Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në 6-mujorin e këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 11.1 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2024-ën.

Në rritjen e eksporteve me rreth 1.1 miliard lekë, ndikimin kryesor e dha grupi tekstile dhe këpucë. Të dhënat tregojnë se nga 12.2 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin në vlerën e 5.4 miliardë lekëve.

Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me rreth 1.5 miliard lekë përkundrejt 2024-ës, duke zbritur në 29.8 miliardë lekë nga 31.3 miliardë lekë që ishin në 2024-ën.

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 6-mujorin e vitit 2024 llogariten në rreth 7.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë.

Qeveria federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se 1.2 miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. /j.p/

 

The post INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8%

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 43,8% gjatë gjysmës së parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten mbi 55,8 miliardë lekë, nga 38.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Gjatë kësaj periudhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha një kontribut prej 8.6 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në këtë periudhë sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në periudhën janar-qershor, eksportet e këtij grupi drejt Kosovës llogariten 25.5 miliardë lekë. /j.p/

The post Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,9% të të gjithë tregtisë.

Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së shënojnë 67,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë në këtë periudhë janë: Italia (27,1%), Kina (9,1%), Greqia (7,6%) dhe Turqia (7,1%).

Ndërsa në qershor 2025, sipas INSTAT, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 50,7% të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë gjatë këtij muaji veçohen: Italia (26,5%), Kina (11,4%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,0%).

Eksportet e mallrave në këtë gjashtëmujor arritën vlerën 203 miliardë lekëve, duke u rritur me 2,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke
u rritur me 1,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6%, në krahasim me muajin maj 2025.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0,2%, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5%, në krahasim me majin 2025.

/j.p//r.e/

The post INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet vijojnë rritjen/ INSTAT: Arritën në 35 miliardë në qershor, frenohen importet

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:08

Eksportet shqiptare u rritën lehtë edhe gjatë qershorit duke arritur në 35 miliardë lekë, rreth 1.9% më shumë se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, si raport 6-mujor, vlera totale e tyre arriti në 203 miliardë lekë, duke parë një përmirësim krahasuar me vitin e shkuar. Referuar Instat, ndikimin kryesor pozitiv në ecurinë e eksporteve e dhanë kryesisht grupi I mineraleve e lëndëve djegëse, ndjekur nga ushqimet si dhe makineritë e pjesët e këmbimit.

Ndërkohë, rritje modeste muajin e kaluar ka parë edhe industria fason, ndër më të prekurat prej zhvlerësimit të monedhës europiane. E kundërta ka ndodhur me materialet e ndërtimit e metalet, pasi eksportet e këtij grupi u tkurrën në qershor me gati 6.2%.

Mallrat e importuara nga ana tjetër u frenuan në qershor me 0.2%, duke zbritur në 77 miliardë lekë, ndërsa më e madhe ishte rënia si raport 6-mujor, pasi shënuan një rënie me 2%.

Sipas hartës së shteteve, rritja më e madhe e eksporteve është vërejtur me Kosovën me mbi 64%, ndjekur nga Gjermania dhe Greqia. Ndërkohë, pavarësisht se është partneri kryesor tregtar i vendit, eksportet me Italinë shfaqën një tendencë në rënie me mbi 10% muajin që lamë pas.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian mbajnë edhe peshën kryesore, ku eksportet shqiptare drejt vendeve të unionin zunë 67.4% të eksporteve gjithsej për muajin e kaluar./abcnews.al

Eksportet drejt Kosovës thyejnë rekord, fluks i lartë në Morinë

4 July 2025 at 14:35

Shtohen shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa janë eleminuar një sërë procedurash si për mallrat edhe për njerëzit.Vetëm në 5 muajt e parë eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në 28.7 miliardë lekë ose 12.3 miliardë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë .Ministri i Financave, Petrit Malaj  së bashku me ministrin e Financave të Kosovës gjatë një vizite në pikën doganore Morinë-Vermicë konfirmuan angazhimin për të garantuar funksionimin të plotë  24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.

Ministri i financave të Kosovës Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.

Dogana Morinë – Vërmicë, ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjetesh  gjatë periudhës Janar-Maj 2025.

The post Eksportet drejt Kosovës thyejnë rekord, fluks i lartë në Morinë appeared first on Sot News | Lajme.

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

By: Ardit
17 June 2025 at 16:48

Eksportet e kompanive shqiptare drejt botës mbetën në stanjacion, ndërsa tani ekonomia po shfaq dhe një problem tjetër; atë të uljes së importeve. Instituti i Statistikave raportoi se për pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria eksportoi rreth 168 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, me një rritje prej më pak 2.1 për qind krahasuar […]

The post Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet appeared first on BoldNews.al.

Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat

17 June 2025 at 15:00

Eksportet e mallrave Made in Albania kanë pasur një performancë pozitive në pjesën e parë të këtij viti.Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën janar-maj eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke patur një rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 %“Ushqime, pije, duhan” . Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe “Produkte kimike dhe plastike” .

ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut .

Shkëmbimet tregtare, për pesërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë.

The post Nga kriza te rritja/ Eksportet kapin 168 miliardë lekë, INSTAT jep shifrat appeared first on Sot News | Lajme.

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar rritje në pjesën e parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se në periudhën janar-maj 2025 eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 2,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8%, ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe  “Produkte kimike dhe plastike” 0,7%.

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Shkëmbimet tregtare për pesëmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë. /j.p/

The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet i rikthehen rritjes së lehtë në maj, “mbahen” nga Kosova, përmirësohet fasoni

17 June 2025 at 12:16

Eksportet janë rritur lehtë në muajin maj, pas rënies që shënuan në muajin prill. Ecuria e majit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe përmirësimi i lehtë i sektorit që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Maj 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6%, në krahasim me Prill 2025.

Përgjatë pjesës së parë të këtij viti, shitjet jashtë vendit kanë shënuar luhatje të shumta. Në prill, eksportet kishin rënë me 4.7%, ndërsa në mars u zgjeruan me 4.9%.

Gjatë muajit Maj 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,2%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,8 pikë përqindje, etj.

Për 5 mujorin, tendenca mbetet pozitive.

Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikë përqindje, etj.

“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kaluar si grupi më i madh eksportues në vend me 27.5% të totalit. Në vend të dytë kanë zbritur “tekstile e këpucë”, me 27.1% të totalit. “Ushqim, pije, duhan” është ngjitur si grupi i tretë, me 14.1%. “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë zbritur në vend të katërt me 12.2%. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” janë në vend të pestë me 9.9%.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në pesë muajt e parë të këtij viti. Për janar-maj, eksportet arritën në 46 miliardë lekë, me një rritje prej 42.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.

Eksportet e këtij grupi janë 8.5 fishuar nga 2.2 miliardë lekë në 5 mujorin e 2024-s arritën në 19 miliardë lekë në 5 mujorin e 2025-s.

Fasoni i kthehet rritjes

Për herë të parë pas shumë muajsh, eksportet e “tekstile dhe këpucë” iu rikthyen rritjes, ndonëse të lehtë në mars, duke u zgjeruar me 4.6%. Në prill, ky grup shënoi një tkurrje me 4.7%. Në maj sektori u përmirësua sërish, me një rritje prej 3.7%.

Gjithsesi për pesëmujorin tendenca është negative, por ritmet e rënies janë ngadalësuar në 1.54%, nga 2.87% për 4 mujorin.

Florian Zekja nga Shoqata Proeksport Albania tha se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

“Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024”, pohoi Zekja.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Për pesë mujorin, ky grup ra me 34%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rritje në maj

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje në sasi, por po penalizohet nga çmimet e ulëta. Në janar-maj, ky grup u rrit me 5.6%, teksa në maj zgjerimi u përshpejtua në 8.8%, si rrjedhojë e një sezoni të mbarë.

Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Rënia e çmimeve është një tjetër faktor ndikues, teksa rritja në sasi ka qenë më e lartë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në stanjacion
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Për pesë mujorin grupi u rrit lehtë me 3.5%.

Përmirësohet deficiti tregtar

Në Maj 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6%, në krahasim me Prill 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 78 mld lekë, duke u ulur me 2,1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 2,6%, në krahasim me Prill 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë, duke u ulur me 4,6%, krahasuar me Maj 2024 dhe 0,05%, në krahasim me Prill 2025.

Në këtë pesërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 168 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Rritje e eksporteve me Spanjën e Kosovën

Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2024 janë: Kosova (51,5%), Spanja (33,7%), Turqia (53,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (8,0%), Greqia (3,1%) dhe Gjermania (4,3%).

Gjatë këtij pesërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (74,1%), Greqia (6,6%) dhe Gjermania (4,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,6%) dhe Maqedonia e Veriut (31,0%).

Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (3,6%) dheTurqia (7,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (25,1%), Greqia (1,2%) dhe Gjermania (4,0%).

Gjatë këtij pesërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (19,3%) dhe Gjermania (6,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (24,0%), Greqia (2,6%) dhe Spanja (8,7%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Eksportet i rikthehen rritjes së lehtë në maj, “mbahen” nga Kosova, përmirësohet fasoni appeared first on Revista Monitor.

Rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Spanjës, zënë 4,6% të totalit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Spanjës kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025, duke përfaqësuar 4,6% të vëllimit total të eksporteve të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo është një nga ritmet më të larta të rritjes ndër partnerët tregtarë të Shqipërisë për këtë vit.

Kontributin kryesor në këtë zgjerim e kanë dhënë eksportet e mineraleve dhe artikujve prej metali, si hekuri, çeliku dhe nënproduktet e tyre, të cilat po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë dypalëshe.

Në vlerë, eksportet drejt Spanjës arritën në 6,2 miliardë lekë në katërmujorin e parë të 2025-ës, krahasuar me 4,4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, rritje shënuan edhe importet nga Spanja, të cilat kapën vlerën e 4,4 miliardë lekëve, nga 4,2 miliardë lekë në vitin 2024.

Spanja po konfirmohet si një treg i rëndësishëm dhe potencialisht strategjik për eksportet shqiptare, duke ofruar mundësi të reja për diversifikimin e partnerëve tregtarë dhe për zhvillimin e sektorëve prodhues, veçanërisht atij të industrisë së përpunimit të metaleve, ku vendi po demonstron një kapacitet në rritje për konkurrencë ndërkombëtare.

/a.gj/ /a.g/

The post Rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Spanjës, zënë 4,6% të totalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulen kostot e mallrave të importuara, rriten të prodhuesve

5 June 2025 at 11:52

Kostot e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Në të kundërt ka qenë tendenca e prodhuesve që kanë parë një rritje të lehtë të kostove.

Ulet Indeksi i Çmimeve të Importit

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti 107,7, kundrejt vitit 2021 si periudha bazë.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,9%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 ka një ulje prej 0,3%.

Krahasuar me tremujorin e parë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,5%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,1%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 2,1%, pasuar nga “Metalurgjia” me 1,4%, etj. Nga ana tjetër “Industria nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,6%.

Rritet lehtë kosto për prodhuesit

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti 129,7, kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje vjetore me 0,4% dhe rritje tremujore 0,3%.

Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ” me 1,0%, e ndjekur nga seksionet “Industri nxjerrëse” 0,7% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%. “Industri përpunuese” shënoi një rritje me 0,03%.

Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2,1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Metalurgji” me 2,4%.

IÇP për tregun vendas; Shënoi një rritje vjetore prej 0,7%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 1,1% dhe në sektorin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,8%, ndërsa “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 1,8%.

IÇP për eksport; Shënoi rritje vjetore prej 0,3%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 2,8%. Ndërkohë, “Industri përpunuese” shënoi një rënie prej 0,2%.

The post Ulen kostot e mallrave të importuara, rriten të prodhuesve appeared first on Revista Monitor.

Themeli: Turizmi dyfishoi eksportet në 9,1 miliardë euro

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha sot se zhvillimi i turizmit dyfishoi eksportet shqiptare në vitin 2024 në vlerën 9,1 miliardë euro”.

Gjatë një interviste televizive ai bëri të ditur se, ekonomia shqiptare në vitet 2018-2019, përpara tërmetit dhe pandemisë, kishte një vëllim total eksportesh prej 4 miliardë euro, ndërsa vitet e fundit ky tregues po shënon trend rritje të qendrueshme.

Në qendër të këtij përmirësimi qëndron sektori i turizmit, një realitet i prekshëm për një pjesë të madhe të publikut shqiptar. Nga një fluks hyrës valutor prej 2 miliardë euro disa vite më parë, turizmi ka gjeneruar 5 miliardë euro në ekonominë shqiptare në 2024″, deklaroi Themeli.

Sipas tij, ekonomia po performon pozitivisht në aspektin financiar dhe treguesve makroekonomik.

“Kredia me probleme është në niveli më të ulët të 15 viteve të fundit vetëm 4%. Rritje e peshës së kredisë në lekë nga 25% një dekadë më parë u rrit në 55% aktualisht. Ndërsa rreth 2/3 e portofolit të kredisë bankare shkon për bizneset shqiptare”, u shpreh ai.

Themeli vuri në dukje se, segmenti me rritjen më të shpejtë vjetore është kredia për bizneset.

/a.f/

The post Themeli: Turizmi dyfishoi eksportet në 9,1 miliardë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Eksportet rritje gjatë 4-mujorit, BE mbetet tregu kryesor

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Eksportet shqiptare gjatë periudhës janar–prill të këtij viti arritën vlerën prej 133 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 2,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se 67,4% e eksporteve shqiptare janë drejtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij tregu për ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e ndjeshme është regjistruar në grupet e mallrave minerale, lëndë djegëse dhe energjia elektrike me 8,9 pikë përqindje, ushqime, pije dhe duhani me 0,6 pikë përqindje dhe makineri, pajisje dhe pjesë së këmbimi me 0,5 pikë përqindje.

Kosova ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme prej 81% të eksporteve shqiptare, ndërsa Greqia dhe Gjermania kanë shënuar rritje prej 9,3% dhe 6,6%, respektivisht.

“Këto të dhëna konfirmojnë forcimin e lidhjeve tregtare të Shqipërisë si në nivel rajonal, ashtu edhe me vendet e Bashkimit Europian”, theksoi ministri.

1 nga 3

/a.f/

The post Gonxhja: Eksportet rritje gjatë 4-mujorit, BE mbetet tregu kryesor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve. Ajo theksoi se synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliardë eurove në eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet,” u shpreh Denaj, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar me politika mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës.

Denaj e lidhi këtë progres me vizionin për një Shqipëri që prodhon, eksporton dhe afrohet çdo ditë e më shumë me Bashkimin Europian, duke e pozicionuar bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

Produktet bujqësore shqiptare janë tashmë të pranishme në tregjet e BE-së, rajonit dhe më gjerë, me eksporte të përqendruara kryesisht në fruta-perime, bimë mjekësore dhe prodhime të përpunuara.

Me gjithë progresin, sektori vijon të përballet me sfida si copëzimi i tokës bujqësore, mungesa e mekanizimit modern, ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale.

Për të arritur objektivin ambicioz të 1 miliardë eurove deri në vitin 2030, do të nevojiten politika më të thelluara për modernizimin e infrastrukturës agrare, sigurinë ushqimore dhe përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare.

/a.f/

The post Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Ulen ndjeshëm pritshmëritë për eksportet mes luftës tregtare të Trump

25 April 2025 at 14:24

MYNIH, 25 prill /ATSH-DPA/- Pritshmëritë e biznesit mes eksportuesve gjermanë kanë rënë në një nga nivelet më të ulëta – që nga kriza financiare globale e vitit 2008 – pas tarifave të reja të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha sot instituti kryesor ekonomik gjerman, “ifo”.

Indeksi i institutit “ifo” me seli në Mynih u përkeqësua me 7,6 pikë në -9,8 në prill, vlera më e u ulët – që nga kriza financiare, duke përjashtuar rënien ekstreme të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Konflikti tarifor me SHBA-në ka ulur shpresat për një rimëkëmbje në biznesin e eksportit”, tha Klaus Wohlrabe, kreu i anketave në “ifo”.

“Niveli i lartë i pasigurisë në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohen tarifat në të vërtetë ndoshta do ta përkeqësojë më tej situatën”, shtoi ai.

Pritshmëritë e eksportit ranë ndjeshëm në pothuajse të gjithë sektorët.

Shpresat e prodhuesve të makinave për një rimëkëmbje janë shuar, me treguesin që ra me 11,8 pikë në -13,7.

Trump ka vendosur tarifa prej 25% për automjetet e importuara në SHBA, dhe në fillim të majit, pritet të pasojnë tarifat për pjesët e importuara.

Në inxhinierinë mekanike, indeksi ra me rreth 16 pikë në -10.

Pritshmëritë në industrinë kimike, një sektor tjetër i rëndësishëm për ekonominë gjermane, treguan gjithashtu një rënie të ndjeshme. //a.i/

 

The post GJERMANI – Ulen ndjeshëm pritshmëritë për eksportet mes luftës tregtare të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet vijojnë rimëkëmbjen/ INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 35 miliardë lekë

17 April 2025 at 14:43

Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikim kryesor në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit ka dhënë nëngrupi : “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 8,8 %“Tekstile dhe këpucë” me 1,2 %   si dhe , “Ushqime, pije, duhan”.

Performancë jo pozitive gjatë këtij muaji ka pasur grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”  I cili është ulur me 5,8 % ndjekur nga Produkte kimike dhe plastike” .Gjatë këtij muaji rimëkëmbje ka pësuar edhe eksporti i  grupit tekstile e këpucë.

Nëse bjëmë një vlerësim të eksporteve si tremujor vlera totale e mallrave shqiptare të shitura në tregjet e huaja rezulton rreth 100 miliardë  lekë, duke u rritur me 4,7 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në muajin Mars vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Kosova  me 83,1 % ndjekur nga  Greqia me  13,2 % dhe Gjermania.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Maqedoni e Veriut ,Italia dhe Turqia . Të dhënat e tregtisë së jashtme  janë disa sinjale pozitive për ecurinë e  ekonomisë gjatë këtij viti.

PEKIN – Eksportet e Kinës mbi parashikimet përballë tarifave amerikane

PEKIN, 14 prill /ATSH-DPA/ – Të dhënat e publikuara nga administrata doganore treguan se eksportet kineze u rritën me një ritëm më të shpejtë se sa pritej në mars, pasi eksportuesit nxituan të dërgonin mallra përpara tarifave të reja të SHBA.

Në mars, eksportet u rritën me 12,4 për qind nga një vit më parë, duke sfiduar pritjet për një rritje prej 4-5 për qind.

Megjithatë, importet ranë me 4,3 për qind nga viti në vit.

Disa ekonomistë kanë thënë se performanca e fortë e eksportit mund të jetë nxitur nga ngarkimi i parë i dërgesave përpara se të hynte në fuqi një raund i ri i rritjes së tarifave në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur tarifa të reja deri në 145% për produktet kineze që nga fillimi i prillit, duke nxitur masa hakmarrëse nga Pekini, i cili ka rritur tarifat për importet amerikane deri në 125%.

Trump më vonë lehtësoi masat, duke dhënë përjashtime të përkohshme për disa pajisje elektronike, si iPhone, të cilat prodhohen kryesisht në Kinë./   /os/

The post PEKIN – Eksportet e Kinës mbi parashikimet përballë tarifave amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

By: Ela
5 April 2025 at 20:12

Për 1 kontejner me mallra shqiptar që ne dërgojmë për eksport në Evrope edhe më gjerë, 2 të tjerë hyjnë nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare. Është ky raporti i tregtisë së jashtme në vend që tregon sesa e varur është Shqipëria nga mallrat e huaj dhe në çfarë niveli ndodhen produktet shqiptare. Edhe më i […]

The post Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Tarifat e SHBA-së mund t’u kushtojnë eksportuesve të paktën 7 milionë euro në vit

3 April 2025 at 23:02

Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hynë në fuqi një ditë më parë do të aplikohen ndaj eksporteve shqiptare në masën 10%. Këto tarifa prekin 1.9% të eksporteve të totale të vendit tonë.

Tarifat ndaj Shqipërisë janë në bazën më të ulët 10%, pasi sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë tarifat mesatare që Shqipëria aplikon për importet amerikane janë po 10%.

Vitin e kaluar eksportet shqiptare në SHBA arritën një vlerë prej 7 miliardë lekësh, gati dyfish me vitin 2019. Tarifimi me 10% i tyre vlerësohet në një kosto shtesë prej të paktën 7 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT rreth 41 për qind e eksporteve shqiptare në SHBA dominohen nga “Giza dhe Çeliku” që përfaqëson disa produkte dhe nënprodukte të kromit, ndërsa grupi më i dytë më i madh i eksportit janë bimët mjekësore dhe farat vajore me 23% të totalit.

Më tej 3% e eksporteve shqiptare në SHBA përfaqësohen nga vajra dhe rrëshira që shërbejnë me për industrinë e kozmetikes, krevatet dhe mobiliet, produkte te peshkut etj.

Tarifat me SHBA-në pritet të japin efekt negativ te bimët mjekësore, 16.4 mln euro eksporte direkte

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta për nga vlera e importeve dhe 13-ta për eksportet.

Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19 për qind nga viti 2023. Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104%.

Vitin e kaluar, SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashke më Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës.

Importet amerikane zunë 2% të totalit të importeve me 2024.

Gjithashtu tregu amerikan është i rëndësishëm për eksportet tona, pasi Shqipëria çon në mënyrë të drejtpërdrejte dhe tërthortë (nëpërmjet Gjermanisë) bimët mjekësorë në tregjet amerikane.

Vitin e kaluar eksportet e Shqipërisë drejt SHBA arritëm 7 miliardë lekë me rënie vjetore 27%, si rrjedhojë e dobësisë që pësuan në përgjithësi eksportet tona nga dobësimi i euros.

Importet nga SHBA dominohen nga mjetet e transportit, lëndët djegëse dhe avionët dhe pjesët e tyre.

Politika tarifore e që po ndjek administrata e re në SHBA mund të ndikojë Shqipërinë tërthorazi se nga mallrat që tregtohen drejtpërsëdrejti. Ekspertët e ekonomisë besojnë se lufta tregtare mund të sjellë një valë të re çmimesh në tregjet globale nga të cilat Shqipëria mund të ekspozohet tërësisht.

Tregtia e Shqipërisë me SHBA-të zuri 2.1% të volumit tregtar me jashtë vitin e kaluar. Duke mbetur e pandryshuar në dekadën e fundit.

Meqenëse SHBA është bërë tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në gjatë dekadës së fundit, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së mbi mallrat dhe shërbimet europiane do të jetë i rëndësishëm për shtetet e Europës Lindore analizon Instituti për Studime ekonomike i Vjenës.

Ndërsa flukset e drejtpërdrejta tregtare midis rajonit tonë dhe SHBA-së janë të kufizuara, kërkesa më e ulët për produkte industriale evropiane do të ndikojë negativisht Europën Qendrore dhe Lindore.

 

Rajoni eksporton rreth 2% të totalit në SHBA

Politika e re tarifore e SHBA-së për Rajonin e Ballkanit rezultoi me vlera më të larta për eksportet Serbe 37%, të Bosnjës 35%, Maqedonisë së Veriut 33%, ndërsa ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Malit i Zi u vu tarifë 10%.

Shtëpia e Bardhë njoftoi tarifat e reja si një marrëdhënie reciproke duke publikuar gjithashtu se tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja aplikojnë tarifa mesatare shumë të larta ndaj importeve nga SHBA.

Shqipëria ka nivelin më të ulët në vlerë të eksporteve në SHBA në raport me vendet e tjera të rajonit përveç Malit të ZI.

Në vitin 2024 eksportet shqiptare në SHBA arritën një vlerë prej 74 milionë USD, ndërsa ose 1.9% e totalit, eksportet e Bosnjës në SHBA në të njëjtin vit ishin 186.17 milionë dollarë amerikanë dhe zunë rreth 2% të totalit..

Në vitin 2024, Serbia eksportoi në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerë prej 670 milionë dollarësh amerikanë, të cilat ishin 1.8% të totalit të eksporteve të saj për atë vit. Produktet kryesore që Serbia eksporton në SHBA përfshijnë automjete, fruta, mjedra etj, ushqim për kafshë etj.

Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut eksportoi mallra në Shtetet e Bashkuara me vlerë prej 118.2 milionë dollarësh amerikanë, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2023. Shitjet në SHBA zunë 1.4% të totalit të eksporteve në SHBA.

Eksportet e Maqedonisë së Veriut në SHBA përfaqësohen nga duhani, veshjet, si dhe produktet e hekurit dhe çelikut. ​

Më 2023 Kosova eksportoi në SHBA mallra me vlerë prej 102.5 milionë dollarësh amerikanë, të cilat zunë 2,4% të totalit të eksporteve. Ndërsa Mali i Zi kishte vlerën më të ulët në Rajon prej 10 milionë USD.

Si trajtoheshin eksportet Shqiptare ne SHBA para tarifave

​Para hyrjes në fuqi të tarifave të reja të shpallura nga administrata Trump më 2 prill 2025, eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin subjekt i tarifave të ndryshme, të cilat varionin sipas llojit të produktit dhe marrëveshjeve tregtare ekzistuese.

Shumë produkte shqiptare përfitonin nga Programi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP) të SHBA-së, i cili lejonte hyrjen e disa mallrave në tregun amerikan pa tarifa doganore.

Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e eksporteve shqiptare hynin në SHBA pa paguar tarifa, ndërsa për produktet jashtë këtij programi aplikoheshin tarifa standarde të SHBA-së, të cilat ndryshonin në varësi të produktit.​

Programi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP)ofronte trajtim pa tarifa për rreth 3,400 produkte nga Shqipëria dhe vende të tjera në zhvillim.

Produktet e kualifikuara përfshinin shumicën e mallrave të prodhuara, disa produkte bujqësore dhe peshkimi, bizhuteri, qilima dhe disa lloje kimikatesh, mermeri dhe minerale. Për të përfituar nga GSP, produktet duhej të plotësonin kriteret e origjinës dhe të shoqëroheshin me certifikatën e origjinës të lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.

Për produktet që nuk kualifikoheshin për GSP, aplikoheshin tarifa standarde të SHBA-së (MFN). Psh bizhuteritë e imituara prej metali bazë kishin tarifë prej 11%.​Artikuj dekorativë prej qeramike (jo porcelani) tarifë MFN prej 6% dhe tarifa për pjesë dhe aksesorë për pajisje optike me 2%. ​Që nga dy prilli 2025 të gjitha eksportet shqiptare ne SHBA do të tarifohen me 10%.

Efektet negative më të forta se pritej

Skema tarifore e shpallur nga Donald Trump dhe administrata amerikane është më e keqe se sa pritej, analizon instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës. Arsyeja kryesore për këtë është se vlerësimi ka marrë parasysh jo vetëm tarifat monetare, por edhe barrierat jomonetare, si monedhat e nënvlerësuara dhe pretendimet e tjera të lidhura, të cilat janë të përmbledhura në një raport të detajuar.

Raporti prej 400 faqesh i kushton 29 faqe BE-së, duke theksuar, përveç tarifave, çështje të tjera si licencimi i importit për bananet, barrierat teknike në tregti (TBT), masat sanitare dhe fitosanitare (SPS) që lidhen me standardet evropiane, rregullat e prokurimit, të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR) dhe barrierat e shërbimit janë marrë parasysh në tarifat e reja. Vlerësime të ngjashme kryhen për shumë vende të tjera.

Në fakt, llogaritjet e normave të tarifave kanë qenë shumë më të thjeshta: ‘Tarifat reciproke llogariten si norma tarifore e nevojshme për të balancuar deficitet tregtare dypalëshe midis SHBA-së dhe secilit prej partnerëve të saj tregtarë.

Kjo llogaritje supozon se deficitet e vazhdueshme tregtare rezultojnë nga një kombinim i faktorëve tariforë dhe jotariforë që pengojnë balancimin e tregtisë. Tarifat funksionojnë duke ulur drejtpërdrejt importet.’ Kështu thuhet në faqen e internetit të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në këto, vendosen ‘tarifa reciproke’ të mëdha, nga të cilat në të vërtetë do të zbatohen vetëm gjysma (të cilat Trump i quajti tarifa reciproke ‘të mira’).

Për shembull, kjo do të thotë një rritje tarifash prej 34% për Kinën (nga 67%) e vlerësuar, 20% për BE-në (nga 39%), 46% për Vietnamin (nga 90%), 64% për Tajvanin (nga 32%), 24% për Japoninë (nga 46%), 26% për Indinë 6%, 26% për Indinë e Jugut (nga 3%) e kështu me radhë.

Për disa vende ku bën pjesë edhe Shqipëria aplikohet tarifa e vlerësuar (p.sh. 10% për MB dhe Brazil). Është interesante të theksohet se aleatët tradicionalë të SHBA-së, si Koreja e Jugut (25%), Japonia (32%) dhe Tajvani (46%), do të përballen me tarifa shumë të larta.

Së dyti, vlen të përmendet se Rusia nuk figuron në listë. Në përgjithësi, një tarifë bazë prej 10% shpallet për të gjitha vendet dhe produktet.

Rritjet e tarifave prekin kryesisht vendet që përballen me rritje të konsiderueshme të tarifave dhe ato me lidhje të forta tregtare me SHBA-në, si Kolumbia, Kosta Rika, Kamboxhia, Izraeli dhe India. Për BE-në, afërsisht 7% e eksporteve bruto janë të destinuara për në SHBA.

Kjo rënie e eksporteve mund të ketë ndikime të rënda negative në PBB-në e vendeve. Sipas përllogaritjeve PBB-ja e BE-së do të bjerë me rreth 0.4%, me efekte të ngjashme për Austrinë dhe Gjermaninë.

Luftërat tregtare shpesh dëmtojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Krijohen blloqe tregtare të reja ose përforcohen aleanca ekzistuese si kundërpërgjigje.

Në vitet 2017-2018 SHBA vendosi tarifa ndaj mallrave kineze me vlerë qindra miliarda dollarë. Kina reagoi me kundër-tarifa ndaj mallrave bujqësore amerikane. Efektet krijuan dëmtime për fermerët amerikanë, rritje e çmimeve në SHBA, zhvendosje e prodhimit në vende si Vietnam dhe Meksikë.

Tarifat dhe kundër-tarifat në tregjet e mallrave globale mund të shkaktojnë një sërë efektesh ekonomike, politike dhe sociale, që shpesh përshkallëzohen në “luftëra tregtare”. Analizat e para sugjerojnë se pritet rënie e tregtisë ndërkombëtare.

Kur një shtet vendos tarifa mbi mallrat e huaja, ato bëhen më të shtrenjta, dhe konsumatorët vendas priren të blejnë produkte vendore. Shteti i prekur nga tarifat mund të reagojë me kundër-tarifa, që dëmtojnë eksportuesit e vendit të parë. Ky shkëmbim tarifash ul vëllimin e tregtisë ndërmjet vendeve dhe ndikon në rritjen e kostove.

Kjo situatë prodhon rritje e çmimeve për konsumatorët. Mallrat e importuara bëhen më të shtrenjta, duke çuar në inflacion (rritje të përgjithshme të çmimeve) dhe kjo sjell ulje të fuqisë blerëse. E gjithë kjo situatë krijon pakënaqësi sociale. Kur një vend përballet me kundër-tarifa, eksportuesit e tij humbasin qasje në tregje të rëndësishme.

Mund të ketë ulje prodhimi, pushime nga puna dhe mbyllje fabrikash, sidomos në sektorët e prekur drejtpërdrejt. Qeveritë mund të rrisin të ardhurat nga doganat në afat shkurtër, por nëse tregtia bie ndjeshëm, të ardhurat mund të ulen në afat të gjatë. / B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Tarifat e SHBA-së mund t’u kushtojnë eksportuesve të paktën 7 milionë euro në vit appeared first on Revista Monitor.

Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së

By: user 11
29 March 2025 at 22:02

Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vlerën e sotme, arrijnë në vlerën rreth 10 miliardë USD. Kjo shumë është e përafërt me borxhin publik prej 11 miliardësh që ka vendi sot.

Nuk do të shikojmë pse dhe si u përdorën, ndërsa hidrocentralet ishin vepra në të cilat bazohet energjia sot e madje në të ardhmen, metalurgjiku u provua një shkatërrim industrial dhe mjedisor kolosal, e as për qindra mijë bunkerë, armë e municione, të cilat dhe pse plaçkitur në vitin 1997, demontuar, e eksportuar në konflikte të ndryshme, ende janë gjendje.

Klasa politike e kohës tregoi qartazi se nuk ka njohuri ekonomike, madje as minimale. Kopjoi verbërisht industrializimin e rëndë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Kina.

Kopjoi kolkozët, kooperativat e fshatin që rrethon qytetin, kërkoi të prodhohej çdo gjë brenda vendit, një kuadrat 300 km x 100 km, e një popullsi prej 3 milionë banorësh.

Pa rrugë e infrastrukturë komunikimi moderne, shqiptarët jetonin pothuaj të gjithë në mjerim, të paditur se çfarë ndodhte përtej kufijve, por të mbytur nga propaganda, e cila krahasonte arritjet e sistemit me ato të mbretërisë përpara shumë dekadave.

E përsëri nuk është kjo më e keqja nga ana ekonomike. Nuk e ke një gjë tënden, nëse e ke blerë me borxh të pashlyer, e për këtë me një vendim politik, borxhet u fshinë, e nuk ekzistonin më, me një vendim partie çdo gjë u bë “Made in Albania”. Shqipëria nuk kishte llogari në bankat ndërkombëtare, nuk bënte pjesë në tregun e financës ndërkombëtare. Kina apo ish-Bashkimi Sovjetik, nuk kishin çfarë llogarish të bllokonin që të merrnin paratë.

Kleringu ishte shpëtimi për sistemin, jep domate e merr kamionë “Skoda”. Eksporto speca, kastravecë për “Fiate” polake. Kleringu, a shitjet mall me mall nga sistemi socialist është i ngjashëm me historinë e mëmëligës (qull misri për ata që nuk e dinë).

Fshatarët rumunë në territorin, i cili ishte në atë kohë në varësi të Turqisë duhej të paguanin taksa te feudalët lokalë që i mblidhnin ato për vete dhe për sulltanin.

Fshatarët ishin të varfër, nuk kishin para dhe i paguanin taksat me misër që më pas shitej në treg. Me kohë, ata krijuan një lloj misri të hidhur, i cili nuk shitej dhe taksidarët feudalë nuk ua merrnin.

Kështu fshatarët mund ta mbanin të gjithë prodhimin vetë, pa hequr pjesën e agave. Për fëmijët e fshatarëve, ushqimi ishte aq i keq sa e quanin nënën “mëma e ligë” që i ushqente me vetëm me atë hidhësirë.

“Gjorgjan” e quanin misrin që bëheshin bukët që hanin kooperativistët shqiptarë, vinte nga farat që Stalini ia kishte dhënë E. Hoxhës që Shqipëria të zhvillonte bujqësinë.

Por, mjaft me histori të largëta. Historia e afërt është se Shqipëria e pas ’90-s, i njohu borxhet e socializmit dhe deri pak vite më parë ka vazhduar të paguajë për shlyerjen e tyre.

Pse për ekonominë duhen treguar histori, kur mund të përdoren formula?

Politikanët shpesh mendojnë se mund të jenë më të fortë se tregu, edhe pse tregu fiton gjithmonë, fiton edhe ndaj diktaturave.

Politika ndërton narrativa populiste të ngjashme me përrallat e historitë që ato të jenë të kuptueshme nga publiku, e krijon dhe mekanizma fiskalë “ad hoc” sipas interesave të tyre direkte, a grupeve të interesit në kurriz të së gjithë shoqërisë.

E tillë është kërkesa dhe nisma ligjore për të kthyer praktikisht në subjekte të TVSH-së, subjektet që nuk janë e nuk mund të jenë në skemën e TVSH. E madje kërkojnë ndryshim në natyrën e ligjit të TVSH-së që të mos konsiderohet si kompensim, por TVSH e mirëfilltë e rimbursueshme, e se kjo do të çojë në formalizim të fermerëve kur ata do të lëshojnë një faturë dore me TVSH.

E ndërsa është e drejtë që bizneset e vogla e sidomos fermerët të ndihmohen lidhur me pagesat e TVSH-së të cilat në fund i paguan dyfish konsumatori, që këto subjekte të marrin si rimbursim të TVSH një shumë prej 20% të vlerës së shitjes, kjo e hedh në erë të gjithë sistemin e TVSH-së për të gjitha bizneset.

Pse një biznes duhet të mbledhë e të shkarkojë TVSH kur thjesht kjo mund të bëhet me një faturë dore? Kostot e menaxhimit të TVSH-së për kompanitë janë të larta, në Europë mesatarja e kohës që një biznes duhet të harxhojë për TVSH-në është 68 orë në vit, e luhatet nga 8 orë në Zvicër ose një ditë pune në rreth tre javë pune që duhen në Bullgari.

Shqipëria konsiderohet si vend me kosto kohore dhe shpenzime të tjera, software, hardware, ndërlidhje me sistemin edhe më të larta. Për këtë, çdo biznes i formalizuar në bujqësi subjekt TVSH-je në momentin që TVSH-ja e rimbursueshme i afrohet 20% do të dalë nga skema dhe do të punojë me fatura dore.

Si është në Europë?

Është jo e lehtë të llogaritet mesatarisht sa TVSH paguan një fermer jo subjekt, për prodhimin. Kulturat intensive kërkojnë më shumë inpute, mekanike e energji ku paguhet TVSH. Çmimet në treg të inputeve ndryshojnë nga viti në vit, e po ashtu nafta, energjia.

Ndërsa puna nuk është subjekt i TVSH-së, ajo nuk mund të faturohet si e tillë, të mblidhet e të zbritet tek 20% që derdh në shtet, ose i kërkon shtetit.

Studimet sidoqoftë lejojnë të ndërtohet një përqindje e përafërt, duke synuar që kompensimi të jetë sa më afër vlerës reale, në mënyrë që të mos ketë mbipagesë ose nënpagesë. Në Shqipëri nuk është bërë një studim i tillë dhe as ka metodikë si të përditësohet.

Janë shumë vende të BE-së që nuk e aplikojnë skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël. Greqia e ka 6%, por me kufizime. Spanja, e cila ka një numër të madh fermerësh të vegjël, ka zgjedhur si përqindje kompensimi nivelin prej 12% për bujqësinë.

E ndërsa kjo mund të duket e lartë, fermerët spanjollë në ndryshim nga ata shqiptarë, paguajnë taksim individual progresiv mbi të ardhurat gjë e cila e ul kufirin real të rimbursimit të shpenzimeve që njihen si të ardhura personale.

Nga ana tjetër, për të kompensuar këtë kthim parash në bizneset e vogla bujqësore, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë spanjolle, niveli normal i TVSH-së është 21%. Është e mundshme që të gjithë paguajnë më shumë taksa në blerje për të kompensuar TVSH për ushqimin dhe për të nxitur prodhimin dhe eksportet.

Pesha e bujqësisë në Prodhimin e Përgjithshëm (GDP) të Spanjës është në nivelin e 2,7%. Ekonomia tjetër ka hapësirë dhe mundësi të financojë me subvencione dhe politika fiskale bujqësinë.

Rreziqet e mbi kompensimit në Shqipëri

FAO llogarit se në Shqipëri, vlera e inputeve kundrejt vlerës së prodhimit është 28% për fermat e vogla deri në 0,5 hektar dhe 25% për fermat 1.6 hektarë. FAO thotë se përkatësisht 54% dhe 17% sipas madhësisë më sipër përdorin plehërim, se 11% dhe 23% kanë mekanikë të motorizuar, ndërsa vaditja në 49% dhe 30%.

Bazuar në këto të dhëna dhe duke konsideruar një fermë që përdor shumë inpute, ka mekanikë, ka investime e të tjera me TVSH si p.sh vaditje me pika, plastmasë, shërbime, etj., mund të mbërrijmë në një raport të jo vetëm të inputeve, por dhe investimeve të larta kundrejt vlerës së prodhimit, në 50% për të cilin është paguar TVSH nga një fermer, raport ky i ulët, por për thjeshtësi.

Nëse një fermer shet prodhim me vlerë 100 Lekë, ai ka paguar më parë rreth 15% TVSH (fara, plehra, 10%, të tjerat 20%) për 50 lekë inpute që nevojiten, ose 7,5 lekë për TVSH -në.

Në total TVSH-ja teorike e paguar nga një fermë jo subjekt, e cila përdor shumë inpute dhe investime me TVSH është rreth 7.5% e vlerës së prodhimit. Për fermat që përdorin pak inpute dhe investime, kjo vlerë reduktohet mjaft dhe mesatarja vështirë të arrijë në 5%.

Llogaritjet, sidoqoftë, nuk janë të thjeshta, ndryshojnë në varësi të çmimeve të tregut ndërkombëtar të inputeve, kulturave, aktivitetit, territorit, historisë.

Si mund të bëhet ndryshe, për këtë kërkohet reduktimi i TVSH-së së inputeve, i mekanikës dhe të tjerave për të gjithë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe është hapi më i mirë. Hapi tjetër po aq i mirë është që fermat të ndihmohen, të rriten e të bëhen subjekte të TVSH-së reale.

Farat, plehrat kimike janë që tani me TVSH të reduktuar në 10% dhe inpute të tjera e kanë madje TVSH-në zero. Politika që mbulon të gjithë fermat dhe fermerët, me inpute dhe investime me tvsh minimale, është e drejtë për të gjithë, nuk krijon mbi pagesa e nën pagesa dhe është e thjeshtë, e qartë për fermerët.

Një nga arsyet që skemat e mëparshme të rimbursimit u mbyllën ishte abuzimi. Por edhe në rast se abuzime nuk do të ndodhin, kur skema mbikompenson nuk është e drejtë. Mbikompensimi do të nxisë edhe më shumë prodhimin për eksport.

Nuk ka asgjë të keqe që eksportet të rriten për sa kohë ne nuk subvencionojmë në mënyrë të fshehur që praktikisht domatet e vendit të eksportohen lirë dhe konsumatori vendas të blejë më shtrenjtë domate importi, të cilat do të zëvendësojnë këtë prodhim.

Ka një korrelacion të drejtë midis rritjes së eksporteve dhe rritjes së importeve, madje deficiti tregtar ushqimor në mbi 1 miliard euro është në rritje nga viti në vit, edhe për faktin se eksportohen produkte në tregje konkurruese me vlerë relativisht të ulët dhe importohen prodhime me vlerë më të lartë.

Këtu futen edhe kërkesa për standardet dhe besueshmëria e konsumatorit në prodhimin vendas.

Duke parashtruar që kompensimi mesatar teorik i TVSH-së llogaritet afërsisht në 5-6% për një aktivitet tipik bujqësor, nëse normat e kompensimit do të jenë dyfish apo trefish siç propozohet, kjo do ta shtrembërojë tregun, si dhe do të ndryshojë aktorët vendimmarrës e politikëbërësit realë të prodhimit të ushqimit në Shqipëri.

Një treg eksporti me vlerë në blerje nga fermerët 700 milionë euro me kompensim 16,6% i bën tregtarët të kompensojnë para publike te fermerët në 116 milionë euro, një normë kompensimi 10%, 70 milionë euro.

Këto shifra janë shumë më të larta se subvencionet direkte të qeverisë për bujqësinë dhe zhvillimin rural dhe në rastin e parë janë dyfish i tyre.

Për shumë njerëz mund të mos jetë problem sepse mund të thonë edhe shteti i keqpërdor subvencionet, por edhe ky është një keqpërdorim, sepse njeh si të drejtë që subjekte private të kompensojnë me para publike më shumë se sa është paguar më parë privatisht.

Paratë e taksave, duhet të shkojnë direkt për shërbimet përfshirë dhe subvencionet. Tregtarët dhe kushdo tjetër me fitimet e tyre mund të bëjnë privatisht shërbime sociale për komunitetin.

E përsëri mbetet teorike se fermerët do të kompensohen me 100% të normës mbi çmimin e shitjes, sepse në një treg eksporti konkurrues ku shitjet janë të vështira, jo shumë larg realitetit të përditshëm dhe çfarë pritet me luftën e tarifave, kjo normë do të shërbejë për të ulur çmimin e blerjes për të kapur treg.

Prodhimet bujqësore kanë afat të shkurtër shitjeje e në mungesë të kontratave, siç janë aktualisht të gjithë fermerët ose do të pranosh çmimin e dhënë, ose malli do të mbetet pa shitur.

Subvencione të lidhura me standardet dhe përfshirje në TVSH

Politikat që rrisin mbështetjen direkte publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural mund të dinë më pak se çfarë kërkon tregu i ditës, por lidhen më mirë me ecurinë, zhvillimet që kërkon tregu si dhe u përgjigjen më mirë krizave e të papriturave.

Modelet tregojnë se rritja graduale e subvencioneve direkte në dyfishin e atyre ekzistuese kompenson fermerët për TVSH-në e inputeve, e se ato krijojnë investime, nxisin eksportet dhe shitjet në tregun e brendshëm, si dhe nuk ndikojnë në TVSH-në që mblidhet në nivel kombëtar.

Një treg eksporti oportunist si ai ku vepron Shqipëria, i cili një herë kërkon një gjë, dhe një herë një gjë tjetër, p.sh. një herë domate, një herë speca, një herë vaj ulliri, tregtia i përgjigjet duke rritur çmimin e blerjes përkatëse.

Por, kjo nuk zgjidh p.sh. problemet që kemi me proteinat, për atë sasi mishi e qumështi që duhet të prodhojmë në vend dhe që ka nevojë për subvencione, nuk zgjidh problemet thelbësore që ka sektori i ullirit, nuk zgjidh problemet me standardet që kanë perimet, nuk krijohet qëndrueshmëri, por krijohet varësi gjithmonë e më e madhe nga tregu i jashtëm.

Këtyre dhe të tjerave, si ndryshimeve klimatike, krizave e situatave të reja ju përgjigjen subvencionet publike direkte, kur fermeri merr fonde publike të prodhojë ushqim me standarde, e të mos helmojë tokën, ujin, ajrin e veten e tij.

Paralelisht duke ulur më tej TVSH-në e inputeve, shërbimeve dhe mekanikës. Duke nxitur formalizimin që fermat të shkojnë drejt TVSH-së, e në fund duke reduktuar TVSH e ushqimit për konsumatorët.

Ushqimi është një e drejtë njerëzore për të gjithë, çmimet e arsyeshme e bëjnë të mundur, por dhe si mënyrë për të rritur kërkesën, për të rritur shitjet e prodhimit vendas në tregun e brendshëm, sepse kjo mbetet sfida më e madhe, edhe më shumë se sa eksportet./Monitor

The post Tregu i brendshëm, eksportet dhe sfida e kompensimit të TVSH-së appeared first on Lapsi.al.

❌
❌