Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shënoi rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si në volumin e mallrave të përpunuara ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare të vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu

30 July 2025 at 11:34

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia njofton se më 29.07.2025, njësitet patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë i janë gjetur afro 4 mijë çorapë.

“…Njësitë patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë, pas ndaljes në pikën e kontrollit, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur një sasi prej gjithsej 3,780 copë – çorapësh të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëfë për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”.

Tutje bëhet e ditur se mallrat e dyshuara janë konfiskuar përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës. Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu appeared first on Telegrafi.

E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pezulloi qarkullimin e një sasi produktesh që dyshohet se cenonin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Në degën e Doganës Kukës janë pezulluar për qarkullim të lirë disa mallra sportive dhe etiketa përfshirë kostume dhe bluza të markave “Macron” me mbishkrimin “FSHF”, kostume “Adidas” me mbishkrimin “REAL MADRID”, kostume “Nike” me mbishkrimin “BARCELONA”, si dhe mijëra etiketa të markave “Lacoste” dhe “Polo””, bën të ditur DPD.

Administrata Doganore siguroi se do të vijojë punën për të luftuar çdo përpjekje për futjen e mallrave të palejuara në treg, dhe për të mbrojtur interesat legjitime të mbajtësve të këtyre të drejtave në Shqipëri. /j.p/

The post E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Porti i Durrësit, përpunohen 4 anije me rreth 14 mijë tonë mallra ndërtimi

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Në Portin e Durrësit java nisi me përpunimin e katër anijeve, me 13 859 tonë mallra dhe 546 njësi kontejnerike.

Sipas Autoritetit Portual Durrës në kalatën nr.4 të Terminalit Perëndimor po përpunohet anija tregtare “Hermana”, e cila ka transportuar  5,517  tonë melaminë nga Porto Nogaro në Itali.

Anija “Hermana” lundron nën flamurin italian dhe ka një kapacitet mbajtës deri në 7,988 tonë, gjatësi rreth 140 metra dhe gjerësi rreth 20 metra.

Në port po përpunohet gjithashtu anija Kristi me 3300  tonë çimento, ndërsa në pritje për tu përpunuar është anija Mohsen me 5042 tonë si dhe anija Rijnborg me 546 njësi kontejnerike.

/k.s/a.f/

The post Porti i Durrësit, përpunohen 4 anije me rreth 14 mijë tonë mallra ndërtimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

17 June 2025 at 19:29

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganës e aeroportit të Rinasit, ku ka evidentuar një dëm prej miliona lekësh ndaj buxhetit të shtetit gjatë harkut kohor 1 Korrik 2022 deri më 31 Dhjetor të vitit 2024. Nga auditimi i kryer nga KLSH janë zbuluar një sërë parregullsish në […]

The post Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave appeared first on BoldNews.al.

Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat

17 June 2025 at 15:00

Eksportet e mallrave Made in Albania kanë pasur një performancë pozitive në pjesën e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-maj eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke patur një rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 %“Ushqime, pije, duhan” . Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe “Produkte kimike dhe plastike” .

ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut .

Shkëmbimet tregtare, për pesërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë.

The post Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat appeared first on Sot News | Lajme.

Porti i Durrësit, përpunohen 7 anije me mbi 24 mijë tonë mallra

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, po përpunohen 7 anije me 24.320 tonë mallra dhe 737 kontejnerë.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 3 anije me  9.933 tonë mallra dhe 727 kontejnerë janë në përpunim dhe 3 anije me 9.341 tonë mallra janë në radën portuale.

Sipas APD-së, një anije me 5.042 t mallra është në pritje për t’u përpunuar gjatë orëve në vijim.

Në periudhën janar–prill të këtij viti Porti i Durrësit përpunoi 1.2 milionë tonë mallra, duke shënuar një rritje prej 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky rezultat reflekton efikasitetin e përmirësuar operativ dhe kërkesën në rritje të tregut për shërbime të transportit detar nga porta kryesore detare e vendit.

/k.s/j.p/

The post Porti i Durrësit, përpunohen 7 anije me mbi 24 mijë tonë mallra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra

2 June 2025 at 21:56

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ligj për ndryshimet në Ligjin për Tarifë Doganore, me të cilin parashihet ulja e normave doganore për 67 mallra që përdoren si lëndë të para dhe material ndihmës në industrinë vendase.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, synon të forcojë konkurrueshmërinë eksportuese të industrisë automobilistike, të përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe sektorit të energjetikës në Maqedoni. Ministrja e Financave, Koçoska, theksoi se me këto ndryshime bëhet ulje e normave doganore për 50 për qind të diferencës midis normave ekzistuese doganore dhe atyre të Bashkimit Evropian për këto mallra.

“Paralelisht me ndryshimet, po qasemi edhe drejt harmonizimit të plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Gjegjësisht, nga 1 korriku norma doganore për to ulet nga 15 për qind në 2,7 për qind, me çka ndihmojmë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo, për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, në shërbimet sistemore, si dhe në planifikimin e dorëzimit të energjisë në rrjet nga burimet e ripërtëritshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit, por edhe sigurimin e fizibilitetit të projekteve të ripërtëritshme”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet janë propozuar me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra appeared first on Euronews Albania.

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

31 May 2025 at 12:16

Policia kufitare e doganës së Kapshticës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të futë kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore. Në pranga është vënë shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. “Në hyrje të Republikës […]

The post Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet një anije me mallra të rrezikshme, India në gatishmëri

26 May 2025 at 11:17

Autoritetet në shtetin jugor të Indisë, Kerala, kanë lëshuar një alarm pasi një anije që transportonte naftë dhe mallra të rrezikshme rrjedhi dhe u fundos në brigjet e shtetit në Detin Arabik.

Derdhja ndodhi në një anije me flamur liberian që u përmbys pranë qytetit Kochi të dielën. Pjesa bregdetare është e pasur me biodiversitet dhe është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm turistik.

Të 24 anëtarët e ekuipazhit në bord të anijes janë shpëtuar, por disa nga 640 kontejnerët e anijes thuhet se janë duke u lundruar drejt bregut, duke shkaktuar evakuime në zonë.

Autoritetet kanë frikë se nafta, karburanti dhe substanca të tjera të dëmshme që kanë rrjedhur nga anija dhe ngarkesa e saj mund të rrezikojnë shëndetin e banorëve dhe jetën detare.

Autoritetet u kanë këshilluar banorëve që jetojnë pranë detit të mos prekin asnjë kontejner ose naftën që mund të dalë në breg, ndërsa peshkatarëve u është kërkuar të shmangin afrimin shumë me anijen e fundosur.

Të hënën, zyrtarët thanë se kishin intensifikuar masat e kontrollit të ndotjes për të përmbajtur derdhjen.

Roja Bregdetare Indiane ka dërguar një anije që transporton pajisje për kontrollin e ndotjes në vend.

Gjithashtu ka dërguar një nga avionët e saj, i cili ka një sistem zbulimi të derdhjeve të naftës, për të inspektuar zonën.

Anija – MSC ELSA 3 – e cila po udhëtonte nga porti i Vizhinjamit për në Koçi, filloi të anohej në mënyrë të rrezikshme kur ishte rreth 38 milje detare nga bregu i Koçit.

Ajo u përmbys në Detin Arabik në orët e para të së dielës për shkak të përmbytjeve në njërën nga ndarjet e saj.

Roja Bregdetare Indiane tha se anija mbante 13 kontejnerë me ngarkesë të rrezikshme dhe 12 me karbit kalciumi – një kimikat që reagon me ujin e detit duke lëshuar një gaz të ndezshëm.

“Përveç kësaj, anija kishte 84.44 ton metrikë naftë dhe 367.1 ton metrikë naftë furre në rezervuarët e saj”, tha ajo.

Anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga personeli i marinës indiane pas një operacioni që zgjati disa orë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytet një anije me mallra të rrezikshme, India në gatishmëri appeared first on Euronews Albania.

Porti i Durrësit, rritje prej 7 % e mallrave të përpunuara në janar–prill

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në periudhën janar–prill të këtij viti Porti i Durrësit përpunoi 1.2 milionë tonë mallra, duke shënuar një rritje prej 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky rezultat reflekton efikasitetin e përmirësuar operativ dhe kërkesën në rritje të tregut për shërbime të transportit detar nga porta jonë kryesore.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, sektori i importit mbetet dominues, me 926 767 tonë mallra të transportuara nga Durrësi drejt porteve ndërkombëtare, një tregues ky i pozitës strategjike të Shqipërisë në rrugët e transportit detar në Ballkan dhe më gjerë.

Vetëm gjatë muajit prill 2025, kapaciteti operativ në Portin e Durrësit arriti në 336 715 tonë mallra të përpunuara, duke konfirmuar vazhdimësinë e trendit pozitiv të volumit ditor dhe cilësisë së shërbimeve.

Në të njëjtën periudhë, Kompleksi Portual Durrës–Porto Romano arriti një volum të përbashkët përpunimi prej 2 200 000 tonësh.

Kjo performancë e qëndrueshme dëshmon Durrësin si qendër kryesore e tregtisë së jashtme, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme drejt modernizimit dhe zgjidhjeve inovative në shërbim të ekonomisë kombëtare.

1 nga 4

/k.s/a.f/

The post Porti i Durrësit, rritje prej 7 % e mallrave të përpunuara në janar–prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar

7 May 2025 at 22:34

Struktura e ekonomisë shqiptare ka shfaqur gjithnjë probleme, të cilat lidhen si me orientinimin e politikave të duhura dhe me mirëqeverisjen. Ajo që do të analizohet është se si ka evoluar ekonomia jonë, çfarë po rrezikon sot dhe si shihet e ardhmja. Me hyrjen në tregun kapitalist, një pjesë e mirë e sektorëve të industrisë […]

The post Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Tentoi të fuste kontrabandë 116 celularë e 18 shishe verë, arrestohet 38-vjeçari në Port

3 May 2025 at 13:46

Policia kufitare e portit të Durrësit ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të futë në Shqipëri mallra kontrabandë. Në kuadër të operacionit “In” është vënë në pranga shtetasi Ronald Ago, 38 vjeç, banues në Devoll. Autoritetet raportojnë se  nga kontrolli i ushtruar në kamionin që drejtonte 38-vjeçari, uniformat blu kanë gjetur 116 celularë […]

The post EMRI/ Tentoi të fuste kontrabandë 116 celularë e 18 shishe verë, arrestohet 38-vjeçari në Port appeared first on BoldNews.al.

Porti i Durrësit – Përpunohen 6 anije me mbi 13 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në portin e Durrësit dita e sotme ka nisur me përpunimin e 6 anijeve me 13.395 tonë mallra dhe 665 njësi kontejnerike në kalatat portuale, ku kryesojnë materialet e ndërtimit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, 2 anije me 3.199 tonë mallra janë në përpunim. Ndërsa 4 anije me 10.195 t mallra janë në pritje për përpunim në orët e ardhshme.

Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.

Mbi 548 mijë tonë mallra janë përpunuar përgjatë muajve janar-shkurt në kalatat e portit më të madh në vend, duke shënuar kështu një rritje në masën 8% krahasuar me volumet e përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

1 nga 4

/k.s/a.f/

 

 

The post Porti i Durrësit – Përpunohen 6 anije me mbi 13 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së/ Rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane

By: Oldi
11 April 2025 at 10:28

Kina ka njoftuar se do të rrisë tarifat shtesë për mallrat amerikane në 125 për qind, një rritje të ndjeshme nga 84 për qind që ishin më parë. Ky ndryshim është një kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas autoriteteve kineze, dëmtojnë seriozisht interesat e Kinës në tregtinë ndërkombëtare. Ministria […]

The post Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së/ Rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane appeared first on BoldNews.al.

Nënshkruhet marrëveshja mes Doganave dhe Policisë për lehtësimin e procedurave të eksportit

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit.

Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të rëndësishme portuale, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë rajonin, pasi shërben si porta kryesore hyrëse për mallrat në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu dhe për tranzitet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë dhe anasjelltas.

Mbingarkesa e krijuar për shkak të rritjes së fluksit të mjeteve dhe të kontenierëve ka sjellë dhe rritje të numrit të skanimeve nga Skaneri, te cilat arrijnë dhe në 330-350 mjete në ditë, duke shkaktuar vonesa të zgjatura në këtë proces. /j.p/

The post Nënshkruhet marrëveshja mes Doganave dhe Policisë për lehtësimin e procedurave të eksportit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi i gazetarit Tomorri: Conad në Shqipëri edhe të rrjep edhe të helmon (Foto)

By: Oldi
4 April 2025 at 22:12

Siguria ushqimore në vendin tonë është në pikën alarmante. Klodian Tomorri ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale të një produkti ushqimor të mykur që është blerë në supermarketin “Conad” në kryeqytet. Gazetari shkruan se ricota “Valle Verde” tek “Conad”, e cila datën e skadencës e ka në 12 maj, nje ditë pas zgjedhjeve, është […]

The post Denoncimi i gazetarit Tomorri: Conad në Shqipëri edhe të rrjep edhe të helmon (Foto) appeared first on BoldNews.al.

Oda Ekonomike Amerikane kërkon që Kosova ta heqë tarifën për mallrat nga SHBA-ja

3 April 2025 at 15:17

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.

“Po që se Kosova lëviz përpara në mënyrë të njëanshme me ndërmarrjen e një mase preferenciale tregtare, duke tërhequr në tërësi tarifën doganore për produktet amerikane, mund të shpresojmë që i njëjti hap do të pasohet dhe do të hiqet nga administrata amerikane”, tha Zeka për REL-in.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Zyrën e kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se a do shqyrtohet kjo kërkesë dhe cilat janë mundësitë për tërheqjen e kësaj tarife, por nga këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.

“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu dalë në ndihmë bizneseve që preken nga ky vendim. Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Në vendimin e bërë publik më 2 prill, përveç tarifës bazë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL/

The post Oda Ekonomike Amerikane kërkon që Kosova ta heqë tarifën për mallrat nga SHBA-ja appeared first on Sot News | Lajme.

Radhë të gjata me kamionë në Morinë/ Shkak, vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave

13 March 2025 at 18:35

Kolona të gjata prej disa kilometrash me mjete që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës janë krijuar pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Morinë të Kukësit. Drejtuesit e kamionëve, në pritje për të kaluar doganën, jashtë kamerave thonë se vonesat po shkaktohen nga pala e Kosovës, konkretisht nga dogana e Vërmicës, për shkak […]

The post Radhë të gjata me kamionë në Morinë/ Shkak, vonesat e procedurave doganore për transportin e mallrave appeared first on BoldNews.al.

Rregulla të reja për transportin e mallrave në tregun europian, nga 1 prilli

10 February 2025 at 13:45

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Bashkimi Europian duke nisur nga 1 prilli i këtij viti, unifikon procedurën doganore për mallrat që do të hyjnë në tregun e saj, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë transportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) të Bashkimit Europian është një sistem informacioni i avancuar i ngarkesave, i krijuar për të përmirësuar sigurinë në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe zinxhirin e furnizimit të përfshirë.

Sipas Komisionit Europian, të gjithë operatorët ekonomikë (OE) që sjellin mallra në BE ose kalojnë tranzit përmes BE-së, përfshirë edhe ata shqiptarë, duhet të deklarojnë të dhënat mbi sigurinë e mallrave në ICS2, përmes deklaratës përmbledhëse të hyrjes (ENS).

Bazuar në ENS, të gjitha mallrat i nënshtrohen analizës së rrezikut të sigurisë dhe sigurisë dhe kontrolleve më të shënjestruara.

ICS2 ndihmon për të identifikuar më mirë ngarkesat me rrezik të lartë dhe për të ndërhyrë në pikën më të përshtatshme në zinxhirin e furnizimit, duke lehtësuar rrjedhën legjitime të mallrave.

Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, numër ky thelbësor për ndjekjen e mallrave gjatë tregtisë ndërkufitare, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të shtetit anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 mars 2025.

Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.

Ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE./j.p/

The post Rregulla të reja për transportin e mallrave në tregun europian, nga 1 prilli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌