Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

By: M C
14 July 2025 at 17:54

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës appeared first on Albeu.com.

Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

By: M C
6 July 2025 at 19:59

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.

Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.

Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.

Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.

Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.

Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.

Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.

Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!

Bilanci

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë./ Prapaskena

The post Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë appeared first on Albeu.com.

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

By: Oldi
4 July 2025 at 12:21

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se situata me kompanitë e mikrokredisë në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe po kthehet në një tragjedi sociale. Berisha ndan një denoncim të ardhur nga një qytetar nga Puka, i cili përshkruan në mënyrë rrëqethëse pasojat e përballjes me dy prej këtyre kompanive ‘Iute Kredit’ dhe […]

The post Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht appeared first on BoldNews.al.

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

By: user7
2 July 2025 at 08:34

rej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: “Kemi dështuar”, shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të “mbrojtur pafajësinë e tij”. Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Një skandal i ditur prej kohësh

Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim – deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një “organizatë kriminale”, të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Megjithë ndalimin e botimit, ditët e fundit në gazetat greke mund të lexoheshin dialogë brizantë të zyrtarëve të partisë në pushtet, që mund kishin dalë edhe nga një film mafioz. Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, vertetësia e dialogëve nuk mund të provohet. Por Mitsotakis nuk duket se e vë në dyshim vërtetësinë e tyre. “Dialogët, që po dalin në dritë, po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim”, shkroi ai në facebook, duke shtuar se kujtdo, që ka marrë në mënyrë të paautorizuar fonde evropiane, do t’i kërkohet t’i kthejë ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencisë Opekepe në fund të vitit.

Mitsotakis nën presion

Kryeministri grek përpiqet ta paraqesë veten si reformator dhe luftëtar kundër korrupsionit dhe paaftësisë së sistemit politik grek. Por mbetet për t’u parë, nëse qytetarët do ta besojnë. Shumë skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit. Ai përherë ka premtuar hetim të plotë dhe pasoja për përgjegjësit. Por deri tani Greqia ka pritur më kot. Për këtë arsye në çdo sondazh që nga fillimi i vitit, mbi 70 përqind e popullsisë e akuzon qeverinë për mbulim të ngjarjeve.

Ministri i ri i Migracionit mbështet një kurs edhe më të ashpër

Kryeministri Mitsotakis po përballet sërish me një krizë dhe po përpiqet ta kapërcejë atë sa më parë të jetë e mundur. Edhe përmes një mesazhi politik, që po i dërgon opinionit gjithnjë e më konservator dhe krahut të djathtë të partisë së tij, që s’është gjithmonë i kënaqur me politikat e tij. Që në fundjavë ai zëvendësoi ministrin e dorëhequr të Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.

Plevris, që ashtu si Voridis vjen nga partia e djathtë ekstreme Laos, është i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, që ka një qëndrim edhe më të ashpër në politikën e migracionit se paraardhësi i tij.

Që në vitin 2011 Plevris kishte një ide shumë të qartë për zgjidhjen e problemit të migracionit: përmes masave, që do ta bënin vendin të dukej si “ferr” në sytë e emigrantëve. Në një konferencë të revistës së djathtë ekstremiste Patria, ai tha në atë kohë se nuk do të kishte siguri kufitare pa viktima. “Siguria kufitare kërkon të vdekur”, tha ai fjalë për fjalë.

Dhe për ata, që arrijnë të kalojnë kufirin grek, ai kishte edhe një propozim: nuk duhet të marrin përfitime sociale, as për të ngrënë, as për të pirë dhe as qasje në kujdesin shëndetësor. “Duhet ta kenë edhe më keq se në vendet e tyre”, pat thënë ai nën duartrokitjet e publikut. Kanë kaluar pothuajse 15 vjet që atëherë, por Plevris nuk është distancuar kurrë nga e kaluara e tij ksenofobe./ DW

The post Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion appeared first on Lapsi.al.

Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT)

By: V K
28 June 2025 at 12:27

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sipas  SPAK, ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre”.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky Universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja (900 milion lekë të vjetra).

Nga përgjimet i bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT-së dhe dokumentacioni i administruar, rezulton se tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara në bashkëpunim me operatorë ekonomikë të paracaktuar.

Zyrtarët e UBT-së, kanë favorizuar dhe krijuan kushte në shpalljen fitues në 9 tendera të operatorëve ekonomik “Krijon”sh.p.k që zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve, “Zero Group” sh.p.k që zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve dhe “Malvina Visoka PF” që zotërohet nga vetë Malvina Visoka.

Nën hetim për këtë çështje, janë dhe dy ish-zëvendësrektorët e Universitetin Bujqësor të Tiranës, Romina Koto dhe Ilir Kapaj, teksa i ka shpëtuar hetimit rektori Fatbardh Sallaku.

Më konkretisht, të pandehur janë marrë zyrtarët e mëposhtëm:

1. Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

2. Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

3. Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve, , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4. Altin Murto,  – Drejtor i fondeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim

5. Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, (katër raste).

6. Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

7. Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

8. Serafin Skënderi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

9. Ilir Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

10. Dritan Laçi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

11. Azem Parllaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

12. Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

13. Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

14. Blenard Spaho, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

15. Tedi Proda, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

16. Enkeleida Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

17. Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

18. Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

19. Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

20. Klea Lekocaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

21. Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë

22. Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

23. Bejgo Bizha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pesë prej tyre ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa të tjerët në masat e sigurisë “Arrest shtëpi” dhe “detytim paraqitje”.

24. Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

4 biznesmenët e përfshirë në këtë aferë

1. Piro Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

2. Fotion Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k

3. Arnold Kryeziu, i kompanisë “Zero Group” sh.p.k

4. Malvina Visoka, i kompanisë “Malvina Visoka PF”

HETIMI I SPAK:

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Etleva Shore, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, – thuhet në njoftimin e SPAK.

The post Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës/ SPAK përfundon hetimet, merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, merr të pandehur 28 pedagogë

By: V K
28 June 2025 at 11:27

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim./ News 24

The post SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, merr të pandehur 28 pedagogë appeared first on Albeu.com.

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

9 June 2025 at 09:25

Një punonjës i thjeshtë i kompanisë së ndërtimit Salillari, që deri dje ngjiste asfalt nën vapën e verës, sot rezulton i licencuar për të ngritur një park fotovoltaik me kapacitet 82 megawat në Fier. Investimi për ndërtimin e një centrali të tillë diellor kërkon një vlerë që shkon në gati 80 milionë euro. Por kush […]

The post Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik appeared first on BoldNews.al.

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

By: Ardit
6 June 2025 at 21:57

Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një kopshti publik përfunduan në spital me simptoma të forta helmimi – temperaturë, të vjella, diarre dhe shqetësime të forta të tretjes. Fillimisht, zyrtarët vendorë tentuan ta minimizonin ngjarjen, duke e paraqitur si “virus stinor”. Por analiza laboratorike […]

The post Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Skandali me shefat e policisë rrugore, Karamuço: Çfarë aktesh firmosi zyrtari

19 April 2025 at 20:41

SPAK lëshoi sot urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emision Review në Euroneës Albania se në rastin e kreut të qarkullimit Roven Zeka bëhet fjalë për firmosje të akteve në kundërshtim me ligjet për të rregulluar skenën e një aksidenti, ndaj akuza e ngritur ndaj tij është ajo e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, sa i përket 2 zyrtarëve të tjerë ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

“Është rënë dakord për pagesën e një shume që të rregullohet skena e një aksidenti, aktet që ai ka firmosur konfirmojnë shpërdorimin e detyrës, nuk dihet a ka mbërritur te ai shuma e parave. Ka shumë vite që policia ka probleme me aktet korruptive, sidomos policia rrugore. Nuk kemi pasur deri tani një goditje të këtij niveli, ka edhe drejtues policie që kanë rimarrë në dorë situatën e një kaosi të shumë bizneseve dhe ndaj kanë nisur përplasje. Kemi pasur vitin e kaluar përplasje mes biznesmenëve të fuqishëm dhe shefave të policisë rrugore në Tiranë dhe rrethe. Ka pasur deri në kërcënime dhe shantazhe nga një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, që e ka kërcënuar Zekën duke i thënë që ti nuk do jesh më. Ka rreth 2 javë që këtë pretendim Zeka e ka referuar te eprorët, por a ka lidhje me akuzën e SPAK, këtë nuk e dimë”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali me shefat e policisë rrugore, Karamuço: Çfarë aktesh firmosi zyrtari appeared first on Euronews Albania.

“Duhet të përfundosh si Ilaria Sula”- Skandal në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren

By: fra nc
18 April 2025 at 14:46

Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes ekipeve Sporting Terni dhe Sangemini Sport, ku trajneri i skuadrës vendase dyshohet se ka kërcënuar gjyqtaren e takimit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, incidenti ndodhi gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, kur trajneri i Sporting Terni hyri në dhomat e zhveshjes dhe iu drejtua gjyqtares me tone agresive, duke i thënë: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në momente të tilla duhet të nxirret thika.”

Menjëherë pas ngjarjes, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi me një vendim të prerë, duke përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për një periudhë prej tre vite e gjysmë.

Incidenti ndodhi vetëm pak javë pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila u ekzekutua më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas me prejardhje filipinase.

Autori e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore pranë Romës, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh. Samson u arrestua menjëherë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Deklaratat e trajnerit janë dënuar ashpër nga opinioni publik dhe autoritetet sportive në Itali, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj grave në shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duhet të përfundosh si Ilaria Sula”- Skandal në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren appeared first on Euronews Albania.

Qumështi me aflatoksinë, Resuli: Ministria fshehu skandalin, produkti helmues ka përfunduar në tavolinat tona

18 April 2025 at 14:55

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar skandal të Ministrisë së Bujqësisë fshehjen e pranisë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë. Resuli shkruan se shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene, e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ai shprehet se nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore. Resuli pyet se përse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme? Më tej shprehet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka detyrim ligjor informimin e publikut, ku shton se siguria ushqimore është e drejtë themelore e çdo qytetari.

POSTIMI I PLOTË:

SKANDAL

MINISTRIA E BUJQËSIS FSHEHË SKANDALIN E AFLATOKSINËS – QUMËSHT I KONTAMINUAR NË TREGUN SHQIPTAR!

Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg.

Po autoritetet çfarë kanë bërë?

Kanë heshtur.

Nuk kanë informuar publikun.

Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit.

Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona.

Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika, baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?

Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme?

Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur?

AKU e ka detyrim ligjor informimin e publikut !

Mjaft me fshehje! Mjaft me rrezikim të jetës!

Siguria ushqimore nuk është statistikë laboratorike, por e drejtë themelore e çdo shqiptari.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

The post Qumështi me aflatoksinë, Resuli: Ministria fshehu skandalin, produkti helmues ka përfunduar në tavolinat tona appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë

By: V K
15 April 2025 at 14:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA.

Berisha tha se nëse vizita në Shqipëri e ish-Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë për të mbyllur skandalet e Charls McGonigal, atëherë “kazani po zien”.

Berisha: Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij.

Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.

Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump, ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite.

E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken, sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane.

I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien.

Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha.

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Antony Blinken është sot non-grata në vendin e tij, skandali McGonigal nuk mbyllet kurrë appeared first on Albeu.com.

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

By: Oldi
10 April 2025 at 13:30

Gazeta e madhe amerikane, Washington Examiner, u bën thirrje drejtuesve të FBI, Kash Patel dhe zëvendësit të tij, Dan Bongino që të mos injorojnë skandalin më të madh të FBI, që të Charles McGonigal, i cili u korruptua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Më poshtë shkrimi i gazetarit John Schindler. Reformimi i të ashtuquajturit “shtet i thellë” […]

The post Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal appeared first on BoldNews.al.

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

By: Oldi
8 April 2025 at 11:01

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar situatën alarmante me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Gjatë intervistës në Syri tv, Resuli deklaroi se jemi në një situatë ku produktet ushqimore janë jashtë kontrollit dhe konsumatori është lënë në “mëshirë të fatit”. Resuli tha se ministria e bujqësisë ka kapitulluar për të përmbushur ligjin […]

The post Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin appeared first on BoldNews.al.

Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro bizneseve në 10 vite

31 March 2025 at 09:33

Qeveria ka miratuar tarifat e reja për pullat fiskale që përdoren nga bizneset për mallrat e akcizës. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, çmimi për 1 mijë pulla fiskale do të jetë tashmë nga 15 deri në 25 euro, në varësi të kategorisë së produktit. Konkretisht: Për mallrat e akcizës: 15.65 euro për 1 […]

The post Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro bizneseve në 10 vite appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

By: Oldi
29 March 2025 at 11:20

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante në Shqipëri. Së fundmi në skandalin ushqimor është përfshirë kompania “diMal” e cila ka futur nga Brazili në Shqipëri 18 ton mish pule që rezultojnë se janë infektuar me llojin më të rëndë të bakterit salomnelë e cila shkakton rrezik për shëndetin e konsumatorit. Gazetarja Arestina Skenderi tregon përvojën […]

The post Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule appeared first on BoldNews.al.

Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se “e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri”

By: D Marku
25 March 2025 at 16:54

Administrata Trump është gjetur në një skandal të madh.

Në fakt, kryeredaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ka njoftuar se ai ka qenë pjesë e një grupi në aplikacionin e mesazheve Signal, ku njerëzit kryesorë të Trumpit po komplotonin një sulm ndaj Houthi në Jemen.

Të premten, më 15 mars, bota mësoi se amerikanët po bombardonin grupin rebel dhe Goldberg thotë se e dinte për këtë plot dy orë më parë.

Goldberg pretendon se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i dërgoi atij një mesazh me plane të detajuara për sulmin saktësisht në orën 11:44.

Mesazhi listonte objektivat, llojet e armëve dhe kohën e saktë të sulmit.

Kryeredaktori i The Atlantic nuk publikoi detajet teknike të sulmit sepse, siç thotë ai, mund të komprometojë njerëz të caktuar në ushtrinë amerikane dhe në fund të fundit nuk është në interesin publik.

Megjithatë, ajo që është me interes publik, theksoi ai, është gabimi i madh i bërë nga njerëzit kryesorë të Trumpit që gabimisht e lanë atë në grupin e komunikimit të brendshëm.

Kështu, midis mesazheve mund të lexohej edhe kundërshtimi i zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, në lidhje me vetë sulmin, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se nuk i pëlqente ideja e “shpëtimit të Evropës përsëri”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Peter Hegseth tha më herët se sulmet, të cilat goditën objektiva të shumta në tre ditët që nga 15 marsi, ishin pjesë e një fushate “të paepur” që do të vazhdojë derisa Houthi t’i japin fund sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, një korridor i rëndësishëm detar.

Goldberg thekson se Vance tha në bisedë se ai beson se sulmet janë një “gabim”, duke vënë në dukje se vetëm 3% e tregtisë amerikane kalon përmes Kanalit të Suezit, ndërsa tregtia evropiane varet nga kjo rrugë me një peshë prej 40%.

“Ekziston një rrezik real që publiku të mos e kuptojë këtë dhe të mos e kuptojë pse është e nevojshme. Arsyeja më e fortë e sulmit është, siç tha presidenti, për të dërguar një mesazh”, shkruante Vance.

“Nëse mendoni se ne duhet të sulmojmë, në rregull. Unë thjesht e urrej të shpëtoj Evropën përsëri”, shtoi ai.

Ai vazhdoi se nuk ishte i sigurt nëse presidenti Trump ishte i vetëdijshëm se sa jokonsistente ishin sulmet me mesazhin e tij aktual për Evropën, duke vënë në dukje se sulmet mund të shkaktojnë rritjen e çmimeve të naftës.

“Unë jam i gatshëm të mbështes konsensusin e ekipit dhe të mbaj për vete dyshimet e mia. Por ka një argument të fortë për një muaj vonesë, për të përgatitur publikun, për të shqyrtuar gjendjen e ekonomisë etj”, tha Vance.

Ndryshe, mesazhi i fundit i ditës erdhi nga Pete Hegseth, i cili thjesht shkroi: “Jam dakord.”

Kryeredaktori i The Atlantic njoftoi se të nesërmen ka ndodhur një sulm ndaj Houthi dhe se njerëzit e Trumpit kanë uruar njëri-tjetrin brenda grupit për operacionin e suksesshëm.

The post Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se “e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri” appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e Bardhë pranon skandalin/ Trump: Waltz nuk ka faj për rrjedhjen e informacioneve

By: xhir jeta
25 March 2025 at 15:18

Pas raportimeve se ishte Këshilltari I Sigurisë Kombëtare Michael Waltz që shtoi Kryeredaktorin e “The Atlantics” në grupin e bisedës në Signal ku u diskutuan për sulmin Amerikan ndaj Rebelëve Houthi, Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi në një prononcim për NBC News duke thënë se ai vijon të mbështesë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare ndërsa shtoi se Waltz ka marrë një mësim të mire nga gabimi që bëri.

Donald  Trump tha se prania e kryeredaktorit të The Atlantic Jeffrey Goldberg në bisedime sekrete që qeverisë Amerikane në aplikacionin e komunikimeve  Signal, nuk pati asnjë pasojë në sulmet që Washingtoni kreu ndaj rebelëve Houthi.

Trump shtoi se ky ishte defekti i vetëm në dy muaj i administratës së tij dhe fatmirësisht sipas tij ky akt nuk pati pasoja. Në prononcimin e tij për NBC Trump tha se kishte qenë një punonjës I Michael Waltz ai që kishte shtuar Kryeredaktorin e “The Atlantic” në grupin e bisedës në Signal.

Reagimi I Trump vjen pasi një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte dijeni mbi këtë incident, ndërsa Shtëpia e Bardhë e konfirmoi atë.

Sekretari Amerian i Mbrojtjes Pete Hegseth nderkohe deklaroi se nuk kishte pasur asnjë diskutim lufte në këtë grup duke akuzuar gazetarin per dezinformim.

Pavaresisht pretendimeve te Donald Trump se kjo nuk ishte nje ceshtje serioze, ne fakt perdorimi i nje aplikacioni Komercal ne komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion I miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve.

Pas rrjedhjes së këtyre informacioneve të ndjeshme dhe publikimit te ketyre bisedave Demokratet kane kerkuar nje hetim të menjëhershëm duke akuzuar qeverinë Trump se ka përdorur aplikacionin “Signal” në një kohë kur taksapaguesit amerikanë paguajnë që qeveria të ketë kanale të sigurta komunikimi.

Chuck Schumer, përfaqësuesi I Demokratëve në Senat tha se ajo cfare ka ndodhur eshte nje nder shkeljet me te renda te inteligjences ushtarake qe ka pare prej nje kohe te gjate.

Habit djali i Trump: NATO e bombardoi Serbinë që të mbulonte skandalin Clinton-Lewinsky

15 March 2025 at 13:47

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç tre ditë më parë në Beograd. Gjatë atij takimi, Trump Jr e ftoi Vuçiçin në podacatin e tij, në fillim të të cilit ai bën një përshkrim të Serbisë si një shtet që qëndron për […]

The post Habit djali i Trump: NATO e bombardoi Serbinë që të mbulonte skandalin Clinton-Lewinsky appeared first on BoldNews.al.

Skandali me drejtorët e Ballukut, Bardhi: Ditën presion për vota, natën firmosin tendera

By: Oldi
19 February 2025 at 18:00

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi investigimin që zbuloi se drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit Ermal Jahaj jep tendera për mikun e tij ish-drejtor po në varësi të Belinda Ballukut. Në një postim në rrjetin social facebook, Bardhi shkruan se në Fier, Belinda Balluku ka anashkaluar socialsitët e ndershëm, i […]

The post Skandali me drejtorët e Ballukut, Bardhi: Ditën presion për vota, natën firmosin tendera appeared first on BoldNews.al.

❌
❌