Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Operacioni “Orologi”, policia ekzekuton 6 masa sigurie

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni “Orologi”, ndërsa janë ekzekutuar gjashtë masa sigurie.

Sipas Policisë, u sekuestruan armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg”.

Policia njofton se shtetasit e ndaluar janë A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë, P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

“Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.

“Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit”, thekson Policia.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.

/e.i/ /gj.m/

The post Operacioni “Orologi”, policia ekzekuton 6 masa sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

By: Ela
26 July 2025 at 18:06

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “OROLOGI” që çoi në arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe aktivitete të tjera kriminale. Uniformat blu bëjnë me dije se kane ekzekutuar 6 masa […]

The post Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës appeared first on BoldNews.al.

SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka goditur një rrjet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Sipas SPAK, rrjeti ndërkombëtar ka trafikuar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro, ndërsa 16 persona janë nën hetim.

“Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Sipas SPAK-ut, këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), njoftoi sot se me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H., K. H., E.N., E. A., P. D., I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total: Euro: 43,470 €, franga zvicerane: 5,000 CHF, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan. Mjet lundrues: 1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar. Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë. Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68. Telefona celularë: 16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive. Karta bankare dhe dokumente financiare: 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike: 1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës. 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili. 1 NVR Hikvision. 2 radio komunikimi Baofeng. Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar. Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese. Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë. Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.

Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.

Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro

Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.

Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.

Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi, nënvizojnë se: “ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”.

/e.i/ /gj.m/

The post SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Itali/ I dënuar për vrasje dhe prostitucion, shqiptari kapet me kokainë

By: Elva
21 July 2025 at 08:25

Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Castel de’ Britti, në Bolonja, pasi iu gjetën mbi 11 kilogramë kokainë e pastër dhe një armë zjarri e vjedhur. Ai akuzohet për trafik droge dhe mbajtje të armës pa leje. Arrestimi u krye javën e kaluar, por autoritetet e bënë publik vetëm një […]

The post Itali/ I dënuar për vrasje dhe prostitucion, shqiptari kapet me kokainë appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon gjykimin e ish-deputetit të PS për ndihmë ndaj krimit në këmbim të votave

15 July 2025 at 17:18

SPAK njoftoi të martën, më 15 korrik, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj Çyrbjas dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hetimet ndaj Çyrbjas zbuluan lidhje të thella dhe bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe politikës, si […]

The post SPAK kërkon gjykimin e ish-deputetit të PS për ndihmë ndaj krimit në këmbim të votave appeared first on Reporter.al.

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

By: Ela
11 July 2025 at 12:58

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë […]

The post SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arrestohet një trafikant droge i shpallur në kërkim nga Italia

9 July 2025 at 12:43

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është vënë në pranga shtetasi Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim […]

The post EMRI/ Arrestohet një trafikant droge i shpallur në kërkim nga Italia appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI

By: Ela
9 July 2025 at 10:11

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ndaj Elis Rogës Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia njofton se vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e 46-vjeçarit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane. “Strukturat e Drejtorisë […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, kapet në Tiranë 46-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari

6 July 2025 at 09:07

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi u realizua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern në Zvicër, pas një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Arslan është dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku ai do të përballet me dënimin e përcaktuar nga autoritetet zvicerane.

Ky arrestim është një tjetër hap në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e forcave të rendit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë në kufijtë shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

By: Ela
5 July 2025 at 21:41

Fatjon Gjonaj, shqiptari i akuzuar si kreu i një bande të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine, hashashi dhe marijuane, u ekstradua në Itali. Gjonaj arriti në aeroportin Fiumicino rreth orës 18:15 dhe u dërgua menjëherë në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Ai ishte arrestuar më 3 qershor në Dubai. Hetimet kundër Gjonajt filluan […]

The post EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës appeared first on BoldNews.al.

“Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për…

3 July 2025 at 22:28

I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani.

Gjithashtu Lubonja theksoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri.

Fatos Lubonja:

Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës Inside Crime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.

Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.

The post “Vendi është kthyer në inkubator të krimit”/ Shpërthen analisti: Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për… appeared first on Sot News | Lajme.

Çohen për gjykim dy kokat shqiptare të grupit kriminal/ Trafik droge nga Amerika Latine e Gjermania në Zvicër,…

1 July 2025 at 17:30

SPAK ka dërguar për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal. Ndërsa, janë sekuestruar rreth 1400 kg drogë dhe 10 mijë tableta ekstazi.

Njoftimi i plotë i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim dosjen 108/2024 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, nr.108 të vitit 2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të pandehurve:

Gëzim BAKALLI (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii. “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),

iv. “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i përket pasaportës kosovare),

v. “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, të parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Erjon LOCI, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),

345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),

1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)

2 kg marihuanë

10´000 tableta ecstasy

2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak

një orë femrash “Rolex”,

një orë e markës “HUBLOT”,

dy pajisje regjistruese,

2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),

karta bankare,

gjashtë telefona celularë

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

The post Çohen për gjykim dy kokat shqiptare të grupit kriminal/ Trafik droge nga Amerika Latine e Gjermania në Zvicër,… appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada amerikane ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio për vizat

By: user 8
30 June 2025 at 17:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.

 

The post Ambasada amerikane ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio për vizat appeared first on Lapsi.al.

Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm (Emri)

By: armand
29 June 2025 at 14:36

Ylli Didani, 43-vjeçari nga Shqipëria, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale në Detroit, SHBA, për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai u shpall fajtor pasi provat në gjyq dëshmuan se ai ishte kreu i një organizate kriminale me shtrirje në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe […]

The post Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet esktradimi

28 June 2025 at 11:47

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”. Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi. 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali

The post Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete, pritet esktradimi appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

28 June 2025 at 11:19

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50” është vënë në pranga shtetasi Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40 vjeç, i cili është kapur në Dibër. Ai akuzohet nga autoritet italiane për trafik të lëndëve narkotike. “Gjykata në L’Aquila […]

The post EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Vaun e Dejës 23-vjeçari

By: fra nc
27 June 2025 at 09:51

Një 23-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale në fshatin Barbullush, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Ergys Arrnjeti, i cili akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale.

Autoritetet italiane, konkretisht Gjykata e L’Aquilas, i kanë caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizatë kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vite burgim.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar ENFAST dhe autoritetet italiane, si pjesë e përpjekjeve për të çuar para drejtësisë personat në kërkim ndërkombëtar.

Procedurat për ekstradimin e të riut drejt Italisë janë në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Vaun e Dejës 23-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

By: Ela
23 June 2025 at 11:10

Nga Boldnews.al Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të vetme tek “Restorant Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. Me një parkim të madh pa pagesë, me ushqime deti të shpejta dhe çmime relativisht të ulta, krahasuar me hotelet përreth, […]

The post SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video) appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Mykonos, në pranga 3 shqiptarë, njëri kërkohej nga SPAK

By: user 6
8 June 2025 at 23:02

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve i kërkuar nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një operacion të gjerë anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos. Nga hetimi policor, doli në pah ekzistena e një grupi kriminal, anëtarët e së cilës, të paktën që nga maji i vitit 2025, tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit.

Anëtarët e grupit ishin vendosur në tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdorën si “strehëza”, duke ruajtur lëndët narkotike. Pastaj ata udhëtonin ose me automjet privat ose me motoçikletë, të cilat i kishin si mjete “operative”, në zona të ishullit, ku ua shisnin substancat “klientëve” të tyre, duke përfituar një përfitim të madh financiar.

Në prangat e policisë ranë Spiro Lila, 30 vjeç dhe Roland Allka, 33 vjeç, të dy nga Gramshi si dhe Euglend Dumi, 36 vjec, nga Vaqarri i Tiranës. Lila rezulton person i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal me bazë në Sarandë, të goditur në maj 2019 nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kryente trafik ndërkombëtar droge. Nga hetimet u zbulua se një anëtar i organizatës qëndronte gjithmonë jashtë banesave, duke vepruar si roje. 

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie dhe u gjetën dhe u sekuestruan 932.22 gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5 060 euro, 1 pistoletë, 10 fishekë, 1 thikë, 1 automjet, 1 motorr, 3 peshore elektronike precize dhe 4 telefona celularë. Përfitimi i paligjshëm financiar i grupit nga shitja e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 100 000 euro. /LAPSI.al

The post EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Mykonos, në pranga 3 shqiptarë, njëri kërkohej nga SPAK appeared first on Lapsi.al.

“Ky qytet është imi ose vdes!”/ SMS: Pse bosët e Liverpool s’punojnë me shqiptarët

By: user 6
3 June 2025 at 21:28

Liverpool është një qytet ku mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për të depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e drogës. Tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë investigativ kësaj çështjeje.

Ky realitet pasqyrohej edhe në dramën kriminale të BBC-së ‘This City Is Ours” (Ky qytet është i yni), ku bosi i krimit në Liverpul, Michael Kavanagh, refuzon krijimin e lidhjeve me trafikantët shqiptarë.

“Daily Mail” ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.

“Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britaninë e Madhe” – citohet në shkrim.

Por si kanë arritur gangsterët e Liverpool të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh?

Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.

Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpool për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë i vërtetë. Kjo u ilustrua nga një bisedë mes lordëve të drogës në Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins – të njohur si pjesë e bandës së frikshme Huyton Firm në EncroChat, e cila tashmë është dekriptuar.

Mesazhet, të zbuluara gjatë një procesi gjyqësor, tregojnë vëllezërit duke diskutuar mundësinë për të punuar me një trafikant shqiptar me bazë në Marbella. Vincent i thotë Francis se një “djalë i ri” i kishte ofruar partneritet, por Francis përgjigjet se “nuk ishin të interesuar”, duke sugjeruar në vend të kësaj një kontakt tjetër nga bota e krimit.

“Po, të lodhin shumë albot,” shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar, por i lidhëm me dikë tjetër”. Një burrë nga Liverpuli me njohuri për tregun e drogës tha se kjo bisedë pasqyron qëndrimin e përgjithshëm mes bosëve të bandave në qytet.

“Ja ku e keni – ata nuk duan të punojnë me shqiptarët, por kjo është në nivelin e shumicës, kështu që biseda është korrekte dhe mjaft e sjellshme”, i tha ai Daily Mail. “Në këtë nivel, firma të ndryshme lëvizin para dhe ndajnë informacion e burime. Por nëse vëllezërit Coggins do të dëgjonin se shqiptarët donin të hynin në tregun me pakicë në Merseyside, biseda do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të kishte luftë”.

Francis shkruan në një mesazh tjetër: “Qyteti është i imi ose vdes”. Burimi i Daily Mail shtoi: “Francis është shumë i qartë se kush sundon Liverpulin, dhe nuk janë shqiptarët”. Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë.

Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje. Ekspertët shpjegojnë këtë fenomen me faktin që shqiptarët e kanë të vështirë të “përzihen” në Liverpool siç bëjnë në Londër apo Birmingem, si dhe për shkak të rrezikut nga kundërpërgjigjet e dhunshme nëse do përpiqeshin të hynin me forcë në tregun lokal.

Burimi nga Liverpuli tha: “Nëse ke portin, ke qytetin. Nëse shqiptarët duan të bëjnë lëvizje, duhet të marrin kontrollin e portit. Por kjo nuk po ndodh për momentin”. Një ish-trafikant i kokainës nga Liverpool po ashtu vuri në dukje rëndësinë e kontrollit të portit për bandat e drogës: “Tregu i drogës të klasit A në Liverpul dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kanë shokë në Portin e Liverpulit, që u jep kontroll mbi atë që hyn në qytet. Ata nuk do t’i lejojnë shqiptarët në tregun e tyre”.

Edhe pse jo e gjithë droga hyn në Liverpul përmes transportit detar — shumë prej saj vjen me aeroplanë ose anije të vogla — ndikimi mbi portin padyshim ka ndihmuar ngritjen e grupeve si Huyton Firm. /LAPSI.al

The post “Ky qytet është imi ose vdes!”/ SMS: Pse bosët e Liverpool s’punojnë me shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

❌
❌