Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

27 July 2025 at 16:18

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Sarandës. Viktima është shtetasi O. J., 20 vjeç nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet raportojnë se ai është gjetur i pajetë nga familjarët, brenda një apartamenti në lagjen nr. 1 të qytetit, ku ata ishin akomoduar për pushime në Shqipëri. Nga këqyrja paraprake e trupit […]

The post Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Qeveria e RMV: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

By: Ardit
12 June 2025 at 17:57

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA. “Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur […]

The post Qeveria e RMV: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja appeared first on BoldNews.al.

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë

By: D Marku
21 May 2025 at 16:06

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.

Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.

Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani.

“Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën.

Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Matthew Lawson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës.

Zëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

The post Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë appeared first on Albeu.com.

Maqedoni, çmime të larta, pas përfundimit të masës së marzhës

10 May 2025 at 18:45

“Çmimet janë në “tavan” ”, “gjithçka është më e shtrenjtë”, “qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit”, “është e vështirë për klasën punëtore të mbijetojë”, thonë qytetarët për Alsat, kur pyeten nëse çmimet e produkteve janë rritur pas përfundimit të masës qeveritare për të kufizuar marzhën e brutofitimit.

“Për shembull, isha në mishtore, tani të mos tregoj se çfarë kam blerë, i them se kaq ishte, më thotë se tani i kanë rritur çmimet. Sa është rritur? Për shembull, bleva kaçkavall ajdamer, nuk e di, ishte rreth 300 e diçka, dhe tani është 400 e diçka, nuk është rritje e vogël”, tha një qytetar.

“Jo, jo, ato janë minimale, ato gjëra janë minimale. Nuk mund të kesh diferencë se sa përqind ndikojnë në çmim të madh, nuk ndikon, minimalisht minimalisht”, u shpreh një qytetar.

“Vitin e kaluar, le të themi, për 100 denarë bleva tre kilogram molla, tani blej 180 – 3 kilogram, tani do e shihni dallimin”, deklaroi një qytetar.

Nga Lidhja e Sindikatave thonë se autoritetet nuk duhet të bien pre e kërcënimeve të tregtarëve se nëse i ulin çmimet, do të detyrohen t’i mbyllin dyqanet. Pa kontroll shtetëror, të gjithë këtu e diktojnë çmimin sipas dëshirës.

“Këtu shihet se si mungon kontrolli, secili e dikton vetë çmimin dhe secili e varfëron qytetarin. Megjithatë, do ta them sërish, mund të keni tregtarë të pangopur, por nëse keni aparat shtetëror të mirë që e rregullon këtë, do t’i kthejë gjërat në normalitet dhe të mos biem pre e kërcënimeve të tilla si nëse shes diçka me atë çmim, duhet ta mbyll. Unë nuk shoh askënd që është mbyllur, përkundrazi, po shoh që po hyjnë zinxhirë të ri marketesh në treg dhe ata konkurrojnë mes tyre se kush do të jetë më i shtrenjtë, jo më i lirë. Të mos bëjmë reklamë se cili është marketi më i lirë e cili më i shtrenjtë, por diçka që dikur ishte e lirë për qytetarët, tashmë edhe ata markete janë bërë të shtrenjta. Ose të kufizohen çmimet, ose të rriten çmimet dhe pagat që të mund të mbijetojmë”, tha Ivan Peshevski – LSM.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se shpenzimet për jetesë në prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2.6%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 2.7%. Te ushqimi dhe pijet joalkoolike ka rritje prej 1.47%, te sigurimi shëndetësor 4.03%, te restorantet dhe hotelet 11.38%, ndërsa te rekreacioni dhe kultura 6.84%. /Alsat.mk

The post Maqedoni, çmime të larta, pas përfundimit të masës së marzhës appeared first on Telegrafi.

Shkup, një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

10 May 2025 at 12:11

Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël.

Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit.

“Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para. Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.

The post Shkup, një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë appeared first on Telegrafi.

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh në doganën e Qafë – Thanës

By: Oldi
1 May 2025 at 16:18

Radhë të gjata dhe fluks automjetesh janë shënuar të enjten në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh token shqiptare me atë të Maqedonisë së Veriut. Fluksi i lartë ka nisur prej orës 09:00 në të dyja anët e kufirit, ku udhëtarët detyrohen të qëndrojnë më tepër se 45 minuta në pritje për […]

The post Radhë të gjata dhe fluks automjetesh në doganën e Qafë – Thanës appeared first on BoldNews.al.

Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024

By: Ardit
27 April 2025 at 08:21

Gjatë vitit të kaluar, volumi tregtar i Shqipërisë me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor shënoi rënie me 11,5% duke reflektuar më së shumti dobësinë e përgjithshme të eksporteve shqiptare prej rënies së vlerës së Euros. Shqipëria humbi terren në tregtinë me Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Mbeti në suficit me Kosovën, […]

The post Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024 appeared first on BoldNews.al.

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme

26 April 2025 at 21:40

Vendet më të mira europiane për investime në pasuri të paluajtshme në vitin 2025 janë në Europën Qendrore dhe Lindore, me Moldavinë në krye. Vendi ballkanik fitoi rezultatin më të lartë në një studim të ri që skanon investimet më të mira në prona në Europë, sipas kompanisë britanike të sigurimeve William Russell. Ata hodhën […]

The post Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme appeared first on BoldNews.al.

Familjarët e viktimave në Maqedoni bllokojnë spitalin: Nuk do i bëni autopsi fëmijëve

By: Oldi
16 March 2025 at 18:35

Familjarët e të rinjve të cilët humbën jetën pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e fëmijëve dhe familjarëve të tyre të ndjerë t’i ushtrohen autopsisë. Sipas mediave vendase mësohet se të revoltuar ata kanë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos […]

The post Familjarët e viktimave në Maqedoni bllokojnë spitalin: Nuk do i bëni autopsi fëmijëve appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Papa Françesku: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave

By: Oldi
16 March 2025 at 17:30

Papa Françesku ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe rreth 159 të plagosur. Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas […]

The post Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Papa Françesku: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave appeared first on BoldNews.al.

Tensionohet situata në spitalin e Koçanit/ Maqedonia shpall 7 ditë zie

By: user 8
16 March 2025 at 17:41

Pas publikimit të shifrave të viktimave nga tragjedia e ndodhur në një diskotekë në Koçan, në Maqedoninë e Veriut, familjarët e personave që dyshohet se kanë qenë brenda godinës, kërkojnë informacion për të afërmit e tyre. Sic njofton TV Alsat, situata duket e tensionuar në spitalin e Koçanit.

Sipas ministrisë së Brendshme, dyshohet se nga zjarri që përfshiu godinën kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 janë plagosur. Qeveria maqedonase, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, mori vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.

“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike (klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njoftojë menjëherë Qeverinë për konstatimet e inspektimit në tre ditët e ardhshme, për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me kushtet.

Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.

The post Tensionohet situata në spitalin e Koçanit/ Maqedonia shpall 7 ditë zie appeared first on Lapsi.al.

Maqedoni, trupi parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike në takim me ambasadoren e Lituanisë

11 March 2025 at 20:56

Anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike – Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë realizuan takim me ambasadoren e Lituanisë në Shkup, Vilma Dambrauskiene, para vizitës kthyese të delegacionit parlamentar në Vilnius në fillim të vjeshtës.

Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Lituanisë, Monika Zajkova, shprehu kënaqësinë e saj për hapjen e Zyrës së Ambasadës së Lituanisë në Shkup dhe e përshëndeti mundësinë e shkëmbimit të përvojave me këtë shtet baltik.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Lituania, të cilat këtë vit shënojnë tri dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, në vazhdimësi kultivojnë marrëdhënie të mira bilaterale, të cilat duhet të thellohen në disa fusha, si dhe në fushën e bashkëpunimit parlamentar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Halil Snopçe, Jovanka Trençevska dhe Velika Stojkova Serafimovska, të cilët iu bashkuan diskutimit me ambasadoren Dambrauskiene.

“U shkëmbyen mendime për përfaqësimin e grave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe në pozitat udhëheqëse në institucionet e tjera, si dhe për politikat e Lituanisë në fushën e digjitalizimit, arsimit dhe rinisë, mbrojtjes sociale dhe të drejtave të njeriut. Bashkëbiseduesit biseduan edhe për bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve baltike, si dhe për politikat në lidhje me diasporën”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.

The post Maqedoni, trupi parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike në takim me ambasadoren e Lituanisë appeared first on Telegrafi.

Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor

11 March 2025 at 16:19

Zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot po merr pjesë në seancën e 3-të të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik midis Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

“Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Llashkoska, realizoi një takim bilateral me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Çekisë, Frantishek Talir. Në këtë takim, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve në fushën e mjedisit dhe hapën mundësi të reja për thellimin e tij, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, inventarizimit të kimikateve të rrezikshme, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës”, thuhet në kumtesë.

Sesioni i tretë i Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve përfundoi me nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim ndërmjet ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në emër të Qeverisë së RMV-së dhe zëvendësministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Jan Kavalirek.

The post Llashkoska: Rikonfirmohet bashkëpunimi me Republikën Çeke në fushën e mjedisit jetësor appeared first on Telegrafi.

E lë pas edhe Shkupi, Tirana një nga qytetet më të shtrenjta për investitorët e huaj

By: Ardit
9 March 2025 at 10:20

Raporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” nga FDI Intelligence analizon tendencat e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Europë, duke identifikuar qytetet dhe rajonet më tërheqëse për investitorët. Shkupi i Maqedonisë së Veriut është renditur si qyteti më efektiv sa u përket kostove midis qyteteve të mesme në Europë. Ky klasifikim tregon […]

The post E lë pas edhe Shkupi, Tirana një nga qytetet më të shtrenjta për investitorët e huaj appeared first on BoldNews.al.

Shkup, partitë në pushtet kërkojnë interpelancë me pesë anëtarët e zgjedhur nga parlamenti të Këshillit Gjyqësor

7 February 2025 at 19:57
Ligjvënësit e partive maqedonase ‘VMRO-DPMNE’ dhe ‘Znam’ si dhe ata të koalicionit të partive shqiptare “Vlen”, dorëzuan të premten në parlament nismën për interpelancë me pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ligjvënësit thonë se Këshilli nuk po funksionon si një institucion i shtetit të së drejtës dhe se “çdo fije dyshimi mbi punën e anëtarëve të …

Maqedoni, s’ka garanci për mos rritjen e çmimeve

16 January 2025 at 21:46

 

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimor tha se ende nuk dihet çfarë mund të ndodhë me çmimet e artikujve ushqimorë që ishin pjesë e shportës së Vitit të Ri dhe u shitën më çmim më të ulët për një muaj. Qyra nuk mohoi se çmimet e produkteve të caktuara mund të rriten duke shtuar se Qeveria akoma nuk ka një masë konkrete si duhet vepruar.

Një ditë më par përfundoi aksioni Shporta e Vitit të Ri që nisi më 15 dhjetor. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi kryesor i Shportës, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve ushqimore me çmime më të ulëta ku u përfshinë rreth 1.200 produkte.

Shporta të ngjashme Qeveria ka paralajmëruar edhe për festat e ardhshme.

“Ato kanë prit pragun deri në 15, tani a do t’i rrisin nuk e di. Është mirë të mos i rrisin çmimet, apeli jonë është që mos i rrisin çmimet për arsye se janë produkte të rëndësishme për qytetarët dhe insistojmë të mbesin të njëjtat. Tani, sa do ta mbajnë ato. Ne e kemi pas marrëveshjen për një muaj, nëse vazhdohet tutje, nëse bëhet ndonjë propozim nga Qeveria sigurisht që do të ulemi dhe të bëjmë përsëri ftesë, do ti thërrasim anëtarët tonë që ta mbajnë një çmim të volitshëm për qytetarët”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i OEMVP. /Alsat.mk

 

The post Maqedoni, s’ka garanci për mos rritjen e çmimeve appeared first on Telegrafi.

Maqedoni, nga nesër nuk do të vlejë shporta e fundvitit, çmimet do të varen nga tregtarët

14 January 2025 at 18:56

Që nga nesër përfundon masa me të cilën gjatë muajit të kaluar mbi 1100 produkte u shitën me çmime 10 për qind më të lira.

Autoritetet shpresojnë se tregtarët nga nesër nuk do t’i rrisin çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se janë vazhdimisht në terren dhe, sipas vlerësimeve të tyre, tregtarët e kanë respektuar shportën e fundvitit. Gjatë periudhës së kaluar kanë pasur vetëm vërejtje të vogla, të cilat, pas këshillimeve nga inspektorët, janë eliminuar.

Pas thirrjeve nga qeveria para Vitit të Ri, tregtarët me iniciativë vetjake shtuan edhe 30 deri në 50 produkte në shportë dhe ulën çmimet e vajit, vezëve, orizit, sheqerit, mishit dhe produkteve të mishit.

Qeveria, që nga fillimi i marsit, paralajmëron masa të ngjashme me çmime të ulura për Ramazan, dhe nga mesi i prillit edhe për festat e Pashkëve.

The post Maqedoni, nga nesër nuk do të vlejë shporta e fundvitit, çmimet do të varen nga tregtarët appeared first on Telegrafi.

Shkup, ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar

18 December 2024 at 14:56
Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan sot në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Kërkesa për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zyrtarit të lartë është lëshuar nga Prokuroria publike në Shkup, pasi Gjykata …

Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, gjenden 50 mijë franga zvicerane

By: Oldi
16 December 2024 at 11:56

Mëngjesin e sotëm, policia ka bërë kontrolle në shtëpinën e ish zv. kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe tek ish-drejtori i Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami. Burime nga MPB u thanë mediave vendase se bastisjet janë bërë për dyshime për krim në Lotarinë e Maqedonisë. Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e […]

The post Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, gjenden 50 mijë franga zvicerane appeared first on BoldNews.al.

❌
❌