Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhjetra punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës: Na flakën në rrugë

By: Ardit
16 June 2025 at 15:52

Disa dhjetëra punonjës të hekurudhës shqiptare kanë humbur vendin e punës, mes tyre ka edhe persona pranë pensionit. Punonjës të sektorit të mirëmbajtjes së linjës hekurudhore kanë nisur javën e re si zyrtarisht të papunë dhe kanë ngritur zërin mbi këtë situatë, pas një njoftimi verbal të bërë paraprakisht javën e kaluar nga Drejtoria e […]

The post Dhjetra punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës: Na flakën në rrugë appeared first on BoldNews.al.

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

15 June 2025 at 18:59

Ndërsa kullat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërton. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të pa pajisur me mjete […]

The post “Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës

By: user7
7 June 2025 at 07:38

Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit. Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po rriten dukshëm. Suksesi i papritur duket se na gjeti të papërgatitur në disa drejtime, duke shtuar presionin për ndërhyrje të shpejta nëse duam që rritja të jetë e qëndrueshme.

Operatorët turistikë presin që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord të vizitorëve të huaj me rritje të turistëve të huaj mes 10-15%. Sfidë mbetet infrastruktura rrugore dhe aeroportuale për të përballuar këtë fluks, fuqia punëtore e kualifikuar në mungesë apo operimi i sektorit pa një lidhje të qartë me industritë mbështetëse për të maksimizuar përfitimin e ekonomisë.

Numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë po rritet dhe ky padyshim është një lajm i mirë, por paralelisht po shtohet presioni për t’i mbajtur ata. E kapur në një fluks në rritje nga viti në vit, Shqipëria duket se nuk po arrin të përballojë në disa raste kërkesat që sjell me vete një turizëm me rritje të shpejtë.

Tendenca po shihet në disa drejtime, duke nisur së pari nga infrastruktura e pamjaftueshme në rrugë, ajo aeroportuale apo në marina. Së dyti, një bujqësi në tkurrje ka zhvendosur balancën në anën e importeve. Pra, të huajt “po i ushqejmë” me produktet e tyre të shërbyera shqiptarçe. Kjo e ul ndjeshëm ndikimin real që turizmi do të kishte në ekonomi.

Nëse bujqësia dhe agropërpunimi do të ishin të përfshira me një strategji më të mirëmenduar në zinxhirin e industrive mbështetëse, vlera që do të merrte ekonomia do të ishte më e lartë. Së treti, të huajve po u shërbejnë “të huajt” të sjellë me kontrata nga vende të tjera, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Vijnë turistët e parë “të verës”, kontratat me garanci në rritje, diversifikohen grupet

Turizmi i organizuar po njeh rritje nga viti në vit dhe paralelisht me këtë edhe turizmi individual ka pasur të njëjtën tendencë. Tregjet që pëlqejnë Shqipërinë mbeten të qëndrueshme, teksa vijojnë të shtohen edhe grupe të reja.

“Kanë nisur të vijnë turistët e parë të organizuar, sipas kontratave me garanci që kemi nënshkruar. Të parët janë polakët dhe më pas këto javë presim të vijnë edhe grupe të tjera. Golemi dhe Durrësi janë konsoliduar si destinacione, sepse u bënë më shumë se një dekadë që kanë turizëm të organizuar.

Tregjet që po vijnë të organizuara janë diversifikuar nga viti në vit, por disa janë të qëndrueshëm. Tregu spanjoll është me rritje këtë vit, edhe portugezët. Në rritje janë edhe turistët hungarezë dhe sllovakë. Po kështu janë edhe izraelitët, ku njëra nga linjat e fluturimeve po operon edhe si charter”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Edhe për Arben Çipën, administrator i “Sipa Tours”, ky vit pritet të jetë pozitiv, duke pasur parasysh ecurinë e mirë që ka pasur në muajt e parë të vitit. Prilli, sipas tij, ishte me rritje rreth 10% në raport me prillin 2024, të paktën nga përshtypjet e marra nga strukturat në Jug të vendit, konkretisht në Ksamil dhe në Sarandë.

“Kryesisht janë europianë, por sidomos po vijnë francezë. Janë një grup që dominon këtë vit për këtë periudhë. Janë mosha relativisht të reja, me qëndrime javore”, – shprehet Çipa.

Shumë turistë, pak rrugë, edhe më pak aeroporte, kujdes i shtuar për shërbimet detare

Një nga problematikat e ngritura këtë sezon ishte ajo e mosnisjes në operim e aeroportit të Vlorës. Pritshmëria ishte që të paktën në sezonin veror të fillonte operimi i linjave charter dhe në bazë të këtij premtimi vitin e shkuar u nënshkruan edhe kontrata me garanci me strukturat akomoduese në Vlorë. Por, tashmë, kjo nuk është e mundur.

“Është një problem shumë i madh për ne mosfillimi i fluturimeve nga Vlora. Ne i nënshkruam këto kontrata duke marrë parasysh që na u premtua nisja e fluturimeve në disa biseda të vitit të shkuar, kur na u tha se për charterat ndoshta do të ishte e mundur ulja.

Tashmë jemi përpara faktit dhe kjo na ka sjellë shqetësime. Në raste më ekstreme, kur marrëveshjet nuk respektohen, mund të shkojnë në gjyqe, por ne po negociojmë me agjencitë e huaja që të paktën ulja e charterave këtë verë të bëhet në Tiranë. Kuptohet që janë operatorët turistikë shqiptarë që marrin kostot e transportit përsipër” tha z. Kasa.

Por duket se edhe devijmi i fluturimeve në Tiranë është sfidues pasi Aeroporti i Tiranës po punon thuajse me kapacitet maksimal dhe nuk ka frekuenca të disponueshme për fluturime të paparashikuara. Nga ana tjetër, edhe infrastruktura rrugore, pavarësisht investimeve, nuk e përballon dot ritmin e rritjes së turizmit në vend.

“Nuk mund të them që nuk janë bërë rrugë, ka pasur investime serioze por mendoj se nuk mjaftojnë për të përballuar këtë rritje të fluksit që kemi. Ne presim që këtë vit të shkojmë në 14 milionë turistë dhe ky është një numër i konsiderueshëm dhe mendoj se Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përballuar këtë. Po kështu, disa destinacione shumë popullore mbeten me një akses që lë për të dështuar. Po sjell si shembull infrastrukturën rrugore që të çon për te Lumi i Shalës, kemi kërkuar të ndërhyhet prej vitesh. Po kështu edhe Golemi, i cili mbetet peng i trafikut”,– nënvizon kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Shqipëria njëkohësisht vuan për marina të mirëfillta turistike, diçka që kufizon ndjeshëm një segment të turizmit që orientohet tek ai më luksoz. Gjithsesi, përtej kësaj, rritja e turizmit kërkon një vëmendje të shtuar edhe ndaj shërbimeve detare për të ofruar siguri dhe standarde.

“Duhet të ketë vëmendje te shërbimet e detit. Flas këtu për të gjitha shërbimet ku duhet të operohet me rregull, norma dhe në zbatim të një kuadri rigoroz. Duhet të funksionojë ligji dhe kontrolli për të gjithë skafet, anijet dhe të gjithë mjetet e ujit”, – shprehet z. Çipa.

Të huajve po u shërbejnë “të huajt”, por problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës

Turizmi po orientohet qartësisht drejt gjetjes së një zgjidhjeje jashtë kufijve të Shqipërisë në lidhje me forcën punëtore. Bëhet fjalë për plotësimin e pozicioneve që nuk kërkojnë ndonjë kualifikim të veçantë.

“E kemi gjetur një zgjidhje. Po sjellim të huaj nga vendet e treta duke nisur nga Afrika, vende si Nepali, Filipinet. Kemi vendosur kritere në kontratat e nënshkruara në mënyrë që të jemi të sigurt dhe të kemi qëndrueshmëri, sepse edhe kjo ka koston e saj. Sigurisht bëhet fjalë për forcë punëtore që duhet për pozicione që nuk kërkojnë kualifikim, pra të natyrës punonjës pastrimi, mirëmbajtje, sanitare, të cilët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm në shërbim” pohon z.Çipa.

Edhe z. Kasa ka të njëjtin qëndrim duke nënvizuar se për strukturat akomoduese është më e vështirë gjetja e stafit të kualifikuar.

“Strukturat janë gati dhe tek-tuk mund të kenë probleme me stafin, por e kanë zgjidhur thuajse, sepse po marrin punëtorë të huaj, të paktën për ato pozicione që nuk duan kualifikim. Pra problem mbetet stafi i kualifikuar që është i vështirë për t’u gjetur” shprehet ai./ Monitor

The post Analiza: Problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës appeared first on Lapsi.al.

Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

By: Ardit
1 June 2025 at 10:36

Të dhënat e fundit nga tregu i punës tregojnë se bizneset kanë ezauruar pagën si mjet për të rekrutuar punonjës. Pritshmëritë për rritjen e pagave në maj u ulën në krahasim me janarin 2025. Të ardhurat e bizneseve po rriten më pak se shpenzimet për pagat dhe kostot e tjera në proceset e prodhimit. Pezullimi […]

The post Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit appeared first on BoldNews.al.

Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë

25 May 2025 at 21:23

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, spontanisht, raportoi fakte që ishin objekt i perceptimit të drejtpërdrejtë, duke dhënë informacione specifike mbi aktivitetin e kryer, ndër të tjera, nga Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini, si dhe pseudonimet e tyre.

Në dosjen hetimore italiane janë përfshirë edhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që kanë pasur një rol thelbësor në identifikimin e drejtuesve të grupit kriminal. Një prej tyre është edhe Nuredin Dumani, që në Shqipëri ka zbërthyer dhjetëra krime e disa grupe kriminale.

Në dosje thuhet se deklaratat e bashkëpunëtorit të drejtësisë janë të rëndësishme për qëllimet e rindërtimit të kontekstit, në të cilin vepruan të dyshuarit, si dhe të transaksioneve individuale të paligjshme, me të cilat ata u morën.

Ai tha se e filloi karrierën e tij kriminale duke kryer vrasje me pagesë. Për këtë aktivitet kriminal, ai përdori telefona të koduar, të cilët u blenë në një dyqan në Tiranë, me një çmim fillestar prej 2 mijë eurosh, duke përfshirë një abonim gjashtëmujor në platformat e koduara, çmim që më vonë u ul në 1300 – 1400 euro. Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se përdori platformat e koduara SKY, BC1 dhe MATRIX.

Më pas, ai filloi të trafikonte drogë, duke thënë se paratë transportoheshin nga Italia në Shqipëri me anë të autobusëve të kompanisë shqiptare “La Firenze lines”, të cilët niseshin nga porti i Barit për të mbërritur në Durrës. Për transportin, shoferi ishte i siguruar me një shumë parash që korrespondonte me 10% ose 12% të shumës së parave të transportuara për udhëtimet nga Italia në Shqipëri, si dhe një shumë që korrespondonte me 3% ose 4% për udhëtimet nga Shqipëria në Itali.

Në fakt, gjatë marrjes në pyetje më 18 janar 2024, të kryer brenda ekipit të përbashkët hetimor, në zyrat e Prokurorisë së Posaçëm në Tiranë, Nuredin Dumani, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, tha se ishte përfshirë në trafikun e drogës nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe se ata ishin më të fuqishmit.

Sipas tij ky ishte grupi i Xhevdet Troplinit, që në vitet e fundit ishte bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit. Atij iu vu përpara një fotografi që mbante numrin 5, të cilin e identifikoi si “Visi i Pojës”, djali i motrës së Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Po numri pesë ?

Dumani: Mund ta identifikoj shumë mirë.

Prokurori: Kush është ai?

Dumani: Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E kam njohur prej vitesh, që kur isha i vogël në moshën 16-17 vjeç.

Prokurori: Çfarë dini për këtë Visin, çfarë ka bërë ai?

Dumani: Visi është një negociator shumë i mirë.”

Prokurori: Negociator i çfarë gjëje?

Dumani: Në fillim ata ishin për trafik heroine.

Prokurori: Në cilin vit?

Dumani: Po flasim për vitet 2010 deri në 2013, ata ishin më të fuqishmit.

Prokurori: Ende në lidhje me heroinën?

Dumani: Për heroinën.

Prokurori: A është ai pjesë e ndonjë grupi?

Dumani: Një grup shumë i madh. Është grupi Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: Grupi i Xhevdet Troplinit vitet e fundit u bë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.

Prokurori: Për?

Dumani: Për trafikimin e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje. Jo vrasje me pagesë.

Prokurori: Së pari the se ishte një negociator i shkëlqyer i heroinës që nga 2010 deri në 2013. Pse deri në 2013? Çfarë bëri ai pas kësaj?

Dumani: Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën sepse nuk ishte shumë e vlefshme.

Prokurori: Vetëm kokainë apo edhe heroinë?

Dumani: Jo, jo, nuk e kam dëgjuar më të flasë për heroinën, përveçse për kokainë po. Ton me të.

Prokurori: Ai është pjesë e grupit Troplini?

Dumani: Po. Është numri dy.

Prokurori: Si e quajnë Visi?

Dumani: Me nofkën Kusho.

Prokurori: Visi?

Dumani: Po Visi. Miri më tha: “Duhet të flas me kushëririn tim. Duhet të shkoj të takoj Visin”.

Prokurori: Dhe kur e tha këtë, i referohej Visit?

Dumani: Visit, Visit gjithmonë Visit.

Prokurori: Në rregull. The se grupi Troplini u bë një nga grupet më të mëdha të heroinës dhe kokainës në Durrës.

Dumani: Edhe më shumë, por ndërkohë po flas për Durrësin sepse për këtë jam i sigurt.

Prokurori: Në rregull, ai trafikon si kokainë ashtu edhe heroinë. Por Visi në grup po merrej vetëm me kokainë?

Dumani: Me gjithë aktivitetin kriminal.

Prokurori: A patët kontakt të drejtpërdrejtë me Visin?

Dumani: Po, e kam bërë.

Prokurori: Në bisedë?

Dumani: Jo, jo me chat. Personalisht.

Prokurori: Por ai quhet Visi apo edhe Visi i Pojës?

Dumani: Të gjithë e quajnë Visi i Pojës.

Prokurori: A nuk ka njerëz të tjerë të quajtur Visi i Pojës?

Dumani: Për një periudhë të caktuar kisha menduar se mbiemri i tij ishte Poja.

Prokurori: Vetëm ai? Vetëm atë e quajnë Visi i Pojës, nuk quajnë askënd tjetër ashtu?

Dumani: Jo. Vetëm atë. Ata i thërrasin gjithashtu Miri i Pojës, duke iu referuar të birit, djalit të Xhevdet Troplinit, i cili quhet Poja. A doni t’jua tregoj se kur u arrestua Poja?

Prokurori: Kush është Poja?

Dumani: Poja është Xhevdet Troplini.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, Visi, të cilin e njohët, quhet Visi i Pojës sepse është pjesë e grupit të udhëhequr nga Troplini?

Dumani: Xhevdet Troplini.

Prokurori: The Poja?

Dumani: Po, Poja.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, atëherë, kushëriri i tij, kushëriri i Visit është Fatmir Troplini, i quajtur Miri?

Dumani: Ai është kushëri, sepse Fatimiri është djali i Xhevdetit.

Prokurori: Çfarë është Visi me Xhevdetin?

Dumani: Nëse nuk gabohem, djali i motrës.

Prokurori: Nipi i Xhevdetit?

Dumani: Po. Nëna e Visit është motra e Xhevdetit. Këtë di unë. Nëse nuk gabohem.

Prokurori: Ky që sapo the se është djali i motrës?

Dumani: Për aq sa di unë, Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit, që i thërrasin Poja.

Prokurori: Po, doja t’jua thosha më parë. POJA është vetëm një person?

Dumani: Një, unik.

Prokurori: Vetëm një?

Dumani: Po.

Prokurori: Kur thua Poja, Poja, për ty ishte Xhevdeti.

Dumani: Po, gjithmonë për Xhevdet Troplinin.

Prokurori: Kur thatë Visi i Pojës, a ishte kusho?

Dumani: Po kusho është Visi.

Prokurori: I cili do të ishte Elvis Doçi.

Prokurori: Ne pranojmë që personi në foto është Elvis Doçi i quajtur Visi.

Dumani: Visi i Pojës. Po, e kam firmosur.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit që i atribuohet Xhevdet Troplinit, i quajtur Poja, Nuredin Dumani deklaroi se ishte një grup kriminel brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemonik prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, i aftë të vepronte jashtë vendit në sajë të degëve të forta në Itali dhe Gjermani dhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

Dumani: Ai hyri në këtë tregti në një mënyrë të fuqishme, që nga viti 2010 tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Në Gjermani, Itali. Në Hamburg ai ka pushtuar pothuajse të gjithë qytetin Po flas për trafikun e kokainës. Në Itali ai kishte mundësinë ta sillte atë në zonën e Kalabrisë. Ai erdhi nga Kolumbia.

Prokurori: Pra, Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj thatë se edhe Miri është pjesë e saj.

Dumani: Po. Këta janë tre më të rëndësishmit e grupit.

Prokurori: Ju thatë se ishte një grup që kishte armë.

Dumani: Në sasi të mëdha.

Prokurori: Është një grup që ka vepruar, sa kohë ka që vepron?

Dumani: Hyri në biznes në një mënyrë të fortë, që nga viti 2010 e tutje. Dua të them se ata u bënë të fortë sepse kishin punuar edhe më parë.

Prokurori: A kishte ndonjë zonë që e kontrollonte ky grup?

Dumani: Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin. Jo më parë.

Prokurori: Sa persona ka ky grup?

Dumani: Miri më tha dikur se vetëm njerëzit që kishin punësuar për sigurinë e tyre, për lagjen, për familjen, paguanin 150 mijë euro në muaj.

Prokurori: Sa njerëz?

Dumani: Nuk mund ta them numrin e saktë sepse kishte shumë. Paga minimale që duhet të paguajë një person për siguri varjon nga 500 deri në 1000 euro.

Prokurori: Nëse ka paguar 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

Dumani: Po.

Prokurori: Këta ishin ata që ishin në Durrës. Apo kishte të tjerë jashtë Durrësit?

Dumani: Dëgjoni, këta njerëz që paguheshin ishin ata që atij nuk i nevojiteshin për gjëra të tjera, sepse në vend të kësaj, ata që ishin jashtë Durrësit ishin partnerët në tregti. Këta u rritën shumë gjatë periudhës kur president ishte një person i korruptuar.

Prokurori: Por a kishte ai njerëz të tjerë jashtë Shqipërisë?

Dumani: Shumë.

Prokurori: Në Europë?

Dumani: Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse e pushtoi të gjithë qytetin sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. Po flas për trafikun e kokainës. Me çmimin e ulët të kokainës ata arritën të dominonin tregun.

Prokurori: Edhe me forcë?

Dumani: Jo, ata nuk përdornin forcën, jo. Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por them se me të tjerët nuk e kam ndjerë kurrë. Ai nuk kishte nevojë për forcë, sepse uli çmimin dhe hyri në treg.

Prokurori: Kjo në Hamburg, në Gjermani. Pastaj ti the që kishte njerëz edhe në Itali.

Dumani: Po, ai më tha se në Itali kishte mundësinë që ta çonte në zonën e Kalabrisë. Erdhi nga Kolumbia dhe u shkarkua atje.

The post Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Valë shkarkimesh në rradhët e Bashkisë së Tiranës/ Anuela Ristani ‘spastron’ bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

22 May 2025 at 13:49

Në Bashkinë e Tiranës po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale.

The post Valë shkarkimesh në rradhët e Bashkisë së Tiranës/ Anuela Ristani ‘spastron’ bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt appeared first on Sot News | Lajme.

Mungesë fuqie punëtore në Gjirokastër, bizneset me sytë nga gjimnazistët e studentët

By: Besnik
16 May 2025 at 20:22

Stina e pranverës po sjell një fluks në rritje turistësh që vizitojnë Gjirokastrën, ndërkohë që bizneset e qytetit përballen me mungesën e fuqisë punëtore.

Sektori i turizmit, lokalet e shërbimit, bujtinat dhe hotelet kanë kthyer sytë nga gjimnazistët dhe studentët për të siguruar punonjës për vijueshmërinë e aktivitetit të tyre.

Administratorët e strukturave akomoduese shprehen se kjo është një zgjidhje e momentit, pasi mungojnë punonjësit e kualifikuar që do të ofronin një turizëm me standarde të larta shërbimi.

“Filluam sezonin, dhe ky muaj ka pasur një fluks. Nuk mund të jemi asnjëherë plotësisht të kënaqur, por po mundohemi t’i sistemojmë pozitat me punonjës. E rëndësishme është që të kemi numrat, por gjithashtu është e rëndësishme që të kemi një staf profesional. Dhe këtu po vuajmë pak, pasi, duke u ndryshuar vit për vit, një pjesë e punëtorëve nuk arrin dot të bëjë trajnimin dhe të investojmë siç duhet,” thotë Gentian Bineri, Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve, Gjirokastër.

Janë rreth 1 mijë vende pune që bizneset turistike në Gjirokastër synojnë të hapin përgjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa numri i të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat për punonjës.

“Kemi sensibilizuar rininë, si në universitete ashtu edhe në gjimnaze, për të filluar punën gjatë verës në Gjirokastër. Ka një pjesë të konsiderueshme studentësh që punojnë këtë vit dhe po mundohemi t’u hapim sa më shumë vende pune rinisë, që edhe ata të edukohen me punën dhe të qëndrojnë këtu. Po ashtu, edhe ne e kemi më të lehtë të kuptohemi me ta,” thotë Gentian Bineri.

Tashmë, Gjirokastra është kthyer në një destinacion të preferuar të turizmit ndërkombëtar, por për shkak të mungesës së punonjësve, bizneset lokale po reduktojnë kapacitetet në aktivitetin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mungesë fuqie punëtore në Gjirokastër, bizneset me sytë nga gjimnazistët e studentët appeared first on Euronews Albania.

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuarit (EMRAT)

By: V K
8 May 2025 at 08:40

Tre shtetas shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të koordinuar nga Interpol Tirana.

Arrestimet u kryen në kuadër të fazave të reja të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Të arrestuarit janë:

Ervis Daka, 38-vjeç, i cili akuzohet për vrasje me paramendim (në tentativë), sigurim kushtesh për të kryer vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit.

Daka dyshohet se ka informuar autorët e një atentati ndaj shtetasit K. P., ka ndihmuar në përgatitjen e vrasjes së shtetasit A. S., dhe ka strehuar për një kohë të gjatë Talo Çelën.

Maksim Koçi, 39-vjeç, i akuzuar për vrasje me paramendim, sigurim kushtesh për vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit.

Sipas autoriteteve, ai ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasve K. K. dhe I. A., ka planifikuar atentate të tjera dhe ka ndihmuar Talo Çelën të fshihej.

Ado Xhika, 40-vjeç, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi për rreth dy vite ka strehuar dhe ndihmuar Talo Çelën, madje ka ndërmjetësuar edhe një intervistë me një gazetar.

Të tre këta shtetas, kishin masa sigurie të formës “arrest në burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) në vitin 2024 dhe janë të përfshirë në aktivitete të grupeve të strukturuara kriminale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38-vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;
ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

M. K., 39-vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

 

A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana, vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

The post Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuarit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Greqia në krizë për punëtorë: 80 mijë vende të lira pune në turizëm

By: fra nc
5 May 2025 at 14:36

Përballë një vale rekord turistësh këtë verë, Greqia po përjeton një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Restorantet, hotelet dhe resortet në mbarë vendin përpiqen të plotësojnë rreth 80,000 vende të lira pune, që variojnë nga kuzhinierë dhe kamarierë, te pastrues dhe roje plazhi.

The Guardian shkruan se kjo mungesë është rezultat i largimit të shumë punëtorëve pas pandemisë dhe rënies demografike.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e qytetarëve grekë zgjedhin punë më të qëndrueshme në zyra, duke shmangur orët e zgjatura dhe sfidat e punës në turizëm.

Si përgjigje, qeveria ka nisur procesin e legalizimit të mijëra emigrantëve të paregjistruar dhe po rekruton punëtorë nga vende si India, Egjipti dhe Bangladeshi. Gjithashtu, azilkërkues të trajnuar janë përfshirë në tregun e punës, një hap domethënës për një vend që ka qenë kritik ndaj migracionit dhe ka ndjekur politika të ashpra kufitare.

Me turizmin që përbën një të katërtën e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit dhe me pritshmëritë që numri i vizitorëve të arrijë në 40 milionë deri në vitin 2028, autoritetet theksojnë se gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme për këtë krizë të punësimit është thelbësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Greqia në krizë për punëtorë: 80 mijë vende të lira pune në turizëm appeared first on Euronews Albania.

Punëtorët në Kosovë protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

PRISHTINË, 1 maj/ATSH/ Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, duke shtuar se “trajtim të tillë s’ka thuajse askund në Evropë”.

Pjesëtarët e Sindikatës kanë kërkuar rritjen e pagës në sektorin privat në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe themelimin e një gjykate të punës.

“Ne nuk po mund të mbijetojmë me pagat që i kemi. Në Kosovë, punëtorët e sektorit privat edhe sot marrin pagë prej 230 eurosh. Kjo pagë nuk po na lë të vdesim, por edhe nuk po mund të jetojmë”, tha Hafije Statovci nga Sindikata.

Paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 300 mijë të punësuar.

Më herët, të enjten, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se Dita e Punëtorve e gjen Kosovën “me probleme të vjetra – vdekje në vendin e punës, ligje të vjetëruara, institucione jofunksionale”.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sipas IKD-së, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e duhura në fushën sociale, përfshirë në miratim e zbatim të ligjeve në këtë fushë.

Nëpërmjet një komunikate, IKD-ja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar jo vetëm të miratojë pjesën më të madhe të ligjeve në fushën sociale, por edhe të zbatojë ligjet ekzistuese.

“Ligjet bazike si Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe Ligji për Inspektoratin e Punës, janë hequr nga agjenda ose kanë mbetur të paadresuara, duke reflektuar mungesë të përparimit dhe angazhimit për çështje urgjente sociale”, thuhet në komunikatë.

“Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë një përfaqësues të sindikatave në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale dhe nuk ka ushtruar në mënyrë efektive funksionin mbikëqyrës ndaj Qeverisë. Vetëm gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, sipas statistikave zyrtare dhe të dhënave nga sindikatat, në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 263 punëtorë, 12 vetëm në vitin 2024, ndërsa në pesëmujorin e parë të këtij viti kemi 10 raste të vdekjes në vendin e punës”, ka thënë IKD-ja.

 

Në sheshet kryesore të Prishtinës sot protestuan edhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe grupi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike “Asnji cent ma shumë”.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – 1 Maji – shfrytëzohet në shumë vende të botës si një ditë për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, për të transmetuar ankesat e përgjithshme ekonomike ose kërkesat politike.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç – 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës.

Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind. /rel/

The post Punëtorët në Kosovë protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

By: user7
22 April 2025 at 07:29

Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.

Raporti i Inspektoratit Qendror, që referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.

“Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vinë e po thellohen akoma më shumë, si: Mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë” thuhet në raport.

Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.

“Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga universiteti politeknik, po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tone” thuhet në raport.

Lidhur me problematikat është konstatuar gjithashtu se pengesa që kanë shumë subjekte sipërfaqësore për fillimin apo vazhdimin e punimeve mbasi janë penguar prej strukturave të pushtetit vendor për heqjen e sipërfaqes së lejes së dhënë për shfrytëzim nga fondi pyjor e kullosor.

Gjatë vitit 2024, AKSEM ka programuar 626 inspektime dhe ka realizuar 642 inspektime , nga të cilat 622 inspektim janë të programuara dhe 20 inspektime jashtë programi, pra rreth 3 %./ Monitor

The post Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen appeared first on Lapsi.al.

Gjermania ka nevojë për forca pune në ndërtim

18 April 2025 at 08:35

Industria e ndërtimit në Gjermani kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm […]

The post Gjermania ka nevojë për forca pune në ndërtim appeared first on BoldNews.al.

Kompania Stellantis do të pushojë 900 punëtorë amerikanë pas shpalljes së tarifave

3 April 2025 at 19:53

Stellantis tha këtë të enjte se do të pushonte përkohësisht 900 punëtorë në pesë objekte amerikane pasi u njoftuan tarifat e Presidentit Donald Trump dhe do të ndalonte përkohësisht prodhimin në një fabrikë montimi në Meksikë dhe një në Kanada.

Prodhuesi i kamionëve Ram dhe Jeeps tha se impiantet amerikane të prekura janë strukturat e fuqisë dhe stampimi që ofrojnë pjesë për dy fabrikat në Meksikë dhe Kanada që janë në punë. Aksionet e Stellantis ranë me 7.7% në 10.40 dollarë në tregtimin e Nju Jorkut mesditën e së enjtes, në përputhje me një rënie të gjerë të stoqeve amerikane nga frika e një lufte tregtare gjithëpërfshirëse.

Asambleja Windsor e Stellantis, ku prodhohen minibusët Chrysler Pacifica dhe Voyager dhe Dodge Charger Daytona, do të mos funksionojë për dy javë ndërsa Toluca Assembly në Meksikë, ku prodhohen Jeep Compass dhe Jeep Wagoneer S, do të mos funksionojë për muajin prill, tha kompania.

Rreth 4,500 punëtorë në Windsor do të ndikohen nga puna. Punëtorët në Toluca do të vazhdojnë të paraqiten në punë dhe të paguhen, por nuk do të bëjnë automjete, sipas kompanisë.

Prodhuesit e automjeteve po përpiqen të kuptojnë se si t’i përgjigjen një takse masive prej 25% të importit për makinat e importuara që hyri në fuqi të enjten. Norma bazë e tarifave amerikane për importet e automobilave është 2.5%. Prodhuesit e automjeteve që importojnë automjete nga Kanadaja ose Meksika mund të zbresin vlerën e pjesëve amerikane nga taksa 25%.

Në një letër dërguar punonjësve të enjten në mëngjes, Antonio Filosa, shefi operativ i Stellantis për Amerikën, tha se kompania “po vazhdon të vlerësojë efektet afatmesme dhe afatgjata të këtyre tarifave në operacionet tona, por gjithashtu ka vendosur të ndërmarrë disa veprime të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e përkohshëm të prodhimit në disa nga impiantet tona kanadeze dhe meksikane, do të ndikojnë në disa veprime të punonjësve tanë në SHBA. dhe objektet e vulosjes që mbështesin këto operacione.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kompania Stellantis do të pushojë 900 punëtorë amerikanë pas shpalljes së tarifave appeared first on Euronews Albania.

IOM: 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka ikur jashtë vendit

By: Ardit
24 February 2025 at 21:03

Rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, i cili thekson se për shkak të mungesës së mundësive të punësimit dhe punëve me paga dinjitoze, shumë njerëz janë larguar nga nënrajoni i Evropës Lindore dhe Juglindore, shpesh për të punuar në Evropën Perëndimore […]

The post IOM: 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë ka ikur jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

“United Terra Oil” çuditërisht del me humbje, lë punëtorët pa paga!

By: Ela
23 January 2025 at 21:22

Fiks Fare denoncoi gjendjen e punëtorëve të firmës koncesionare që shfrytëzon vendburimin e naftës në Visokë, Mallakastër. Grupi i xhirimit udhëtoi në këtë vendburim, i dhënë me koncesion në 2009-ën dhe i finalizuar në 2012-ën. Punëtorët e firmës “United Terra Oil”, që më parë ka qenë “Trans Oil”, u ankuan se prej muajit tetor 2024 […]

The post “United Terra Oil” çuditërisht del me humbje, lë punëtorët pa paga! appeared first on BoldNews.al.

Fasoneria “Altek” shkel Kodin e Punës, punëtorët dalin sërish në protestë (ORA-VENDI)

By: Oldi
6 January 2025 at 20:43

Punonjësit e fasonerisë “Altek sh.p.k” në Krujë nuk ndalen së protestuari duke kërkuar të drejtën e tyre e cila është shkelur nga kjo kompani. Mbi 200 punonjës kanë planifikuar nesër (7 Janar), ora 07:00 që të protestojnë për mos-marrjen e shpërblimit të fundvitit. Përveç shpërblimit të fundvitit, sipas punonjësve shqetësime të tjera janë si: mos-pagesa […]

The post Fasoneria “Altek” shkel Kodin e Punës, punëtorët dalin sërish në protestë (ORA-VENDI) appeared first on BoldNews.al.

E gjeneruar foto e Elon Musk i maskuar si punëtor i Tesla

6 January 2025 at 14:25

Pretendimi: Elon Musk është veshur fshehurazi si një punëtor i thjeshtë

Verdikti: Gjeneruar me AI

Kur bëhet fjalë për persona me ndikim të madh sic është Elon Musk, rrjetet sociale mbushen me informacione qofshin këto të vërteta ose jo.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto të Elon Musk, ku ai duket i veshur si një punonjës i thjeshtë me një mjekër të gjatë ngjyrë portokalli. Sipas postimit që shoqëron këto foto, Musk është duke u maskuar si punëtor për të kontrolluar rendimentin e punonjësve të kompanisë së tij “Tesla”.

Elon Musk është themelues dhe CEO i “Tesla”, kompania e famshme në të gjithë botën për prodhimin e makinave elektrike.

Fotot që po qarkullojnë tregojnë Musk-un në versione të ndryshme. Herë shumë i bardhë, herë më të rrudhur ndërkohë që kostumi ndryshon. Kostumi i punëtorit në njërën prej fotove shkruan “Tesla”, në tjetrën “SpaceX” dhe në foton e fundit mungon një etiketim. Këto imazhe nuk janë asgjë tjetër përveçse krijime të Inteligjencës Artificiale (AI).

Përpos faktit që me sy të lirë fytyra e Elon Musk duket e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale edhe kjo larmi pamjesh është një tregues i qartë që fotot janë krijuar me teknologji të avancuar të AI-së.

Fabula që shoqëron këto foto, ajo e një presidenti të kompanisë që maskohet për të kontrolluar sa të përkushtuar janë punonjësit e tij, nuk është një veprim i konfirmuar deri më sot nga Musk. Edhe më i vështirë duket ky skenar tashmë që Musk është bërë pjesë e stafit të presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe është shfaqur në të gjitha daljet e fundit publike në pritjet zyrtare në rezidencën Mar-a-Lago, ku po caktohen emrat e qeverisë dhe drejtuesve kryesorë të pushtetit gjatë presidencës së re republikane.

Ajo që është shqetësuese është se këto fotografi janë rezultat i përdorimit të algoritmeve të inteligjencës artificiale, të cilat janë në gjendje të krijojnë imazhe realiste që i ngjajnë individëve të famshëm, por që nuk përputhen me realitetin. Me kalimin e kohës, kjo teknologji po përdoret më shumë teksa bëhet më e avancuar dhe po përdoret për të krijuar “deepfake” – imazhe dhe video të modifikuara që mund të manipulojnë realitetin në mënyrë që të mashtrojnë shikuesit.

Verifikimet e njëpasnjëshme të Faktoje.al janë një rikujtesë për të qenë skeptikë dhe për të mos besuar gjithçka që qarkullon në rrjet, qofshin këto edhe foto pothuaj “perfekte” të personazheve të njohur ose jo.

The post E gjeneruar foto e Elon Musk i maskuar si punëtor i Tesla appeared first on Faktoje.al.

GJENEVË – ILO: Pothuajse një në katër punëtorë në Evropë është emigrant

16 December 2024 at 22:55

GJENEVË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Emigrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregjet e punës me të ardhura të larta, sipas shifrave të publikuara sot nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në Evropën Veriore, Jugore dhe Perëndimore, përqindja u rrit nga 22,5% në 23,3% midis 2013 dhe 2022.

Pjesa e migrantëve në fuqinë punëtore është veçanërisht e lartë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe vendet arabe.

Kjo është pjesërisht për shkak të plakjes së popullsisë në këto rajone.

Emigrantët zënë vendin e punës së personave që dalin në pension, ndërkohë që kërkesa për kujdestarë për të moshuarit po rritet.

Termi “migrant” i referohet kujtdo që punon në një vend tjetër nga vendi i tij i origjinës.
ILO përfshin si personat me viza pune ashtu edhe migrantët pa dokumente që punojnë në vendin pritës.

Dy të tretat e tyre ishin të punësuar në industrinë e shërbimeve, krahasuar me rreth gjysmën e popullsisë vendase, tregojnë shifrat.

Në mbarë botën, përqindja e migrantëve në fuqinë totale të punës ishte 4,7% në vitin 2022.

ILO vlerëson numrin e përgjithshëm të migrantëve në mbarë botën në 284,5 milionë./ /os/

The post GJENEVË – ILO: Pothuajse një në katër punëtorë në Evropë është emigrant appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shumica nga Kosova, dyfishohet numri i lejeve për punëtorët nga Ballkani në Gjermani

By: Ardit
14 December 2024 at 18:45

“Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga Ballkani Perëndimor. Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani. Nga qershori deri […]

The post Shumica nga Kosova, dyfishohet numri i lejeve për punëtorët nga Ballkani në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

“Kurora” e shtrenjtë e vajit të ullirit

1 December 2024 at 08:17

Përgjysmimi i rendimentit dhe rritja e pagesave për punëtorët kanë shtrenjtuar sivjet koston prodhuese të vajit të ullirit. Disa përpunues po ngurrojnë të tregtojnë me çmim më të lartë se vjet, pasi rrezikohet të luhatet konsumi. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ, […]

The post “Kurora” e shtrenjtë e vajit të ullirit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌