Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Mbi 3 mijë euro dëmtim të buxhetit të Kosovës”, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin doganor

18 July 2025 at 10:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri I.K në cilësi të zyrtarit doganor në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka lejuar të kalojë pa u kontrolluar një furgon i cili bartëte mall komercial, patika të ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 euro.

Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri në vlerën prej mbi 3 mijë euro ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Lexoni më poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren:

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 16.07.2025, rreth orës 19:17min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësi të zyrtarit doganor i caktuar në PKK në Vërmicë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, ashtu që në kundërshtim me rregullativën ligjore që ka pasur për detyrim të ndal veturën, të hap bagazhin dhe të bëjë kontrollimin e veturës, i njëjti me qëllim nuk e hap bagazhin e veturës dhe nuk bënë kontrollimin, në atë mënyrë që automjeti- furgoni i markës “Mercedes Sprinter 316 CDI”, të cilën e drejtonte A.K., hynë në pikën kufitare dhe e parkon automjetin në kabinën nr.6, dhe fillon të komunikojë me të pandehurin, të cilit ia jep një letër dhe pastaj kthehet për të marr dokumentet dhe futet deri tek dera e kabinës ku ishte duke punuar i pandehuri I.K., dhe pas bisedës së shkurtër, të cilët duke qenë në dijeni se brenda kabinave ka video incizim me audio, të dy dalin jashtë dhe bisedojnë edhe disa sekonda, pastaj drejtuesi i furgonit A.K., largohet me furgon duke mos u kontrolluar fare, ndërsa i pandehuri I.K., në të dhënat “SEED”, regjistron se furgoni i lartpërmendur është i zbrazët, ku pastaj furgoni lëviz në rrugën e vjetër afër pikë kalimit kufitar në Vërmicë – Prizren, saktësisht afër një Restauranti duke lëvizur në drejtim te Prizrenit ndalet nga njësia për antikontrabandë të cilët kanë sinjalizuar automjetin në fjalë duke përdorur dritat rotative dhe borinë, dhe pas kontrollimit të automjetit rezulton të jetë i ngarkuar me mall komercial patika te ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 €, duke ju shmangur detyrimeve doganore në vlerë prej 3,414.36 €, me të cilat veprime i pandehuri në vlerën e cekur prej 3,414.36 €, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

The post “Mbi 3 mijë euro dëmtim të buxhetit të Kosovës”, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin doganor appeared first on Telegrafi.

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

By: Oldi
17 July 2025 at 13:37

Një punonjës i doganave shqiptare ka denoncuar atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e Shqipërisë”, e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli. Në një denoncim të drejtpërdrejtë, punonjësi thotë se sistemi doganor ndodhet sot në një gjendje më të degraduar se në vitin 1997, ndërsa pas çdo vendimi […]

The post U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit appeared first on BoldNews.al.

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Dogana shqiptare sqaroi sot se udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet doganore për mallrat në bagazhin personal, nëse këto mallra nuk janë për përdorim tregtar.

Sipas njoftimit të doganave, përjashtimi vlen për mallrat për përdorim vetjak ose si dhurata, me kufijtë e vlerës: 300 euro për udhëtarët në rrugë tokësore; 430 euro për udhëtarët në rrugë ajrore/detare dhe 150 euro për udhëtarët nën 15 vjeç.

Administrata Doganore bën të ditur se nëse kalohen këto kufij ose mallrat janë për qëllime tregtare, është i detyrueshëm deklarimi pranë doganës.

Në raste tejkalimi për mallra jotregtare, zbatohet procedura e Deklarimit të Thjeshtuar. /j.p/

 

1 nga 4

The post Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

By: Elva
6 July 2025 at 11:07

Eksportet në SHBA janë shumë të rëndësishme për ekonominë vietnameze. Kjo është ndoshta arsyeja pse vendi aziatik ka rënë dakord për një marrëveshje tarifore. Megjithatë, në Hanoi nuk ka optimizëm. Prezantuesja e CNBC duket dukshëm e emocionuar: sipas saj, ky është lajmi më i rëndësishëm dhe më i habitshëm i ditës: “Presidenti amerikan ka njoftuar […]

The post SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

By: Oldi
5 July 2025 at 10:00

Situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare Qafë-Botë. Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë mallrash, kontrolli kufitar në anën greke është ngadalësuar ndjeshëm. Qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë të gjata dhe pritje prej disa orësh. Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy […]

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë appeared first on BoldNews.al.

Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA

27 June 2025 at 21:23

Një shtetas egjiptian, Hamed Ramadan Bayoumy Aly Marie, 70 vjeç, pranoi fajësinë pasi goditi kaq fort qenin e doganës Freddie, saqë ai u ngrit në ajër në aeroportin Washington Dulles.

Qeni, i cili punonte për zbulimin e produkteve bujqësore të kontrabanduara, kishte sinjalizuar praninë e mbi 45 kilogramë ushqime të ndaluara në bagazhin e tij.

Freddie, që peshon 11 kilogramë, u dërgua në urgjencë veterinare dhe u diagnostikua me lëndime në anën e djathtë të brinjëve.

Marie u urdhërua të paguajë faturën e veterinerit dhe u dëbua drejt Egjiptit pas seancës gjyqësore.

Ngjarja ndodhi në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit në Virxhinia, pranë Uashingtonit. /Telegrafi/

The post Një shtetas egjiptian goditi keq qenin e doganave në një aeroport, e pësoi me gjobë dhe dëbim nga SHBA appeared first on Telegrafi.

Administrata Doganore, Rama: 12 milionë euro të arkëtuara, mbi 3100 deklarata të përpunuara në ditë


TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Dogana shqiptare funksionon pa ndërprerje 24 orë në ditë, me një staf prej 1200 punonjësish të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore, duke mbuluar të gjithë territorin doganor të vendit.

Kjo strukturë administrative garanton sigurinë kombëtare, lufton tregtinë e paligjshme dhe mbështet bizneset e ndershme.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Dogana, në harkun kohor të vetëm një dite, arkëton nga 9 deri në 12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit, duke treguar një efikasitet të lartë në menaxhimin e detyrimeve fiskale dhe kontrollin e kufijve.

Në 24 orë, administrata doganore përpunon mbi 3100 deklarata doganore, mbikëqyr dhe kontrollon 28 310 automjete dhe 107 mijë pasagjerë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rrjedhën e qarkullimit ndërkombëtar të mallrave dhe njerëzve. Gjithashtu, lëshon 64 autorizime elektronike për bizneset, realizon 718 skanime dhe kryen 20 kontrolle mbi mallrat me akcizë.

Pjesë e këtij rrjeti janë edhe analizat laboratorike me standarde ISO, ku analizohen rreth 50 mostra në ditë, si dhe veprimtaritë e strukturave inteligjente që realizojnë 13 kontrolle të plota dhe 450 kontrolle të pjesshme mbi mallrat dhe subjektet doganore.

Dogana sekuestron mesatarisht 230 produkte të falsifikuara në ditë dhe fiton 80% të çështjeve ligjore me impakt financiar vjetor prej rreth 24 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Sipas Kryeministrit, struktura moderne e hetimit, laboratorët shkencorë dhe kapacitetet ligjore e bëjnë Doganën një nga shtyllat kyçe të sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Dogana shqiptare është një institucion në shërbim të qytetarëve, ekonomisë dhe së ardhmes europiane të vendit.

/a.gj//r.e//a.f/

The post Administrata Doganore, Rama: 12 milionë euro të arkëtuara, mbi 3100 deklarata të përpunuara në ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pezulloi qarkullimin e një sasi produktesh që dyshohet se cenonin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Në degën e Doganës Kukës janë pezulluar për qarkullim të lirë disa mallra sportive dhe etiketa përfshirë kostume dhe bluza të markave “Macron” me mbishkrimin “FSHF”, kostume “Adidas” me mbishkrimin “REAL MADRID”, kostume “Nike” me mbishkrimin “BARCELONA”, si dhe mijëra etiketa të markave “Lacoste” dhe “Polo””, bën të ditur DPD.

Administrata Doganore siguroi se do të vijojë punën për të luftuar çdo përpjekje për futjen e mallrave të palejuara në treg, dhe për të mbrojtur interesat legjitime të mbajtësve të këtyre të drejtave në Shqipëri. /j.p/

The post E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

17 June 2025 at 19:29

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimin të kryer në doganës e aeroportit të Rinasit, ku ka evidentuar një dëm prej miliona lekësh ndaj buxhetit të shtetit gjatë harkut kohor 1 Korrik 2022 deri më 31 Dhjetor të vitit 2024. Nga auditimi i kryer nga KLSH janë zbuluar një sërë parregullsish në […]

The post Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave appeared first on BoldNews.al.

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në konferencën e dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, me temë “Partneriteti doganor për një Europë të lidhur – Thellimi i bashkëpunimit doganor CEFTA-BE për lidhje të pandërprera”.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor përbëjnë investimin më të rëndësishëm gjeopolitik të Bashkimit Evropian në këtë dekadë.

“Anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin, por me vlerat e përbashkëta evropiane që ndajnë popujt tanë” u shpreh ajo.

“Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë do të thotë të qëndrosh përpara një dere të mbyllur të një familjeje të madhe evropiane, pjesë e së cilës jemi në mënyrë natyrale. Jemi banorë autoktonë të zemrës së Evropës, mesdhetarë, si fqinjët tanë grekë e italianë”, deklaroi Balluku, duke shtuar se Shqipëria ndodhet sot në prag të certifikimit administrativ dhe zyrtar që do të mundësojë anëtarësimin e plotë në BE.

Ministrja Balluku theksoi se Shqipëria ka kaluar një të shkuar të vështirë, por ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për të përmbushur detyrimet që kërkon anëtarësimi.

“Pas shumë sfidash, jemi sot më afër se kurrë portës së dikurshme të mbyllur, që sot është gjysmë e hapur. Besojmë fort në angazhimin e administratës shqiptare dhe në vullnetin politik të vendeve anëtare të BE-së për të na mirëpritur”, tha ajo.

Duke vlerësuar rolin e institucioneve që bashkëpunojnë ngushtësisht me BE-në, Balluku vuri në dukje rëndësinë që ka administrata doganore shqiptare në procesin e integrimit.

“Çdo institucion që bashkërendon punën me vendet e BE-së luan një rol kyç në rrugën tonë drejt anëtarësimit, dhe doganat janë pjesë e rëndësishme e strukturave shtetërore me detyra specifike në këtë proces”, theksoi zv/kryeministrja.

Bashkëpunimi doganor CEFTA-BE, sipas Ballukut, është një shtyllë strategjike, që merr formë përmes këtij takimi të nivelit të lartë mes drejtuesve të autoriteteve doganore të rajonit dhe BE-së.

Objektivi kryesor, theksoi më tej ajo, është ndërtimi i një unioni doganor funksional, që garanton siguri, lehtëson tregtinë e ligjshme dhe përgatit ekonomitë e rajonit për integrim të plotë në tregun e përbashkët evropian.

Ajo theksoi gjithashtu rolin që do të ketë Shqipëria si portë hyrëse dhe dalëse e Bashkimit Evropian në të ardhmen, duke nënvizuar nevojën për mbështetje teknike nga partnerët, përkushtim politik, si dhe zhvillim të kapaciteteve njerëzore dhe administrative për të përmbushur standardet e BE.

Në vijim të konferencës, Balluku shprehu bindjen se do të zhvillohen diskutime mbi zhvillimin e korsive të gjelbra dhe blu, forcimin e kapaciteteve doganore, si dhe nevojat e ardhshme për bashkëpunim në kontekstin e zgjerimit të BE-së dhe Planit të Rritjes së Unionit.

Balluku ndau gjithashtu progresin e Shqipërisë në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale në administratën publike, si faktor kyç për rritjen e efikasitetit dhe transparencës në procedurat doganore.

Ajo theksoi se këto arritje kanë sjellë rezultate të dukshme në uljen e kohës së operimeve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit.

Në përfundim, Balluku nënvizoi se është fat të jesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të udhëhequr këtë rrugëtim drejt Unionit Doganor Evropian.

“Historia 57-vjeçare e suksesit të BE-së është udhërrëfyesi më i mirë për administratat doganore të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

/a.gj/a.f/

The post Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria kryeson takimin e 29-të të CEFTA-s për doganat dhe rregullat e origjinës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), u zhvillua sot në Tiranë takimi i 29-të i nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i cili këtë vit kryesohet nga Shqipëria.

Gjatë takimit, u diskutua Strategjia e Menaxhimit të Riskut të CEFTA-s për periudhën 2025-2028, si dhe zbatimi i një projekti pilot për krijimin e një sistemi elektronik në kuadër të platformës SEED+, që synon të lehtësojë menaxhimin e riskut për tregtinë e mallrave në rajon.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi doganor mbi klasifikimin tarifor dhe rregullat e origjinës, për të forcuar standardet dhe transparencën në tregtinë ndërkufitare mes vendeve anëtare të CEFTA-s.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet në fushën e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe mbi zbatimin e konventës së rishikuar për certifikatat elektronike të origjinës, e cila synon të digjitalizojë dhe thjeshtojë procedurat tregtare në rajon.

Takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën doganore, si një hap kyç drejt rritjes së efikasitetit të tregtisë dhe integrimit më të mirë ekonomik ndërmjet vendeve të CEFTA-s.

/a.gj/a.f/

The post Shqipëria kryeson takimin e 29-të të CEFTA-s për doganat dhe rregullat e origjinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

By: Oldi
7 June 2025 at 12:18

Autoriteti i Mikqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion policor në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas burimeve për media, kontrolle të imtësishme po kryen në një sërë automjetesh ndërsa është me dije se në njërin prej tyre është sekuestruar një sasi lënde narkotike, konkretisht 6 kg heroinë. Deri më tani raportohet për […]

The post Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave appeared first on BoldNews.al.

Kontrabanda në Dogana/ Si përjashtohet Gent Gazheli sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante

By: Oldi
2 June 2025 at 15:25

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vendit. Gazheli e pa veten drejtor fill pas shkarkimit si ambasador, kohë kur ai u kritikua pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilët e telefonin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin për të […]

The post Kontrabanda në Dogana/ Si përjashtohet Gent Gazheli sa herë që vartësit i kapen në vjedhje flagrante appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Në Trieste (Itali), u zhvillua sot ceremonia e mbylljes së programit Adriacustoms, përmes së cilit u synua të promovohet bashkëpunimin doganor midis shteteve të Detit Adriatik.

Programi, i financuar pjesërisht nga OLAF, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, i koordinuar nga Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare e ADMgov, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kishte në fokus shkëmbimin e vizitave, përvojave, informacionit dhe njohurive teknike mes oficerëve të specializuar doganorë nga Italia, Sllovenia, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe miratimin e një udhëzuesi përfundimtar, që përmban parimet frymëzuese të aktiviteteve të ardhshme doganore.

“Trieste, dhe rrjeti i porteve të zhvilluar me partnerët e Adriacustoms Slloveni, Kroaci, Mal i Zi dhe Shqipëri, është një pikë natyrale nisjeje për trafikun tregtar midis Europës Qendrore dhe Lindore, Afrikës dhe Azisë. Kjo është për shkak të historisë, vendndodhjes gjeografike dhe infrastrukturës që ka. ADM dhe administratat e tjera doganore të Adriatikut, falë bashkëpunimit të ngushtë, mund të ndihmojnë në tërheqjen e trafikut tregtar në këtë Rajon, me sisteme të integruara digjitale që përdorin teknologjitë më moderne, gjithmonë duke mbajtur lart nivelin e kontrollit kundër mashtrimit dhe trafikut të paligjshëm, për dobinë e sigurisë dhe shëndetit të përbashkët”, tha drejtori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Andrea Mazzella.

Ky aktivitet është një hap tjetër përpara në forcimin e bashkëpunimit doganor ndërkombëtar, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe sigurisë të operacioneve tregtare në rajon.

/a.f/

The post Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh në doganën e Qafë – Thanës

By: Oldi
1 May 2025 at 16:18

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh janë shënuar të enjten në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh token shqiptare me atë të Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë ka nisur prej orës 09:00 në të dyja anët e kufirit, ku udhëtarët detyrohen të qëndrojnë më tepër se 45 minuta në pritje për […]

The post Radhë të gjata dhe fluks automjetesh në doganën e Qafë – Thanës appeared first on BoldNews.al.

AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar

By: Ela
29 April 2025 at 15:35

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), njoftoi anulimin e tenderit me vlerë 720 mijë euro për instalimin e një sistemi të ri kamerash në degët doganore. Vendimi për anulimin vjen pasi Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP) pranoi për shqyrtim një ankesë të paraqitur nga kompania shqiptare CSP, e cila ngriti dyshime serioze mbi mënyrën […]

The post AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar appeared first on BoldNews.al.

DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve

24 April 2025 at 23:32

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që alarmoi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku fillimisht u raportua se një i ri ishte dhunuar tek një lokal në zonën e Doganës, pranë ish sheshit “Shqiponja”, dhe ishte marrë peng, duke u futur me zor në makinë. Burime bëjnë me dije se pas alarmit që ngritën banorët […]

The post DETAJET/ U raportua si pengmarrje, por i riu i dehur refuzoi të hipte në makinën e familjarëve appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

24 April 2025 at 23:22

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]

The post Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE) appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët kthehen për Pashkë, por s’ka radhë në dogana

By: redi
17 April 2025 at 17:26

Kjo e enjte ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve shqiptarë që hyjnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për festën e Pashkës. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 4147 persona. Nga ana tjetër, numri i qytetarëve që kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndjeshëm më i ulët 2426 persona janë regjistruar në dalje gjatë së njëjtës periudhë…

Source

Dumani: Dogana dhe Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në SPAK

By: Ardit
14 April 2025 at 12:59

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit vjetor në KLP se Doganat Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në Prokurorinë e Posaçme. Më tej Dumani theksoi se nuk beson se niveli i korrupsionit në Tatime dhe Dogana është zero, pasi qytetarët kanë bërë një numër të lartë kallëzimesh. “Duke marrë në konsideratë kallëzimet e […]

The post Dumani: Dogana dhe Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌