Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

By: Oldi
4 June 2025 at 08:32

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 persona, tre në arrest në burg dhe një në arrest shtëpie, të cilët akuzohen se kanë falimentuar 7 fasoneri për të shmangur tatimet në Elbasan. Sipas njoftimit zyrtar, 3 prej të arrestuarve, përfshirë një shtetas italian, janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa një […]

The post Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie appeared first on BoldNews.al.

Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

4 June 2025 at 08:36

Policia e Elbasanit ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë për 4 shtetas, të cilët akuzohen për çuarjen në falimentim të 7 fasonerive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të hetimeve, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për:

  • A. K., 40 vjeç

  • G. L., 60 vjeç, shtetas italian, i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

  • Z. K., 27 vjeçe, administratorja e një prej subjekteve të përfshira në këtë skemë.

Ndërkohë, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për E. S., 31 vjeçe, ekonomiste dhe administratorja e një tjetër subjekti të përfshirë në operacion.

Të akuzuarit janë nën hetim për një sërë veprash penale, përfshirë “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar për të çuar në falimentim të qëllimshëm 7 fasoneri, në mënyrë që të shmangnin pagesën e taksave dhe tatimeve që u takonin.

Gjithashtu, është realizuar sekuestro konservative mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie appeared first on Euronews Albania.

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat/ Caktohen masa sigurie për 4 persona (EMRAT)

By: V K
4 June 2025 at 08:45

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025.

Sipas njoftimit zyrtar, 3 prej të arrestuarve, përfshirë një shtetas italian, janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa një tjetër është vendosur në “arrest shtëpie”.

Po ashtu, me vendim të Gjykatës së Elbasanit të datës 2 qershor 2025, është vendosur sekuestro preventive mbi 7 subjekte tregtare (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të lidhura me këto biznese.

Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit kanë bashkëpunuar për të çuar qëllimisht në faliment këto subjekte, duke synuar shmangien e taksave dhe detyrimeve tatimore ndaj shtetit.

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:

shtetasin Algert Kau, 40-vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian Giuseppe Lamachia 60-vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Zyhra Kreci, 27-vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31-vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

The post Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat/ Caktohen masa sigurie për 4 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Punonjësit e një fasonerie protestë para Zyrës së Punës për pagat dhe kushtet

16 May 2025 at 14:55

Rreth 80 punonjëse të fasonerisë Intex në Portëz të Fierit protestuan të premten përpara Zyrës së Punës për uljen e pagave pa paralajmërim dhe kushtet e vështira në punë. Zonjat u ankuan me tone të ashpra ndaj pronarit italian të kompanisë, i cili, sipas tyre i fyen, i shan dhe pushon nga puna cilëndo që […]

The post Punonjësit e një fasonerie protestë para Zyrës së Punës për pagat dhe kushtet appeared first on Reporter.al.

Berisha takim me fasoneri: Situata e vështirë për ju do të marrë fund më 11 Maj

By: user7
28 April 2025 at 14:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me punonjësit e një fasonerie në kryeqytet ditën e sotme. Gjatë bashkebisedimit, Berisha tha se fasonët jane prodhim, punësim dhe krenari kombëtare duke shtuar se situata e tye e vështirë do të marëë fund në datën 11 maj.

Berisha shtoi se do të bëjnë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptar që janë larguar tashmë nga vendi ynë.

PJESË NGA FJALIMI:

“Shumë faleminderit për këtë pritje. Shfrytëzoj rastin t’u jap ju përshëndetjet më të përzemërta për këtë sipërmarrje model që keni ngritur dhe drejtoni. U përshëndes me shumë përzemërsi ju zonja dhe zonjushe që punoni këtu dhe keni arritur standardet më të mira në një sipërmarrje ku punohet me qarqe të integruara, një sipërmarrje që eksporton jashtë vendit produkte shumë cilësore dhe të vlerësuara.
Dua ta përgëzoj edhe njëherë sipërmarrësit dhe ortakët sepse 3 vitet e fundit kanë qenë kushte jomiqësore pune për ët gjithë prodhuesit dhe eksportuesit në Shqipëri.

Kanë qenë jomiqësore për arsye se euro, me të cilën këta i kanë transaksionet, këtu u zhvlerësua me 35 përqind, zhvlerësim shumë i dëmshëm për një sipërmarrje, e cila ka një marzh të caktuar fitimi. Dhe qeveria, në vend që të krijonte bordin me të cilin të kompensonte çdo cent të rënies së euros dhe këta të mbanin sipërmarrjet dhe t’i zgjeronin më tej, ndodhi që qindra e qindra sipërmarrje eksporti u mbyllën.
Dhe ata që i kanë mbajtur, i kanë mbajtur falë aftësive të tyre sepse kushtet kanë qenë të papërshtatshme, të rënda. Qeveria doli me një qëndrim ndaj eksportuesve, një qëndrim absolutisht jo vetëm antiekonomik, por në çdo aspekt shumë të dëmshëm.

Edi Rama në vend se të kompensonte për euron e rënë, doli me mendimin se fasonët janë ndërmarrje për botën e tretë. Ja urdhëro të vijë këtu të shohë se cila është bota e tretë në duart tuaja. Fasonët janë prodhim, punësim dhe janë krenari kombëtare. Kjo është e vërteta. Dhe fasonët e kanë një specifikë. Punësojnë në tërësi shumë më tepër gra se sa burra për shkak të kërkesave, vëmendjes, përqendrimit dhe cilësisë që kërkon puna e fasonit. Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi me qindtra ndërmarrje fason që punësonin qindra gra e vajza dhe mbanin familjet e tyre, por i la të falimentonin dhe ato të largohen ose të jetojnë në varfëri, ose të marrin rrugët e dheut në emigracion.

Ai ka ndërmarrë një tur me banalitete, me të cilat do të zhvlerësojë të gjitha problematikat e mëdha të krijuar sot për sipërmarrjen. Do të mbulojë falimentimet masive. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet në Shqipëri janë ulur me 32 përqind. Pra, pothuaj një e treta e vendeve të punës janë shkatërruar. Një e treta e rrogave që hynin në familje, nuk janë më. Çdo vend ka një fond për mbrojtjen e eksporteve. Kur sheh vështirësi në ndërmarrjet e eksportit, u shkon në ndihmë sepse është prodhim, rrogë, familje…
Dhe kjo nuk ndodh. Ai vazhdon xhiron e tij me një fjalor të mjerë prej mjerani, por kjo situatë me 11 Maj merr fund.

Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro. Energjinë do ta shesim me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot. Çmimin e ujit do e përgjysmojmë. Çdo lloj qiraje, do përgjysmohet dhe bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë taksa mbi 1 përqind të xhiros. Kështu që edhe sipërmarrësi do ktë mundësi të zgjerojë, të investojë, të rrisë rrogat dhe të punësojë më shumë. Ndaj dhe ju ftoj që këto 12 ditë që kanë mbetur, çdo familjar tuajin, çdo njeri që njihni, që akoma nuk është i vendosur, t’i paraqisni programin tonë se ky program është për çdo shqiptar. E kemi thënë dhe e themi, ne do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë.

Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe. Do rimbursojmë 100 përqind listën e ilaçeve që rimburson republika italiane. Do vendosim bonusin për fëmijën e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, për fëmijën e tretë nga lindja gjer 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptarë. Shembulli, është kthyer në vitin 2006, ka punuar në Itali, është kthyer dhe urdhëroni se çfarë sipërmarrje ka ngritur bashkë me kolegët e tij,” tha Berisha.

The post Berisha takim me fasoneri: Situata e vështirë për ju do të marrë fund më 11 Maj appeared first on Lapsi.al.

Balluku te fasoneria në Patos: Bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, njëherësh drejtuese e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim në një fasoneri në Patos.

Kompania e tij sipas ministres ka 140 punonjës dhe bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve, duke krijuar mundësi të shumta për zhvillim dhe punësim në rajon.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balluku thekson rëndësinë e kësaj sipërmarrje dhe angazhimin e Zihni Musajt për të zhvilluar ekonominë lokale.

“Me njerëzit e punës Zihni Musaj prej vitesh ka ngritur dhe drejton me sukses kompaninë “Musaj-Z”, një sipërmarrje fasonerie, me 140 punonjës, nga Patosi dhe zona përreth. Tani është koha të dorëzojë stafetën në duar të sigurta, ndaj ka nisur prej kohësh me kujdes dhe këmbëngulje të angazhojë djemtë e tij për t’i lidhur sa më shumë me punën dhe kompaninë, që sot bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve. Me ide të qarta për t’u zgjeruar më tej, duke rritur edhe numrin e punonjësve”, shkruan Balluku.

/a.f/

The post Balluku te fasoneria në Patos: Bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Do të favorizojmë bizneset e çelura nga gratë, kredi të buta dhe një vit pa sigurime shoqërore

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim në një biznes fason në Durrës. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Partia Demokratike do të favorizojë bizneset e çelura nga gratë.

Sipas kryedemokratit, gratë do të favorizohen me kredi të buta si dhe me një vit pa sigurime shoqërore.

“Absolutisht do të ketë stimuj të veçantë për bizneset që dominohen nga gratë. Do të ketë lehtësira qoftë në sigurimet e tyre shoqërore, qoftë në trajnimin e tyre. Sikundër për gratë që hapin biznese, se ne duam të barazojmë gjendjen financiare të burrave dhe grave, dhe në këtë aspekt ne do të favorizojmë bizneset e çelura nga gratë. Do t’i favorizojmë me një vit pa sigurime shoqërore, do t’i favorizojmë me taksa, do t’i favorizojmë me linja të buta krediti”, u shpreh Berisha.

“Pra, ne do kemi një bankë zhvillimi, e cila në përparësitë e saj do të ketë financimin me kredi të buta dhe grante të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë”, shtoi Berisha.

Berisha tha po ashtu se “do të vendosim bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”.

“Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do të marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do të ndjekim politikën e fëmijës së tretë, sepse ne u shkatërruam.

Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh. Sikundër do të bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha premtoi gjithashtu se “do të ulim çmimin e naftës”.

“Ata që nuk kanë vetura, mund të thonë se ç’na duhet nafta. Çdo njeri paguan në çmimin e naftës. Ata që nuk kanë vetura, e paguajnë në transportin që bëjnë me autobus, e paguajnë në çmimet që blejnë në dyqane. Sepse rritja e çmimit të transportit rrit çmimet e mallrave që blejnë. Ne kemi çmimin më absurd. Nafta vjen në Durrës me anije. Në Kosovë shitet 30-40% më lirë. Këtu shitet 30-40% më shtrenjtë”, tha Berisha.

“Punonjësit me rroga të ulëta 500 euro do të kenë së bashku me pensionistët kartën e konsumatorit. Kjo do të jetë kartë konsumatori, që ju të mund të merrni TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blini nga shteti, kundrejt kuponave që dorëzoni, dhe kjo shkon në 450 euro në vit, shkon përafërsisht sa një rrogë, kurse me pensionin shkon sa dy pensione”, shtoi Berisha.

/r.e/

The post Berisha: Do të favorizojmë bizneset e çelura nga gratë, kredi të buta dhe një vit pa sigurime shoqërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku takim në një fasoneri në Fier: Prodhohen veshje për kompani gjermane dhe çeke

24 February 2025 at 18:44

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe drejtuese politike e PS në qarkun e Fierit, vizitoi sot një biznes fason në Portëz (Fier), që prodhon veshje për eksport për kompani gjermane dhe çeke.

Kjo është një nga fasoneritë më të mëdha të Fierit, ku janë të punësuara 200 gra dhe vajza. Aktualisht aty po prodhohen rroba ushtarake për ushtrinë çeke, por edhe uniforma të specializuara pune për tregun gjerman.

“Ne e kemi nisur këtë biznes në vitin 2020 me 40 punonjës, sot jemi rreth 230 dhe synojmë të shtojmë staf, për shkak të kontratave të reja që po vendosim me kompani të huaja. Ndërsa një degë tjetër të biznesit tonë e kemi hapur edhe në Berat”, u shpreh sipërmarrësja gjatë bashkëbisedimit me zv.kryeministren Balluku.

Ajo e informoi zv.kryeministren se të punësuarat janë nga zona të ndryshme të qarkut Fier.

“Fieri është një nga qarqet më aktive sa i përket linjave të prodhimit, ashtu siç jeni dhe ju një nga pikat më të mëdha të prodhimit, dhe është kënaqësi kur janë plot ndërmarrje që vazhdojnë të kenë nevojë për të zgjeruar krahun e punës”, tha Balluku.

Balluku vlerësoi investimin e kryer në këtë biznes si dhe faktin që ka arritur të krijojë kushte shumë të përshtatshme pune për punonjësit, teksa u njoh dhe me kapërcimin e vështirësisë nga ndryshimet e kursit të këmbimit, ku, siç tha ajo, “ky është një moment që është përballuar nga vetë sipërmarrësi, pa e reflektuar atë në ndryshimin e pagave të punonjësve”.

“Ato pak zonja që takova këtu në procese të ndryshme pune, treguan se janë të kënaqura që punojnë këtu, dhe qarku i Fierit mbetet një nga qarqet me nuklat (qendrat) ekonomike më të suksesshme të Republikës së Shqipërisë jo vetëm për çka prodhon, por dhe të angazhimit të njerëzve punëtorë të këtij qarku”, u shpreh Balluku.

/r.e/

The post Balluku takim në një fasoneri në Fier: Prodhohen veshje për kompani gjermane dhe çeke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: “Excellence Bags”, model suksesi për punësimin dhe prodhimin në Patos

16 February 2025 at 16:24

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi fasonerinë “Excellence Bags” në Patos, një sipërmarrje që po konsolidohet dhe ka një ndikim të rëndësishëm në punësimin e zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku theksoi se kjo ndërmarrje, e hapur në vitin 2022, prodhon deri në 20 mijë çanta kartoni në ditë për tregun italian, bazuar në kontrata afatgjata. Aktualisht, aty punësohen 120 persona, kryesisht gra, dhe pritet një zgjerim i mëtejshëm i kapaciteteve.

Ministrja vlerësoi këtë biznes si një model suksesi për sektorin e prodhimit, duke theksuar mundësitë që ofron ky sektor për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

The post Balluku: “Excellence Bags”, model suksesi për punësimin dhe prodhimin në Patos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në fasonerinë në Fier: Angazhim për të çuar përpara sipërmarrjet shqiptare

11 February 2025 at 21:13

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot në Fier, një prej sipërmarrjeve më të njohura që operon në tregun e fasonerisë.

Balluku ndau në rrjete sociale momente nga kjo vizitë, teksa shkroi se, “Aida, Alma dhe Edioni kanë kaluar jo pak sfida dhe vështirësi që prej vitit 2017, kur nisën sipërmarrjen e tyre për të ngritur fasonerinë “Glidal”, e përqendruar te prodhimi i këpucëve”.

“Deri më sot kanë arritur të ngrenë një kompani të konsoliduar me afro 40 punonjës”, tha Balluku.

Ministrja shprehu mbështetje për angazhim të qeverisë për të çuar përpara sipërmarrjet dhe biznesin shqiptar në fushat ku operojnë.

“I takova me shumë dëshirë jo vetëm për t’i njohur nga afër, por edhe për të kuptuar më mirë nevojat që kanë për të çuar përpara këtë biznes, që aktualisht përballet me zhvillime mjaft sfiduese”, u shpreh Balluku.

/r.e/a.f/

The post Balluku në fasonerinë në Fier: Angazhim për të çuar përpara sipërmarrjet shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drama e eksporteve, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit

By: Ela
17 January 2025 at 15:02

Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. […]

The post Drama e eksporteve, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada, fasoni drejt falimentit appeared first on BoldNews.al.

Fasoni drejt falimentit, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada

By: user 8
17 January 2025 at 15:00

Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,1 pikë përqindje.

Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 mld lekë, duke u ulur me -31,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej -31,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.

Fasoni drejt falimentit

Në dhjetor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 105 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17% me bazë vjetore.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për Monitor se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin ishin me të forta përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime” tha ai.

Sipas shoqatës nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Prençe thotë se, në muajin janar 2025 rënia do të jetë edhe me e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij ky janari do të jetë më i vështiri vitit të fundit.

Minerale, lëndë djegëse rënie 25%

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.

Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e Kurum ul eksportet me 71% në dhjetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12 mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.

Ushqime pije e duhan me rritje të lehtë në dhjetor

“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12 mujorin, ky grup ka rënë me -4.3%.

Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.

Për 12 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve thellojnë ndjeshëm deficitin tregtar

Ndërsa shitjet jashtë vendit kanë rënë, blerjet e mallrave nga importi janë rritur, duke theluar ndjeshëm deficitin tregtar.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023./Monitor

ecE2E3-1024x539E4-1024x448

The post Fasoni drejt falimentit, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada appeared first on Lapsi.al.

“Na shfrytëzojnë deri në palcë”/ Gratë në fasoneri ankohen për kushtet e punës

By: Ardit
10 January 2025 at 17:49

Nga Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta  Kur nisën punë në fasoneri* 15 vite më parë, gratë që punojnë në Kamëz dhe Bathore nuk e kishin menduar se edhe në dekadën e dytë të profesionit do të përballeshin me kushte të vështira pune. Ndërsa përvoja dhe aftësitë e tyre janë rritur, kushtet janë përkeqësuar dhe paga […]

The post “Na shfrytëzojnë deri në palcë”/ Gratë në fasoneri ankohen për kushtet e punës appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në një fabrikë, të paktën dy të vrarë, shpallet në kërkim agresori i ngjarjes

7 January 2025 at 21:21

Dy persona u vranë pasi një burrë i maskuar dhe i armatosur depërtoi në fabrikën Hennel në qytetin Bad Friedrichshall në shtetin gjerman të Baden-Württemberg rreth orës 17:45.

Sipas policisë, dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa i treti është plagosur rëndë, raporton Bild.

Policia rrethoi skenën e krimit dhe dërgoi në vendngjarje një kontingjent të madh forcash policie, duke përfshirë një helikopter dhe një ekip të operacioneve speciale (SOT) .

Sipas deklaratës, sulmuesi ka arritur të arratiset dhe kërkimet për të janë duke vazhduar.

The post Të shtëna me armë zjarri në një fabrikë, të paktën dy të vrarë, shpallet në kërkim agresori i ngjarjes appeared first on Sot News | Lajme.

Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” bojkotojnë sërish punën, refuzojnë propozimin e kompanisë

7 January 2025 at 08:49

Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” në Krujë, kanë bojkotuar edhe ditën e sotme punën. Ata janë paraqitur në mëngjes tek godina, por refuzojnë të punojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pasi pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga kompania. Më konkretisht, punëtorët kërkojnë shpërblimin e fundvitit, […]

The post Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” bojkotojnë sërish punën, refuzojnë propozimin e kompanisë appeared first on BoldNews.al.

Fasoneria “Altek” shkel Kodin e Punës, punëtorët dalin sërish në protestë (ORA-VENDI)

By: Oldi
6 January 2025 at 20:43

Punonjësit e fasonerisë “Altek sh.p.k” në Krujë nuk ndalen së protestuari duke kërkuar të drejtën e tyre e cila është shkelur nga kjo kompani. Mbi 200 punonjës kanë planifikuar nesër (7 Janar), ora 07:00 që të protestojnë për mos-marrjen e shpërblimit të fundvitit. Përveç shpërblimit të fundvitit, sipas punonjësve shqetësime të tjera janë si: mos-pagesa […]

The post Fasoneria “Altek” shkel Kodin e Punës, punëtorët dalin sërish në protestë (ORA-VENDI) appeared first on BoldNews.al.

Të ardhurat nga fasoneria në rënie për të tretin tremujor radhazi

By: Ela
13 December 2024 at 15:29

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi pësuan rënie për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga fasoneria kishin vlerën e 140 milionë eurove, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të […]

The post Të ardhurat nga fasoneria në rënie për të tretin tremujor radhazi appeared first on BoldNews.al.

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë protestojnë te zyrat e Inspektoriatit të Punës

By: Ela
27 November 2024 at 10:20

Disa punonjëse të një fasonerie në Vlorë vijojnë për të disatën ditë me radhë të protestojnë duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. Ato denoncojnë se nuk po paguhen sigurimet shoqërore dhe se u vonohen pagat ndërsa sot kanë zbarkuar te zyrat e Inspektoriatit të Punës duke kërkuar llogari […]

The post Punonjëset e një fasonerie në Vlorë protestojnë te zyrat e Inspektoriatit të Punës appeared first on BoldNews.al.

Protesta e punonjësve të një fasonerie në Vlorë/ Kërkojnë paga

By: user7
27 November 2024 at 09:59

Rreth 250 punonjës kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë, kanë dalë sërish sot në protestë. Tashmë për të pestën ditë radhazi, punonjësit protestojnë për kushtet e punës. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave të tyre.

Teksa flisnin për mediat nga protesta, punonjëset deklarojnë se prej 8 muajsh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Ndërsa rrogën e marrin dy pjesësh, një pjesë në bankë dhe pjesa tjetër që u jepej në dorë ende nuk u është paguar.

Protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave të tyre. Për këtë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

The post Protesta e punonjësve të një fasonerie në Vlorë/ Kërkojnë paga appeared first on Lapsi.al.

Vlorë, punonjëset e një fasonerie zbarkojnë te zyrat e Inspektoriatit të Punës

27 November 2024 at 09:40

Disa punonjëse të një fasonerie në Vlorë vijojnë për të disatën ditë me radhë të protestojnë duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ato denoncojnë se nuk po paguhen sigurimet shoqërore dhe se u vonohen pagat ndërsa sot kanë zbarkuar te zyrat e Inspektoriatit të Punës duke kërkuar llogari për mos reagimin e këtij insitucioni. Protestueset janë të vendosura të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Kemi dalë në protestë për të gjitha të drejtat që nuk na janë dhënë, që nga siguracionet, që nga lejet, të gjitha, dhe na vijnë këtu na flasin, të gjithë gënjejnë, të gjithë vjedhin”, shprehet një nga gratë.

Ato kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë, punonjëset e një fasonerie zbarkojnë te zyrat e Inspektoriatit të Punës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌