Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:12

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

 

Dorina Azo

Kush përdor platformën Netflix dhe paguan për shembull një tarifë prej 9.99 euro në muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojë edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor në Shqipëri, që i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar për të ardhurat që gjeneron nga përdoruesit vendas. Edhe një prind që blen lojëra elektronike për fëmijët në platformën Roblox do të vijojë të paguajë të njëjtën tarifë prej 3.49 euro për shërbimin.

Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë.

TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.

Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm  burime të hapura, si interneti dhe media.

DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.

“Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani të huaja janë regjistruar për të paguar taksa në Shqipëri, përdoruesit nuk do të paguajnë më shumë.

Nuk do të rritet çmimi për ata që kanë pajtim mujor në Netflix apo shërbime të ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, për shembull 9.99 euro për Netflix. Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme Tatimore.

Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Masat e marra për vjeljen e TVSH-së mbështeten në zbatimin të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Vijimi i saj po ndërmerret edhe në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028.

Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.

 

Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb

Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.

Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.

 

Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?

Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.

Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.

P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.

Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.

“Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit”, sqaron administrata.

 

Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore

Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja.

Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.

Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.

“Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur”, sqaron DPT.

 

Burimi: DPT

 

 

 

 

The post Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së appeared first on Revista Monitor.

Si do të funksionojë TVSH-ja te platformat online

By: Mira Leka
11 July 2025 at 22:10

Prononcim i tatimeve për “Monitor”

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim për “Monitor”, sqaron se si po funksionon skema për arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë ndërkombëtare që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë.

Efektet te përdoruesit e platformave dhe pronarët që lëshojnë shtëpi me qira në Booking dhe AirBnb.

 

Çfarë parashikon nisma për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që gjenerojnë të ardhura në Shqipëri nga përdoruesit vendas?

Në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028, një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një nismë për evidentimin e shoqërive ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, pa qenë të regjistruara në administratën tatimore.

Janë evidentuar një numër tatimpaguesish, të regjistruar dhe të paregjistruar, me qëllim trajtimin e tyre. Për të krijuar një ambient sa më konkurrues dhe të barabartë për bizneset, nga burimet e hapura të informacionit (përfshirë median dhe internetin), është identifikuar një numër tatimpaguesish që nuk rezultojnë të regjistruar në administratën tatimore me përfaqësi tatimore.

Këto subjekte sigurojnë të ardhura në Republikën e Shqipërisë, por nuk paguajnë detyrimet tatimore.

Që nga viti 2024 e në vazhdim, administrata tatimore iu është drejtuar këtyre kompanive me letra dhe njoftime të personalizuara, ku iu komunikohet detyrimi ligjor për t’u regjistruar në Shqipëri.

Deri tani rezultatet janë pozitive.

Disa kompani ndërkombëtare janë regjistruar, kanë caktuar përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe kanë filluar deklarimin e TVSH-së.

Po ashtu, ka tatimpagues që kanë njoftuar administratën dhe kanë kërkuar kohë për t’u regjistruar me përfaqësues tatimor, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur.

Administrata Tatimore do të vijojë të këmbëngulë në këtë proces, pasi të gjitha subjektet që sigurojnë të ardhura në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin për t’u regjistruar dhe për të paguar TVSH-në, veçanërisht kompanitë ndërkombëtare që kanë njohuri të plota mbi funksionimin e ligjeve.

 

Si evidentohen nga administrata tatimore kompani ndërkombëtare me përdorues individë vendas dhe sa është numri i tyre?

Deri në momentin aktual, Administrata Tatimore ka evidentuar nga burimet e hapura të informacionit, përfshirë median dhe internetin, rreth 24 kompani ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtari të ndryshme dixhitale dhe gjenerojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë.

Këto kompani mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, nga turizmi dhe teknologjia tek argëtimi dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar.

Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb. Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Së fundmi, administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur.

 

Si funksionon skema e mbledhjes së TVSH-së? A ndikon kjo te tarifat për konsumatorët?

Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit.

 

A do të ndikojë kjo në çmimin e pajtimit mujor për konsumatorët e Netflix?

Jo. Konsumatorët nuk do të paguajnë më shumë. Tarifa e pajtimit mujor (p.sh. për Netflix) do të vazhdojë të jetë 9.99 euro. TVSH-ja e arkëtuar nga tatimet është e përfshirë në këtë tarifë dhe detyrimi paguhet nga kompania ndërkombëtare, jo nga konsumatori.

Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania.

 

A është arritur nëpërmjet kësaj skeme të evidentohet numri i individëve që japin banesa me qira në platformat ndërkombëtare?

Fillimisht, në gjithë zinxhirin e këtij procesi, qëllimi është që platformat ndërkombëtare të regjistrohen me përfaqësi tatimore. Më pas synohet identifikimi i individëve shqiptarë përmes të cilëve sigurohen të ardhurat.

Për momentin, për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, kompanitë nuk vënë në dispozicion të dhëna mbi numrin e përdoruesve apo individëve që japin shërbime. Kjo është një sfidë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, kjo situatë do të rregullohet me Direktivën DAC7 të miratuar nga BE, e cila vendos detyrimin për raportim nga operatorët e platformave.

Sipas kësaj direktive, operatorët do të duhet t’u japin autoriteteve tatimore informacion mbi shitësit që përdorin platformat, përfshirë të ardhurat e tyre.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave me përfaqësuesit tatimorë në Shqipëri, me qëllim që më tej të verifikohet nëse të ardhurat e siguruara nga individët vendas (p.sh. nga qiradhënia nëpërmjet platformave online), janë deklaruar në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, si të ardhura nga qiraja që deklarohen më 31 Mars.

Ky është një proces që do të ndiqet në vijim, i cili po konsultohet edhe me administratat tatimore të rajonit dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me synim ndërveprimin dhe shkëmbimin e eksperiencave për formalizimin e tregtisë online.

 

Si qëndron Shqipëria krahasuar me rajonin?

Krahasuar me vendet e rajonit, numri i kompanive ndërkombëtare të kontaktuara dhe të regjistruara në Shqipëri është më i lartë.

Kjo tregon angazhimin e administratës tatimore për të ndërtuar një sistem më të drejtë, transparent dhe efikas në përmbushjen e detyrimeve tatimore në ekonomi gjithnjë e më dixhitale.

 

 

 

The post Si do të funksionojë TVSH-ja te platformat online appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

3 July 2025 at 18:44

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në arrestimin e 2 drejtuesve.

Sipas Tatimeve, bazuar në provat e mbledhura deri tani, rezulton se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatim-fitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së.

“Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova të mjaftueshme që ngrenë dyshime të arsyeshme se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatim-fitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së.

Bazuar në provat e mbledhura deri tani, rezulton se keto skema janë realizuar përmes bashkëpunimit me individë dhe shoqëri të tjera kontraktuese, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjithashtu, punonjës të kësaj kompanie dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikim dokumentacionesh dhe kryerje të operacioneve financiare të dyshimta”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën appeared first on Euronews Albania.

700 euro për kamarierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë rrogat! Thirrja për bizneset në bregdet: Deklaroni pagat e plota, ose…

By: M C
13 June 2025 at 17:39

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit dhe u bën thirrje tatimpaguesve në këtë sektor që të deklarojnë saktë pagat e punonjësve të tyre për të shmangur kontrollet dhe ndëshkimet, nëse kapen me shkelje.

Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, institucioni informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e turizmit sipas tabelës bashkëngjitur këtij njoftimi.

Bëhet fjalë për pagat e banakierëve, kamarierëve, kopshtarëv, etj të cilat nisin nga 700 euro ose 700 mijë lekë të vjetra, e deri tek pagat më të larta të Kryekuzhinierëve, Kuzhinierëve dhe Shefave të pastiçerive që variojnë në 1300 – 1400 euro.

Administrata Tatimore thekson se çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara.

The post 700 euro për kamarierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë rrogat! Thirrja për bizneset në bregdet: Deklaroni pagat e plota, ose… appeared first on Albeu.com.

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

By: V K
10 June 2025 at 08:28

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.

Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.

Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit.

Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, Tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.

Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre.

Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.

“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR.

Pas dërgimit të shkresës, informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë Tatimet.

Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.

Sipas administratës tatimore, debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit.

Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.

Po ashtu më herët Administrata Tatimore, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit), mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT.

Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm./MONITOR

The post Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës appeared first on Albeu.com.

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

By: Mira Leka
7 June 2025 at 22:12

Shembujt e Tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve vjetore për arsimim prej 100 mijë lekësh dhe prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim, për të ardhurat e 2025-s. Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton më i lartë si tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda 3 muaj nga plotësimi i deklaratës vjetore.

 

Dorina Azo

Një prind që për 2025 siguroi deri në 1.2 milionë lekë të ardhura dhe në certifikatën familjare ka në ngarkim 1 fëmijë të moshës deri 18 vjeç, që po e shkollon në një institucion arsimor privat do të përfitojë 100 mijë lekë zbritje shpenzimesh për arsimimin, që do i njihen si shpenzime të zbritshme.

Pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, atij do t’i zbriten edhe 48 mijë lekë shpenzime për rritjen apo mbajtjen e fëmijës.

Shuma vjetore që ky prind shpenzon për rritjen e fëmijës dhe për arsimin e tij të përcaktuara në nivelet e mësipërme do të zbritën nga totali i të ardhurave vjetore të siguruar nga puna apo siç njihet ndryshe nga totali i bazës së tatueshme vjetore.

Pasi t’i zbriten këto shpenzime do t’i tatohen më pak të ardhura. Për rrjedhojë do të llogaritet më pak tatim dhe një pjesë mund ti rimbursohet. Kjo lehtësi fiskale do të përfitohet përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 që plotësohet në mars të 2026.

Zbritja e shpenzimeve për arsimin dhe fëmijët në ngarkim nga totali i të ardhurave vjetore të realizuara për 2025 pritet të ulë tatimin për individët e punësuar.

Shpenzimet për zbritje do të deklarohen nëpërmjet DIVA-s  (Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave) që do të plotësohet në mars të 2026-s, ndërkohë që tatimi i 2025-s për pagat është paguar çdo muaj.

Por nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton të jetë më i lartë se tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda tre muajve nga plotësimi i deklaratës vjetore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbështetur në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” të ardhurave të realizuara nga pagat për vitin 2025, do t’u zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç dhe 100 mijë lekë për arsimin.

“Zbritjen nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit”, sqaruan Tatimet.

Tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar nga individët çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA, pas zbritjes së shpenzimeve, do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

Pra, nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron se në këtë rast, individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Sipas shembullit të DPT-së, nëse një individ X, me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekësh për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekësh në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekësh.

Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë.

Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekësh. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri i llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekësh është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.

Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore.

Zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë të gjithë individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Pra plotësimin e DIVA-s për të ardhurat vjetore të 2024-s e kishin të gjithë individët që realizonin të ardhura mbi 1,2 milionë lekë nga 2 milionë lekë që ishte më parë pragu i lejuar. Në të kundërt, individët që nuk plotësojnë DIVA apo vonojnë plotësimin e saj ngarkohen me penalitete prej 3,000 lekësh.

Për 2024, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024. Pra të dypunësuarit vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Për individët që realizojnë të ardhura vjetore nën 1,2 milionë lekë dhe nuk kanë detyrim për të plotësuar DIVA, por kërkojnë të përfitojnë një të drejtë për shpenzimet e fëmijëve  që ligji e njeh si lehtësi fiskale, plotësimi i saj do të kryhet vullnetarisht. Pra, në këtë rast individi, nuk penalizohet me masë administrative nga tatimet.

 

Si do të ulet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët?

Sipas Tatimeve, zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa shpenzimet për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

Në vitin 2026, kur individi X do të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, do t’u zbresë të ardhurave vjetore nga paga për 2025-n, shpenzimet në ngarkim të 2 fëmijëve që ka 48,000 x 2 = 96,000 lekë.

Në rastin e shembullit, të ardhurat e individit nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve dhe përfiton edhe zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh. Zbritja e shpenzimit për arsimimin e fëmijëve është fikse, pavarësisht numrit të tyre.

Në këtë rast, individit nga të ardhurat vjetore do t’i zbritet një total shpenzimesh prej 196,000 lekësh. Pas zbritjes baza e re e tatueshme do të jetë në vlerën e 644 mijë lekëve.

Por sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1, të nenit 22, të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, nëse të ardhurat vjetore nga punësimi janë mbi 600 mijë lekë deri në 720 mijë lekë, tatimpaguesit i zbritet një shumë prej 420 mijë lekësh, pra kjo shumë nuk tatohet.

Pas kësaj zbritjeje, baza e tatueshme bëhet 224 mijë lekë x 13%, tatimi i ri i llogaritur është 29,120 lekë.

Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120.

Diferenca prej 33,280 lekësh është shumë që individit X i takon për rimbursim dhe e kërkon pranë tatimeve brenda 3 muaj pas plotësimit të DIVA.

Risitë për zbritjen e shpenzimeve për fëmijët nga baza e tatueshme nisin zbatimin me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Më herët, administrata tatimore ka vlerësuar se shuma për rimbursim do të jetë rreth 20 mln euro.

 

Kush përfiton dhe Dokumentacioni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar për “Monitor” se të drejtën për të përfituar nga zbritjet e  bazës tatimore prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç do ta kenë të gjithë individët, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa të drejtën për zbritjen e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve, në masën 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, shuma nuk ndryshon, do ta kenë vetëm individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë në vit.

Për të dyja rastet, si për përfitimin e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Tatimet pohojnë se në mënyrë të hollësishme, dokumentacioni justifikues për shpenzimet përcaktohet edhe në pikën 23.1 të Udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

“Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme.

Ai duhet të paraqesë dokumente justifikues, të tilla si: certifikatën e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj”., sqarohet në udhëzim.

Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA-s, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.

“Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore në rast kërkese nga administrata”, sqaroi Administrata Tatimore për “Monitor”.

Ligji për procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri në 5 vite.

“Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, neni 48 ‘Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore’, pika 2.

Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet”, sqaron DPT.

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues sipas DPT-së do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

 

Arsimi publik nuk përfshihet

Fëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar.

Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore.

 

Shembull 1

Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve për arsim dhe fëmijët në ngarkim

Individi X ka këto të dhëna:

Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekë

Të ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekë

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):

Tatimi mbi pagën llogaritet kështu: (70,000 – 30,000) × 13% = 5,200 lekë/muaj apo tatimi vjetor i paguar është 62,400 lekë.

 

Zbritjet që përfiton në DIVA:

Individi me të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe të dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Zbritje për arsimin = 100,000 lekë

Zbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekë

Në këtë rast, zbritja për 2 fëmijë në ngarkim që ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekë

Zbritje totale = 100,000 + 96,000 = 196,000 lekë

Baza e re e tatueshme:

Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritje

Baza e tatueshme bëhet: 644,000 lekë

Tatimi i ri që duhet të kishte paguar:

(644,000 – 420,000) × 13% = 29,120 lekë (420,000 lekët e para nuk tatohen nëse të ardhurat janë mbi 600,000 lekë deri në 720,000 në vit sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1 të nenit 22)

 

Rimbursimi që i takon:

Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekë

Tatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekë

Diferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon)

 

Si ta përfitojë këtë shumë?

Individi plotëson deklaratën DIVA deri më 31 mars të vitit tjetër.

Dokumentet e nevojshme për të përfituar zbritjet për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, nuk do të bashkëngjiten në sistem gjatë plotësimit të DIVA-s, por do të ruhen deri në 5 vite për rastet e kontrollit tatimor.

 

 

Shembull 2

Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekësh në vit për arsim

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000) * 13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Në këtë rast, sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore, është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj.

 

Zbritjet nga baza tatimore, çfarë parashikon Neni 22

1.Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:

a) një shumë prej 600 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë;

b) një shumë prej 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;

c) një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë;

ç) një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh.

2.Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë.

Lexoni edhe:

Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

 

 

 

 

 

The post Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave appeared first on Revista Monitor.

Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

By: Mira Leka
7 June 2025 at 22:10

Prononcim i tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për arsimim prej 100 mijë lekësh

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100 mijë lekë, dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ruhet për justifikimin e tyre dhe afati për marrjen e kompensimit në rastet e tepricës kreditore.

 

Cilat janë kërkesat ligjore për përfitimin e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve?

Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2, përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë.

Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

 

Çfarë lloj faturash përfshin dokumentacioni justifikues për arsimin e fëmijëve? A do të ishte i nevojshëm zgjerimi i kategorive të shpenzimeve të njohura (p.sh. kurset jashtëshkollore, kostoja e librave apo pajisjeve teknologjike për mësim)?

Në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, janë përcaktuar si natyrë shpenzimesh që përfitojnë zbritjet për arsim, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Për sa i përket zgjerimit të fushës së këtyre shpenzimeve, mund të kihet parasysh në të ardhmen.

 

A ekziston një mënyrë e standardizuar për të dorëzuar ose ngarkuar faturat në platformën DIVA me qëllim zbritjen e shpenzimeve për arsim?

Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore, në rast kërkese nga administrata.

 

Sa kohë duhet të mbahen faturat e ruajtura nga individët, në rast kontrolli nga administrata tatimore?

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontrata me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 48 “Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore”, pika 2. Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet.

 

A ka rrezik për penalizime nëse individi nuk disponon dokumentacionin justifikues?

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

A mund të sqarohet përfitimi me një shembull praktik, për një familje me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç me të ardhura nën 1,2 milionë lekë në vit dhe mbi 1,2 milionë lekë në vit?  

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj nga data e dorëzimit te Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale.

 

A ndodh përllogaritja automatike e zbritjes në sistem, apo është përgjegjësi e individit të llogarisë shumën e zbritshme?

Vetë individi deklarues do të vendosë shumën e zbritjes në rubrikën përkatëse të DIVA-s, pasi është përgjegjësi e tij.

Individi duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 22 për të përfituar zbritjen tatimore, si në rastin e kompensimit për fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ashtu edhe në rastin e shpenzimeve për arsim.

 

Lexoni edhe:

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

The post Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet appeared first on Revista Monitor.

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

By: Oldi
4 June 2025 at 08:32

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 persona, tre në arrest në burg dhe një në arrest shtëpie, të cilët akuzohen se kanë falimentuar 7 fasoneri për të shmangur tatimet në Elbasan. Sipas njoftimit zyrtar, 3 prej të arrestuarve, përfshirë një shtetas italian, janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa një […]

The post Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie appeared first on BoldNews.al.

Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

4 June 2025 at 08:36

Policia e Elbasanit ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë për 4 shtetas, të cilët akuzohen për çuarjen në falimentim të 7 fasonerive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të hetimeve, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për:

  • A. K., 40 vjeç

  • G. L., 60 vjeç, shtetas italian, i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

  • Z. K., 27 vjeçe, administratorja e një prej subjekteve të përfshira në këtë skemë.

Ndërkohë, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për E. S., 31 vjeçe, ekonomiste dhe administratorja e një tjetër subjekti të përfshirë në operacion.

Të akuzuarit janë nën hetim për një sërë veprash penale, përfshirë “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar për të çuar në falimentim të qëllimshëm 7 fasoneri, në mënyrë që të shmangnin pagesën e taksave dhe tatimeve që u takonin.

Gjithashtu, është realizuar sekuestro konservative mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie appeared first on Euronews Albania.

PËRPLASJA/ “Déjà vu” te Tatimet, Grigor Joti i InfoSoft çon sërish “në gjyq” tenderin për printerat

By: V K
3 June 2025 at 12:32

Një përplasje është duke ndodhur në Komisionin e Prokurimit Publik mes kompanisë InfoSoft të biznesmenit Grigor Joti dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje me tenderin për printerat edhe shërbimin e printimit në këtë institucion.

Siç konstatohet dhe nga dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al, kompania InsoSoft, kërkon ndarjen e tenderit me lote dhe ndryshimin e disa specifikimeve teknike, duke pretenduar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është duke shkelur ligjin për prokurimet publike.

InsoSoft pretendon se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, po vepron në formë që nuk mbështetet në dokumentacionin zyrtar të tenderit dhe në faktet reale, duke shtuar se disa prej kritereve të vendosura në dokumentet e tenderit janë formuluar në mënyrë të paqartë dhe u janë dhënë interpretime të njëanshme gjatë procesit të vlerësimit, gjë që i ka penalizuar.

 

 

InsoSoft, akuzon në mënyrë të tërthortë tatimet për favorizim të kompanisë që ka aktualisht tenderin në fjalë.

Përplasja e InsoSoft me Tatimet për të njëjtin tender në 2023

Nuk është hera e parë që kompania Infosoft Systems, përplaset me Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për tenderin e furnizimit me pajisje printerash dhe multifunksionale.

Konfliktet mes kësaj kompanie dhe drejtuesve të institucionit kanë qenë të pranishme edhe një vit më parë, kur përplasja mes Grigor Jotit dhe ish-drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi, u zhvillua për të njëjtën kontratë publike.

Infosoft, kishte dorëzuar atëhere një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke denoncuar parregullsi në procedurën e zhvilluar nga Tatimet.

Tenderi, që kishte si objekt furnizimin me pajisje printimi, kishte tërhequr interesin e 7 operatorëve ekonomikë, por pavarësisht kësaj gare të deklaruar, kontrata u dha drejtpërdrejt kompanisë “Kallfa” SHPK, një subjekt që sipas Infosoft nuk plotësonte kriteret bazë të kualifikimit.

Infosoft pretendoi atëhere se oferta fituese ishte anomalisht e ulët, duke rrezikuar realizimin e kontratës dhe duke minuar parimet e konkurrencës së ndershme.

Në përgjigje, Drejtoria e Tatimeve, pretendoi se “Kallfa” kishte dorëzuar dokumente që vërtetonin eksperiencën me kontrata të ngjashme.

Por pas analizës së ofertave dhe përllogaritjeve financiare, KPP konstatoi se vlera prej 25.5 milionë lekësh pa TVSH e paraqitur nga “Kallfa” ishte në mënyrë të qartë nën nivelin e qëndrueshmërisë financiare, duke kërkuar anulimin e vendimit të autoritetit kontraktor.

Megjithatë, pavarësisht konstatimit të shkeljes, KPP vendosi të mos e shpallë fituese Infosoft, por të kthejë procedurën në fazën fillestare, duke detyruar institucionin që të rihapë tenderin nga e para./skyweb.al

 

The post PËRPLASJA/ “Déjà vu” te Tatimet, Grigor Joti i InfoSoft çon sërish “në gjyq” tenderin për printerat appeared first on Albeu.com.

Falja e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “Lufta”

By: user 6
1 June 2025 at 17:33

Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024. Më herët, po përpara zgjedhjeve, qeveria shpalli nismën për “Paqe Fiskale”, që parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej më shumë se 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

Nisma nuk ishte e papritur, pasi gjithnjë para periudhave zgjedhore, qeveria tenton të bëjë “paqe” me biznesin. Shqipëria ka zbatuar ndërhyrje të tilla të herëpashershme, duke filluar nga viti 2008, kur u falën detyrimet tatimore dhe doganore të prapambetura deri më 31 dhjetor 2007, apo në 2014-n, (kur u falën gjoba dhe kamatëvonesa për tatimpaguesit që kryenin pagesën e principalit deri më 31 dhjetor 2014, me synim formalizimin e borxheve tatimore dhe falje administrative).

Tentativat e herëpashershme të viteve të fundit për një amnisti fiskale dhe administrative për deklarimin e fitimeve të paregjistruara nuk kanë arritur të bëhen realitet, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme të institucioneve financiare, duke detyruar qeverinë ta “fshehë” amnistinë nëpërmjet paqes fiskale.

Edhe kjo nismë nuk iu shmang debatit të përhershëm të dëmit moral, që shkaktojnë këto lloj lëvizjesh, pasi stimulon evazorët dhe fshehjen e detyrimeve, sikurse dekurajon tatimpaguesit e rregullt dhe që kanë paguar detyrimet.

Historia e vërteton këtë shqetësim. Në fund të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat kap vlerën e 162,5 miliardë lekëve, apo rreth 1,6 miliardë euro, me rritje prej 4.7% në krahasim me vitin e kaluar.

Por, paqja duket se u shua menjëherë pas zgjedhjeve, ende pa nisur. Vendin e saj e zuri “lufta”. Bizneset raportojnë se kontrollet e inspektorateve të Punës apo Shëndetësore, që ishin qetësuar muajt e fundit, kanë rifilluar vrullshëm.

Administrata Tatimore mori së fundmi akses të menjëhershëm në informacionin mbi mjetet e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore, duke paralajmëruar intensifikim të procesit të mbledhjes me forcë të detyrimeve.

Që Shqipëria ka një nivel të lartë evazioni, ky nuk është një sekret. Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritje në vlerë vit pas viti, por në raport me madhësinë e ekonomisë, janë luhatur që pas vitit 1998, në kufirin e 26-28% të PBB-së.

Ky nivel është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 40% e PBB-së, apo dhe se vendet e tjera të rajonit (me përjashtim të Kosovës), që luhaten në 34-40% të PBB-së. Informaliteti më i lartë mbetet në tregun e punës, me të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore që nuk e kalojnë 6% të PBB-së, sa gjysma e mesatares europiane.

Format për të luftuar evazionin janë të shumta, por as lufta dhe as paqja fiskale, që japin mesazhe të kundërta te tatimpaguesit, nuk hyjnë në to. Forcimi i administratës tatimore nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të faturimit dhe raportimit financiar rrit transparencën dhe ul hapësirat për shmangie.

Po ashtu, zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, veçanërisht në sektorin informal, dhe ofrimi i stimujve për deklarim vullnetar, janë mjete të efektshme. Legjislacioni i qëndrueshëm, një sistem i thjeshtuar me pak shkallë tatimore, procedura të lehta deklarimi dhe pagesash dhe rregulla të qarta ndihmon në uljen e kostove të përputhshmërisë për bizneset dhe individët. Kjo i bën më të lehta respektimin e detyrimeve tatimore dhe redukton nxitjen për shmangie.

Edhe Qeveria duhet të japë një mesazh të fuqishëm kundër evazionit fiskal dhe në favor të përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore duke treguar në mënyrë të qartë dhe transparente se si taksat shndërrohen në shërbime publike konkrete dhe cilësore.

Kjo kërkon që të ardhurat nga taksat të administrohen me efikasitet, integritet dhe transparencë, duke u orientuar drejt përmirësimit të infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale. Sa më i lartë shpërdorimi, nëpërmjet koncesioneve jo eficiente, korrupsionit në tendera, lejimit të evazionit, aq më e fortë do të jetë dhe “rezistenca” e bizneseve dhe individëve.

Vetëm kur qytetarët shohin se kontributi i tyre tatimor përkthehet në përmirësim real të jetesës, kjo do të rrisë besimin në shtet dhe do të zvogëlojë motivimin për shmangie fiskale. Për momentin, shenjat janë që “lufta” ka për të vazhduar deri në “paqen” e zgjedhjeve të radhës. /Marrë nga Monitor.al. Titulli origjinal: Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

 

The post Falja e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “Lufta” appeared first on Lapsi.al.

Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat

By: V K
28 May 2025 at 14:59

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore, ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara.

Sipas administratës tatimore, aksioni për kontrollin e individëve që disponojnë automjetet e luksit, do të përfshihen në një proces verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitete.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:

Të ardhurave të deklaruara pranë AT

Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara

Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim.

Verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 përcaktohet se një nga drejtimet kryesore të reformave të ndërmarrë nga Administrata Tatimore, është edhe verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara të tatimpaguesve, përmes ndërtimit të sistemeve të avancuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

Krijimi i Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të shkëmbimit të informacionit (CRS), si dhe angazhimet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së Axhendës së Reformave të Komisionit Europian, përbëjnë themelin e këtij procesi.

Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e përputhshmërisë tatimore, por edhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm financiar në vend.

Në strategji përcaktohet se deri në qershor 2025, AT duhet të ketë akses dhe të përdorë të dhënat e këtyre regjistrave për të hetuar pasuritë e pajustifikuara, me qëllim të identifikohen diferencat mes të ardhurave të deklaruara dhe stilit të jetesës/pasurive të zotëruara.

Po ashtu, më shumë se 200 individë me pasuri të lartë do të jenë objekt i auditimeve, bazuar në analizën e riskut dhe të dhënat nga sistemet e reja. Afati për kontrollin e tyre është deri në fund të vitit 2026.

“Me strukturën e re të AT të miratuar në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e Informacionit- Sektori i Komunikimit, i cili do jetë përgjegjës edhe për CRS. AT është në fazën e rekrutimit të stafit dhe me rektrutimin e tij lind nevoja edhe për trajnimin e tij lidhur me CRS.

Prioritare do të jetë krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për AT për të pasur të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Bazuar në sistemet ekzistuese si dhe në sistemet e reja, në periudhën afatmesme AT do të ndërmarrë një seri auditimesh si të individëve ashtu edhe të tatimpaguesve.

Plani i Rritjes së Axhendës së Reformave të KE-së ka përcaktuar katër masa të qarta me indikatiorë e afate lidhur me krijimin e regjistrit të aseteve, përdorimin e të dhënave të palëve të treta, auditimi i mbi 200 individëve të pasur brenda vitit 2026. Masat që do të ndërmerren nën këtë komponent si dhe në komponentin 2.4 lidhur me zvogëlimin e shmangieve tatimore do të bëjnë të mundur realizimi e këtyre kushteve dhe të indikatorëve përkatës.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë:

Zbatim plotësisht i kushteve sipas Planit të Rritjes në:

1. Ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026.

2. Përdorimi i të dhënave nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar AT hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve (qershor 2025).

3. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 individë të pasur, bazuar në vlerësimin e riskut, brenda vitit 2026.

4. Shkëmbimi automatik i informacionit tatimor me administratat tatimore të huaja në kuadër të CRS dhe përdorimi i tij”./ Monitor

The post Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Projektet e financuara nga BE përjashtohen nga TVSH-ja

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Administrata Tatimore fillon lëshimin e certifikatës 7A, që mundëson përjashtimin nga TVSH të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian në vendin tonë.

Përjashtimi nga TVSH-ja, i projekteve të financuara nga BE, synon lehtësimin e  implementimit të tyre.

Sipas tatimeve, kalimi nga një skemë rimbursimi të TVSH-së në një skemë të certifikatës 7A sikundër e kanë edhe eksportet, sjell disa përfitime si thjeshtim administrativ; menaxhim më efikas të projekteve; eliminim të vonesave të rimbursimit të TVSH-së.

Në Shqipëri me mbështetjen financiare të BE-së, vijojnë të zbatohen një sërë projektesh të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe fushën sociale. /j.p/

The post Projektet e financuara nga BE përjashtohen nga TVSH-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rimbursimet e TVSH-së, 55 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Për periudhën janar-prill 2025, administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale prej 55 milionë euro.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se, në këto katër muajt e parë të këtij viti, janë 539 subjekte të rimbursuara.

Nga totali i rimbursimeve, 80% e kërkesave janë miratuar pa kontroll.

Sipas PDT, rimbursimet e TVSH-së, gjatë 4-mujorit 2025, janë realizuar duke reduktuar kohën e pritjes, ulur numrin e kontrolleve dhe lehtësuar tatimpaguesit. /j.p/

The post Rimbursimet e TVSH-së, 55 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet: 48 mijë lekë kompensim për çdo fëmijë nën 18 vjeç për shpenzimet arsimore

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Administrata Tatimore njoftoi për fillimin e implementimit të deklaratës së re DIVA 2025, në zbatim të ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat.

Tatimet bëjnë të ditur se, “kjo deklaratë sjell si risi zbritjet prej 48.000 lekë nga baza e tatueshme si kompensim për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore”.

Shuma e vlerësuar për rimbursim do të jetë rreth 20 milionë euro.

Deklarata do të dorëzohet në fillim të vitit 2026 për të ardhurat e realizuara në vitin 2025.

/r.e/a.f/

The post Tatimet: 48 mijë lekë kompensim për çdo fëmijë nën 18 vjeç për shpenzimet arsimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Dogana dhe Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në SPAK

By: Ardit
14 April 2025 at 12:59

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit vjetor në KLP se Doganat Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në Prokurorinë e Posaçme. Më tej Dumani theksoi se nuk beson se niveli i korrupsionit në Tatime dhe Dogana është zero, pasi qytetarët kanë bërë një numër të lartë kallëzimesh. “Duke marrë në konsideratë kallëzimet e […]

The post Dumani: Dogana dhe Tatimet nuk kanë referuar asnjë rast në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj

1 April 2025 at 08:23

1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli). Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 […]

The post Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj appeared first on BoldNews.al.

Deklarata vjetore e të ardhurave/ Tatimet: 31 marsi, afati i fundit për dorëzimin

By: Re Nato
14 March 2025 at 14:14

Gjatë këtij viti janë rreth 144 mijë individë që kanë  detyrimin të plotësojnë deklaratën e të ardhurave përsonale ose e njohur ndryshe si DIVA.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, DIVA është plotësuar nga  rreth 74 mijë individëderi më tani  ndërsa ka vlerësuar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri që ul  kufirin për të deklaruar nga 2 milion në 1.2 milion lekë në muaj , numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë  deri  në afatin e fundit për plotësimin e deklaratës së të ardhurave drejtoria e tatimeve  ka rikujtuar të gjithë qytetarëve që të plotësojnë deklaratën. Afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 është data 31 Mars.

Administrata Tatimore njofton se deklarata, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë./abcnews.al

Afati i deklarimit të të ardhurave/ Tatimet: Penalitete pas 31 marsit, përfshihen pagat mbi 100 mijë lekë

By: V K
11 March 2025 at 14:56

Deri më 31 mars punëmarrësit që preken nga deklarimi vjetor i të ardhurave, do të kenë afat për të plotësuar formularin.

Për të shmangur paqartësitë, tatimet kanë vënë në funksion një aplikacion të posaçëm, për të marrë informacion nëse një individ përfshihet apo jo në këtë detyrim.

Ky test përmban katër pyetje të thjeshta. Me ndryshimet në ligj detyrimin për plotësimin e deklarimit e kanë të gjithë atë me mbi 100 mijë lekë të ardhura.

Nëse ky veprim nuk bëhet brenda afatit Tatimeve, u lind e drejta e vendosjes së gjobave.

 

The post Afati i deklarimit të të ardhurave/ Tatimet: Penalitete pas 31 marsit, përfshihen pagat mbi 100 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht nga modeli i muajit paraardhës

By: V K
7 March 2025 at 07:50

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për të lehtësuar procesin e deklarimit elektronik të deklaratave tatimore.

Nga periudha shkurt 2025 e në vijim, Deklarata e re e Tatimit të Mbajtur në Burim paraplotësohet me informacionin e deklaratës paraardhëse për rubrikat që kanë informacion të vijueshëm si dhe ka disa përmirësime, të cilat iu mundësojnë tatimpaguesve një deklarim më të saktë dhe më të lehtë.

Deklarata e tatimit të mbajtur në burim plotësohet çdo muaj. Për muajin shkurt që afati i dorëzimit është deri më 20 Mars, deklarata do të parambushet automatikisht nga modeli i dorëzuar në muajin paraardhës.

Sipas administratës tatimore, ndryshimet e implementuara kanë të bëjnë me:

Të dhënat e vetëdeklaruara nga tatimpaguesi në deklaratën paraardhëse për rubrikat:

“Pagesa qiraje ndaj individëve”

“Fitime kapitale nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat”

“Pagesa për pronësinë intelektuale dhe të drejtat e autorit” do te para plotësojnë deklaratën e muajit pasardhës.

Pra, nëse tatimpaguesi ka deklaruar Deklaratën e Tatimit të Mbajtur në Burim për periudhën janar 2025, deklarata e periudhës shkurt 2025 do të parambushet nga modeli më i fundit i dorëzuar për periudhën janar 2025.

Vlerat e para plotësuara mund të ndryshohen ose të fshihen. Pra, tatimpaguesi për secilën rubrikë të para plotësuar, mund të heqë pagesa të deklaruara në muajin paraardhës, të shtojë të reja, ose t’i ndryshojë, pasi të gjitha rekordet e parambushura do të jenë në formë të modifikueshme deri në dorëzimin e deklaratës nëpërmjet butonit Dorëzo.

Deklarata mund të shkarkohet në formatin Excel, si në versionin Ruaj ashtu edhe në versionin Dorëzuar.

Në dokumentin Excel, do të shfaqen vetëm rubrikat për të cilat ka pasur pagesa për atë periudhë tatimore.

Të dhënat mund të fshihen në grup, duke i përzgjedhur të gjitha njëkohësisht nëpërmjet funksionalitetit Select All dhe më pas duke klikuar në butonin Fshi.

The post Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht nga modeli i muajit paraardhës appeared first on Albeu.com.

❌
❌