Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qentë dhe macet pa “pasaportë”do të ndalohen të hyjnë në këto vende…

3 August 2025 at 16:33

NJU JORK, 3 gusht /ATSH/- Eksplorimi i botës me një kafshë shtëpiake mund të jetë një përvojë e paharrueshme.

Megjithatë, udhëtarët duhet të shqyrtojnë me kujdes rregulloret lokale dhe të huaja përpara se të hipin në avion me kafshët e tyre shtëpiake.
Ekzistojnë një sërë rregulloresh dhe kërkesash për dokumentacion, shpesh të quajtura “pasaporta të kafshëve shtëpiake”, kur udhëtojnë në nivel ndërkombëtar, madje edhe brenda SHBA-së, sipas “Travel + Leisure”.

Udhëtimi brenda SHBA-së

Udhëtimi me makinë ose me linjë ajrore përtej kufijve shtetërorë mund të kërkojë dokumentacion shtesë dhe implikime ligjore për kafshët shtëpiake dhe pronarët e tyre.

Ndërsa një “pasaportë kafshësh shtëpiake” nuk kërkohet shprehimisht, disa shtete kërkojnë një certifikatë shëndetësore nga një veteriner i licensuar.

Udhëtimi me kafshë shtëpiake në Evropë nga SHBA-ja

“Udhëtarët që shkojnë nga SHBA-ja në Bashkimitn Evropian me kafshë shtëpiake (si Franca ose Italia) duhet të marrin dokumentacion që verifikon shëndetin e kafshës shtëpiake, duke përfshirë vaksinimin kundër tërbimit dhe sëmundjeve të tjera, së bashku me informacionin e identitetit”, tha Komisioni Evropian.

Për udhëtarët brenda SHBA-së, këto mund të merren përmes veterinerëve të autorizuar.

Certifikata duhet të datohet jo më shumë se dhjetë ditë para hyrjes në BE dhe ka një jetëgjatësi prej katër muajsh.

Gjithashtu, nevojitet një deklaratë që sqaron se hyrja e kafshës shtëpiake në BE është vetëm për qëllime “jo-komerciale” dhe jo për një arsye tregtare, si shitja te një pronar tjetër.

Udhëtimi me linja ajrore me kafshë shtëpiake

Linjat ajrore kanë politika dhe procedura të dedikuara kur udhëtojnë brenda ose jashtë vendit me një kafshë shtëpiake të çertifikuar.
Ato mund të kërkojnë dokumentacion mbi shëndetin, sjelljen dhe trajnimin e kafshës. //a.i/

The post Qentë dhe macet pa “pasaportë”do të ndalohen të hyjnë në këto vende… appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shënoi rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si në volumin e mallrave të përpunuara ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare të vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale

30 July 2025 at 17:27

Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.

I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.

“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.

“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.

Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen.

SHBA – Havai mbyll të gjitha portet pas alarmit për cunami

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Portet në të gjithë Havain u mbyllën, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8,8 ballë Rihter që goditi Paqësorin pranë gadishullit të Kamçatkas, në Lindjen e Largët ruse.

Roja bregdetare ka udhëzuar anijet tregtare që drejtohen për në portet e Havait që të qëndrojnë në det për momentin.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Havain, me televizionet lokale që transmetojnë pamje të kamerave në plazhe që monitorojnë vijën bregdetare.

Një tërmet me magnitudë 8,8 ndodhi në orën 23:24 GMT, rreth 136 kilometra në juglindje të gadishullit Kamçatka, në detin Bering në një thellësi prej rreth 20 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

USGS fillimisht kishte raportuar magnitudë si 8,0.

Sipas USGS, tërmeti ishte më i forti në botë që nga katastrofa e Fukushimës, në mars 2011, dhe është tejkaluar vetëm nga pesë tërmete që nga fillimi i matjeve.

Japonia, Rusia dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara lëshuan paralajmërime për cunami pas tërmetit të fuqishëm nënujor./  a.jor.

The post SHBA – Havai mbyll të gjitha portet pas alarmit për cunami appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në 6-mujorin e këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 11.1 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2024-ën.

Në rritjen e eksporteve me rreth 1.1 miliard lekë, ndikimin kryesor e dha grupi tekstile dhe këpucë. Të dhënat tregojnë se nga 12.2 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin në vlerën e 5.4 miliardë lekëve.

Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me rreth 1.5 miliard lekë përkundrejt 2024-ës, duke zbritur në 29.8 miliardë lekë nga 31.3 miliardë lekë që ishin në 2024-ën.

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 6-mujorin e vitit 2024 llogariten në rreth 7.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë.

Qeveria federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se 1.2 miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. /j.p/

 

The post INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8%

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 43,8% gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten mbi 55,8 miliardë lekë, nga 38.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Gjatë kësaj periudhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha një kontribut prej 8.6 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në këtë periudhë sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në periudhën janar-qershor, eksportet e këtij grupi drejt Kosovës llogariten 25.5 miliardë lekë. /j.p/

The post Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,9% të të gjithë tregtisë.

Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së shënojnë 67,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë në këtë periudhë janë: Italia (27,1%), Kina (9,1%), Greqia (7,6%) dhe Turqia (7,1%).

Ndërsa në qershor 2025, sipas INSTAT, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 50,7% të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë gjatë këtij muaji veçohen: Italia (26,5%), Kina (11,4%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,0%).

Eksportet e mallrave në këtë gjashtëmujor arritën vlerën 203 miliardë lekëve, duke u rritur me 2,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke
u rritur me 1,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6%, në krahasim me muajin maj 2025.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0,2%, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5%, në krahasim me majin 2025.

/j.p//r.e/

The post INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet vijojnë rritjen/ INSTAT: Arritën në 35 miliardë në qershor, frenohen importet

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:08

Eksportet shqiptare u rritën lehtë edhe gjatë qershorit duke arritur në 35 miliardë lekë, rreth 1.9% më shumë se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, si raport 6-mujor, vlera totale e tyre arriti në 203 miliardë lekë, duke parë një përmirësim krahasuar me vitin e shkuar. Referuar Instat, ndikimin kryesor pozitiv në ecurinë e eksporteve e dhanë kryesisht grupi I mineraleve e lëndëve djegëse, ndjekur nga ushqimet si dhe makineritë e pjesët e këmbimit.

Ndërkohë, rritje modeste muajin e kaluar ka parë edhe industria fason, ndër më të prekurat prej zhvlerësimit të monedhës europiane. E kundërta ka ndodhur me materialet e ndërtimit e metalet, pasi eksportet e këtij grupi u tkurrën në qershor me gati 6.2%.

Mallrat e importuara nga ana tjetër u frenuan në qershor me 0.2%, duke zbritur në 77 miliardë lekë, ndërsa më e madhe ishte rënia si raport 6-mujor, pasi shënuan një rënie me 2%.

Sipas hartës së shteteve, rritja më e madhe e eksporteve është vërejtur me Kosovën me mbi 64%, ndjekur nga Gjermania dhe Greqia. Ndërkohë, pavarësisht se është partneri kryesor tregtar i vendit, eksportet me Italinë shfaqën një tendencë në rënie me mbi 10% muajin që lamë pas.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian mbajnë edhe peshën kryesore, ku eksportet shqiptare drejt vendeve të unionin zunë 67.4% të eksporteve gjithsej për muajin e kaluar./abcnews.al

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

By: Ela
14 July 2025 at 09:00

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019. Të dyja të dhënat nuk janë […]

The post Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet appeared first on BoldNews.al.

Eksportet drejt Kosovës thyejnë rekord, fluks i lartë në Morinë

4 July 2025 at 14:35

Shtohen shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa janë eleminuar një sërë procedurash si për mallrat edhe për njerëzit.Vetëm në 5 muajt e parë eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në 28.7 miliardë lekë ose 12.3 miliardë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë .Ministri i Financave, Petrit Malaj  së bashku me ministrin e Financave të Kosovës gjatë një vizite në pikën doganore Morinë-Vermicë konfirmuan angazhimin për të garantuar funksionimin të plotë  24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.

Ministri i financave të Kosovës Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.

Dogana Morinë – Vërmicë, ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjetesh  gjatë periudhës Janar-Maj 2025.

The post Eksportet drejt Kosovës thyejnë rekord, fluks i lartë në Morinë appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar 6 aeroporte në Iran

23 June 2025 at 08:50

Ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme ajrore në të paktën gjashtë aeroporte në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj hebraike në X, Izraeli tha se avionë të telekomanduar shkatërruan 15 avionë dhe helikopterë iranianë. Një imazh i bashkangjitur në postim listoi aeroportet Mehrabad, Mashhad dhe Dezful si ndër ato të shënjestruara.

“Sulmet dëmtuan pistat, bunkerët nëntokësorë, një aeroplan furnizimi me karburant dhe avionë F-14, F-5 dhe AH-1 që i përkisnin regjimit iranian”, tha ajo.

“Forcat ajrore ndërprenë mundësinë e ngritjes nga këto aeroporte dhe funksionimin e fuqisë ajrore të ushtrisë iraniane prej tyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite: Kemi sulmuar 6 aeroporte në Iran appeared first on Euronews Albania.

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

By: Ardit
17 June 2025 at 16:48

Eksportet e kompanive shqiptare drejt botës mbetën në stanjacion, ndërsa tani ekonomia po shfaq dhe një problem tjetër; atë të uljes së importeve. Instituti i Statistikave raportoi se për pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria eksportoi rreth 168 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, me një rritje prej më pak 2.1 për qind krahasuar […]

The post Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet appeared first on BoldNews.al.

Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat

17 June 2025 at 15:00

Eksportet e mallrave Made in Albania kanë pasur një performancë pozitive në pjesën e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-maj eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke patur një rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 %“Ushqime, pije, duhan” . Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe “Produkte kimike dhe plastike” .

ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut .

Shkëmbimet tregtare, për pesërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë.

The post Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat appeared first on Sot News | Lajme.

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar rritje në pjesën e parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se në periudhën janar-maj 2025 eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 2,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8%, ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe  “Produkte kimike dhe plastike” 0,7%.

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Shkëmbimet tregtare për pesëmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë. /j.p/

The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet i rikthehen rritjes së lehtë në maj, “mbahen” nga Kosova, përmirësohet fasoni

17 June 2025 at 12:16

Eksportet janë rritur lehtë në muajin maj, pas rënies që shënuan në muajin prill. Ecuria e majit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe përmirësimi i lehtë i sektorit që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Maj 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6%, në krahasim me Prill 2025.

Përgjatë pjesës së parë të këtij viti, shitjet jashtë vendit kanë shënuar luhatje të shumta. Në prill, eksportet kishin rënë me 4.7%, ndërsa në mars u zgjeruan me 4.9%.

Gjatë muajit Maj 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,2%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,8 pikë përqindje, etj.

Për 5 mujorin, tendenca mbetet pozitive.

Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikë përqindje, etj.

“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kaluar si grupi më i madh eksportues në vend me 27.5% të totalit. Në vend të dytë kanë zbritur “tekstile e këpucë”, me 27.1% të totalit. “Ushqim, pije, duhan” është ngjitur si grupi i tretë, me 14.1%. “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë zbritur në vend të katërt me 12.2%. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” janë në vend të pestë me 9.9%.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në pesë muajt e parë të këtij viti. Për janar-maj, eksportet arritën në 46 miliardë lekë, me një rritje prej 42.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.

Eksportet e këtij grupi janë 8.5 fishuar nga 2.2 miliardë lekë në 5 mujorin e 2024-s arritën në 19 miliardë lekë në 5 mujorin e 2025-s.

Fasoni i kthehet rritjes

Për herë të parë pas shumë muajsh, eksportet e “tekstile dhe këpucë” iu rikthyen rritjes, ndonëse të lehtë në mars, duke u zgjeruar me 4.6%. Në prill, ky grup shënoi një tkurrje me 4.7%. Në maj sektori u përmirësua sërish, me një rritje prej 3.7%.

Gjithsesi për pesëmujorin tendenca është negative, por ritmet e rënies janë ngadalësuar në 1.54%, nga 2.87% për 4 mujorin.

Florian Zekja nga Shoqata Proeksport Albania tha se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

“Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024”, pohoi Zekja.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Për pesë mujorin, ky grup ra me 34%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rritje në maj

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje në sasi, por po penalizohet nga çmimet e ulëta. Në janar-maj, ky grup u rrit me 5.6%, teksa në maj zgjerimi u përshpejtua në 8.8%, si rrjedhojë e një sezoni të mbarë.

Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Rënia e çmimeve është një tjetër faktor ndikues, teksa rritja në sasi ka qenë më e lartë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në stanjacion
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Për pesë mujorin grupi u rrit lehtë me 3.5%.

Përmirësohet deficiti tregtar

Në Maj 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6%, në krahasim me Prill 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u ulur me 2,1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 2,6%, në krahasim me Prill 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë, duke u ulur me 4,6%, krahasuar me Maj 2024 dhe 0,05%, në krahasim me Prill 2025.

Në këtë pesërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 168 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Rritje e eksporteve me Spanjën e Kosovën

Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2024 janë: Kosova (51,5%), Spanja (33,7%), Turqia (53,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (8,0%), Greqia (3,1%) dhe Gjermania (4,3%).

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (74,1%), Greqia (6,6%) dhe Gjermania (4,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,6%) dhe Maqedonia e Veriut (31,0%).

Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (3,6%) dheTurqia (7,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (25,1%), Greqia (1,2%) dhe Gjermania (4,0%).

Gjatë këtij pesërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (19,3%) dhe Gjermania (6,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (24,0%), Greqia (2,6%) dhe Spanja (8,7%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Eksportet i rikthehen rritjes së lehtë në maj, “mbahen” nga Kosova, përmirësohet fasoni appeared first on Revista Monitor.

Balluku: Aviacioni Civil, kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, është  kthyer në portën kryesore hyrëse të turistëve dhe vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Krahas rritjes së fluksit të mbi 7 milionë turistë që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, në fund të vitit 2024 nëpërmjet këtij aeroporti dhe pritshmëri për rritjen e këtij treguesi më tej në 2025, turizmi i vlerësuar si një moment historik për vendin, ka zgjeruar dhe gjeografinë e destinacioneve të fluturimeve nga kompanitë ajrore.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë solli shembullin e kompanisë Ryanair që tashmë është shtrirë me 25 destinacione.

“Ryanair tashmë me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, promovon Shqipërinë si një thesar i fshehur i Europës”, tha Balluku.

Balluku theksoi se, Aviacioni civil është kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

/e.xh / /a.g/

The post Balluku: Aviacioni Civil, kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Spanjës, zënë 4,6% të totalit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Spanjës kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025, duke përfaqësuar 4,6% të vëllimit total të eksporteve të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo është një nga ritmet më të larta të rritjes ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë për këtë vit.

Kontributin kryesor në këtë zgjerim e kanë dhënë eksportet e mineraleve dhe artikujve prej metali, si hekuri, çeliku dhe nënproduktet e tyre, të cilat po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë dypalëshe.

Në vlerë, eksportet drejt Spanjës arritën në 6,2 miliardë lekë në katërmujorin e parë të 2025-ës, krahasuar me 4,4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, rritje shënuan edhe importet nga Spanja, të cilat kapën vlerën e 4,4 miliardë lekëve, nga 4,2 miliardë lekë në vitin 2024.

Spanja po konfirmohet si një treg i rëndësishëm dhe potencialisht strategjik për eksportet shqiptare, duke ofruar mundësi të reja për diversifikimin e partnerëve tregtarë dhe për zhvillimin e sektorëve prodhues, veçanërisht atij të industrisë së përpunimit të metaleve, ku vendi po demonstron një kapacitet në rritje për konkurrencë ndërkombëtare.

/a.gj/ /a.g/

The post Rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Spanjës, zënë 4,6% të totalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulen kostot e mallrave të importuara, rriten të prodhuesve

5 June 2025 at 11:52

Kostot e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Në të kundërt ka qenë tendenca e prodhuesve që kanë parë një rritje të lehtë të kostove.

Ulet Indeksi i Çmimeve të Importit

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti 107,7, kundrejt vitit 2021 si periudha bazë.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,9%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 ka një ulje prej 0,3%.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,5%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,1%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 2,1%, pasuar nga “Metalurgjia” me 1,4%, etj. Nga ana tjetër “Industria nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,6%.

Rritet lehtë kosto për prodhuesit

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti 129,7, kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje vjetore me 0,4% dhe rritje tremujore 0,3%.

Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ” me 1,0%, e ndjekur nga seksionet “Industri nxjerrëse” 0,7% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%. “Industri përpunuese” shënoi një rritje me 0,03%.

Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2,1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Metalurgji” me 2,4%.

IÇP për tregun vendas; Shënoi një rritje vjetore prej 0,7%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 1,1% dhe në sektorin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,8%, ndërsa “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 1,8%.

IÇP për eksport; Shënoi rritje vjetore prej 0,3%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 2,8%. Ndërkohë, “Industri përpunuese” shënoi një rënie prej 0,2%.

The post Ulen kostot e mallrave të importuara, rriten të prodhuesve appeared first on Revista Monitor.

Themeli: Turizmi dyfishoi eksportet në 9,1 miliardë euro

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha sot se zhvillimi i turizmit dyfishoi eksportet shqiptare në vitin 2024 në vlerën 9,1 miliardë euro”.

Gjatë një interviste televizive ai bëri të ditur se, ekonomia shqiptare në vitet 2018-2019, përpara tërmetit dhe pandemisë, kishte një vëllim total eksportesh prej 4 miliardë euro, ndërsa vitet e fundit ky tregues po shënon trend rritje të qendrueshme.

Në qendër të këtij përmirësimi qëndron sektori i turizmit, një realitet i prekshëm për një pjesë të madhe të publikut shqiptar. Nga një fluks hyrës valutor prej 2 miliardë euro disa vite më parë, turizmi ka gjeneruar 5 miliardë euro në ekonominë shqiptare në 2024″, deklaroi Themeli.

Sipas tij, ekonomia po performon pozitivisht në aspektin financiar dhe treguesve makroekonomik.

“Kredia me probleme është në niveli më të ulët të 15 viteve të fundit vetëm 4%. Rritje e peshës së kredisë në lekë nga 25% një dekadë më parë u rrit në 55% aktualisht. Ndërsa rreth 2/3 e portofolit të kredisë bankare shkon për bizneset shqiptare”, u shpreh ai.

Themeli vuri në dukje se, segmenti me rritjen më të shpejtë vjetore është kredia për bizneset.

/a.f/

The post Themeli: Turizmi dyfishoi eksportet në 9,1 miliardë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌