Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Java e katërt fillon nesër, me derbin e vjetër Shkupi – Vardari

28 August 2025 at 13:05

Të premten fillon java e katërt e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas kampionati do të marrë një pauzë dhjetëditëshe për shkak të angazhimeve të përfaqësueses së vendit, e cila do të zhvillojë një miqësore dhe më pas ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Lihtenshtajnit, njofton Telegrafi.

Java hapet me derbin e vjetër të futbollit vendor, Shkupi – Vardari. Ky duel që dikur mbushte stadiumet, këtë herë e gjen Shkupin në krizë të thellë, si në aspektin organizativ ashtu edhe në përbërjen e skuadrës. Përveç kësaj, problemi me sistemin VAR në Çair, sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë  ka bërë që ndeshja të zhvendoset në Strumicë.

Të shtunën zhvillohen dy përballje interesante. Në Kumanovë luhet derbi shqiptar Bashkimi – Struga. Kumanovarët kanë treguar se dinë të befasojnë, por Struga deri më tani ka qenë perfekte, me 3 fitore në 3 ndeshje. Ndërkohë në Gostivar, Arsimi i Çegranit, që ende kërkon fitoren e parë në elitë, do të përballet me Sileksin, skuadra e vetme që nuk ka pranuar gol dhe ka pikë të plota pas tri xhirove.

Të dielën, më 31 gusht, Shkëndija e Tetovës zbret në Shkup për t’u përballur me Rabotniçkin. Kuqezinjtë do të kenë një sfidë të vështirë, duke pasur parasysh edhe lodhjen nga udhëtimi evropian në Razgrad përballë Ludogoretsit. Po atë ditë luhen edhe duelet Makedonija Gj.P – Pelisteri dhe Tikveshi – AP Brera. Të gjitha ndeshjet e javës së katërt nisin në orën 16:30. /Telegrafi/

Programi i plotë:

  • 29. 08. 16:30 | Shkupi – Vardari
  • 30.08. 16:30 | Bashkimi – Struga; Arsimi – Sileksi
  • 31.08. 16:30 | Rabotniçki – Shkëndija; Makedonija Gj.P – Pelisteri; Tikveshi – AP Brera

 

The post Java e katërt fillon nesër, me derbin e vjetër Shkupi – Vardari appeared first on Telegrafi.

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në stadiumet e Maqedonisë së Veriut nuk ndalen

26 August 2025 at 14:33

Thirrjet raciste në terrenet sportive në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përsëriten, duke hedhur hije mbi futbollin vendor, njofton Telegrafi.

Rasti i fundit u shënua mbrëmë në Kavadar, gjatë ndeshjes mes Pelisterit dhe Shkupit, ku nga tribuna u dëgjuan brohoritje fyese me përmbajtje raciste ndaj shqiptarëve.

Ky incident vjen vetëm një muaj pas një rasti të ngjashëm në Kumanovë, duke treguar se problemi mbetet i pranishëm dhe i përsëritur. Refreni “le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket” është bërë tashmë një nga thirrjet më të dëgjuara në këto ndeshje.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut reagoi pas raportit të delegatit të takimit. Në kumtesën zyrtare të FFM-s theksohet:

“Pas raportit të delegatit të ndeshjes KF Pelisteri – KF Shkupi, Komisioni për ndeshjet e FFM-së e ka dërguar KF Pelister në Komisionin Disiplinor për procedurë të mëtejshme. Raporti ka të bëjë me brohoritje fyese nga disa tifozë në ndeshjen Pelisteri – Shkupi, të luajtur në kuadër të raundit të 3-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.”

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në futbollin vendor, ndërsa pritet të shihet se cilat masa konkrete do të ndërmarrë Komisioni Disiplinor ndaj klubit nga Manastiri. /Telegrafi/

The post Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në stadiumet e Maqedonisë së Veriut nuk ndalen appeared first on Telegrafi.

Struga e hapë javën e tretë, të dielën derbi shqiptar Shkëndija – Arsimi

22 August 2025 at 11:55

Sot rikthehen emocionet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë me ndeshjet e javës së tretë. Struga kërkon vazhdimsi të suksesit, ndërsa të dielën luhet derbi shqiptar në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Arsimit, njofton Telegrafi.

Sot me fillim në ora 17:00 rikthehen betejat e kampionatit në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut, me duelin e parë që e luajnë Struga dhe Rabotniçki, struganët nga dy ndeshje kanë po aq fitore dhe kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive, ndërsa Rabotniçki ka një barazim dhe në javën e fundit u mund në shtëpi nga Bashkimi.  Në ora 20:00 është përballja e dytë e ditës ku Vardari do të ketë përballë AP Breran nga Strumica.

Kampionati vazhdon me një duel të shtunën, ku në ora 17:00 Sileksi është nikoqir i Makedonija Gj.P., ndërsa të dielën kemi përballjen e dy ekipeve shqiptare, Shkëndija – Arsimi e cila luhet me fillim në ora 17:00. Shkëndija edhe pse po luan në dy fronte, atë evropian dhe kampionat, kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve, ndërsa Arsimi shpreson në fitoren e parë që do të ishte historike pas inkuadrimit në Ligën e Parë.

Java e tretë mbyllet të hënën me dy përballje. Bashkimi pas pikëve të plota që mori si mysafir në Shkup ndaj Rabotniçkit, kërkon fitoren e parë para shikuesve të saj në Kumanovë, pasi në javën e parë e mbylli në barazim me Arsimin. Kësaj radhe kumanovarët kanë përballe Tikveshin nga Kavadari. Ndeshja e fundit e javës së tretë është përballja Pelisteri – Shkupi, ku padyshim duke marrë parasysh situatën te bardhekaltrit nga Çairi, pritet fitore e pastër e nikoqirëve nga Manastiri të cilët këtë ndeshje do ta luajnë në Kavadar. Të dy këto përballje luhen me fillim në ora 17:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Struga e hapë javën e tretë, të dielën derbi shqiptar Shkëndija – Arsimi appeared first on Telegrafi.

Të premten dhe të shtunën do të kryhet dezinsektim në Shkup

21 August 2025 at 09:48

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 22.08.2025 dhe 23.08.2025 (e premte dhe e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur./Telegrafi.

The post Të premten dhe të shtunën do të kryhet dezinsektim në Shkup appeared first on Telegrafi.

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

By: armand
15 August 2025 at 20:58

Klubi i Shkupit po përballet me një krizë të thellë, ku vendimet e fundit të Federatës Maqedonase të Futbollit po e shtyjnë drejt një situate alarmante që mund të kërcënojë edhe ekzistencën e tij. Federata ka shpallur të papërshtatshëm stadiumin e Çairit për zhvillimin e ndeshjeve, për shkak të pamundësisë së aplikimit të teknologjisë VAR. […]

The post Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit

15 August 2025 at 18:23

Kriza në radhët e FC Shkupit po thellohet. Klubi nga Çairi ka anuluar ndeshjen e javës së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndaj Sileksit, ekip ky që do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, njofton Telegrafi.

Shkupi ishte në kërkim të një fushe alternative për shkak se stadiumi i tyre nuk plotëson kushtet për përdorimin e teknologjisë VAR. Opsionet si stadiumi në Kumanovë, Gjorçe Petrov dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asnjëra nuk u realizua.

Edhe pse arsyeja zyrtare për anulimin nuk është bërë publike, është e qartë se përveç vështirësive logjistike, klubi po përballet edhe me probleme organizative. Kujtojmë që në javën e parë ndaj Shkëndijës, Shkupi u paraqit me ekip të rinjsh.

Me këtë vendim, Sileksi fiton automatikisht tri pikët, ndërsa një mosparaqitje e radhës nga Shkupi do të nënkuptonte përjashtimin e tyre nga liga dhe zbritjen në kategorinë më të ulët. Ky zhvillim sjell sfida të reja për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe komisionin për gara.

Nga klubi i Shkupit ende nuk ka asnjë reagim apo deklaratë zyrtare për situatën e krijuar. /Telegrafi/

The post Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit appeared first on Telegrafi.

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

By: armand
8 August 2025 at 20:32

Shkëndija e Tetovës ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut me një fitore bindëse 5-1 përballë Shkupit në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri, edhe pse me shumë zgjedhje të dyta në fushë për shkak të lënies pushim të titullarëve që aktivizohen në ndeshjet në […]

The post Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas appeared first on BoldNews.al.

Shkupi mund të regjistrojë përforcimet, largohet nga “lista e zezë” e FIFA-s

16 July 2025 at 22:43

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish-kampion i vendit, pas katër muajsh ndalim nga FIFA për transferime, ka marrë dritën jeshile për të regjistruar futbollistë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës, njofton Telegrafi.

Pas gati katër muajsh pezullim, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, është larguar nga “lista e zezë” e FIFA-s dhe tashmë mund të regjistrojë lojtarë të rinj për këtë afat kalimtar veror.

Ish-kampioni i Maqedonisë së Veriut ishte sanksionuar nga FIFA në fund të muajit shkurt, së bashku me klubin tjetër të elitës, Voska Sport, për shkak të mosrespektimit të obligimeve ndaj ish-futbollistëve apo palëve të treta. Sanksionet përfshinin ndalim të regjistrimit të lojtarëve në tre afate kalimtare, por situata duket se është zgjidhur më herët.

Pas përmbushjes së kushteve dhe rregullimit të çështjeve të hapura, Shkupi ka marrë konfirmimin nga FIFA për të operuar lirshëm në tregun e transferimeve. Kjo do të thotë se të gjitha përforcimet që janë prezantuar deri tani, mund të regjistrohen dhe të jenë të gatshëm për sezonin e ri.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm për klubin nga Çairi, që vjen vetëm një ditë pasi grupi i tifozëve “Shvercerat” kishte dalë me një reagim të ashpër ndaj pronarit të klubit, duke kërkuar largimin e tij. Mbetet të shihet nëse ky hap pozitiv do të shënojë një kthesë për Shkupin në prag të sezonit të ri futbollistik. /Telegrafi/

The post Shkupi mund të regjistrojë përforcimet, largohet nga “lista e zezë” e FIFA-s appeared first on Telegrafi.

Agon Elezi zyrtarizohet te Sarajeva

16 July 2025 at 22:37

Pasi ndërpreu kontratën me klubin gjerman Bochum, anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi, ka nënshkruar marrëveshje me Sarajevën deri në vitin 2028. 24-vjeçari rikthehet në rajon pas një eksperience në Kroaci dhe Gjermani, duke shpresuar në më shumë minuta loje, njofton Telegrafi.

Mesfushori shkupjan, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i ri i FK Sarajevo. Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me klubin boshnjak, duke u bërë një nga përforcimet kryesore të verës.

Elezi së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman VfL Bochum, me të cilin ndërpreu bashkëpunimin si lojtar i lirë. Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Gorica në Kroaci, ndërsa pas rikthimit në Gjermani, vendosi që për më shumë hapësirë të rikthehet në futbollin e rajonit.

24-vjeçari është produkt i akademisë së FC Shkupit, ku edhe hodhi hapat e parë në karrierë. Nga aty, ai kaloi te Caen në Francë, por nuk arriti të konsolidohej dhe më pas vijoi rrugën me Vëllazërimin, Skënderbeun e Korçës dhe më pas me sukses te Varazhdin në Kroaci – periudhë që i hapi rrugën drejt transferimit në Bundesligë.

Rikthimi në Ballkan për Elezin është një tjetër sfidë, ku me fanellën e Sarajevës synon të rigjejë formën më të mirë dhe të kontribuojë në sukseset e klubit të njohur boshnjak. /Telegrafi/

The post Agon Elezi zyrtarizohet te Sarajeva appeared first on Telegrafi.

Tifogrupi shqiptar “godet” presidentin e klubit: Premtove shumë, por ishin gënjeshtra e mashtrime!

By: armand
16 July 2025 at 18:27

Tifogrupi i njohur shqiptar, “Shvercerat” kanë bërë së fundmi një reagim ku “godasin” haptazi presidentin e klubit të Shkupit. Grupi i tifozëve shkupjanë akuzojnë presidentin e klubit kryeqytetas, Yasin Konyali për premtime që pabaza. Ky reagim vjen pas një sezoni zhgënjyes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Shkupi nuk ia doli që të siguronte pjesëmarrjen […]

The post Tifogrupi shqiptar “godet” presidentin e klubit: Premtove shumë, por ishin gënjeshtra e mashtrime! appeared first on BoldNews.al.

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

25 June 2025 at 00:02

Pas një vere të qetë dhe pa lëvizje të mëdha në tregun e transferimeve, ish-kampioni i vendit, FC Shkupi, më në fund e ka thyer heshtjen duke njoftuar për përforcimin e parë për sezonin e ri, njofton Telegrafi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri, Emre Kadri, i cili vjen nga skuadra e Rabotniçkit.

Kadri është 21 vjeç dhe më herët ka luajtur edhe për Bregallnicën e Shtipit, ndërsa karrierën e ka nisur në akademinë e Adana Demirspor në Turqi. Megjithëse është pjesë e kampionatit prej disa kohësh, ende nuk ka debutuar në mënyrë të rregullt në elitën e futbollit vendor.

Përkundër pritshmërive të tifozëve për një emër të njohur në këtë fillim merkatoje, drejtuesit e klubit kanë vendosur të investojnë te një talent i ri në mbrojtje.

Vlen të theksohet se klubi nga Çairi, i cili sezonin e kaluar e mbylli në vendin e shtatë dhe mbeti jashtë garave evropiane, ka qenë në heshtje të plotë deri tani. Pavarësisht largimeve të shumta të futbollistëve gjatë javëve të fundit, klubi nuk ka publikuar asnjë njoftim zyrtar për ndonjë prej tyre – gjë që ka shtuar paqartësinë rreth gjendjes së brendshme të skuadrës. /Telegrafi/

The post Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë appeared first on Telegrafi.

Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht

19 June 2025 at 15:43

Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka miratuar zyrtarisht kalendarin e garave për Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe për Kupën e Maqedonisë për sezonin garues 2025/26, njofton Telegrafi.

Ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen gjatë fundjavës, të shpërndara në tre ditë: e premte, e shtunë dhe e diel. Ndeshjet e Ligës së Dytë do të luhen të shtunave, ndërsa ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të punës – të martën, të mërkurën ose të enjten.

Pjesa e parë e sezonit në Ligën e Parë do të nisë mes datave 8 dhe 10 gusht, ndërsa sezoni në Ligën e Dytë fillon më 23 gusht.

Edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë nis me rrethin e parë më 26/27 gusht. Finalja e madhe e Kupës është caktuar të luhet më 30 maj 2026./Telegrafi/

The post Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht appeared first on Telegrafi.

Shkupi pranon kërkesën e SHBA, do të riatdhesojë emigrantët

By: user 5
12 June 2025 at 18:51

Pas Qeverisë në detyrë të Kosovës, edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

The post Shkupi pranon kërkesën e SHBA, do të riatdhesojë emigrantët appeared first on Lapsi.al.

Shkupi do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 June 2025 at 19:42

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkupi do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja appeared first on Euronews Albania.

Shkupi pranon kërkesën e administratës Trump

By: redi
12 June 2025 at 18:50

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA. “Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë…

Source

Shkupi thotë se do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 June 2025 at 17:50

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë.

Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.

“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi ka mohuar se ka pasur diskutime me SHBA-në lidhur me strehimin e përkohshëm të njerëzve nga vende të treta. Ndërkaq, edhe Serbia deri më tani nuk ka konfirmuar se do të pranojë shtetas të vendeve të treta.

Më 6 qershor, Departamenti amerikan i Shtetit, kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë të SHBA-së për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

DASH-i tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv si dhe për sigurinë kombëtare. Kjo deklaratë e DASH-i u bë një ditë pasi Reuters, duke cituar median Bloomberg News, raportoi se administrata Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.

Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi. REL/

The post Shkupi thotë se do të riatdhesojë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja appeared first on Sot News | Lajme.

Panovski: Pas largimit të kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, institucioni është në vakum

9 June 2025 at 20:20

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Nikolla Panovski, thotë se pas largimit të Kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, institucioni është në vakum.

panovski për “Argument Plus” tha se dy koalicionet më të mëdha duhet të ulen dhe të propozojnë një kandidat për të vazhduar punën e Këshillit.

“Pyetja është nëse do të ketë seanca, pas largimit të kryetarit ka një vakum dhe do të ishte më mirë të mos kishte këshill për 3 muaj sepse shumë nga vendimet u përsëritën deri në 30 herë, dhe e njëjta gjë ishte edhe për eko-autobusët, ata u kthyen për votim dhe morën 11 deri në 13 vota. Nuk ka vendime kyçe që duhet të merren tani dhe do të ketë shumë gjëra që grupi i ri do të duhet të trashëgojë.

Planet vjetore të punësimit, raportet shkollore, etj. Megjithatë, do të gjendet një mënyrë për t’i mbajtur ato. Nëse nuk ka seancë të rregullt në qershor, korrik, gusht dhe shtator, këshilltarët do të mbeten pa kompensim. Ai kompensim varet nga seancat. Tani dy koalicionet më të mëdha duhet të ulen dhe të koordinohen për të propozuar një person dhe pastaj të fillojnë me atë pikë në seancën e ardhshme. Për të caktuar një seancë, duhen 7 ditë më parë”, tha Panovski./Telegrafi/

The post Panovski: Pas largimit të kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, institucioni është në vakum appeared first on Telegrafi.

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

23 May 2025 at 17:50

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, Sabahudin Rustemi pretendon se Komuna e Çairit ka borxh total prej mbi 7 milionë denarësh ndaj kompanisë që ai menaxhon, që, siç thotë ai, përfshin edhe detyrime financiare të papaguara nga institucionet komunale, duke përfshirë vetë objektet komunale, shkollat ​​fillore dhe çerdhet që janë nën juridiksionin e Komunës së Çairit.

“Aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës publike në territorin e Komunës së Çairit kryhen rregullisht dhe në përputhje me Planin Operativ të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me deklarata që aludojnë në gjoja mospërmbushje të detyrimeve nga Ndërmarrja Publik, synon të shkëpusë vëmendjen nga problemet reale që po krijon vetë. Ganiu duhet të merret seriozisht me borxhin prej 7 milionë denarësh që Komuna e Çairit ka ndaj Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, i cili është grumbulluar që nga momenti që ai mbajti postin e kryetarit të Komunës së Çairit”, thotë Rustemi.

Ai thekson se Komuna e Çairit është vazhdimisht dhe institucionalisht e informuar për ekzistencën e këtij borxhi, por ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për ta zgjidhur atë.

“Edhe pse nuk i ka paguar detyrimet e tij me vite, kjo nuk na pengon punën, por ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrojmë qytetarëve”, thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”.

The post “Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë appeared first on Telegrafi.

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të mbajtjes së një gare rrugore

11 May 2025 at 10:37

 

Për shkak të mbajtjes së një gare rrugore në Shkup, komunikacioni do të zhvillohet me një regjim të posaçëm duke filluar nga ora 8:30 deri 10:30. Siç informojnë nga SPB Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjatë të cilit komunikacioni do të riorientohet në rrugët përreth.

“Gara do të fillojë me një pozicion fillestar në bul. “Ilinden” – lokacioni Fontana, ndërsa garuesit do të lëvizin përgjatë bul. “Ilinden” deri në kryqëzimin me rr. “Nikolla Parapunov”, pastaj deri te kryqëzimi me rr. “Aradhat Partizane”, djathtas (në korsinë e djathtë drejt lagjes Gjorçe Petrov) deri te ura Vllajko ku kthehen në gjysmërreth dhe prapa përgjatë të njëjtës korsi deri te kryqëzimi me rr. “Ljubljanska” ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen përgjatë të njëjtës korsi deri në rr. “Nikolla Parapunov” dhe përgjatë bul. “Ilinden” deri në lokacionin – Fontana në bulevardin “Ilinden”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion, të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

The post Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të mbajtjes së një gare rrugore appeared first on Telegrafi.

Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë

7 May 2025 at 19:00

Dy javë para përfundimit të kampionatit, kuqezinjtë nga Tetova siguruan titullin pas fitores ndaj Rabotniçkit, duke ia marrë fronin kampionit të kaluar, Strugës, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës është kampionja e re e Maqedonisë së Veriut. Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1. Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë. Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

Ndërkohë, fundjava solli edhe befasi në duelet tjera. Tikveshi mundi Besën me 1:0, duke e shtyrë këtë të fundit drejt pozitës që çon në balotazh. Në Strumicë, Shkupi humbi në mënyrë dramatike ndaj Brerës me rezultat 4:3, pavarësisht se kishte epërsi 1:3. Ndeshjet Pelisteri – Voska dhe Sileksi – Gostivari përfunduan me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit. Barazim pa gola u regjistrua në duelin mes Vardarit dhe Strugës.

Shkëndija, me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë. Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë appeared first on Telegrafi.

❌
❌