjeçari i shpallur në kërkim, qarkullonte me makinë të vjedhur pas dy grabitjeve appeared first on Sot News | Lajme.

I shpallur në kërkim/ 32-vjeçari nga Kuçova nuk “zë mend”, arrestohet teksa qarkullonte me një makinë të vjedhur

By: Rovena
1 June 2025 at 11:02

Një 32-vjeçar nga Kuçova është vënë në prangat e Policisë së Gramshit. 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për vjedhjen e celularit të një shtetaseje, ndërkohë që u arrestua në flagrancë teksa qarkullonte më një automjet të vjedhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Beratit, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë. 32-vjeçari lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volksëagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë. Më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D.. Më datë 28.05.2025, në Dimal, i ka vjedhur celularin, një shtetaseje”, njofton policia./abcnews.al

Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane

27 May 2025 at 13:56

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni që vepronte në qytetin bregdetar, duke shpallur në kërkim një shtetase braziliane, 29 vjeçe.

Ajo akuzohet për “Trafikim personash të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzim të prostitucionit”.

Sipas hetimeve, e dyshuara shfrytëzonte dy bashkëkombëse të saj, 34 dhe 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin në një apartament në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Këto dy shtetase janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e hetimit të trafikut kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vazhdojnë punën për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal.

The post Goditet foleja e prostitucionit në Vlorë, shpallet në kërkim 29-vjeçarja braziliane appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunuan me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim babai me dy djemtë

26 May 2025 at 13:23

Në Gramsh, një ngjarje e rëndë dhune tronditi komunitetin lokal, ku një 26-vjeçar u sulmua brutalisht nga një baba me dy djemtë e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë shpallur në kërkim G.B., 54 vjeç, së bashku me dy djemtë e tij, A.B., 23 vjeç dhe A.B., 22 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim. Viktima u godit me grushte dhe me një send të fortë metalik, duke i shkaktuar dëmtime fizike, megjithëse aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

The post Dhunuan me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim babai me dy djemtë appeared first on Sot News | Lajme.

Goditën me sëpatë një person, bie në prangat e policisë 63-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

25 May 2025 at 10:01

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.

Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

The post Goditën me sëpatë një person, bie në prangat e policisë 63-vjeçari, shpallet në kërkim i biri appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja

23 May 2025 at 13:45

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.

Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

The post Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja appeared first on Sot News | Lajme.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

22 May 2025 at 23:45

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, nga neni 321, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.

“Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Për informata na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com App: Lajmëro Policinë Tel: 192 Facebook: Kosovo Police”, ka shkruar Policia e Kosovës.

Policia shton se besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët mbetet kyç në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim./Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave appeared first on Telegrafi.

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i riu nga Lazarati, cilat janë dy akuza

By: user 5
17 May 2025 at 15:54

Është kapur në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se lokalizoi dhe kapi të kërkuarin, i cili do vuajë edhe 6 muajt e izolimit të mbetura për dy akuza, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Burime zyrtare bënë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat 32-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim.

The post Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i riu nga Lazarati, cilat janë dy akuza appeared first on Lapsi.al.

Lista e më të kërkuarve, kush është shqiptari që konsiderohet i rrezikshëm për policinë europiane (Emri+Foto)

15 May 2025 at 20:03

Një shqiptar i është shtuar listës së personave më të kërkuar në Europë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Shpendi Malo.

Ai është pjesë e listës ‘Europe’s Most Wanted’ pasi besohet se ka vrarë një 27-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas ZDF, krimi ka ndodhur më 11 shtator 2019 në Gjermani.

Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën me anë të celularit në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).

Aty dyshohet se ai e ka therur të riun me thikë. Viktima vdiq në vendngjarje. Për të fshehur krimin, trupi u hodh në një kanal dhe u mbulua me gjethe. Katër ditë më vonë, ai u gjet nga kalimtarët.

Ende nuk është e qartë nëse ka pasur një bashkëpunëtor. Por sipas policisë, disa prova e sugjerojnë këtë. Edhe motivi i saktë i krimit nuk dihet. Mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës.

Shpendi Malo është 34 vjeç. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë: në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.

The post Lista e më të kërkuarve, kush është shqiptari që konsiderohet i rrezikshëm për policinë europiane (Emri+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

By: V K
14 May 2025 at 11:32

Policia e Tiranës, ka dalë me një njoftim të shkurtër për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”.

Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.

Uniformat blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28-vjeç dhe Zenel Trofi, 35-vjeç.

Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.

Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

The post Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌